-
Tregim nga Jorgo S. Telo
BEDELI
Ndodh shpesh qė teshtitjet e dimrit zgjatin gjer nė pranverė. Ka ndodhur qė mbi lulet e bardha tė kumbullės, qershisė apo mollės tė jetė pėrhedhur edhe velloja e ftohtė e borės. Tregojnė, madje, se njėherė ka rėnė borė nė atė zonė tė thellė malore edhe nė korrik, aq sa duajt e porsalidhur tė grurit, tė lėnė shpėrndarė arave ngjasonin porsi dele tė bardha nė kullotė, pasi cipa e hollė e borės ishte shkrirė mė shpejt falė ngrohtėsisė sė sipėrfaqes sė tokės.
Ēdo gjė mund tė ndodhė nė jetė e nė natyrė, kur hyn prapėsia
Edhe atė pranverė, pas njė ngrohtėsie zhgėnjyese tė marsit, u faneps (siē komentonin mė tė moshuarit) njė lagėshti e shoqėruar me ngricė, aq sa gjithė lulet e kajsive, bajameve e kumbullave tė hershme, u pėrthanė e u bėnė si tė djegura nga cikma e pabesė
Mbetėn pemėt si tė pėrcėlluara nga ndonjė zjarr i padukshėm.
Sa kish hedhur dy tri hapat e para pranvera dhe Xhoxhit i mbėrrijti njė telegram shumėfjalėsh, sa dhe nėpunėsi i postės ishte detyruar tė shkruante ngushtė, duke i mbushur tė dy faqet e fletės standard. Kur e mori nė dorė dhe nisi ta lexonte, mėsuesi masovik rrudhi dukshėm buzėt dhe tundi kryet. Nuk po merrte vesh, nėse kishte tė bėnte me ndonjė urdhėr apo me kėrkesė
Pak a shumė nė atė telegram thuhej: Siē jeni nė dijeni, mė (aq e kaq) tė muajit nė vijim mblidhet Kongresi i Rinisė nė Elbasan. Ndėrto njė tekst tė spikatur, ku tė dalė nė pah figura e ndritur e Udhėheqėsit dhe vepra e pavdekshme e Partisė
Zhvillo prova intensive me grupin e vajzave tė shkollės. Grupi tė jetė gati me kėngėn dhe veshjen ditėn e ėnjte. Tė premten me gjithė kėngėtaret tė jesh nė Pallatin e Kulturės. Tė kesh parasysh se koncerti jepet para Udhėheqjes
Vijonte telegrami dhe me disa hollėsi tė tjera, me tė cilat ishte mėsuar Xhoxhi prej kohėsh
I staxhionuar ishte kurrizi i tij me asi punėsh
Por, sepse u ndje mė nė siklet e si i zėnė ngushtė
Jo se nuk ishte mėsuar me tė atilla urdhėresa. Madje para ca muajsh njė kėrkesė e sė njėjtės natyrė pak a shumė iu bė fare fare me sot, me nesėr. Iu desh tė pėrgatiste kėngėn dhe grupin brenda ditės e tėrė natėn, se tė nesėrmen u fut ajo kėngė e posaēme nė koncertin e organizuar enkas me rastin e dekorimit tė kooperativės fqinjė, ku merrte pjesė dhe Kryeministri i asaj kohe. Dhe dolėn me sukses.
Ishte mėsuar Xhoxhi edhe amatoret me bokėrrimat burokratike tė atyre qė drejtonin problemet kulturore nė rreth. I zvarrisnin urdhėrat e shkresat pėr nė ēastet e fundit, pa gjykuar se sa mundim e kohė duhej pėr tė materializuar njė porosi
Ata mendojnė se mos veprat kryhen me sustė a me njė tė rėnė tė lapsit ose me urdhėr tė peshkutapo me njė shtypje butoni
Ehuhaa! shprehej mes kolegėve tė shkollės Xhoxhi.
U ndje vėshtirė Xhoxhi, se ishte dhe njė perudhė gripale, sidomos nėpėr konvikte. Virusi i kishte leqendisur nxėnėsit mjaft. Drejtorisė sė shkollės telegrami i ishte dėrguar me pak fjalė. Drejtor Mihoja nė vazhdėn e sistematikut e kėrkuesit Lame, kurrė nuk i kishte nxjerrė ndonjė pengesė Xhoxhit , madje pėrpiqej tė ndihmonte me sa mundej. Kishte dhe ai sedrėn e vet si dhe mėsuesi i pasuionuar pėr art e kulturė, qė nė ēdo veprimtari tė pėrfaqėsoheshin sa mė denjėsisht, siē e kishte traditė prej vitesh ajo shkollė e mesme e asaj krahine malore.
Si kurdoherė Xhoxhit i filloi mendja e fantazia ti xixėllonin vetėm pėr mbarėvajtjen e detyrės qė sapo mori. Koha nuk priste. Ti fliste ndokush nė ato ditė me intensitet pune, mė kot, se ku ndokushi e ku Xhoxhi
Kish njė dhunti ai qė, po ta sėmbonte njė motiv, njė temė apo njė detaj, niste e bluante e bluante nė mullinjtė e trurit e tė shpirtit me orė tė tėra e mandej, sa vinte letrėn e bardhė nėn stilograf, kishte pėr borxh ta mbaronte tėrėsisht idenė e vet , duke e ndėrtuar tekstin sipas njė variacioni melodik tė tabanit, duke i shtuar dhe ngjyresat bashkėkohore edhe ritmin qė kėrkonte tematika qė i sugjerohej, apo pėrzgjidhte vetė.
Atė javė, si dhe shumė herė tė tjera, po i jepej me telegram tematika e kornizuar prerė e smund tė shmangej kurrsesi. I duhej vetėm tė konstruktonte vargje sa mė entuziastė e me kolorit siē dhe ėshtė vetė rinia
Dhe teksti i kėngės mori frymė plotėsisht, vetėm kur filluan provat e para. Riparoheshin vargjet edhe nė punė e sipėr me interpretet. Pranonte edhe mendime nga dashamirės.
Gjatė njė pauze pas dy orė provash intensive, e gjeti tė udhės, tu rrėfente me pathos kėngėtareve njė ndodhi nga koha kur ishte vetė interpret amator: Nė njė koncert qeveritar nė skenėn e TOB it nė Tiranė unė isha nė detyrėn e hedhėsit tė kėngės. Mirrte pjesė nė atė koncert edhe grupi i paraardhėseve tuaja me njė kėngė pėr dritat elektrike. Unė ndihesha me grykė tė lodhur nga provat e shumta dhe nga njė koncert qė sapo kishim dhėnė nė stadiumin e lojėrave me dorė nė qytetin e Krujės. Isha hedhės edhe nė kėngėn e mirėnjohur tė kurbetit, qė e kini dėgjuar. Tri kėngė ishin nga Mesmali nė atė koncert. Besoj e merrni me mend se ēfarė emocionesh na kishin mbėrthyer. Ishte e para herė qė po ngjiteshim nė njė skenė luksoze e rrotulluese. Mu sėmur gryka, se edhe marrėsit e kėngėve nuk e mbanin dot kėngėn nė njė tonalitet. Kishte raste qė e ēonin aq lartė, sa unė si hedhės mbetesha fuori giocco.Nuk kisha nga tia mbaja. Merreni me mend se ēfarė sforcimi duhet tė bėja, sa tė mbaronte kėnga. Dihet qė kur kėngėt shkojnė drejt fundit, rritin emocionet dhe tonaliteti ngrihet. Vetėm Tefta nga Sh. kish dhe ka aftėsinė qė ta kėndojė kėngėn pa lėvizur nga tonaliteti fillestar. Me tė ta ka ėnda tė kėndosh
Unė se kam patur kėtė fat, se urdhėronin tė tjerė
- Pse nuk dėgjojmė ndonjė kėngė tė saj nė radio, profesor?
- Nuk mi kanė lėnė mua nė dorė kėto punė, moj vajza!
- Ēudi!
-
Ku e lashė?
- Tek acarimi i grykės.
- Pikėrisht
. Dhe e dini ēmasa paraprake kisha marrė? Jo mė kot u kam porositur dhe juve kaq e kaq herė
Gjeja ku tė mundja qepė e mollė dhe i pėrtypja fshehurazi ku tė gjendesha. Mirėpo atė pragkoncerti madhėshtor mė mbeti njė goxha mollė starkinge e porsakafshuar dhe ngeca, se na njoftuan tė zinim vend nė skenė. Madje patėm nderin tė rrinim ca minuta nė pozicion statik nė qendėr tė skenės. Vėrdallė skenės e pas kuintave endeshin shumė veta. Ne tė grupeve dalloheshim nga kostumet popullore qė kishim veshur. Plot civilė vinin vėrdallė me radio marrėse dhėnėse nė vesh. Diēka ēuēurisnin, kushedi se me kė
U ndodha nė siklet, se nuk kisha ku tė lija mollėn.Veshjet popullore nuk kishin asnjė xhep. Nė silahin qė kisha nė mes as qė mund tė vihej. Zumė vend nė qendėr tė skenės e prisnim tė hapeshin perdet e rėnda. As e shikonim sallėn dhe as dėgjoheshin nė skenė zėrat nga salla e mbushur plot. Vetėm njėherė arritėn tek ne (si tė largėta) brohoritje e duartrokitje. Kuptuam qė kishte hyrė e kish zenė vend Udhėheqja. Emocionet tona u disafishuan. Me ngut e vendosa mollėn nėn sqetull jashtė kėmishės sė bardhė. Ende pa u hapur skena, dikush mė lėvizi krahun dhe molla ra mbi tapet tė skenės.U ndje nė atė qetėsi pritmėrie zhurma e mbytur e rėnies sė saj. E kuptova qė mu nxeh kurmi e u pėrskuqa
Sakaq u sulėn dy- tre civilė te kėmbėt tona.
- Po kjo? pyeti me sens dyshues njėri nga ata.
- Ėshtė molla ime. E mbaja pėr grykė, por shkau e mė ra pa dashje, fola unė i tronditur nga meraku se mos mė nxirrnin fare jashtė.
Mbaroi me aq. Si e morėn mollėn nga tapeti, u larguan menjėherė civilet, se nė orėn 18.00 fiks filloi ngritja e perdes sė trashė. Civilėt e shkathėt u zhdukėn pas kuintave. Vėrtet u trondita, por u ēlirova, se ajo qė ndodhi pa u hapur perdja, mund tė mė ndodhte duke kėnduar e do lija nam
Apo ētė lėvizur qė u bėnte krahėve Ēavja, interpreti kryesor i grupit, qė ju e njihni shumė mirė
Unė e di ēka hequr hunda ime, kur hapte krahėt si shkabė Ēavja
- Ne po pimė ēaj, se me qepė na bie erė goja, foli njėra nga vajzat.
- Pasi tė keni ngrėnė qepė, pėrtypni ca fije majdanozi dhe arratiset era e qepės, i sqaronte me durim Xhoxhi.
Mir u kishte thėnė edhe pėr mollė, po ku tė gjenin vajzat mollė nė atė muaj? Qepė po. Kishin mbetur ende plot nga dimri.
Ndėrkohė Xhoxhi kish marrė masa edhe pėr vete, se sipas telegramit do drejtonte e shoqėronte grupin e kėngėtareve tė reja nė qytetin e Metalurgjikut famoz. Kish blerė kėmishė e kėpucė tė reja. Edhe gravatėn ia kish hekurosur gruaja me merak.. Gati ēdo gjė pėr rrugė tė largėt.
Nėn hijen e arrės, tė pėrcjellur nga shumė nxėnės e arsimtarė, u ngjitėn njė pas njė nė autobuz.
Si ngaherė pothuaj kėnduan e bėnė shaka gjatė gjithė rrugės gjer nė qytet, megjithėse Xhoxhi u fliste shpesh qe tė mos e lodhnin grykėn me sforcime, duke kėnduarkėngė t nė tonalitete tė larta.
Sa arritėn nė sheshin Ēerēiz Topulli njė erė tėrė pluhur e duke ngritur pėrpjetė gjithēka gjente mbi asfalt, nuk po i linte amatorėt tė zbrisnin. Si u qetėsua paksa era, e cila pėr Xhoxhin ishte njė parandjenjė jo e kėndshme, zbritėn dhe filluan tė shkundnin pluhurin e blerė pa para gjatė rrugės sė gjatė e tė lodhshme.
Autobuzi qė do ti transportonte pėr nė Elbasan ishte gati. U paraqitėn nė Pallatin e kulturės, ku i priste Shori, magazinieri i rekuizitės. Mungonin disa aksesorė tė veshjes. Mandej do tu duhej tė sakrifikonin edhe rreth dy orė pushim, sa pėr tė ngrėnė drekėn, por su premtonte koha. Iu desh Xhoxhit tė binte nė marrveshje me shoferin. Skish kujt ti drejtohej tjetėr.
- Edhe sikur tė ishim kunguj, nuk do qėndronin kaq menefrego kėta tė kėtushmit
u detyrua ti thoshte shoferit qė do ti ēonte nė destinacion atė mbasdite.
- Pashė njė nga ata tė ekzekutivit qė vinte rrotull kėtu para njė ore, - foli shoferi qė ishte vendas. Ndoshta juve ju priste. Do ketė shkuar pėr tė kaluar drekėn. Ju sikur u vonuat.
- Rrugė e keqe kjo jona, or mik! Sos largėsia, sos kthesat e gropat, por na mbyti dhe pluhuri. Mund tė shkohet pa u pastruar sadopak drejt Elbasanit?
- Po e lėmė nė orėn 14.30 atėherė, i dha karar orarit tė nisjes shoferi.
- Faleminderit, i dashur! Them se do tia kalojmė mirė, i tha Xhoxhi.
- Pėr kėngė vemi e jo pėr tė keq, pasoi drejtuesi i autobuzit.
Patėn kohė edhe pėr tė ngrėnė drekėn edhe pėr tu rregulluar disi. Dhe nė orarin e caktuar u gjendėn sėrish tek shtatorja e Ēerēizit.
Xhoxhi , si fshiu sytė e flokėt nga pluhuri, kqyri fillimisht Ēeēon hijerėndė, qė dukej se po u uronte mbarėsi. Xhoxhit iu duk se po shihte nė sytė e luftėtarit trim njė si dhimbje e trishtim. Dhe si me pavetėdijė i hoqi sytė prej shtatores dhe i zbriti ne drejtim tė hyrjes sė autobuzit, ku po rehatpheshin njėri pas tjetrit pjesėtaret e grupit. Udhėtarė tė rastėsishėm kishin zėnė vendet nga kreu i makinės.
Sa po bėhej gati tė hynte dhe vetė nė makinė, para hundėve iu shfaq njė djalosh i kuqėrrėmtė pikalosh, i cili me njė zė tejet melankolik e gati vajtimtar, i tha:
- Shoku Xhoxhi, kam ardhur i dėrguar nga shoku N. pėr ti shoqėruar unė pjesėtaret e grupit tuaj nė Elbasan.
- Po tani?! foli si nėpėr tym Xhoxhi, i ndodhur krejt i befasuar.
Nuk po i silleshin nė shteg tė trurit fjalėt e duhura, pėr tu marrė vesh me tjetrin.
Kėngėtaret ndienė se diēka nuk po shkonte dhe u grumbulluan nėpėr dritaret e makinės.
- E ētė them unė?
Tani kjo gjė u bė fakt
U vendos nga tjetėrkush
- Kėshtu qoftė
Po pse? Ta dimė sė paku
Vajzat po hynin nė thelbin e asaj grimce dialogu e njė nga njė po delnin tek dera e makinės.
- Ēėshtė, profesor? Do kthehemi?
- Jo, moj, jo! Vetėm unė
- Po u kthyet ju, as ne nuk shkojmė, foli e stėrkuqur njėra nga vajzat, qė ishte dhe mė e hedhura ndėr shoqet e tjera.
Shoferi e kishte ndezur makinėn. Kishte ndonjė pasagjer qė kish shfaqur shenja nervozizmi e padurimėsie, megjithėse edhe Xhoxhi edhe drejtuesi i mjetit ua kishin bėrė shpjegimet e duhura.
- Hajde, vendosni, do nisemi, apo jo? pyeti qetė shoferi.
- Vajza, ju lutem shumė, uluni nė vendet tuaja e mos u mėrzitni! iu drejtua Xhoxhi me njė tė folur tepėr mallėngjenjės kėngėtareve tė reja, qė ishin njėkohėsisht edhe nxėnėset e tij. Dhe, duke vėshtruar drejtpėrdrejt nė sy atė qė iu paraqit, vazhdoi:
- Smė vjen keq pėr gjė, por kam shumė merak, se e di shumė mirė qė grupi ka nevojė pėr prova tė tjera. Pėrndryshe mund tė shkasė nga linja e tė kėnduarit ekzakt. Ti mund ta kesh dėgjuar, mor shok, qė sa mė shpejt mėsohet diēka, aq shpejt edhe mund tė harrohet
- Nuk di ētė them, mezi i nxori dy tri fjalė tė tjera prej buzėve kuqaloshi.
Nė autobuz shpėrthyen ngashėrime. Disa nga vajzat, tepėr tė revoltuara, filluan tė pėrloteshin e tė kundėrshtonin hapur shoqėrimin nga njė person i panjohur.
Nėn peshėn e njė poshtėrimi tė paparashikuar dhe aspak tė paralajmeruar e tė motivuar, mbeti i tulatur Xhoxhi disa minuta dhe, si e mblodhi pakėz veten, zgjati dorėn tek sedilja e parė, prej nga mori ēantėn e vet. Drejtoi fytyrėn nga vajzat dhe mezi pėshpėriti:
- U qoftė udha e mbarė e tė na nderoni, vajza! Mirė u takofshim!
Nuk mundte tė vazhdonte mė. Ktheu kryet nė tė kundėrt, se nuk donte qė nxėnėset tia dallonin djersitjen e ballit dhe njomjen e syve
Si u largua disa hapa nga makina, e ndjeu mė tepėr peshėn e rėndė tė ofezės dhe, i mbėshtjellė nga tisi i njė trishtimi tė dukshėm, nisi ti dridhej buza e ndėrkohė djersė tė ftohta filluan tia pėrshkonin
kurrizin sidomos. Shpirtrat e kreshpėruar dhe qepallat e pėrskuqura tė kėngėtareve rrėshqitėn teposhtė sheshit tok me autobuzin.
Xhoxhi dhe Ēeēoja mbetėn fillikat pranė shoqi - shoqit. Ēerēizi duke parė matanė nga vendlindja e Xhoxhit dhe Xhoxhin vetė me sy tė mbėrthyer tek piedestali i shtatores.
Kur autobuzi nuk dukej mė, i buisėn njė mori pyetjesh brenda vetes: Nga kush ta kem kėtė? Mirė
po pse? Bigrafia? Edhe mundet
Dosja ime ėshtė nė duar tė tyre
Burgu i tim eti, burgosja e xhaxhait, kushėriri i arratisur e i dergjur burgjeve?
,I kam shkruar me dorėn time nė autobigrafitė e fletė anketatqė na kėrkonin. Tjetėr se kushėririn as qė e njoh fare
Apo mos dyshojnė gjė pėr karakterin tim? Ndonjė thashethemnajė?!
Sado qė pėrpiqej tė hamendėsonte diēka, nuk mund tė gjente dot shpjegim.
Dy ditė mė pas Xhoxhi e ndoqi nė ekran koncertin nė Metalurgjik. Zuri vend nė sallėn e madhe tė shkollės tok me drejtorin sedėrqar e merakēi. Nė atė sallė, ku ndodhej televizori Lura ishin mbledhur e ndiqnin programe tė ndryshme edhe arsimtarė tė tjerė, nxėnės konviktorė si dhe tė tjerė nga fshati.
Porsa filloi kėngėn grupi i shkollės, njė stepje e njė si ndrydhje nė kraharor ndjeu sakaq Xhoxhi. Vuri duart nė kokė. Ēishin pėrqark e vunė re ndryshimin e beftė tė tij
Ai u tjetėrsua pėrnjėherė, siē pa tė tjetėrsuar edhe kėngėn qė nisi drejt Elbasanit
Nuk donte tu besonte shqisave tė veta dhe foli pa adresė:
- More, po ēdreqin po bėjnė kėshtu kėto vajza? Janė nė terezi? Ētu ketė ngjarė, vallė?!
- Edhe unė po habitem, i tha me zė tė ulet drejtor M. Sos e dėgjuam vetėm njė herė dhe hajde. Kėtu u shkonte kėnga pėr mrekulli
- Kėto nuk po kėndojnė, mor vėlla, por duket sikur po recitojnė e sikur i ka zėnė njeri me shufėr
. iu drejtua Xhoxhi tė pranishmėve me njė ndjesi mosbesimi tek ēfarė po servirej pėrmes ekranit tė vogėl. Ēdreqin po bėjnė kėto sonte? (Se koncerti po jepej drejtpėrdrejt) Pse po e nxitojnė kaq shumė, xhanėm, sikur ti ketė zėnė zekthi? Nga hutimi apo nga emocionet po e transformojnė kaq egėr kėngėn? Apo mos ka futur hundėt ndonjėri qė vetėm shet e nuk blen dhe ua ka katranosur fare?
Epo tė kėnduar pa nerv e jashtė kornizės sė njė polifonie nuk kam hasur ndonjėherė gjer tani
- dhe u ngrit e doli, se nuk duronte sa ta mbaronin ato kėngėn gjer nė fund.
Hyri nė sallėn e mėsuesve e ndezi njė cigare tjetėr, se ajo qė kish nė buzė sa spo e pėrcėllonte.
Keqardhja pushtoi jo vetėm Xhoxhin por tėrė shkollėn.
Gjatė netėve tė mėpastajme gjumi filloi ti troshitej Xhoxhit si kurrė ndonjėherė. Dhe jo vetėm vuri merak pėr ēka ndodhi , por i duhej tė pėrballej edhe me dokėndisje tė disa tė menēurve tė krahinės, qė vetquheshin esnafė nė ēdo fushė tė jetės, madje edhe nė fushėn kulturore
Ishin ata qė ēdo veprimtari qė zhvillohej nė Mesmal, e shikonin nga Maja e Olimpit
Kur u kthyen nxėnėset kėngėtare, qė nga larg e ndjenė vėshtrimin depėrtues - pyetės e tė veshur me njė cohė habie tė atyrė qė i kishin ndjekur pėrmes ekranit. Ato iu afruan pėrgjegjėsit dhe drejtorit me njė ndjesi faji deridiku tė pamotivuar nė fytyrat e lodhura nga rrugėtimi.
- Kaluat mirė? i pyeti Xhoxhi, duke i takuar me radhė.
- Mirė, u dėgjuan disa zėra.
- Zhvilluat prova tė tjera? pyeti sėrish Xhoxhi nė ēastin kur ato po takoheshin edhe me shoqe e shokė tė shkollės.
- Zhvilluam por jo me Bedelin foli kthyesja e kėngėve tė grupit.
- Me cilin bedel, moj? foli i shpėrqendruar Xhoxhi.
- Me atė, pra, kuqon, qė na shoqėroi aq bukur nė Elbasan.
- Pseaq bukur? pyeti duke imituar folėsen pėrgjegjėsi.
- Ai erdhi me ne gjer ku ishin dhe tė tjerė koncertistė dhe zbriti, duke u mjaftuar vetėm me njė Natėn e mirė!
- Domethėnė mbetėt nė mėshirė tė fatit? pyeti drejtor M. edhe me habi edhe me mosbesim njėkohėsisht.
- Jo krejt ashtu, drejtor! Shoferi na shpuri atje ku duhej, ku na morėn nė dorėzim ata qė po na prisnin e qė drejtonin koncertin. I kishin marrė masat edhe pėr strehim e gjithēka.
- Kėshtu po, foli i lehtėsuar drejtor M.
- Bedeli me siguri na shoqėroi, pėr tė mbaruar ndonjė punė tė vetėn, tha marrėsja e kėngės. Si na dorėzoi, nuk e pamė mė. Mirė qė erdhi ai person, po pse tė mos ishte me ne dhe profesori? Ne u ndodhėm krejt tė pakrah nė kėtė drejtim
- Ashtu, ė? tundi kryet Xhoxhi. Sikur u pyeta se me kė i zhvilluat provat.
- Me ne punoi njė nga kėngėtarėt mė nė zė tė Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve e Valleve
Po ēe do se
- Tani e kuptova, u hodh menjėherė nė sqarim Xhoxhi. Po ka qenė vėllai i Vaēes, me siguri ai ėshtė pėrpjekur pėr mirė, por duke dashur ta pėrpunojė kėngėn, pa dashur u ka larguar nga polifonia e mirėfilltė. Ju nuk e merrni me mend, moj vajza, se sa larg ishit nga ajo ēka u pėrgatit nė provat e kėtushme
E marr me mend se u ka mundur atmosfera plot kolor e ritėm e kėngėve e valleve tė trevave tė tjera, apo tė Ansamblit
Su hedh dot shumė faj
Bisedėn e ngrohtė e tė sinqertė tek sheshi para shkollės po e ndiqnin me kureshtje edhe disa djem qė ishin pjesėtarė tė grupit polifonik tė tė rinjve tė shkollės, qė fituan menjėherė emėr tė mirė me aftėsitė e tyre nė interpretim tė folkpolifonisė vendase e tė ēdo treve labe.
- Ehuuu, ku kėtu e ku atje! iu drejtua marrėses kryesore njėri nga ēunat.
- Nuk kishim se si ta kundėrshtonim artistin e njohur, tha hedhėsja e kėngės, e cila, nga mėnyra se si u kėndua atje, kishte dalė fare nga roli
- Sdo mend, ndėrhyri qetė dhe dhimbshėm Xhoxhi . - Ai nuk ėshtė njė person sidokudo. Por edhe tė pėrpiqeshit disi me takt, pa ofenduar personalitetin e atij, kish mundėsi ta ruanit sadopak origjinalitetin tuaj
Se nė fund tė fundit nuk do bėnit ndonjė mėkat. Pėrkundėr.
Xhoxhi u shkėput ca hapa prej grupit tė vajzave dhe hodhi poshtė bordurės sė oborrit bishtin e cigares. Mandej, duke u kthyer pėr tė hyrė nė shkollė, u mori erė disa trėndafilave tė porsaēelur e plot aromė.
xxx
Sa herė qė takoheshin pėr arsye pune Xhoxhi me kuqon, nėpunėsin e kuadrit tė Komitetit Ekzekutiv tė K. P. Rrethit, tek tė dy ndizej ai ēasti i mistershėm tek hyrja e autobuzit
Dhe pėrvidhej nė memorjen e secilit ajo diēkaja jo e kėndshme atje nėn vėshtrimin e Ēeēos, i cili dukej se shkėrmoqte gjithė intrigat qė mund tė sajoheshin pėrreth tij.
- Kam njė bindje, se nuk do tė tė vinte zor tė ma ēelje zemrėn, i tha njė mbrėmje Xhoxhi nėpunėsit tė kuadrit, teksa po pinin nga njė kriko birrė.
- Mė dėrgoi shoku X. pėr ti mbaruar njė punė tė tijėn. Besoj se ska nevojė pėr hollėsira
- Nu do ishte keq tė mė sqaroje qė atė ditė. Tė pėlqeu dhe ty tė bėheshe bedel
- Jo, pėr ideal! Por
Gjergj Durimit edhe nė ėndrra i shfaqeshin si liliputė bedela dhe intrigantė tė thekur, qė nuk dinin tė ecnin normalisht, por shkarrzeheshin tė tulatur e si makiavelė nė sheshet e rrrugėt e kalldrėmta tė qytetit gri
-
-
SINFONIA E GĖRMAVE
12 VARGJET E MIA
Lodhem, duke qėmtuar tė ardhmen.
Fle nė shtratin e Arushės sė MADHE.
Zgjohem nga tringėllima e kristalit tė ėndrrave.
Lahem nė dushin e rrezeve diellore.
Krihem me dedėzat e pyjeve halore.
Vishem me kėmishėn e pėrgjakur tė Krishtit.
Udhėtoj sforcuar midis shpresave dhe hiēit.
Ēlodhem mė sė tepėrmi duke punuar
Jshtė bezdive portokollare kam dashuruar.
Jetoj nėn pėrkujdesjen e Engjėjve.
Do vdes me shterimin e ėndrrave
Ringjallem nė sinfoninė e gėrmave
PĖR ZOGJTĖ E ATHINĖS BRENDA KAFAZESH
Babnoj pėrkohėsisht
nėn rrafshin e tokės.
Veten e ndiej si nė pyll.
Ballkonesh zbresin zėra joshės
nga tri kanarina dhe njė bilbil.
Atė qė se bėjnė dot tė zotėt tuaj,
me plot pasion e arrini ju.
Ēlodhni tė lodhurit e huaj
dhe mua tė sėmurin
gjithashtu.
Athinė, maj1998
VALLJA ĒALTHI
(Mall e respekt pėr kėngėt e vallet tradicionale zagorite)
Valle gjyshesh
vallja valė-valė.
Tok u lidhi
si gjerdan,
moj vajza!
Hidhnit hapat
shtruar
dalngadalė.
Tundnit futat
me llambro,
rruaza.
Rrotullonit,
vajza
bukuroshe
vallen
zagorite
tė kėnduar.
E mbi kokė
shamia
fluturonte
mbi fustanin
gjer nė fund
lėshuar.
Kraharori, eh, sa u kish hije!
Me gjerdane edhe plot qindisma.
Fekste xhokja punuar me shije.
Me xhufka kėpucėt llusrtafina.
Ēemra mban, o valle stėrgjyshore?
Ēalthi, Vendēe, apo Valle sustė?
Nėpėr festa e festivale u drodhe
Hej, mbi maja gishtash leht e butė.
Sa kėrcenin ty, harronin hallet.
Thekshėm kur kėrcenin nėpėr dasma.
Nuset mbushur fjongo e lule alle
ndiznin dyshemetė me dėrrasa.
A mos, vall,
po humb
sot vallja ēalthi?
Mos po shuhet,
Heshtaz
nė harresė?
O, ēmėkat
pėr perlat
qė humbasin!
Ringjallu,
moj valle,
pa vonesė!
1998
TĖ MUNDJA
Tė mundja,
tė izoloja ēmenduritė e motit,
nė ēdo skaj
tė larushanes
botė
Tė mundja, tė ēimentoja
midis njerėzve
dashurinė e Zotit;
tė shmangia
ēdo divorc.
Tė mundja
tė hiqja nga ēdo skutė
qoftė dhe njė predhė
apo minė.
Tė mblidhja
yjet tufė
mbi ēdo errėsirė.
Tė shndėrroja
armėt ēnjerėzore
nė lodra fėmijėsh.
Tė shpėrndaja
mirėsi hyjnore,
ngado
gjer nė finish.
Eh, tė mundja!
1997
-
-
HEDHJA E ZAREVE
(Roman nga Jorgo S. Telo)
(Fragment I)
- M’u lodhėn sytė jashtėzakonisht, Sotiraq! – iu drejtua Gjergji mikut prej qyteti. U bė gati tė fikte kompjuterin.
- E sigurove materialin qė hodhe? – doli zėri ģ merakosur dhe pyetės ģ mikut.
- Sigurisht, - tha Gjergji dhe u ngrit tė dilte prej dhomės.
- Tė tė shoqėroj? – shfaqi gatishmėrinė mysafiri kaēurels e simpatik.
- S’ka problem. Nuk vonohem. Mos u mėrzit!
- Te dal unė? – e pyeti Ksanthi.
- Besoj se s’ėshte e nevojshme. Qetėsohu.
Nė njėrin cep tė oborrit tė shtruar me ēimento Gjergji u rrėzua rrezikshėm. Ra aq keq, sa koka iu pėrplas lemerishėm tek njė qoshe e gurtė muri-dere. Pasthirrma e vetvetishme dhe e dhimbshe “Ooooh!” dalė prej llahtarės, nxori nė oborr sė pari gruan qė po dremiste (pas disa punėve ne kopshtra) nė dhomėn poshtė. Thirrja e dėshpėruar me fjalėt”Ē’mė bėre, Gjergj?!” nxori nga dhoma dhe mysafirin qė ishte nė dhomėn lart.
Ai zbriti me ngut shkallėn, ashtu me ēorape, siē ishte brenda.
- Mos bėrtit! Nuk kam pėsuar gjė! – iu drejtua ģ plagosuri Gjergj sė shoqes, me merakun se mos griste sėrish faqet si disa vjet mė parė…Ai ģ fliste asaj kurajoz, por nuk po e shihte veten si ishte mbuluar me gjak te freskėt e mbivetullėn tė hapur si shegė e ēarė. Gjakun, qe po ikte vrushkull, e ndali sakaq Sotiraqi. Ai nxori rrufeshėm njė kartopecetė tė papėrdorur nga xhepi. Ia vendosi mbi plagė, tė mos vijonte gjakrrjedhja. Zėrin tėrė ankth tė Ksanthit e dėgjuan fqinjėt.
Vėlla e motėr ia behėn sakaq brenda oborrit.
Mezi e ngritėn Gjergjin me peshė tė rritur nga jeta e stėrgjatur spitalore. E ēuan nė dhomėn poshtė. Gjergjit ģ dukej sikur po vetėtinte qielli nė tė kthjellėt.
-Ti ke shpėtuar nga vdekja nė fije tė pėrit sot, mor burrė! – u dėgjua zėri ģ Ksanthit ģ sapo ēliruar prej makthit tė disa minutave m parė…
- E kuptova qė kisha mbetur gjallė, ndaj tė fola, moj e gjorė! – u shpreh si nėpėr dhėmbė Gjergji. Sa u rrėzova, vura dorėn nė balloren e djathtė, ku ndjeva mė tepėr dhimbje.Vėrtet m’u mbush dora me gjak, por, ama, kuptova qė trutė nuk ishin hapur; ndryshe nuk do kisha logjikėn e domosdoshme tė kontrolloja veten e mė pas te te flisja ty…
- Mirė, boll! Ē’ndien tani? – pyeti Sotiraqi me njė ēehre te prishur e fytyrė ngjyrėlimoni.
- Dhimbje dhe aq… Jam mėsuar me dhimbje unė…Tani kam merakun e gjakrrjedhjes e tė tėtanozit, pa vdekjen do ta lodh, sa tė mėrzitet me mua… Kushedi, ndoshta heq dorė pėr ca kohė… Ju lutem lajmėroni tė vijė Koēinia sa mė parė. Tė marrė me vete dhe sendet e urgjencės e kapsa pėr qepje. Ja qė m’u desh ta bėja dhe kėtė provė…!
- Ē’provė? – pyeti e shoqja dhe disa zėra njėherėsh.
- Hė, provė nėse nė kėtė vapėsirė daljebehari ėshtė pjekur ky bostani im, apo jo… - u pėrgjigj Gjergji, duke treguar kokėn e vet me dorėn e saktė. – E ē’provė tjetėr? Mos harro, grua, se unė e kam korruptuar vdekjen: ģ kam dhuruar ēdo fėlliqėsirė qė mund tė mbajė njė organizėm… Kompromise, de… Nuk ka ē’ģ duhet Qoftėlargut njė ģ sėmurė si unė…
Fytyrat e zbehta tė tė pranishmėve tė sapo rritur ne numėr, u qeshėn si me pahir prej atij humori tė improvizuar nga ģ aksidentuari nė atė situatė tragjike… Tjetėr Gjergj shihnin e tjetėr Gjergj dėgjonin.
-
-
HEDHJA E ZAREVE
(Roman nga Jorgo S. Telo)
Fragmenti II
Nga DITARI
18 tetor 1995:
Mot ģ pėrshtatshėm nė njė ditė sublime pėr jetėn time tė troshitur nga idhnimi fizik e makthi shpirtėror. Mes nesh sot ne nė spital u gdhi dhe Gori, vėllai ģ Ksanthit. U shtri nė dysheme mbi ca shtroje tė mbledhura nėpėr pacientė tė ndryshėm. Sot operohem…
(Kėtu ndėrpritet tė shkruarit nė faqen e ditarit tė pėr tė kaluar nė ditėn pasardhėse)
19 tetor:
Kur mė doli plotėsisht narkoza, kėrkova tė mė sillnin orėn e dorės, protezat dhe bllokun “Ditari”, ku vėshtirė e me shkrim tė madh e mjaft tė keq po hedh:
Sapo mė transferuan nė repartin e ri tė mikroneurokirurgjisė, godinė shtesė e Neurologjisė. Ģ pari veprim ishte qethja e rruarja me brisk e krejt kokės nga po ai brber qė ma kreu kėtė proces edhe nė tetor 1992.
Nė korridorin jashtė …sėrish shumė nga fytyrat e njohura. Kanė marrėrrugetim tė gjatė per te ardhė posaēėrisht pėr mua. Ndoshta me mendėsinė se po mė shohin pėr tė fundit herė syēelė.
Ēdo operacion konsiderohet si punė shorti… Ose… Hajde gjej ē’kam une brenda grushtit te mbyllur…!
Mė pranė meje vazhdojnė tė jenė Ksanthi, Petriti, Tomi e tė tjerė. M’u desh edhe kėtė herė pėrsėritja nė latinisht e shprehjes “Alea jahta est.” (Zaret u hodhėn) dhe ģ pėrshėndeta me dorė.
Nė parasallė mė ngritėn me zor tė dukshėm dy-tre infermiere nė njė shtrat tė ngushtė e tė lartė me rrota.
Pėr dy minuta e pashė veten nė sallėn e operacionit. Krejt ģ vetėdijshėm ģ hodha njė vėshtrim atij mjedisi tė mbushur me aparatura gjithfarėlloj. Zerin e Profesorit e njoha, teksa po u jepte disa porosi asistentėve pėr njė tjetėr pacient qė sapo kish pėrfunduar nga ndėrhyrja kirurgjikale.
- E bėtė gati Gjergjin? – dėgjova pyetjen e Doktor Petrelės nė adresė tė Orestit anestezist e disa infermiereve qė merreshin me mua.
- Pėr pesė minuta gati jemi, - ishte pėrgjigja e Orestit. Ai, pa ma dhėnė ende narkozėn, bėnte shaka me mua, sikur tė isha mė ģ sakti brenda atij mjedisi tė frikshėm. Ndėrkohė anestezisti vepronte me shkathtėsi e saktėsi nė rrėzėn e kofshės sime tė djathtė, pėr tė mė fiksuar agen-flutur. Ajo do tė shėrbente gjatė operimit e mė tej pėr serumin, me ē’mbaja mend nga operacioni ģ parė. Mjekun tjetėr qė ndihmonte Orest Gjinin nuk e mbaj mend me emėr. Mund tė ketė qenė Vasoja. Tani qė mė ka dalė narkoza kujtoj si nėpėr tym se ky mjek bėri goxha llafe me njė nga infermieret (ndoshta me kryeinfermieren). Zėnka me fjalė arriti gjer te pėrdorimi reciprok ģ epiteteve “debile!”; “debil je vetė!” e tė tjera. Ishte njė si ngutje pėr tė mos u nxehur Profesori qė kish kėrkuar gatishmėrinė e mjeteve tė punės…
E durova si unė e di… sėmbimin e nxjerrjes sė venės nga trupi nė rrėzė tė kofshės…
- Gati gėrshėrėt? – kumboi sėrish zėri ģ Profesorit. Ai u afrua njė grimė pranė meje dhe u largua sėrish, sikur tė ish kujtuar pėr diēka tjetėr. E dallova saktė si ishte veshur: me kapuēin e blertė si biēim plasmasi rreth kokės. Vetėm njė pjesė e fytyrės ģ dallohej. Sytė e qeshur ishin fshehur pas syzeve optike.. Kish fiksuar dhe maskėn mbi gojė e hundė. Po shtrėngonte mė fort dorezat nė duar.
- Gėrshėrėt e Jashargjilit? – mė doli vetvetiu pyetja nė atė gjendje tė shtrirė siē isha.
Nuk e di, se si e pse m’u kujtua njė faqe revistes sė dikurshme “YLLI”, qė e kisha lexuar me kėrshėri gjatė gushtit, kur isha kthyer nė shtėpi, para se tė shkoja nė Janinė pėr tė bėrė kontrollin nė “skaner”. E dija kush do mė operonte; ndaj atė fletė e grisa dhe e mora me vete.
Nė tė ishte njė shkrim i Mentorit, njė foto e tij me Venturėn italian, neurokirurgun turk Jarshargjil dhe diēka pėr arsimimin pasuniversitar dhe specializimin e vetė Profesorit nė Francė
Unė isha mbuluar me ēarēafin e bardhė. Fleta e revistės ndodhej nė njė nga xhepat e xhaketės qė kishim lėnė nė dhomėn e shtrimit. Ta kisha me vete edhe mund tė kaloja nė shaka duke ia treguar atij qi kish nė dorė jetėn time. Megjithė gjendjen e ngarkuar emocionale qė kish para ndėrhyrjes nė kokėn time, do tė ma pranonte shakanė pėr hir tė afinitetit qė kishim krijuar disa muaj me njėri – tjetrin…
- Edhe kėto ģ ditke?! – pyeti ģ ēuditur Oresti.
Disa infermiere qeshėn me zė.
- Nevoja tė nxit tė zgjerosh dijet, duke gėrmuar, - fola me zė si tė mekur.
Ende po dalloja se si po mė “prangosnin” kokė, kėmbė e duar. Nuk mė lejonte ēarēafi dhe koka e fiksuar si nė morsė qė tė shihja mė tepėr. Mbi fytyrėn time mbi gjysmė metėr largėsi qėndronte stoik “prozhektori – saē” (S’ia mėsova dot emrin shkencor edhe mė pas kėtij aparati, qė simbolizon mė sė shumti sallat e kirurgjisė gjithandej.) Nuk pata kohė tė numėroja sa llampa verbuese kishte ai “saē” dritash, mbasi njė tjetėr aparat u avit drejt fytyrės sime, duke ma zėnė krejt pamjen. Mė tej nuk ndjeva kurrgjė…
…………………………………………………
…Nuk di sa zgjati koha nga hyrja nė operacion e gjer te rikthimi ģ ndijimeve fillestare nė fazėn e “Ringjalljes” sime tė dytė. Si nėpėr tym mezi ndieja pickimet e tė thirrurat shumė herė tė emrit tim nga ana e reaminatorit Orest. Ģ ndieja tė ashpra pickimet. Me jepnin goxha dhimbje ato pickime alarmuese. Synonte mjeku tė mė nxirrte nga gjumi pėrhumbės prej narkozės. E kuptova kėtė situatė, se m’u kujtua qe e kisha njė pėrvojė vetiake…E kuptova qė po zgjohesha pas operacionit dhe qė kisha mbetur gjallė. Pėrpėlitesha nė shtrat me ndjesinė e tejskajshme tė tharjes sė gojės. Fillova tė kėrkoja me lutje ujė dhe amita. Mė gėnjenin me dy lugė tė vogla e iknin.
- Hapi sytė, Gjergj! – bėrtiste Oresti.
Doja e doja t’ģ hapja, po s’mundesha…
Mė pas ai zė ģ njohur u largua prej meje. E dėgjova sėrish disi mė larg: “Suzana! Suzana! Hapi sytė, Suzana!”
Atėherė pėrmblodha forcat dhe ģ hapa sytė. Nė fakt m’u ēelėn kur deshėn vetė.
Jashtė ishte errėsirė. E kuptova nga ndriēimi ģ fortė i dritave brenda dhomės. Gjendesha nė raminacion. Dėgjohej periodikisht aparati qė tregonte pulsasionin e zemrės sėsaj vogėlusheje qė e quanin Suzana. Kuptova qė ende nuk po ģ dilte narkoza. Ende ne gjumė. Apo nė gjendje kome. Nga ta merrja vesh? Duke hedhur vėshtrimin nga dera e shamtė, vura re njė paciente tė re. Ajo klithte vazhdimisht e kėrkonte tė pinte ujė.Madje hiqte me vrull mbulesėn e mbetej pothuaj nė njė lakuriqėsi tė ndyrė…Ktheja kryet nga ana e dritares. Te muri pėrballė ndodhej njė sģ ato hapėsirat midis mensės e sallės sė ngrėnies; pra njė dritare horizontale me xham. Matanė saj ishte njė tjetėr pacient. Edhe ai ģ porsa dalė nga salla e kirurgjisė. Ishte mė ģ ri se unė dhe tepėr energjik. Dukej qė kish ndėrhyrje tė lehtė e se tumori nuk e kish rėnduar shumė para operimit, siē ka ndodhur me mua…Djaloshit pėrballė ģ qėndronte e ėma pranė.
- Po mua pse nuk m’ģ lejojnė tė mitė brenda? – pyeta me ngashėrim kryeinfermieren e papėrtuar Zoicė.
- Nuk na lejonė shefat, pa jo se s’dua unė, - mė tha ajo.
Kur hyri Ksanthi me Petritin, me Lefterinė e mė pasi Berti me njė kushėri nga Tirana, nuk e pėrmbajta dot veten Rashė nė ngashėrim, e dėnesė sa u mbyta ndėr lot… M’u kujtua qė po ai kushėri kryeqytetas ca ditė mė parė mė kish takuar duke mė zgjatur ftohtė vetėm dy gishtrinjtė e zgjatur para, sikur ruhej se mos ģ ngjitja zgjeben… Sot u pėrkul e mė puthi nė prani tė tė tjerėve qe kishin mundur tė hynin me mjaft tė lutura e… “Mos ndoshta ģ shkon ndėrmend se po mė puth pėr herė tė fundit, teksa po mė sheh nė kėtė gjendj prej meiti?” pyeta veten ne ato ēaste pėrlotjeje tė pandalshme. Prapamendimet e lindura brenda trurit tė “kashaisur” ģ mbajta pėr vete… “Unė do rroj. Do t’ia hedh dhe kėtė herė”murmurita dhe, si u pėrgjigja e piva ca lugė amita, fshiva lotėt e rashė nė qetėsi. Kur u larguan vizitorėt, provova kėmbėt e dorėn, sa e si lėviznin. Mė dhanė shpresė pėr mirė. Reagonin. Kjo ndjesi m’ģ hapi me mirė sytė.
Sipėr kokės mė tė djathtė dallova stativėn e serumit e lėngun qė pikonte ritmikisht. Mė pas ndjeva djegie tė fortė nė rrėzė tė kofshės. Mendova se mos shkak ishte katoteri qė ndoshta nuk e mbante urinėn e shumėfishuar prej glukozės sė shumtė qe po marr nėpėrmjet venave. Hedh njė vėshtrim tė vagulluar nėpėr dhomė. Vetėm fare. Shoh ditarin nė tryesėn nė tė majtėn time. Kėtej ėshtė dhe dritarja. E marr dhe hedh me ngut kėto mbresa tė freskėta. E lė pak bllokun e hedh sytė nga dera, me dėshirėn e ardhjes sė shumėpritur tė njerėzve tė mi tė dashur ose tė Profesorit. Tej xhamit Ksanthi me pyeste me lėvizje kuptimplote tė dorės: “Si je?”.
M’u rikthye ngashėrimi e dėnesa.
Si teli ģ hollė ģ violinės mė janė bėrė telat e shpirtit…
Pasoja tė pritshme, qė nuk mė habisin.
Ģ bėj shenjė djaloshit mustaqelli matanė dritares hrizontale: Je mirė?
Mė dha tė kuptoja se ndihej mirė.
M’u pastrua mė mirė shikimi. Kundruall meje u avit njė infermiere bukuroshe fytyrėqeshur.
- Si je, Gjergj|? - ,mė pyeti, sikur tė njiheshim prej kohėsh. Ka njė zė tė ngrohtė shėrues.
Nga qė ģ ka buzėt me buzėkuq iu drejtova:
- Gjendja ime nuk ka nevojė pėr koment, zonja…!
- Lira. – plotėsoi ajo.
- Tė lutem, lejojeni gruan time tė hyjė!
- Ja, se po vjen kryeinfermierja Zoicė.
Hyri Zoica.
- Ē’thotė Gjergji? – hodhi pyetjen ajo nė vetė tė tretė.
- Ē’tė thotė? – fola unė nė tė njėjtėn vetė gramatikore. – Dyshon se mos nuk e ka fare katoterin.
Po ģ jepja bisedės njė sens humori.
Kryeinfermieria ģ hodhi njė vėshtrim pyetės Lirės. Mė ngritėn pak ēarēafin.
- Katoteri nuk ka lėvizur, - mė tha Zoica.
- Ndoshta, po unė kam djegie tė forta dhe ndihem ģ lagur komplet, - fola me vėshtirėsi.
Mė pas u verifikua se kish shkajtur agia-flutur e serumit dhe glukoza kishte marrė shalėt e mia Pra, ishta glukoza qė mė pėrvėlonte e po mė lagte. U njoftua urgjent Oresti. Ai bėri menjėherė riparimin e filloi tė shakatonte me dashamirėsi me mua, duke mė sjellė tė fala tė freskėta dhe nga Ilia Laska, (miku ynė ģ pėrbashkėt).
- Po kofsha e majtė pse po m djeg kaq shumė? – e pyeta.
- Tė kemi marrė pak material pėr lėkurėn e kokės, - mė shpjegoi ai.
E pabesueshme, por e vėrtetė.
Kur mbetem vetėm e hedh vėshtrimin nėpėr muret e dhomės Mė formėsohen imazhe nga mė tė ēuditshmet qė mė trembin e mė kredhin nė mendime ogurzeza… Mė sajohen gojė tė hapura me buzė tė trasha qė vėrdallosen nė hapėsirėn boshe tė dhomės; kurse njollat e mureve shndėrrohen nė figuorina lėvizėse si nė filmat vizatimorė… (situata vampirėsh) !!
Pėrndiej njė tė keqe mė tė madhe: “Mos janė simptomat e ndonjė sėmundjeje psikike nė trokitje?” – them me vete dhe benda trurit tim te plagosur pėrtyp dhimbshėm situatėn qė mė shkakton makth tė pashembullt…
Shoh orėn. Ka mbėrritur mesnata. Kaq pėr sonte. E lė bllokun mbi tryezė, ku gjenden njė sasi barnash Jane barna tė shumta qė ua di emrin. Madje ģ kam shkruar nė faqen e pasme tė kapakut tė bllokut – ditar, qe me ka shoqėruar nga pavijoni nė pavijon….
-
-
Poezi nga vėllimi “KLITHJA E YJEVE”
UNĖ DHE SHQIPĖRIA
Ma helmojnė shpirtin dhimbjet e mia.
Nė simbiozė janė me dhimbjet e tokėlindjes.
Pėrpiqemi sė toku unė dhe Shqipėria
jo me pak dhimbje
tė dalim prej dhimbjes…
U DASHKA
Sa kohė mund tė rrjedhė kėshtu:
Kryeulur nė batak zhgėnjimi?!
U dashka tė ulet Zoti mes jush
gju mė gju;
T’ua ndezė dashurinė nga fillimi.
-
-
Poezi nga vėllimi “KLITHJA E YJEVE”
O NJERI!
A e ndien herw – hwrw, o njeri?
Engjwj vallwzojnw rreth teje…!
Sa ikin ata… pwr ēudi
Djajtw kollotumba kwrcejnw…
Paktin e paqes me djajtw
s’mund ta arrish kurrsesi.
Ndryshe…hyn kalbja nw palcw.
Nw Ferr nw fundos, o NJERI!
NWN TRYSNI CMIRE
Thonw se tw ēlodh rehati.
Nw fakt mw lodh plogwshtia.
S’mw lodhi, jo, nw jetw vrapi.
Mw lodhwn heshtja,ligwsia…
Mw lodh (jo rrallw) pwrēmimi,
Pwrēmimi ģ derdhur si mllef…
Dikush mw hedh doza dwshpwrimi.
Dikush qw ģ hyn vetja ne qejf.
Se cmira s’ka brirw nw ballw.
Se cmira e ka shpirtin akull.
Sa hedh ģ plogwti dy hapa nw shkallw,
Ģ ligu te kwmbwt ģ hedh lakun…
-
-
“Mysafirėt e Rinj tė Ēajupit”:
Fragment nga Fantareportazhi
- E kam dėgjuar shumė kėtė emėr, - u hodh Andon Ēakoja, sapo dėgjoi emrin e profesor Bulos. Jam krenar qė Sheperi ynė po nxjerr djem tė shquar pėr vete e pėr gjithė vendin. Kam dėgjuar e lexuar nga dora e tij… Nė Tiranė vazhdon tė jetė?
- Pikėrisht aty vazhdon tė banojė e tė punojė fisnikėrisht nė dobi tė letėrsisė e gjuhės shqipe, - u dėgjua zėri ģ Evjenit.
- Hė, mė i lumtė mendja e shpirti i pasur! Kėsaj i them dashuri tė vėrtetė pėr mėmėdhenė unė, - uroi me gjithė shpirt Ēajupi.
- U ka ujdisur tė tillė uji i Gjinecit e gjithė ujrat e Dhėmbelit, qė u ngritėt tė tillė ju tė atij krahu, - pėrforcoi Evieni thelbin e bisedės, qė me sa po shihej ishte si prelud i njė kuvendi mė tė plotė qė parashihej tė zhvillohej gjatė orėve tė qėndrimit te burimi i Bratit nė Ēajup… Ky…Jorgo koncioti mė ka vėnė nė dije pėr njė “Intervju”, siē thotė frėngu; Nė rregull, pajtohem me ēdo mė pysni, veē t’ia kemi pa hile njėri-tjetrit, se boll u nginja me ca gjepura qė mė erdhėn pandėrpreė , kur nxora “Baba Tomorrė”…
- Sos kemi pėr tė ndarė gjė tapitė e letėrsisė…qė tė sillemi tė pafytyrė si ata, - pėrforcoi idenė e kuvendit Buloja.
- Pėrkundėr neve mė shumė do na flasi sot zemra me Ty, zoti Andon, - sqarova unė, qė lumturisht aty pėr aty u quajta nga poeti Jorgo Koncka. - Zgjodhėm muajin mė tė bukur tė viseve tona, kur blerimi, lulėzimi e kėngėrimi i zogjve s’kanė tė reshtur; kur bizbizimat e bletėve tahmaqare pėr nektar e polen s’njeh lodhje nga ēasti qė ēel syrin e artė dielli e gjer sa e mbyll atė.
Zoti Andon po pinte dollinė e fundit, ku gjendeshin shėndetet e tė tėrėve emėr pėr emėr. Urimet e ndėrsjellta pėrcilleshin mė njėfarė zhurme karakteristike qė krijohet natyrshėm nė kėsi rastesh, kur pjesėmarrėsit me zė tė ngritur urojnė shoqi-shoqin e gatiten tė ngrihen pėr ta mbyllur gostinė mbresėlėnėse.
Si pėr habinė tonė e sikur tė kishin marrė urdhėr nga zotat e padukshėm ia krisėn kėngės njė tufė thėllėzash malore-pllajore. Ne ndaluam gjithēka e mbetėm si tė ngrirė, pėr tė dėgjuar me etje atė sinfoni shpirtndjellėse… Unė rashė nė meditime tė menjėhershme e vetvetiu bėra lidhėzimin tokė-Parajsė pėrmes tingujsh thėllėzorė qė mund t’ģ konvertoja kėshtu me gjuhėn njerėzore:
“O njerėz, ku ishit sot?
U mblodhi ģ madhi Zot!
Kėtė botė e atė botė…
Ju te Brati keni qenė,
keni pirė e keni ngrėnė.
Tė gjithė keni hapur xhanin
pėr Ēajup margaritarin.
Le tė thonė, si tė thonė,
do kėndojm’ siē kem’ zakonė
pėr bilbil poet Andonė!
Neve na zgjodhi behari i artė pėr mysafirė tė ballkonit tė jugut shqiptar, pllajės sė Ēajupit e sidomos tė “njeriut mal”, Andon Zakos.
Tė nderuar lexues, mundet qėndruam ca kohė brenda njė aventure tokė-qiell, ku nuk besoj se keni humbur, por keni pėrfituar diēka njerėzore nė dobi tė shpirtit tuaj. Ju lutem mos u pendoni pėr kohėn qė harxhuat duke mė lexuar. Edhe sajesat e imagjinatės e fisnikėrojnė shpirtin e vėrtetė…
Autori
Gjirokastėr, mars – korrik 2006
FUND
Shėnim: Ky fragment ėshtė shkėputur nga “fantareportazhi” ģ autorit Jorgo S. Telo me titull:
“Mysafirėt e Rinj tė Ēajupit”
Botim ģ shtėpisė botuese “ARGJIRO”
Red. Izet S. Ēulli
ISBN: 978-99943-48-09-1
Fq. 102
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 14-04-2008 mė 09:53
Arsyeja: PER PROBLEME ESTETIKE
-
-
Poezi nga vėllimi “KLITHJA E YJEVE”
(Nga Jorgo S. Telo)
UNĖ DHE SHQIPĖRIA
Ma helmojnė shpirtin dhimbjet e mia.
Nė simbiozė janė me dhimbjet e tokėlindjes.
Pėrpiqemi sė toku unė dhe Shqipėria
jo me pak dhimbje
tė dalim prej dhimbjes…
U DASHKA
Sa kohė mund tė rrjedhė kėshtu:
Kryeulur nė batak zhgėnjimi?!
U dashka tė ulet Zoti mes jush
gju mė gju;
T’ua ndezė dashurinė nga fillimi.
O NJERI!
A e ndien herė – hėrė, o njeri?
Engjėj vallėzojnė rreth teje…!
Sa ikin ata… pėr ēudi
Djajtė kollotumba kėrcejnė…
Paktin e paqes me djajtė
s’mund ta arrish kurrsesi.
Ndryshe…hyn kalbja nė palcė.
Nė Ferr nė fundos, o NJERI!
NĖN TRYSNI CMIRE
Thonė se tė ēlodh rehati.
Nė fakt mė lodh plogėshtia.
S’mė lodhi, jo, nė jetė vrapi.
Mė lodhėn heshtja,ligėsia…
Mė lodh (jo rrallė) pėrēmimi,
Pėrēmimi ģ derdhur si mllef…
Dikush mė hedh doza dėshpėrimi.
Dikush qė ģ hyn vetja ne qejf.
Se cmira s’ka brirė nė ballė.
Se cmira e ka shpirtin akull.
Sa hedh ģ plogėti dy hapa nė shkallė,
Ģ ligu te kėmbėt ģ hedh lakun…
LARG MUGĖTIRĖS
Na mbeten dėshirat pezull,
kur ėndrrat varen
nė gardhin e mosharrimit.
T’ģ lėmė pasionet
tė grisen
nga gjembat pėrreth?
Ē’automekat?!
Si t’ģ lėsh ndjenjat nė humbėtirė;
tė zverdhen e tė pėrbalten si gjeth?!
S’KA Ē’T’I DUHET!
S’ka ē’t’ģ duhet peshkut
Brenda ujit goma e shpwtimit.
S’ka ē’t’ģ avionit rrufepritsja.
S’’ka ē’t’ģ duhet mollws
cikma pwrgjatw lulwzimit.
S’ka ē’t’ģ duhet vdekjes buzwqeshja,
Kur me kosw jetwn pret…
S’ka ē’t’ģ duhet vetwflijimi njeriut;
Teksa ģ wshtw falur paksa JETW…
KALLASHKULTURA
Falw kulturws sw kallashnikovwve
ēdo kulturw e lamw ca kohw mwnjanw.
Mbijetesa eksperimentohet…
Vwshtirw t’ia dalim mbanw…
O Zot, si u pleks kjo punw!
Po gajaset bota me ne…
U zhvesh nga vlerat ēdo kulturw.
Kallashkultura bredh pa fre…
(Mars 1997)
“A.BC.” – GJIROKASTĖR -2000
Red. Kristaq F. Shabani.
Fq. 106
-
-
Poezi nga vėllimi “TINGUJT E SHPIRTI”
(Nga Jorgo S. Telo)
Albin, Tiranė 2001
Red. Violeta Duri
ISBN: 99927-32-69-8
MA GĖZOFSH FESTĖN E MADHE!
Shqipėri, zemra me derte,
E varfėr, por kryelartė;
Gjithnjė ece, kurrė s’fjete.
Rruga jotė – prush e flakė.
Shqipėri, o shkėmb e hekur,
Trėndafil me gjak vaditur.
Ndezur trojet nėpėr shekuj.
Pėr liri zemėrzhuritur.
Shqipėri, tė shndriti syri
Nė Nėntorin faqezjarrtė.
Nė shpirt t’hyri Ismaili;
Tė dha forc’ e tė dha krahė.
Shqipėri, sa shtigje ēave,
As mbi udhė e as nėn udhė…
Ti lirisė nuk iu ndave.
Jo, moj, jo, s’ģ ndahesh kurrė.
SHėmbe ē’nuk tė deshi zemra.
Me merak e mban lirinė.
Mban mbi supe peshė tė rėnda.
Tretesh pėr demokracinė.
Shqipėri, shqipja nė male,
Mos hiq dorė nga Liria!
Ma gėzofsh Fesrtėn e Madhe!*
T’u rritt nderi dhe lavdia!
*Festa e Pavarėsisė
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 16-04-2008 mė 03:20
Arsyeja: vendosje e vitit te botimit
-
-
[B][COLOR="Magenta"]
Poezi nga vėllimi “TINGUJT E SHPIRTI”
(Nga Jorgo S. Telo)
Albin, Tiranė 2001
Red. Violeta Duri
ISBN: 99927-32-69-8
LIGJĖRO, MOJ HISTORI
(Motiv popullor)
Kush e ngriti kėtė truall?
Ligjėro, moj histori!
Kjo Shqiponjė krahėshkruar,
Qė s’rri dot pa fluturuar.
Ligjėro, moj histori!
Djep lirie, Shqipėri! 1)
Truallin qė mbron lirinė,
Ligjėro, moj histori!
Lira qė rriti trima
Ligjėro, moj histori!
Trimat qė bėnė besa-besė
Ligjėro, moj histori!
Besa-besė me flamurė,
Ligjėro, moj histori!
Njė flamur qė s’ulet kurrė;
Ligjėro, moj histori!
1) Refren ģ kėngės
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 16-04-2008 mė 03:39
Arsyeja: Ndreqje gabimi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt