Close
Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 310
  1. #111
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    POLITIKA “MERCENARE” E TIRANES

    Nga Stavri Marko

    Disa ditë më parë, Kryeministri Berisha deklaroi se “në Samitin e ardhshëm të NATO-s më 2008, Shqipëria do të paguajë çdo çmim për t’u përfshirë në aleancën euroatlanike, duke u shprehur se jemi të gatshëm të çojmë trupa paqeruajtëse në Liban”.Po ashtu, vendi tjetër i Kartës së Adriatikut cili nuk u përfshi si edhe Shqipëria, Maqedonia, tregoi të njëjta simptoma moskënaqësie me vendimin e Presidentit Amerikan Bush, që të përfshihej në Rigë vetëm kërkesa e Kroacisë për anëtarësim në këtë organizatë edhe pse rreth 30% e popullatës në Kroaci nuk mbështet këtë vendim. Ndërkaq N/Sekterarja amerikane Rozmari Di Karlo, deshte të ngushëllonte Shkupin për progresin e pamjaftueshëm drejt reformave të kërkuara, ashtu si dhe Tirana, megjithë përpjekjet e saj për të bindur politikanët e atij vendi në vizitën e fundit në Maqedoni.

    Por vendimi i Tiranës i ka bërë përshtypje njëkohësisht shumë agjenci të huaja lajmesh, të cilat e kanë fokusuar këtë eveniment si surprizë e një vendi të çuditshëm me shumë probleme, duke etiketuar këtë kërkesë si ofertë e një vendi që predominohet nga muslimanë pas vendimit që edhe Turqia, vend musliman do të dërgoi trupa në Liban. (Agjencia Amerikane AP)

    Ajo çfarë më shtyn të bëj këtë analizë është vendosmëria e lidershipit shqiptar për të gjykuar ndërmjet interesave pushtet mbajtëse dhe moralit “inter patriotik” që kërkon të vetë përfaqësohet Tirana, në një formë zelli dhe servilizmi të pashembullt, për të treguar një gatishmëri që nuk e meriton si të tillë, pasi përfaqëson një vend “demokratik” por me politika konfliktuale të brendshme duke përdorur shpesh trukun ndërkombëtar si “vend musliman”, për të cilën ka nevojë të dëgjohen edhe qytetarët e tjerë ashtu si në Kroaci, pa çka se arroganca e pushtetit nuk ka kufij. Është i çuditshëm fakti që për të tilla vendime, edhe opozita hesht, pasi kur ishte në pushtet i ka shfrytëzuar beretat e gjelbra shqiptare si instrument për ta patur mirë me “vëllain e madh amerikan”. Tashmë, e dinë të gjithë që për ta patur sa më gjatë pushtetin, dërgo trupa me mercenarë dhe mandej për Shqipërinë, nuk e vret njeri veshin për të.

    Më kujtohet Marsi i 97-ës, kur Shqipëria ishte nën Kërcënimin e Luftës Civile, një kronikë televizive e RTSH-së tregonte me krenari ndër të tjerash se “kontingjenti i ushtarëve paqeruajtës shqiptarë në Bosnjë, do të vazhdonte misionin e saj pavarësisht ngjarjeve në atdhe”. Ky kontingjent u kthyen në vendlindje që të merrte nën ruajtje institucionet kryesore shtetërore, pasi ushtria thuajse ishte shkatërruar ndërsa oficerë dhe ushtarë nuk u afroheshin depove të braktisura.

    Paradoksialisht vërehet një tendencë tepër serioze e një politikani lider me një prapavijë të qartë që “për hatër të pushtetit personal, mund të shesw gjithçka, vetëm të tregohet pragmatist në sytë e botës (Uashingtonit)”. Kjo duket qartë kur Presidenti amerikan Bush, nuk përkrahu Tiranën në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Rigë për tu anëtarësuar politikisht në këtë organizatë. Themi politikisht sepse kërkesat ndaj Tiranës janë thellësisht politike, ndërsa qeveria nga ana tjetër ja kthen me monedhë ushtarake, duke dashur tu bëjë qejfin amerikanëve duke parë interesimin e tyre për trupa ushtarësh në vende konfliktuale që lenë diskutime të hapura në të ardhmen madje edhe brenda aleancës ushtarake por edhe ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit.

    Ndërsa krahasoja Shqipërinë në flakë të 97-ës dhe ironinë e trupave jashtë atdheut të vetë, ajo vërehet edhe sot me një tjetër formë por me përmbajtje të njëjtë. Sot ushtria jonë po reformohet deri në “palcë” e cila nënkupton një ndryshim rrënjësor të koncepteve primare politike dhe pastaj teknike. Ushtria shqiptare thuajse është e zhveshur nga armatimet e vjetruara, duke shërbyer në formën e rekrutimit të strukturave të sigurisë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të NATO-s duke thyer njëkohësisht një mit legjendar të krijuar nga koha e diktaturës sikur “kemi pasur një ushtri të fortë me tanke, aeroplanë, anije dhe nëndetëse, paçka se nuk kemi luftuar asnjëherë ose së paku të tregonim se dinim ti përdornim këto armë”. Ato tashmë janë një relike, historia e të cilave po shfrytëzohet edhe mediatikisht nga të përditshmet shqiptare për të patur sado pak ndikim elektoral.

    Ky paradoks është shndërruar në pragmatizëm për të përdorur beretat e gjelbra shqiptare, në misione “paqeruajtëse” jashtë vendit, kur njëkohësisht siguria e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje nga vetë ekspertët e NATO-s. Ky paradoks vazhdon të ketë jehonë të pamoralshëm në opinion, në një kohë që kufijtë e Shqipërisë thuajse kontrollohen rreptë dhe financohen prej Brukselit, si pjesë e një rajoni të rrezikshëm të gatshëm për të shpërthyer në konflikte etnike si dhe në shënjestër nga terroristët që vijnë nga lindja. Për më tepër, ky paradoks bëhet gjithmonë dhe më interesant kur ndërmjet Shqipërisë dhe vetë Libanit, ekzistojnë shumë të përbashkëta gjeopolitike, ose si një shëmbëlltyrë që Tirana në aspektet e stabilitetit politik është më afër modelit Libanez.

    Dhe megjithatë mësojmë lajmin se “Tirana është e Gatshme të dërgojë të tjerë trupa paqeruajtësish, pra të tjerë nizamë apo mercenarë “Made in Albania” nën koston e madhë të taksapaguesve shqiptarë. Dhe pse bëhet kjo, vetëm për një sfidë “ta kemi mirë me vëllain e madh, domethënë ta ketë lidershipi ynë, ndërsa Uashingtonit i duhen trupa shtesë në çdo cep të botës. Ky paradoks vazhdon kur dëgjon se vetë Britania e Madhe, vendosi të tërheqë trupat e saj prej Iraku. Mos vallë Tirana në këtë rast duhet të zëvendësojë Londrën për partneritet të ngushtë, kur vetë propozon trupa të gjelbra në Liban?

    Megjithëse nuk do të më pëlqente, por duke parë numrin e madh të rekrutëve mercenarë kryesisht nga vende të botës së tretë, që sot rekrutohen nga vende potencialisht të tilla si SHBA, Francë dhe Britani e Madhe dhe dërgohen në misionet ndërkombëtare kostoja e të cilëve përballohen nga po ato shtete, çdo kush mund të pyeste; “A kini nevojë për shqiptarë se ndoshta mund të shtohen mijëra helmeta të gjelbra për tju ndihmuar? Atëherë paguajini dhe hapni kazermat për rekrutë dhe dërgojnë me uniformat e mësipërme!” .

    Dhe kështu ndoshta marrim pak atë “famë të humbur, se kemi qenë ndër shekuj luftëtarë, por jo në Shqipëri, jashtë saj, si mercenarë të Turqisë apo Italisë fashiste”. Fjala e kryeministrit Berisha për “çdo çmim të hyjmë në NATO”, qofshin këta mercenarët shqiptarë, duhet përkthyer ndryshe: ky është një pragmatizëm i pamoralshëm, që lidershipi kërkon ta shfrytëzojë për demagogjinë e pushtetit, Përpara se të bëhet një thirrje e tillë, vetë lideri i vendit duhet të shprehet se ku është me kërkesat politike të NATO-s ndaj Tiranës, në respektimi e të drejtave dhe lirive të njeriut, në ngritjen ekonomike të mirëqenies në Shqipëri, të sigurisë së kufijve dhe kërkesat e vazhdueshme ndaj kërcënimit të terrorizmit, të respektimit të shtypit të lirë, të pronësisë dhe mbi të gjitha të procesit të rregullt dhe të pa kontestueshëm elektoral, të sigurisë së votës nëpërmjet pajisjes me kartën e identitetit dhe sigurimin e vazhdueshëm të institucioneve të pavarura.

    gazeta SOT



    1 - KY STARVI & PRPAKALI KANE DHENE NJE NDIHMESI TE PA LOGARITUR NE

    DJEGJEN E SHQIPERIS ME 1997.

    2- TANI KY STAVR & E PRAPAKALI PASKAN VENDOSUR TE HIDHEN NE AKTIVITET

    KUNDRA ANTARSIMIT TE SHQIPERIS NE NATO!

    3- BRAVO !BRAVO! SHQIPFOLSA HANI BUKEN E SHQIPERIS DHE BENI DUVA GRECIS

    E SERBIS!



    JA DHE HOMIR SHQIPETARE AT. GJERGJ FISHTA!


    .................................................. ...........


    Ju grekoman- do stramastike qelbsina-


    Motit, si sod , ju te pabese gjithmon.


    Me bark n'Tirane e kryet kethelle te Athina.


    E lapazana t'sterholluem tue kane.


    Krej mec i muert muamedane e t' kshtene!

    .................................................. ...............

  2. #112
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Sot ne Irak vendet si Spanja apo Italia kane terhequr trupat e tyre, Anglia do ta beje vitin tjeter, ndersa trupat shqiptare vazhdojne te rrezikojne jeten e tyre , ne nje vend ku po zhvillohet nje lufte civile,..
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Po tallet e gjithe bota me ne shqiptaret.........

    Ne nuk kemi buke te hame,nuk kemi breke ne b...ythe....edhe NATON kishim mangut....

    nuk e harroj dot irritimin e gazetares se CNN kur po fliste me nje korrespodent shqiptare ne zgjedhjet e korrikut 2005....kur ai shqiptari tha se partite kryesore kane si obligim kryesor hyrjen e shqiperise ne NATO....dhe gazetarja amerikane e habitur ia ktheu, duke i thene se shqiperia eshte shteti me i varfer ne europe si eshte e mundur qe te kete kerkesa te tilla....

    shkurt kesaj i thone.........NE SHQIPTARET I ZGJIDHEM TE GJITHA PROBLEMET E BRENDESHME DHE TANI DUHET TE BEJME EDHE PAK IMPERIALIZEM.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #114
    akil-aga i bie shkurt,
    shkurt kesaj i thone.........NE SHQIPTARET I ZGJIDHEM TE GJITHA PROBLEMET E BRENDESHME DHE TANI DUHET TE BEJME EDHE PAK IMPERIALIZEM...
    Futja ne NATO eshte futje ne strukturat politiko-ushtarake te saj, eshte pjese e integrimit euro-atllantik te Shqiperise.

    Qe te besh imperializem duhet te kesh kryqe. Po te jap nje shembull te Greqise pas luftes se pare boterore:

    Greqia, me renien e perandorise osmane, kujtoi se u be deti kos. Me cytjen e Anglise dhe te Frances, ajo zbarkoi e ndermorri nje fushate fillimisht te sukseseshme ne Anadoll, por nga qe nuk kishte burime te brendshme, dhe ato te jashtmet nuk u siguruan, fushata degjeneroi ne nje humbje te turpshme, bashke me te u varros edhe Megal Idhea.

    Qe te kthehem tek ajo shprehja qe ti vete-gajasesh, Shqiptaret nuk kane ushtruar ndonje here imperializem, ata kane vuajtur me shume prej/per bedelizem.

  5. #115
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    NATO: Nuk ka ftesë për Shqipërinë

    Shekulli



    Denion Ndrenika
    04-03-2007



    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhon Kolston tha dje në Tiranë se Aleanca Veriatlantike do të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim të rreptë Shqipërinë lidhur me reformat në vend dhe anëtarësimin e saj në këtë pakt. NATO tha gjithashtu se zgjedhjet e 18 shkurtit ishin një shans i humbur, përfundim i njëjtë me raportuesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it. NATO gjithashtu tha se vlerësimi përpara se të bëhet ftesa për anëtarësim, do të jetë e veçantë dhe politik për Tiranën, Shkupin dhe Zagrebin. Kështu, Aleanca Veriatlantike "ftohu" shpresat e qeverisë për të pranuar sa më shpejt Shqipërinë si anëtare, duke përfshirë madje edhe samitin e ardhshëm në Uashingtonit në 2008. NATO dhe vendet anëtare kërkojnë reforma, bashkëpunim dhe mirëkuptim politik për ta shtyrë vendin drejt anëtarësimit, por vetëm pasi të jetë bërë një vlerësim veçmas për të tri vendet Shqipëri, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kroaci. Zëvendëssekretari Kolston tha se "asnjë vendim nuk është marrë dhe vendimi do të varet nga arritjet e Shqipërisë". Zëvendësi i Jap de Hop Sheferit, Kolston, tha gjithashtu se "periudha që tani, deri në samitin e ardhshëm të NATO-s do të pasohet nga një vazhdim i paparë nga NATO për vendet aspirante". "Aleatët do të presin të shohin që procesi është i pakthyeshëm. Ata do të presin që të shohin më tepër se sa vetëm miratim të ligjeve, ata do të presin për zbatimin e tyre"-tha Kolston.
    Zgjedhjet, shans i humbur

    I drejtpërdrejtë, konkret dhe i qartë ishte Kolston për ecurinë e reformave. Ndonëse ka përmendur me qetësi vërejtjet përkundër sukseseve, shqetësimi prej fjalëve të tij ishte serioz: Zgjedhjet. Pika kyçe e reformave që përfshin tërësisht karakterin e angazhimeve për anëtarësim në NATO, pas atyre në ushtri, janë zgjedhjet. Kolston tha se në 18 shkurt u humb një shans, sikurse raportuan vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it më herët. Kolston tha se ka munguar bashkëpunimi politik dhe se vëzhgimi për Shqipërinë, do të jetë sikurse e cilësoi "i paparë". "Zgjedhjet paraqitën një mundësi të humbur nga partitë politike për të punuar së bashku, për të siguruar që zgjedhjet të mbaheshin me standarde më të larta ndërkombëtare. Do të jetë me rëndësi thelbësore që të forcohet dialogu demokratik ndërmjet partive politike. Bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës në zbatimin e reforma është një element kyç për arritjen e suksesit"-tha Kolston, i cili qëndroi në Tiranë në krye të Ekipit të Zgjeruar Faktmbledhës të NATO-s. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Marsi Ris deklaroi gjithashtu se "anëtarësimi në NATO kërkon jo vetëm mbështetje popullore, por edhe reforma ushtarake". Ajo i vuri theksin nevojës për bashkëpunim ndërpartiak, kur u shpreh se "qeverisja e mirë, luftimi i korrupsionit, përballja me krimin e organizuar dhe forcimi i sistemit të drejtësisë, sjellin përfitim për të gjithë qytetarët në një demokraci, por për suksesin dhe arritjen e këtyre objektivave kërkohet një përpjekje kombëtare, ndërpartiake mes qeverisë dhe parlamentit, si dhe shoqërisë civile dhe qytetarëve të zakonshëm". Konferenca u organizua nga Kuvendi dhe për herë të parë pas zgjedhjeve uli në një tryezë përfaqësues të të dy krahëve të politikës. Veç kryeministrit dhe kryekuvendares Jozefina Topalli, ishin nga PS, Sekretari i Përgjithshëm, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ish-ministri i Jashtëm, Kastrtiot Islami, nënkryetari i grupit kuvendar, Petro Koçi dhe nënkryetari i Kuvendit, Ylli Bufi.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    13
    Gjuha Shqipe ghuha meme e Latinishtes dhe Greqishtes.
    Duke jug referuar dokumentave te kohes dhe konkretisht te National Geografic te shkurtit te vitit 1931 i perkthyer ne greqisht dhe e dhperndare per publikun grek me gazeten to vima me 28 maj 2003 ku merr ne analizeformimin e shtetit mbreteror shqiptar si shtet me i ri ne Europe nder te tjera shkruan per emertimin shqiptar te shqiptareve”Nje biograf i lashgtesise Grek tregon se kur mbretit te Ipirit Pirros krahasohej nga ushtaret e tije me shqiponjen ,pergjigjej sjellshem se armet tuaja me japin krahe.Ashtu si populli i Ipirit pranoi komplimentet e mbretit te tyre Pirro keshtu qe Shqiptaret emerohen shqiptare Bije te Shqiponjes.”
    Duke vzhduar me poshte shpjegohet se shqiptaret jane rraca me e vjeter e e Evropes juglindore. Ne realitet gjuha e tyre (gjuha shqipe ) raca dhe zakonet e tyre tregojne per banore te vjeter.Eshte e mundur te jene pasardhes e ilireve te lashte te cilet kane origjine nga pellazget.Derisa arkeologjia hodhi me shume drite ne gjuhen shqipemendimet e filologeve do te ndryshojne .
    Nga keto percaktime besojne se nje e treat e gjuhes shqipe ka origjine pellazge.Disa mendojne se
    gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja e vjeter dhe nuk ka asnje lidhje me greqishten. Te tjeret mendojne se eshte gjuha me e vjeter e europes nenea e Greqishtes dhe Latinishtes.
    Te dy Platoni dhe Irodhotis kane thene se Greket huazuan hyjnine e tyre nga pellazget.Ne perputhje me kete percaktim mbrohet nga fakti qe emerimet Zeus,Nemesis dhe Rea rrjedhin nga fjalet ze,name,dhe reja(re). te gjuhes shqipe.
    Shqiperia eshte nje dege e pemes Iliria.Pas renie se ilirise populli shqiptare ka vuajtur ne thundren e barbareve te huaj dhe nga ky barbarizem mundi qe te ruante me fanatizem kulturen dhe gjuhen e tije te lashte.Ne sot mundohemi te quhemi moderne duke humbur gjuhen shqipe.Kjo eshte semundje qe ka prekur te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare.Te shkolluarit dhe njerzit me pushtet perdorin shume fjale te huaja ne vend te shqipes per te treguar se dine me teper se te tjeret.ndersa pjesa tjeter emigrante e detyruar nga ambjenti si dhe pa pasja e njohurive te njaftushme per gjuhen dhe kulturen shqipe e mbush vetveten me kulture tjeter.Ne sot duke deformuar kulturen dhe gjuhen tone me te lashte shqipe nuk bejme gje tjeter vetem se tregojme pa aftesi para brezave te kaluar.tregojme veten se ate qe te paret tane me mungd gjak dhe sacrifice e krijuan e mrojten ne nuk mundet qe te e lexojme dhe te e transmetojme .E themi kete se gjuha shqipe ose me mire dega e pemes ilire qe ne perfaqesojme eshte shkruajtur me mundim nga rilindesit tane .ata krijuan Analfabetin shqip dhe ne nuk arrijme qe te e transmetojme nga nje brez ne tjetri.

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    13
    Gjuha Shqipe ghuha meme e Latinishtes dhe Greqishtes.
    Duke ju referuar dokumentave te kohes dhe konkretisht te National Geografic te shkurtit te vitit 1931 i perkthyer ne greqisht dhe e dhperndare per publikun grek me gazeten to vima me 28 maj 2003 ku merr ne analizeformimin e shtetit mbreteror shqiptar si shtet me i ri ne Europe nder te tjera shkruan per emertimin shqiptar te shqiptareve”Nje biograf i lashgtesise Grek tregon se kur mbretit te Ipirit Pirros krahasohej nga ushtaret e tije me shqiponjen ,pergjigjej sjellshem se armet tuaja me japin krahe.Ashtu si populli i Ipirit pranoi komplimentet e mbretit te tyre Pirro keshtu qe Shqiptaret emerohen shqiptare Bije te Shqiponjes.”
    Duke vzhduar me poshte shpjegohet se shqiptaret jane rraca me e vjeter e e Evropes juglindore. Ne realitet gjuha e tyre (gjuha shqipe ) raca dhe zakonet e tyre tregojne per banore te vjeter.Eshte e mundur te jene pasardhes e ilireve te lashte te cilet kane origjine nga pellazget.Derisa arkeologjia hodhi me shume drite ne gjuhen shqipemendimet e filologeve do te ndryshojne .
    Nga keto percaktime besojne se nje e treat e gjuhes shqipe ka origjine pellazge.Disa mendojne se
    gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja e vjeter dhe nuk ka asnje lidhje me greqishten. Te tjeret mendojne se eshte gjuha me e vjeter e europes nenea e Greqishtes dhe Latinishtes.
    Te dy Platoni dhe Irodhotis kane thene se Greket huazuan hyjnine e tyre nga pellazget.Ne perputhje me kete percaktim mbrohet nga fakti qe emerimet Zeus,Nemesis dhe Rea rrjedhin nga fjalet ze,name,dhe reja(re). te gjuhes shqipe.
    Shqiperia eshte nje dege e pemes Iliria.Pas renie se ilirise populli shqiptare ka vuajtur ne thundren e barbareve te huaj dhe nga ky barbarizem mundi qe te ruante me fanatizem kulturen dhe gjuhen e tije te lashte.Ne sot mundohemi te quhemi moderne duke humbur gjuhen shqipe.Kjo eshte semundje qe ka prekur te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare.Te shkolluarit dhe njerzit me pushtet perdorin shume fjale te huaja ne vend te shqipes per te treguar se dine me teper se te tjeret.ndersa pjesa tjeter emigrante e detyruar nga ambjenti si dhe pa pasja e njohurive te njaftushme per gjuhen dhe kulturen shqipe e mbush vetveten me kulture tjeter.Ne sot duke deformuar kulturen dhe gjuhen tone me te lashte shqipe nuk bejme gje tjeter vetem se tregojme pa aftesi para brezave te kaluar.tregojme veten se ate qe te paret tane me mungd gjak dhe sacrifice e krijuan e mrojten ne nuk mundet qe te e lexojme dhe te e transmetojme .E themi kete se gjuha shqipe ose me mire dega e pemes ilire qe ne perfaqesojme eshte shkruajtur me mundim nga rilindesit tane .ata krijuan Analfabetin shqip dhe ne nuk arrijme qe te e transmetojme nga nje brez ne tjetri.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Presidenti Bush nënshkroi ligjin që mbështetet zgjerimin e NATO-s


    Data e Publikimit: 11/04/2007

    24 ORE LAJME
    Autori i Lajmit:
    S.M
    Presidenti Bush nënshkroi një ligj që rithekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me anëtarë të rinj.

    Ligji, përcakton Shqipërinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Ukrainën si vende që kualifikohen për ndihmë financiare ndërkohë që përpiqen për anëtarësim në NATO.

    Ligji po ashtu kërkon që fondet për ndihmë ushtarake ndaj këtyre vendeve të përfshihen në buxhetin amerikan të vitit të ardhshëm, por në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk jepej ndonjë shifër.

    Në Moskë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse kritikoi veprimin e presidentit Bush, duke thënë se ai nuk do të kontribuonte në stabilizimin politik të Ukrainës

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kryeministri përshëndet dekretin e Presidentit Bush për mbështetjen e Shqipërisë drejt NATO-s dhe marrëveshjen me KE-në për liberalizimin e vizave


    Data e Publikimit: 11/04/2007

    Autori i Lajmit:
    24-ore.com

    Kryeministri Berisha ia kushtoi hapjen e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dy zhvillimeve të rëndësishme për Shqipërinë: firmosjen nga Presidenti i SHBA-ve George W Bush të ligjit, të miratuar nga Kongresi amerikan, për mbështetjen e Shqipërinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, si dhe parafimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

    Duke përshëndetur këto dy ngjarje të rëndësishme, Kryeministri shprehu mirënjohjen për Presidentin Bush dhe Kongresin e SHBA-ve, Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anëtare për mbështetjen që vazhdojnë t’i japin Shqipërisë në rrugën e saj të progresit dhe integrimit. Këto dy zhvillime shumë pozitive, - vlerësoi Kryeministri, - vijnë si rezultat i vlerësimit nga qeveria e SHBA-ve dhe nga Komisioni Evropian të reformave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe. Kryeministri siguroi se qeveria është e përkushtuar të bëjë çdo përpjekje për të përmbushur standardet e domosdoshme në proceset e integrimit dhe është e vendosur të vazhdojë në rrugën e saj të reformave.

    Më tej, duke folur për këto dy evenimente, Kryeministri bëri këto vlerësime:

    “Dje ka pasur dy evenimente shumë të rëndësishme. Presidenti Bush ka firmosur ligjin, me të cilin qeveria e SHBA-ve autorizohet të ndihmojë edhe financiarisht Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën në përpjekjet e tyre për anëtarësim në NATO. Kjo nismë e Kongresit të SHBA-vë dhe senatorit Lugar, pas vizitës së tij të suksesshme në Shqipëri, u kurorëzua dje me firmën e Presidentit dhe kjo përbën një inkurajim shumë të madhe në përpjekjet tona për të arritur standardet dhe plotësuar kriteret e domosdoshme për të merituar ftesën në samitin e Bukureshtit, që do të jetë edhe samiti në të cilin do të vendoset zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

    Në emër të qeverisë dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për Presidentin Bush, qeverinë e SHBA-ve, senatorin Lugar dhe Kongresin e SHBA-ve për këtë ligj shumë të rëndësishëm për Shqipërisë dhe t’i siguroj se do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbushur kriteret dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në NATO. Dua t’ju informoj se vetëm pak ditë më parë kemi shqyrtuar, së bashku me ministrat dhe drejtuesit e agjencive respektive, të gjitha konkluzionet që delegacioni i lartë i NATO-s, i kryesuar nga asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ka lënë në Shqipëri. Mund t’u them se janë marrë të gjitha masat që këto konkluzione dhe detyrime të shndërrohen në realitet, në mënyrë që të shkojmë sa më afër në procesin anëtarësimit.

    Po dje në Bruksel midis përfaqësuesve tanë dhe Komisionit Evropian është parafuar marrëveshja e liberalizimit të vizave ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, marrëveshje e cila do të firmoset së shpejti midis Shqipërisë dhe BE-së dhe do të ratifikohet më pas edhe nga Parlamenti Evropian. Kjo marrëveshje përbën një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit, pasi një nga gjërat më të prekshme për qytetarët shqiptarë në këtë proces është lëvizja e lirë. Unë jam i bindur se shqiptarët e kanë të qartë se anëtarësimi i plotë për ta nuk do të thotë mirëqenie e plotë e menjëhershme, por ajo është rruga drejt mirëqenies. Një nga faktorët kryesorë që i bën ata më mbështetës për procesin e integrimit është lëvizja e lirë, për të cilën shqiptarët, për disa specifika, kanë më shumë nevojë sesa kombet e tjera. Marrëveshja ofron procedura të përshpejtuara në marrjen e vizave, një taksë të ndryshuar për vizat, reduktimin e dokumenteve që duhet të paraqiten, si dhe viza afatgjata me shumë hyrje dhe dalje. Ajo që është specifike dhe shumë pozitive është se marrëveshja përfshin të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare që nga familjarët që kanë fëmijët e tyre emigrantë, me banim të ligjshëm në vendet anëtare të BE-së, studentët që duan të studiojnë apo janë me studime në universitetet e këtyre vendeve, gazetarët që rendin pas një hapësire më të gjerë informative, biznesmenët të cilët janë në krye të përpjekjes së vendit për integrim. Rikujtoj se 70 për qind e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë zhvillohen me vendet e BE-së dhe kjo marrëveshje ju mundëson biznesmenëve shqiptarë të kryejnë më me lehtësi detyrimet e tyre. Marrëveshja përfshin organizatat jo qeveritare, punonjësit e administratës, botën akademike të vendit, është një nga marrëveshjet më të gjera që Komisioni nënshkruan në këtë stad me një vend. Gjithashtu ka edhe disa përpjekje pozitive nga disa vende anëtare në këtë drejtim.

    Si dekretimi i ligjit të ndihmës financiare për qëllimet e progresit drejt anëtarësimit në NATO nga Presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe parafimi i marrëveshjes së liberalizimit të vizave midis Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare përbëjnë dy zhvillime shumë pozitive, të cilat vijnë si rezultat i vlerësimit nga qeveria e SHBA-ve, nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të reformave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe. Ndaj dhe ne mbetemi të përkushtuar dhe të vendosur si ditën e inaugurimit tonë, në shtator të vitit 2005, të procedojmë me reformat. Për ne, alfa dhe omega e veprimtarisë sonë kanë qenë, janë e do të mbeten reformat, të cilat në mënyrë të padiskutueshme, pavarësisht nga pakënaqësitë e përkohshme që krijojnë, pavarësisht edhe nga dhimbjet që krijojnë në grupe të caktuara apo nga kundërshtinë normale që zgjojnë në një shoqëri të lirë, kanë për rezultat final lehtësimin jo vetëm të pasojave imediate që sjellin, por një lehtësim të madh të të gjitha proceseve normale në shoqërinë shqiptare.

    Duke shprehur edhe një herë mirënjohjen e thellë për Presidentin Bush për ligjin që dekretoi, për Komisionin Evropian për marrëveshjen që parafuan, vendet anëtare të tij, të vazhdojmë në këtë kurs të thellë reformash të cilat çdo ditë po japin ndryshime të rëndësishme. Dy ditë më parë, një statistikë që vjen nga një qendër prestigjioze në Londër, fakton se në vitin 2006 investimet direkte të huaja në Shqipëri u rritën me 130 dollarë për frymë nga vetëm mesatarisht 28 dollarë për frymë që ato kanë qenë në 2000-2004, një rritje rreth 3-4 herë më shumë. Natyrisht ne do të donim e do të përpiqemi që ato të jenë jo 130, por 1300, sepse ky vend ka uri të jashtëzakonshme për investime. Sot Ministri i Arsimit më informoi për një rritje të ndjeshme substanciale të nxënësve në shkollat e mesme. Ne vërtet liberalizuam universitetet, por për një komb e shoqëri treguesi parësor është përqindja e qytetarëve me shkollë të mesme. Politika e nisur për të inkurajuar në mënyra të ndryshme vazhdimin e shkollës së mesme nga nxënësit, zgjerimi i sektorit të arsimit profesional po jep fruta të ndjeshme, derisa të arrijmë në nivelet më të larta dhe unë jam shumë optimist me këtë. E ritheksoj se reformat janë të gjithanshme dhe do të vazhdojnë”.

  10. #120
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Po tallet e gjithe bota me ne shqiptaret.........

    Ne nuk kemi buke te hame,nuk kemi breke ne b...ythe....edhe NATON kishim mangut....

    nuk e harroj dot irritimin e gazetares se CNN kur po fliste me nje korrespodent shqiptare ne zgjedhjet e korrikut 2005....kur ai shqiptari tha se partite kryesore kane si obligim kryesor hyrjen e shqiperise ne NATO....dhe gazetarja amerikane e habitur ia ktheu, duke i thene se shqiperia eshte shteti me i varfer ne europe si eshte e mundur qe te kete kerkesa te tilla....

    shkurt kesaj i thone.........NE SHQIPTARET I ZGJIDHEM TE GJITHA PROBLEMET E BRENDESHME DHE TANI DUHET TE BEJME EDHE PAK IMPERIALIZEM.....



    Reforma politike dhe ekonomike për NATO-n


    Marci B.RIES


    Sot, Aleanca është rritur dhe ka 26 vende anëtare, përfshi shumë anëtarë të ish-Traktatit të Varshavës. Sfidat me të cilat përballemi gjithashtu kanë ndryshuar në shumë mënyra. Edhe pse Bashkimi Sovjetik u shpërbë në fillim të viteve '90-të, duke eliminuar kërcënimin me të cilin Aleanca përballej gjatë 50 viteve të para të saj, ka lindur një kërcënim i ndryshëm, ai i terrorizmit global, maskuar nën fondamentalizmin fetar.

    Ne, jemi krenarë për punën që NATO po bën për të ruajtur paqen në Kosovë dhe për të stabilizuar dhe mbrojtur demokracinë në Afganistan. Megjithë këtë, do të ishte e gabuar që NATO të mendohej thjesht si një pakt mes vendeve të Europës për të mbrojtur njëri-tjetrin nga kërcënimet ushtarake.

    Siguria nuk është e kufizuar vetëm në mungesën e luftës. Siguri do të thotë të përgatitësh dhe të mbështetësh njëri-tjetrin në rast fatkeqësish natyrore, të përballesh me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, si dhe do të thotë veçanërisht që udhëheqës vendesh që ndajnë mendime të ngjashme të takohen për të diskutuar situatën globale.

    NATO ka të bëjë me vlera të përbashkëta politike dhe demokratike. Aleatët ndajnë dhe mbrojnë sisteme demokratike qeverisjeje, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, si dhe ekonominë e tregut të lirë. Këto vlera përkufizojnë NATO-n, po aq sa edhe strukturat e bashkërenduara ushtarake. Kjo, është arsyeja pse - përveç kërkesave ushtarake për anëtarësim, vendeve aspiruese u kërkohet të kryejnë reforma politike dhe ekonomike.

    Sigurisht, përpjekjet që bëjnë anëtarët aspirues për të përmbushur kërkesat e NATO-s dhe për të përgatitur veten për anëtarësim eventual kanë vlerë në vetvete. Por, ato kërkojnë burime financiare dhe një përkushtim nga ana e qeverisë dhe qytetarëve për të punuar në mënyrë që ndryshimet të vihen në zbatim.

    Shqipëria tashmë ka treguar vullnetin për t'i vënë burime të tilla në dispozicion, duke rritur pjesën e buxhetit për mbrojtjen dhe, duke dislokuar trupa në një prej misioneve të NATO-s në Afganistan.

    Në mënyrë që ndryshimet të ndodhin, Shqipëria, ashtu si të gjitha vendet anëtare, duhet të jetë në gjendje të mbështetet mbi mirëkuptimin dhe mbështetjen politike të qytetarëve të saj. Shqiptarët e mbështesin anëtarësimin në NATO, por është e nevojshme që të njihen në mënyrë specifike, se cilat janë kostot dhe përfitimet e anëtarësimit.

    Shoqëria civile dhe OJQ-të, mund të luajnë një rol të rëndësishëm për organizimin e mbështetjes dhe për të ndihmuar qytetarët, nëpërmjet edukimit dhe medias, që të kuptojnë me hollësi se si funksionon NATO.

    Rolet që shumë prej jush kanë luajtur tashmë dhe do të vazhdojnë të luajnë për t'i dhënë formë qëndrimeve të njerëzve dhe për t'i bërë ata të kuptojnë më shumë se çfarë NATO pret nga Shqipëria dhe çfarë mund të presin shqiptarët nga anëtarësimi në NATO, janë me rëndësi jetësore.

    Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, shpresojnë të marrin ftesa për t'u anëtarësuar në NATO në Samitin e vitit 2008. Për t'i demonstruar Aleatëve që Shqipëria i ka përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATO-s, nënkupton që, Shqipëria duhet të angazhojë bashkëbisedues si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dhe, ju në shoqërinë civile mund të ndihmoni në këtë fushë gjithashtu.

    Shqipëria ka bërë përparim të mirë në drejtim të Planit të Veprimit për Anëtarësim, por nevojitet ende më shumë punë. Që të kryhet kjo punë, kërkohet që qeveria, opozita, dhe shoqëria civile, në emër të qytetarëve, të punojnë ngushtë sëbashku për të mirën e vendit. Kjo konferencë ofron një mundësi të shkëlqyer për dialog dhe për të shkëmbyer ide me homologë nga Kroacia dhe Maqedonia. Shpreh përgëzimet e mia për organizatorët. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin aspiratat tuaja për të përmbushur standardet që kërkohen për t'u bashkuar me Aleancën dhe, sidomos, rolin e shoqërisë civile.

Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •