Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Ligjet nuk zbatohen. Kujtojne se rregullet jane thjesht per qef e jo per tu zbatuar.

    Te liqeni Farkes vrka thoshte per 7 veta, ai del me i ditur se ata qe e kane prodhuar dhe fut 20 veta. Dhe te kjo e Gerdecit besoj se ua kane varur rregullave dhe sollen at tragjedi.

    Dhe pezullimi nga UEFA, ata na thone rregullat jane keshtu, ne u themi po prit ti ndryshojme pak fare se s'ka gje.

  2. #12
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    vend ters mo jahu... edhe formen e kemi si forme arkivoli, e kini vene re?
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    vend ters mo jahu... edhe formen e kemi si forme arkivoli, e kini vene re?
    Lol, atë e kemi vu re me kohë, arkivol me kok mrapsht. Tash me Kosovën jemi bo si pisqollë me grikë na greki. Ishalla na ndahet tersi.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #14
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Na duhen koka të ftohta dhe pjekuri.

    Thonë "Zoti të provon me shumë gjëra, me të mira dhe të këqija"

    Duhet dhënë provimi . është shumë normale edhe të qahet z Jack Watson , të kuptoj fort mirë mik i nderuar , por si than edhe disa më lartë, jeta vazhdon.

    Cfarë është me rëndësi , mendoj unë ,është që të nxjerrim mësim nga këto të këqia, që mundësisht të mos na përseriten më.

    Ne kemi forcë të përballojmë, le të jemi pran viktimave dhe të afërmit e tyre, le të jemi pran qeverive tona dhe të përpiqemi të ndihmojm me atë cfarë mundemi.

    Ndihmë është edhe fjala e mirë!

    Jemi shumë më shumë se këto rreth 30 viktima . Ti qajmë , ti vorrosim e ti kujtojmë por edhe të mendojm për të ardhmen tonë të përbashkët duke vepruar që kjo e ardhme të jetë më e ndritur.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #15
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Booh, tragjedia e Farkës, tragjedia e Gërdecit, dhjetra-qindra të vdekur nga aksidentet rrugore, vrasje në seri për motive banale, të vdekurit e minierave....gjithë këto të zeza na kanë rënë mbi kokë këto!

    Bahhh çar tersi na ka kap!!!
    PA harruar se para 1 muji po ne te njetin vend kan plas kapsollar e fishekvem-E cila ube e ditur nga vet punojsit easaj fabrike, Po Para1 muaji ne Shkoder gjen vdekjen nje 12 vjecar duke mbledh hekur dhe gjen nje PRedhe dhe luan me te me pas gjen vdekjen nga shperthimi i saje,Po 1 muaj pra du vellezer nje 8 vjecar dhe tjetri 12 vjecar gjejn nje granat duke lozur me te heqin siguresen vdes 12 vjecari plagoset rend i vellai po tashme jasht rezikut,
    Vertet nje tragjedi e vertet po i gjen Shqiptaret,
    E njeta gje ka ndodhe sot ne Bolzano itali ku jetoj une momentalisht,
    Rshte gjete nje bombe e luftes 2 Botrore 150 Kg per shkak te kesaj jan evakuar 4000 persona rreth 2800 Familje rreth zones qe ishte gjet bomba,Ku me pas eshte derguar per demulimin e saj,dhe njerzit jankthyer ne shetpit e tyre.
    FieRaK

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Tersllek mund ti thuash kesaj te Grdecit.
    - Sa per tragjedine e Farkes, ishte nje pakujdesi e pafalshme, qe mund te ndodhte edhe ne amerike nqf se njerezit tregohen aq te pakujdesshem sa u treguan edhe ata.
    - Sa per aksidentet, ka kudo dhe aksidente. Vdesin kudo njerez biles me 10-ra ne dite. Ne shqiperi nqf se do rrespektonin rregullat shoferet sdo kish aksidente pothuajse fare, se ne skemi as autostrada.
    - Sa per vrasjet edhe kto ndodhin kudo. Megjithese ne Shqiperi me te shpeshta sepse mentaliteti burreror si le shqiptaret pa marre hak per nje sharje apo per gjelin dhe gardhin.

    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte tersllek gerdeci o kashta.. as farka.. as aksidentet rrugore..

    tajfunet cunamet termetet ose renja e nje meteori diku jan terslleqe sepse njeriu akoma nuk i parashikon dot.. kurse tjerat jan te parashikushme..
    psh vullkani nuk shperthen papritur..
    ai jep ca shenja ne fillim.. ndonje shtellung tymi a ndonje xix.. dit me pare e pastaj eshte detyra njerzve te ikin te organizuar pa pesuar shum deme..
    vullkani dihet se do plasi mbi nje mal qe e ka vatren ..pra qe u dihet aktiviteti e njerzit nuk i rrine prane atij mali..
    ne se aty afer bejne fshatra e qytete ather ta mbajn me shnet kur u vjen hataja..

    po keshtu dhe gerdeci..

    nje magazin me domate dihet cfar shkakton..
    shkakton psh neps tek banoret prane.. qe mund te synojne ta vjedhin.. por eksploziv svjen nga domatja trangulli patatja e qepa..

    kurse gerdeci.. duke qene depo predhash e punishte ku preken predhat.. pra ku punohet me to.. perben nje vullkan te pritshem ne cdo sekond.. e nga kjo rrjedhin detyrimet e njerzve.. se si duhet trajtuar.. jetesa pran gerdecave.. si duhet trajtuar puna pran gerdecave.. etjetj..

    meqe nuk jemi ishull vullkanik ne paqesor ku jetojne fise primitive.. te cilet ska kush i organizon e i mbron.. pra ku mbetet thjesht instikti e nuhatja popullore qe.. tja mbathin me kohe.. ne ishim shtet tash 90 vjet.. pra shtet ku gjerat ishin ligjeruar e qeruar.. nuk na falet kjo tragjedi..
    sepse predhat aty nuk rannga qielli.. nuk na i solli aty dikush me dhune..ndonje okupator i huaj qe sna pyeti etjetj..

    pra gerdeci eshte prodhim shqiptar..

    dhe pergjegjsia bie mbi shqiptaret..e me qe shqiptaret kan shtet.. pergjegjsia mbetet tek shteti..pra tek qeverria..

    supozojme se gerdeci.. nuk eshte aksident.. pra nuk eshte pakujdesi.. por eshte .. ta zeme.. atentat.. pra i shkaktuar me qellim nga dikush.. perseri qeverria mban pergjegjsi per pakujdesi.. per mos vigjilence etjetj..

    tersllek quhet ajo cka organizojne tani.. erion brace velinjte..qe po ngrejne turmat ne histeri kunder shtetit.. pra kunder perpjekjeve per normalizim.. per eleminim te demeve e pasojave.. te cilat jan tani emergjente..
    keta minj gjirizi.. sikurse jan mafia e ps-se me veglat e saje.. jan tersi i ketij populli.. sepse perpiqen te perfitojne mbi tragjedine..
    a thua se nuk i njohim keta kanibale qe me 97 shkaktuan me qellim mijra gerdece.. qe morren mijra e mijra jete njerzish..
    tritolisti -hak-marr-ist .. erion brace kam bindje se ka gisht ne kete hata..
    te presim ..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-03-2008 më 04:01

  8. #18
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shpallet Ditë Zie-rritet numri i viktimave


    Fabrika e shkatërruar në Gërdec
    Numri i të vdekurve ka arritur në 17
    Kryeministri shqiptar Sali Berisha e shpalli 18 marsin ditë zie kombëtare, ndërsa arriti në 17 numri i të vdekurve nga shpërthimi i fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec, pranë Tiranës.

    Trupi i viktimës së fundit është gjetur të martën në mëngjes, por ende i paidentifikuar për shkak se trupi i tij është gati i karbonizuar.

    Ndërkaq, nëntë persona konsiderohen të zhdukur, megjithëse sipas qeverisë numri i tyre është vetëm pesë.

    Njoftohet se janë arrestuar tre persona që po konsiderohen si përgjegjës të drejtpërdrejtë.

    Në mesin e tyre është edhe presidenti i firmës që merrej me çmonitimin e predhave.

    Banorët e zonës së Vorës e Gërdecit e kthyen në protestë të hënën funeralin e një prej viktimave të tragjedisë.

    Të veshur në të zeza ata i vunë flakën një gome makine në rrugë dhe bllokuan autostradën Tiranë- Durrës.

    Ata kërkuan që qeveria të normalizojë urgjentisht situatën në Gërdec, të largojë nga zona disa cisterna gazi dhe të verifikojë pa humbur kohë dëmet e shkaktuara.

    Një protestë tjetër pritet të mbahet të martën.

    Kryeministri Sali Berisha i quajti si të drejta kërkesat e tyre dhe tha se qeveria u ofron të dëmtuarve dëmshpërblim të plotë dhe rindërtimin e fshatit atje ku është, apo ndërtimin nga e para të një fshati larg Gërdecit.

    Të hënën, kryeministri Sali Berisha pranoi dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mehdiu, por opozita e quajti skemë të Berishës dorëheqjen e tij.

    Presidenti i Republikës Bamir Topi tha se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të shqyrtojë Gërdecin dhe do të eliminojë rrezikun e municioneve për banorët në Shqipëri.


    Marre nga BBC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Solidaritet nga Kosova

    Arbër Vllahiu


    Helikopter ndihme i KFOR-it
    Janë dërguar të paktën 400 qese me gjak me një helicopter të KFOR-it.
    Me dhembje dhe tronditje të madhe është përcjellë në Kosovë ngjarjet e shtunës në Shqipëri.

    Qindra qytetarë të Kosovës, kanë pritur në radhë të gjata, për të dhënë gjak për të mbijetuarit e tragjedisë, duke iu përgjigjur thirrjes së autoriteteve të spitalit për të dhuruar gjak.

    Pothuaj të gjitha qendrat shëndetësore në gjithë Kosovën, e në veçanti Qendra Klinike Universitare në Prishtinë, të shtunën u mobilizuan për të ofruar ndihmë.

    Të paktën 400 qese me gjak janë dërguar nga Prishtina për në Tiranë, me një helicopter të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

    Këto të fundit kanë ofruar 4 helikopterë dhe ndihmë tjetër të nevojshme për autoritetet e Shqipërisë.

    Dhembje

    Autoritetet e Prishtinës fillimisht kanë shfaqur dhembjen e tyre të thellë dhe solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin e Shqipërisë.

    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre autoriteteve në Tiranë, për viktimat e shpërthimeve.

    Ata gjithashtu kanë ofruar gjithë ndihmën e institucioneve të Kosovës për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Shqipëri.

    Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuqi, ka thënë se qeveria e Kosovës e cilëson këtë ngjarje si një tragjedi kombëtare.

    Ndërkohë ministri i shëndetësisë, Alush Gashi, thotë se në gjithë vendin është ngritur shkalla e mobilizimit për të ofruar ndihmën për Shqipërinë.

    "BBC"

    Janë dërguar të paktën 400 qese me gjak me një helicopter të KFOR-it.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    O brari ti drejtohesh nga Ejron Bracja me shoke se je PD-ist. Nuk analizohen keshtu keto ngjarje jo. Ngjarja e gerdecit eshte thjesht nej pakujdesi e ndonje gruaje ose femije atje. Por faji ketu prap bie mbi qeverine, sepse duhet te kontrolloje se cbehet ne nje fabrike me mijra ton municione. Keshtu qe ...
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fe Ç'është, Komb Ç'është.'
    Nga Redi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. "Ka qenë komunist po aq i flaktë sa ç'është sot demokrat"
    Nga Albmaster në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 18-01-2013, 10:12
  3. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  4. C'eshte meshira?
    Nga green në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 12:06
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •