Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 161
  1. #31
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Ke te drejte Jester, argumentat e tua me bindin plotesisht!

    Edhe une nuk jam fanse e cmendur e qeverise Berisha, por ky eshte nje hap qe duhet bere...dhe te gjitha argumentat e tjera si "Cernobilli, ndotjet, shendeti", edhe pse bazohen ne precedente, jane precedente qe kane skaduar ose qe nuk kane shume rendese ne vitin 2007, ne mes te Europes.

    S'do lejonte njeri as Cernobill e as ndotje ne pozicionin tone gjeografik, sepse nje aksident i tille do i kushtonte gjithe Europes qimet e...nejse.

    Ka ardhur koha qe Shqiptaret te fillojne ta perdorin me zgjuarsi pozicionin e tyre strategjik, dhe ky eshte vetem fillimi i nje sere projektesh BIG!
    As qe du me dit!

  2. #32
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ishte njeher e nje kohe Liqeni Artificial i Tiranes.. edhe shkon Qorri Bales hap porten e Liqenit edhe permbyt gjith Tiranen e Re.. kjo ndodhi sepse Qorri Bales kishte pi i cike raki edhe ishte ne qejf, edhe ca te bente vendosi te hapte porten e Liqenit..

    Tirana e Re u permbyt, shum familje mbeten pa shtepi, shum te te tjereve ju demtuan materialet shtepiake te cilat i kishin blere me leke me djerse mund e gjak.

    Asnje demshperblim per kta familje..!!!!

    Ju do thoni pse isha un duke bo kte muhabet??
    Ja tjua tregoj.. Ne shqiperi nuk ka njerez te afte per kte pune, ne fillim kur te hapet e di qe do vihen njerez te ndergjegjshem etj etj.. Po me vone?? Me vone do futet prap nje tjeter si Qorri Bales ta na beje hatane, edhe ksaj radhe sdo kete permbytje, por pasoja radioaktive qe zgjasin me dekada!! Ndaj merreni mire parasysh kte fakt, se shumica e puntoreve ne shqiperi jan te papergjegjshem, ne shqiperi hyjn njerzit ne pune me mik, i paafti zgjidhet te punoje ne nje central berthamor, por aty luhet me jete njerzish me jeten e mijra njerzve.

    Kini kujdes njerez mos luani me fatin, shqiperia nuk eshte vend i sigurte per te mbajt nje reaktor berthamor, njerez si Qorri Bales ka sa te duash (asgje personale me qorrin e bales e mora thjesht si shembull) Sepse njerez te tille jan te papergjegjshem.

    KAQ.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministi shqiptar qe i ben presion Evropes me ane te Centralit Berthamor ne menyre qe te vijne koorporatat evropiane te energjitikes qe te investojne ne Shqiperi?!!!! Baaaah, si veshtire me duket kjo teori. Nuk me duket se jemi aq te forte ne politiken e jashtme sa tu bejme te tilla presione te tjereve, aq me pak Evropes
    Nje nga shkaktaret kryesore te krizes energjitike shqiptare dhe ballkanike, ishte mbyllja e centraleve berthamore ne Bullgari, si parakusht per hyrjen e Bullgarise ne BE. Pra eshte ai Bashkimi Evropian qe per hir "parimesh e principesh" te veta po shkakton nje krize energjitike te dyfishte: a) kosto te larte importi energjie per keto vende b) krize per te siguruar energjine me ane te importit.

    Importi i energjise elektrike per buxhetin e shtetit te Shqiperise ne 2008 mendohet te shkoje ne $220 milion dollare. Dhe ky mund te jete nje trend per vitet ne vazhdim qe po nuk u adresua sic duhet do te behet nje pengese kryesore per zhvillimin e vendit: ato fonde shume mire mund te shkonin per te ndertuar rruge, ujesjellesa e shkolla qe do te rrisnin mireqenien e shqiptareve.

    Po i ben presion qeveria shqiptare Bashkimit Evropian? Sigurisht qe po i ben presion, po i thote qe deri me sot shqiptaret ngelen ende te presin benefitet e aspirates se tyre te anetaresimit me te drejta te plota ne BE. Nuk behet fjale vetem per nevojen e ndihmes qe ka shqiperia ne lidhje me krizen, behet fjale edhe per vete kredibilitetin e BE per te zgjidhur probleme jetike per popuj te vegjel si Shqiperia, Maqedonia, Kosova e Mali i Zi ne Ballkan.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-11-2007 mė 12:22

  4. #34
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Centralet atomike jane nje nevoje per Ballkanin. Sot Bullgaria ka gati nje projekt per ndertimin e nje centrali atomik, Rumania ne bashkpunim me CEZ do perfundoje se ndertuari nje central ne 2015. Pra nuk eshte se ne jemi nje risi. Gjithashtu TEC te fuqishme me fuqi te instaluat mbi 1200MWh po ndertohen ne Bosnje-Herzegovine dhe Kosove.
    Arsyeja pse po ndertohen keto centrale nuk eshte se eshte Shqiperia ne krize dhe as se eshte ballkani ne krize pasi ne te vertet e vetmja krize e sotme eshte ajo e transmetimit, por po ndertohen pasi kerkesa per energji ne ballkan pritet qe ne vitin 2016 te dyfishohet. Pra i paraprihet rritjes.

    Albo shkruajti;
    "Importi i energjise elektrike per buxhetin e shtetit te Shqiperise ne 2008 mendohet te shkoje ne $220 milion dollare."
    Albo duhet te kuptojme nje gje gje cmimin e importit nuk e paguan buxheti i shtetit. Buxheti i shtetit mezi dha 2.5 miliarde leke (20 milione EURO) kete vit.
    Edhe dicka, 220 milione jane euro dhe jo dollare (300 milione dollare) dhe keto jane kosto qe paguhet nga qytetaret e ndershem shqiptare .

    Gjithsesi jam dakord ne nje pike qe energjia berthamore eshte energjia me e mire pasi sigurohet ne bande (e njejta sasi pa u nderprere), eshte e lire (pothuaj sa energjia hidrike), prodhon sasi te tille qe Shqiperia me nje central berthamor garanton energji minimumi deri per vitin 2020 (ku sipas strategjise mendohet qe kerkesa ne kete vit te jete 15TWh) dhe njekohesisht futet tek centralet pa ndotje (ose ndotje te pakonsiderueshe).

    Tani po them dica ne lidhje me ceshtjen nese na lejon apo sna lejon EU-ja........

    Ne pergjithesi ceshtjet e energjise atomike jane ceshtje shume afatgjata dhe puna per ndertimin e nje centrali atomik nga hedhja e idese e deri ne realizimin e tij kerkon dicka me shume se 15 vjet.
    Kompanite e fuqishme prodhuese te vendeve te BE-se sigurisht qe nuk ju intereson cdo lloj centrali qe nuk eshte i tyre dhe bejne presion mbi qeverite e tyre per moslejim.

    Por nese ndonje nga keto kompani ftohet dhe bindet per te ndertuar nje central ne Shqiperi sigurish qe me nje lobing midis saj, Shqiperise dhe qeverise/qeverive qe e mbeshtesin ate, ben qe te hapet drita jeshile. E rendesishme eshte te bejme per vete nje nga keto kompani.

    Keshtu te dashur mund ti rrembehet OK-ji EU-se. Qeveria Shqiptare kete po perpiqet te beje, ajo po fton te gjitha kompanite e huaja te fuqishme me kapacitete politiko-financiare per te ndertuar nje central atomik.
    E vetmja gje qe garanton (ose qe eshte ne gjendje te japi) eshte mbeshtetja e saj modeste politike dhe nje cope toke.

    Ato qe thoni se Shqiperia po ben presion,.... me the e te thashe .....eshte nje zero me hic. Shqiperia mezi po ngre breket e saj (ka kaq vjet e sben dot nje linje transmetimi, qe eshte e vetmja gje qe na nxjerr nga kriza e momentit)
    PAUCA SED MATURA

  5. #35
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Pse ne Durres? Ja pse ne Durres:

    Nga World Nuclear News:

    Albania looks to nuclear to power region
    12 November 2007

    Albania has proposed the construction of a nuclear power plant, not only to meet its own energy demands, but also to export electricity to neighbouring Balkan countries and across the Adriatic Sea to Italy.

    Albania has suffered energy shortages over recent months due to a drought that has hit the country's hydroelectric power plants, its main source of electricity. Authorities have had to ration electricity to an average of four hours per day, introduce power cuts for consumers and state institutions and order many companies to work at night when power consumption is lower.

    Prime Minister Sali Berisha, speaking at an Italian-Albanian business conference in Tirana, said "our main goal is to make Albania an energy superpower in the region." He said that he had called on legal experts to "prepare a legal framework" for the introduction of nuclear energy in Albania. He added, "I am convinced that nuclear energy is the most stable and the cleanest sort of energy."

    According to Berisha, plans envisage the construction of a plant at Durres and have drawn interest from a number of potential partners.

    Berisha said that Albania will call on the governments of neighbouring countries for their support. The Balkan states were vocal opponents to the closure of units 3 and 4 of the Kozloduy nuclear power plant in Bulgaria as the plants provided electricity to the whole region. The two units shut at the end of 2006 as a condition of Bulgaria's entry into the European Union (EU).

    Albania's plan, while meeting opposition from nearby Greece, has reportedly drawn interest from Italy, which following a referendum in 1987 has phased out its own use of nuclear energy. Under a proposal, the Albanian nuclear power plant could provide Italy with electricity via an underwater cable. According to La Stampa newspaper, talks have already been held with Italian grid operator Terna on linking the Italian and Albanian electricity networks.

    Meanwhile, Umberto Quadrino, chief executive of Italian utility Edison has said that an EU decision is needed to start reconsidering the possibility of once again using nuclear power in Italy. He told La Repubblica newspaper that "a European program that studies [nuclear power's] real costs, including long-term such as decommissioning and radioactive waste management, is needed."
    Italia nuk hap dot per vete, se i ka mbyll me ligj pas referendumit te 1987. Keshtu qe po eksporton te paligjshmen e vendit te vete ne Shqiperi.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Po i ben presion qeveria shqiptare Bashkimit Evropian? Sigurisht qe po i ben presion, po i thote qe deri me sot shqiptaret ngelen ende te presin benefitet e aspirates se tyre te anetaresimit me te drejta te plota ne BE.
    Albo
    Qeveria shqiptare po i ben presion BE? . Ehhh c'degjojme. Se e ka fajin BE, apo iu be vone atyre qe ne Cerrik s'ka drita 16 ore. (Nga njera ane, ne fakt mire eshte per ta se 8 ore gjume e 8 ore pune s'u duhen dritat. Po ku marrin vesh cerrikasit qe bejne demonstrata.)

    Nejse, edhe sikur endrrat "tona" apo deklaratat e qeverise te behen realitet, dmth nga "bajgat" qe do perdoreshin, apo plehrat qe do i blenim nga vendet fqinje, se s'kemi tonat, e deri tek centrali berthamor, (si tha njeri ne lajme? Hidrocentrali berthamor ) a ka mundesi te me shpjegoj dikush si do zgjidhet ceshtja e shperndarjes???? Qe ka qene dhe eshte kritike?

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Qeveria shqiptare po i ben presion BE? . Ehhh c'degjojme. Se e ka fajin BE, apo iu be vone atyre qe ne Cerrik s'ka drita 16 ore. (Nga njera ane, ne fakt mire eshte per ta se 8 ore gjume e 8 ore pune s'u duhen dritat. Po ku marrin vesh cerrikasit qe bejne demonstrata.)
    Ne fakt, kryeministri po tregohet me shume xhentil se sa duhet me BE. Te isha une kryeminister i vendit dhe ta perballja veten me te ardhura me te uleta nga doganat fale mareveshjes se asocimit me BE ku mallrat evropiane kalojne pa dogane, dhe me krizen energjitike te SIGURIMIT TE ENERGJISE fale mbylljes se centralit berthamor te Bullgarise,

    Nejse, edhe sikur endrrat "tona" apo deklaratat e qeverise te behen realitet, dmth nga "bajgat" qe do perdoreshin, apo plehrat qe do i blenim nga vendet fqinje, se s'kemi tonat, e deri tek centrali berthamor, (si tha njeri ne lajme? Hidrocentrali berthamor ) a ka mundesi te me shpjegoj dikush si do zgjidhet ceshtja e shperndarjes???? Qe ka qene dhe eshte kritike?
    Ceshtja e shperndarjes nuk eshte aspak problem kur nuk ke energji se cfare te shperndash, ose le te themi, shqetesimi kryesor i qeverise nuk eshte rrjeti i amortizuar i shperndarjes, por sigurimi i energjise per import ne rajon.

    Mbyllja e centralit atomik ne Bullgari prishi edhe kontraten e KESH me centralin bullgar dhe e la shtetin shqiptar zbuluar.

    Eshte rrjeti i shperndarjes problem?

    Sigurisht, por investimet dhe koha qe ky problem kerkon eshte 1/1000 e investimeve dhe kohes qe kerkon problemi i prodhimit dhe diversifikimit te resurseve energjitike ne vend.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-11-2007 mė 18:25

  7. #37
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sigurisht, por investimet dhe koha qe ky problem kerkon eshte 1/1000 e investimeve dhe kohes qe kerkon problemi i prodhimit dhe diversifikimit te resurseve energjitike ne vend.

    Albo
    Po pse s'fillohet nga A-ja mo Albo? Meqe qenka bile me kollaj edhe 1/1000 e investimeve?

    Sa per burimet energjitike ne Shqiperi i ka "diversifikuar" me bollek nena Natyre, apo Zoti (varet nga besimi.)

  8. #38
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anėtarėsuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Ky central esht me teper nje enderr ne diell pasi e dim mir se nuk mund ta sigurojn lenden pare qe mund te jet uranium ose pluton sepse nuk do rrezikonte asnje shtet qe te binte ne duar jo te sigurta nje lende aq e rrezikshme jan shum shtete ne loje dhe nuk rrezikojn aq shum sepse ne shqiperi nuk ka aq siguri sa duhet.
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Po pse s'fillohet nga A-ja mo Albo? Meqe qenka bile me kollaj edhe 1/1000 e investimeve?
    Sepse nuk mund te shtrish kabllo tensioni te larte ne vend kur nuk e di se cili do te jete burimi kryesor i energjise, ose burimet e energjise pasi po flitet per mini-hidrocentrale lokale, po flitet per termocentrale si ai i Vlores, Fierit e Peqinit, po flitet per energji berthamore, po flitet per energjine e mullinjve te eres. Dhe per aq kohe sa qeveria nuk ka finalizuar planet dhe strategjine e vete mbi diversifikimin e energjise ne vend, nuk mund te investohet ne rrjetin e shperndarjes.

    Gjithashtu, rrjeti shperndares nuk eshte problemi numer nje, problemi numer nje eshte vjedhja e energjise elektrike nga konsumatori qe i kushton KESH dhe vete shtetit shqiptar miliona dollare. Problem tjeter me kryesor eshte korrupsioni brenda vete korporates KESH qe eshte nje nga lopet me te medha qe ende jeton ne stallen e shtetit e jo te privatit. Disa prej ish-krereve te KESH jane sot nen hetim nga prokuroria shqiptare.

    Pra eshte nje mori problemesh qe jane te lidhura zinxhir qe nuk kerkojne nje plan te thjeshte por nje strategji kombetare te menduar e studiuar mire pasi furnizimi me energji elektrike eshte sot pengesa me e madhe e zhvillimit te vendit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-11-2007 mė 00:40

  10. #40
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 15-11-2007

    Thjesht, i paaftė!
    Nga Lavdosh Ferruni

    Berisha tani po pėrpiqet tė zhvendosė vėmendjen e qytetarėve tė vet, nė pistėn e "politikės sė madhe" me globalistė e antiglobalistė, sovjetikė e amerikanė, marksistė e liberalė. Kjo ėshtė pjesė e aftėsisė sė tij, pėr tė mbuluar paaftėsinė qeverisėse, mjaftueshmėrisht e provuar me krizėn energjetike. Nė tė njėjtėn kohė ai synon ta "ngrijė" opozitėn si antiglobaliste dhe po mundi edhe si antiamerikane, madje mund ta quajė edhe shkaktare tė moszgjidhjes sė krizės nėse ajo do kėrkojė referendum pėr energjinė atomike apo termike.

    Sot, jo pėr shkak tė premtimeve, por pėr shkak tė njė logjike normale qeverisjeje, (kanė kaluar dy vjet) Shqipėria duhet tė kishte vėnė nė punė kapacitet e para gjeneruese nga burimet e vendit, si dhe tė kish pėrfunduar njė linjė e re Interkonjeksioni. Nė fakt, njė punė e tillė as ka nisur. Vazhdon tė mbetet akoma i bllokuar, qysh nga 2005, fillimi i punimeve tė Hidrocentralit tė Skavicės. Asgjė e re pėr Hidrocentralin e Kalivaēit. Me dhjetėra projekte pėr HEC-et e vegjėl mbahen gjithashtu tė bllokuar. Njė duzinė projektesh pėr parqe ere, qė ia kanė vėnė Berishės nė tavolinė, as pėrmenden fare. Asnjė shtyllė e vendosur pėr Interkonjeksion me rajonin. Rikonstruksioni i TEC-it tė Fierit i studiuar nga ekspertėt (i pėrcaktuar qysh nė vitin 2000, si varianti mė i mirė edhe pėr faktin qė punon me naftė tė vendit), akoma s'ka filluar. Nė vend tė kėtyre alternativave qė kanė brenda sė paku logjikė tekniko-ekonomike, Berisha lajthit duke thėnė herė "do ndėrtojmė nė ēdo qytet njė TEC", herė "do ndėrtojmė ēdo vit njė TEC", e duke firmosur vendime nė KRRTRSH pėr mega-TEC-e. Vetė Ministri i tij i Financave, z.Bode, duke parė humnerėn e humbjeve qė i vijnė buxhetit nga ndėrtimi i TEC-ve dhe humbjet nga importi i naftės apo gazit pėr TEC-e, mori kurajėn e tha: "Ne nuk duhet tė investojmė mė nė ndėrtimin e burimeve termike, pasi kostoja e prodhimit tė energjisė elektrike na del 3 herė mė e shtrenjtė sesa importi i energjisė". Megjithėse e tha me shumė vonesė, siē e tha me shumė vonesė nė 1996 pėr fajdet, qė janė piramida, Bode duhet ta ketė parė, qė nė raportin e BE-sė tė vitit 2005 shprehet me qartėsi se TEC-et nė Shqipėri janė tė pavlefshėm ekonomikisht.

    Duke qenė se tani me ēmimet e shumėfishuara tė naftės dhe pas reagimit tė numrit njė tė Financave nė vend, strategjitė e TEC-ve dukshėm janė totalisht tė dėshtuara, Berisha kėrceu tek NEC-i (Nuclear Elektrik Central) dhe vazhdon tė tjerrė pėrrallėn e eksportit tė energjisė, ku Shqipėria bėhet njė lloj superfuqie, pėrrallė qė ka filluar mė parė ta tregojė Nano, por Berisha e tregon mė bukur. E ndėrsa i paafti Berisha po merret me NEC-in, njerėzit qė edhe kėtė dimėr do ta kalojnė nė terr duhet tė kėrkojnė menjėherė njė kryeministėr tjetėr.

    Paaftėsia e Berishės nuk mund tė korrigjohet nga kabineti qeveritar, as dhe nga iniciativat private. Aftėsia e tij pėr t'i mbajtur tė lidhur jo vetėm nivelet e ndryshme politike e vendimmarrėse brenda pozitės, por edhe nivelet e teknicienėve nuk egziston. E vetmja gjė qė e heq ngėrēin dhe hap shanse pėr kapėrcimin e krizės, ėshtė dorėheqja e Berishės. Nėse ai jep dorėheqjen teknikėt pėr energjinė, jo tė pakėt nė vend, nė bashkėveprim me njė kategori politikanėsh edhe brenda maxhorancės sė sotme mė me vizion e mė tė shpenguar nė situatėn post-Berisha mund ta ndryshojnė shpejt gjendjen.

    Nėse Berisha nuk jep dorėheqjen, gjendja do tė pėrkeqėsohet dhe ai do detyrohet tė largohet nga pushteti, nė njė variant tė ngjashėm me '97-ėn dhe ky ėshtė varianti mė i keq. Pėr tė shmangur kėtė, pritet ndonjė iniciativė e fortė nga vetė maxhoranca qė tė kėrkojė dorėheqjen e Berishės. Duket qartė se drita do tė kemi, kur tė mos qeverisemi mė nga Berisha.

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Central berthamor ne Shkoder, nga Kroatet?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •