Dite e madhe per Shqiperine e gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen! Ta gezojme e te punojme per ta merituar plotesisht anetaresine ne kete organizate.
Dite e madhe per Shqiperine e gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen! Ta gezojme e te punojme per ta merituar plotesisht anetaresine ne kete organizate.
Ka filluar samiti në Bukuresht
Sapo ka nisur punimet samiti në Bukuresht. Ka hapur samitin, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Whithers. Ai ka folur për Shqipërinë dhe ftesën e saj për në NATO.
“Me dhënien e kësaj ftese, Shqipëria shënon fillimin e një pragu të rëndësishëm, por kjo ftesë nuk duhet të shikohet si fundi i një procesi por fillimin e një faze të re për Shqipërinë”.
Flet Jap De Hoop Schefer, sekretar i përgjithshëm i NATO-s
Schefer ka dhene nje konference per shtyp perpara gazetareve ku ka deklaruar nder te tjera se ftesa e Maqedonise per ne NATO do te shtyhet, pasi nuk mund te behet asgje pa u zgjidhur ceshtja e emrit. Ai ka thene se jane vetem dy vende qe kane marre ftesen, Shqiperia dhe Kroacia.
Sh..
NATO ZYRTARIZON FTESAT PER DY VENDE. SHEFER: TE MIREPRITURA SHQIPERIA E KROACIA
Ne Bukuresht ka nisur sot dita e dyte e Samitit te NATO-s. Po sot pritet zyrtarizimi i vendimeve lidhur me zgjerimin e Aleances, ku Shqiperia eshte nje nder 3 vendet kandidate per marrjen e fteses. Version multimedial i ketij lajmi
BUKURESHT-TIRANE-Shqiperia sot pret te marre ftesen per anetaresim ne NATO. Vendimi per dhenies e fteses do te merret sot ne Samitin e NATO-s ne Bukuresht. Politika shqiptare i ka paraprire dhenies se fteses per anetaresim. Subjekte politike kane pershendetur sot nga Kuvendi Samitin duke e cilesuar diten e sotme, nje ngjarje te madhe historike qe do te pasoje me dite plot sfida per shtetin shqiptar. Nderkaq Maqedonia eshte zhgenjyer nga Samiti pasi ne te cilin pretendonte se do te ishte vendi i trete qe do te merrte ftesen per anetaresim. Shkak u be Greqia e cila vendosi veton per shkak te ceshtjes se emrit te Maqedonise, per te cilen shteti helen ka shprehur pakenaqesi.
NATO, SHEFER ZYRTARIZON FTESAT PER SHQIPERINE E KROACINE
Ora12:40-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jap De Hup Shefer beri te ditur sot se cilat vende do te jene vende anetare te NATO-s. "Sic e kemi bere te ditur, Shqiperia dhe Kroacia do te marrin ftesat per anetare te ardhshme te NATO-s" tha Shefer ne nje konference per shtyp para mediave. Sipas tij menjehere te marrin ftesat me te gjtiha procedurat, atehere NATO do te nise kontakte intensive me Shqiperine e Kroacine.
Shefer shprehu keqardhje per Maqedonine e cila nuk mori ftese ne kete Samit, pro deklaroi se "jo gjithcka mbaron ketu". Sipas Shefer teskti i deklarates se plote te vendimeve zyrtare te marra eshte ende ne hartim e siper. "Do doja te kishim 3 ftesa. Por eshte ceshtja e emrit te Maqedonise qe e shkaktoi kete. E kuptoj qe eshte nje zhgenjim per vendin tuaj,
por po te lexoni tekstin e deklarates ka inkurajime per Maqedonine", u sha gazetareve maqedonas Shefer.
Nje takim mbi Maqedonine po vonon mbledhjen kryesore te Samitit te NATO-s
Ora 12:15-Ministri i Jashtem i Shqiperise Lulezim Basha shpjegon se nje takim i Keshillit te Veriatlantikut qe po diskuton per ftesen e mundshme per Maqedonine ka zgjatur me shume sec duhet dhe kjo ka vonuar dhe mbledhjen kryesore te Samitit. “Takimi ka vazhduar ne gjate se c’parashikohej. Me sa duket ka akoma bisedime per formulen me te mire te mundshme per emrin e Maqedonise. Aleanca ka rene dakort qe sapo Maqedonia te zgjidhe ceshtjen e emrit, dhe me pas e ka te hapur deren per anetaresim”. Sipas ministrit Basha, per Shqiperine kjo vonese nuk perben asnjë problem.
Vonohet Samiti, shkak mungesa e delegacioneve
Ora 11:35-Mbedhja e Samitit ku do te lexoheshin vendimet per zgjerimin e NATO-s po vonohet. Korrespondetja ne Bukuresht, Alabana Qehajaj ben te ditur se vonesa ka ardhur si shkak i aktiviteteve paralele sic eshte konferenca e Bukureshtit, nje tjeter per sigurine.
Angazhimi i delegacioneve te 60 vendeve nga e gjithe bota ne keto konferenca paralele ka shkaktuar mungese ne mbledhjen qe do te mbahet per zgjerimin e Aleance me anetare te rinj strukturat e saj.
Shefer bind Maqedonine: Mos braktisni Samitin
Ora 11:30-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s po përpiqet te binde delegacionin e Maqedonise te mos braktise Samitin. Sipas korrepondetes ne Bukuresht, Albana Qehajaj, ne kryeqytetin rumun qarkullojne zera se Maqedonia mund te braktise Samitin, edhe pse nga pala maqedonase nuk eshte pohuar ende dicka e tille.
Nderkaq delegacioni i Shkupit në Bukuresht ka bërë të ditur se nuk ka një vendim përfundimtar zyrtar se Maqedonia eshte perjashtuar nga ftesat per anetaresim. Sipas tyre rrjedha e ngjarjeve do të përcaktohet sot në Këshillin Veriatlantik dhe se pritet te mund të ndodhin ndryshime.
Edi Rama: Nga sot shqiptaret ne familjen natyrale
Ora 11:25- Edhe kreu i socialisteve ka reaguar sot per Samitin e Bukureshtit. “Ftesa ne NATO shenon nje dite te re per Shqiperine. Nga sot shqiptaret jane pjese e familjes natyrale”, u shpreh Rama ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ftesa eshte sukses i qytetareve shqiptare, por dhe nje barre e re e pergjegjesi per politiken shqiptare. “PS do vazhdoje rrugen e transformimit te politikes, nga nje pazar per politikanet, ne politike te interesave te vendit”, tha Rama.
PAD: Jemi te gjithe pjese e ketij zhvillimi
Ora 11:10-Me kete rast dhe PAD ka bere pershendetjen e radhes. Neritan Ceka, kreu i kësaj partie ka kujtuar se ky premtim eshte dhene qe 18 vjet me pare dhe se te gjithe jane pjese e ketij zhvillimi. “Jemi ne realizimin e gjithe ketij premtimi. Nese jemi te bashkuar do ti sherbejme me mire atyre qe na kane zgjedhur dhe sot eshte dita ku duhet te ndergjegjesohemi”
PS: Nga sot nisa sfida e madhe per shtetin ligjor. Premtojme mbeshtetje
Ora 11:00-Partia Socialiste e ka pershendetur Samitin e NATO-s ne Bukuresht dhe ka paralajmëruar se pas kësaj fillojne sfidat. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erion Brace eshte shprehur se pas marrjes se fteses, Shqiperia duhet te deshmoje se eshte nje shtet ligjor dhe me institucione te forta. Perte arritur kete kete ai ka ofruar dhe vullnetin e opozites. “Marrja e fteses per anetaresim ne NATO do te shenoje sot nje sfide te madhe qe duhet ta perballojme, qe ka ne themel nje shtet ligjor te se drejtes, zgjedhje te lira, institucione te forta qe i japin shqiptareve prosperitet mirëqenie. Ne gjejme momentin solem qe te ofrojme vullnetin tone per reforma per ta ndryshuar kete vend”, tha Brace
Ish-Ministri Mediu: Ne vetem nje rruge, anetaresim ne NATO e BE
Ora 10:50-Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe njekohesisht kryetar i republikaneve ka pershendetur diten e sotme te marrjes se ftese se Shqiperise per anetaresim ne NATO. “Eshte per te miren e Shqiperise ne kemi vetem nje rruge , anetaresim ne NATO e BE. Kjo eshte nje dite historike. Mendoj qe e kemi arritur se bashku dhe se duhet ta gezojme se bashku. Duhet te falenderojme Presidentin e SHBA, Bush qe ka qene promotori qe ne te vazhdojme kete partneritet”, tha Mediu.
Politika pershendet Samitin e Bukureshtit: Te na njihet dhe ne merita
Ora 10:45-Ne prag te dhenies se fteses per Shqiperine, perfaqesues te partive politike shqiptare jane ngjitur ne podium dhe te Kuvendit dhe kane pershendetur kete ngjarje. Ata e kane cilesuar kete dite historike. Partite politike e kane cilesuar kete arritje te popullit shqiptar dhe te gjithe spektrit politik. Politikanet kane kerkuar nga qeveria qe kjo arritje te mos njihet nga qeveria vetem si merite e tyre, por e te gjithe partive politike.
Kryetarja e parlamentit, Topalli: Mirenjohje Bush per ftesen ne NATO
Ora 10:35-“Marrja e fteses eshte ngjarje e jashtëzakonshme, plot angazhim dhe seriozitet. Mirenjohje Presidentit amerikan Bush si dhe vendet qe na kane mbështetur.” Keshtu ka deklaruar ne hapje te seances se radhes se Kuvendit, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e cila ka pershendetur Samitin e NATO-s qe po mbahet ne Bukuresht. Topalli shtoi se marrja e fteses se Shqiperise do te thote dhe mbajtje e premtimeve nga ana e shtetit dhe popullit shqiptar.
Shqiperia pas nje viti anetare me te drejta te plota ne NATO
Ora 10:20-Por cdo te ndodhe pas Shqiperia te marre ftesen nga NATO?! Korrespondentja jone ne Bukuresht Albana Qehajaj ben te ditur se pas marrjes se fteses per anetaresim ne NATO, Shqiperia duke nisur nga 3 prilli i ketij viti duhet te prese rreth nje vit per ratifikimin e marreveshjes me vendet anetare te NATO-s per te qene nje anetare me te drejta te plota per ne NATO
Ceremonia direkt per parlamentin shqiptar
Ora 10:15-Parlamenti shqiptar do te ndjeke direkt ceremonine e dhënies se ftesave per anetaresim ne NATO ku dhe Shqiperia eshte nje nga vendet kandidate per marrjen e kësaj ftese. Pas leximit te ftesave nga shefi i NATO-s ne Bukuresht, ne Tirane pritet dhe ngritja ne Kuvend e flamurit te NATO-s përkrah me flamurin e Aleances.
Nis dita e dyte e Samitit. Shqiperi ne pritje te fteses
Ora 08:10- Shqiperia pritet te kurorezoje sot ne Bukuresht nje nga perpjekjet e saj me te medha historike aneterasimin ne NATO. Ne Bukuresht ka nisur dita e dyte e Samitit te NATO-s qe eshte konsideruar si me i madhi i ketyre viteve dhe qe pritet te zyrtarizoje vendimet e rendesishme lidhur me zgjerimin.
“Sot pritet te marrim vendime te rendesishme qe do t’i japin forme te ardhmes se aleances dhe sigurise se vendeve tona”, deklaroi Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer ne hapje se seances. Shefer ftoi kreret e 26 vendeve anetare te NATO-s qe te nderonin ushtaret qe kane dhene jeten per aleancen. Ne oren 10-30 pritet hapja e mbledhjes solemne nga shefi i NATO-s Jap de Hup Shefer i cili do te lexoje edhe ftesat per anetaret e rinj te aleances.
Shefer pas fjales se tij do tua kaloje ate me pas kryeministrave te vendeve aleate. Ceremonia pritet te ndiqet direkt ne te gjitha vende.
Anetaresimi, Maqedonia me pikepyetje
Ora 07:00-26 kreret e vendeve anetare te Aleances pritet te perballen sot dhe me shqetesimin rreth stabilitetit te Ballkanit, pasi nje nate me pare, Greqia i vuri veton marrjes se fteses per anetaresim te Shkupit, kjo per shkak te problemit te pazgjidhur te emrit, pavaresisht negociatave qe kane vazhduar edhe ne Rumani deri ne oret e vona te nates. Shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos deklaroi se ftesat për anëtarësim në NATO do të mund t`i marrin vetëm Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa për Maqedoninë vazhdon të mbizotërojë vetoja greke.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, mësohet se “Greqia ka komunikuar në Samit se tani për tani nuk ka asnjë mundësi për një konsensus me Maqedoninë”.
(d.b-a.r-BalkanWeb)
Topalli: Mirenjohje Presidentit Bush per ftesen ne NATO
Kryetarja e parlamentit pershendeti sot Samitin e NATO-s qe po mbahet ne Bukuresht kushprehu mirenjohje te vecante per Presidentin amerikan Bush
TIRANE-“Marrja e fteses eshte ngjarje e jashtëzakonshme, plot angazhim dhe seriozitet. Mirenjohje Presidentit amerikan Bush si dhe vendet qe na kane mbështetur.” Keshtu ka deklaruar ne hapje te seances se radhes se Kuvendit, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e cila e beri deklaraten ne kuader te pershendetjes per Samitin e NATO-s qe po mbahet ne Bukuresht. Topalli shtoi se marrja e fteses se Shqiperise do te thote dhe mbajtje e premtimeve nga ana e shtetit dhe popullit shqiptar.
Fjala e kryetares se parlamentit u pasua dhe nga perfaqesues te partive politike, te cilet pershendeten Samitin e NATO-s dhe e vleresuan diten e sotme, historike dhe si fillim i procesit te sfidave te veshtira.
Kuvendi shqiptar do te ndjeke direkt ceremonine e vendimit zyrtar per ftesat qe do tu jepen vendeve kandidate per anetaresimin ne NATO.
(d.b-BalkanWeb)
Urime urime ! me vjen shume mire per Shqiperine, shpresoj se shpejti edhe Kosova hyn ne Nato
Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen
Si eshte e mundur nje jet idiota ne shqiptaret!!!
Cfare mendoni se ka per te uruar !!!!
Hyrja e Shqiperise ne Nato do te thote se trupa shqiptare do te vriten per interesat te amerikaneve dhe te fuqive te medhaja!!!
Trupa shqiptare do te marrin pjese ne lufte ne te cilat shqiperia ska pse te jet prezence!!
Hyrja ne Nato do te detyroje shqiperine te rris shpenzimin per armatimin e ushtrise ,qe gje do te thote se me shume lek do te harrxohen ne arme se sa ne luftimin e problemeve te verteta te vendit,korrupsioni,papunesia,emigrimi i madh i shqiptarve dhe asilmimi i tyre ,papunesia,kriminaliteti....
Akoma dhe nese ka ane pozitive nga hyrja jone ne Nato kjo nuk do te thote se neve duhet te gezojem apo te udojem njeri tjeterin!
Eshte e qarte qe hyrja jone ne Nato,nuk eshte si pasoje e aftesie se ushtrise shqiptare por eshte kerkese e fuqive te medhaja per nje kotroll me te madh ne rajonin e ballkanit dhe ne vendin tone.
Duhet te kuptojem qe sa me shume varemi nga fuqite e medhaja aq me te kufizuar dhe te varuar nga ata jemi!
Neve,shqiptaret,qe dikur kemi luftuar per lirine e vendit tone,sote duhet te luftojem prap per liri,kesaj radhe,liri ekonomike,liri per vetqeverrisje.
Neve,qe jemi luftetar te shquar neper shekuj,nga perandore te perandorise romake ,perandore dhe krijues te perandorise Bizante deri tek gjeneralet e ushtrise e perandorise otomane,duhet te kuptojem se edhe sot duhet te jem luftetar.
Vecse keto dite nuk kemi armik dike nga jashte!!!
Sot duhet te luftojem anen e keqe te vetvetes.qe na le te besojem me shume tek te tjeret se sa tek vetvetja!
Duhet te luftojem korrupsionin ,papunesine dhe kriminalitetin e shoqerise shqiptare.
Armiku i sotem nuk eshte i qart dhe nuk del perpara me arme ne dore!
Armiku i sotem eshte i fshehur tek vetvetja!
Eshte i fshehur tek mos besimi tek fuqite tona!!!
Shtepine tone duhet ta rregullojem vet,asnje tjeter ska interes ta bej ate per ne!!!
Mind is like a parachute it works best when it is open
Dalai Lama
nuk jam fare dakord me kete qe thoni ju . Me antaresimin Shqiperise do ti degjohet me shume zeri dhe do jete nje antar me te drejte vote ne NATO . do jete dhe me i mbrojtur . Keshtu i bie qe te gjithe qe jane pjese e natos qenkan budallenj . Pastaj cfare te keqe ka te jesh pjese e llogarive te fuqive te medha ?
ne dhe pa qene pjese e natos kemi marre pjese ne vende te ndryshme me ushtare dhe nuk kam degjuar te vdesi ndonje deri me sot. me ke mua personalisht qe kam nenshkruar per te vajtur ne ushrine amerikane nese me therrasin .
nga Tepelenas
Duhet te kuptojem qe sa me shume varemi nga fuqite e medhaja aq me te kufizuar dhe te varuar nga ata jemi!
Pse Tepelenas, para marrjes se kesaj ftese per hyrjen ne NATO nuk paska qene e varur Shqiperia? Ec aty, c'llogjike. Mashtro veten!
Ne shqip nuk shkruhet:
kuptojem, urojem, gezojem etj,
por
kuptojme, urojme, gezojme, etj.
Krijoni Kontakt