Sa femije keni bere sot?
Postuar më parë nga D&G Feminine
sekabo? is it french or japanese ?![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
NATO: Ftese Shqiperise nese ploteson kushtet
Derguar me: 15/06/2007
• Pas takimit dy-ditor te ministrave te NATO-s, u vendos qe ne samitin ne Bukuresht, Aleanca t’u dergoje ftesa per anetaresim vendeve qe i plotesojne standardet e NATO-s
Ministrat e mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s kane pershendetur sot reformat ne Maqedoni, Kroaci dhe Shqiperi, duke perseritur se Aleanca vitin e ardhshem do t'u dergoje ftesa vendeve qe i plotesojne standardet. Ne njoftimin e Ministrave te jashtem thuhet se pavaresisht perparimit te deritanishem, aleanca do te ndjeke me shume kujdes perparimin e ketyre vendeve. "Ne samitin ne Bukuresht, Aleanca ka ndermend t’u dergoje ftesa per anetaresim vendeve qe i plotesojne standardet e NATO-s, i ndajne vlerat tona dhe mund te kontribuoje ne sigurine dhe stabilitetin evroatlantik", behet e ditur ne njoftimin perfundimtare nga takimi dyditesh i ministrave te mbrojtjes te NATO-s. "I pershendesim perpjekjet reformiste qe kane ndermarre Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia, si dhe kontributin e tyre ne operacionet nen drejtimin e NATO-s dhe inkurajohen vendet qe te bejne perparim te metejshem ne pajtim me vleresimin tone te fundit te Planit Aksional per Anetaresim ", thuhet ne njoftim. /Makfaks/
#VamosArgentina
Pentagoni, 50 milion dollarë për ushtrinë shqiptare!
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, priti dje në Durrës një delegacion ushtarak të nivelit të lartë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, që kryesohej nga drejtori i NATO-s dhe Europës Juglindore në këtë Departament, zoti Anthony Aldwell.
Për rreth dy orë, të dy delegacionet diskutuan në një nga mjediset e Hotel "Adriatiku" lidhur me bashkëpunimin mes palëve, që së shpejti do të konkretizohet në veprime të përbashkëta ushtarake. Gjatë një konference për shtyp, pas takimit, ministri Mediu, duke vlerësuar rëndësinë e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush në vendin tonë, shtoi se "sot u diskutua mbi një asistencë me vlerë prej 50 milion USD nga ana e Pentagonit, ndihmë e fuqishme që do t'i shërbejë edukimit dhe trainimit të Forcave tona të Armatosura". Mediu tha se trupat tona, përkrah trupave të SHBA-ve, do të qëndrojnë deri në fund në misionin e Irakut. Sipas ministrit Mediu, së shpejti do të ketë shkëmbime vizitash të nivelit të lartë ushtarak të të dy vendeve tona.
Nga ana e tij, zoti Aldwell vlerësoi arritjet e vendit tonë si dhe mbështetjen e madhe që Shqipëria i jep SHBA-së në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan dhe Bosnjë. Ai tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO, hapa që duhet të intensifikohen. Në prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Bukuresht Samiti i NATO-s dhe vendi ynë po punon seriozisht në pritje të ftesës për anëtarësim.
Hyrja ne NATO, e pritshme ne nentor 2009
Edison Kurani
E Enjte, 28 Qershor 2007
Angazhimet e shtetit shqiptar ndaj Aleances se NATO-s jane te mjaftueshme per te rritur me shume se kurre shanset per anetaresim ne vitet ne vazhdim ne kete strukture ushtarake, qe synon mbrojtje te pergjithshme te shteteve qe perfshihen ne te. Konstatimet vijne jo vetem nga politikanet shqiptare, por dhe nje numer zyrtaresh te rendesishem te NATO-s. Nje prej tyre, gjeneral Lens Smith, ndodhej dje ne Tirane, per nje vizite zyrtare. Ai u takua me Presidentin, Kryeministrin, ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtare te tjere shqiptare.
Per Komandantin Suprem te Aleances se NATO-s per Transformimin, gjeneral Lens Smith, njeherazi dhe Komandant i Forcave te Bashkuara te SHBA-se, ecuria e procesit te reformimit te ushtrise shqiptare eshte pozitive dhe sipas standardeve te NATO-s. Packa se deshira e tij si dhe e autoriteteve te tjera te NATO-s, eshte qe "rezultate te tilla te arrihen dhe ne aspektin politik". Megjithate, Komandanti Suprem i Aleances se NATO-se per Transformimin, garantoi vijimesine e mbeshtetjes se plote te Aleances per vendin tone ne rrugen e tij te anetaresimit ne kete organizate. Dhe sigurisht, trupat tona ne vatrat e nxehta te luftes, qe nuk jane te pakta, gjeten vleresim te vecante te Smith. Ai lavderoi sidomos efektivat shqiptare qe sherbejne ne Mosul, "per profesionalizmin, perkushtimin dhe ndihmesen e tyre".
Gjate takimit qe Smith pati me kryetarin tone te shtetit, Alfred Moisiu, ky i fundit kembenguli se "Forcave te Armatosura Shqiptare i eshte i hapur nje perspektive e mire per anetaresimin ne Aleancen e Atlantikut, per te cilin ne shpresojme dhe besojme te marrim ftesen ne Samitin e Bukureshtit, ne vitin 2008". Moisiu vuri ne dukje kontributin real te efektivave shqiptare ne Bosnje-Hercegovine, Afganistan dhe Irak per ruajtjen paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Gjithashtu, ai nenvizoi bashkepunimin konstruktiv me vendet e Kartes Adriatik 3, ne kuader te realizimit te objektivit te perbashket per anetaresimin e plote ne NATO. "Realizimi i kesaj aspirate te madhe kerkon qe reformat ne ushtri te ecin paralelisht me reformat e tjera ne vend", deklaroi Presidenti. Por ai i beri thirrje klases politike shqiptare qe te jete e ndergjegjshme dhe e angazhuar seriozisht per plotesimin dhe konsolidimin e standardeve demokratike.
Nderkohe, biseda me Kryeministrin e vendit, u ndal sidomos ne disa kushte te vena nga NATO, si nxitje per te sjelle pranimin e Shqiperise ne kete aleance, perpara vitit 2010. Kryeministri Berisha e vleresoi integrimin ne NATO si projekt madhor te qeverise. Njekohesisht, ai vuri ne dukje faktin se te gjitha forcat politike mbeshtesin integrimin e vendit ne NATO. "Ne punojme me vendosmeri, tha Kryeministri, per permbushjen e te gjitha standardeve dhe per te qene gati per samitin e Bukureshtit". Ai konfirmoi per gjeneralin Smith rritjen e buxhetit te mbrojtjes ne 2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto ne vitin 2008. Po ashtu, ai e njohu zyrtarin me reformat e ndermarra per transformimin e ushtrise shqiptare ne nje ushtri te vogel dhe profesioniste deri ne vitin 2010.
Kontaktet me te zgjeruara, Smith i kishte dje me ministrin tone te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. "Mbeshtetja financiare e dhene nga qeveria na ngarkon me nje pergjegjesi shume te madhe qe modernizimin e FA ta lidhim me plane afatgjate dhe ne sherbim te interesave te sigurise se vendit dhe me angazhimet tona te perbashketa me NATO-n", pohoi ministri. Ai theksoi se, "pavaresisht se flasim per raportet ushtarake, aleanca e NATO-s eshte nje marredhenie jashtezakonisht e fuqishme politike". "Ndaj dhe mesazhi i gjeneralit Smith, ashtu sic dha mesazh edhe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, por edhe nga vizita e fundit e Presidentit Bush ne Shqiperi - vijoi Mediu - eshte qe politika shqiptare duhet ta vleresoje procesin e anetaresimit jo vetem ne aspektin e reformave te mbrojtjes, por edhe qe te perballemi me maturi dhe perkushtim me sfidat politike". Ketu Mediu vecoi "zgjidhjen me konsensus te problemit te Presidentit te Republikes dhe vendosjes te shtetit ligjor ne Shqiperi". Ne fakt, ky argument ben pjese dhe nder shqetesimet e dites ne NATO, per sa i perket "Dosjes Shqiperia".
Shteti shqiptar e ka nisur aspiraten e tij per t'u anetaresuar ne NATO, qe ne fillim te viteve '90. Gjate kesaj nje dekade e gjysme, te gjitha qeverite e cdo krahu politik, kane mbeshtetur dhe nxitur anetaresimin ne strukturen ushtarake nderkombetare. Reformat qe vijojne ende, jane bazuar ne orientimet e dhena nga NATO. Nderkohe, fakti se ne vendin tone, nuk ka kundershti politike dhe popullore per anetaresim, sic ndodh me Kroacine, eshte nje plus qe stimulon pershpejtimin e procedures. Ne te njejten kohe, qeveria jone eshte angazhuar te paguaje per llogari te NATO-s cdo vit, nje perqindje modeste nga Prodhimi i Pergjithshem Bruto. Nese ne prillin e ardhshem ne marrim nje ftese zyrtare nga NATO per t'u anetaresuar, sipas rregullores se saj, duhen 18 muaj deri ne zyrtarizim. Keshtu, te gjitha gjasat te cojne ne perllogaritjen se vendi yne te jete i 27-i i NATO-s, ne muajin nentor te vitit 2009. Sikurse "paralajmeroi" dhe gjenerali Smith dje, kur tha: "Shpresoj qe shume shpejt do te jemi se bashku dhe ne ta quajme njeri-tjetrin bashkepartnere te NATO-s, anetare te perbashket te NATO-s".
#VamosArgentina
Islanda, perkrahje Shqiperisë per ne NATO
Derguar me: 28/06/2007
• Perfaqesuesi diplomatik i Islandes ne vendin tone, Guomundur Arni Stefanson, ka thene se Shqiperia ka bere perparime te dukshme ne rrugen e saj te reformave
Islanda e perkrah plotesisht Shqiperine ne proceset e saj integruese. Eshte shprehur perfaqesuesi diplomatik i Islandes ne vendin tone, Guomundur Arni Stefanson gjate takimit me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Zoti Stefanson u shpreh se Shqiperia ka bere perparime te dukshme ne rrugen e saj te reformave, ne veçanti te integrimit ne NATO. Nga ana e tij kryeministri Berisha e njohu zotin Stefanson me reformat e ndermarra ne veçanti ne fushen ekonomike, terheqjes se investimeve te huaja dhe implementimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me Bashkim Europian, si dhe per permbushjen e kritereve per integrimin ne NATO. Gjate takimit, zoti Stefanson nenvizoi se eshte rritur interesi i investitoreve islandeze per te investuar ne Shqiperise. Nga ana e tij, Kryeministri u shpreh se investitoret islandeze jane te mirepritur dhe do te kene perkrahjen e plote te qeverise. Dy personalitetet rikonfirmuan vullnetin per intensifikimin e bashkepunimit ne te gjithe fushat.
#VamosArgentina
sa me shume perkrahje aq me mire
Ndryshuar për herë të fundit nga ^AngeL^ : 28-06-2007 më 19:16
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Krijoni Kontakt