Qeveria sllovene solli vendim në vitin 2008 të lëshojë 24.600 leje të punës për personat të cilët vijnë nga vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, lajmëroi agjencia sllovene STA. Kuota prej 24.600 lejeve të punës është përcaktuar nga ana e Ministrisë së Punës dhe Këshillit për çështje ekonomike dhe sociale të Sllovenisë, në bazë të vlerësimeve për zhvillim ekonomik dhe për mungesë të fuqisë vendore të punës.
Me vendimin qeveritar parashihet që nga numri i përgjithshëm i punëtorëve të huaj të rinj në vitin 2008, 13.500 të marrin punësim të përhershëm, 8.000 të jenë të angazhuar në mënyrë sezonale, ndërsa 3.000 të jenë të punësuar për kohë të caktuar.
Në fillim të vitit të kaluar, Sllovenia vendosi t'i hapë kufijtë e vet për 18.500 punëtorë nga jashtë, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, në qershor kjo kuotë ishte shtuar në 24.600 ndërsa në nëntor në 29.500 persona.
LAJM PRESS
----------------------
Besoj se këtë ofertë shumë shqiptarë mund ta shfrytëzojnë, duke pa simpatinë sllovene ndaj neve. Andaj, tentoni të gjeni me shumë informacione për këtë gjë, dhe shpaloseni në forum. Mund t'i hyj në punë dikujt.
Krijoni Kontakt