Close
Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 310
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Misioni paqeruajtes, ndihme per ne NATO

    E Premte, 29 Qershor 2007

    Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje, gjate nje ceremonie percjellese ne repartin ushtarak te Poshnjes, Berat, nisjen e njesise se paqeruajtesve shqiptare ne Afganistan, ne kuader te misionit ISAF te NATO-s atje. Duke iu drejtuar te pranishmeve, zoti Berisha siguroi paqeruajtesit se do te kene te gjithe mbeshtetjen e Qeverise, duke theksuar se do te jemi ne kontakt te vazhdueshem me ju per te gjitha problemet tuaja dhe te familjeve tuaja. "Dua t'ju siguroj se ne do te jemi ne kontakt te vazhdueshem me ju per te gjitha problemet tuaja dhe te familjeve qe ju lini ketu dhe do te bejme cdo perpjekje qe te mos e ndjeni per asnje cast vetmine larg familjeve, kolektivit tuaj dhe vendit. Qeveria do te marre te gjitha masat per cdo problem qe do te krijohet dhe do t'u gjendet prane ju dhe familjeve tuaja", tha Kryeministri. "Misioni i paqeruajtesve eshte i rendesishem jo vetem per te ndihmuar Afganistanin te ndertoje te ardhmen e vet demokratike, por edhe per Shqiperine dhe per projektin e saj madhor te anetaresimit ne NATO", u shpreh zoti Berisha. Sipas Kryeministrit, "anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte projekti i pare dhe me i rendesishem i vendit dhe i te gjithe shqiptareve. Kjo eshte arsyeja se perse per misionin tuaj atje ka vendosur ne unanimitet qeveria, Parlamenti, keni vendosur ju vete dhe familjet tuaja".
    #VamosArgentina

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha: NATO dhe BE, projektet e këtij shekulli



    Sipas Kryeministrit Sali Berisha, projekti i integrimit në NATO dhe BE janë dy projektet më madhore të shqiptarëve këtë shekull.

    "Shqipëria ka firmosur marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Në Samitin e Rigës, kryetarë të shteteve të Aleancës së Atlantikut të Veriut përmendën edhe Shqipërinë si një kandidat i mundshëm për të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit", tha Berisha. Sipas kreut të ekzekutivit, vendi ynë po zbaton me seriozitet të madh marrëveshjen e Ad-Interit të Stabilizim-Asocimit dhe vlerësimet janë shumë pozitive. "Shqipëria po zbaton me seriozitet ciklin e 9-të të anëtarësimit në NATO, të përcaktuar nga ministrat e Jashtëm të NATO-s në OSLO dhe ne shpresojmë se do të marrim ftesën në Bukuresht. Një gjë është e sigurt, Shqipëria është një vend që i besojnë çdo ditë e më shumë", tha Berisha.


    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjermania premton mbështetje për NATO-n dhe BE-në

    Ministri i Mbrojtjes viziton Tiranën



    Kryeministri Berisha ka pritur dje në Kryeministri ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernard Borhard. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi ambasadorin Borhard për përkrahjen dhe mbështetjen e çmuar që qeveria dhe taksapaguesit gjermanë kanë dhënë për Shqipërinë gjatë viteve të fundit, duke e radhitur Shqipërinë ndër vendet e para në Evropën Juglindore për sa i përket ndihmës gjermane për frymë. Kryeministri vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t‘i japë Shqipërisë në përpjekjet e saj për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Berisha e njohu ambasadorin Borhard me reformat e ndërmarra, si dhe arritjet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit, zhvillimin me ritme të shpejta të ekonomisë në vend, si dhe reformat për integrim në NATO dhe BE. Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se interesi i kompanive të huaja për të investuar në Shqipëri është në rritje dhe se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar lehtësira të mëtejshme për ta. Ambasadori Borhard përshëndeti arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare dhe siguroi Kryeministrin Berisha se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Shqipërinë në reformat që ajo ka ndërmarrë, si dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin në rrugën e saj për integrim në NATO dhe BE. Dy bashkëbiseduesit, u ndalën më tej dhe në zhvillimet në rajon, veçanërisht në çështjen e Kosovës. Kryeministri Berisha u shpreh se pavarësia e Kosovës është e vetmja mundësi e cila garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe se shtyrja e procesit nuk i shërben këtij stabiliteti.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kërkesa e ndërkombëtarëve

    Kusht për NATO-n, lufta ndaj krimit


    Hyrja e Shqipërisë në NATO, ka bërë që qeveria të fillojë të mendojë seriozisht për Samitin e Bukureshtit. Në këtë samit, presin ftesën për në NATO tre vende; Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia. Kryeministri ka mbledhur dje në Kryeministri Komitetin Ndërministror për Integrimin, në të cilën u miratua dokumenti i Ciklit të 9-të të Planit të Anëtarësimit në NATO. Kryeministri theksoi se ky dokument është i një rëndësie përcaktuese për marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit, i cili do të bëjë të mundur, realizimin e projektit më madhor për sigurinë dhe të ardhmen e vendit, atë të anëtarësimit në NATO në prill të vitit të ardhshëm. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria mori në Bruksel, nga Këshilli i Ambasadorëve të Aleancës, vlerësime të mëdha për punën e bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit të çdo lloji. Por, theksoi Kryeministri, është shumë e rëndësishme që policia shqiptare, shërbimet inteligjente dhe institucione të tjera të faktojnë çdo ditë e më shumë se ky është një proces i pakthyeshëm dhe se lufta kundër kriminalitetit dhe trafiqeve do të njohë së shpejti stade të reja. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare është angazhuar me përkushtim të madh të ndërmarrë të gjitha vendimet, dhe t‘i zbatojë ato në mënyrë që të ecë e sigurt drejt këtij procesi në përshtatje me parimin se anëtarësimi bazohet në performancën. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se Cikli i 9-të i Planit të anëtarësimit, kërkon që Shqipëria të thellojë më tej luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, informalitetit, që është përcaktuese për të bindur të 27 vendet anëtare se Shqipëria funksionin si shtet ligjor.



    Shqip
    #VamosArgentina

  5. #145
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shqipëria, model suksesi në asgjësimin e armëve kimike

    Shqipëria, model suksesi në asgjësimin e armëve kimike

    Senatori Lugar promovon në Shqipëri suksesin e nismës për shkatërrimin e të gjitha armëve kimike. Në Tiranë shpallet roli i liderit në këtë fushë, ndërkohë që lëvizja e pritshme është nisja e negociatave për përfshirjen në të njëjtin projekt, edhe të regjimit më stalinist të botës, Koresë së Veriut


    Finalizohet me sukses projekti Nunn-Lugar për asgjësimin e armëve kimike. Shqipëria zbatoi një nga detyrimet më madhore në arenën ndërkombëtare, duke finalizuar me sukses asgjesimin e të gjitha mbetjet kimike që u zbuluan vetëm pak kohë më parë dhe brenda një periudhe të shkurtër vendi i vogël në Evropën Juglindore, në sajë të bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me SHBA-në, konsiderohet tashmë vendi i parë në botë pa mbeteje të rrezikshme me përmbajtje kimike. Për këtë është organizuar dje në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, konferenca me temë, “Shqipëria lider botëror në çarmatimin kimik”, për të finalizuar programin Nunn-Lugar të asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri, financaur nga pala amerikane. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Dr. Xhon L.Uithers II, senatori Richard Lugar dhe ish-senatori San Nunn. Ky program, që kapio shifrën prej rreth 50 milion dollarësh dhe i mundësuar nga qeveria amerikane, është iniciativë e senatorit Lugar dhe ish-senatorit Nunn, prej të cilëve ka marrë emrin dhe projekti në fjalë. Projekti si pjesë e rëndësishme e mbështetjes së SHBA për Shqipërinë, startoi në vitin 1991. Në kuadër të tij, gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar 6092 koka bërthamore, 6651 raketa balistike ndërkontinentale, 485 silura, 101 lëshues të lëvizshëm, etj. Në fjalën e tyre të pranishmit, duke vlerësuar lart mbylljen me sukses të këtij programi në Shqipëri, theksuan rrezikun e pallogaritshëm që i vjen njerëzimit nga armët e shkatërrimit në masë dhe domosdoshmërinë e asgjësimit të tyre nga njeriu. Në këtë drejtim gjatë fjalës së tij përshëndetëse Senatori Richard Lugar në punimet e konferencës “Shqipëria, lider botëror në çarmatimin kimik”, shprehu se SHBA i është mirënjohës Shqipërisë për kontributin e madh që i ka dhënë sigurisë globale. Senatori Lugar, së bashku me senatorin tjetër amerikan Sam Nunn, gati dy dekada më parë kanë iniciuar programin që mban emrin e tyre, për asgjësimin e armëve dhe lëndëve kimike. Lugar tha se “në vitin 2003 Kongresi amerikan i akordoi Shqipërisë 50 milion dollarë për programin Lugar-Nunn, program që ka fituar një eksperiencë të madhe”. Pasi përshkoi momentet e zbatimit të këtij projekti në Shqipëri dhe vështirësitë e tij, Lugar e vlerësoi atë “një arritje të shkëlqyer që shënohet për herë të parë në histori, kur një vend ka asgjësuar armët kimike, që përbëjnë rrezikun më të madh serioz që bota has sot”. Senatori amerikan vlerësoi bashkëpunimin me palën shqiptare dhe kjo, sipas tij, “nuk përbën një shembull të izoluar të bashkëpunimit me Shqipërinë në çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”. “Shqipëria e ka provuar veten e saj si një partner i besueshëm me perëndimin në një numur fushash, duke luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e konflikteve etnike në Europën Juglindore. Shqipëria pranoi me bujari refugjatë nga Kosova në luftën e vitit 1999 dhe sot i ofron ndihmë logjistike KFOR-t. Po ashtu, ajo ishte një ndër katër vendet që ofroi trupa gjatë fazës luftarake “Liria e Qëndrueshme” dhe tani trupat shqiptare shërbejnë me meritë krahas forcave ndërkombëtare në Afganistan dhe në Irak”, tha nga ana e tij senatori Lugar. Ndërkaq, duke iu rikthyer rrezikut të arsenalit të armëve kimike ai theksoi se “Shqipëria trashëgonte nga periudha e luftës së ftohtë të tilla armë, të cilat mund të shiteshin dhe bliheshin në tregun e zi edhe nga terroristë apo rebelë”. “Por, Shqipëria kërkoi ndihmë për shkatërrimin e disa armëve konvencionale të rrezikshme që përdoreshin kundër avionëve civilë. Al Kaeda thuhet se është përpjekur të sigurojë armë të tilla. Tre vjet në parë unë pata mundësi të shikoja armë të tilla në njësi ruajtje. Por, me ndihmën e SHBA-së Shqipëria i shkatërroi armë të tilla, duke reduktuar edhe një kërcënim terrorist”, nënvizoi senatori amerikan. Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Dr. Xhon L. Uithers II, u shpreh se projekti Lugar-Nunn për asgjësimin e armëve kimike e bën botën një vend më të sigurtë. Ambasadori i ri amerikan, e vlerësoi si “një ditë historike asgjësimin e armëve kimike për herë të parë, në vendin e parë që ka ndërmarrë një veprim të tillë”. “Është një nder i madh të jem pranë senatorëve Lugar dhe Nunn, dy njerëz të shkëlqyer me qëllime të shkëlqyera, të cilët, me vizionin e tyre, pothuajse dy dekada më parë punuan për të çliruar botën nga këto armë të rrezikshme kimike, biologjike dhe bërthamore e për ta bërë botën një vend më të sigurtë sot”, theksoi ambasadori amerikan. Ai shprehu se “të gjithë ishim të gatshëm të ndërmerrnim sakrifica dhe rreziqe për të sjellë në realitet ëndrrën e programit Lugar-Nunn”. “Rrjedhojat e asaj që po festojmë sot nuk mund të kufizohen vetëm në këtë vend. Shqipëria është bërë një shembull për tërë botën dhe sinqerisht shpresoj që Shqipëria është duke drejtuar vende të tjera në këtë rrugë”, deklaroi ambasadori amerikan gjatë punimeve të konferencës së djeshme për finalizimin e programit të asgjesimit të armëve kimike. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, gjatë punimeve të Konferencës deklaroi se “përfundimi me sukses i projektit Lugar-Nunn është shprehje e politikës amerikane për një Ballkan më të sigurtë”. Nga ana e tij, Ministri Mediu shprehu falenderime dhe mirënjohje të sinqertë qeverisë amerikane dhe senatorëve Richard Lugar e Sam Nunn, që mundësuan dhe mbështetën politikisht, financiarisht dhe logjistikisht këtë projekt. Kreu i dikasterit të Mbrojtjes e vlerësoi këtë arritje si “një shprehje e qartë të politikës amerikane për një Ballkan më të sigurtë dhe një shprehje e pastër e mbështetjes amerikane për Shqipërinë”. “Ajo është tregues i seriozitetit dhe ndershmërisë së qeverisë shqiptare në angazhimin për të ardhmen e integruar në NATO dhe BE, sidomos tani, në prag të marrjes së ftesës për anëtarësim në Aleancë”, theksoi Mediu. Ai shprehu më tej se qeveria shqiptare dhe Ministra e Mbrojtjes e kanë konsideruar projektin Lugar-Nunn si një kontribut tejet të vyer që ai i jep paqes dhe ndërtimit të frymës së mirëbesimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon, në një kohë kur çështja e statusit të Kosovës është në prag të zgjidhjes përfundimtare. Ministri Mediu shprehu besim se tashmë “Shqipëria, e inkurajuar nga mbështjet e miqve amerikanë, të jetë një partner i denjë e serioz, dhe përvoja pozitive e përfituar nga bashkëpunimi në këtë fushë, të mund të përdoret edhe në vende të tjera të rajonit që zotërojnë armë kimike”.
    Arritjet 16-vjeçare e programit Nunn-Lugar për asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë/Në nëntor 1991, senatori Richard Lugar (Republikan-Indiana) dhe senatori Sam Nunn (Demokrat-Xhorxhia) morën nismën për Aktin Nunn-Lugar, i cili themelonte programin e Bashkëpunimit për Pakësimin e Kërcënimeve. Ky program mundëson financim dhe ekspertizë nga ana e SHBA për të ndihmuar ish-Bashkimin Sovjetik për të vënë nën masa sigurie dhe çmontuar rezervat e mëdha të armëve bërthamore, kimike, biologjike, materialeve ndihmëse dhe sistemeve të përdorimit. Rezultatet e programit Nunn-Lugar, përfshi Shqipërinë, tani përfshijnë: çaktivizimin e 6982 mbushjeve strategjike bërthamore, shkatërrimin e 651 raketave balistike ndërkontinentale (ICBM-s), eleminimin e 485 silurëve ICBM, shkatërrimin e 101 ICBM raketë-hedhësve, eliminimin e 612 raketave balistike (SLBM-s) me komandim nga nëndetëset dhe 436 raketë-hedhës SLBM, shkatërrimin e 30 nëndetëseve për lëshimin e raketave balistike, eliminimin e 155 bombarduesve, shkatërrimin e 906 raketave ajër-tokë (ASM), eliminimi i 194 tunelëve për teste bërthamore, 351 ngarkesa me trena të transportit të armëve bërthamore, përmirësimi i sigurisë në 12 vende të depozitimit të armëve bërthamore, dhe ndërtimi dhe pajisja e 9 stacioneve të monitorimit biologjik. Ndoshta fakti më i rëndësishëm është se Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani nuk kanë më armë bërthamore si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta nën programin Nan-Lugar. Këto vende ishin fuqitë bërthamore numër tre, katër dhe tetë, respektivisht. Përtej eliminimit të armëve bërthamore, programi Nunn-Lugar vendos nën masa sigurie dhe shkatërron armë kimike dhe biologjike, dhe ka punuar për të rivënë në punë për qëllime paqësore shkencëtarë dhe mjedise që ishin përdorur për armë të shkatërrimit në masë. Qendrat Ndërkombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat kanë si financues kryesor SHBA angazhojnë në punë me qëllime paqësore 58000 shkencëtarë që më parë kishin punuar për ndërtimin e armëve bërthamore. Programi Ndërkombëtar për Parandalimin e Përhapjes së Armëve ka financuar 750 projekte që përfshijnë 14000 shkencëtarë që më parë kishin punuar për armët dhe ka krijuar 580 vende të reja pune me profil teknik e paqësor.
    Berisha-Lugar: Me eleminimin e armëve kimike Shqipëria shkëputet nga e shkuara e errët militarizuese/Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje në një takim në Këshillin e Ministrave senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Lugar dhe ish senatorin Sam Nunn. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha i falënderoi për kontributin e tyre dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shkatërrimin e armëve kimike, të cilat në Shqipëri u asgjesuan përfundimisht dhe vendi ynë u rendit si vendi i parë pa armë kimike. Në këtë drejtim, Berisha u shpreh se bashkëpunimi në këtë fushë tregon angazhimin e të dy vendeve për paqe e stabilitet. “Kontributi juaj ishte i jashtëzakonshëm për shkatërrimin e armëve kimike, duke e renditur Shqipërinë vendin e parë në botë pa armë kimike. Por ky kontribut është akoma më i madh në një aspekt tjetër, në atë psikologjik. Me shkatërrimin e arsenaleve të vjetra të armëve kimike dhe arsenaleve të tjera të mbetura nga Lufta e ftohtë, Shqipëria shkëputet nga e kaluara e errët militarizuese e sistemit diktatorial komunist”, tha Berisha. Ai vuri në dukje se vizita e senatorëve vjen disa muaj pas vizitës historike të Presidentit amerikan Bush, që ishte një eveniment i shkëlqyer për mbarë popullin shqiptar. “Pata nderin t’ia shpreh Presidentit Bush mirënjohjen e popullit shqiptar, por gjithashtu jam krenar për pritjen që populli im i rezervoi atij, gjatë vizitës historike në Shqipëri”, theksoi Kryeministri. Më tej, ai shprehu mirënjohjen për popullin amerikan, për ndihmën e dhënë gjatë viteve, në mbajtjen dhe forcimin e vokacionit perëndimor të Shqipërisë. Berisha theksoi se shqiptarët kanë një histori të larmishme, por kanë qenë gjithmonë të drejtuar me sytë drejt perëndimit. Kryeministri u shpreh se në këto 15 vitet e fundit shqiptarët kanë arritur suksese të mëdha në promovimin e lirisë dhe në ndryshimin e vendit dhe ndihma e SHBA-ve ka qenë themelore për të gjitha reformat e ndërmarra.
    Senatori Lugar nderohet me urdhrin/“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”/Presidenti i Republikës Bamir Topi ka pritur dje në një takim në Presidencë, delegacionin amerikan, të kryesuar nga senatori Riçard Lugar dhe ish-senatori Sem Nan. Gjatë këtij takimi me Presidentin Topi, z. Lugar dhe z. Nan vlerësuan arritjen e Shqipërisë, si i pari vend në botë që asgjëson plotësisht armët kimike. “Duke ju falenderuar, përfitojmë nga rasti për t’ia bërë të ditur mbarë botës këtë sukses të vendit tuaj”, u shpreh senatori Lugar në bisedën me Presidentin Topi. Në këtë drejtim, Kryetari i Shtetit, duke vlerësuar asistencën e dy senatorëve, si iniciatorë të programit Nan-Lugar, për shkatërrimin e agjentëve kimikë edhe në Shqipëri, u shpreh se “Shqipëria sot ndihet më e shëndetshme nga asgjesimi i armëve kimike, falë asistencës së programit tuaj”. Presidenti Topi nga ana e tij, shprehu besimin se ky program nuk do të ndalet këtu, dhe njëkohësisht u ka uruar senatorëve Lugar dhe Nan suksese në misionin e ndërmarrë. Në vijim të takimit, Presidenti Topi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme ndër vite të SHBA-ve ndaj Shqipërisë, si një qëndrim konstant i një miku të veçantë, që vlerësohet nga çdo shqiptar. Një shprehje e kësaj simpatie të veçantë mbetet edhe vizita e paharruar e Presidentit amerikan, Xhorxh. U. Bush, në Tiranë, në 10 qershor të këtij viti. Ndërkohë Presidenti Topi, i kërkoi senatorit Lugar që t’i përcillte Presidentit Bush përshëndetjet e tij më të përzemërta edhe nga populli shqiptar. Më tej, Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu mbështetjen e çmuar të SHBA-ve në rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe veçanërisht për statusin e Kosovës. “Shqipëria mbështet Paketën Ahtisari, pavarësinë sa më shpejt që të jetë e mundur të Kosovës dhe është kundër ndarjes së saj”. Ndërkaq, gjatë takimit në Presidencë Presidenti Topi organizoi edhe një ceremoni dekorimi për dy senatorët amerikanë Richard Lugar dhe Sem Nan. Presidenti Bamir Topi e dekoroi senatorin amerikan, Richard Lugar dhe ish-senatorin, Sem Nan, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Dekorimi u bë me motivacionin “Për ndihmesë të qenësishme në forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, nëpërmjet programit Nan-Lugar për asgjesimin e agjentëve kimikë në Shqipëri”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Dr. Xhon L. Uithers II, si dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse, senatori Richard Lugar vuri në dukje se “ky është një çast vlerësimi shumë i lartë për mua dhe partnerin tim Sem Nan”. “Jemi të ngazëllyer për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ardhur këtu për të përgëzuar vendin tuaj sot për udhëheqjen shtetërore të shkëlqyer, duke u bërë vendi i parë në botë, i cili ka shkatërruar plotësisht armët kimike dhe meqë kërkuat ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’ju ndihmuar. Ky çast do të jetë një ndër momentet më shembullore në historinë botërore, sepse e ardhmja e njerëzimit varet nga kontrolli dhe shkatërrimi i armëve të shkatërrimit në masë. Jemi shumë mirënjohës për këtë çast”, tha senatori Lugar gjatë ceremonisë së dekorimit. Ai theksoi më tej se “ne kemi punuar së bashku dhe kjo i ka pajisur amerikanët me më tepër dije për Shqipërinë, duke zbuluar dhe rrugë të shumta të reja për ne që të bashkëpunojmë së bashku”. “Festimi do të jetë edhe një fillim i ri dhe i ngazëllyer për marrëdhëniet tona”, theksoi më tej Lugar. Nga ana e tij, pasi shprehu ndjenjën e mirënjohjes për këtë nderim të lartë nga ana e Presidentit Topi, ish-senatori amerikan, Nan, vlerësoi se “ky festim është shumë i mirë jo vetëm për faktin që Shqipëria është vendi i parë, që shkatërroi gjithë stokun e vet të armëve kimike, por në sajë të udhëheqjes së senatorit Lugar, ky është shembulli i parë i zgjerimit të konceptit për të zvogëluar kërcënimin përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik”. “Ky është një shembull i bashkëpunimit për zvogëlimin e kërcënimit, i cili jo vetëm ka rritur të përmirësojë sigurinë e njerëzve të këtij vendi, por dhe sigurinë në mbarë botën”, nënvizoi ish-senatori Sem Nunn.

  6. #146
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Kidd: Forcat e Armatosura Shqiptare, arritje të kënaqshme


    Zëvendësambasadori i Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Matthew Kidd, vlerësoi dje arritjet që Forcat e Armatosura Shqiptare kanë bërë. Gjatë një takimi që zhvilloi me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petrit Karabina, Kidd u interesua për perspektivën profesioniste të ushtrisë shqiptare, bazën ligjore, suportin logjistik, burimet financiare. Në takim u diskutua rreth progresit që ka bërë Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura në procesin e integrimit në NATO. Karabina bëri një paraqitje të ristrukturimit të Forcave të Armatosura, për progresin e arritur në realizimin e objektivave të integrimit euroatlantik dhe mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë dhe jep për FA, duke e rritur në 2% të GDP buxhetin e mbrojtjes për vitin 2008. Gjatë bisedës, u nënvizua pjesëmarrja e trupave ushtarake shqiptare në operacionet e NATO-s, ndërveprimi me Aleancën, shkatërrimi i armatimeve dhe municioneve të tepërta, arritjet në fushën e arsimimit dhe trainimit ushtarak, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe atyre të mbrojtjes, asgjësimi i plotë i lëndëve kimike, duke bërë të mundur që Shqipëria të renditet sot si vendi i parë në këtë proces. Si një arritje tjetër për konkretizimin me projekte të bashkëpunimit në kuadër të A-3, u theksua edhe hapja në vendin tonë e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Në fund të takimit, zv.ministri Karabina theksoi ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Britania e Madhe për ecurinë e Forcave tona të Armatosura, si dhe dëshira për të vazhduar e rritur më tej bashkëpunimin tonë.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    nje sfide per ju

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Shqipëria nuk e ka marrë ende biletën për në NATO"

    Zyrtarja e lartë e SHBA, Di Karlo: Përshpejtoni reformat


    Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Rozmari Di Karlo, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të angazhohet më shumë në reformat e domosdoshme, në mënyrë që të plotësohen standardet ndërkombëtare për hyrjen në NATO. Zëvendësndihmës sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Rozmari Di Karlo, tha dje për "VOA" se dyert e NATO-s janë të hapura për të gjithë ata që përmbushin kërkesat e anëtarësimit dhe shprehu shpresën që vendet e Kartës së Adriatikut t‘i plotësojnë kushtet, që nga prilli i vitit të ardhshëm të marrin ftesën për anëtarësim. Ajo theksoi se mbetet ende kohë, por edhe reforma dhe detyra për t‘u përmbushur. Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin e Shqipërisë në misione të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n në Afganistan, apo Irak etj. Megjithatë ajo tha se për sa u përket ambicieve për anëtarësim në NATO, Shqipëria duhet të përmbushë më tepër reforma dhe megjithëse ka kryer reforma kundër krimit dhe korrupsionit, ende ka shumë rrugë për të bërë. Zonja di Karlo theksoi edhe nevojën për miratimin e kodit të ri elektoral për të shmangur problemet e hasura në zgjedhjet e mëparshme. Ajo theksoi se megjithëse këto vende janë anëtare të Kartës së Adriatikut, nuk do të thotë që të gjitha këto vende do të futen si grup në NATO, pasi, siç theksoi ajo, analiza përfundimtare është individuale për çdo vend, ashtu siç janë edhe reformat dhe kërkesat e secilit vend. Ndihmëszëvendës sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit niset këto ditë për një turne në Ballkan, për t‘u takuar me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, që synojnë të marrin ftesë anëtarësimi në NATO vitin e ardhshëm. Ajo do të vizitojë në fillim Maqedoninë dhe pastaj do të shkojë në Split të Kroacisë për takimin e Kartës së Adriatikut.

    Kosova

    Duke folur për Kosovën, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Rozmari Di Karlo, tha se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme dhe shtoi se nëse deri më 10 dhjetor nuk arrihet një marrëveshje për statusin, mendimi i Shteteve të Bashkuara është se plani "Ahtisari" mbetet zgjidhja më e mirë për të ardhmen. Zonja Di Karlo i bëri këto komente para nisjes për një turne në Ballkan në kuadër të Kartës së Adriatikut. Zyrtarja amerikane theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ajo shprehu shpresën që ky proces të japë rezultat deri në datën 10 dhjetor, kur Grupi i Kontaktit do t‘i raportojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Zonja di Karlo nuk pranoi të spekulonte se çfarë mund të ndodhë nëse nuk arrihet në përparim, ose nëse shqiptarët e Kosovës ashtu siç kanë paralajmëruar do të shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Megjithatë ajo theksoi se status-quoja mbetet e paqëndrueshme dhe e papranueshme dhe si e tillë ajo theksoi se nëse nuk arrihet një zgjidhje deri në fund të këtij viti, Shtetet e Bashkuara i përmbahen qëndrimit që plani "Ahtisari" mbetet rruga më e mirë përpara. Ajo theksoi se pavarësia, ashtu siç ka thënë edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, është e paevitueshme dhe mbetet zgjidhja më optimale si për Kosovën, ashtu edhe për mbarë rajonin. Zonja Di Karlo theksoi se megjithëse janë vërejtur shenja ngurrimi dhe një mungesë uniteti në Bashkimin Evropian, fuqitë evropiane janë shumë të angazhuara dhe shumë serioze në vullnetin për të gjetur një zgjidhje për këtë problem, pasi siç theksoi edhe zonja Di Karlo, Kosova mbetet pjesë e Evropës dhe është një problem evropian.





    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  9. #149
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Postuar diku tjeter.
    Sui generis

  10. #150
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha: Qeveria shqiptare, cdo perpjekje per anetaresim ne NATO

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha tha sot se keto perjekje, per anetaresimin ne NATO ne samitin e Bukureshtit, do te konsistojne ne berjen e reformave kryesore sic jane ajo zgjedhore dhe ajo ne sistemin e drejtesise.

    Qeveria shqiptare do te beje cdo perpjekje per te merituar ftesen per anetaresim ne Nato, ne samitin e Bukureshtit I parashikuar te mbahet pas 4 muajve. Duke e cilesuar keto perpjekje si kilometri I fundit qe e ndan Shqiperine nga struktuara euroatlantike, kryeministri Berisha tha sot se keto perjekje do te konsistojne ne berjen e reformave kryesore sic jane ajo zgjedhore dhe ajo ne sistemin e drejtesise. Nje dite me pare sekretari I pergjithshem i NATO-s Shefer permendi reformen ne drejtesi si nje nga pasaportat qe do ta afronin shqiperine me NATO-n.
    Sui generis

Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •