Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 161
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Per mendimin tim megjithese tingellon si nje zgjidhje reale Centrali Berthamor ne Shqiperi eshte shume larg realitetit qe po kalon Shqiperia.

    Qe mund te behet ralitet:
    Eshte biznes shume fitim prures, Shqiperi nuk ka legjislacion, vendi dhe Ballkani jane ne krize, Lendet djegese si qymyri dhe nafta vetem mund te shkojne lart ne te ardhmen, Amerikanet apo Italianet nuk e kane idene c'fare vendi eshte Shqiperia.

    Pse nuk mund te behet ralitet:
    Shqiperia megjithese ne krize nuk ka nje qendrim per kete, nese Qeveria jep aprovimin opozita do ta kundershtoje dileme per investoret, nuk ka siguri dhe force te ligjit kush i ruan dhe transporton lendet berthamore, c'fare ndodh me mbetje, etj.

    Vota ime eshte pro qe te shkohet drejt nje Centrali Berthamor sepse eshte menyra me efikase dhe me e paster per te prodhuar energji, sikur te kisha nje mundesi te tille do ta konsideroja te kethehesha te punoj ne Shqiper pas shkolles.
    Kalofshi mire,
    Ed

  2. #12
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Jam dakord ne shumicen e atyre qe tha EdiR dhe Zarathustra.
    Kjo ideja e centralit berthamor i ngacmon sedren kombetare Shqiptareve, duke i krehur bishtin sedres nacionaliste qe ne po te duam mund te bejme edhe gjera te medha. Personalisht ne nje referendum per nje central te tille do te votoja "Jo".
    Nje central berthamor eshte pergjithmone. Dmth nuk ke mundesi ta deportosh apo ta kthesh pas. Ai mbetet... dhe ashtu mbetet edhe reaktori...edhe skoriet radioaktive... keto do groposen diku. Edhe ne nje vend si ky, kerkohet nje nivel me i larte i ndergjegjies se punes se c'ka qene kurre me pare ne Shqiperi.
    Une shikoj njerez qe punojne akoma ne vende ku ka cisterna nafte dhe gazi ketu te ne...dhe prapeseprape mbjane cigaren ne buze... dhe kur i terheq vemendjen thone "ec o burre se kemi kujdes ne...nuk na gje gjo".
    Plus si cdo gje tjeter edhe te kjo... partite politike do kene pjesen e tyre. Nqs PS do thote jo per centralin nje pjese e militanteve do thone kot "jo" dhe anasjelltas.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ne mund dhe kemi ndertuar gjera te medha ne sistemin energjitik te Shqiperise.Une kam punuar ne ndertimin e hec Fierze ,ata qe nuk e dine dhe nuk e kane pare kete hidrocentral mundet te habiten qe ne Shqiperi mund te ndertohet nje tec berthamor.Ne ate kohe punonin rreth 10000 punetore ne Fierze me mjete qe nuk mund te krahasohen me kohen e sotme,e imagjinoni dot te bashkosh dy male bashke me nje mal sic eshte diga e Fierzes?
    Ndertimin e tecit nuklear une do ta quaj te domosdoshem ,ndersa per mbetjet radioaktive ne Shqiperi ka plot miniera qe mund te shfrytezoheshin per groposjen e tyre.
    Cernobili ishte nje fatkeqesi e nje teknollogjie te prapambetur keshtu qe nuk duhet te kemi frike se ne Shqiperi do te instalohet nje reaktor i kohes se qepes .
    Shikoni pak ne foto ,ky eshte tuneli trete i shkarkimit ne Fierze , ju besohet qe kjo veper gjigande eshte ne Shqiperi?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk jan ne gjendje shqipot te ndertojne..apo tja ndertojne (tjeret) nje central berthamor..
    vertet o ais.. u be fierza..por ishin koh tjera..

    gjithcka vendosej ne zyren e kq-se aty ne kat te dyt a tret..ku e kish enveri..
    po te thosh ai .. do ta bejme.. behej..
    pse..
    sepse ai ishte perandor.. me fuqi keopsi..

    cdo te thote..kjo.

    do te thote se.. tere shteti tere mileti.. ishin te detyruar.. te benin maksimumin.. per realizimin e ides se enverit.. ose vendimit te enverit .. se ndoshta ideja vinte nga tjeter kah..

    pra nuk pietej askush me e nuku guxonte te pipetinte kush..
    pra cdo resurs i vendit vihej totalisht ne dispozicion te ceshtjes.. psh te ndertimit te x objekti..

    duheshin puntore.. nje shkres komiteteve e vuuu gollobardaso korcaro devollinjte e lalo leberit.. e zadrimoro kukso librazhdasit..ishin aty me autobusa e ziza shyta gazo saurela..
    duheshin inxhinirre.. nje xerr telefoni e brenda ores aty ishin te gjithe.. duheshin fasule..
    fasulja e fundit te ish ne cerdhen nr 4 ..do merrej e do cohej atje te vendi..
    po keshtu dollari rubla ari e dojc marko dinari..do gjendeshin e do derdheshin.. atje ku donte enveri..
    duheshin inxho italane suedeze a gjermane kineze a kanadeze.. me vrap i binte ministria e jashtmo-sigurimse..
    keshtu ishte shteti ahere..prandaj i beri ca vepra..
    ne firerze o ais.. punuan kineze suedeze e franceze e ci kapi dora mehmetit..
    azotikun me italian e ndertoj enveri.. sic ndertoj tjera me rus bullgar jugosllav cek rumun..kinez.. gjerman.. francez e cte ishin e ku ishin.. ai i sillte me para valut ne dore..bamb..
    plus diti ti shfrytzoje si titon..si stalinin si krushovin si maocedun cun lalen.. etj..

    sala nje rruge do te beje dhe i eshte ngatrru puna si atyre tiransve fukarenj kur fillonte bombardimi anglez ne 44-tren.. qe mezi coheshin nga dysheku se ju bote lamsh neper shale leshi dyshekve te grisur.. lol.. e kur dilshin ne oborr kish maru bombardimi..

    nuk bejn dot olldash-bashat.. centrale.. kurse nano edvinet jo e jo..

    duhesh te kesh rend ne radh te trete..
    e cfar rendi ka kur ata qe vrasin nga 30 vete lexojn forum nga brykseli ku ka marre azil..
    duhet te kesh harmoni politike ne radh te dyte..
    e me ke ta sigurosh kte harmoni e mirkuptim politik.. me gjinush meto edvincaushet e erionbrace dokle ruco vampiret..
    e ne radh te pare.. e perseris ne radh te pare.. shqiperia eshte vend me termete..
    dhe pikerisht kjo eshte.. thembra e akilit e centralit berthamor..

    kini pare centrale berthamore me sy vete.. kini hyre ne to..

    ne se kini pare.. do e dini kete..
    aty ku flejne ato shufrat e grafit uranium-radiumit.. qe zhyten ne ate basenin e madh me uje.. duhet izolacion i madh e fortesi absolute..

    kte e sigoron vetem nje vend qe ka teknik te larte dhe nja 500 vjet.. arkiv te sakte qe x zone ska termete..
    sepse termeti..kris.. can..cpon.. dhe konstruksionin me te forte beton arme..
    dhe ketu eshte meseleja..pra rreziku..

    ais..

    minierat tona nuk jan si minierat e ca vendeve ku hyn makina e sigurte brenda e shkon 2000 metra poshte e depoziton mbetjen radioktive me afat,,mijra vjecar..

    ku ti fusesh.. me ato qelbesiro vagona kavo arganello ashensora te qelbura..te minierave enveristo-lenko cukiste.. qe jan akoma ashtu..
    aty hyn bulqizaku apo memalio-caku.. se ci ki temen po vate ne te semes.. nje dokurat e fletlavdrimi.. nga haxhi lleshi e ramiz aliu e u mbill puna.. po kto gjerat e tjera duan pune..

    Kosova ka shanc te ndertoj termocentrale te reja..por.. dhe aty enveristet po sundojne.. me kostume armani e kallash.. po enveriste hajdute se ku ti gjesh enveristet tip MEHMET SHEh sot.. si ne Kosov si ne Shqiperi..
    Apo rahman Hanket e Adil Carcanet.. e tjere njerez te punes..

    Shikoni plazhin e durrsit si e bene,, apo Tiranen..qe sjan te zote ti sigurojne nje gruaje plake a nje femije.. mundesine.. te kaloj rrugen.. pa perfunduar ne hale nga rrotat e benxave..

    kaq mjafton..

    zenuni.. pagon korentin rregullisht qe nga vitet 60-te te shekullit te kaluar..
    zeneli me te bijte asnjihere nuk e ka paguar.. as ne koh te dulles.. as te mekso nanos e berishes..

    cben Keshi i sotem dhe i djeshem.. (nish eletriku) me keshoistet.. e cdo kohe e qeverrie..

    ki zenuni thon ata..do jet ko.qe kandari qe as linjat nuk i prek as sahatin nuk e thyen.. po me fatur ne dore qe ne ja rrasim si kau peles.. vjen i ngrati me bastun sa merr rrogo pensionin e paguan.. korentin.. prandaj futjani zenunit..se ai nuk bzan..e po qe se e vonon dy dite pagesen.. me vrap me hanxhar ne dore prijani m.utit korentin..

    po me zenelin cdo bejme thot militantja socialiste faturiste ne cdo kohe e qeverri..

    mo u krruani me te..thot drejtori se coc do jet ai qe nuku can b.ithe nga ne e perdor (se sja mban te thote..VJEDH) korentin tone.. e asnjihere nuku paguan..

    Kjo eshte shqiperia.. se kshu ka qen gjithmon..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-11-2007 mė 07:32

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Brari ,ndertimi i nje termocentrali berthamor eshte per mendim lajmi me i rendesishem i ketyre diteve.E them kete sepse ndertimi i tij do te kerkoje nje shtet te forte dhe kjo eshte me e rendesishmja .Nga ana teknike, mbeturinat me siguri nuk do te i hedhin ne Sharre me plehrat e Tiranes ,do ti gjindet ndonje vend edhe atyre ,''ne mos dote korruptojme Italine dhe ti groposim ne Sicili''.Mua me ben pershtypje reagimi i fqinjeve tane ku njera ane na do cope cope dhe energjine ta kalojme ne linjat e tensionit qe kalojne aty,dhe ana tjeter inkuraimin per ta ndertuar tecin.Po te ishte kaq e rezikshme edhe ata nuk do ishin dakort sepse distanca eshte mjaft e afert.
    Tani sa per ate qe ne i ndertuam hidrocentralet me dhune ,kjo mund te jete e vertete por ama i ndertuam dhe brezat e ardheshem duhet te kene respekt per djersen e mijra sklleverve puntore ,inxhiniere , teknike,etj.Le te themi ate qe eshte ky vend me ato hece e tece po mbahet mir apo keq .Me kete nuk them se e dua ate kohe ,por nuk duhet te injorojme cdo gje qe ka te beje me ate qe eshte bere dikur.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #16
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Besoj se kjo eshte nje iniciative e frymezuar nga italianet, pasi ketu ne itali eshte teper e veshtirie te kalosh barrikadat e ambientalisteve dhe realizimi i ketij projekti do te ishte e nje rendesie te madhe edhe per vete Italine pasi kriza energjitike prek edhe Italine. Ketu eshte prekur disa here ky argument, por gjithmone pergjigja ka qene negative. Teknolligjikisht nuk vehet ne dyshim arritja e ketij projekti, por problemi kryesor jane mbetjet radioaktive dhe eventualiteti i nje katastrofe. Ne Shqiperi nuk besoj se eventualiteti i nje katastrofe dhe mbetja e disa mbeturinave radioaktive do ishin nje mure shume i veshtire per tu kapercyer. Mendoj se realizimi i ketij projekti varet me shume nga vullneti i jashtem sesa ai brendshem..
    Une e shikoj positivisht realizimin e nje projekti te tille. Por per sa i perket Berishes keto jane perrallat e rradhes, e concentron vemendjen ne te ardhmen, pasi ne te tashmen nuk arrin te beje asnje gje dhe ne te vertete nuk po ben asnje gje.. Tani don qe njerezit te merren me perrallat futuristike, qe ai vete te beje ca ti doje qefi dhe mos i caj koken ndonjeri per punen e energjise pasi ai i ka dhene zgjidhje kesaj pune,- dmth. pritni sa ti bien b..et dashit..-

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nuk jam ''tifoz'' berishian por ne qofte se realzohet kjo ide do te ishte shume pozitive per Shqiperine.Une do te kisha deshire ta besoja ndertimin e tecit berthamor se sa tunelin nen ujor te Majkos .
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #18
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ceshtja e Centralit atomik ka dy qellime:
    Se pari eshte si nje bicim kerkese jozyrtare kundrejt EU, dhe vendeve te tjera te interesuara per Ballkanin per ta ndertuar nje Central, njekohesisht duke pergatitur dhe investitoret, projektuesit, kompanite boterore dhe popullin,
    Se dyti eshte nje taktike mediatike qe ka per qellim te ule impaktin mediatik qe ze erresira.
    Eshte kjo arsyeja qe te dielen doli Bojaxhiu ne shtyp dhe paraqiti situaten aktuale me gjithe alternativat dhe pergjegjesite qe ka qeveria kundrejt ceshtjes me te rendesishme te dites "A do vazhdoje importi ne keto sasi dhe nese po si do te financohet?" dhe shpjegoi se Centrali nuk ka lidhje me zgjidhjen e krizes energjitike.

    Duke qene se egziston dhe nje teme mbi krizen energjitike nuk po vazhdoj me tej me ceshtjet afatshkurter, pra krizen aktuale energjitike, pasi ato qe kam do ti them aty, por po them dy fjane per ceshtjen e Centralit atomik.
    Mendoj se ndertimi i nje Centrali atomik eshte i realizueshem, POR,

    Nese flasim per nje central atomik flasim per nje investim kolosal i cili do realizohet nga kompani te huaja te superfuqishme sic mund te jete EGL, ENEL, EFT, apo CEZ. Keto kompani nuk e kane problem te sjellin ne Shqiperi nje grup specialistesh ekspert nga jashte.

    Sigurimi i financimit persa kohe ky investim ka fitim te mire dhe risk te menaxhushem eshte i mundur.
    Lind pyetja a eshte i menaxhueshem risku ne rastin e Centralit atomik ne Shqiperi? Risku me i rendesishem eshte risku i paqendrueshmerise politike ne Shqiperi dhe Ballkan. Kjo ceshtje zgjidhet me pavarsine e Kosoves, njohjen e saj nga Serbia dhe futjen e Shqiperise dhe vendeve perreth ne NATO. Mendoj se kjo eshte nje ceshtje qe zgjidhet brenda nje periudhe afatmesme prej 5 vitesh.

    Persa i perket madhesise se investimit (mbi 5 miliarde euro) e cila e kalon me 6 here investimin me te madhe sot per sot ne Shqiperi une mendoj se pas nje periudhe afatmesme ky investim nuk do te perbeje me nje tabu.

    Gjithsesi qe te mos te tregohemi te rrembyer Centrali Atomik nuk mund te behet me pare se 10 vjet. Kjo pasi vetem per te marre OK-in nga institucionet nderkombetare te duhen minimalisht 2 vjet negociata intensive. Per projektimin e nje TEC-i duhen mbi 2 vjet imagjinoni sa do te duhen ne rastin e nje Centrali Akomik. Pasi te mbaroje projekti te duhen eshte minimumi 2-3 vjet per te siguruar fondet. Ndersa per ndertimin duhen mbi 4 vjet. Keshtu qe me nje intensitet te madh pune duke supozuar qe nuk do dali asnje pengese (gje qe eshte e pamundur apsi greku e serbi do bejne cmos te mos ndertohet pasi nuk mendoj te jene dashamires ndaj qenies se Shqiperise eksportuesi nr 1 ne rajon) ddhe duke supozuar qe te gjitha punet do te shkonin fjolle, minimalisht do te duheshin mbi 12 vjet per ta ndertuar kete Central. Pra ne 2020 do arrinim ti mernim frytet.

    Prandaj nese doni te diskutoni me tej per centralin mundohuni te mos e ngaterroni me krizen energjitike pasi deri atehere do kene bere zvicerianet, ceket, italianet etj disa TECe ne Kosove ku e gjithe nentoka eshte me qymyrgurin me te mire per TEC.
    PAUCA SED MATURA

  9. #19
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Shqiperia ka shum burime natyrore qe mund te zhfrytezohen per energjin , ka lumenj pa fund qe shum vende te tjera i enderrojn dhe centrali esht zgjidhja e fundit

  10. #20

    Exclamation

    Kryeministi shqiptar qe i ben presion Evropes me ane te Centralit Berthamor ne menyre qe te vijne koorporatat evropiane te energjitikes qe te investojne ne Shqiperi?!!!! Baaaah, si veshtire me duket kjo teori. Nuk me duket se jemi aq te forte ne politiken e jashtme sa tu bejme te tilla presione te tjereve, aq me pak Evropes
    Gjithsesi edhe nese merret iniciativa per te ndertuar kete central, kerkohet te pakten 10 vjet qe te aprovohet nga Instituti berthamor i Vjenes, plus 10 vjet qe te ndertohet. Pra i bie nja 20 vjet qe te vihet ne jete. Deri atehere pale ca zgjidhje te tjera do dalin si me te volitshme.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Central berthamor ne Shkoder, nga Kroatet?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •