Parkinsoni ėshtė njė sėmundje neurologjike dhe shenjat e dukshme tė saj janė dridhjet, veēanėrisht tė gjymtyrėve. Me pėrparimin e sėmundjes, simptomat shtohen. Vėshtirėsitė qė shoqėrojnė sėmundjen e parkinsonit janė dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalėsimi i lėvizjeve, vėshtirėsitė pėr tė ruajtur balancėn gjatė ecjes dhe humbja e kujtesės pėr rreth 20 pėr qind tė pacientėve. Sipas organizatės botėrore tė shėndetėsisė, 4 milionė njerėz vuajnė nga sėmundja e parkinsonit. Por kjo shifėr parashikohet tė rritet ndėrsa shumė vende tė zhvilluara vazhdojnė tė njoftojnė mbi rritjen e numrit tė popullatės sė moshuar. Nė Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionė e 500 mijė vetė tė diagnostikuar me parkinson. Sėmundja fillon tė shfaqet kryesisht tek njerėzit e moshės 60-65 vjeē. Ilaēet duket se bėjnė efekt nė vitet e para tė prekjes, por mė vonė kėto efekte dobėsohen.
Trajtimi i parkinsonit ėshtė treguar i suksesshėm tek 25 pėr qind e pacientėve, tė cilėt iu nėnshtruan operacionit pėr stimulimin e thellė tė trurit. Elektrodat vendosen nė njė zonė tė trurit tė njohur me emrin subthalamic nuckleus qė nxit veprimtarinė e tepruar tė trurit. Elektrodat lidhen me njė aparat tė vendosur nė gjoks. Nė kėtė mėnyrė, elektrodat dėrgojnė njė sinjal pėr qetėsimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.
Simptomat
- Dridhje e duarve
- Dridhje edhe nė gjendje qetėsie
- Muskujt e dorės dhe tė krahut nė pėrgjithėsi janė tė ngurtė
- Kėta pacientė kanė vėshtirėsi nė ecje
- Nuk e mbajnė dot ekuilibrin
- Nė faza tė rėnduara tė sėmundjes pacientėt rrėzohen shpesh
Blerina Kaca, Elberta Spaho
Krijoni Kontakt