Close
Faqja 26 prej 31 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 310
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Nje vogelsi. Nuk e di a ja vrau tjeterkujt veshin kur Berisha dhe Topi filluan pershendetjen e tyre me "I nderuari president Bush, te nderuar kallam kusuri." Qe ne i jemi mirenjohes SHBA per shume ngjarje historike ne rrjedhen tone si popull kjo eshte afer mendsh dhe sbesoj se ka shqiptar qe eshte kunder. Qe jemi rreshtuar si aleat besnik i tyre po ashtu kjo eshte e ditur dhe e pranuar nga te gjithe. Por ne nje samit te NATO-s ku qofte dhe de jure i zoti i shtepise eshte Scheffer, me ngjan si lepirje e ulet dhe aspak diplomatike, per te cilen SHBA nuk ka aspak nevoje, nje referim i tille. Jam kurioz te dija referimin perkates te udheheqesve kroate.
    Jo mo sma mer mendja ta kete ber kte i nderuari zoti kryeminster !!!!!....Cudi se si ti cuditesh nga nj brockull e radhes te ktij psiqiku ......Mir qe nuk i uroj per hyrjen e Shqipris ne bashkimin europian ,pasi eka zakon ai, dikur ne bje miting te tijin ne Patos ka thene , Populli i roskovecit , e shume gafa te tilla....Hajt mos ja vini re PSIQIKUT .....

  2. #252
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tani po jepen fjalimet ne Top Channel.
    Presidenti Topi e nisi me "Te nderuar presidente, te nderuar ministra". Nuk permendi posacerisht presidenti Bush. Si e ke degjuar ti DrRieux?

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Si puna e ores se humbur te Bushit. Tani merruni me budallalleqe, e tha kete , e tha keshtu. Qellimi : ta erresoni sa te jete e mundur kete sukses. Vazhdoni se mire e keni.....

  4. #254
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Tani po jepen fjalimet ne Top Channel.
    Presidenti Topi e nisi me "Te nderuar presidente, te nderuar ministra". Nuk permendi posacerisht presidenti Bush. Si e ke degjuar ti DrRieux?

    FJALA E PLOTE E KRYEMINISTRIT BERISHA NE SAMITIN E BUKURESHTIT



    I nderuar Presidenti Bush,

    I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer,

    Të nderuar Kryetarë të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s

    Zonja dhe Zotërinj,

    Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, Ju, liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, për vendimin historik që morët, për të ftuar Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës më të shkëlqyer politike ushtarake, që kohërat kanë njohur. Për shqiptaret, që aq shumë kanë vuajtur por edhe sakrifikuar për liri dhe dinjitet dhe, që sot mbi 95% e tyre mbështesin anëtarësinë e vendit te tyre ne NATO, vendimi i juaj i sotëm, këtu në Bukuresht, hapi epokën e sigurisë për lirinë dhe për te ardhmen e tyre të merituar.

    Historia e vendit tim ka qene historia e mbijetesës. Liria dhe e ardhmja jane te pandashme. Por, me vendimin tuaj fisnik për të ftuar Shqipërinë, ju vendosët rikthimin e shqiptarëve, nder me te vjetrit banore te kontinentit, në familjen, në gjirin e kombeve euroatlantike, me të cilat ne ndajmë vlerat shekullore të qytetërimit tonë.

    Vendimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, për të ftuar Shqipërinë, është vlerësim dhe afirmim i përpjekjeve dhe arritjeve të shqiptarëve në shndërrimin e Shqipërisë nga vendi i monizmit total, izolimit më të thellë, hiperkolektivizmit të plotë, lirive dhe të drejtave të ndaluara, në vendin e pluralizmit politik dhe demokracisë funksionuese, shtetit ligjor, ekonomisë së lirë të tregut, një vend që këto 15 vite ka vendosur një bashkëpunim luajal të gjithanshëm me Aleancën e Atlantikut të veriut.

    Trupat tona janë të vendosura sot së bashku me trupat tuaja në Kabul dhe Herat dhe do të jenë atje ku NATO te jete.

    Ju, vlerësuat me vendimin tuaj këto arritje, por unë dua të shpreh këtu mirënjohjen më të thellë ndaj kombeve dhe vendeve tuaja, për solidaritetin, ndihmën e gjithanshme që na dhanë në rrugën tonë të ndërtimit të lirisë dhe vlerave të saj. Një mirënjohje shumë të thellë NATO-s, Sekretarit të Përgjithshëm, ekipit të tij për ndihmën tejet të çmuar që na dhanë për të bërë të mundur këtë ditë.

    Me vendimin tuaj, ju keni vendosur një besim të madh tek ne. Por edhe unë, marr sot këtu një zotim solemn para jush se, ne vlerësojmë këtë besim, para së gjithash, si një përgjegjësi madhore te kombit tim ndaj kombeve tuaja për të ndërmarrë çdo reformë, për të miratuar dhe zbatuar çdo vendim dhe ligj, për të arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.

    Një nga te vërtetat e mëdha që kemi mësuar është se reformat janë perpetum mobile e vërtetë e shoqërisë së lirë. Kështu do të jenë edhe për shoqërinë tonë.

    Duke shprehur edhe një here mirënjohjen ndaj jush dhe vendeve tuaja për vendimin historik qe morët sot, me lejoni ta mbyll fjalën time me një ndjesi personale:

    Sot ne këtë pallat, historia e te cilit është tashme e njohur, ftohet për tu anëtarësuar ne NATO vendi, qe u sundua nga diktatori me i egër i Europës se pasluftës, i cili, për me shume se 4 dekada me radhe, ndërtoi aq shume bunkerë ne qytetet, fshatrat, fushat, malet e brigjet e vendit, qe po te mblidheshin se bashku, mund te ndërtonin dy here piramidat e Egjiptit.

    Për mua kjo është një mrekulli,

    Mrekullia e lirisë!

    Falëminderit shumë për te gjithë besimin e treguar



    Ju faleminderit te gjithëve

    ---

    BALKANWEB
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #255
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Hajt urime te gjitjeve Shqipetareve,Berisha aty ka folur si burrat per kombin tone me te vjeter ne Europe, edhe pse edhe Berisha ka do te meta por ketu ka te drejte.

    URIME EDHE NJEHERE KOMBIT SHQIPTAR.

  6. #256
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kryeministri Berisha e nisi me "I nderuar president Bush, I nderuar Sekretar i Pergjithshem i NATO-s". S'ka ndonje cudi ketu. Shqiperia e siguroi futjen ne NATO me se pari permes insistimit te SHBA-ve dhe kete e dijne te gjithe ata qe ishin sot rreth asaj tryeze. Mirenjohje i beri ne menyre te posacme sekretarit te pergjithshem te NATO-s per asistencen qe i ka dhene Shqiperise gjate ketij procesi.
    Fjalimi ishte shume i mire. Fytyrat me te lumturuara nga te te huajve ishin te presidentit amerikan George Bush dhe ministres se jashtme Condoleezza Rice.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 03-04-2008 më 10:21

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin

    FJALA E PLOTE E KRYEMINISTRIT BERISHA NE SAMITIN E BUKURESHTIT



    I nderuar Presidenti Bush,

    I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer,

    Të nderuar Kryetarë të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s

    Zonja dhe Zotërinj,

    Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, Ju, liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, për vendimin historik që morët, për të ftuar Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës më të shkëlqyer politike ushtarake, që kohërat kanë njohur. Për shqiptaret, që aq shumë kanë vuajtur por edhe sakrifikuar për liri dhe dinjitet dhe, që sot mbi 95% e tyre mbështesin anëtarësinë e vendit te tyre ne NATO, vendimi i juaj i sotëm, këtu në Bukuresht, hapi epokën e sigurisë për lirinë dhe për te ardhmen e tyre të merituar.

    Historia e vendit tim ka qene historia e mbijetesës. Liria dhe e ardhmja jane te pandashme. Por, me vendimin tuaj fisnik për të ftuar Shqipërinë, ju vendosët rikthimin e shqiptarëve, nder me te vjetrit banore te kontinentit, në familjen, në gjirin e kombeve euroatlantike, me të cilat ne ndajmë vlerat shekullore të qytetërimit tonë.

    Vendimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, për të ftuar Shqipërinë, është vlerësim dhe afirmim i përpjekjeve dhe arritjeve të shqiptarëve në shndërrimin e Shqipërisë nga vendi i monizmit total, izolimit më të thellë, hiperkolektivizmit të plotë, lirive dhe të drejtave të ndaluara, në vendin e pluralizmit politik dhe demokracisë funksionuese, shtetit ligjor, ekonomisë së lirë të tregut, një vend që këto 15 vite ka vendosur një bashkëpunim luajal të gjithanshëm me Aleancën e Atlantikut të veriut.

    Trupat tona janë të vendosura sot së bashku me trupat tuaja në Kabul dhe Herat dhe do të jenë atje ku NATO te jete.

    Ju, vlerësuat me vendimin tuaj këto arritje, por unë dua të shpreh këtu mirënjohjen më të thellë ndaj kombeve dhe vendeve tuaja, për solidaritetin, ndihmën e gjithanshme që na dhanë në rrugën tonë të ndërtimit të lirisë dhe vlerave të saj. Një mirënjohje shumë të thellë NATO-s, Sekretarit të Përgjithshëm, ekipit të tij për ndihmën tejet të çmuar që na dhanë për të bërë të mundur këtë ditë.

    Me vendimin tuaj, ju keni vendosur një besim të madh tek ne. Por edhe unë, marr sot këtu një zotim solemn para jush se, ne vlerësojmë këtë besim, para së gjithash, si një përgjegjësi madhore te kombit tim ndaj kombeve tuaja për të ndërmarrë çdo reformë, për të miratuar dhe zbatuar çdo vendim dhe ligj, për të arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.

    Një nga te vërtetat e mëdha që kemi mësuar është se reformat janë perpetum mobile e vërtetë e shoqërisë së lirë. Kështu do të jenë edhe për shoqërinë tonë.

    Duke shprehur edhe një here mirënjohjen ndaj jush dhe vendeve tuaja për vendimin historik qe morët sot, me lejoni ta mbyll fjalën time me një ndjesi personale:

    Sot ne këtë pallat, historia e te cilit është tashme e njohur, ftohet për tu anëtarësuar ne NATO vendi, qe u sundua nga diktatori me i egër i Europës se pasluftës, i cili, për me shume se 4 dekada me radhe, ndërtoi aq shume bunkerë ne qytetet, fshatrat, fushat, malet e brigjet e vendit, qe po te mblidheshin se bashku, mund te ndërtonin dy here piramidat e Egjiptit.

    Për mua kjo është një mrekulli,

    Mrekullia e lirisë!

    Falëminderit shumë për te gjithë besimin e treguar



    Ju faleminderit te gjithëve

    ---

    BALKANWEB
    Mekullia e lirise??? Sot u clirua Shqiperia?? Deri sot ishim gje te pushtuar ???? Hajde DALLKAUK hajde ......

  8. #258
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Papapa... kujdes se do te mbije ndonje semundje ne trup nga gjithe kjo dashuri Rotullusi. Fjala psiqik ne kontekstin qe ke perdorur ca me lart thuhet ndryshe ne fakt. Tenden e ke gjuhen shqipe valle?

  9. #259
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga rotullusi Lexo Postimin
    ..Qe do te jesh me i mbrojtur po , por nga kush ??? Ke rezik per momentin Shqipria te pushtohet??....Asnje pjestar i Natos nuk eshte budalla, por budallenj jane ata qe e krijuan kte organizate , Amerikanet ....Shqipria do ket me shume humbje se fitore nga kjo hyrje ne Nato.....
    Nqs keto fjale do ti degjoja nga gjyshi im do ti thosha qe ke paksa te drejte. Por .................................................. ....

    Siç dhe eshte theksuar antaresimi ne NATO eshte nje garanci me teper per investime te huaja. Hidhini nje sy se sa u shumfishuan investimet kur vendet e lindje morren nje ftese per tu antaresuar ne EU??!?

    Me thoni nqs forcat shqiptare si pjestare te kualicionit perfshihen ne Kosove a nuk do te ishte nje garanci me teper per banoret e Kosoves? (sado e vogel qofte)

    NATO-ja ka nje histori pse u krijua? Nuk kam kohe te ta shpjegoj por NATO-n nuk e krijoi "budallai" Amerik por e krijuan nje grup fuqish per te perballuar dhe per tju kundervepruar BRSS.............................................. ..............................
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #260
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Kudo qe shkoj ( ne ambientin tim shoqeror ketu ne USA) Kerkojne te dine me shume per Albanian.
    Ne kuadrin e bashkimit te Shqiperise ne gjigandin e paqes, interesimi per vendin tone eshte me intesiv se kurre.
    Me nje " nuk e besoja se ishit shtet musliman( ne shifra)" bisedat harrohen para faktit te pranimit si shoke ideali ne kete organizem.
    Kisha kohe te ndihem superior mes armiqeve. Anetaresimi, eshte nje kamikaz qe me ben te ndihem superior.
    Bye- bye blloku Lindor (Lindor Lindor, ose ortodokso - anadollak* nese preferojne disa)!
    Erdhi koha te qartesohemi ne opinionin mbareboteror me nje akt te mencur, i vetmi akt i mencur ne 18 vjetet e fundit.
    Pushka top.
    DAJO.
    __________________________________________________ ___
    * Lexo prapambetur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DAJO : 03-04-2008 më 10:56

Faqja 26 prej 31 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •