Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 102

Tema: Jorgo Telo

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    [B][COLOR="Blue"]BRENDA MEJA FLET LAZGUSHI

    Si u ula mbi njė gur
    Ledhit t’arės mbi gurishte;
    Mė tha zemra, bėrė zhur:
    “Merr nj kėngė labėrishte!”

    Mora kėngė plot avaze.
    Mora kėngė fjalėdritė.
    Kėngė, o ē’kėngė p-lot maraze!
    Dalur-o nga thellėzitė…

    Pra, ģ vetėm po kėndoja.
    Dhe ja ktheja, dhe ia mbushja.
    Porsi mjalt rridhte nga goja:
    “Mė zu gjarpėruesheja…”

    Ajo kėngė, ato vargje
    Edhe sot zemrėn ma mbushin.
    Ģ kėndoj edhe kėnaqem.
    Brena meja flet Lazgushi.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    MOS U MĖRZIT!

    Mos tė mbetet hatri, grua!
    Grua, tė mos vėsh merak.
    Gjithė kkėngėt qė kam shkruar
    Nuk t’ģ kam fshehur aspak.

    Shumė nepse dashurie
    Do tė ndeshėsh nėpėr vargje.
    Jnė huqe kėngėrie
    Veē pėr harmoni dhe paqe.

    Paqen e kėrkon poeti.
    S’do t’ia rrėmbejė askujt.
    Edhe zemrėn…unė ģ shkreti
    A nuk ia fala dikujt?

    Dhe dikush ishe ti.
    Dritė mes vargjesh dashurie.
    Qenia jote mbjell freski.
    Mė ndez mall, stinė rinie…

    Ndaj lėshoj penėn pa fre:
    Kėndoj gjithė dashuritė…
    Se atje fill jeta ze.
    Pėr kaq gjė mos m’u marzit!
    [/COLOR][/B]

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    ĖNDRRA MĖ BĖRI PLAK

    Natė dimri e pamatė.
    Pashė njė ėndėrr tė gjatė…
    Sikur isha bėrė plak,
    Me gruan bėja shamat’…

    … Sikur frynte erė e fortė.
    Festen e rrasja nė kokė.
    Dhe trokisja portė mė portė,
    Ku tė gjeja pak tė ngrohtė.

    Nė shtėpi s’mė rrihej shumė.
    Mė thosh plaka: “Jam sėmurė.”
    Ē’t’ģ bėja ģ gjori unė?
    Kur dhe vet’ isha per lumė…?!

    Herė-herė.. nga meraku
    Bėnte lart presioni ģ gjakut.
    Jo vetėm se isha plakur.
    Njehesha si send ģ flakur.

    Ku mė ēon ėndėrr e shkretė?
    Atje ku mė dhemb vėrtet’…
    Ghithė trupi s’ka tė qetė.
    Sa dhe goja trembur flet.

    Jo, nuk dua tė zbres poshtė.
    Nga natyra do marr forcė.
    S’do lėshoj mė fshehur lot.
    Le tė plakem shėndetplot.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DITA E PROTESTĖS
    (Reportazh nga Jorgo S. TELO)
    (Metamorfoza e njė dite me emėr pėrgjatė njė udhėtimi)

    Thuajse gjithė ditėn e Njė Majit tė 1998-ės (plot dhjete vjet me pare) m’u desh ta kaloja, duke rrugėtuar drejt kryeqytetit grek.
    Autobuzi komod i linjės Fier-Athinė mbėrriti tek stacioni, ku e prisnim, njėkohshėm me derdhjen e rrezeve diellore nė majat e nėpėr shpatet e malit tė Lunxhėrisė.U mirėpritėm e u rehatuam nė mjedisin e njė automjeti mjaft komod.Unė qė nuk kisha patur fatin tė udhėtoja ndonjėherė jashtė shtetit e me mjete bashkėkohėse, e ndieja veten, sikur kisha hipur nė avion.
    Edhe dita e parė e muajit, siē po vetpėrshfaqej, jepte shpresė se do tė shoqėrohej me njė mot tė pėlqyeshėm, pa pėrjashtuar zigzaget pėrgjatė atij udhėtimi me njė kohėzgjatje tė pazakontė pėr mua.
    Se, po tė vrojtoje me imtėsi shenjat e motit, pa vėshtirėsi do tė dalloje njė mundėsi kthjellimi mė tė fortė rreth mesditės e mbasdite. Mėngjesi pėrkėtej kufirit shfaqej disi i vranėt e i freskėt. Madje nga lugina e Vjosės dukej se po rritnin shtatin disa re shihedhėse, si sinjalizuese tė njė shiu tė mundshėm mbi Gjirokastėr, kur ne do ishim duke u errur nė thellėsi tė shtetit fqinj.
    Sė paku veē arsyeve tė tjera po u largohesha dhe atyre rreshjeve, qė nuk po na shqiteshin qysh prej njė muaji. Edhe guri kullonte ujė, le nė baltė qė asqė bėhej fjalė tė ngulej njė mjet pune.Vetėm bari dukej sikur qe mė fatlumi, se tė tjerat...Epo ndodhka qė i marrka nė dorė frenat prapėsia, kur vihen nė garė tekat e njerėzve me kapriēiot e motit...
    Muaji maj pėr mua ėshtė mė i admirueshmi ndėr muajt e tjerė, sidomos kur gjendem nė vendlindjen time. Megjithatė m’u desh t’u largohesha pėrkohėsisht mrekullive natyrore tė tij atė pragmesviti, se tė tjera ēėshtje jetėsore kishin marrė “stafetėn”nė vorbullėn e interesave imediate vetiake...Vetėkuptohet qė nė piedestal tė interesave qėndron kurdoherė shėndeti. Sa kontradiktore po shfaqej nė aparencė largesa ime nga maji i magjishėm i luleve dhe freskisė plot ajėr tė llagartė qė ta dhuron vetem mali, duke shkuar drejt njė smogu frymėmarrės!...Sa absurde, apo jo?! Por ja qė, siē e fjalosėm dhe mė sipėr, kur del tjetėr gjėsend nė plan tė parė, do shpėrfillėsh, edhe pse pa dėshirė e vullnet, adhurimet shumėvjeēare tė shpirtit...
    U gjenda nė hyrje tė autobuzit pa atė konfuzionin tipik, qė krijohet nė kėsi rastesh, megjithėse ishim mbi dhjetė pasagjerė qė kishim prerė biletė. Lehtėsia e hyrjes brenda autobuzit mė kujtoi njė fakt qesharak: dikur nguteshim dhe e shtynim njėri-tjetrin dhunshėm para biletarive, automjeteve, dyerve e banaqeve tė shitoreve e gjithandej... Ndoshta edhe sot ne shqiptarėt e “padalė”... ndodh qė edhe tre-katėr veta tė gjendemi nė pritje e nė ndonjė radhė, veprojmė shpesh, sikur tė jemi mobilizuar pėr ndonjė miting apo antimiting, duke ēuditur ēdo kureshtar e kalimtar tė rastit, aq sa turistėt e vendeve tė zhvilluara na kanė njohur pėr grindavecė e rrėmujtarė.
    Atė fillimmaj nuk e konstatova njė ves tė tillė, por tė kundėrtėn. Njė qetėsi e normalitet pėr t’u patur zili. Nė ēast, teksa po ulesha nė sediljen bosh mendova: sikur tė ndodhte si dikur, apo sikur tė rishfaqej edhe sot gurguleja jonė tipike, vėshtirė tė kisha hyrė brenda; pa le tė ulesha...
    Eh, sa dhjetra herė, edhe kur isha nė gjendje, kisha mbetur si fishekėt nė vezme brenda derės sė makinės, duke provuar qendrushmėrinė dhe durimin pėr orė tė tėra, gjersa na zbriste gjaku nė fund tė kėmbėve tė farmakosur edhe nga duhani qė lejohej sipas qejfit tė njėrit e tjetrit...
    U ula nė njė sedilje dyvendshe nga ana e dritares (nder qė ma ofroi me mirėsjellje e kėnaqėsi njė djalosh i mbajtur, tė cilin pėr aktin e respektit ndaj meje, e falėnderova me gjithė shpirt.)
    Shpesh djaloshi shkonte tek njė miku i vet pėr tė kuvenduar, prandaj mė tė shumtėn e rrugėtimit ndenja gati i vetėm. E ndieja, se nuk isha i etur, pėr t’u kredhur nė kuvende tė zgjatura pėrgjatė atij rrugėtimi mjaft tė veēantė pėr mua, qė po mė ngjasonte si turistik e jo prej hallit...
    Pėr mė tepėr mė jepte pėlqesė tė dėgjuarit rrėshqanthi e ndonjė bisedėrie, qė kish pėr temė vendin dhe njerėzit, ku po shkonim, si dhe tė vrojtoja, sa tė mė jepej mundėsimi, atė truall tė lashtė, historinė e tė cilit e kisha mėsuar gjatė viteve tė shkollės...Mė pas ua kisha mėsuar edhe nxėnėsve tė mi, qė mė dėgjonin me njė zell qiellor dhe kureshtje marramendėse...
    Qelqi i pastėr i automjetit lejonte qė tė dallohej mjaft qartė natyra dhe njerėzit, qė gjallonin e lėvrinin brenda saj. Pėr fatin e mirė brenda atij autobuzi me kondicioner nuk lejohej pirja e duhanit, gjė qė e kisha shumė zėt. Me sa po kuptoja, rregullat atje nuk ishin njė formalitet pasiv, por strikt tė zbatueshme me njė stoicizėm tė habitshėm, ashtu si edhe moslejimi i asnjė pasagjeri jashtė vendeve.
    Brenda atij mjedisi tė rehatshėm e tė qetė, kisha merak, se mos gjente shteg dremitja e pa u kuptuar mė pėrhidhte nė botėn pa sy e veshė tė gjumit. Njė dukuri e atillė, e padėshirueshme prej meje, falė sensit tim tepėr admirator tė ēdo gjėje tė paparė e me vlera, nuk ndodhi. Pra, po mė krijoheshin tė gjitha mundėsitė tė kundroja me pangutėsi, me ėndje dhe pikėsynim krejt bollėkun gjeo-historik tė tokės greke, qė kish bėrė e pėrjetuar goxha histori, duke i dhėnė aq shumė prehistorisė... Nuk po lija gjėsend pa rrokur nėpėrmes fokusit tė gjallė tė syrit tim. Kuptohet...pėr aq sa lejonte koha e paktė dhe pamja disi e kufizuar e dritares nėpėrmes qelqeve tė sė cilės bridhnin syt’e mi... qė nga gjoli i Janinės, ku lulėzoi dhe u kėput Ali Tepelena, pashai kryeneē i perandorisė otomane... e gjer tek Ura e gurtė me harqe, aq e pėrmendur pėr domethėnien e saj...
    Dhe nuk rreshtja sė regjistruari nė “kamerėn” e shikimit tim pamje nga ai bregdet fantastik, nga Mesolongji historik, Korinthi, Akropoli i magjishėm e me radhė... E gjitha kjo nuk ishte gjė tjetėr,veē njė soditje nė distancė... pamundur t’i prekja me kėmbė e duar.
    Dikur ato mė “pushtonin” imagjinatėn... Dhe s’ishin pak, por njė mori pamjesh tė antikitetit tė pėrndritshėm grek me trajta nga mė interesantet gjer nė kufinj pėrrallorė e legjendarė...
    Tashmė ajo fantazi e paradokohshme deridiku abstraktive sikur po konkretizohej mė shumė, nga ē’e ruaja nė pandehmat e mia...Duke m’u fiksuar ashtu tė trupėzuara, filluan tė mė xixėllonin nė tru…vende, ngjarje, njerėz (mbretėr, dijetarė, gojėtarė, historianė, tragjedianė, filozofė, arkitektė, skulptorė, martirė tė pėrjetėsuar nė monumente gjigande etj,etj...)
    Po mė dukej vetja sikur me automjet modern po ecja nėpėr shekuj tė kapėrcyer...
    xxx
    Qyshse po gatitesha pėr njė udhėtim tė pamundėsuar gjatė njė gjysmė shekulli, synoja tė qėmtoja, veē gjithēkaje qė pėrbėnte objekt turistik, duke u kredhur nėpėr katakombet e historisė, po ashtu dhe njė kureshtje, qė ma mundėsonte vet dita, kur po shkoja drejt njė republike parlamentare me sistem tė kahershėm plurarist. Filluan tė plekseshin tė dy pretendimet e mia: edhe lashtėsia edhe koha moderne, gjė qė ma mėnjanoi disi shqetėsimin shėndetėsor, pėr verifikimin e tė cilit ndėrmora atė udhėtim. Pra, mėtimi i katėrt mbetej, tė vėzhgoja, se si e kremtonin Njė Majin, “Ditėn e Protestės” fqinjėt tanė tė jugut.
    Imazhi im pėr “Ditėn e Protestės”, apo pėr “Festėn e Djersės” ishte krejt i ndryshėm, nga ē’ishim mėsuar, tė pėrjetonim apo tė “shijonim” dikur pėrmes valėve tė radios apo pamjejeve qė mbushnin ekranin e aparatėve tanė televizivė...
    Imazhi historik dihej prej meje: protesta, greva, demostrata gjer nė revolta tė armatosura nė emėr tė pėrfitimit tė tė drejtave nga ana e punonjėsve, qė ropateshin me orė tė zgjatura nė punė, duke u paguar, sikur lypnin mėshirė e lėmoshė. Kėsi dukurish kishim mėsuar pėrmes librave qė nga cikli i ulėt e nė vijimėsi...
    Nė vitet e shkollės sė mesme dhe ato studenteske, kur dola jashtė maleve tė vendlindjes, krahas horizonteve tė pamjes u zgjeruan edhe ato tė njohjes sė mėtejshme tė kremtimit tė Njė Majit nė qytete e veēanėrisht nė Kryeqytetin e atdheut tonė: mitingje “solidariteti”… parakalime plot brohorima e buqeta lulesh, duartrokitje e parada madhėshtore (sfilata tė “sukseseve” mahnitėse tė njė vendi qė vetėkonsiderohej se rrezatonte dritė nė tė gjithė botėn...)
    Pjesėmarrės i atij entusiazmi kam qenė dhe vetė dikur, kur na merrnin, na rreshtonin, na pajisnin me lule e kurora e, tė kuadratuar, pas disa orėsh pritjeje e stėrvitjeje gjer nė kufijtė e stėrmundimit, do tė parakalonim para tribunės patjetėr gazmorė, fytyrėqeshur, duke tundur nė ajėr buqetat me lule artifice shumėngjyrėshe e duke demonstruar sa mė tepėr hare e lumturi…Nė veshė na kumbonin tinguj kėngėsh festive e revolucionare dhe thirrjet korale “urra!”
    Ē’na mbante neve, kur dremitjen e lodhjen na i hiqnin si me magji buzėqeshjet dhe grushtet e ngritur tė “ajkės” sė tribunės…
    Mandej triumfatorė e nėn shoqėrimin e fishekzjarreve rigjendeshim nė fjetoret-konvikt, pėr tė studiuar, duke dremitur mbi leksionet pėr tė nesėrmen. Pra, me kėto imazhe kremtimesh tė Njė Majit po realizoja udhėtimin tim tė dytė nėpėr tokėn greke, i imponuar veē nga domosdoshmėria, pėr tė kryer njė “tomografi cervikale”…Ta themi shkoqur: aparat “SCANER” (skaner) ishin instaluar dhe tek ne, por, ja qė ato qė u takonin institucioneve shėndetėsore shtetėrore, ishin tė “prishura” e jo funksionale. Rrjedhimisht pacientėt e gjorė o do paguanin si “frengu pulėn” njė analizė tek privatėt, o do merrnin rrugėn drejt Greqisė, si unė e sa e sa tė tjerė...
    Tepėr kureshtar pėrpija me syt’e mi gjithēka ē’kapte rrezja e shikimit me synimin tė mėsoja, se si e kremtonin fqinjėt jugorė ditėn e “Solidaritetit Ndėrkombėtar tė punonjėsve”.
    Nėpėr qytetet e vogla, nėpėr tė cilat kaluam, nuk vura re ndonjė gjė tė veēantė me sens kremtues... Dhe mendoja, se me siguri nė Athinė, do tė ishte ditė protestash e demostratash, siē shihnim shpesh pėrmes ekranit nė disa vende perėndimore, ku pushtetarė e punėdhėnės ndiejnė trysninė e dukshme tė kėsaj dite...
    Isha i sigurt se parada e parakalime si tek ne nė vitet parademokratike nuk do tė hasja nė njė vend traditash demokracie siē ėshtė Greqia...Dhe m’u kujtua historia e lashtė e atij vendi si dhe ē’kishim mėsuar pėr zanafillėn e “Ditės sė protestės”, e cila e kish djepin nė Ēikago tė Amerikės, ku protestat e punėtorėve nė kėrkim tė tė drejtave tė ligjshme u “shpėrblyen” me pėrgjakjen e rrugėve e shesheve...
    Nė vendin tim tė merrte malli, tė shihje dhe njė protestė tė fshehur, e le pastaj me ngjyrat e origjinės... Le tė bėhej ndonjė provė, pa e shijoje mirė “tė ėmbėlit e bukės sė grynjtė(grurtė) “, siē themi ne nga krahina jonė. Ne boll qė brohorisnim pėr “lumturinė” e fukarallėkut...
    ...Tė gjitha kėto i mendoja gjatė udhėtimit dhe vetvetiu kafshoja buzėt, fėrkoja gishtėrinjtė dhe tundja paksa kryet, aq sa, padashur, nuk e kisha vėnė re, se kisha tėrhequr vėmėndjen e bashkėudhėtarėve tė tjerė...
    U ndjeva nė njė siklet tė paparashikuar dhe, pėr tė mos e dhėnė veten, hapa shpejt e shpejt xhamin e dritares, duke lidhur sėpari perden tek ganxha e vet. Kėtė veprim e sajova, pčr tė krijuar pėrshtypjen, se dėshiroja, tė kqyrja mė mirė atė mjedis aq tė pasur me blerim e ujėra, kur tek ne do shihje me shumicė pemė tė prera dhunshėm e shpate pyjesh masive tė djegura...Sa kapėrceje kufirin, tė ngjante, sikur po kaloje nga shkretia nė njė “oaz”gjigand.
    Duke parė nė tė dy anėt e asfaltit tė pėrsosur, tė merrte malli, tė shikoje trungje tė prerė, gėrmadha, hedhurina sidokudo e ku di unė... dukuri tė shumta kėto, me tė cilat ishim ambientuar prej vitesh nė trojet tona, sidomos vitet e fundit.
    Rrugėt e autostradat, tė ndėrtuara pėrsėmbari, po na e bėnin udhėtimin mė tė rehatshėm dhe mundėsinė pėr tė admiruar gjithēka pėrreth, mė komode.Gati po mė “dehte” ēdogjėsend qė sodisja...
    Dhe njė “dehje”, sado e imėt, mund tė tė ēonte rrėshqitaz gjer nė viset e dremitjes, gjė qė unė aty pėr aty nuk do ta preferoja kurrsesi.
    Gjatė njė ēasti admirimi tė njė qyteti bregdetar, m’u kujtua, se si njė vit mė parė, po kaloja nė po atė vend, veēse isha nė kthim prej Athine drejt vendit tim i mbushur tejet me mall edhe pse as dhjetė ditė nuk i kisha mbushur larg shtėpisė. Po provoja njė kthim ndryshe nga dita kur shkova pėr tė parėn herė.Isha i detyruar ta kryeja udhėtimin nė orėt e natės, kur nuk u mundėsohej syve tė shihnin ato qė deshte shpirti.E megjithatė edhe pėrgjatė atij udhėtimi nator, nuk ua dhashė syve lejėn e natyrshme, pėr t’u prehur sadopak nė krahėt e ndonjė gjumėsie tė ėmbėl.
    Kėrshėria pėr tė rrokur sa mė tepėr pamje edhe pse nėn vellon dritėzuese tė natės, mė imponoi, qė tė mos mbyllja qepallat pėr orė tė tėra. Njė veprim i atillė e gjente shpjegimin vetėm e vetėm tek mania, pėr tė mos i humbur ato raste tė pakta tė pėrfiksimit tė atij mjedisi nė orėt e vona tė natės sė freskėt gjer nė agimin e shumėpritur qė na u pėrshfaq kur po hynim nė Janinė, duke na dhuruar fatin e bukur tė shihnim tinėz gjolin e famshėm, njė pjesė tė fasadės ballore tė gjimnazit “Zosimea”dhe lėvizjet e para tė njė qyteti nė orėt e para tė agut.Gjithēka - e pastėr ndėn njė pėrqetėsi olimpike...
    Nata po mė jepte njė tjetėr mundėsi: atė tė tė shijuarit me nge tė vezullimit tė atij ndriēimi tė plotė e tė fuqishėm, qė thuajse po e bėnte natėn ditė dhe po na i servirte qytetet e bardha akoma mė tė bukur e tėrheqės krahasimisht me mungesėn e tejzgjatur tė ndriēimit nė qytetet e fshatrat tona. (Pse, o Zot, i paske ndarė kaq mbrapsht mirėsitė e Tua?!)
    Xixėllimi i dritave fosforeshente mespėrmes apo anash rrugėve tė shtruara me merak, na krijonte pėrshtypjen sikur ishim nė tren, ose nė avion. As mė tė voglėn troshitje nuk pėrndjeva. Si mrekulli e udhėtimit tė asaj nate ishte pėrcjellja nė sytė e mi e pasqyrimit tė dritave qiellore e tokėsore nė “qelqin” ujor tė gjithė zonave bregdetare aq tė shumta pėr juperėndimin e gadishullit ballkanik.
    Gjithēka e pėrndritshme...
    Ky ishte, pra, udhėtimi im i parė nėpėr tokėn helene, qė veē tė tjerave, pėr mua ishte njė udhėtim shėrues e i paharrueshėm.tė cilin, sa ishim brenda teritorit grek, e kalova nėn tingujt e ėmbėl tė muzikės e kėngėve vendase, qė m’i sillte pastėr nė “FM” e “AM” njė aparat i vogėl radiomarrės me shumė banda valėsh tė shkurtra, tė cilin e bleva vetėm pėr tė kapur valėt e Radio – Tiranės, BBC E “ZA”, mbasi e ndjeva shumė mungesėn e gjuhės sė mėmės…
    Me natyrėn kam qėnė pėrherė qysh nė fėmijėri njė mik i mirė dhe tepėr i sinqertė. Dhe i tillė vazhdoj tė jem. Nėpėrmjet saj mposht ēdo dėshpėrim njerėzor…
    I lashė kėto kujtime tė njė periudhe tė shkuar nė prehje, pėr t’u rikthyer nė kėtė udhėtim tė dytė gjatė orėve tė sė bardhės ditė. Si mund tė dremitja “ditėn mė drekė” ballafaqas me ato pamje magjiplote qė po sfilonin parreshtur para meje?...
    Tė jemi realistė. Jo se vendi im nuk e ka netyrėn joshėse. Por ka ca vite qė hakėrrimi njerėzor ka arritur tė gabojė adresė,me sa duket, e tė sulet barbarisht ndaj virgjėrisė sė njė natyre magjspsėse, siē vazhdon tė mbijetojė natyra jonė me vlera perlore tė papėrsėritshme.Mjaft mė!
    Nė paraditen e mesditėn e atij Njė Maji pamjet parajsore pėr syrin tim po ia linin vendin njera-tjetrės... Mė tėrheqėse dhe interesante pėr mua ishin luginat qė depėrtoheshin nga lumenj apo pėrrenj ujėpastėr, lėndinat e blerta, rudinat ku kullosnin delet bardhoshe,vilat e bukura tė ngritura pėrmidis grumbuj pemėsh frutore e dekorative tė mirėmbajtura. Po mė jepnin kėnaqėsi edhe veturat luksoze, qė lėvrinin papushim nėpėr gjithė gjatėsinė gjarpėrore bojė-mavi tė rrugės. Jo se nuk kisha parė tė atilla vetura nė vendin tim, por, e veēanta e asaj dite, me sa po kuptoja, ishte, se vetura e grupe njerėzish shkėputeshin me lezet nga xhadet e gjera e turreshin lėndinave, korijeve hijeshumta,prej nga dukeshin ujra tė kulluara,tek tė cilat reflektoheshin rrezet diellore, qė zbrisnin pjerrtas mbi tokėn ballkanase.
    NdIeje “mall” tė shihje automjete-shkatarraqe tė braktisura ndanė rrugėve e le t’i gjeje tė tillat si tek ne m’u nė sheshet kryesore tė qyteteve...Gjithandej - “vorreza makinash” qė kushedi, nga e kishin origjinėn e si ishin pagėzuar mjeshtėrisht me targa qytetesh shqiptare. Kisha dėgjuar e lexuar nė shtypin e pėrditshėm se grabitja e makinave, apo trafikimi i tyre kryhej nga individė a grupe me cilėsi tė veēanta…Edhe pushtetarė apo partiakė flamurėsh “lara-bala” pėrgojohen dita-ditės ende nė shtypin e mediat tona tė “pavarura”...Kot se si mė zhbiruan nė meditacioet e bukura kėsi dukurish, qė edhe ėndrrat t’i dalldisin le pastaj realitetin...
    ... Dielli qe derdhej nga pafundėsia, neve tė autobuzit nuk na shqetėsonte kurrfarė me atė shkėlqimin e vet verbues, falė perdeve,qė i manovronim, si tė dėshironim.
    Edhe kur shoferėt qė ndėrroheshin, e shtonin shpejtėsinė, mua nuk mė krijonin ndonjė bezdi,pėr tė rrokur pamjet, qė dukej sikur vraponin dhe ato,veēse nė kahje tė kundėrt me ne.E megjithatė ajo ēka ėshtė pikante qoftė e bukur,qoftė e shėmtuar nė formė a nė brendi,pėrthithet shpejt nga njė sy i mprehtė edhe pse pėrmes syzeve optike me fotoelementė, siē i kisha unė.
    Thuajse nė tėrė gjatėsinė e rrugės nga Janina gjer nė Athinė, majtaz e djathtaz,vėrenim,se si vėrshonin qytetarė tė tė gjitha moshave drejt vendeve sa mė tė bukura e sa mė tė qeta. Vėrshonin duke marrė me vete qė nga ushqimet e pijet gjer tek orenditė e paisjet elektronike pėr sa mė shumė komoditet nė gjirin e natyrės, e cila po ua falte me bujari gjithė vlerat mikluese tė saj...
    Ajo lėvizje masive drejt hijeve, burimeve, shesheve blerore, dukej se po pėrvijonte njėfarė uniformiteti tė asaj dite... Kurse fakti qė secili individ, grup, apo secila familje a grup familjesh e ndėrtonin “trapezėn”apo harenė sipas gustos dhe nivelit ekonomik, pėrbėnte dallesėn dhe veēanėsitė,qė i jepnin larmi atij pushimi festiv.
    Diku tė rrokte syri tryeza portative - qarkuar nga karrige plastike, tė cilat gjatė xhades i shihnim sipėr skarės sė veturave te tė gjitha firmave prodhuese tė botės.Gjetiu shihje tapete apo velėnxa shumėngjyrėshe tė shtruara mbi lėndina a zallishte lumi;e mbi to mėsalla ose tabakė letre tė posaēme pėr tė vendosur lloj-lloj ushqimesh pėrmbi. Piknikistėt, sidomos tė vegjlit e tė rinjtė, nė pritje pėr t’u shtruar, pėr tė shijuar,ēfarė kishin pėrgatitur tė mėdhenjtė, shpėrndaheshin livadheve e ngado,duke sajuar lodra e vallėzime nga mė tė larmishmet…
    Disa e kishin filluar mė herėt (sapo rrezet e diellit pėrqafonin fijet e barit, petlat e luleve e gjethnajat e harlisura tė rrapeve, akacieve, plepave, pishave, agrumeve etj. Pėrpiqej gjithsekush, qė ta kalonte sa mė hareshėm ēdo orė tė mundshme, qė i disponohej. Disa grupe laramane dukej, se ishin ende nė fillesė: duke pjekur kecin apo qengjin nė hell. Teksa po mė kalonin si nė sekuenca filmike ato pamje, mendja mė punonte... Kushedi sa kope qengjash kanė kaluar nėpėr netė fshehurazi kufirin midis dy vendeve tona nga persona qė vetėm “dhrahminė” kanė Perėndi. Rushfeti kapėrcen dhe dete dhe jo njė brez toke kufitare. Tė “pėrlyer” lloj-lloj trafikantėsh pėrandej e pėrkėtej, qė as ua fėrshėllejnė ligjeve...
    I kamuri grek shijonte qengjin e rritur nė Shqipėri, kur varfanjeku shqiptar nuk guxonte tė shijonte nga prona e vet, se i nevojiteshin pare, pėr tė tjera halle qė kish familja... Ē’kontraste, qė tė irritonin gjer nė dhimbje!...
    Kapėrceheshin vetvetiu gjendje tė tilla emocionale, kur shihja tė rinj e tė reja qė loznin tenis me shumė shkathtėsi e finesė, duke shfrytėzuar etshėm e me pasion ēdo mjedis rrethanor tė favorshėm.
    Pranė ēdo... (le ta quajmė) mikrokampingu do tė vėreje patjetėr edhe fjolla tymi... Na krijohej ndjesia se ajo atmosferė shendi e kėnaqėsie po pėrēapej tė depėrtonte tok me aromatikėn ngacmuese tė bėrxollave e tė mishrave qė po piqeshin. Sikur na kilikosnin ato aroma neve, qė nuk kishim ndonjė lidhje me ato kremtime. Jo se nuk kishim provuar edhe vetė ne tryeza me bollėk nė vatrat tona, por na sedėronte fati jo i favorshėm, qė, nė vend qė tė kremtonim dhe ne atė ditė tė bukur maji, sipas mundėsive tona, nevoja tė ndryshme na shtynin, qė tė ngjizeshim pėr orė tė tėra mbi sediljet e buta. Gjithkush largohej nga vatra e vet me njė synim apo dhe hall vetiak... material, shpirtėror e shėndetėsor. Edhe malli pėr tė parė dhe takuar njerėzit e dashur, tė imponuar pėr atė emigrim sfilitės...
    I ndodhur qindra kilometra larg vendlindjes, duke u kredhur nė atė mozaik pamjesh befasuese, sikur harroja sėmbimet trupore e disa brenga shpirtėrore...Secili harron diēka jo tė kėndshme, kur hyn nė njė “mikrobotė” tė tjetėrsojtė...Unė po kridhesha nė njė ekstazė romantike, duke harruar pėrkohėsisht merakun e stėrmadh tė pėrfundimeve qė do jepte analiza qė do kryeja sė shpejti. Edhe i nevojitet nė kėsi rrethanash lindja e emocioneve dhe ndjesive optimiste gjithėsekujt nė rruzull. Ndryshe...vetndodhja nė njė pozicion tė pezullt, duket sikur tė zhvesh nga tė qenit me shpirt e tė sendėrzon nė njė copėz metali pėrmidis njė vakuumi apo midis forcash magnetike (shty - e - tėrhiq) tė barazvlershme. Kurrė mė nuk do preferoja nė vetvete pezulltinė...
    Nuk ishin vetėm ato mjedise mrekullore, qė mė joshnin e mė bėnin, tė “harrohesha” pas tyre gjatė atij udhėtimi gjurmėlėnės...As bukuritė e natyrės dhe ato ē’kish ngritur mendja e dora e njeriut, as gėzimi i motit tė asaj dite aq zemėrgjerė pėr kremtuesit...
    Sė tepėrmi (teksa po u bėja analizėn “gjėrave” qė rrokte syri), mė kaploi papritur “shkėlqimi”i anės tjetėr tė “medaljes”: Nė shumicėn dėrrmuese tė atyre pikave argėtimi festiv brenda suazės substanciale tė asaj Dite me “Emėr”, syri im i stėrvitur dalloi se, krahas djersės helene, qė po derdhej gjatė atyre orėve prej “lodhjes” nga tė ngrėnat e tė pirat e prej lodrave e vallėzimeve nėn tingujt e buzuqeve e klarinave, njė tjetėrlloj “djerse” po dredhej jo larg atyre kampingjeve argėtuese-kremtuese...
    Meqė kremtohej pėr nder tė “Ditės sė djersės”, kish hijen, shijen dhe bukurinė e vet edhe djersa. Por,ja qė paskish djersė dhe djersė brenda atij “qytetėrimi”, brenda atij shteti demokratik, anėtar i BE-sė. Dhe s’ishin tė pakta pamje tė tjera, qė po ma prishnin imazhin e mirė tė porsandėrtuar nė shpirtin tim. E, pra, ana tjetėr e medaljes fliste ndryshe atė ditė pėrkujtimore tė asaj revolte punonjėsish tė mbytur nė gjak nga padronėt mbi njė shekull mė parė nė Ēikago… Shihte syri im se si argėtoheshin afendikojtė me familjet e tė afėrmit e tyre dhe emigrantėt e shumtė nga atdheu im, nga krahina ime,nga fshati im e gjer tek tė afėrmit dhe im bir… punonin pėr disa dhrahmi mė tepėr.
    Mė tronditsja pėr shpirtin tim tė ndjeshėm e tė prekshėm ishte se, nėn atė diell qė pėrvėlonte gjatė mesditės si tė ishte qershor e korrik, shumė ergatė emigrantė kryenin punė jashtė: disa hapnin kanale e gatuanin llaē, disa punonin “perivolet” nė tė dy anėt e xhades… Disa tė tjerė bojatisnin, ca qė vetėquheshin “kallupaxhinj” pėrgatisnin armaturat e ndėrtimeve pėr hedhjen e betonit. Shumė tė tjerė ngritnin e vishnin mure me gurė, qė thyheshin po nga tė tjerė emigrantė.Rrallėkush punonte nė profesionin e vet. Ata qė dikur, nė vendin e vet, ishin politikanė, ushtarakė, mjekė, artistė, profesorė, krijues etj. po detyroheshin nga nevoja tė bėheshin ustallarė, kasapė, shitėsa kulluresh e “ksistosh” e lėre-lėre...Le po tė renditėsh gratė e vajzat, qė u zbriste gjaku tek tabani i kėmbėve, duke pastruar me orė tė zgjatura vilat e fqinjėve tanė jugorė.
    Kur po merrte mbremja, syri na kapte qindra vetura qė, me shpejtėsi skėterre riktheheshin nga festimet e Ditės sė Punonjėsve, me tė vetmin dallim se nuk ishin punonjės, por mė sė shumti pronarė “afendikonj”,qė shfrytėzonin gjer nė palcė emigrantėt e tjetėrsuar..
    Dhe nuk ishte ndonjė soditje turistike, por njė pėrfitim i rastit pėr ta shfrytėzuar sa mė me efekt atė vajtje nė njė nga vendet mė turistike tė kontinentit tonė.
    Pėr mua ishte e mjaftueshme edhe ajo soditje nė distancė, se, as qė e shkoja ndonjėherė nėpėrmend tė bėja ndonjė vizitė tė posaēme turistike, pėr t’i admiruar objektet nga afėr...
    Dikur ma pėrndiznin imagjinatėn njė mori pamjesh antike, qė mbartnin nė vetvete vlera tė shumta artistike e historike tė mirėqėna e tė mirėfillta... Mė vizatoheshin nė pasqyrėn e trurit e tė vetėdijes objekte me trajta nga mė interesantet, sepse plekseshin faktet historikė me tė dhėnat mitologjike... Ajo fantazi deridiku plotėsisht abstrakte e krijuar nga rrėfimet e dėgjuara apo nga leximet e shumta tė literaturės historike e letrare, sikur po konkretizohej e gjallohej para meje e bashkėudhėtuesve tė mi...
    Duke i fiksuar ashtu tė trupėzuara, filluan tė mė vezulloheshin nė retinė e memorje vende, ngjarje dhe figura tė skalitura nė rrjedha historike: dijetarė, filozofė, historianė, tragjedianė, skulptorė, gojėtarė, mbretėr, heronj etj.
    Siē kuptohet, po synoja qė, gjatė atij udhėtimi, tė arrija diēka qė e kisha paramenduar, qysh kur vendosa atė largim njėmujor nga shtėpia.
    Ndėrkohė ishte afėrmendsh qė do tė “regjistroja” edhe ato fakte, qė shprehnin sadopak mėnyrat e kremtimit tė asaj dite festive pėrkujtimore me dimension ndėrkombėtar...
    Mirėpo pėrhedhja me tepėricė e vėmendjes nėpėr vragat e katakombet e historisė, sikur po e kalonte nė plan dytėsor objektivin vetiak themelor, i cili do kthehej nė parėsor, kur tė arrija nė Athinė. Atje, pėrveē ēmallimit me djalin dhe tė tjerė tė afėrm, do planizohej dhe kontrolli shėndetėsor.
    Bleva fare lirė goxha stress duke kundruar nė njėfarė distance si kremtohej “Dita e Protestės” nga grekėt e si nga tė gjorėt emigrantė shqiptarė…

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558




    DIVERSANTI
    (Tregim nga Jorgo S. Telo)

    Nė krahinė njėjavshi ģ fundit ģ shtatorit u pėrshfaq si njė copėz dimėr. Lefter Ēarka u ruhaj fort zigzageve tė motit. Madje e quante kapriēoze, tė pabesė e tekanjoze kėtė dukuri tė natyrės.
    Zbriti nė qytet duke mos e shpėrfillur njė re tė murrme. Ajo re paralajmėruese kish dy ditė qė po ģ rrinte si gunashe bariu njė maje shkėmbore mali nė veriperėndim tė luginės. Kish dėgjuar nga tė parėt pėr kombinacione natyrore… Sikur njė re tė atillė ta hidhte sipėr vetes edhe Torrishta, patjetėr qė nuk do vononin rreshjet. Le sikur kėsaj dysheje t’ģ pergjigjej dhe Rapavica! Shtrėngatat do merrnin vrull tė paparė.
    Kėsisoj Lefteri mori benevrekėt qė gjatė muajve tė verės ģ hiqte me gjithė fanellėn. Tė dyja ģ riveshi sakaq. Mendoi se nuk do qe turp edhe po ta shihte ndokush. Dajua ģ tij edhe sikur njė re tė vogėl shterpane tė vėrente nė qiell, do merrte ēadrėn me vete.
    - Mos e pėsosh si njėherė qė e le fanellėn nė dollap tė hotelit, - ģ foli e shoqja.
    - Kėtė herė e kam ēantėn mė tė bollshme, - u justifikua Lefteri.
    Shtatori ia dorėzoi “dollinė” fillimtetorit. Ndėrroi moti si ģ komanduar me buton. U pėrshfaq sikur tė ishte java e parė e qershorit e jo e vjeshtės zyrtare.
    Mbi qytet muzgu po avitej ledhatues nėn prarimin e dritės hėnore, qė dukej sikur shpėrndante mbi qytet pluhur tė verdhė fosforeshent.
    Dhomėzėn e vogėl teke e gjeti tė lirė , si ta kish prenotuar mė parė. Si pėrherė kur hynte nė atė dhomė, hapi dritaren e ulėt e tė bollshme. Me atė veprim rutinė ģ ngjante sikur zbonte vetminė e pėrkohshme e sikur u jepte mundėsi mendimeve tė dilnin lirshėm nėpėr qytetin gri… “Mirė mendja qė “arratiset” kur t’ģ teket; po sytė…sytė brenda kėtyre katėr mureve do mbeten , sa tė rri unė kėtu?Jashtė sikur pashė hėnėn qė qėndronte mbi Kėshtjellė si njė tepsi e madhe e artė. Sikur ta kundroj nga kjo lartėsi si do ngjasojė vallė, kjo mbrėmje me hėnė?”Ishin dy pyetje tė brendshme qė e lypnin njė pėrgjigje a njė veprim konkret.
    Mėnjanoi perden e si u hepua pak me shkathtėsi e lehtėsi kapėrceu matanė pezulit tė dritares. Si dhe nė raste tė tjera arriti me hapa tė lehtė drejt qendrės sė tarracės sė pallatit tė ri pėrbri hotelit.Duke ecur mendonte: “E mirė, e rehatshme, e leverdsishme, por mjaft me pamje tė kufizuar kjo dhomė… Nuk arrihen disa tė mira bashkė…”
    Sytė e etur iu vėrsulėt pamjes iu shfaq sakaq…njė mrekulli e vėrtetė: Konturet e errta tė Kėshtjellės qarkuar nga aureola e ndriēimit tė bollshėm hėnor ģ jepnin asaj ngrehine shumėshekullore njė pamje gati pėrrallore – fantastike…”Sa mahnitėse! Si njė mal fantastik nė fluturim!”
    Ishin ndoshta nismat e ndonjė poezie pejzazh, qė do t’u shtoheshin meditimeve tė tjera tė hedhura nė bllokun e nderur mbi suprinėn e tryezės sė dhomės.
    Kujtoi se para njė jave kish dalė mbi taracė mbasdreke, por ēarēafet e shumtė tė varur nėpėr tela nuk e lojonin ta admironte Kėshtjellėn e pamje tė tjera tė natyrės e qytetit nga afėr larg, ndaj rihyri nė dhomė e dremiti rreth njė orė.
    Kėtė herė pamja qė po soditte si ģ panginjur, sikur ia zbuan edhe gjumin e s’kish si tė largohej pa ģ admiruar ngeshėm.Ēoē u rrok nga pamjet e shumta edhe nė kėnde tė tjera shikimi, sikur tė mos e kish vėrejtur kurrėherė. Mundet balloni ģ madh ģ ndritshėm mbi kala ia shtonte dozėn e habitjes e tė etjes pėr soditje.Nė tru mendimet e shtoheshin dhe ģ trazoheshin. Kish merak mos ģ largoheshin. Ndaj hyri brenda e hodhi mjaft vargje gati pa e ndalur vrullin e stilolapsit. Doli sėrish. “Hajde, mbremje poetike, hajde! Sa e dėshiruar qė je pėr poetėt!”.
    Me daljen e dytė u step, se madhėshtirė sė parė iu shtua edhe xixėllimi ģ veēantė ģ miliarda yjeve. “Po kėta si nuk ģ pashė pak mė parė? Tė jenė shfaqur me vonesė? Me siguri nuk u pėrqėndrova tek ata, se mė joshi hėna. Nuk thonė kot qė sheh mendja e jo syri.Sa shoqėri tė kėndshme qė po ģ bėjnė yjet hėnės nusėruese! Po ja shtojne mė tepėr nurin asaj dhe gjithė mbremjes sė kėtij qyteti pėrrallor.”
    Hodhi vėshtrimin nga ndėrtesa e hotel – turizmit pėrballė. Vuri re tek – tuk ndonjė bujtės, kryesisht tė huaj, qė kish dalė nė ballkon e sodiste pamjet e poshtme tė qytetit e sheshin teposhtė mbushur me qytetarė shėtitės. Asokohe sheshi mbushej me njerėz qė bėnin xhiro e ngjante sikur do fillonte ndonjė miting. Makinat pothuaj ģ mungonin sheshit qendror tė qytetit. E gėzonte atė tė drejtė vetėm kur vinin delegacione tė rėndėsishėm shtetėrorė a partiakė apo kur zhvilloheshin Festivalet Folklorikė Kombėtarė.
    Shpirti ģ ndjeshėm ģ Lefterit mbushej me ngazėllim teksa vėzhgonte si piktori romantik hėnėn – ballon si njė nuse hirplotė, mbi vellon e sė cilės jtė kryenin shėrbesėn e llambrove vezullues mbi veshjen e njė dropulliteje.
    Hyri sėrish nė dhomė e poezinė e titulloi “baloni ģ ndritshėm”. E ndiente veten fatlum pėr fabulėn e pėrzgjedhur. Dėshironte ta mbaronte sa mė parė qė tė qe e mundur.
    Si bėri dhe disa ec e jake tė thera mbi tarracė, u nbėshtet te njė nga oxhakėt e ndėrtesės disakatshe pėr tė pėrmbledhur mendimet. Mandej hyri vrullshėm nė dhomė, ku e prisnin fletushkat e shpėrndara mbi tryezė.
    Nisi tė hidhte vrullshėm mendime tė konturuara nė vargje. Gati me njėe frymė ģ mbushi dy faqe.
    Diēka dėgjoi e pena ģ ngriu nė dorė e syri iu mbėerthye drejt dritares ende tė pambyllur plotėsisht.
    Zėri njerėzor qė dėgjoi ishte u mbushur me egėrsi. Zgjati dorėn Lefteri dhe lehtėsisht kapi cepin e perdes sė hedhur mbi kokėn e shtratit. Ajo po e pengonte tė shihte sadopak jashtė nga sapo ģ erdhi britma.
    - Mos lėviz, or ti, qė s’e paske fikur dritėn akoma! – vėrshoi sėrish ai zė mashkulli brutal.
    Ē’tė jetė, mendoi vetėtimthi Lefteri. Lėshoi stilolapsin mbi tryezė. Filli ģ mendimeve iu kėput. Ndjeu se njė erė e beftė a kushedi..sikur ģ hapi mė tepėr kanatet e dritares. Ora po rrėshqiste si e dremitur drejt njėzet e katrės. Iu sajua sikur do ta gllabėronin ato pak orendi tė dhomės. Ndonjė hajdut?S’e besoj. E ē’do mė grabisin mua? Do jetė ndonjė nga djemtė e tė madhit tė Komitetit qė e ka banesėn nė katin e katėrt tė pallatit. Thonė se ģ ka zevzekė djemtė e nuk e dėgjojnė tė atin. Ndoshta e quajnė pėr lodėr tė ngacmojnė tė tjerėt nė kėtė orė tė vonė. Ap mos mė bėnė gjė veshėt? Ja, tani sikur nuk po ndiej mė zė a zhurmė mbi tarracė. Kot m’u prish gjaku. M’u trazuan dhe mendimet qė mė buronin aq rrjedhshėm. Apo t’ģ bėj zė kėtij oficerit pėrbri? Nuk ėshtė e kėndshme. Ky ėshtė me grua e fėmijė. Mėkat t’ģ tremb nė kėtė orė pa ndonjė shkak tė mirėqenė…
    U ngrit nga karrigia si pėrtueshėm dhe, ende pa ģ dalė frika, pas njė gjysmėrrotullimi tė trupit u ēapit pėr drejt derės.
    - Mos lėviz asnjė pėllėmbė, or ti! Merr vesh, apo jo? – ushtoi mė bubullues ai zė burri mbi pallatin katėrkatsh.
    Qenka serioze kjo punė sonte, - ģ tha vetes Lefteri. Ai umbeti disa sekonda si bust prej dylli nė mes tė dhomės, buzė shtratit gjysmė tė hapur, pa mundur tė riulej nė karrige e pa arritur te dera.
    Nėpėr buzė ģ endej njė nėnqeshje qė buronte nga njė buzėgaz naiv ģ porsapezulluar.
    Ndėrēast iu fiksua njė pandehmė: Mos vallė amatorėt qė kish me vete pėr njė koncert po ģ sajonin ndonjė shaka tė rėndomtė. Ata e njihnin mirė drejtuesin e tyre si person qė humbte nė vjershėrime., duke sakrifikuar gjumin e qetėsinė. Ngaqė iu duk si ģ njohur ai zė, guxoi e hapi plotėsisht perden. Donte t’ģ dallonte mė qartė”shakatorėt e pacipė”.
    Mjaft shpejt e ndjeu se nuk po bėhej shaka. Dikush, njė hije e stėrgjatė burri, vetėm dy hapa ishte tutje dritares e po ģ avitej ethshėm asaj. Veē sekuencave tė filmave nuk kish ndeshur syri ģ Lefterit me tė atillė pamje aq kėrcėnuese me gishtin nė kėmbės tė pistoletės. Dritarja ishte e hapur krejt.
    - Mos luaj vendit, ndryshe e pagove me kokė! – kėrciti nėpėr faqet e mureve tė dhomės zėri ģ hijes qė avitej pėrherė e mė tepėr pezulit tė dritares, duke ia shtuar trysninė e ankthit tė pashpjegueshėm Lefter Ēarkės.
    - Dale, mor shok! A mė kupton qė s’po kuptojj ē’po ngjet?
    - Lėri llafet! Duart lart! – urdhėroi prerė ai gjysma e trupit tė tė cilit kish hyrė brenda dritares Ai ģ ulli t dy kėmbėt mbi dyshemenė me pllaka tė bukura e vėzhgoi gjithēka me sy zhbirues.
    - Ē’tė pleksi me mua sot?Unė kėtu jam…ti, pse…, mua…unė… Dale tė merremi vesh! – ģ rrėshqitėn disa fjalė t ngatėrruara Lefterit, pa e ndėrtuar frazėn tė plotė.
    Silueta mori pamjet tė dallueshgme nėn dritėn e dhomės. Ishte njė polic jo ģ panjohur prej Lefterit.
    - Ē’dėshiron nga unė, shoku polic? – iu drejtua Lefteri ende ģ tmerruar e me trupin mbushur mornica e djersė tė ftohta. Duart s’ģ mbante dot mė ngritur dhe ģ lėshoi pėranash shtatit.
    Pėr disa sekonda iu largua ankthi ģ mėparshėm dhe sa s’shpėrtheu nė njė gaz tė pavetėdijshėm romantiku Lefter. Po e dallonte plotėsisht fytyrėn vrarėlie tė policit trupmadh, nofullgjerė e duarcfurk. Uniforma e tij ishte gatuar me gėlqere gjithandej e mbuluar aty – kėtu me pezhishka merimangash.
    Kushedi nga ėshtė ngjitur gjer nė tarracė, hamendėsoi Lefteri duke e parė atė pėrson aq tė ashpėr, qė si me ngut po vėzhgonte shkrimet mbi tryezė. Pėr ca ēaste harroi hallin qė sapo e kish mbėrthyer.
    - E nuhat tani qė s’jam ndonjė ģ dyshimtė? Patjetėr ndonjė kekuptim gjendet nė kėtė mes. Kam dėgjuar qė jeni ngacmuar shumė nga divesionet nga jashtė e hakėrrimet nga brenda kėtė periudhė kohore.
    Pa arritur tė merrej ndonjė pėrgjigje prej policit, u ndje njė trokitje nga jashtė derės sė dhomės. Lefteri ktheU kryet andej dhE ģ nguli sytė policit.
    - Mos lėviz! Mos e hap! – urdhėroi njeriu me uniformėn e shprishur.
    - Po trokasin.
    - E di. – tha plolici duke rregulluar me nxitn vetveten, sidomos uniformėn.
    - Hapeni! – u dėgjuan nga jashtė disa zėra njėherėsh.
    - Hape tani! – urdhėroi polici, teksa vendosi pistoletėn nė kėllėf.
    Lefterit ģ pėrngjasoi njė nga zėrat si zėri ģ xha Masarit, hotelierit. Shkoi nėpėrmend se ēdo keqkuptim do sqarohej mė lehtė nė praninė e tij.
    - Xha Masar, ti je? – lėshoi pyetjen si kuturu e me shpresė lehtėsimi ģ dyshuari Lefter.
    Polici hetoi shpejt e shpejtdhomėn e Lefterin. U bind se kish tė bėnte me njė klient tė zakonshėm, qė pėr “armė” kish vetėm disa stilolapsa tė ndryshėm nga njėri – tjetri.
    - Hape!
    Nė tė njėjtėn kohė, kur Lefteri zagjati dorėn drejt ēelėsit nė bravėn e derės, ndjeu se njė tjetėr ēelės kish depėrtuar e po pėrēapej tė rrotullohejnė nga jashtė drerės.E kuptoi dhe e hoqi tė brendshmin ēelės menjėherė. Dera u hap nga ata jashtė saj… Ai ģ njohu sakaq e u duku sikur murmuriti: “Kėsaj ģ thonė e gjetsh, nga mos e pandehsh!”
    Pėrballė dyshuesve tė tjerė jashtė dhe brenda pragut tė derės, Lefterit ģ erdhi turp vetėm nga qė ishte me benevrekė, kur ende s’ishte shtruar kėmbėkryq freskia e vjeshtės.U ndodhe ballafaqas katėr – pesė personave. Sė pari dalloi Kryetarin e Degės sė Punėve tė brendshme dhe shefin e krimeve. Masari ishte pėrmdis e dy sigurimsa me duar nė xhepa disi mė pas.
    - Xha Masar, ē’ka ngjarė? – mezi arriti tė pyeste ashtu rrėmbimthi Lefteri pėrballė asaj gurguleje brenda asaj dhime tė vogėl nė ato orė tė vona tė natės.
    As kryetari qė e njihte paksa nuk zgjati dorėn drejt tij. Nuk ģ takonte Lefterit ta zgjatte dorėb ģ pari. Kaq gjė nga normat e sjelljes e pėrmbushi.
    - E njoh mirė unė kėtė. E quajnė Lefter Ēarka, - e mori fjalėn njė nga banorėt e pallatit katėrkatsh qė kish ngjitur shkallėt e shumta tė hotelit mė me vonesė. Nuk ėshtė nga ata tipa ky.
    - Hė, u thashė? – foli Masari goxha ģ lehtėsuar nga e papritura qė po dyshohej fare kot pėr njė nga klientėt qė e kish mė pėr zemėr pėr vite tė tėra.
    Ndėrkohė banori ģ katėrkatshit, fqinj me njė partiak nga krahina e Lefterit ģ hodhi kėtij njė vėshtrim disi pyetės: “Ē’t’u desh shetitja mbi tarracė, o ģ zi? Desh e pive!”
    - Mirė, mirė! E morėm vesh, - foli rėndė – rėndė kryetari, si tė flitej pėr ndonjė gjė qė nuk iinteresonte dhe aq. Shefi, si dhe dy sigurimsat ende nuk po ģ hiqnin duart nga xhepet. Me siguri, sipas logjikės sė Lefterit, ata megishtrinjtė kishin zaptuar pistoletat e vogla me treguesin nė kėmbėz e tė madhin mbi siguresė… As na shpjegon pak, mor shok,pse vije vėrdallė mbi tarracėn e njė pallati banimi. A e di ti se kush banon aty poshtė?
    - Domosdo qė e di. Banoni ju, shoku… (Nuk ia pėrmendi emrin), ģ madhi ģ Komitetit Ekzekutiv dhe shoku T. nga zona jonė. Kam hyrė nė banesėn e shokut T. – foli si nėpėr buzė e zvargur Lefteri.
    - Gjersa e dije, atėherė ē’kėrkoje mbi tarracė? – e pyeti ashpėr njėri nga sigurimsat.
    - Asgjė nuk po kėrkoja, veē po kundroja Kėshtjellėn , qė aktualisht pėrngjan si e magjishme nė kėtė natė me hėnė tė plotė. Madje jam duke shlkruar diēka. Ja, shiheni dhe vetė.
    - Nė doje tė shihje kalanė, tė shkoje nė ndonjė vend tjetėr e jo mbi shtėpinė e tė tjerėve! – ģ dha porosi Kryetari.
    - Ta dija se po bėja ndonjė mėkat as ditėn nuk shkoja mbi tarracė e jo mė natėn, por…
    Lefteri donte tė shpjegonte mė gjerė, porse hotelier Masari ia bėri me shenjė tė mos e zgjatte mė atė kuvend…
    Nė fakt hotelieri dhe pastrueset e dinin qė Lefteri e kish pėr qejf atė dhomė, ngaqė prej dritares sė saj ģ krijohej nundėsia tė dilte nė atė tarracė, qė ishte si njė ballkon gjigand me goxha fushėpamje joshėse.Kur e dinin qė nė atė dhomė ishte Lefteri, ģ linin edhe natėn ēarēafėt jashtė. Ndiheshin mė tė sigurt se me bujtės tė tjerė qė s’ģ njihnin.
    Pra, nuk qe Lefteri ai qė cenonte paprekshmėrinė e asaj mbulese betoni qė kish mbi vete disa oxhaqe e pėranash, nga pamja ballore disa pllakate tė mėdhenj me figura e slogane tė kohės.
    Dyshuesit u larguan njė pas njė.
    - Tė rruaēin vjershat! – u shpreh me njė sens mėshirues banori ģ pallatit.
    Hoteliarut ģ qe rikthyer ēegria e zakontė: butėsia nė fytyrė. Ģ tha Lefterit:
    - Unė bėra be pėr familjen time pėr ty, kur mė erdhėn aq papritur kėta tė degės, qė s’kisha regjistruar njeri tė dyshimtė. Kur mė thanė pėr dhomėn, u binda mė tepėr qė isha nė rregull me ligjin. S’ka gjė pėr tė dyshuar, u thashė. Kėtė person e njoh mirė nga ėshtė, ēpunė bėn e ‘tip ėshtė…
    Polici shtatmadh nuk ish larguar ende. Ai vazhdonte ta shikonte Lefterin me inat.
    - Ende s’tė ka ikur inati? – e pyeti si me shaka hotelieri.
    - Me kėtė qė kam hequr unė sonte, do ta kishe paguar mirė sonte, - iu drejtua polici Lefterit.
    - Ģ zmadhoni njėēikė si tepėr ndodhitė ju policėt, - pasoi Lefteri. – Kėto janė gjėra qė ndodhin. Tjetėr se ju mė morėt pėr diversant. E pe poezinė time? “Baloni mbi Kėshtjellė” e kam titulluar. Nisi si natė e magjishme kjo pėr mua, por sosi ndjellakeqe dhe… jo pėr fajin tim.Tani po bindem plotėsisht qė brenda popullit paska “vigjilentė” tė spikatur , qė ģ lypsen sigurimit dhe policisė krahasimisht me me njė shumicė indiferente.
    “Sikur po e trash muhabetin, - ndėrhyri polici. – Nuk po nxėmend nga sikleti qė na krijove… Sikur tė kishe lėvizur pak, s’ish ēudi qė ta haje mirė koqen e plumbit.
    “Do ta lėshoje me gjithė mend? – pyeti ģ befasuar e me mosbesim Lefteri.
    Tė njėjtėn pyetje e kishin nė cep tė buzės edhe Msari me oficerin e dhomės pėrbri.
    “Me gjithė mend, posi! Ne policėt nuk ģ sgėqrbejmė ardheut me gjysmė mendje.
    “E di, - pohoi Lefteri.
    “Kisha nga eprorėt urdhėr tė prerė, tė mos bėje pėrēapje tė dilje nga dera; qoftė dhe ndonjė lėvizje tjetėr tė dyshimtė. ASiē mund ta kesh kuptuar qėndrova ca nė pritje. Prisja tė zbatohej plotėsisht plasni qė kishim bėrė pėr rrethimin e plotė tė dhomės. Kur u binda, atėherė tė lashė tė hapje derėn. Apo s’ėshtė kėshtu?
    “Kėshtu vėrtet. Meqė rastėsia na njohu disi, mundet tė mė sqarosh, si mė dalluat nė kėto orė tė vona qė endesha mbi taracė?
    “Ha – ha- ha! – shpėrtheu nė qeshje tė pakuptimtė polici. – Nuk paske dėgjuar ti, qė mė hiqesh dhe si intelektual, qė tek ne ģ madh dhe ģ vogėl ėshtė vigjilent? S’ke dėgjuar qė kohėt e fundit kanė depėrtuar tre – katėr diversantė nga jashtė. Kushedi ku kanė arritur, ku strehohen e ē’qėllim kanė nė tru… Dhe ti thua, kush na njoftoi. Ja, njė plak tek ai pallati pėrkarshi hotelit. Kish dalė nė ballokon e po pinte njė duhan fakiri. Sa dallo njė hije qė lėvizte mbi tarracė, na mori nė telefon. Kish dėgjuar dhe radion apo fjalėt e pėrhapura pėr lėvizje tė dyshimta diversantėsh dhe… dhe e kreu detyrėn ndaj Atdheut tonė tė dashur.
    “Hajde, vigjilencė, hajde! – pėrgėzoi Lefteri, dyke tundur kryet me njė cipėz tė tejdukshme ironie qė strukej pėrmidis fjalėve dhe zėrit tė vet…
    Vėshtirė t’ģ qepej gjumė nė sy nė orėt e mbetura tė asaj nate Lefter “diversantit”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 30-04-2008 mė 16:53 Arsyeja: per zevendesim fjalesh te panevjshme...

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    PĖRSHĖNDETJE PAS MEDITIMESH,
    ME RASTIN E NE 60-VJETORIT TE LINDJES SĖ ILIA LASKĖS


    Tė nderuar pjesėmarrės,
    Mospraninė time fizike mes jush po pėrpiqem ta zbut sadopak me disa mendime tė thjeshta qė mė lindėn duke shfletuar librin e Ilia Laskės: “Njeriu mal, apo mali njeri – Ēajupi”, i cili mė ra nė dorė mė 16 tė vijuesit. Mė rroku pėrnjėherė ngazėllimi dhe u kaplova nga meditacionet e pareshtura…
    Tė qėmtosh e mandej tė sistemosh vlera nuk pėrbėn njė veprim rutinė e tė rėndomtė, mbasi kėrkohet pėrkushtim, duhen dije, pėrvojė pune, vullnet e mbi tė gjitha kėrkohet njė trysni e brendshme qė i ka rrėnjėt tek malli e dashuria pėr objektin frymėzues…
    Kėto veti i gjejmė nė rrėzėllim tė plotė tek pasionanti dhe i papėrtuari Ilia Laska, tė cilit pėrfitoj nga rasti t’i uroj pėr 60 – vjetorin e lindjes jo vetėm stabilitet tė gjendjes shėndetėsore por edhe rinovim siē ka tė rinovuar shpirtin e tij tė pasur e tė pastėr.
    Teksa po i jep nė dorė lexuesit zagorit e mė gjerė librin e tij tė tretė, Ilia ynė i jep tė kuptojė cilitdo shumė e mė shumė se sa synimet e njė studiuesi tė thjeshtė, duke arritur kėsisoj nė caqet e njė studiuesi tė mirėfilltė. Pse e theksoj kėtė? Sė pari, Ilia rreket tepėr, t’u dhėnė tė tjerėve vlerat mė tė qenėsishme (duke u nisur nga personalitetet, vendet, ndodhitė apo dukuritė shpirtėrore qė pėrfshin) Sė dyti – Ilia di tė pėrzgjedhė esencėn pėrmidis shumė materialesh tė qėmtuara. Sė treti – Autori Ilia Laska, duke sfiduar gjendjen e vet jo optimale shėndetėsore, qėllimisht apo spontanisht lėshon mesazhe luajaliteti e mesazhe tė tjera kuptimplotė pėr gjithkėnd qė ka aftėsi e mundėsi tė bėjė diēka tė dobishme pėr shoqėrinė e sidomos pėr vendlindjen tonė, Zagorinė.
    Duke e marrė me mend se rasti i sotėm ka frymėmarrjen e njė mjedisi tė ngrohtė, miqėsor e gati tė familjarizuar, mund tė kapėrcejmė dhe nė kujtime mė intime.
    Me Ilian jam bashkėmoshatar. Njohur e bashkuar nė lojna fėminore, kur vinte nė Konckė si mysafir tok me Vironin tek Nenua (Sofi Telo). Qysh atėkohė pėrvijoheshin tek temperamenti i Ilias ngjyresat e tipit tė qetė flegmatiko – melankolik e doza jo tė pakta humori e djaloshi alegro, ndėrvarur nga mjedisi pėrreth e nga gjendja shpirtėrore e ēastit.
    Mė pas jemi takuar jo rrallė nė Memaliaj mė tė rritur e mė miqėsorė e tė mirėkuptimtė me njėri – tjetrin.
    Nė kushte tė tjera jemi takuar nė prag tė moshės sė tretė. Tė dy – tejet tė troshitur nga shėndeti fizik i organizmit por mjaft tė ndjeshėm e shumėdimensionalė nga shpirti, ku ndonėse shihnim e shohim tek shoqi - shoqi njėfarė shpėrfytyrimi tė jashtėm, dallojmė qartė optimizmin dhe kėmbėnguljen pėr tė kompensuar gjallėrinė e hershme me krijim vlerash tė dobishme e jetėgjata.
    Pėrjetime pėrafėrsisht tė ngjashme na grabitėn goxha energji fizike, por, me sa duket na dhanė me bollėk energji ndjenjėsore nė sensin mė pozitiv tė fjalės.
    Kėto energji po i shohim tė konvertuara nė tė tre librat e Ilias e nė projektet e tij qė nuk reshtin kurrė.
    Le t’i themi sė toku “faleminderit” Ilias e ta pėrgėzojmė pėrzemėrsisht pėr ēfarė u ka dhėnė e u jep bashkėkrahinasve vit pas viti…
    Tė kesh kėsi librash nė bibliotekė ėshtė njė pasuri e nder i veēantė, mbasi ke ku referohesh sa herė e ndien tė domosdoshme, ke ē’t’u shtosh dijeve. Me kėto e gjithė kolanėn e veprave tė autorėve zagoritė nuk do kenė kurrė zvetėnim resurset e gjithanshme tė krahinės sonė tė dashur.
    Duke shfletuar librin e ri tė Ilias, Andon Ēakoja i madh na afrohet edhe mė , na plotėsohet edhe mė tepėr imazhi i figurės e veprės sė Tij.
    Siē e kam theksuar edhe nė njė kumtesė tė mėparshme pėr kėtė poet tė shquar, qė ka pirė nė ujėrat e gjoksit tė Dhėmbelit e ėshtė ushqyer me aromėn e luleve tė shpateve tė tij, do tė theksoja sėrish se Ēajupi apo “njeriu – mal, siē e epiteton Ilia, si njė “dashnor” i vetėcilėsuar, dashuroi sė pari vendlindjen e sidomos njė nga perlat e kėsaj vendlindjeje – kryepllajėn e Ēajupit. Poeti i madh na shfaqet ndėrkohėsisht dhe njė “grabitės” i kualifikuar i thesareve mė tė spikatura tė folkut zagorit, tė natyrės zagorite, derisa arriti tė grabiste edhe
    emrin e Kryepllajės…
    Me sa shihet qysh nė fėmijėri e sidomos nė rininė e vet poeti i shquar ka patur mjaft hobi nė vetvete. Qysh atėherė ka dashur tė bėhej pijetari mė i mirė i gurrės poetike tė popullit. Qysh atėherė synonte qė tė ishte dhe vetė si njė pllajė e stėrbukur, me ndryshimin se nė kraharor e shpirt do t’i bulonin lule shumėngjyrėshe poetike, ku nuk do mungonin dhe aroma tė tjera, tė cilat do ishin tė padėshirueshme pėr ata qė ai do fshikullonte, pėr bartėsit e veseve, pėr shushunjat e brendshme, pėr armiqtė e Kombit e tė tjerė.
    Pa u zgjatur pėr idhullin tonė vezulltar, Andon Ēakon, bashkohem me tė gjithė ju, tė nderuar pjesėmarrės nė veprimtarinė e bukur nė kuadrin e 60 – vjetorit tė Ilia Laskės e tė prezantimit tė librit tė tij tė ri, duke pėrsėritur dhe njėherė urimet mė tė mira pėr mbarėvajtjen e shėndetit tė mikut tone tė dashur. I shtoftė Zoti “inatin” t’u lėrė brezave sa mė tepėr krijesa tė tjera shpirtėrore…
    Kalofshi mirė e bukur e veprimtari tė mbarė!
    Me respekt e dashuri
    J. Telo

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Me rrenqethe mishte me keto qe lexoj, vargjet per kurbetin jane aq prekese sa s'tregohen!
    I ke aq te thjeshta sa te duket sikur i ben kushdo..., por asnje nuk i harrin! Te gjitha sa lexohen nga pena juaj , kushdo i ka ne koke, por ja qe nuk i realizon dot ti derdhe ne art.
    Te lumte o mjeshter i madh i penes zagorite...

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DUARTROKITJET TONA(Poemth nga Jorgo S. TELO)

    DUARTROKITJET TONA
    (Poemth )
    Nga Jorgo S. TELO

    1.
    Sa herė
    Vezullantėt trupa qiellorė
    Bujarisht na dhuronin rreze drite,
    Aq herė
    Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė
    Ushqenim nepsmėdhenjtė
    Me frenetiket duartrokitje,
    Me delirantet brohoritje…

    2.
    Sa herė
    Tė uritur nėpėr dhjetėvjeēarė
    Ėndrrat gėlltisnim nėpėr dremitje…
    Aq herė
    Gjithmonė turreshim si tė marrė,
    Tė kėnaqnim Prijėsit tanė
    Me tė nxehtat duartrokitje
    Me tė ēmendurat brohoritje.

    3.
    Sa herė
    Verbėrisht ecnim kėmbėzbathur
    Rrugė e pa rrugė, tė etur pėr jetėngjitje,
    Aq herė
    Ne zorrėthatėt buzėplasur
    Nuk reshtnim sė faluri “Cimėdhenjve”
    Nga mė tė kolmet duartrokitje,
    Nga mė tė sojmet brohoritje.

    4.
    Sa herė
    Nėpėrkėmbeshim emėr pėr emėr
    E nė gjoks ndienim plasaritje,
    Aq herė
    Cipėplasurit pa shpirt e zemėr
    Tejnginjeshin prej turmės
    Me tė pasosurat duartrokitje,
    Me tė vrullshmet brohoritje.

    5.
    Sa herė
    Si punėtorė, bujq e blegtorė
    Rėnkonim tė kredhur nė djersitje,
    Aq herė
    O, sa jemi shfaqur shembullorė,
    T’i velnim partiako-pushtetarėt mizorė
    Me shpėrthimtaret duartrokitje,
    Me gjėmimtaret brohoritje.

    6.
    Sa herė
    Si nxėnės dhe ushtarė
    Me drejtqėndrim ndėr rreshtat klasike,
    Aq herė
    Degdisnim drejt madhorėve sharlatanė
    Tė pandalshmet duartrokitje,
    Tė hovshmet brohoritje.

    7.
    Sa herė
    Ne, tė shkelmuarit prej shkelmėtarėve vrastarė
    Zėrin ēonim mbi tė egrat skėrmitje…
    Aq herė
    Pėrballeshim me persekutorėt barbarė,
    Qė na detyronim t’u falnim duartrokitje,
    Qė na nxisnin tė lėshonim brohoritje.

    8.
    Sa herė
    Nė aksione rropateshim duke gulēuar
    Me kėngė nė gojė… edhe pse nė sfilitje,
    Aq herė
    Jemi ndjerė poshtėrsisht tė dhunuar,
    Pa guxuar mė tė voglėn “pėshpėritje”.
    Se lypseshin vetėm duartrokitje
    Se pėlqeheshin vetėm brohoritje.

    9.
    Sa herė
    Sajoheshin koncerte e festivale,
    E “Profetėt” tanė nuk lejonin”plasaritje”;
    Aq herė
    Eh, ē’diktat ndaj rapsodėve, kėngėtarėve!
    Veē hymne pėr Epokėn e tė Parin e tė Parėve…
    Gjithēkaja tė mbyllej me duartokitje,
    Domosdo dhe me brohoritje…

    10.
    Sa herė
    Kujtojmė tė sertėn Diktaturė,
    Atė propagandė, ato dėrdėllitje…
    Aq herė
    Kujtesėn shtrydhim si moskurrė
    (Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunė)
    Rregjimi s’mbahej dot pa duarokitje,
    Duarrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.

    11.
    Sa herė
    Pėrdhuna nga lart e rriste trysninė,
    E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
    Aq herė
    Me imagjinatė thyenim pranga, zinxhirė,
    Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
    Sytė prej Lindjes i kthenim nė Perėndim,
    Pėr tė shpėtuar shuplakat nga duartrokitjet,
    Pėr tė ēliruar gurmazet nga brohoritjet.

    12.
    Kėsohere
    Gati menduan se ndryshoi “klima”
    E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
    Si gjithherė
    Iku mjegulla, por mbeti bryma.
    Kemi mbushur sheshet me mitingje
    Kur politiksit na kanė mbledhur veē e bashkė,
    Kur kemi pritur miq nga jashtė.
    Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
    Veē mė sė shumti flamuj tė huaj
    e shumėngjyrėshit flamujt partiakė,
    Frymėn po i marrin kombėtarit bajrak
    E nwn flamuj veē duartrokitje,
    E nwn flamuj veē brohoritje…

    13.
    Sa herė
    Rrugėt tokėsore-ujore na ndėshkojnė…
    na mungon uji i pijshshėm
    e ēmimet njohin veē ngjitje;
    Aq herė,
    Rendim pas liderėve tė partive politike
    Rendim me duartrokitje
    Si dikur dhe me brohoritje.
    14.
    Sa herė
    Shpirtin e xhepin na i grin ēdo korrupsion,
    Korenti dhe puna na mungon;
    Aq herė
    Shpėrfillim vuajtjet, e… pa pyetur
    pėr mungesat mė jetike,
    turremi si tė ēartur nėpėr sheshe e salla,
    ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e pėrralla
    Dhe i shoqėrojmė ato me duartrokitje
    Doemos dhe me tė paharruarat brohoritje…

    15.
    Sa herė
    Krimi e maskat na nxijnė jetėn.
    e mitmarrjet na pėrthajnė “kuletėn”;
    Aq herė
    Pėrgėzojmė partiakė e pushtetarė,
    Si tė dehur nga pije magjike…
    Tė etur pėr duartrokitje
    Tė etur pėr brohoritje.

    16.
    Kėsohere
    Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
    t’mbeteshin rudimente.
    Mjaft mė…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
    Na mbetėn nėpėr kėmbė…Po, pse, vallė?
    E shpjegon njė thėnie menēurore:
    “Nėse ngjyra e qimes ndėrrohet shpejt,
    Zakoni nuk harrohet krejt…”
    Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
    Ndaj nuk reshtin brohoritjet.

    17.
    Pėrfundherė
    As duhet tė shmangim veten nga marrėritė?
    As duhet tė shohim pėrpara nė liri e dritė?
    Pėrfundherė
    Le t’i ēlodhim te gjorat shuplaka,
    Le t’i ēlirojmė gurmazet e ngrata.
    Pa rėnė nė “kurthin” e qetėsisė Olimpike:
    Mjaft mė me bajatet duartrokitje!
    Mjaft mė me delirantet brohoritje!

    Korrik-gusht 2008

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    BALADĖ ELEGJIAKE

    (Kushtuar Vasil Bicit)

    - Zagori, pse t’u tret syri?
    - Korba! Mė iku Vasili!…
    - Sheper, ē’ėshtė ky pikėllim?
    - Vajtoj Vason – djalin tim.
    - Argjiro, pse s’ndihesh qetė?
    - Humba Vason, oh sa shpejt!

    xxx

    …Moj e premte e dy prillit,
    jetėn ē’ia preve Vasilit!
    Ē’ka qė hesht Universiteti,
    Kodra e Shtufit, gjithė qyteti?

    Studentė e pedagogė
    kryeulur vijnė e shkojnė.
    Tek ballkoni hedhin sytė
    tė shohin Vason si dritė,
    Mos, vallė, ndiejn’ zerin e Tij
    larg a pranė a kushedi…?

    Duket se flasin nė kor:
    - Boll po flė, o profesor,
    kthehu nė auditor!.
    Flasin shokėt: “Hej, o burrė,
    eja shpejt nė Prefekturė!”
    xxx
    Qajnė dy vajzat dhe djali.
    Shpirthelmuar , djegur xhani.
    U ther zemra pėr babanė,
    i djeg malli pėr mamanė.
    I tret durimi i pasosur
    pėr mamanė e plagosur.

    Qajnė motrat pėr vėllanė…
    Dhimitri veten s’e mban.
    Mbledhur fisi, miqėsia
    Kujen nuk e nxė shtėpia.
    Dridhen lulet nė saksi.
    Nuk tė shohin mė aty.
    Stepen librat nėpėr rafte.
    drithėrohen fletė e faqe.
    Ku shkoi pasioni pėr punė?
    E rrėmbeu i madhi gjumė.
    U pre nė mes ardhmėria.
    Pa timon mbeti shtėpia.

    E fėmijėt mbledhur tok
    flasin tė mbytur ndėr lot:
    “Pa dil, babi, nga “kuvlia”!
    Ngrehu, po tė pret shtėpia!
    Mami digjet nėpėr plagė.
    A e di nė tė ka gjallė?!
    A e di, baba- lastari,
    Nė tė keq si t’u fik xhani?
    Ah moj dhimbje e shumėfishuar,
    Ē’Satana tė ka dėrguar?
    Ku qe Zoti atė orė?
    Pse s’ia ndali Djallit dorėn?
    Eja shpejt, babi, o xhan,
    Mos na ler vetėm, aman!
    Ėndrrat e mira pėr ne…
    Ku i shpure, ku i le?
    Ē’qe ky fat i pamėshirė
    Qė na zezoi shtėpinė?!…
    Ku ta gjejmė forcėn ne,
    Tė durojmė mbi kėtė dhe?
    Zot, o Zot, nė na dėgjon,
    Gjyko pėr tė ardhmen tonė!
    Babi, si duron ndėn baltė?
    Atje s’ka diell por natė.
    Si duron, pa ardhė nė prag?
    Si duron pa folur pak?
    Ne fėmijėt e kushdo,
    tė kuptojmė, o zemėr –o!
    Dhe atje ku je tani,
    dhembin plagėt qė ke ti!

    Babi, Mami, ē’na ka ngjarė!
    Kė tė qajmė ne mė parė?
    Njė nėn dhe, njė nė spital…
    Ku ta gjejmė forcėn tani,
    ne tė mbeturit nė shtėpi?

    Na ngushėllon njerėzia…
    Porsi ferr na ngjan shtėpia.
    Shpirti ynė i pėrvėluar
    sa do presė duke duruar?

    Zot, o Zot i Madh, ndihmona!
    Bekimin hyjnor dėrgona!
    Mamanė e dashur shpėtona!
    Merre babin n’prehrin Tėnd!
    Balta iu bėftė argjend!

    JORGO S. TELO
    Jorgo,sa here i lexoj e rilexoj keto vargje aq therese per humbjen e Vasil Bicit, ketij biri te shquar Zagorit ,qe kudo ne saje te zgjuarsise harriti dhe do te harrinte maja me te larta, pa dashur me dalin lote dhembjeje,dhe them -te lumte o i talentuari Jorgo qe e ke gdhendur aq bukur ne vargje portretin e Vasilit te mire, dhe aq mjeshterisht i ke dhene ate qe ai pa e kuptuar i dha vetes,Pavdekesine!
    Je nje pene,perle do te thosha,nje pene qe nuk nderon vetem veten,por gjithe Zagorine dhe me tej. Shendet dhe sa me shume krijimtari,i madhi Jorgo S. Telo!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    DUARTROKITJET TONA
    (Poemth )
    Nga Jorgo S. TELO

    1.
    Sa herė
    Vezullantėt trupa qiellorė
    Bujarisht na dhuronin rreze drite,
    Aq herė
    Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė
    Ushqenim nepsmėdhenjtė
    Me frenetiket duartrokitje,
    Me delirantet brohoritje…

    2.
    Sa herė
    Tė uritur nėpėr dhjetėvjeēarė
    Ėndrrat gėlltisnim nėpėr dremitje…
    Aq herė
    Gjithmonė turreshim si tė marrė,
    Tė kėnaqnim Prijėsit tanė
    Me tė nxehtat duartrokitje
    Me tė ēmendurat brohoritje.

    3.
    Sa herė
    Verbėrisht ecnim kėmbėzbathur
    Rrugė e pa rrugė, tė etur pėr jetėngjitje,
    Aq herė
    Ne zorrėthatėt buzėplasur
    Nuk reshtnim sė faluri “Cimėdhenjve”
    Nga mė tė kolmet duartrokitje,
    Nga mė tė sojmet brohoritje.

    4.
    Sa herė
    Nėpėrkėmbeshim emėr pėr emėr
    E nė gjoks ndienim plasaritje,
    Aq herė
    Cipėplasurit pa shpirt e zemėr
    Tejnginjeshin prej turmės
    Me tė pasosurat duartrokitje,
    Me tė vrullshmet brohoritje.

    5.
    Sa herė
    Si punėtorė, bujq e blegtorė
    Rėnkonim tė kredhur nė djersitje,
    Aq herė
    O, sa jemi shfaqur shembullorė,
    T’i velnim partiako-pushtetarėt mizorė
    Me shpėrthimtaret duartrokitje,
    Me gjėmimtaret brohoritje.

    6.
    Sa herė
    Si nxėnės dhe ushtarė
    Me drejtqėndrim ndėr rreshtat klasike,
    Aq herė
    Degdisnim drejt madhorėve sharlatanė
    Tė pandalshmet duartrokitje,
    Tė hovshmet brohoritje.

    7.
    Sa herė
    Ne, tė shkelmuarit prej shkelmėtarėve vrastarė
    Zėrin ēonim mbi tė egrat skėrmitje…
    Aq herė
    Pėrballeshim me persekutorėt barbarė,
    Qė na detyronim t’u falnim duartrokitje,
    Qė na nxisnin tė lėshonim brohoritje.

    8.
    Sa herė
    Nė aksione rropateshim duke gulēuar
    Me kėngė nė gojė… edhe pse nė sfilitje,
    Aq herė
    Jemi ndjerė poshtėrsisht tė dhunuar,
    Pa guxuar mė tė voglėn “pėshpėritje”.
    Se lypseshin vetėm duartrokitje
    Se pėlqeheshin vetėm brohoritje.

    9.
    Sa herė
    Sajoheshin koncerte e festivale,
    E “Profetėt” tanė nuk lejonin”plasaritje”;
    Aq herė
    Eh, ē’diktat ndaj rapsodėve, kėngėtarėve!
    Veē hymne pėr Epokėn e tė Parin e tė Parėve…
    Gjithēkaja tė mbyllej me duartokitje,
    Domosdo dhe me brohoritje…

    10.
    Sa herė
    Kujtojmė tė sertėn Diktaturė,
    Atė propagandė, ato dėrdėllitje…
    Aq herė
    Kujtesėn shtrydhim si moskurrė
    (Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunė)
    Rregjimi s’mbahej dot pa duarokitje,
    Duarrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.

    11.
    Sa herė
    Pėrdhuna nga lart e rriste trysninė,
    E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
    Aq herė
    Me imagjinatė thyenim pranga, zinxhirė,
    Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
    Sytė prej Lindjes i kthenim nė Perėndim,
    Pėr tė shpėtuar shuplakat nga duartrokitjet,
    Pėr tė ēliruar gurmazet nga brohoritjet.

    12.
    Kėsohere
    Gati menduan se ndryshoi “klima”
    E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
    Si gjithherė
    Iku mjegulla, por mbeti bryma.
    Kemi mbushur sheshet me mitingje
    Kur politiksit na kanė mbledhur veē e bashkė,
    Kur kemi pritur miq nga jashtė.
    Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
    Veē mė sė shumti flamuj tė huaj
    e shumėngjyrėshit flamujt partiakė,
    Frymėn po i marrin kombėtarit bajrak
    E nwn flamuj veē duartrokitje,
    E nwn flamuj veē brohoritje…

    13.
    Sa herė
    Rrugėt tokėsore-ujore na ndėshkojnė…
    na mungon uji i pijshshėm
    e ēmimet njohin veē ngjitje;
    Aq herė,
    Rendim pas liderėve tė partive politike
    Rendim me duartrokitje
    Si dikur dhe me brohoritje.
    14.
    Sa herė
    Shpirtin e xhepin na i grin ēdo korrupsion,
    Korenti dhe puna na mungon;
    Aq herė
    Shpėrfillim vuajtjet, e… pa pyetur
    pėr mungesat mė jetike,
    turremi si tė ēartur nėpėr sheshe e salla,
    ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e pėrralla
    Dhe i shoqėrojmė ato me duartrokitje
    Doemos dhe me tė paharruarat brohoritje…

    15.
    Sa herė
    Krimi e maskat na nxijnė jetėn.
    e mitmarrjet na pėrthajnė “kuletėn”;
    Aq herė
    Pėrgėzojmė partiakė e pushtetarė,
    Si tė dehur nga pije magjike…
    Tė etur pėr duartrokitje
    Tė etur pėr brohoritje.

    16.
    Kėsohere
    Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
    t’mbeteshin rudimente.
    Mjaft mė…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
    Na mbetėn nėpėr kėmbė…Po, pse, vallė?
    E shpjegon njė thėnie menēurore:
    “Nėse ngjyra e qimes ndėrrohet shpejt,
    Zakoni nuk harrohet krejt…”
    Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
    Ndaj nuk reshtin brohoritjet.

    17.
    Pėrfundherė
    As duhet tė shmangim veten nga marrėritė?
    As duhet tė shohim pėrpara nė liri e dritė?
    Pėrfundherė
    Le t’i ēlodhim te gjorat shuplaka,
    Le t’i ēlirojmė gurmazet e ngrata.
    Pa rėnė nė “kurthin” e qetėsisė Olimpike:
    Mjaft mė me bajatet duartrokitje!
    Mjaft mė me delirantet brohoritje!

    Korrik-gusht 2008
    Shume reale keto vargje o i madhi Jorgo.Valle kur do te vije ajo kohe qe te mos kemi me "bajate duartrokitje/ dhe ...delirante brohoritje"? Valle kur do te vije ajo kohe qe vendi yne i shtrenjte te marre fryme lirisht dhe te ece ne rrugen e mbare,ne rrugen e Zotit? Eduard M.DILO

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •