Close
Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 310
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Papapa... kujdes se do te mbije ndonje semundje ne trup nga gjithe kjo dashuri Rotullusi. Fjala psiqik ne kontekstin qe ke perdorur ca me lart thuhet ndryshe ne fakt. Tenden e ke gjuhen shqipe valle?
    Jo mo borxh ekam mare gjuhen shqipe ....Por ti dukesh qe eke tenden gjuhen shqipe (mbije ndonje semundje ) duket ....Pse mo ceshte trupi im bacja e hasanit ?? ...

  2. #262
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Geni thuaji gjyshit qe deri dhe Nexhmije Hoxha e cilesoi hyrjen ne NATO si nje hap te mire per Shqiperine. I kish marre Financial Times interviste para disa ditesh. Keshtu qe po qe per ceshtje parimore, thuaji gjyshit qe e para qe i shkeli parimet e nenes parti qe ajo qe bashke me te shoqin jepte urdher te te rrenonte e te te shuante me gjithe farefis po te merrte vesh qe eshte permendur fjala NATO prej teje e jo me haptaz aspirata per te hyre ne nje organizate te kesaj natyre te vendeve "imperialiste".

    Aman sikur te kishim ca artikuj nga ata te kohes se diktatures nga gazeta "Zeri i Popullit", ta pasuronim kete teme. Kujt i mbahen mend shprehje nga ajo kohe, pra ka qene i madh mjaftueshem sa t'i mbaje mend, eshte i ftuar t'i sjelle ketu.

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sigurisht qe eshte vogelsi, mikrodetaj, dhe as nuk ja vlen te merresh para faktit historik te pranimit ne NATO. Mua sme ngjau shum diplomatike por prape se prape eshte fundi i fundit te fundit te kavallit dhe nuk e zbeh rendesine e ngjarjes. Mgjth, sa per saktesi te (mikro)debatit me Diten:

    Berisha: President Bush, Zoti sekretar i pergjithshem, te nderuar kryetare te shteteve anetare te NATO-s.
    Topi: I nderuar President i SHBA, shkelqesi, presidente, kryeministra, zonja dhe zoterinj.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Nqs keto fjale do ti degjoja nga gjyshi im do ti thosha qe ke paksa te drejte. Por .................................................. ....

    Siç dhe eshte theksuar antaresimi ne NATO eshte nje garanci me teper per investime te huaja. Hidhini nje sy se sa u shumfishuan investimet kur vendet e lindje morren nje ftese per tu antaresuar ne EU??!?

    Me thoni nqs forcat shqiptare si pjestare te kualicionit perfshihen ne Kosove a nuk do te ishte nje garanci me teper per banoret e Kosoves? (sado e vogel qofte)

    NATO-ja ka nje histori pse u krijua? Nuk kam kohe te ta shpjegoj por NATO-n nuk e krijoi "budallai" Amerik por e krijuan nje grup fuqish per te perballuar dhe per tju kundervepruar BRSS.............................................. ..............................
    Investimet e huaja vertet garantohen me teper kur nje vende eshte anetar i Natos nuk jam kundra, por ne nje vende si Shqipria aspak , se nuk eshte thjesht fakti qe ndodhemi ne Nato te rise investimet e huaja, por kushtet e krijuara nga vet ne, dhe nga shteti Shqiptare ...Dhe besoj se u shpreha qarte , qe nuk jam kundra hyrjes ....Saper nqfs se ishim aleat ne Kosov, normale qe do ndryshonte me pranine ton.....Vertet Nato ka nje histori , por eshte amerikani qe luan lojen , dhe per kte sbesoj se ka kundershtim ...

  5. #265
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    DrRieux,

    po i referohesh degjimit te fjalimit, apo ndonje forme te shkruar?
    Une kur shkruajta ne forum, e kisha direkt nga degjimi ne lajmet e ores 15:00 ne Top Channel.
    Sipas Balkanweb nisja ka qene:

    nga presidenti:

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18936

    I nderuar zoti Sekretar i Pergjithshem,
    I nderuar President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,
    Shkelqesi Presidente dhe Kryeministra,
    Zonja dhe Zoterinj,



    nga kryeministri:

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18937

    I nderuar President Bush,
    I nderuar zoti Sekretar i Pergjithshem i NATO-s Scheffer,
    Te nderuar Kryetare te shteteve dhe te qeverive te vendeve anetare te NATO-s,
    Zonja dhe Zoterinj,

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dita, po i referohesha videove ne top-channel.tv, ne deklaraten e Topit nuk permendej fare sekretari i pergjithshem cka me beri pershtypje, sidomos pas spostimit ne vend te dyte (pas Bushit dmth) nga Berisha. Por mbase videoja e postuar nga TCH ka nis ndonje sekonde me pas duke humbur permendjen e Schefferit qe ne fillim. Sidoqofte vogelsira.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për anëtarësim në NATO

    Shqipëria dhe Kroacia morën sot ftesën për t’u bërë anëtare të NATO-s. Në fjalime të rastit, presidenti Bamir Topi dhe kryeminstri Sali Berisha shprehën falënderimin e thellë të popullit shqiptar për ftesën, duke premtuar vazhdimin e angazhimit për refroma të brendshme si dhe duke shprehur gatishërinë për kontribut dhe për besinkëri ndaj NATO-s.
    Sali Berisha, duke rikujtuar se mbështetja e popullit shqiptar për NATO-n është absolute, momentin e sotëm në Bukuresht e quajti një mrekulli të lirisë, duke rikujtuar historinë e dy vendeve diktatoriale çfare ishin Rumania dhe Shqipëria.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #268
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Urime te gjithe popullit Shqiptar

    Me ne fund Shqiperia ofron siguri

    Ofron ate siguri qe Shqiptaret se kane pasur kurre dhe na lejon ta mendojme jeten ne vendin tone si ne cdo vend tjeter pasi trazira si ato te 1997 nuk mund te ndodhin me kurre. Na jep mundesine qe te fokusohemi tek ekonomia, dhe politika kalon ne nje plan te dyte ashtu si ne cdo vend tjeter te perparuar ne bote.

    Zoti e bekofte popullin Shqiptar dhe suksese ne kete shekull qe na perket neve.
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi përgëzon Berishën me rastin e ftesës zyrtare për anëtarësim të Shqipërisë në NATO

    Përmes një telegrami Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e marrjes së ftesës zyrtare për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në NATO, duke shtuar se Shqipëria, me përmbushjen e normave demokratike të anëtarësimit në NATO, është dëshmuar si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon. Në telegramin e përgëzimit thuhet :
    I nderuari kryeministër Berisha,

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e posaçme të shpreh përgëzimet më të ngrohta dhe të thella, me rastin e marrjes së ftesës zyrtare për anëtarësim në NATO të Republikës së Shqipërisë.
    Samiti i NATO-s në Bukuresht ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe rajonin tonë.

    Shqipëria, duke përmbushur normat demokratike të anëtarësimit në NATO, është dëshmuar si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.

    Prania e NATO-s në Kosovë, si garanci e stabilitetit dhe sigurisë, është e mirëpritur dhe shumë e respektuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
    Kosova, synimi së cilës është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, i bashkohet gëzimit Tuaj për këtë ngjarje shumë të rëndësishme.

    Hashim Thaçi
    Kryeministër i Qeverisës së Kosovës.
    | s.b & RTK staff |

    03 prill 2008 - 17:16:42
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Cka u bo askujt spo i intereson puna e hyrjes se Shqiperis ne NATO ?

Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •