Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Emigrantët, kur mund t’i drejtohen ambasadës?!

    Emanuela Sako

    Fluksi i emigranteve qe duan t’i kalojne pushimet tek te afermit e tyre ne vend shtohet çdo dite. Por shumica e tyre, pavaresisht deshires se madhe per te qene prane familjareve, nuk mund te vijne pasi kane hasur probleme ne dokumentacion. Gazeta “Albania” u vjen ne ndihme, duke shpjeguar disa procedura per probleme te ndryshme qe kane ata ne vendet e huaja. Ne kete menyre, jane paraqitur disa raste kur ata kane probleme me dokumentacionin apo kur i ka humbur ndonje dokument, ne rastet kur jane arrestuar dhe si duhet t’i drejtohen autoriteteve shqiptare etj. Shpeshhere shumica e shqiptareve per shkak te ketyre problemeve jane gjendur ne udhekryq, duke kerkuar nje zgjidhje. Ministria e Jashtme u vjen ne ndihme me shpjegimin e procedurave qe duhet te ndjekin per t’iu dhene fund problemeve.
    Kur humbasin dokumentet
    Ambasadat tona mund te ndihmojne shtetasit kur keta kane humbur dokumentet e tyre. Duhet pasur parasysh se jo per çdo dokument te humbur mund te garantohet ndihme. Sipas rasteve, nga ambasadat mund te sigurohen dublikata, mund te dokumentohet humbja ose pas verifikimeve me organet e tjera shqiptare mund te leshohen vertetime, deklarata, etj. Si dhe ne shpjegimet e dhena me siper, shtetasit mund te kontaktojne me ambasadat kur kane nevoje per dokumente te posaçme. Ambasadat nuk garantojne leshimin e dokumenteve te gjendjes civile, patentave, deshmive te penalitetit, deftesave shkollore, etj. Per dokumente te caktuara eshte e nevojshme qe paraprakisht ambasadat te verifikojne te dhenat e shtetasve prane organeve perkatese shqiptare dhe vetem pas verifikimeve te nevojshme mund te behet i mundur leshimi i dokumenteve, vertetimeve apo llojeve te tjera te akteve zyrtare.
    Kur arrestohen, mbahen ose burgosen
    Kur shtetasit mbahen ose arrestohen nga autoritetet policore te vendit prites, ata kane te drejte t’i drejtohen menjehere perfaqesise perkatese per te kerkuar ndihme apo keshille. Prandaj eshte e keshillueshme qe ata te dine se si mund te kontaktojne me ambasaden me te afert. Pra, te pakten te kene siguruar me pare numrat e telefonit. Kur arrestohen, ata nuk duhet te pengojne njoftimin e ambasades shqiptare, nese pyeten per kete nga policia vendase, gjithmone nese deshirojne te mos keputin kontaktin. Autoritetet e huaja, ne respektim te deshires se personit, nuk lejojne asnje lloj shkembimi informacioni me shtetin shqiptar, edhe ne rastet ekstreme kur familja kerkon medoemos vendosjen e kontaktit. Shtetasit e arrestuar mund te kerkojne nga perfaqesia te rekomandohen per avokate mbrojtes persona te pershtatshem vendas. Perfaqesite mund te ndermjetesojne mes shtetasve dhe autoriteteve policore.
    Kur humbin lidhjet ne Shqiperi
    Shtetasit mund t’u drejtohen kurdohere perfaqesive diplomatike dhe konsullore te Shqiperise per te vendosur lidhjet me familjaret e tyre ne atdhe. Perfaqesite shqiptare marrin persiper njoftimin e familjareve permes Ministrise se Jashtme. Prandaj, dhenia e informacioneve te sakta dhe te mjaftueshme eshte me rendesi. Edhe familjaret mund te kerkojne ndihmen e Ministrise se Jashtme, qe permes perfaqesive te vendit tone jashte te vendosin lidhje me te afermit e tyre. Duhet pasur parasysh qe ne keto raste perfaqesite nuk mund te sigurojne informacione ne qofte se shtetasit per te cilet interesohen qendrojne ilegalisht ose jane te burgosur dhe jane shprehur negativisht per kontaktimin me ta. Rendesi te madhe ka dhenia e informacioneve te sakta rreth familjareve dhe te njohurve te tyre jashte.
    Dokumentacioni per lidhje martese jashte shtetit
    Me shtimin e kontakteve te shtetasve shqiptare me shtetasit e huaj shtohet dhe numri i martesave mes tyre. Ne rastin kur nje prej shtetasve qe martohet eshte shtetas i huaj, dokumentacioni eshte i vlefshem kur shtetasi shqiptar paraqet keto dokumente: certifikate per lidhje martese (model 12) eshte e vlefshme 355 dite nga data e leshimit, certifikate e lindjes (model 6 ose 10) eshte e vlefshme 90 dite nga data e leshimit. Ne te dy rastet, certifikatat (model 6,10,12) duhet te jene te legalizuara nga prefekturat. Ndersa per shtetasin e huaj duhet: leja e marteses nga vendi i origjines, vertetim nga ambasada e vendit te origjines e akredituar ne vendin prites ose nga ambasada respektive qe e mbulon shtetin ku kryhet martesa ne rastin kur nuk ka ambasade te akredituar, i cili konfirmon vlefshmerine e lejes se marteses. Po keshtu, eshte e nevojshme te paraqitet edhe nje certifikate lindjeje dhe fotokopje e pasaportes. Dokumentacioni duhet te jete i perkthyer ne gjuhen shqipe nga autoritetet kompetente te vendit prites.
    Legalizimi i dokumenteve te huaja dhe perkthimi i tyre
    Si rregull, dokumentet e huaja te leshuara per t’u paraqitur prane organeve shqiptare duhet te legalizohen paraprakisht nga ambasadat tona. Ne funksion te marreveshjeve ku aderon Shqiperia dhe reciprocitetit mund te lejohet legalizimi i drejtperdrejte i dokumenteve, ose legalizimi i tyre, vetem pasi ato te jene legalizuar me pare nga Ministria e Jashtme e vendit prites. Per disa procedura te caktuara, siç jane ato te lenies se shtetesise, eshte e nevojshme qe edhe perkthimet e dokumenteve te legalizohen ose te noterizohen. Ambasadat ne keto raste bejne legalizimin e perkthimeve, te kryera nga perkthyes te licencuar ose te njohur ne vendin prites. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen perkthime te personave te tjere fizike apo juridike.
    Ne raste vdekjesh
    Familjaret ose te afermit e nje shtetasi te vdekur, me ose pa banim jashte shtetit, vene ne dijeni per ngjarjen perfaqesine me te afert diplomatike apo konsullore ne shtetin perkates dhe deri ne momentin e transportimit te trupit per ne atdhe mbajne lidhje te vazhdueshme me perfaqesine shqiptare. Shteti shqiptar merr persiper me mjetet e tij transportin e shtetasve te vdekur vetem ne disa raste. Shteti shqiptar pergjigjet per personat qe jane derguar me sherbim ose mjekim shendetesor nga shteti, si dhe per punonjesit e perfaqesive diplomatike. Po keshtu edhe per raste te veçanta, sipas kerkeses se bere nga institucione, njesi te qeverisjes vendore apo shoqata te ndryshme.



    26 Dhjetor 2007

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    o di ana ne parim keshtu duhet te jete
    po te them vetem nje gje provo njehere te telefonosh ambasaden ne rome
    eshte me e lehte te besh 6 ne superennaloto se sa te pergjigjet njeri ne ambasade
    eshte nje skandal dhe turp per te gjithe 2 nr. telefoni ne dispozicion dhe nuk te pergjigjet njeri
    'e io pago'
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te jap te drejte sidomos pas leximit te ketij artikulli per ambasadat ne Tirane..
    Shpresoj te mbajne zotimet e marra dhe te behen permiresime!

    Shërbimi “0900”, pas linjave të nxehta përfshihen në monopol edhe ambasadat
    Selitë diplomatike në Tiranë, sqarime vetëm me anë të “0900” për të gjithë aplikantët e vizave. Tarifat shkojnë disafish më të larta se celularët, në një kohë që qytetarët ankohen për atë që e konsiderojnë si padrejtësi

    Ervin Koçi

    Një numër i madh ambasadash të huaja në vendin tonë janë abonuar në shërbimin me pagesë 0900, për të dhënë sqarime për qytetarët shqiptarë të interesuar për vizë. Në këtë lloj shërbimi rezulton të jenë futur ambasadat kryesore që kanë edhe fluksin më të madh të aplikimeve për viza nga ana e shqiptarëve. Ambasada e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Francës etj, janë disa prej përfaqësive diplomatike që kanë vënë në shërbim të qytetarëve numrin me pagesë 0900, me anë të të cilit kryejnë të gjitha sqarimet e duhura për dokumentet apo për caktimin e takimeve për dorëzimin apo marrjen e pasaportave ose vizave. Deri këtu gjithçka duket në rregull kur mendon se ky është vetëm një shërbim telefonik. Por po të shohësh me kujdes, tarifat që kapin telefonatat e bëra me zyrat e vizave në të gjitha selitë diplomatike të Tiranës janë në shifra marramendëse. Një qytetari, për të folur me Zyrën e Vizave të Ambasadës së Greqisë ose të Italisë, ku ai ka aplikuar për një vizë, i duhet të shpenzojë 7-10 mijë lekë për të marrë një sqarim të saktë nga personeli i ambasadave, që në jo pak raste janë aspak miqësorë dhe të pakomunikueshëm.

    Investigimi

    Pasi kemi blerë një kartë telefoni “Albtelekom” me 100 impulse telefonike, kemi marrë në telefon numrat 0900 4440 4004 dhe 0900 4044 4004 të Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Kërkuam të kontaktonim me zyrën e vizave të kësaj ambasade për t’u informuar se si mund të tërhiqnim dy pasaporta pasi nuk i kishin përfituar vizat. Pasi i ramë numrit të pare, dikush në greqisht na u përgjigj me “ne” (po) dhe më pas na bëri një prezantim po në gjuhën greke, edhe pse mund të mos flisnim greqisht. Më tej, për rreth pesë minuta, qëndruam në linjë në shoqërinë e një muzike simfonike dhe më pas mundëm të kontaktonim me dikë që fliste një shqipe të çalë dhe që nisi të na pyeste në lidhje me nevojën që kishim. Sqarimi zgjati rreth 7 minuta dhe pas sekretarive të 0900-s dhe pritjes në linjë nga personeli i ambasadës, karta me 100 impulse telefonike mbaroi. Edhe pse sqarimi ishte gjysmak, ne harxhuam rreth 7 qind lekë në një kohë që duhet të harxhonim edhe rreth 1 mijë lekë të tjera për të marrë një sqarim paraprak. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me numrat me 0900 të shërbimit të ambasadës italiane dhe asaj britanike, ku për të t’u sqaruar duhet të qëndrosh rreth 20 minuta në linjë, ndërsa për t’u sqaruar ndër të tjera duhet që patjetër të flasësh gjuhë të huaj ndryshe nuk ke shanse të sqarohesh. Askush nuk të flet në shqip, për më tepër të lënë të presësh në linjë, ku për një telefonatë mund të shpenzosh minimalisht nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë.

    Linja 0900

    Ajo që duket si një linjë prestigjioze telefonike, pasi në të janë kontraktuar një numër i madh ambasadash perëndimore, nuk është gjë tjetër veçse ish-kompania “Call Center” që tani shërben ekskluzivisht për ambasadat. Këtë e pranojnë në mënyrë konfidenciale edhe punonjës të personelit në ambasadën greke dhe atë italiane, megjithëse nuk janë në gjendje që të shpjegojnë se si është lidhur kontrata me këtë kompani kur më parë ambasadat kishin në shërbim të qytetarëve numra të telefonisë fikse. Ndërkohë, linja 0900, e cila ka tarifa relativisht të shtrenjta për xhepat e shqiptarëve, është kompania që dikur është njohur si ekskluzivisht me shërbimin “hot line”, me të cilin meshkujt komunikonin me femrat. Kjo kompani lidhur me këtë çështje disa vite më parë pati dhe probleme me drejtësinë shqiptare për shkak të abuzimeve që ajo kishte kryer duke përfituar edhe nga mungesa e transparencës për konsumatorin. Megjithatë, ambasadave të huaja nuk u ka interesuar kjo gjë, për më tepër duket se shpenzimet për to janë diçka normale që shqiptarët duhet të kryejnë, pavarësisht gjendjes ekonomike. Të gjitha selitë diplomatike, në të cilat kryhen aplikime për viza të ndryshme nga shqiptarët, më parë kanë patur të paktën nga tre numra telefonikë fiks të vënë në dispozicion nga kompania “Albtelekom”. Por në një kohë që tarifat në ambasada shtohen si në aplikimet për vizë ashtu edhe në telefonatat me zyrat e vizave, zhgënjimi shoqëron gjithsesi shtetasit shqiptarë që në mjaft raste, pavarësisht shpenzimeve, nuk arrijnë të marrin viza.


    Skandalet me "hot-lines" zbuluan një mori firmash të reja të SHVSH-së

    Shqipëria është kthyer në një "parajsë" të firmave të ndryshme të telefonisë 0900, pjesa më e madhe e të cilave nuk njiheshin më parë. Skandali i plasur kohë më parë me kompaninë "Call Center Albania" duket se ishte vetëm maja e ajsbergut, pas të cilave kanë nisur të dalin jashtë edhe të tjera. Më tepër se një fenomen i konsideruar deri diku si "pirat", shoqëritë private telefonike duket se janë produkt i etjes së shfrenuar të klientëve shqiptarë që i mbajnë gjallë ato. Kjo shihet qartë nga numri shumë i lartë i këtyre kompanive, që, po të krahasohet me numrin e banorëve të vendit tonë, del se është shumë i lartë. Kompanitë telefonike private me 0900, përveç të tjerave, janë operatorë mjaft të kushtueshëm, telefonatat tek të cilët mund të kushtojnë shumë herë më shtrenjtë sesa ato të bëra në operatorin shtetëror Albtelekom. Por si ka mundësi që ato janë në një numër tepër të madh...??? Enigma shpjegohet fare lehtë. Procedurat që kanë këto kompani dhe spotet që ato japin në mediat e ndryshme i kthejnë ato në burime kolosale fitimi për individët që i kanë në pronësi. Nga ana tjetër, prezantimi i shumicës prej tyre si agjenci prej të cilave nëpërmjet receptorit mund të njihen e madje edhe mund të takohen femra joshëse, janë mënyra më e mirë për të bërë klientë. Këta të fundit, duke gjetur forma alternative apo duke shpenzuar me koshiencë të ardhurat e tyre, janë viktimat e "hot-lines".



    Skema/ Kompanitë private të telefonisë me vlerë të shtuar

    Bazuar në informacionet e publikuara në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve në Republikën e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se në tregun shqiptar operojnë, ndër shumë operatorë të shërbimeve të telekomunikacioneve, edhe këta operatorë të shërbimeve të telekomunikacioneve - Shërbimi me Vlerë të Shtuar, si:
    (shiko “www.ert.gov.al” )


    1.Mediatel Albania SH.P.K. që operon sipas Licensës Nr.150, dt. 05.10.2000/ modifikuar në 18.05.2001/modifikuar në 22.04.2005 dhe në kodin 0900 192.

    2.Call Center Albania Sh.P.K që operon sipas Licensës Nr.385, dt. 20.07.2001 në kodet: 0900 505, 0800 1234, 0808 505 dhe 0801 505.

    3."ADA Group" Tiranë, emri tregtar Fitotel, që operon sipas Licensës Nr.404, dt. 02.10.2001, në kodet: 0900 707 dhe 0808 707.

    4.Communications Progress Sh.P.K., që operon sipas Licensës Nr.303, dt. 15.03.2002 në kodet: 0900 457 dhe 0801 457.

    5.Hermes Communications Sh.A., që operon sipas Llicensës Nr.444, dt. 05.08.2002 në kodet: 0900 333 dhe 0801 333.

    6.Albatel, që operon sipas Licensës Nr.510, dt. 25.05.2004. Kodet e këtij operatori nuk janë të publikuara.

    7.Media + Tel, që operon sipas Licensës Nr.573, dt. 10.03.2005. Kodet e këtij operatori nuk janë të publikuara.



    Përtej investigimit/ Në Tiranë, më lehtë i telefonon një prostitute sesa një ambasade

    Nuk kishte si të ndodhte ndryshe...! Selitë diplomatike në Shqipëri përveç të tjerave u kthyen edhe në shërbime “hot-viza”. Kjo kur mendon linjën e re të promovuar pa lajmërim të telefonisë 0900, që është një linjë me pagesë të shtuar, ndryshe nga ato të telefonisë fikse apo mobile. Tani çdo shqiptari, të cilit i duhet për të marrë një vizë në njërën prej ambasadave të BE-së, përveç të gjitha peripecive duhet të paguajë një mal me lekë edhe për t’u sqaruar me zyrën e vizave. Por edhe pse shërbimi me vlerë të shtuar i 0900 mund të duket si në “fjalë goje” kur e thua, ai në të vërtetë të bën që të shpenzosh njësoj sikur ke folur me një prostitutë që masturbohet në ekranin e TV-së dhe që të flet në receptor duke të rënkuar në vesh. Si të mos mjaftonte moria e dokumenteve që kërkojnë ambasadatat për një vizë. Shumat e mëdha të parave që paguan dhe që në fund nuk të kthehen edhe po nuk e përfitove vizën. Por edhe stresi dhe lodhja e pafundme në radhët e gjata, që bashkë me arrogancën e nëpunësve të ambasadave ta sjellin në majë të hundës, i shtohet edhe tallja e radhës. E gjithë kjo ndodh pasi përfaqësive diplomatike u leverdis më mirë 0900-a e u duket si një shpenzim i madh krijimi i një zyre ku të punësohen disa vajza të bukura për të sqaruar çdo ditë shtetasit e shumtë shqiptarë që harxhojnë kohë dhe para për t’u nëpërkëmbur para çdo dere ambasade perëndimore.

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Veshtiresite e vizave.......


    Frika e europianëve nga vizat turistike të shqiptarëve
    Sipas zyrës konsullore të Ambasadës Greke, marrja e vizave turistike nuk paraqet asnjë vështirësi nëse dokumentet janë të rregullta, porse radhët e gjata të pritjes dhe kthimi mbrapsht i dokumenteve flasim për një realitet krejt ndryshe

    Manjola Lumani

    Vjen nga mungesa e dokumentacionit, apo nga frika se me anë të vizave turistike mund të emigrohet më lehtësisht? Këto janë dy pikat që i pengojnë më së shumti shqiptarët për t’u pajisur me vizë. E megjithëse vetë ambasadat kanë dashur të shmangin radhët e gjata dhe është thënë tashmë se vizat turistike nuk përbëjnë ndonjë problem dhe mund të merren fare lehtë, realiteti është krejt i kundërt. Kriza e marrjes së vizave nuk ka pushuar kurrë së ekzistuari, madje as nuk është lehtësuar. Këtë e vërtetojnë më së miri edhe radhët e gjata që duhet të mbajnë shqiptarët nëpër dyert e ambasadave. Por edhe pas pritjeve që zgjasin me ditë, është vështirë të marrësh një përgjigje pozitive. Dokumentet të kthehen mbrapsht, me shpjegimin e vetëm se “nuk janë të gjitha në rregull”. Përgjithësisht kur bëhet fjalë për marrjen e vizave turistike, ambasadat e instaluara në Shqipëri duhet të krijojnë lehtësira, megjithëse nuk ndodh kështu. Pajisja me vizë turistike është po aq e vështirë sa pajisja me vizë me qëllim bashkimin familjar apo për punë. Kur u drejtohemi zyrave konsullore të ambasadave, ajo që na thonë është: “Nëse të gjitha dokumentet i keni në rregull, atëherë nuk është e vështirë pajisja me vizë turistike”. Kështu janë shprehur edhe burime nga zyra konsullore e Ambasadës Greke, ku edhe bien më shumë në sy radhët e gjata. Me qindra njerëz kërkojnë të pajisen me vizë pranë kësaj ambasade, por janë të pakët ata që arrijnë ta marrin atë. Madje janë të pakta edhe vizat për ata që e duan për qëllime turizmi. Kështu shprehet për gazetën “Albania” edhe Enida Çela, një vajzë 22-vjeçare, që aplikoi për vizë turistike në Ambasadën Greke para dy javësh. “Një mik i familjes, që ishte shqiptar, i pajisur me pasaportë greke, më dërgoi një faks, në të cilin shprehej se merrte përsipër të gjitha shpenzimet dhe se ishte i gatshëm të më mirëpriste në shtëpinë e tij për një periudhë kohe 2-3-javore”, - sqaron ajo. Por edhe atë, si shumë shqiptarë të tjerë, nuk e besuan dhe e panë me skepticizëm kërkesën e saj për të shkuar në Greqi. “M’i kthyen dokumentet mbrapsht me pretendimin se nuk i kisha në rregull”, - thotë ajo për “Albania-n”. “Unë, sqaron Enida, doja thjesht të vizitoja Greqinë, më saktë Athinën dhe ky ishte synimi im i vetëm. Nuk doja absolutisht të qëndroja atje, sepse aktualisht jam e angazhuar me shkollën”. Ajo që është për të ardhur keq lidhet pikërisht me faktin që ashtu si Enida ka dhe të tjerë. Kur ne nuk na lejohet as të shkojmë për turizëm tek fqinjët tanë grekë, apo edhe tek të tjerë, ç‘mund të mendojmë për të punuar atje apo në raste të tjera të bëjmë bashkim familjar? Mundësitë i kemi fare të pakta. Madje po kaq e vështirë është edhe kur ndërhyjmë për marrje vize nëpërmjet agjencive turistike. Ne kemi të drejtë të shkojmë vetëm në vende të tilla si Kroacia apo Turqia, sepse për t’u pajisur me vizë turistike për në Itali, apo Greqi duhet të kesh pak më shumë fat si dhe shumë durim. Edhe marrja e një vize turistike për në Gjermani apo Angli është e vështirë, megjithëse sipas punonjësve të zyrës së shtypit nuk ndodh kështu. Ndërkohë, një tjetër problem është dhe ai që hasin shqiptarët e Kosovës. Ata ankohen për faktin pse nuk mund të pajisen me vizë nga ambasadat shqiptare, sepse të gjitha i kthejnë mbrapsht.
    D’Alema: “Problematikë personat që vijnë në Itali me vizë turistike dhe zhduken sapo u mbaron afati
    Vetëm para ca kohësh, ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema, lidhur me lehtësimin e regjimit të vizave u shpreh se Italia do të ketë një politikë të emigracionit të ligjshëm. ”Mundësia për të hyrë lirisht, për të emigruar lirisht në Itali, më duket vërtet problematike, sepse kemi kuota. Ja ku qëndron problemi. I gjithë trafiku i klandestinëve vjen nga vende të tjera në jug të Italisë. Ky fenomen që ka qenë dramatik, me incidente tragjike ku kanë vdekur shumë vetë, tani nuk ndodh më”, - u shpreh ish-kryeministri italian. Sipas tij, problem përbëjnë personat të cilët vijnë në Itali me vizë turistike, të cilëve sapo u mbaron afati, zhduken. Nëse ka një rezistencë nga ana italiane për të garantuar qarkullimin e lirë, kjo vjen nga fakti që tashmë vizat turistike janë bërë mjeti kryesor i emigracionit klandestin në vendin tonë.

    Turqia, aty ku shqiptarët “zgjedhin” të shkojnë

    Siç ka ndodhur rëndom këto vitet e fundit, shqiptarët kanë zgjedhur Turqinë si vendin ideal për të pushuar. Në fakt, e vërteta është se s’kanë pasur se çfarë të zgjedhin tjetër, sepse në vende të tilla si Spanja, Greqia, Italia apo dhe Egjipti, është pothuajse e pamundur të shkosh për shkak të pamundësisë së marrjes së vizave. Në Turqi nuk është më lirë se në këto vende, ashtu siç mund të supozohet, porse është një nga mundësitë e pakta për të kaluar pushime jashtë Shqipërisë pa procedura të pakalueshme vizash. Po kështu ndodh edhe me destinacionet e Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, në të cilat mund të shkosh po aq thjesht sa në Turqi. Ndërsa vende të tilla si Spanja, Greqia, Gjermani, Anglia dhe ishujt ekzotikë mbeten eldorado destinuar për elitën e pushuesve shqiptarë dhe toka të ndaluara për të tjerët. Por surpriza është se në këto vende pushimet kushtojnë shumë më pak se ç'mendohet. Dhe këtë e thonë vetë menaxherët e agjencive turistike të Tiranës, sipas të cilëve ofertat e Spanjës, për shembull, janë shumë herë më të mira dhe kompetitive me ato të Turqisë apo vendeve tona fqinje, por bëhen të pamundura për shkak të vizave.
    Lehtësohen vizat e shqiptarëve për në Europë
    BE-ja ka hapur kufijtë për disa shtresa sociale të shqiptarëve. Studentët, biznesmenët, gazetarët, studiuesit dhe zyrtarët do të mund të marrin vizat falas nëpër ambasadat e vendeve të BE-së. Pjesa tjetër e popullsisë do të paguajnë, por çmimet do të mbeten të njëjtat që janë aktualisht. Në fakt, vendet e BE-së kanë shtrenjtuar vizat për qytetarët që aplikojnë për viza, pasi procedurat e ndërlikuara dhe futja e elementëve shtesë të sigurisë kanë shtuar koston e këtij shërbimi. Shqiptarët do të paguajnë 35 euro për një vizë në vendet e BE-së, pavarësisht se shumica e qytetarëve të vendeve të tjera do të paguajnë 60 euro. Marrëveshja është nënshkruar në fillim të muajit maj nga ministri shqiptar i Punëve të Brendshme dhe nga zëvendëspresidenti i Komisionit Europian. Ndërkohë që pritet të hyjë në fuqi pas 7-8 muajsh.
    Box
    Dokumentet e nevojshme për vizë “Shengen” për turizëm në Greqi:
    1. Kërkesë e plotësuar dhe e firmosur si dhe dy fotografi të kohëve të fundit.
    2. Pasaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia me anën e të cilave lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë pajisjen me vizë.
    3. Certifikatë lindjeje.
    4. Vërtetim ku dëshmohet se i interesuari ka një punë të përhershme, me të ardhura që mund të justifikojnë udhëtimin e tij ose/ dhe librezë banke.
    5. Ftesë nga një shtetas grek, i cili do të deklarojë me përgjegjësi se merr përsipër qëndrimin, ushqimin, trajtimin shëndetësor dhe përgjegjësinë e kthimit të të interesuarit në Shqipëri. Fotokopje të dokumentit policor të identifikimit të shtetasit grek të legalizuar nga organi kompetent policor. Theksohet se, në rast deklarate të rreme, atëherë mbi të rëndojnë pasojat e ligjit të shtetit të vet.
    6. Për arsye profesionale, kulturore etj., shkresë nga autoriteti kompetent në Greqi me të cilin ftohet i interesuari.
    7. Librezë e sigurimeve shëndetësore
    8. Certifikatë e sigurimit të jetës dhe shëndetit në udhëtim, kohëzgjatja e së cilës do të jetë sa edhe kohëzgjatja e vizës së kërkuar.
    9. Faturën për pagesën e shumës që i përket kategorisë së vizës së kërkuar në llogarinë e Zyrës Konsullore në ALPHA BANK 020465011009567.

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Biznesi dhe vizat shengen


    Fatos Çoçoli

    Reagimi i këtyre ditëve i biznesit ndaj projekt-ligjit për gjobat tregoi forcën dhe maturinë e tij. Shoqatat e shpërndara të biznesit u ngritën njëzëri për një çështje që prekte interesat e gjithë sipërmarrjes së lirë private. Përfaqësues të biznesit u takuan me qeveritarë dhe duhet të vijojnë ta bëjnë këtë. Vetëm vendosja e urave të bashkëpunimit dhe konsultimi i përhershëm me biznesin pa hije syzesh partiake mund ta aftësojë qeverinë të përmirësojë klimën e bërjes biznes në Shqipëri. Nga ana tjetër, qeveria po negocion me Bashkimin Evropian për lehtësimin e rregjimit të vizave Shengen për shqiptarët. Të parët që duhet mirëfilli të përfitojnë nga ky lehtësim janë sipërmarrësit shqiptarë. Është i pakuptimtë sot kalvari i vizave ndaj sipërmarrjes vendase. Vizat dhe të drejtat e sipërmarrësve shqiptarë për të lëvizur të lirë për interesat e tyre të biznesit kanë qenë deri tani dy kuaj të vrullshëm që kanë shkuar tërësisht kundër njeri-tjetrit. Moria e kërkesave për dokumenta formale dhe paragjykimet e rënda të nëpunësve të ambasadave perendimore kanë sjellë një armatë të panumurt ankesash nga rradhët e biznesit. Me disa ambasada tek ne po ndodh si në thënien ”u dogja nga qulli, po i fryj kosit!”. Rastet kur shqiptarë të maskuar si biznesmenë përpiqen të marrin vizë janë në pakësim gjeometrik. Kanë qenë vërtet të shpeshta në vitet e para të tranzicionit. Por sot situata ka ndryshuar kryekëput. Ndërsa e kundërta ndodh me numrin e sipërmarrësve të mirëfilltë që kërkojnë të shkojnë për biznes në vendet fqinjë e vendet e tjera perëndimore. Numri i tyre është në shtim gjeometrik. Kjo pse kapitali shqiptar është rritur dhe pjekur gjatë viteve të fundit. Ai ka krijuar struktura moderne menaxhimi, të cilat kërkojnë kontakte të shpeshta fizike dhe virtuale(nëpërmjet internetit, telefonit, etj.) me partnerët e tyre perëndimorë. Në mos të përditshme. Nga kjo rritje vëllimi tregtie përfiton si vendi ynë, por edhe sidomos vende si Italia, Greqia, Spanja, etj. Për shembull, italianët eksportojnë tek ne rreth 700 milionë euro mallra në vit(32 përqind e gjithë vëllimit të importit shqiptar). Janë me dhjetëra mijëra sipërmarrjet shqiptare që bëjnë biznes me Italinë. Ndërsa ne eksportojmë në Itali rreth një të tretën e vëllimit dhe vlerës së mallrave që importojmë. Me këtë ritëm dhe raport, i bie që nga 10 kërkesa për vizë biznesi që vijnë në ambasadën italiane, shtatë të jenë për të importuar mallra nga Italia. Por në mënyrë paradoksale, ambasadat perëndimore vijojnë të vështirësojnë qarkullimin e sipërmarrësve shqiptarë. Kështu praktikisht pengohet dhe realizimi i interesave të bizneseve italiane, greke e me rradhë këtu. Pse bizneset janë të lidhura fort dhe një investim italian apo grek në Shqipëri i korrespondojnë vajtjet e shumta të partnerëve të tyre shqiptarë. Ja përse do të kishte vlerë të veçantë nëse për pengesat e sotme administrative ndaj vizave per biznesin edhe vetë komuniteti i biznesit italian apo grek të ngrinte zë. Duke sensibilizuar ministritë e jashtme përkatëse dhe vënë përpara përgjegjësisë ambasadat e vendeve të tyre në Tiranë. Ka ardhur koha t’i jepet fund keqtrajtimit dhe denigrimit të biznesit shqiptar nëpër sportelet e ambasadave perëndimore. Një ide do të ishte ankesa e komunitetit shqiptar të biznesit(pse jo edhe e ministrisë sonë të Jashtme) pranë strukturave të Bashkimit Evropian. Përpara 7 vitesh, bullgarët e ngritën me të fortë zërin në strukturat e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe ia arritën që të siguronin për të gjithë shtetasit bullgarë qarkullim të lirë nëpër vendet e marrëveshjes së Shengenit. Ndoshta në rastin tonë kjo është ende ëndërr me sy hapur. Por të paktën biznesi shqiptar dhe sipërmarrësit seriozë të tij nuk kanë pse të ngelen dyerve të ambasadave. Është kohë e nerva të humbura, që përkthehen në miliona euro të humbura në vit. Të paktën do të ishte në nderin e ministrisë sonë të Jashtme të dilte me një notë ankese pranë Farnezinës(simotrës së saj italiane) apo ministrisë së Jashtme greke. Pa dyshim që do të bënte një farë efekti dhe të paktën ambasadat t’i trajtojnë më me seriozitet kërkesat e Dhomës sonë të Tregtisë apo edhe të bizneseve të veçanta serioze e të konsoliduara. Nga ana tjetër, gjithashtu ministria jonë e Ekonomisë e ka për detyrë të lëvizë. Ndryshe përse betohet e stërbetohet se po përmirëson dukshëm atmosferën e kryerjes së biznesit tek ne? Kjo atmosferë përmirësohet pikërisht duke u nisur me këto veprime në dukje ”të vogla”. Por që për biznesin përkthehen edhe në bllokime totale. Kush do të paguajë faturat e dëmeve të shkaktuara biznesit, pikërisht prej mosvajtjes në takimet e planifikuara me partnerët italianë e grekë? Mos vallë ambasadat perëndimore tek ne kanë ndonjë fond të veçantë? Jo vetëm nuk kanë, por shpesh t’i mbajnë lekët e aplikimit për vizë, edhe kur ta refuzojnë këtë të fundit.


    11 Prill 2007 Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Gjoni: "Liberalizimi i vizave heq lëndën e parë për trafikantët"
    "Marrëveshjet bilaterale janë një mënyrë për të liberalizuar regjimin e vizave"


    Gazeta "Albania", në kuadër të sensibilizimit të strukturave shtetërore dhe diplomacisë shqiptare për lehtësimin e regjimit të vizave dhe për zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë në vendet e BE së, ka hapur një rubrikë të veçantë me opinione nga shtresa të ndryshme shoqërore, duke filluar nga politikanët, gazetarët, intelektualët dhe qytetarët e thjeshtë.
    Për këtë arsye, redaksia e gazetës fton politikanët, intelektualët dhe qytetarët e thjeshtë të tregojnë eksperiencat dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë procesit të pajisjes me viza në sportelet e ambasadave.
    Në numrin e sotëm kanë shprehur opinionin e tyre politikanë
    të ndryshëm, të cilët kanë theksuar se liberalizimi i regjimit të vizave do të kufizojë fenomenet negative që lidhen me krimet e ndryshme.

    Pyetjet

    a) Çfarë mendoni se duhet të bëhet për lirinë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë?

    b) Ku dhe kur keni aplikuar për herë të fundit për vizë dhe çfarë procedurash keni ndjekur?

    c) Regjimi i vizave që aplikojnë vendet e BE së ndaj Shqipërisë favorizon trafikun e qenieve njerëzore, apo i shërben lëvizjes së lirë të qytetarëve?

    d) A janë të përzierë zyrtarët shqiptarë dhe personeli i ambasadave në Shqipëri në shitjen e vizave në tregun e zi?


    Arta Dade, ish-ministre e Jashtme

    a) Vitet e fundit, veçanërisht në 5-vjeçarin e fundit, janë bërë hapa përpara në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve, megjithë problematikën që është krijuar për vetë faktin se një sërë vendesh, edhe rajonale, kanë hyrë tashmë në një fazë më të avancuar të anëtarësimit në BE. Ka një përpjekje për të liberalizuar vizat, si për shembull Ambasada Italiane në pesë vitet e fundit ka dhënë pët kategori të caktuara individësh, si profesorë universitetesh apo biznesmenë të ndryshëm, viza Shengen 2-vjeçare, por gjithashtu edhe për një kategori tjetër qytetarësh. Për këto kategori është bërë një përpjekje që të liberalizohen vizat edhe me një sërë vendesh të tjera. Pa dyshim, në përgjithësi për çdo kategori shtetasish shqiptarë, kjo gjë do të zgjidhet kur Shqipëria të ketë avancuar në hapat integrues me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje krijohen kushtet për të patur një lloj lehtësimi të procedurave të dhënies së vizave. Sigurisht, kjo do të zgjidhet përfundimisht me anëtarësimin e plotë kur të arrihet lëvizja e plotë e lirë e shtetasve shqiptarë në të gjitha vendet e botës. Kjo çështje nuk kuptohet, madje edhe nga vetë aktorët politikë kryesorë të tanishëm, kujtoj këtu rastin e ministres së Integrimit, e cila para dy muajsh tha se do t'i liberalizojnë vizat. Kur kemi personalitete që nuk e kanë të qartë dhe aq më keq kur janë aktorët kryesorë që e kanë në përgjegjësinë e tyre ecurinë e këtij procesi, kuptohet që kjo procedurë nuk është qartë dhe duhet sqaruar edhe për qytetarët e thjeshtë. Sigurisht, në rastet kur qytetarët që aplikojmë për vizë i kanë respektuar kërkesat sipas formularëve, në mjaft raste kanë marrë viza. Megjithatë, shteti mund të bëjë më shumë, veçanërisht në marrëdhëniet dypalëshe edhe me vendet që janë më përpara se ne në proceset integruese. I takon qeverisë që nëpërmjet proceseve dypalëshe të shtrojë për zgjidhje këtë problem. Me nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit me BE në kjo do të ndikojë në një lehtësim të regjimit të vizave.

    b) Vizën e kam marrë pranë Ambasadës Franceze me një notë verbale nga kuvendi, duke qenë se jam anëtare e tij dhe për këtë arsye jam pajisur me pasaportë diplomatike.

    c) Mendoj se regjimi i vizave nuk është vetëm qëllim për të kufizuar trafikun e qenieve njerëzore, sepse në mjaft raste edhe në Shqipëri ka ndodhur që trafikantët e qenieve njerëzore kanë patur akses në një numër ambasadash për të marrë viza. Kjo ka të bëjë edhe me individët që aplikojnë regjimin e vizave apo që përfaqësojnë konsullata të shteteve të ndryshme. Ka mjaft raste që shteti përkatës ka ndërhyrë edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera që nuk janë anëtare të BE së, qofshin këto vende ish komuniste apo të rajonit tonë, janë konstatuar raste të bashkëpunimit të përfaqësuesve të konsullatave me trafikantët e qenieve njerëzore.

    d) Nuk besoj, të paktën raste nuk kemi patur në të kaluarën dhe uroj të mos ketë edhe në të ardhmen. Rastet e bashkëpunimit të zyrtarëve të huaj, përfaqësues të konsullatave, me sekserë pranë ambasadave, që nuk përfaqësojnë shtetin shqiptar por që janë thjesht individë, ka patur.

    Ilir Gjoni, ish ministër i Rendit

    a) Lëvizja e lirë e shqiptarëve është një proces kompleks, por në radhë të parë ne duhet të përmbushim detyrimet që kemi marrë përsipër në marrëdhëniet tona me Bashkimin Europian dhe kryesisht këtu i referohem dokumentit të partneritetit, që është dokumenti më i afërt i nxjerrë më 9 nëntor të këtij viti dhe ku përcaktohen qartë detyrimet e qeverisë shqiptare dhe nevojat për masat që duhen marrë për këto standarde. Në një aspekt më të ngushtë do të gjykoja që e rëndësishme është lufta konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi janë dy elementët ku partnerët tanë ndërkombëtarë mëshojnë më fort. Që të arrihet kjo, duhen marrë një sërë masash tekniko organizative dhe legjislative brenda vendit. Ndër këto masa do të ishte pajisja me kartë identiteti e shtetasve. Gjithashtu, një masë tjetër do të ishte arritja e rregullsisë në dhënien e pasaportave dhe verifikimi i të gjithë atyre personave që janë pajisur në mënyrë të padrejtë me pasaporta, sidomos me ato të shërbimit dhe ato diplomatike.

    b) Vizën e fundit e kam në Ambasadën Gjermane. Sigurisht që isha në kërkesë zyrtare për të marrë pjesë në kongresin e socialdemokratëve gjermanë. Është një vizë gjashtëmujore me shumë hyrje dalje.

    c) Në gjykimin tim personal, nisur edhe nga përvoja ime si ish ministër i Rendit, mund të them se ne jemi përpjekur që të bëjmë edhe një studim analitik të të gjitha avantazheve dhe pikave të dobëta që do të kishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE së në rast se do të hiqeshin vizat. Nga kjo kam arritur në përfundimin se vizat e favorizojnë më shumë trafikun ose regjimi i shtrënguar i vizave e favorizon më shumë atë dhe lehtësimi, në një farë mënyre, i këtij regjimi, heq lëndën e parë për trafikantët dhe shton kontrollin ndaj të gjithë shtetasve që lëvizin në pikat e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe vendeve të BE së. Kjo kërkon një shkallë më të lartë infrastrukture policore dhe një bashkëpunim më të ngushtë midis organeve të rendit dhe të drejtësisë.

    d) Nuk mund të them asgjë, sepse nuk kam informacione. Mesa shikojmë nga media dhe nga bisedat private me të afërmit dhe shokët, këto fenomene ekzistojnë, fenomene që shpesh janë goditur edhe nga organet e rendit. Gjithsesi, shtrëngimi i regjimit të vizave e favorizon trafikun. Përfitoj nga rasti për të bërë vlerësimet për nismën e fundit të BE së për të lehtësuar vizat për studentët dhe shkencëtarët. Ky është një hap përpara, por duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe në deklarimet e zyrtarëve përsa i përket lehtësimit të regjimit të vizave, sepse është një pikë shumë sensitive për shqiptarët. Është një nga problemet më kryesore që pengon zhvillimin e vendit, sepse lëvizja e lirë, në fund të fundit, ka provuar që sjell zhvillim. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për zhvillim ekonomik, por në radhë të parë edhe në mentalitet. Këtë e kanë provuar më së miri shqiptarët që kanë emigruar në vendet e BE së gjatë këtyre 15 viteve të demokracisë në vendin tonë.

    Jak Ndoka, deputet i PDR së

    a) Lëvizja e lirë e shqiptarëve është një kërkesë e vazhdueshme e të gjithë shqiptarëve. Megjithatë, unë mendoj se më shumë se shtetit shqiptar u takon shteteve mike që të liberalizojnë procedurat e dhënies së vizave. Me fjalë të tjera, do të thosha që liberalizimi do të vinte duke shtuar vizat e akorduara për shqiptarët nga ambasadat. Kjo do të ishte një nga mënyrat për t'u integruar lirshëm, pasi nuk ka nevojë që shqiptarët të qëndrojnë pas dyerve të ambasadave për të pritur për një vizë apo të merren me sekserë të ndryshëm.

    b) Për vizën e fundit kam paraqitur një notë, kam paraqitur dokumentacionin e duhur që kërkojnë ambasadat.

    c) Me këtë politikë që ndjekin vendet e Bashkimit Europian ndaj nesh nuk e frenojnë trafikun e qenieve njerëzore, pasi ata e agravojnë më shumë problemin e lëvizjes së shqiptarëve. Duke liberalizuar vizat mund të kufizohet trafiku. Sa më shumë viza të jepen dhe sa më të shkurtra të jenë procedurat e dhënies së vizave, aq më shumë minimizohet trafiku i qenieve njerëzore.

    d) Nuk kam ndonjë informacion dhe nuk e besoj që mund të ketë zyrtarë të inkriminuar në këtë lloj biznesi. Ne i krijojmë vetë këto konkluzione pa patur fakte.
    Intervistoi Fejzi Braushi


    .....Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    “Shqiptaret, ja çfare perfitojne nga lehtesimi i vizave”
    Zevendesministri i Integrimit, Zef Bushati, shpjegon te mirat konkrete qe ofrohen per shtetasit shqiptare pas hyrjes ne fuqi te marreveshjes midis Shqiperise dhe BE-se per lehtesimin e vizave

    Zef Bushati, zevendesminister i Integrimit, ne nje interviste per gazeten “Albania” ka shpjeguar se çfare do te perfitojne konkretisht shtetasit shqiptare nga zbatimi i marreveshjes per lehtesimin e vizave midis Shqiperise dhe shteteve te Bashkimit Europian. Sipas Bushatit, aplikimi i kesaj marreveshjeje do te sjelle lehtesira te konsiderueshme per shtetasit shqiptare si persa i perket afatit te pajisjes me viza, reduktimit te dokumentacionit por edhe afatit per marrjen e vizave. Zevendesministri i Integrimit theksoi gjithashtu se shtetasit shqiptare, qe do te aplikojne per vize “Shengen” per te hyre ne vendet e BE-se, do te kene mundesi qe ta paguajne ate me çmimin aktual, pra 35 euro.

    Z. zevendesminister, a mundet te na jepni nje shpjegim rreth levizjes se lire si koncept dhe marreveshjes se lehtesimit te vizave?

    Çeshtja e lehtesimit te vizave siç dihet eshte hapi i pare perpara liberalizimit te plote te vizave per te gjithe shtetasit shqiptare. E gjithe kjo eshte edhe ne kuader te nje te drejte themelore qe qendron ne bazat e BE-se qe eshte levizja e lire e shtetasve. Kjo liri ka qene nje instrument vendimtar i ndertimit europian qe ne fillimet e tij, si nje nga elementet percaktues te krijimit te tregut te brendshem. Levizja e lire, ne kuader te zgjerimit te objektivave dhe kompetencave te Bashkimit Europian sidomos me futjen e konceptit te qytetarise europiane, mori nje karakter themelor dhe u shnderrua ne nje objektiv politik te Bashkimit Europian. Ndonese elemente te veçante te asaj qe quhet levizje e lire e personave kane qene perfshire qe ne traktatin themelues te Romes, levizja e lire e njerezve e ka fillesen ne Marreveshjen Shengen nenshkruar ne 1985-n nga Gjermania, Franca dhe vendet e BENELUX-it. Kjo Marreveshje u shoqerua nga nje Konvente zbatimi te nenshkruar ne 1990-n. Marreveshja e Shengenit per here te pare hoqi kontrollet e personave ne kufijte e shteteve nenshkruese, harmonizoi kontrollet ne kufijte e jashtem dhe krijoi nje politike te perbashket per vizat. Me 1 janar 1993 realizohet tregu i brendshem si nje hapesire pa kufij te brendshem ku sigurohet liria e qarkullimit te personave. Traktati i Mastrihtit u njohu te drejten qytetareve europiane te udhetojne e te qendrojne ne menyre te lire brenda territoreve te Shteteve Anetare. Traktati i Amsterdamit perfshiu ne te drejten paresore te Bashkimit Europian Marreveshjen e Shengenit duke e perfshire ne “acquis communautaire” gje qe do te mundesoje krijimin e nje hapesire lirie, sigurie dhe drejtesie. E drejta e çdo qytetari te Bashkimit Europian per te levizur dhe qendruar ne menyre te lire ne territorin e Shteteve anetare pasqyrohet dhe ne Karten e te Drejtave Themelore te Bashkimit Europian (e shpallur si deklarate ne Samitin e Nises, dhjetor 2000), e cila parashikon se keto te drejta mund t’i akordohen dhe qytetareve te shteteve te treta.
    Ne baze te ketyre akteve normative, levizja e lire si e drejte themelore nenkupton qe çdo qytetar i Bashkimit Europian ka te drejte te udhetoje lirshem ne territorin e shteteve anetare dhe te vendoset ne te pa formalitete te veçanta. E drejta e levizjes se lire mund te zbatohet dhe per shtetasit e shteteve joanetare te BE-se, por duke plotesuar disa kushte lidhur me vizat dhe kerkesa te tjera te veçanta.

    Cilat konsiderohen kushte dhe per çfare kerkesash te tjera te veçanta behet fjale?

    Ne kuader te integrimit europian, levizja e lire e shtetasve shqiptare ka qene dhe mbetet nje nga çeshtjet kryesore per qeverine shqiptare duke e konsideruar si nje nga karakteristikat kryesore te ketij integrimi. Liberalizimi i vizave me vendet e Shengenit kerkon domosdoshmerisht nje zbatim dhe permbushje sa me te mire te disa kritereve qe kane lidhje direkt me liberalizimin.
    Impenjimi i shtetit shqiptar ka qene i hershem ne kete fushe pasi menjehere pasi u hapen negociatat per MSA-ne u paraqit nje plan per permiresimin e levizjes se lire te shtetasve shqiptare, plan qe edhe pse nuk u zbatua hodhi disa ide shume te qarta ne identifikimin e problematikave qe duheshin adresuar per te permbushur kriteret e nevojshme. Keshtu me ane te ketij plani me konkretisht kerkohej progres per ngritjen e infrastruktures se nevojshme nepermjet forcimit dhe kontrollit te kufijve te jashtem, forcimit te bashkepunimit nderkombetar ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar, bashkepunimit ne fushen e doganave dhe kontrollit te integruar te kufijve si dhe ne menyre te veçante ne perqendrimin e luftes kunder klandestineve te huaj qe kerkojne ta shfrytezojne Shqiperine si vend tranzit drejt vendeve te Bashkimit Europian. Keto problematika konkrete vinin edhe pas identifikimit nga Keshilli i Çeshtjeve te Pergjithshme i BE-se te Shqiperise si vend i origjines ose tranzit i emigracionit ilegal dhe patjeter kerkohej bashkepunim me vendet e identifikuara si vende tranzit duke pasur si qellim menaxhimin e flukseve migratore. Kjo do te realizohej nepermjet realizimit te Marreveshjes se Ripranimit ne nivel komunitar. Pra, me qartesisht per lexuesit: kushtet qe duheshin permbushur me shume per permiresimin e levizjes se lire te njerezve perqendroheshin ne çeshtjet si: Menaxhimi dhe kontrolli i kufijve, Migrimi, Politika e vizave, Dokumentet e udhetimit. Tri pikat e para kane direkt lidhje me marreveshjen e ripranimit.

    Çfare nenkupton marreveshtja e ripranimit?

    Negociimi dhe nenshkrimi i Marreveshjes se Ripranimit me BE-ne rrjedh si nje detyrim qe buron nga identifikimi i Shqiperise, nga Keshilli i Çeshtjeve te Pergjithshme (General Affairs Council of EU), si vend i origjines apo tranzit i emigracionit ilegal. Detyrimi i nenshkrimit te nje Marreveshjeje te tille eshte shprehur dhe ne rekomandimet e dala nga takimet e task-forcave, ne te cilen eshte artikuluar domosdoshmeria e “nenshkrimit te Marreveshjes se Ripranimit me Komunitetin sa me shpejt qe te jete e mundur dhe se deri ne arritjen e kesaj marreveshjeje Shqiperia duhet te vazhdoje te nenshkruaje marreveshje ripranimi me te gjitha vendet e BE-se, nese ato e kerkojne nje gje te tille...”. Rekomandimet kerkonin qe nje vemendje e veçante t’i kushtohej nenshkrimit te Marreveshjeve te Ripranimit me vendet fqinje dhe me vendet qe jane burimi kryesor i emigranteve ilegale qe tranzitojne permes Shqiperise ne rrugen e tyre drejt vendeve te BE-se.

    A mund te na e pershkruani me pak fjale se si eshte situata e tanishme?

    Pala shqiptare ka nenshkruar nje sere marreveshjes ne kete fushe si me vendet anetare te BE-se, ashtu edhe me vende te tjera te rajonit. Qellimi i ketyre marreveshjeve bilaterale ka konsistuar pikerisht ne synimin per te parandaluar dhe kontrolluar emigracionin klandestin. Ne rastin e Shqiperise eshte shkuar me larg duke kerkuar nenshkrimin e kesaj marreveshjeje ne nivel komunitar. Ne maj te vitit 2003 nisen negociatat per nenshkrimin e Marreveshjes se Ripranimit me Palen Komunitare, te cilat u konkluduan me perafrimin e saj me date 18 dhjetor 2003 ne Bruksel. Keto negociata u zhvilluan ne tre raunde respektivisht: 15-16 maj 2003 ne Tirane, raundi i pare. 18 shtator 2003, ne Bruksel(Belgjike), raundi i dyte. 5 nentor 2003, ne Tirane, raundi i trete. Pas perfundimit te procedurave te brendshme ligjore te te dyja paleve, Marreveshja e ripranimit mes Shqiperise dhe Komunitetit Evropian u nenshkrua me date 14 prill 2005, ne Luksemburg. Me pas, Marreveshja eshte ratifikuar edhe nga Kuvendi i Shqiperise dhe ka hyre ne fuqi me 1 maj 2006 dhe pas dy vjetesh (periudhe tranzitore) do te hyje ne fuqi edhe pjesa tjeter e saj persa u perket shtetasve te vendeve te treta. Kjo klauzole persa i perket hyrjes ne fuqi te pjeses per shtetasit e vendeve te treta i jep mundesi pales shqiptare qe se bashku me asistencen e BE-se te pergatise te gjitha kushtet e nevojshme per zbatimin ne teresi te kesaj marreveshjeje. Keto kushte konsistojne ne radhe te pare ne ngritjen e qendres se pritjes per shtetasit e vendeve te treta dhe te atyre pa shtetesi qe jane nisur apo kane tranzituar Shqiperine, si dhe ne ngritjen e kapaciteteve te nevojshme administrative per kete qender. Gjithashtu, kjo periudhe tranzitore do te zgjidhe edhe te gjitha mangesite legjislative ne kuadrin ligjor ekzistues shqiptar duke pergatitur nje kuader ligjor sa me te afert me standardet e kerkuara per zbatimin e te gjitha pikave qe citon Marreveshja e Ripranimit.
    Dy projektet madhore te qeverise shqiptare ate te “Prodhimit dhe shperndarjes se Kartes se Identitetit dhe Pasaportes Elektronike” dhe “Modernizimin e Sherbimit te Gjendjes Civile”, kane nje peshe te rendesishme dhe luajne nje rol ne levizjen e lire te qytetareve shqiptare.

    E per te gjitha keto çeshtje a eshte ndertuar nje kuader ligjor ?

    Sigurisht qe po. Ripranimi i shtetasve shqiptare dhe te huaj behet ne baze te marreveshjeve dypaleshe dhe shumepaleshe te lidhura nga Shqiperia. Legjislacioni shqiptar percakton qe ne baze te marreveshjeve te ripranimit, Shqiperia do te ripranoje te huajt e debuar nga shtetet e tjera, te cilet jane nisur ose kane kaluar tranzit nga Shqiperia.
    Nje i huaj i pranuar nga Shqiperia mbi bazen e Marreveshjeve te Ripranimit mund te nxirret gjithashtu nga Shqiperia ne vendin e origjines ose te qendrimit. Por kjo mund te realizohet vetem ne qofte se Shqiperia ka marreveshje ripranimi me keto vende te origjines per te huajt.

    Po kuadri institucional?

    Persa i perket kuadrit institucional, strukturat e perfshira ne nenshkrimin dhe zbatimin e marreveshjeve te Ripranimit jane:
    Ministria e Puneve te Jashtme merr pjese ne procesin e bisedimeve te marreveshjeve te ripranimit, nderkohe qe deri sot te gjitha Marreveshjet e Ripranimit jane nenshkruar nga Ministria e Brendshme.
    Ministria e Brendshme me Sektorin e Trajtimit te te Huajve dhe Migracionit, ne Drejtorine e Policise Kufitare dhe Migracionit, eshte pergjegjese per zbatimin e marreveshjeve te ripranimit.
    Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, e cila do te merret me trajtimin social te te kthyerve vullnetare ose jo, nen perkrahjen edhe te IOM Tirana.
    Per zbatimin e kesaj marreveshjeje, strukturave pergjegjese u jane vene ne dispozicion edhe disa manuale udhezuese te pergatitura nga ekspertet e huaj dhe ata shqiptare. Keto manuale japin nje tablo sa me te qarte te te gjitha procedurave me eficiente qe BE-ja disponon deri tani dhe paraqesin me konkretisht menyren me korrekte te zbatimit te kesaj marreveshjeje.

    Z. zevendesminister, do te deshironim te dinim edhe diçka rreth problematikave te identifikuara per nje zbatim sa me te mire te kesaj marreveshjeje

    Shqiperia nuk ka marreveshje ripranimi me shume shtete qe konsiderohen si shtete kryesore te origjines dhe/ose tranzitit te migranteve te paligjshem dhe veçanerisht me vendet fqinje.
    Marreveshjet e ripranimit ndermjet Shqiperise dhe Gjermanise nuk permbajne ndonje klauzole per ripranimin e shtetasve nga vendet e treta. Nderkohe qe, per shkak te mungeses se kapaciteteve, niveli i zbatimit te marreveshjeve ne ndonje rast eshte i ulet. Kjo vjen per pasoje te mungeses se kapacitetit te duhur institucional dhe infrastruktures (pervoja dhe profesionalizmi ne fushen e ripranimit, qendrat e ndalimit per migrantet e parregullt dhe shtetasit e ripranuar te vendeve te treta), si edhe per shkak te mungeses se marreveshjeve te ripranimit me vendet kryesore te origjines te emigracionit ilegal.
    Shqiperia i ka konsideruar dhe i konsideron si shume te rendesishme perpjekjet e vazhdueshme per te arritur standardet qe kerkohen per menaxhimin dhe kontrollin e kufijve, menaxhimin e flukseve migratore dhe luften ndaj krimit te organizuar dhe aktiviteve te tjera te paligjshme.
    Mbeshtetur ne keto standarde, Shqiperia ka arritur te kete nje progres te prekshem dhe te dukshem ne kontrollin dhe menaxhimin e kufijve dhe luften ndaj imigracionit ilegal, nepermjet marrjes se hapave konkrete qe kane konsistuar ne forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale, permiresimin e legjislacionit, rritjen e bashkepunimit nderkombetar dhe rajonal etj.
    Persa me siper, nje instrument shume i rendesishem, ne realizimin e standardeve qe kerkohen, eshte tashme zbatimi ne teresi i Marreveshjes se Ripranimit me Komunitetin Europian per personat qe nuk plotesojne kushtet e hyrjes dhe qendrimit ne menyre te ligjshme ne territoret respektive si dhe per qytetaret e vendeve te treta dhe personat pa shtetesi.
    Duke e konsideruar Marreveshjen e Ripranimit si nje detyrim i shprehur qarte ne nenin 81 te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, Shqiperia e ka konsideruar dhe e konsideron zbatimin e kesaj marreveshjeje si nje element shume te rendesishem, per te luajtur nje rol aktiv ne perpjekjet nderkombetare per trajtimin me eficience te problemeve te ndryshme te gjeneruara nga imigracioni ilegal.
    Ne te njejten kohe, edhe pse kjo marreveshje eshte e konsideruar si nje risi dhe u negociua paralelisht me MSA, nje argument qe duhet marre parasysh eshte fakti se kjo marreveshtje nuk u negociua edhe me nje marreveshtje te lehtesimit te vizave, persa kohe shume nga shtetet qe negocionin nje te tille kishin vene si kusht edhe negociimin e kesaj marreveshjeje ne te njejten kohe, duke arritur te perdornin marreveshjen e ripranimit si nje aleat te fuqishem persa kohe dihej qe impakti i kesaj marreveshjeje per shtetin ne fjale kishte pasoja jo pak te kushtueshme si nga ana sociale (ne rastin e kthimit te shtetasve shqiptare me qendrim te parregullt) ashtu edhe nga ajo financiare per akomodimin e shtetasve te vendeve te treta.
    Nevoja per nje marreveshje te lehtesimit te vizave ne ate kohe ishte shume e domosdoshme, por strukturat e atehershme te koalicionit te majte qeverises, nen euforine e te qenit vendi i pare ne rajon dhe me gjere qe nenshkruan nje marreveshje ripranimi me KE-ne, dhe duke konsideruar se do te merrej nje note shume pozitive nga qeveria e atehershme ne prag te perfundimit te negociatave per MSA-ne, nuk u treguan shume insistuese duke e lene per nje diskutim te mevonshem çeshtjen e Marreveshjes se Lehtesimit te Vizave.
    Megjithate, meqenese kjo çeshtje u la pak si ne harrese ne raundin e fundit te negociatave ne shtator 2005 u hodh ideja e propozimit per liberalizimin e vizave ne tekstin e nenit 79 te drafit te vjeter /80 per draftin perfundimtar. Kjo ide nuk u pranua por terhoqi pas saj premtimin nga pala komunitare se se shpejti do te fillohej te mendohej seriozisht edhe per nje marreveshje te lehtesimit te vizave. Ne te njejten kohe, realizimi i ketij premtimi permbante si kusht edhe miratimin sa me te shpejte dhe zbatimin sa me konkret te pjeses se pare te Marreveshjes se Ripranimit per Kthimin e Shtetasve Shqiptare me qendrim te parregullt ne territorin e shteteve anetare.
    Fakti i fundit ka shume rendesi pasi menjehere pas dates 1 maj 2006, kur hyri ne fuqi marreveshja e ripranimit, me konkretisht me 31 maj 2006, u zhvillua dhe takimi i pare pergatitor per hapjen e negociatave per marreveshjen e lehtesimit te vizave.

    A mund te na jepni nje informacion rreth mbarevajtjes se bisedimeve per Marreveshjen e Lehtesimit te Vizave?

    Me 31 maj 2006 eshte zhvilluar ne Bruksel nje takim pergatitor, gjate te cilit pala jone paraqiti kerkesat lidhur me: (i) kategorite perfituese; (ii) pakesimin e dokumenteve plotesuese per leshimin e vizave Shengen; (iii) uljen/eliminimin e pageses per vizat. Nga ana tjeter, Komisioni (perfaqesuar nga shefi i Njesise ne DG LJS, Jan de Ceuster) paraqiti qendrimin ndaj kerkesave tona. Ne baze te ketij takimi pergatitor, Komisioni hartoi draft-mandatin per negociimin e VF, e cila iu paraqit Keshillit ne korrik 2006 dhe u miratua se fundi ne fillim te muajit nentor 06.
    Qendrimi i Komisionit ndaj kerkesave te pales sone ishte si me poshte:
    Heqja e vizave. Komisioni u shpreh se heqja e vizave per te gjithe qytetaret eshte nje synim afatgjate dhe ne mandatin e Komisionit do te perfshihen lehtesim per vizat afatshkurtra (3-6 mujore) ne te cilat perfshihen studime afatshkurtra (vizita studimore, stazhe). Persa u perket studimeve me te gjata (whole study period) keto perfshihen ne regjimin afatgjate dhe Komisioni nuk ka mandat per to, pasi eshte nje çeshtje nen juridiksionin e vendeve anetare; Komisioni ofron heqjen e vizave per studente (viza afatshkurtra) dhe femije nen 6 vjeç.
    Menyra e aplikimit, trajtimi i qytetareve, mungesa e qartesise gjate procesimit te kerkeses per vize nga qytetaret. Nga Komisioni u shpreh qendrimi se “ka shume ankesa per menyra fyese te trajtimit dhe jemi koshiente per veshtiresite objektive qe hasen nga qytetaret shqiptare gjate procesit te aplikimit per viza. Sidoqofte, kjo nuk eshte nje pike qe do ta fusim ne marreveshje, por do te perfshijme nje deklarate politike si aneks te Marreveshjes per kete”;
    Tarifa e vizave Shengen; Nga Komisioni u konfirmua vendimi i marre pak dite me pare nga Keshilli (me propozim te Frances) per rritjen e çmimit (60 euro) te vizave Shengen me futjen e elementeve te sigurise. Por per vendet per te cilat eshte marre vendimi per negociimin e Marreveshjeve te Lehtesimit te Vizave para fundit te vitit 2006 ky çmim nuk do te rritet. Me pas pritet qe brenda vitit 2007 Marreveshja te negociohet, nenshkruhet dhe ratifikohet dhe keshtu çmimi do te mbetet perseri ne stadin aktual, 35 euro;
    Leshimi i vizave afatgjata me shume hyrje. Kjo eshte nje procedure qe ekziston dhe parashikohet ne legjislacionin e BE-se ne fakt, por nuk praktikohet nga vendet anetare, - u shpreh Komisioni. Gjate negociatave per Marreveshjen do te negociojme te drejten ligjore (legal entitlement) per disa kategori qytetaresh qe mund te perfitojne nga kjo, u angazhua Komisioni;
    Koha e procesimit te vizave; Komisioni u shpreh se mund te vendosim nje “target” gjate negociatave me kohen “normale” te domosdoshme; Heqja e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike dhe sherbimit; Komisioni u shpreh se kjo pike do te futet ne mandatin qe do t’i jepet Keshillit per miratim. Per pasaportat diplomatike duket me e lehte, por per ato te sherbimit mund te kemi me teper rezistence nga vendet anetare, pasi ka rezerva lidhur me sistemin e leshimit te ketyre pasaportave, nuk ka rregulla te qarta per kategorite per te cilat jepen;
    Lehtesimi i vizave per perfaqesues te shoqerise civile; Nga Komisioni u theksua se ky eshte nje term shume i gjere dhe duhet specifikuar nese jane gazetare, perfaqesues te medias, NGO-ve, anetare te dhomave te tregtise dhe kerkesat per vize duhet te vijne nga organizatat e tyre perfaqesuese, te cilat duhet te jene te besueshme.
    Lehtesimi i vizave (shkurtimi i kohes se procesimit, dokumentacionit, viza afatgjata me shume hyrje dalje) per zyrtaret e administrates, eshte nje kerkese qe sipas Komisionit do te perfshihet ne mandat;
    Ulja e numrit te dokumenteve te kerkuara. Komisioni u shpreh se ndoshta do ta ulin numrin e kerkesave per dokumente plotesuese si dhe do te thjeshtohen formularet e vizave, por gjithsesi kjo mbetet nje çeshtje per t’u trajtuar ne baze horizontale nepermjet ndryshimeve te “Common consular instructions” dhe mbetet objekt i juridiksionit te vendeve anetare dhe “co-decision” nga Parlamenti.
    Heqja e tarifes se vizave per turistet. Kjo pike u kundershtua nga Komisioni pasi “atehere çdokush qe do te vije ne BE do te deklarohet turist per te mos paguar tarife. Kjo eshte nje kerkese qe eshte bere dhe nga Greqia per te promovuar turizmin aty, por nuk eshte pranuar”, - u shpreh perfaqesuesi i Komisionit. Persa i perket nevojes se paraqitjes ne person te turistit per marrjen e vizes, nga Komisioni u shpreh se kur viza merret per here te pare per arsye te te dhenave biometrike eshte e domosdoshme paraqitja ne person para zyres konsullore dhe kjo s’mund te kryhet nga zyra turistike.
    Eliminimi i vizave per zonat kufitare. Komisioni u shpreh se kjo eshte nje çeshtje bilaterale per t’u rene dakord mes Shqiperise dhe vendit fqinj;
    Eliminimi/lehtesimi i vizave per punesim sezonal nuk u pranua nga Komisioni pasi, sipas tyre, “nuk mund te perfshihet ne nje marreveshje lehtesimi vizash meqenese eshte nje çeshtje qe del jashte juridiksionit te saj dhe mbetet bilaterale”.
    Takimi i dyte pergatitor u zhvillua ne daten 23 nentor 2006 dhe u caktua dhe nje rend per takimin e hapjes se negociatave si dhe nje axhende per takimin e dates 30 nentor 2006.

    Cili eshte roli i Ministrise se Integrimit ne negociatat per lehtesimin e vizave?

    Data 30 nentor 2006 ishte nje lançim politik i ketyre bisedimeve ku do te marrin pjese ministrat e Brendshem nga vendet e rajonit. Nga Komisioni do te ishte zevendespresidenti Frattini, pergjegjes per Lirite, Sigurine dhe Drejtesise. Ne takimin e nivelit teknik te dates 13 dhjetor 2006, Komisioni u perfaqesua nga nje nivel drejtori ne DG LSD.
    Raundi i negociatave u pasua nga dy takime qe u mbajten ne periudhen dhjetor 2006-prill 2007 dhe ne 13 prill ne Zagreb, ne Takimin e Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise u be dhe siglimi (perafrimi) i kesaj marreveshjeje nga komisioneri Frattini dhe nga ministri i Brendshem, z. Bujar Nishani. Ky takim, politikisht shenoi dhe perfundimin e bisedimeve teknike.
    Persa me siper, ne pergjigje te pyetjes suaj, Ministria e Integrimit nuk u perfshi ne procesin e arritjes se kesaj marreveshjeje, por, edhe pse nuk u perfshi, Ministria e Integrimit mund te jape kontributin e saj ne monitorimin dhe zbatimin sa me korrekt te kesaj marreveshjeje.

    Gazeta "Albania"
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Rama: Heqim vizat pas 2009

    E Shtune, 01 Mars 2008

    Oli Xhilaga

    Partia Socialiste nuk vonon te shpalose vizionin e saj mbi prioritetet e politikes se jashtme dhe te integrimit evropian, pas ardhjes ne pushtet. Kreu socialist, Edi Rama, gjate tryezes se organizuar nga Fondacioni "Qemal Stafa", me drejtor Saimir Tahirin, pikerisht mbi kete ceshtje, beri nje analize te shkurter mbi menyren se si ka funksionuar diplomacia e jashtme ne vend dhe perpjekjet e deritanishme per integrimin e vendit. Por, nisur nga rezultatet jo te kenaqshme mbi kete proces, kryetari i PS-se parashtroi disa prioritete, mbi te cilat, me sa duket, do te perqendrohet dhe qeverisja e ardhshme socialiste. Madje, duke bere dhe nje premtim sa i takon levizjes se lire te shtetasve shqiptare ne Evrope, Rama theksoi se "duhet te gjithe se bashku te jemi te vetedijshem se nuk mund t'i leme te rejat dhe te rinjte e ketij vendi dhe te ketij rajoni, pengje te proceseve burokratike dhe duhet me patjeter te advokojme te drejten e tyre per te levizur lirisht ne Evrope".

    Rama tha se eshte me se i nevojshem nje rikonceptim i sherbimit diplomatik. "Ky sherbim nuk duhet thjesht te kryeje procesin e perfaqesimit te Shqiperise, por duhet njekohesisht te kryeje detyrimet, qe ka ndaj qytetareve te ketij vendi, qofshin ketu ne Shqiperi, qofshin edhe jashte saj. Eshte koha per t'i vene ne rendin e dites duke marre njekohesisht edhe angazhimin, qe sherbimi yne diplomatik te jete perfundimisht dhe radikalisht i ndare nga politika, nga partite, nga historite e ndryshimeve te pushteteve, te cilat jo pak e kane cenuar kete sherbim ne procesin e kryerjes se detyrimeve te veta", vuri ne dukje Rama, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe, nje vemendje te vecante gjate fjales se tij, kreu socialist i kushtoi dhe procesit te integrimit, por sidomos dhe dezintegrimit.

    "Mendojme per proceset e integrimit, ne te gjitha aspektet, por sa mendojme per dezintegrimin e perditshem, qe ndodh midis kalamajve te ketij komuniteti prej 22 milione njerezish dhe kalamajve te Evropes se sotme. Nje e re apo i ri, qe sot jeton ne Evropen e bashkuar, mund te levize lirisht ne mbi 100 shtete. Nje e re apo i ri qe sot jeton, ne kete pjese te Evropes, qe eshte jashte Evropes, mund te levizi lirisht ne pese- gjashte shtete. Kjo eshte e patolerueshme", vleresoi Rama. E pikerisht per kete arsye, kryesocialisti beri thirrje qe "politika e re shqiptare, diplomacia e re shqiptare, kete duhet ta kete ne vemendjen e vet, sepse eshte detyrimi yne, i te gjitheve ne sot, i te gjithe klases politike, i te gjithe klases intelektuale, i te gjithe shoqerise se vetedijshme shqiptare, per te bere avokatin e te drejtes".

    "Koha Jone"
    "Carpe Diem"

  9. #9
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    DI_ANA kam shkruajt edhe 1 here tek 1 teme pak a shume e ngjashme.

    Me kaq dokumenta edhe sqarime qe duan ne Shqiperi me mire ti kalosh pushimet neper Europ se te duhen me pak dokumenta me vete.
    Ne Shqiperi duhet 1 Furgon per dokumentat.

    Ambasadat edhe konsullatat jane vecse 1 farse e krijuar nga qeveria.Aty jane disa njerez manekine.Per te folur ne telefon duhen minimumi disa dite ta provosh 24/24 si edhe 500 euro skeda telefoni.Edhe nuk eshte e thene qe te zgjidhesh.Me fjale te bukura neper gazeta mbushin mendjen e atyre qe nuk e kane provuar ndo1here te kontaktojne me keto Ente.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    DI_ANA kam shkruajt edhe 1 here tek 1 teme pak a shume e ngjashme.

    Me kaq dokumenta edhe sqarime qe duan ne Shqiperi me mire ti kalosh pushimet neper Europ se te duhen me pak dokumenta me vete.
    Ne Shqiperi duhet 1 Furgon per dokumentat.
    Ke shume te drejte derman....me shume kontrollohemi atje se ne Evrope,a thua ti keta jane te paret ne zbatimin e ligjit dhe venien e drejtesise!!
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •