Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 161
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Berisha: Tė hapur edhe pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė Shqipėri

    Kryeministri: Shqipėria, superfuqi energjetike.

    Nė kulmin e krizės sė dritave Berisha ēudit sėrish opinionin publik!

    Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar tė ēudisė opinionin teksa ka deklaruar se ka pėr qėllim qė ta kthejė Shqipėrinė nė superfuqi elektrike. Kėtė deklaratė Kryeministri e ka bėrė ditėn e djeshme, kur u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve italianė pėr hapat qė ka ndėrmarrė Shqipėria nė pėrballimin e krizės energjetike.

    "Qėllimi ynė ėshtė qė Shqipėria tė bėhet superfuqi energjetike nė rajon", - tha Kryeministri Berisha.

    Kriza "Shqipėria po pėrballet me vėshtirėsi nė problemet e energjisė, por biznesit i kemi ofruar lehtėsi dhe kėtė vit ai ka konsumuar 12.6% energji mė shumė pėr nevojat e veta". Pėr kapėrcimin e situatės energjetike, Kryeministri Berisha shpjegoi se po lėvizet nė drejtime tė ndryshme strategjike. "Ne do tė shohim ofertat e ndryshme tė ardhura nga kompani kanadeze, italiane, pėr prodhues tė lėvizshėm dhe do tė vendosim pėr to", tha ai. Berisha tha se nė vitin 2008 Shqipėria do tė ketė 300 MW mė shumė energji elektrike nga prodhues termikė, pasi po synohet nė balancimin e prodhimit tė energjisė elektrike, pėr t‘u shkėputur nga vartėsia hidrike. Duke vazhduar pėr kėtė situatė, e cila lidhet me faktin se prodhimi nė vend i energjisė ėshtė hidroenergjetik, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po punon pėr tė favorizuar sektorin privat qė tė investojė nė sektorin e prodhimit tė energjisė nė vend. Ėndrra me central bėrthamor Kryeministri Sali Berisha u ndal edhe nė propozimin e fundit tė mbėrritur nga njė kompani pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor nė Shqipėri. "Ne do tė nisim hartimin e njė ligji tė ri pėr energjinė bėrthamore, pasi nuk e kemi ende. Do tė negociojmė me Agjencinė Botėrore tė Energjisė Bėrthamore me qendėr nė Vjenė, do tė negociojmė me vendet fqinje, si me Maqedoninė, Malin e Zi dhe Kosovėn pėr kėtė projekt", tha Kryeministri Berisha. Njė central bėrthamor kushton mesatarisht 5 miliardė dollarė, shifėr kjo e barabartė me gjysmėn e Prodhimit Kombėtar Bruto. Nė fakt, qeveria ėshtė pėrpjekur nė mė shumė se njė rast qė tė kontraktojė kompani tė huaja pėr tė dhėnė me koncesion ndėrtimin e burimeve tė reja energjetike, por deri mė tani asnjėra prej kėtyre kompanive nuk ka filluar tė ndėrtojė, ndonėse disa prej tyre i kanė marrė lejet qė prej dy vitesh. Shuma tė tilla, tė rendit tė 5 miliardė dollarėve, janė shumė tė larta edhe pėr kompanitė mė tė fuqishme. Shqipėria ka dhėnė disa koncesione pėr projekte ambicioze energjetike, tė cilat deri mė tani kanė mbetur vetėm nė letėr dhe njė nga shkaqet kryesore pėr kėtė ka qenė pamundėsia e shoqėrive koncesionare pėr tė siguruar burimet e financimit. Tė tilla kanė qenė projekt-propozimet qė kanė mbėrritur nga kompania "Enel" pėr njė projekt tė madh energjetik, nga konsorciumi ASG, njė tjetėr projekt energjetik nė Seman, ndėrtimin e linjave nėnujore energjetike qė do tė lidhen me Italinė e Jugut dhe shumė nga kėto.

    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Berisha: Do tė ndėrtojmė Central Bėrthamor!

    Kryeministri Berisha i ka bėrė deklaratat pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė punimet e forumit ekonomik me temė "Tė investosh nė Shqipėri, avantazhe dhe mundėsi". Pasi ka prezantuar situatėn energjetike, u ka bėrė me dije pėrfaqėsuesve tė kompanive tė huaja se qeveria ėshtė e hapur pėr futjen e energjisė bėrthamore nė Shqipėri. "Pasi tė vlerėsohet dhe tė studiohet nė mėnyrė tė gjithanshme problemi, nė kuadrin e pėrfshirjes sė tė gjitha alternativave pėr tė siguruar energjinė elektrike nė vend, do tė konsiderohet edhe ndėrtimi i njė centrali bėrthamor nė Shqipėri", tha Berisha. Sipas tij, qeveria do tė pėrgatisė ligjin atomik sipas standardeve ndėrkombėtare, do tė ngrejė strukturat e kėrkuara dhe procedurat e duhura. Pėr kėtė qėllim, qeveria do tė konsultohet dhe bashkėpunojė ngushtė me Agjencinė Bėrthamore tė Vjenės.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Opozita, kundėr projektit tė Kryeministrit pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor pėr energjinė!

    Deklaratat e Kryeministrit Berisha pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor si rrugėdalje nga kriza energjetike, ėshtė ironizuar nga opozita, duke u vlerėsuar si qesharake. Si kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, ashtu edhe deputeti i PS-sė Andis Harasani, janė shprehur kundėr njė deklarate tė tillė, duke theksuar se praktikisht ėshtė e pamundur. LSI-ja ėshtė shprehur Meta, sinqerisht ėshtė e shokuar nga paqėndrueshmėria e jashtėzakonshme, qė po tregon qeveria aktuale pėr sa i takon strategjisė sė zgjidhjes sė krizės energjetike nė vend qė po rėndohet ditė pas dite. "Jemi tė habitur nga ai lajm i papritur nga ana e Kryeministrit tonė, i cili kishte vendosur qė TEC-in e madh tė Fierit qė ka deklaruar para disa muajsh, apo projektet e tjera qė ka hedhur kohė mė parė, t‘i linte mėnjanė dhe t‘u kthehej centraleve nukleare apo bėrthamore. Kjo deklaratė na bėn tė qartė se pėrmirėsimi i kėsaj krize energjetike ėshtė krejt i pashpresė nė kėtė vend dhe me kėtė qeveri", ka deklaruar kryetari i LSI-sė. Sipas tij ishte ky Kryeministėr qė vjet premtoi se kėtė vit Shqipėria do tė kishte 24 orė drita pa ndėrprerje, por dhe do tė eksportonte energji. Ishte ky Kryeministėr qė ka premtuar se do tė ndėrtoheshin disa termocentrale nė vend, si rruga kryesore pėr tė zgjidhur problemin e krizės sė energjisė. Berisha duhet ta dijė, tha Meta, se pėr tė marrė aprovimin pėr tė ndėrtuar njė central nuklear do tė duheshin vite tė tėra negociatash dhe garancish qė duheshin afruar pėr sigurinė nė vend, pėr efektivitetin pėr tė ndėrtuar njė vepėr tė tillė. Duke sjellė ndėrmend deklaratėn e ministrit tė Financave dy ditė mė parė, i cili ishte kundėr TEC-it nė Vlorė, Meta ka deklaruar se ėshtė vėrtet i rėndė fakti qė tjetėr strategji shpall qeveria dhe tjetėr ministri i Financave dhe tė gjitha kėto i hedh poshtė Kryeministri me shpikje tė tilla. Kjo gjė tha Meta tregon, qė jo vetėm nuk jemi seriozė me ēėshtjen e zgjidhjes sė krizės energjetike, por po bėhemi qesharakė nė opinionin ndėrkombėtar se kjo situatė energjetike vlerėsohet nga Bashkimi Evropian, por dhe nga FMN-ja e nga Banka Botėrore si njė pengesė pėr zhvillimin dhe qėndrueshmėrinė e vendit. Ndėrsa deputeti i PS-sė Andis Harasani, duke e kundėrshtuar kėtė ide, ka theksuar se nė buxhetin e shtetit pėr vitin 2008 nuk ėshtė parashikuar asnjė fond pėr ndėrtimin e ndonjė HEC-i apo TEC-i pėr prodhimin e energjisė, ashtu si edhe ishte premtuar nga qeveria. Pėr Harasanin, kjo nismė nuk mund tė realizohet pasi Shqipėria nuk i ka kapacitetet e duhura. Duke sjellė nė vėmendje rastin e Italisė, deputeti i PS-sė tha se nė shtetin fqinj, nė vitin 1990 u vendos me referendum pėr tė ndėrtuar centrale nukleare dhe ndėrkohė ka 13 vjet qė punohet pėr tė ngritur stafin pėr tė menaxhuar kėto centrale nukleare.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Centrali bėrthamor, Roma nxit Tiranėn ndėrsa Athina ėshtė kundra!

    Deklarata e Kryeministrit Berisha pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor qė do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e krizės energjetike nė Shqipėri, tė cilėsuara si qesharake nga opozita duket se nuk po shihen nė tė njėjtėn mėnyrė dhe nga Roma zyrtare. Njėri nga politikanėt mė nė zė tė sė djathtės italiane, njėkohėsisht dhe kandidati mė i mundshėm pėr tė zėnė vendin e Silvio Berluskonit si lider i tė djathtės nė vendin fqinj, Pier Ferdinando Casini, ka deklaruar pėr tė pėrditshmen "La Stampa" se "nuk duhet ta lėmė qė ky rast tė na shpėtojė nga duart." Ndėrkaq, edhe vet Kryeministri italian, Romando Prodi, ka konfirmuar vizitėn e tij nė Tiranė mė datėn 3 tė muajit dhjetor. Gazeta prestigjioze angleze "The Guardian", e lidh kėtė vizitė pikėrisht me idenė e Kryeministrit shqiptar pėr ndėrtimin e njė centrali nuklear qė jo vetėm do tė plotėsonte nevojat e vendit tonė me energji, por do tė krijonte edhe mundėsinė e eksportit tė saj drejt Italisė me njė ēmim tepėr tė lirė, pasi kostoja e prodhimit tė energjisė nga kėto vepra ėshtė pak mė shumė se dy lekė pėr kilovat/orė.


    Italianėt, jo nuklearit

    Italia s‘mund tė ndėrtojė central bėrthamor, sepse nė vitin ‘87 njė ide e tillė hasi nė rezistencėn e fortė tė qytetarėve

    Kjo mbėshtetje kaq e fortė e Italisė pėridenė e ndėrtimin tė njė centrali bėrthamor nė Shqipėri, sipas prestigjiozes angleze "The Guardian", vjen pėr njė arsye tė thjeshtė. Ashtu si Shqipėria edhe Italia duket se nuk ndodhet nė njė situatė tė mirė energjetike dhe pėr tė plotėsuar nevojat e saj i duhet t‘i drejtohet importit. Industrializimi i vendit dhe kėrkesa nė rritje pėr energji nė Itali e detyroi qeverinė e vendit fqinj qė nė 1987-ėn tė hedhė idenė e ndėrtimit tė njė centrali bėrthamor. Por pasi u hodh nė referendum popullor ideja nė atė kohė u rrėzua nga populli italian, qė e kundėrshtoi fortė atė. Qė nga ajo kohė asnjė qeveri italiane nuk ka guxuar mė tė hedhė sėrish idenė e ndėrtimit tė njė centrali bėrthamor nė shtetin fqinj, pasi kjo do tė kishte kosto tė lartė politike.


    Tremben grekėt

    Por ndryshe nga Italia, fqinji jugor i vendit tonė, Greqia duket se ėshtė alarmuar nga propozimi i Kryeministrit Berisha pėr ndėrtimin e centralit nuklear. Athina zyrtare ėshtė shprehur kundėr njė projekti tė tillė me idenė se Shqipėria nuk mund tė garantojė dot sigurinė e nevojshme, pėr tė zotėruar njė fuqi kaq tė madhe bėrthamore. E ndėrsa propozimi i Kryeministrit nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė ide, tashmė debati nė lidhje me kėtė ēėshtje po merr pėrmasa ndėrkombėtare. Nė fakt, ndėrtimi i njė vepre tė tillė duhet tė shoqėrohet me masa tė forta sigurie, pasi nė tė kundėrtėn mund tė rrezikohet njė katastrofė qė do tė fshinte tė gjithė rajonin e Ballkanit.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Nuk ka per tu ndertuar central atomik, jo.

    Kjo eshte vetem nje shashke e mardhenieve publike te Enel e Co, qe e kane paguar saliun te thote ato brroēkulla, qe i vijne per shtat si zakonisht saliut, per te folur per parqe, eksporte, superfuqi, nukleare ... nderkohe vendi eshte ne erresire te ftohte .. dhe ushqehet me kesisoj perrallash prej zuzaresh te paafte te qeverisin ...

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Clay, a ka mundesi te bashkohet me temen tjeter qe ka hapur DyDrinas? Sepse po flitet per te njejten ceshtje.

  7. #7

    Thumbs up

    Votova PO. Me duket ide e madhe, ambicioze dhe patriotike. Edhe pse te gjitheve fjala "Central Berthamor" na kujton ne rradhe te pare Cernobilin apo aksidente te tjera, prape mendoj se teknologjia me te cilen do te ndertohet i perket asaj te pas viteve 2000. Besoj se ka shume me teper siguri teknike dhe do te siguronte energji te mjaftueshme per Shqiperine per te pakten nja 60-70 vjet. Pastaj mendoni per stabilitetin politik dhe ekonomik qe do te krijonte automatikisht per vendin tone. Askush nuk do hidhte miliarda $ ne Shqiperi dhe te injoronte me pas situaten politike te vendit. Pra e ben vendin tone me nje objekt te nje rendesie te vecante dhe shume strategjik. Vendet e punes qe do hapeshin ne sektorin energjitik, teknik dhe menaxhues ne 10 vitet e ndertimit dhe pas tyre, jane komplet nje tjeter aspekt pozitiv i kesaj ceshtjeje. Si perfundim dhe njehere i shpreh urimet e perzemerta kryeministrit shqiptar per kete iniciative.

    Marre nga http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=87235
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje nga levizjet me akrobatike dhe me mbreselenese ne karrieren qeverisese se Berishes, te pakten per mua!

    Shqiperia ka nje problem madhor, furnizimin dhe shperndarjen e energjise elektrike, nje problem qe eshte sa akut per popullsine shqiptare edhe pa zgjidhje imediate. Kryeministri e ka te qarte qe cdo alternative per te lehtesuar krizen apo zgjidhur perfundimisht kete problem madhor do te kerkoje te dyja:

    1. Investime kolosale nga vete shteti shqiptar.
    2. Investime kolosale nga investitore te huaj qe kane nje emer ne kete fushe.

    Disa prej ketyre investitoreve, kane shprehur interes dhe kane gjetur deren e kryeministrit. Mirepo nje apo 2 oferta nuk mjaftojne per te zgjidhur nje problem ne rang kombetar qe mbulon gjithe territorin e vendit e shtrihet me gjere pertej kufijve te Shqiperise. Cfare ben kryeministri shqiptar? Ai del perpara kamerave televizive ne vend dhe para nje publiku nderkombetar investitoresh te huaj dhe ben nje deklarate bombastike ne planin e jashtem por shume efikase ne ate qe kerkon te arrije:

    Shqiperia eshte gati te ndertoje edhe nje central berthamor per te zgjidhur krizen e vete energjitike!

    Shume shqiptare qe jetojne ne Shqiperi apo ne bote, mund tu duket e ekzagjerur dhe tepruar pretendimi i kryeministrit kur teknologjia berthamore eshte e huaj per ne shqiptaret ne cdo aspekt. Dhe ca me shume, vete kryeministri ze ne goje faktin qe shteti shqiptar as nuk ka nje ligj per energjine berthamore. Atehere ku qendron risia ne nje deklarate te tille?

    - Kriza e energjise elektrike ne vend nuk eshte me vetem nje krize shqiptare, ajo eshte kthyer ne nje objekt interesi dhe shqetesime per vendet fqinje dhe per vete Bashkimin Evropian qe ka nje tolerance shume te ulet ndaj prodhimit nuklear te energjise. Nese deri dje vetem kryeministri shqiptar dhe kabineti i tij duhet te gjenin zgjidhje, sot me hir e pahir edhe keto vende duhet te japin kontributin e tyre ne gjetjen e nje zgjidhje optimale.

    - Zgjon interesin e korporatave gjigande nderkombetare te energjise qe te vijne e shqyrtojne mundesite e investimit ne Shqiperi: Shqiperia eshte nje vend i vogel ne harte por qe eshte gati te investoje miliarda dollare nga buxheti i vete ne nje shtrirje kohore disa vjecare nese kjo do te thote zgjidhje te problemit te energjise. Dhe me kete akt kryeministri rrit interesin dhe numrin e ofertave, qe mund te ulin edhe koston reale te projekteve.

    - Dhe ajo me e bukura, lezeti i gjithe deklarates se kryeministrit, eshte fakti se menyra se si ai e ka artikuluar deklaraten nuk ben fjale vetem per "nje zgjidhje per problemin e energjise ne Shqiperi" por nje "zgjidhje e problemit rajonal te furnizimit me energji". Jo pa dashur, kryeminstri ze ne goje Malin e Zi, Kosoven dhe Maqedonine si shtete qe do te ishin po aq te interesuara sa Shqiperia qe te investonin ne fushen e energjise ne projekte me kosto teper te larte por qe do te zgjidhnin nje problem te perbashket.

    Do te jete interesante te shohim se sa efikas do te kete qene ky truk i kryeministrit dhe sa veta do te nxitojne te trokasin ne deren e tij ne ditet e javet ne vazhdim.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-11-2007 mė 02:23

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Si ide, eshte ngacmuese . Fakti qe energjia elektrike ne Shqiperi eshte akoma me tallon dhe ne dore te perendise, na ben qe te mos mendojme shume por te kenaqemi me nje shprese qe ne te ardhmen te mos mendojme me "kur do vine , e kur do ikin dritat".
    Jam shume dyshues, se si do ta ndertoje Berisha kete central?! Me ke do ta ndertoje? Kush do ta mirmbaje? Kemi njerez te kualifikuar per kete gje? Po mbetjet radioaktive?
    Po reagimi i popullit (po te kete) ?
    Ne nje ambient te tille pune, duhet te kesh njohurite perkatese, disipline , frike dhe respekt..... i kemi ne shqipetaret keto cilesi?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kjo oferte apo ide tashme ishte mese e pritshme. Nje central berthamor do ta zgjidhte njehere e mire problemin e energjise ne Shqiperi. Ne fakt problemi i energjise ne SHhqiperi do te zgjidhej edhe me TEC-in e shumefolur te Semanit, me gas qe do ishte sa 3 Koman. Plus pak kohe me pare filloi ndertimi i TECit te Vlores, TEC-i i Fierit do lihet me koncesion dhe do ti neshtrohet nje rindertimi te plote, po ashtu edhe disa oferta per TEC-e te tjere po aq te fuqishem sa Komani jane pare pak jave me pare. Me tej planifikohet te ndertohen disa TEC-e te fuqishme ne Kosove (ku ka edhe shume qymyr) prodhimi i te cileve do ta kaloje dyfish nevojen e projektuar te Kosoves edhe pas 10 vjetesh. Ketu nuk po llogariten HEC-et e vegjel e te medhenj qe kemi degjuar disa here.

    Pra ne fakt ky eshte projekti me teorik qe shqiperia ka degjuar ndonjehere. Jo vetem per arsyet e mesiperme por edhe per faktin se per te kaluar ne zbatimin e tij duhet nje legjislacion i tere, duhet bere nje referendum, duhet ber nje studim fizibiliteti per impaktin qe do kete ky central mbi turizmin, pasi ky cenral do ndertohet ne buz te detit, duhet siguruar vendi ku do depozitohen mbetjet radioaktive, gjetja e specialisteve qe do punojne atje etj etj.

    Ky Central Berthamor behet ne fakt per te siguruar energji per Italine me shume sesa per te zgjidhur problemin e energjise ne Shqiperi. Personalisht nuk jam aspak kunder nqs eshte i leverdisshem per ne, por tani per tani eshte nje ender akoma e larget per te qene realitet.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Central berthamor ne Shkoder, nga Kroatet?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •