Close
Faqja 2 prej 31 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 310
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    I nderuari Ornament!

    I forti eshte ai qe nuk kupton e shef,por vetem ia mbathe e le te del ku te del.

    Mendoj se eshte me e rruges qe te lexohen gjerat me me kujdes e atehere te thuhet dic, e jo vetem me ia fute.
    --------------------
    ----------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    SHBA interesohet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

    Sekretarja amerikane për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Elizabeth Jones vjen sot në Tiranë

    Rritet interesimi i SHBA‑së për hapat e ndërmarra nga shteti shqiptar në drejtim të anëtarësimit në NATO. Sot vjen në Shqipëri Sekretarja amerikane për Çështjet Europiane znj.Elizabeth Jones. Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ajo pritet të takojë personalitetet kryesore të vendit. Sipas njoftimit qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i mendimeve, pas diskutimeve të bëra në Samitin e NATO‑s në Pragë.

    Ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se në këtë vizitë, që do të zgjasë edhe të nesërmen (dt.26 nëntor) parashikohet një agjendë e ngjeshur takimesh.

    Në samitin e Pragës ka pasur një aktivitet të dendur të figurave kryesore të shtetit shqiptar, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë takimet me personalitetet amerikane e britanike.

    Zv.kryeministri Ilir Meta gjatë këtij samiti është takuar me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes z.Xhek Strou. Në këtë takim z.Meta i ka shpjeguar ministrit britanik vullnetin e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në këtë organizatë. Gjithashtu Meta ka njoftuar hapat e bëra nëpërmjet konkordimit me shtetet e Kroacisë dhe Maqedonisë për një bashkërednim të reformave për anëtarësim në samitin e ardhshëm. Ministri britanik Strow ka deklaruar mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në NATO. Meta ka marrë gjithashtu mbështetjen e Italisë për anëtarësimin në NATO në takimin e zhvilluar me sekretarin italian të Mbrojtjes.

    Gjatë këtij samiti edhe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko është takuar me sekretarin britanik të Mbrojtjes ku ka marrë gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar britanike në procesin e anëtarësimit në NATO.

    N.Kolgjini
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Për Shqipërinë, dyert e NATO-s mbeten gjithmonë të hapura

    Xhons: SHBA, shumë pranë shqiptarëve

    Ndihmës-sekretarja e SHBA-së për Çështjet Europiane sjell mesazhin e presidentit Bush

    SHBA nuk do ta braktisë Shqipërinë në reformat e saj për integrimin e shpejtë të vendit në NATO dhe në BE, duke ofruar mbështetjen dhe kontributin e tyre konkret në ristrukturimin e Forcave të Armatosura, si dhe në përparimin e reformave në vend. Në lidhje me këtë, kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te veçante ndihmës-sekretaren amerikane per Çeshtjet Europiane dhe Euroaziatike Elizabet Xhons. Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit e mohoi mbylljen e dyerve te NATO‑s per Shqiperine, ne takimin qe pati me kryeministrin Fatos Nano. “Erdha nga Praga me kerkesen e presidentit Bush dhe sekretarit te shtetit Kolin Pauell, qe t’ju them se dera e NATO‑s mbetet e hapur per Shqiperine”, i tha sekretarja Xhons kryeministrit qe ne fillim te takimit. Ajo konfirmoi vazhdimin e mbeshtetjes se Shteteve te Bashkuara per Shqiperine, ne integrimin ne strukturat euroatlantike. “Por mbeshtetja jone nuk do te perqendrohet vetem ne çeshtjet ushtarake, por edhe ne çeshtje te tjera shume te rendesishme, si vendosja e rregullit te ligjit, dhe lufta kunder terrorizmit", theksoi Xhons. Ndhmës-sekretarja amerikane per Çeshtjet Europiane dhe Euroaziatike vleresoi me kete rast masat e qeverise shqiptare ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, duke nderprere veprimtarine e disa shoqatave me mbeshtetje te organizatave terroriste islamike. Kryeministri sqaroi se lufta kunder terrorizmit nuk e ka prishur ekuilibrin fetar ne Shqiperi dhe as marredheniet shume te mira te besimeve te ndryshme me njeri‑tjetrin. Ai theksoi se integrimi ne NATO eshte pika më kryesore ku pozita dhe opozita kane konsensus dhe e vleresoi qendrimin e opozites perpara Samitit te Prages. Megjithate, sipas zotit Nano, eshte i nevojshem mirekuptimi politik edhe per nje reforme te rendesishme ne ushtri. “Njerezit e rinj qe po pergatiten ne akademite ushtarake brenda dhe jashte Shqiperise dhe qe kane nje orientim "pro" NATO-s, duhet te jene kontribuesit kryesore ne ushtrine tone qe po behet gati te integrohet ne aleance”, tha kryeministri Nano. Dy momente te rendesishme te bisedes ishin ato të bashkepunimit me Kroacine dhe Maqedonine per integrimin ne NATO, si dhe lufta kunder ekonomise informale dhe korrupsionit. Zonja Xhons theksoi se Shqiperia duhet te bashkepunoje dhe jo te konkurroje me Kroacine dhe Maqedonine per te arritur qellimin e integrimit ne NATO. Kryeministri shtoi se ne janar, Shqiperia do te organizoje nje takim me ministrat e Jashtem dhe me pas, me kryeministrat e ketyre vendeve per te hartuar nje axhende te perbashket per reformat qe do te çojne drejt ketij qellimi. Ndihmës-sekretarja amerikane per Çeshtjet Europiane dhe Euroaziatike e vleresoi luften qe po ben qeveria kunder ekonomise informale dhe korrupsionit, nepermjet forcimit te sistemit fiskal, duke e quajtur kete shume te rendesishme per integrimin ne NATO dhe Bashkimin Europian. Kryeministri vleresoi se formalizimi i ekonomise eshte nje nga sfidat më kryesore. “Ne kemi 2 alternativa: ose te vazhdojme me lejimin e ekonomise informale, ose te perballemi me force me ata qe e mbeshtesin kete dhe perpiqen të bejne rezistence ne te gjitha menyrat”, tha kryeministri Nano, duke shprehur vendosmerine per te mos u terhequr nga perballja me faktoret qe mbeshtesin ekonomine informale.

    E. Koçi
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e komando
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    london
    Postime
    77
    Para pak ditesh po qoja ne heathrow nje nga drejtoret e bankes evropiane.
    Gjate bisedes qe bame e pyeta se sa vite i duhen shqiperise
    per te hyre BE me tha se per 10 vjet nuk ka asnje qans.
    Dhe me tha se me dt 16/12/ 02 do te shkonte,
    ne Tirane per te firmosur nje kontrate prej ......... miljon euro
    lot's of low

  5. #15
    ****** Maska e I-PANJOHURI
    Anëtarësuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Neper male
    Postime
    38

    Hajde llogjike hajde....!!!!

    Postuar më parë nga StarCraft
    Ari,

    E cka ka dallim BE-ja me NATO-n?

    Kur je ne BE, ti je ne NATO.

    Por, te jesh ne NATO e pastaj ne BE eshte marifet.
    Bravo StarCraft, me njerez si ty qe flasin si e "Jema e Zeqos nga maja e thanes" politika e hyrjes ne NATO do te beje qe te nesermen e antaresimit, te jene zgjidhur te gjitha problemet qe na shqetesojne ne si Komb. Vetem nje pyetje do te kisha une: Si do ta quanim TURQINE qe eshte ne NATO por premisat per te hyre ne BE nuk i ka per momentin??
    Dhe dicka tjeter: Cfare kuptimi ka ajo fjala "marifet" ne fund??? Eshte shqip si fjale por ne ate vend ku perdoret tingellon pa kuptim. Apo mos valle SERBET e perdorin keshtu???
    Me vjen te qaj kur lexoj dhe shikoj se si gjuha shqipe po cungohet, por nuk kam lote ne sy, keshtu qe me duhet vetem ti bie kokes me duar duke menduar: O JETE , O MORAL !!!
    Sa per antaresimin ne NATO, nuk arrij te kuptoj dicka: Shqiptaret jane popull i vogel dhe gjithkush e din qe sado preokupim te kete pjesmarrjen e tyre me antaresi te plote ne kete apo ne ate organizate, kontributi qe sjellin ata (3 milione kundrejt qindra milioneve europiane) eshte aq i vogel sa qe nuk arrin as edhe te pakten 1% te vleres. Pra llogjika te con te mendosh, qe ne nuk jemi aq "partizane" per te permbushur detyrat qe do na binin mbi shpatulla, sa me shume per te perfituar nga te drejtat qe marrim automatikisht si anetare . Po keshtu mund te llogjikohet edhe ne rastin me NATO-n. Une s´jam kunder antaresimit, madje e perqafoj dhe e shpresoj nje gje te tille nese ndodh, por jam shume skeptik , nese vertet tek ushtaret tane do te ekzistonte gadishmeria psh, nese nje dite do te niseshin per te sulmuar Arabine Saudite se bashku me trupat e NATO-s !!! Dhe gjithcka eshte e mundur, mjafton te perhapet fjala se Osama Bin Laden strehohet atje. Do te isha kurioz se sa prej ketyre ushtareve do te kryenin "DETYREN" e tyre , dhe natyrisht njekohesisht sa prej tyre do te "semureshin" rastesisht perpara nisjes!!! Nuk jam asper izolimin e plote, por te pakten duhet te ruajme normat dhe kriteret e karakterit tone, dhe duhet te permbushim ato "detyra shtepie" qe na takojne sipas rastit, pa qene nevoja te perulemi dhe te lutemi me Oiiiii, neper dyert e te tjereve. Pra me pak fjale, KRENARE DHE TE PERMBAJTUR, TE URTE DHE GJAKFTOHTE.
    Ju flmnd

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    1.Norvegjia është në NATO e jo në BE,

    2.Suedia është në BE e jo në NATO,

    3.Turqia është në NATO e jo në BE.

    4.USA është në NATO e jo në BE.

    5.KANADA është në NATO e jo në BE.

    6.Hungaria është në NATO e jo në BE.

    7.Polonia është në NATO e jo në BE.

    8.Zvicra as në NATO e as në BE, etj.

    D.m.th të jesh anëtar i aleances ushtarake përendimore (NATO) nuk do të thotë se je automatikisht në BE dhe anasjelltas.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 27-11-2002 më 18:21

  7. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Lumi,

    ke te drejte. Hyrja ne NATO nuk eshte automatikisht hyrja ne BE. Mirepo, une e perdora ne nje kontekst tjeter, duke thene se nese neser Shqiperia hyn ne NATO, stabiliteti i saj do jete trefish me i garantuar dhe ushtarakisht e sigurte. Kjo krejt per shkak se ne Piken 5 te marreveshjes se NATO-se shkruan se "Nese nje anetar sulmohet, tere anetaret jane sulmuar".

    Ketu do mbaronte enderra e fqinjeve tane per aneksime territoresh shqiptare (edhepse eshte shtypur e demoluar kjo deshire ne nje mase te madhe).

    Nje nga objektivat kryesore te shtetit duhet te jete stabiliteti dhe siguria edhe ne rast te renies se qeverive dhe skadimeve te afateve te ndonje grupi partiak qe eshte ne pushtet.

    Meqe stabiliteti dhe siguria do siguroheshin, Shqiperise do i mbeste krimi, e krimi do mund te ulej me ane te ndihmes me te madhe te NATO-se dhe aleateve. Kuptohet qe puna me e madhe do i mbeste prape shtetit, mirepo ndihma e huaj do ishte gjithmone e mireseardhur.

    Desha te them se, nje shtet qe eshte anetar i NATO-se ka gjithmone me shume perparesi se nje shtet qe nuk eshte.

    Pershendetje,

    StarCraft.

  8. #18
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    StarCraft Shqiperia nuk do te hyje ne NATO perpara fqinjve (Jugosllavi, Kroaci, Maqedoni) per kete flije mendjen. Keshtu qe ne fund rezultati do te jete po i njejte, si Turqia me Greqine.
    Bota (europa perendimore) akoma s'na ka me ne sy (më me kimet) se Serbet.

  9. #19
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    diten e fundit te samitit te nato-s ne prage po bizedoja me prsidentin per disa ceshtje qe na perkasin ne studentve dhe ne nje moment vjen dhe meta, ne kete nje miku im pyet presidentin se ca duhet te plotesojme per tu bere edhe ne antare te nato-s.
    pernjihere me erdhi ne mendje futja e rumanise dhe pakti i romes qe ata kane nenshkruar dhe keshtu meqe mu dha rasti i pyeta te dy se "nqs do kishim nenshkruar traktatin 98 te romes a do te kishim shance per nje futje ne nato?" dhe te dy ne nje kohe dhe ne menyre te pavullnetshme mu pergjigjen "jo, ska lidhje"
    pra edhe une mendoj si ornament qe pa (te pakten)maqedonine
    skemi shance per tu fut.
    PAUCA SED MATURA

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    nato eshte bomba e amerikes sot nuk perdoret atomikja por natoja .duhet te jemi pjese e saj?
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

Faqja 2 prej 31 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •