Close
Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 310
  1. #121
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Mire Se Vjen!ne Vendin E Shqipeve Z. Bush!zote Te Bekofte!

    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    skemi ushtar skemi arm skemi asgje cfar do tregojm :PPPP: SSS
    salen apo nanon do cojm ushtar



    Vizita e parë e një Presidenti të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Takim me Kryeministrin Berisha


    Bush, në Tiranë më 10 qershor


    Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se Presidenti Amerikan Xhorxh Bush do të vizitojë Tiranën me 10 qershor i shoqëruar nga Zonja e Parë e SHBA, Laura Bush. Gjatë qëndrimit një ditor në kryeqytetin shqiptar, Presidenti Bush do të takohet me kryeministrin Berisha, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Vizita në Shqipëri është pjesë e një turi europian, ku përfshihen Gjermania, Çekia, Polonia, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa nga datat 6-8 qershor do të marrë pjesë në samitin e G-8 në Heiligendamm të Gjermanisë. Vizita në kryeqytetin tonë do të paraprihet nga takimi i parë që Presidenti Bush do të zhvillojë me Papa Benedict XVI në Vatikan.

    Në këtë tur, Presidenti Bush do të diskutojë në Gjermani me liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, si Kanada, Francë, Britani, Japoni, Rusia, Italia dhe Gjermania mbi bashkëpunimin për çështje politike, ekonomike dhe të sigurisë ndërkombëtare. Presidenti Bush do të zhvillojë takime edhe me autoritetet më të larta të vendeve ku ka planifikuar të shtrijë vizitën e tij, shumica e të cilave kanë vuajtur për dekada me radhë nën regjimet diktatoriale komuniste.

    Për Shqipërinë dhe shqiptarët, vizita e Presidentit Bush ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rikonfirmimin dhe konsolidimin e lidhjeve miqësore përherë e më solide që vendet dhe popujt tanë kanë ndërtuar në vite dhe mbështetjen që administrata dhe kongresi amerikan i kanë dhënë dhe i japin zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

    Vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri


    Vizita që Presidenti Xhorxh W. Bush do të zhvillojë në Shqipëri është një vizitë historike. Për të parën herë në historinë e të dy vendeve një President amerikan viziton Shqipërinë duke konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes Tiranës dhe Uashingtonit. Ka qenë ish-Presidenti Berisha i pari udhëheqës i shtetit shqiptar, i cili ftua nga Shtëpia e Bardhë, duke u pritur në një takim zyrtar si nga Presidenti Xhorxh Bush, ashtu edhe më pas nga Presidenti Bill Klinton. Vizita e 10 qershorit e Presidentit Xhorxh W. Bush është në vazhdën e miqësisë historike, të rikthyer në shtratin e saj menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Themelet e kësaj miqësie që u hodhën në fillimet e shekullit të kaluar, atëherë kur Presidenti Wilson deklaronte mbështetjen amerikane për integritetin territorial të shtetit të pavarur shqiptar, njohën dimensione të tjera me ardhjen në pushtet të një qeverie demokratike.

    Gjatë këtyre viteve SHBA ka qenë një mbështetës i reformave të vazhdueshme të qeverisë "Berisha". Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur një nxitje më të madhe pas fitores së PS në zgjedhjet e 3 korrikut. Një sërë projektesh të ngrira më parë nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit u çliruan. Një prej këtyre projekteve, i konsideruar si dhe nga më të rëndësishmit ishte ai i Sfidës së Mijëvjeçarit. Ndonëse Shqipëria kishte aplikuar për vite me radhë për të përfituar nga ky projekt nuk kishte mundur që ta realizonte një gjë të tillë. Arsyet ishin kapja e shtetit nga mafia, krimi dhe korrupsioni. Niveli i lartë i krimit ekonomik në Shqipëri ka qenë në qendër të kritikave të administratës së Presidentit Bush gjatë qeverisjes së PS. Fitorja e PD në zgjedhjet e 3 korrikut, hapat e marrë në luftën ndaj këtyre fenomeneve negative bindën Shtëpinë e Bardhë për vullnetin politik të qeverisë "Berisha" për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo bëri që një vit më parë Shtetet e Bashkaura të përfshijnë Shqipërinë në projektin e Sfidës së Mijëvjeçarit, duke përfituar në të njëjtën kohë edhe miliona dollarë ndihma në nxitje të reformave.


    Anëtarësimi në NATO


    Anëtarësimi në NATO është një nga prioritetet kryesore të vendosura nga qeveria "Berisha", e cila ka marrë mbështetjen e Presidentit Bush dhe Shteteve të Bashkuara. E përfshirë në vendet e Kartës së Adriatikut sëbashku me Kroacinë dhe Maqedoninë, Shqipëria konsiderohet nga Uashingtoni si një nga kandidatet potenciale për të marrë ftesën e anëtarësimit. Presidenti Bush si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamnetit amerikan të Shtetit kanë konfirmuar mbështetjen në rrugën e reformave të Qeverisë "Berisha" duke e parë këtë si rrugën, e cila do t'i japë zgjidhje anëtarësimit në NATO. Vetëm pak javë më parë Senati dhe Kongresi amerikan miratuan njëzëri një ligj, të nënshkruar edhe nga Presidenti Bush, që autorizon administratën amerikane të ndërmarrë të gjitha inisiativat, përfshi edhe ndihmat financiare për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për arritjen e standardeve për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO. Shqiëpria konsiderohet nga Uashingtoni si një vend aleat në luftën globale ndaj terrorizmit. Shqipëria prej vitesh kontribuon në misionet ushtarake në Afganistan, Irak dhe Bosnje.


    Uashingtoni përkrah hapur pavarësinë e Kosovës


    Uashingtoni në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur rolin që qeveria "Berisha" ka luajtur në rajon duke e kosnideruar atë si një faktor stabiliteti. Por, Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të të drejtave të shqiptarëve të shtypur nga regjimi i Milloshevit. Ishte vendimi i Presidentit Xhorxh Ë. Bush që në vitin 1991 i caktoi Millosheviçit "vijën e kuqe", e cila ishte Kosova dhe që sipas përcaktimit të Presidentit amerikan në atë kohë nuk duhej të prekej nga makina vrasëse serbe. Duke vazhduar në këtë politikë të disenjuar nga paraardhësi i tij, Presidenti Klinton në pranverën e 1999, autorizoi përdorimin e forcës ushtarake për të ndalur masakrimin e shqiptarëve të pambrojtur dhe dëbimin e tyre masiv nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Vendimi human i Presidentit Klinton, i cili lejoi bombardimin e bazave serbe duke i dhënë fund mizorive të Millosheviçit dhe duke çliruar Kosovën nga regjimi më shtypës dhe kriminal në Europë.

    Edhe sot janë sërish Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Xhorxh W. Bush që po udhëheqin forcat që mbështesin pavarësinë e Kosovës, si një e drejtë e ligjshme e popullit kosovar. Sekretarja amerikane e Shtetit, Rice deklaroi dje se Shtetet e Bashkuara mbështesin pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Shtetit kanë pohuar tashmë se Kosova do ta fitojë pavarësinë përpara vjeshtës së këtij viti.




  2. #122
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Berisha propozon kandidatin për Presidenti ambasador në NATO

    ALBANA LIKA

    Artur Kuko u pranua nga Nano e Berisha si konsensuali në zgjidhjen e përplasjeve të vitit 2002


    Amasadorët e Shqipërisë do të kthehen sërish në qendër të debatit politik. Por këtë herë duket se janë përzgjedhur emra të njohur të diplomacisë. Ndër të tjerë vihet re dhe emri i ish ambasadorit të Shqipërisë në BE, njëkohësisht dhe emri i pranuar 5 vitre më parë si kandidat për president konsensual Artur Kuko. Këtë herë ai është propozuar për ambasador në NATO.

    Ambasadorët


    Komisioni për Politikën e Jashtme do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me katër kandidatët për Ambasador të Republikës së Shqipërisë. Kandidaturat janë propozuar pranë këtij komisioni, për në Belgjikë, Britani e Madhe, ambasador pranë NATO-s dhe në Republikën e Argjentinës. Më konkretisht, Mimoza Halimi është propozuar kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e RSH në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Misionin e RSH-së, pranë BE-së; Zef Mazi është propozuar për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe në Irlandë si jo rezident. Ndërkohë që kandidat për Ambasador i Misionit të RSH-së pranë NATO-s, është propozuar Artur Kuko dhe Rezart Bregu kandidat për Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës si dhe Ambasador jorezident në Republikën Federative të Brazilit, në Republikën e Ekuadorit, të Kilit, të Kolumbisë, të Paraguajt, të Perusë, Republikën Orientale të Uruguajit dhe në Republikën Boliviane të Venezuelës. E veçanta e këtyre propozimeve është kandidatura e Artur Kukos. 5 vite më parë ai ka qenë emri më i përfolur dhe më i pranuar për Presidentin konsensual. Por pas përfoljes së një dosjeje, si dhe pas një takimi mes Sali Berishës, Fatos Nanos dhe tij në selinë e kryesisë së Kuvendit, Kuko ka deklaruar tërheqjen nga kandidimi. Gjithësesi duket se konsensusi për të, do të kërkohet sërish në komisionin parlamentar të ligjeve.

    Konsensusi


    Propozimi për Kukon vjen në momentin kur në Shqipëri janë rihapur bisedimet për gjetjen e emrit të presidentit konsensual. Këtë herë në garë janë një sërë emrash. Kështu Bamir Topi, Fatos Nano e Sabri Godo janë emrat më të përfolur. Por ashtu si dhe 5 vite më parë, kur emri i Kukos ka dalë papritur dhe këtë herë politikanët shpresojnë në gjetjen e një emri të pranueshëm

    Ambasadorët


    Mimoza Halimi, ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e RSH-së në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Misionin e RSH-së, pranë BE-së.

    Zef Mazi, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe në Irlandë si jo rezident.

    Artur Kuko ish kandidati konsensual për president, kandidat për Ambasador i Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s.

    Rezart Bregu, ambasador i RSH në Republikën e Argjentinës si dhe ambasador jorezident në Republikën Federative të Brazilit, etj.

    Gazeta Metropol

    *~*~*~*~*

    ps. O AAAA te lutem uli germat se na verbove..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #123
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Mediu: Shpejt anëtarë në NATO Vizita e Presidentit të Shteteve të Bashkuara më 10 qershor në Tiranë është një faktor tregues shumë i rëndësishëm se Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Aleancës Atlantike.
    Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu e ka cilësuar si një ngjarje të madhe vizitën e Presidentit amerikan.
    Sipas tij, të gjitha forcat politike duke të angazhohen për një bashkëpunim më të mirë mes tyre për ecjen përpara të reformave në fushën e mbrojtjes, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhemi pjesë e NATO-s.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ushtare me atlete dhe pantofla, Mediu: per shkak te voneses në procedurat e prokurimeve

    Marre nga BBC


    Ministri shqiptar i mbrojtjes Fatmir Mediu në një intervistë për BBC u shpreh optimist për ftesën për anëtarësim të Shqipërisë në NATO. Ministri shpjegoi edhe arsyet e mungesave të veshmbathjes në repartin ushtarak të Bunavisë, në zonën e Vlorës, ku ditët e fundit mediat kanë treguar se ushtarët janë të veshur në mënyrë të papërshtatshme për të kryer shërbimin ushtarak.

    Përse Shqipëria përfaqësohet në këtë nivel të lartë kryeministër, ministër i mbrojtjes në Bruksel në takimin me Këshillin e Atlantikut të Veriut? Cila është arsyeja?

    Mediu-Mendoj se është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm ku vendet anëtare të NATO-s do të vlerësojnë progresin e bërë në planet e veprimit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe është takimi thuajse i fundit i Membership Action Plan ndoshta para samitit të Bukureshtit dhe duhen gërshetuar të gjitha aspektet e angazhimeve politike institucionale dhe të zhvillimive të pritshme në Shqipëri dhe prezantimi në nivele më të larta mendoj është një nga momentet e seriozitetit të reflektimit të qeverisë shqiptare përballë detyrimeve që ka për rrugën e antarësimit në NATO. Kështu që prezenca e kryeministrit nuk është vetëm thjesht ana formale e rëndësisë që ne i vëmë këtij takimi, por edhe reflektimit në raport me kërkesat e vendeve anëtare të NATO-s për atë që duhet të bëjmë deri në samitin e Bukureshtit.

    BBC- Zoti ministër. Anëtarësimi në NATO mbetet një aspiratë për Shqipërinë. Përse nuk po e merr Shqipëria ftesën për anëtarësim apo ka ndonjë lajm të ri apo pritet ndonjë gjë nga samiti i ardhshëm?

    Mediu- Unë mendoj se ne kemi lajmin më të mirë pas samitit të Rigës. Samiti Rigës ka përcaktuar që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e kanë derën e hapur për të marrë ftesën për anëtarësim, por natyrisht kërkohen që të plotësohen detyrimet, të cilat janë detyrime të aspektit të funksionimit normal të demokraticisë, të zhvillimit institucional në vend, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe pa dyshim dhe reformave në forcat e armatosura. Me kënaqësi konstatoj se vlerësimi që u bë për reformën e forcave të armatosura një muaj më parë në Bruksel ka qenë më nota tërësisht pozitive dhe mbështetëse dhe të gjithë ne jemi koshientë që akoma kemi probleme me të cilat duhet të angazhohemi për ti zgjidhur. Kemi sfida të cilat janë prezentë në Shqipëri, që kanë të bëjnë me një reformë llogjike kushtetuese në disa drejtime, sidomos një reformë kushtetuese që do të shëndoshte marrëdhëniet ndërmjet institucioneve sidomos reformimin e drejtësisë, shmangien e tij me problemet që kanë të bëjnë me korrupsionin apo lidhjet me krimin, reforma zgjedhore, zgjedhja e presidentit të republikës sipas detyrimeve kushtetuese e më tej më pas lufta kundër ekonomisë informale e të tjerë elementë.

    BBC- Çfarë prisni zoti ministër nga samiti Bukureshtit?

    Mediu - Natyrisht si ministër i mbrojtjes uroj dhe shpresoj si gjithë shqiptarët marrjen e ftesës për antarësim. Vizita e presidentit Bush në datën 10 qershor është sinjali më i mirë i mbështetjes më të madhe për këtë çështje. Besoj se maturia dhe serioziteti politikës shqiptare duhet të jetë ti përgjigjet kësaj mbështetje me veprime të përbashkëta konkrete pikërisht në rrugën e integrimit në NATO. Në delegacionin tonë është dhe nënrkyetati i kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesi opozitës zoti Bufi që tregon që çështjet e integrimit janë çështje prioritare për të dyja kahet e politikës, janë qëllime të përbashkëta tonat në detyrimet që kemi karshi shqiptarëve.

    BBC- Zoti ministër sot ju jeni në Bruksel dhe me siguri e dini që mediat në Tiranë po flasin për pajisje jo dinjitoze, me veshje të ushtarëve në një repart në jug të Bunavisë në zonën e Vlorës. A keni ndonjë koment për këtë?

    Mediu- Natyrisht probleme ka. Dua të theksoj që tendenca jonë është që të shmangim maksimalisht abuzimet që janë vënë re gjatë gjithë këtyre kohërave në trajtimin e ushtarëve. Ka një vonesë në proçedurat e prokurimeve për arsyen e thjeshtë se ne po kërkojmë që të jetë në forcat e armatosura me standarte NATO në mënyrë që të kemi uniforma që nuk u del boja pas 3 muajve apo këpucë të cilat marrin fund brenda 2 muajve. Mos të harrojmë që është pjesa e re e cila trajnohet në Bunavi, që duhet ti ketë standartet e nevojshme ashtu dhe ata që shkojnë në misione paqëruajtëse. Çdo gjë që ne po bëjmë është në kuadër të një prokurimi llogjik, korrekt e cila natyrisht duhet të vejë në shërbim të një ushtari që nga pamja e jashtme dhe oficeri deri tek elementët e tjerë përbërës të kenë të gjitha standartet e NATO-s. Ne jemi përpjekur që problemin e evidentuar ta korrigjojmë me shpejtësi sot, por jam i sigurtë që ne nuk mund të ecim si forcë e armatosur që një këpucë të jetë nga Korça dhe një helmetë nga Kroacia, një xhaketë nga Turqia dhe pajime të tjera nga vende të ndryshme. Pra ne po ecim me standartizimet e koncepteve të NATO-s. Besoj që përfaqësuesit e forcave të armatosura që e kanë patur shqetësim arrijnë të më kuptojnë shumë më mirë se ata që shikojnë vetëm anën e sipërfaqshme të problemit

  5. #125
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    NATO dhe BE marrin axhendën e reformave të qeverisë




    Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se NATO dhe BE kanë vlerësuar pozitivisht reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në këto dy vjet. "Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin. Ne paraqitëm në Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s rezultatet e reformave në zbatim të ciklit të 8-të të Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO, siç janë reformat në fushën politike, krijimin e komisionit zgjedhor, ligjin për drejtësinë, krijimin e komisionit bipartizan për integrimin në NATO, vendimin e qeverisë për të pranuar sistemin elektoral që opozita do të propozojë si kusht për konsensusin, vendimin e mazhorancës për zgjedhjen e presidentit konsensual, në rast se opozita është e përgatitur për një gjë të tillë", tha Berisha. Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se i kishte njohur edhe me reformat e thella në luftën kundër krimit të organizuar, shkatërrimin e 141 grupeve dhe organizatave kriminale, arrestimin dhe dërgimin para drejtësisë të 1170 bosëve dhe anëtarëve të tyre, si dhe risjelljen në Shqipëri nga vendet e tjera të një numri të madh të anëtarëve dhe bosëve të këtyre organizatave. "Ne informuam edhe për krijimin e Task-Force-s së re, me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në vend, e cila do të spostojë në një orbitë të re luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në fushën ekonomike. I njoha me të gjitha arritjet e reformave ekonomike, revolucionin fiskal, rritjen ekonomike të parashikuar këtë vit 6 për qind, inflacionin në vlerat 2.4 për qind, rritjen e investimeve të huaja në 4 herë, në raport me vitin 2004, rritjen e eksporteve 28 për qind", vijoi më tej Berisha. Por ashtu, Berisha e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ambasadorët e saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është dhe prioritet i kësaj qeverie.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Albania to send more troops to Afghanistan

    Tirana: Albania is going to send an extra company of troops to Afghanistan to join the international peacekeeping forces on the ground, the country’s prime minister said.

    "The last meeting of the NATO countries’ foreign ministers considered it indispensable to add more forces to Afghanistan, therefore we decide to send a supplementary company of our troops there," Sali Berisha told his cabinet.

    He said the Albanian troops will join the International Security Assistance Forces, under the command of Italian forces serving there.

    For years, Albania has longed to join the NATO, hoping to get the signal to join the club by 2008. Berisha has said earlier that Albania is determined "to undertake any reforms and pay whatever price" to the join the NATO.

    US President George W. Bush has signed into law the US Senate legislation to endorse the enlargement of the NATO to include Albania, along with Croatia, Macedonia Ukraine and George, into the group.

    Albania has at present 22 peacekeeping troops in Afghanistan, serving under Turkish command. It has also sent 70 troops to Bosnia and 120 troops to Iraq.

  7. #127
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    I vetmi ndryshim me kohen e Baba Dovletit eshte se atehere nizamet shkonin me zor dhe nga e keqja (me shpenzimet e Perandorise Osmane), ndersa sot ne zhgarravitemi barkas ti dergojme bijte tane nga i teket Daj Samit me brekushe me viza dhe yje te beje luftra per interesa te veta tregetare!
    (Dhe e gjithe kjo me shpenzimet tona kuptohet).
    Sa poshte kemi rene........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po kush ju do juve ne nato çdo gje behet per politik per tju vene ne gjume.
    kurse ne Shqipot me mire te ndjekim politiken e Amerikes se sa tuajen.
    rrofte amerika dhe ne hale gjithe sllavet.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #129
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Amin!.............................
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #130
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    plako, per sa kohe nuk mbushim numrin e 10 milioneshit jemi te vegjel, dhe ti e di shprehjen e te voglit.

    Pastaj nga dashuria e madhe e fqinjeve, pa 10 milione ne nuk e qeverisimin dot vendin, sepse me sa duket per faj biologjik kemi firo te madhe andej nga jugu. Deri sa te kapet statistika do detyrohesh te durosh jokurrizoret qe ke inat sepse duhen konjukturat. Me cfare tjeter do mbrohesh?


    synimi ne fakt eshte 60 milione, po 10 milione per te mare freret e shtetit ne dore

Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •