Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 102

Tema: Jorgo Telo

  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Ujevara e fiksimeve te moshes (Poezi e proze nga Jorgo S. TELO


    SA PO MĖ LODH!

    Mike, sa mė lodhe mua,
    Duke tė thėnė: “Tė dua!”
    Ti amo dhe s’agapas!
    Unė tė flas e ti s’mė qas.


    Ta dish, sa tė dua unė,
    Nuk do mė lodhje kaq shumė.
    Ti amo dhe s’agapas!
    Unė tė flas e ti s’mė qas.


    Mos mė lėr si tė zalisur.
    Thuaj: “Po!”, moj gjoksstolisur!
    Ti amo dhe s’agapas!
    Unė tė flas e ti s’mė qas.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Ujevara e fiksimeve te moshes (Poezi e proze nga Jorgo S. TELO


    SHTEG PĖR DASHURI

    CJAPI:“Ftujake, pse m’u mėrzite?
    Unė tė ndolla, ti mė ike…
    Syndėrsy fjalėt pėrplasen
    Cjap larani me ftujaken.

    FTUJA:“Cjap, o cjap vetullkafenjtė,
    Mos m’u sul me brirė pėrpjetė!
    Syndėrsy fjalėt pėrplasen
    Cjap larani me ftujaken.

    CJAPI:“Brirėt janė lezeti ynė.
    Me ta mbrojmė dashurinė.
    Syndėrsy fjalėt pėrplasen
    Cjap larani me ftujaken.

    FTUJA:“Cjap laran, ē’e merr me vrap?
    Nuk mė kap dot me inat.
    Syndėrsy fjalėt pėrplasen
    Cjap larani me ftujaken.

    CJAPI:“Lėri nazet, moj ftujake!
    Tė pres tė mė vish pasdarke!
    Syndėrsy fjalėt pėrplasen
    Cjap larani me ftujaken.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Ujevara e fiksimeve te moshes (Poezi e proze nga Jorgo S. TELO


    URATA DHE SOPATA

    Njė kėng’ e vjetėr ē’na thotė,
    Pėr njė prift me leshrat – okė?
    Merrte rrugėn pėr korie.
    Mblidh e ha lajthi nėn hije.
    Tutje-tėhu syt i vėrviste.
    Na pa njė sopat nazike.
    Sapo u kthye nė fshat.
    Rrotull seē iu mblodhėn gratė:
    “Na kthe sopatėn, uratė!”
    Qė t’ua kthente, kujt i humbi,
    Diē kėrkonte Toto-lumi…
    “Nė doni, t’u jap naxhaken,
    Mė jepni buzėn dhe faqen.”
    “Ē’na kėrkon, more i marrė,
    Kur ne kemi burrat tanė?”

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Ujevara e fiksimeve te moshes (Poezi e proze nga Jorgo S. TELO

    E PĖRPIKTĖ NĖ TAKIME

    Sot tė dua, mikja ime
    Tė pėrpiktė nė takime.

    Ta thashė troē qė nė fejesė:
    “Lyp nga vetja korrektesė.


    Nėse njėri-tjetrin duam,
    Ta nderojm’ kohėn e ēmuar.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    KUVEND ME ALI ASLLANIN (Satire nga Jorgo TELO)

    KUVEND ME ALI ASLLANIN…
    (Satirė - nė vend tė fejtonit)
    (Nga Jorgo S. TELO)


    Ngrehu pak, Ali Asllani, o i madh mes tė mėdhenjve,
    Pa shikoje sot “radarin”, perėndoi koh’ e maskarenjve?!
    Shumė vite – avulluan, o sa ngjarje mori era!
    Pa shih… hallet a mbaruan, apo qesin bisqe tė tjera?

    Domosdo nga koha jote diē ka mbetur trashėgim…
    Telendisur nėpėr mote – vendi yt e vendi im.
    Ē’ėsht’ ky mot pėrherė i vranėt, o Asllan i penės shqipe?
    Ē’ėshtė kjo lakmi e shkalė pėr ryshfete e pėr ofiqe?!

    Eh, Ali, o gjuhėshpatė, janė ndryshuar marifetet..!
    Sot rallėkush mendon pėr Nėnėn e shumėkush vetėm pėr vete.
    Fluturojn’ orėt e ditės veē me kafe, pije e mish.
    Ēdo parti veē militantėsh pjell dhe kapedanė partish…

    Ndahet bishti i hardhucės, na formon parti tė re
    Zhgrryhen “VIP-at” brenda llucės, njėri kap e tjetri le…
    Marrin vrull planet e pista, marrin hov intrigėritė.
    Nisin qė pa zbardhur dita e kulmojn’ nė muzg tė zymtė.

    Le pa le… kemi gazeta aq sa fjalė ka fjalori
    ēka zbardh njėra e nxin tjetra, hajde, lumi qė s’na mori!
    Na prodhojn’ parti mė vete deputet’ tė zemėruar
    ē’havalera mban mbi vete, o ti popull i duruar…!

    Dhe si palmat n’Ekuator – plot “doktorė”, “profesorė”…
    Vuu diplomat pa hiē zor… me bollėk stimujt “onorė”…!
    E vėrtit gjithēka paraja, siē do babi e mamaja…!
    Trurit i bėhet hataja… krejt “kopeja” del “pėllaja”**

    Diē mė flet e diē mė thua… ē’tė tė them e ē’tė mė thuash?
    Herė flas ato qė s’dua. Bluaj, mokėr…! Ēfarė tė bluash…!
    Ishin…ē’ishin partizanėt, legalist - nacionalistėt…
    Nėnės sot kockat ia hanė korruptivėt, karrieristėt…


    S’jemi vetėm vend stuhirash, jemi edhe vend ēudirash…
    Gjuhėn fort e “pasurojmė”, hajde me lloj – lloj kėllirash.
    Pėr njė zyrė e ca kolltukė, gjėmėmadhi tė bėn gjėmėn
    ēakėrdiset krejt nga trutė; pa tė keq pėrdhos dhe Nėnėn.

    Le pėrmbytjet e rrėshqitjet… e tė sosur s’kanė ikjet…
    Nuk vė dorė pėrsėmbari asnjė forcė politike…!
    Vijn’ e shkojn’ ndėrkombėtarėt… pėsh –pėsh-pėsh me tė dy palėt
    S’i tund gjė as pushtetarėt, s’i shkund gjė opozitarėt…!

    Nėpėr vite ē’nuk po shohim, s’kanė tė sosur mitingashėt.
    Ngrėnė lart dhe ulin hovin, bash siē duan “dollibashėt”…
    Duke “rendur” drejt Evropės nėpėr diell, nėpėr terr.
    Nėna gishtin i vė kokės… “Korbaaa, kujt t’ia di pėr “nder”…?!

    Disa rrjepin edhe pleshtin… Sa tė madh e kanė nepsin!
    Shoqi -shoqit ēfarė s’i qesin, kur njė popull shtrėngon mesin…!
    Edhe “portat”kur ndėrrohen … me tė mirė a me tė keq
    Goj’e madhe e kėsaj bote nėpėr gojė ligsht na heq…!

    E di mirė njerėzia – kush ėshtė gjasa mė nazike…
    Zbardhet dita, ngryset dita me gallata politike…
    Mbushen sheshe, zbrazen sheshe nė kėrkim tė ndershmėrisė.
    Politika zė ngėrdheshet… Ndershmėrin’ s’e ka pėr fis…

    Ca lėpijnė, ē’kanė pėshtyrė, sapo marrin njė detyrė.
    Ca tė tjerė kohėn shtyjnė, me ankesa zyrė mė zyrė…
    Ca gatuajn’ ligj pas ligji… ca pėrēmojnė Kryeligj.
    Disa shtetin e shpėrfillin, kur janė vet’ ligj dhe “Maliq”…!

    Shihe veten pak, o popull, je pėrēarė ēika - ēika
    Ngastra- ngastra, copa – copa… siē ka shijet politika
    S’njohim veten, si po ecim, por na njeh sė paku bota.
    Ecim para apo ngecim, nuk na mbajtka ujė shporta…!

    Po bredh krimi frelėshuar, sheshpėrshesh apo maskuar.
    Nuk ka vler’ jet’ e uruar, sikur t’ishte koh’ e shkuar.
    Na ngjan vetja buzė njė honi…zgjat – stėrzgjat ky transicioni.
    Sikur thotė, doni a s’doni, durim bėni e duroni…!

    Jepi, popull, jepi votat, hidhe votėn kot mė kot
    Sot njė palė mban kutitė, kurse tjetra bėn bojkot.
    Po tė pyeėsh tek-a-tek, shumė shfaqen tė kėnaqur…
    Nė lėnē hapur ndonjė “shteg”, turren jasht’ tė papėrmbajtur…!

    Ndihna, Zot, qė gjykon saktė: si t’ia bėjmė politikės?!
    Gurgule gjer nė mesnatė, korrupsion nė mes tė ditės…!
    Shesh pėr shesh i ndezur sherri… shaj tė shajmė, ēirr tė ējerrim.
    Nėnėgjorėn e zė tmerri, teksa thot’: “Ika nga “Ferri”…

    Si tė majtė e tė djathtė, nuk di pse… njėsoj mė ngjajnė.
    Si nga llafet dhe “orekset” dallojn’ vetėm disa gram…
    Ēeleviten* nga surrati veēse kur nisin votimet.
    Pėr mashtrime janė gati, si lumenj derdhen premtimet…

    …Ē’ tė tė them tjetėr, Asllan, ē’tė tė them dhe ty, Ēajup?
    Mė ndihmo, Migjen vigan, as avash e as me ngut…!
    Pyes shpresėn e venitur: “Pa mė thuaj, pa pėrtesė:
    Pse mė rri si e dremitur, mos ke vdekur, o moj shpresė?

    Fjalėn merr shpresa shqiptare, duke shkundur historinė:
    “Ndoshta nuk mė njihni fare; s’i s’jetokam, kur marr frymė?
    Te ky truall ku frymoj, bėj durim edhe nuk jepem
    Te Shqiponja mbijetoj. Kompromis nuk bėj me vdekjen…!”

    Ja, kjo shpresė na mban tė gjallė… nė ēdo vatėr, nė ēdo prag.
    Duke u ngjitur shkallė – shkallė, sado afėr, sado larg…
    Lavdi paē, Ali Asllani; i bėj ftesė zėrit Tėnd,
    Ngrehu, fol si aty pari, ta lartojmė kėtė vend…!

    Po mė ngec pena kėtu, siē ka ngecur politika…
    Rri, dėgjoj tutje – tėhu - ē’thot Europa, Amerika.
    I Madh, i vogėl ta dijė, ne pa izė*** s’bėjmė njė ēap.
    Siē na thonė marrim frymė, gjersa veten ta bėjmė zap...


    *Ēeleviten = gjallėrohen (krahinizėm)
    ** pėllaja = pjellore (krahinizėm)
    *** izė = leje (krahinizėm)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-08-2010 mė 23:00

  6. #96
    Urime zoti JORGO me penen tuaj te mbrekullushme ja vjen te jemi krenar.
    ME RESPEKT HELENA.
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #97
    KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!

    Dhe ja, mė nė fund bekim dha Drejtėsia:
    Dhe pse me vonesė… mė mirė von’ se kurrė.
    Buzėqesh Kosova, ngėrdheshet Serbia;
    Dhe flatron Shqiponja krenare mbi flamur.

    Flatron e hareshme mbi trojet kombėtare
    Ėndėrruar ndėr shekuj… etshėm mot pas moti…
    Tash haka iu dha ēėshtjes Kosovare;
    Gėzon Shqipėria me flamur kastrioti.

    Tė ligjshme – Pavarėsinė, e lumja Kosovė;
    Ecjen mos e step, dhe vrapo lirisht!
    Tok, si njė familje tė rendim dorė pėr dorė;
    Dhe kėngėt e vallet t’i ndezim shqiptarisht.

    Kėndo, Pagarusha, mos resht, o Agim Gasshi!
    Kushtrim zeri juaj … mė fort tė buēsasė…
    Hasmėt gjithandej tė heshtin, tė pėlcasin.
    Bilbilat, kanarinat me ju tė mblidhen bashkė.

    U krye sot Kosova dhe me Drejtėsi
    E mendjes t’i thrrasin qeverit’ e vonuara.
    T’njihet sa mė shpejt kjo Pavarėsi;
    Boll mė nė pritje me t’drejta tė mohuara…

    Tė bekoi Drejtėsia, moj Kosovė
    Detyrat qė t’pėrkasin tani zgjidhi shtruar…!
    E paqen e brendshme vet’ merre nė dorė
    Ngadhnjyese t’jesh pėrherė lart duke flatruar.

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #98

    Jorgo Telo, "Bulėza dhe gogėlza" - vjersha pėr parashkollorė

    JORGO TELO

    Jorgo Sofokli Telo ėshtė lindur nė Konckė tė Zagorisė (Gjirokastėr), mė 6 janar 1945.

    Ka mbaruar shkollėn e lartė pėr gjuhė – letėrsi – histori dhe ka shėrbyer si mėsimdhėnės nė shkolla tetėvjeēare e tė mesmėn e krahinės. Njėkohėsisht ėshtė marrė me punėn kulturore e folklorike gjithė kohėn e veprimtarisė sė vet deri edhe detyrėn e pėrgjegjėsit tė kulturės nė krahinėn e Zagorisė.

    Krahas krijimatrisė nė poezi e prozė pėr tė rritur, Jorgo Telo ka botuar katėr vėllime pėr fėmijė e ky ėshtė i pseti.

    Ka botuar 14 libra, nga cilėt 4 pėr fėmijė.

    Ėshtė pensionist – invalid.

    Botimet pėr fėmijėt tė autorit Jorgo Telo:
    “Babushi dhe Dikushi” (poemė, rrėfenja nė vargje) – 1999
    “Babi keq mos tė tė vijė!” (poezi pėr fėmijė) – 1999
    “Kush e gjen, “Tė lumtė!” – i them” (Gjėegjėza) – 2007
    “Sfidanti legjendar” (poemė) – 2005
    “Bulėza dhe gogėlza” (Vjersha pėr parashkollorė) - 2010
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  9. #99
    1.
    KUR U LINDA

    “Kur tė lindi mami
    (Mė tregon gjyshja)
    pėrmatanė xhamit
    Rrinte dallėndyshja.”

    Ajo qe e para
    Dėgjoi qarjen time.
    Ajo qe e mbara;
    Ndaj rroj me gėzime.

    Tani qė u rrita,
    Jetėn e shoh ndryshe.
    Dua rreth shtėpisė
    Tė vinė dallėndyshe.


    2.
    DUART E MIA

    Sa isha i vogėl,
    siē thotė teta Selvia,
    i merrja pėr lodėr
    tė dy doēkat e mia.

    Kur doja qumėsht tė pija,
    nė gojė i fusja tė dyja.
    Qysh bebe nisėn qortimet
    Nga babi e gjyshja ime…
    Tani s’jam mė ēilimi.
    Si tė tjerėt ha e pi.


    3.
    BUQETĖZA ME LULE

    Paqėsisht mė pret natyra,
    Si tė jem e mira bletėz.
    Zgjedh nga lulet mė tė mira
    Dhe me to pleks njė buqetėz.

    Plot gėzim vrapoj te nėna
    E buqetėzėn ia jap.
    I shpreh fjalėt mė tė ėmbėla.
    Porsi bleta kur jep mjaltė.

    O ē’gėzim i madh pėr prindėritt,
    Kur fėmijėt janė tė mbarė!
    Ē’fat i madh pėr ne fėmijėt
    kur nderojmė mėmėn, babanė!


    4.
    MIQTĖ E SHTĖPISĖ

    Sa herė na vijnė disa miq,
    tek unė e hedhin vėshtrimin.
    Mė japin rrush edhe fiq,
    pastaj nga pyetjet nisin:
    Pyesin, me radhė, pa radhė;
    Kujt t’i pėrgjigjem mė parė?!

    “Pa na thuaj, o shpirt,
    kė ke xhan mė shumė:
    Mamin apo babin?
    E ēfarė t’u them unė?
    Dhe u flas:
    “Uaa, sa ēudi!
    Unė prindėrit e mi
    i kam xhan qė tė dy…!”


    5.
    KUJTIMET

    Nuk mbaj mend ,si jam rritur
    e nė kėmbė si jam ngritur.

    Po nuk mbushen katėr vitet,
    zor se mbahen mend
    kujtimet…

    Sot qė di shkrim e lexim
    Rri, mendoj pėr fatin tim…
    A do jem, kur tė jem rritur,
    Siē janė prindėrit shumė tė ditur?


    6.
    FJALĖT E PARA

    Tani ne jemi kopshtarė.
    Vjet nė ēerdhe ishim “bebe”.
    “Maa!” e “baa!” – folėm mė parė.
    Mė pas emrat e tė tjerėve.

    O sa fjalė mėsojmė pėrditė!
    Gjuha jonė mban gjithė stolitė…
    Kur flas unė e kur flet ti,
    Na dėgjojnė me dashuri.
    Kur pėrdorim fjalė tė rėnda,
    S’na dėgjojnė as gjyshja as nėna.


    7.
    ĖNDRRAT

    Sapo mė del gjumi,
    ngrihem, rri i heshtur.
    Porse kohėt e fundit
    jam zgjuar i qeshur.
    Nga qė gjumin kam tė lehtė,
    mė vjen mami qetė –qetė.

    Diē mė thotė, duke mė puthur:
    “Do kesh parė ėndėrr tė bukur…”
    - Si e pe ėndrrėn e bukur? –
    Pyesin gjyshi dhe gjyshja.
    - M’u duk vetja si njė flutur
    e me krahė po shetisja…
    - Kur dėgjon babanė, nėnėn,
    e mbarė tė vjen ēdo ėndėrr.
    Ėndrrat qė mė pėlqejnė fort,
    i tregoj e qesh me lot.
    Ėndrrave qė trembin gjumin,
    asnjėherė s’ua di fundin.


    8.
    LODRAT

    Lodrat lloje – lloje i kam nė shtėpi.

    Nė kopsht s’numėrohen.
    Lėre - ē’mrekulli!
    Kuvendoj me to.
    Me to qaj e qesh.
    S’i hedh dosido;
    I pastroj mė shpesh.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  10. #100
    9.
    SA GĖZIM!

    Mė kėndon sot zemra.
    Jam e lumturuar
    Prapė mė erdhi nėna
    Me bebush nė duar.

    Mami mbajti fjalėn.
    Mė kishte premtuar…
    Ja, tek po ngjit shkallėt
    Me bebe nė duar.

    Pres tė rritem edhe ca,
    Bebin nė duar ta mba.

    Babi buzėgaz
    I rri mamit pas.


    10.
    RRETH TRYEZĖS

    Siē na thonė vendet zėmė
    rreth tryezės qetė – qetė.
    Kanarina na fal kėngė.
    Hapet kėnga cep mė cep.

    Duke ngrėnė
    shuajmė urinė
    E nė fund
    lėng frutash pijmė.

    Prindėrit tanė
    punojnė tė qetė,
    kur na ēojnė
    nė kopsht me drekė.


    11.
    KUR DALIM NGA SHTĖPIA

    Sa marr rrugėn pėr nė kopsht,
    mė jep gjyshi porosi:
    “Nėpėr xhade kur tė shkosh,
    mos kalo me shpejtėsi.

    Jeta qė jetojmė,
    na ėshtė dhėnė njėherė.
    Ecim tok me vėllaēkon tonė;
    Tė tre – zėnur dorė pėr dorė.

    Na flet gjyshi herė pas herė:
    “Mė mirė vetė
    veten ta mbrojmė,
    se tė na e mbrojnė tė tjerė.”


    12.
    OBORRI

    Oborr s’kemi nė pallat.

    Nė kopsht e shkollė:
    I gjerė, i gjatė.
    Sa i pastėr, s’e shajnė dot!
    Rreth e rrotull – luleplot.

    Aty ne shpejtojmė hapat.
    Lozim tok “hapa – dollapa”…

    Aty zėnė dorė pėr dorė.
    ngjajmė ne porsi kurorė.
    Si kurorė - nė vallėzim.
    Lule ne nė lulėzim.


    13.
    MOS TĖ NGJAN VETJA I RRITUR?

    Si dhe unė ėshtė i mitur
    Ēoē i ngjan vetja i rritur.
    Mbetet cigar duke thithur
    e mė pas duke u kollitur.

    I afrohem qetė – qetė.
    Pa ia marr cigaren shpejt,
    Ia vėrvit nė njė kanal:
    “Pse helmohesh, mor budall?

    Mos kėrkon tė dukesh burrė,
    Veten duke e sėmurė?

    Ē’na shohin sytė pėrditė!
    Po e lėnė cigaren gjyshrit
    Po e shtojnė atė fėmijtė…!


    14.
    DHE MAĒOKU NIS DUHANIN

    Sa i hodha sytė nė tokė,
    M’u afrua njė maēok.
    Ēoē mė ngjau si dembel.
    Qet’ e qetė m’u pėrkėdhel:

    “Nxirr ēakmakun, more mik
    Dhe kėtė ndizma njė ēikė!”
    Dhe me putra… hajde, ē’thonj!
    Cigarin vuri nė gojė.
    Jam i vogėl, s’m’u durua:
    “Tymi yt mė vjen dhe mua…
    “Flake cigarin, maēok,
    Ndryshe nuk tė mbaj pėr shok.


    15.
    ORĖT TONA

    Se si shkojnė orėt e gjumit,
    s’i kuptojmė.Ndėr ėndrra humbim.

    Orėt e ditės shkojnė shpejt
    Nėpėr lodra biem krejt.

    Orėt e mbrėmjes,qė ta dini
    i kalojmė mė sė miri.
    Aty kam njerėzit e mi.
    Mė puthin me dashuri.


    16.
    VULLNETI

    Lulishtar xhaxhi Servetin,
    kur e pyesin
    “Kė ke mik?”
    Pėrsėrit:
    “Kam mik Vullnetin”.


    Iu afrova njė mėngjes.
    Lulet ishin gjithė vesė:
    - Xhaxhi, jam fėmijė, s’e di.
    Ky vullneti ėshtė njeri?
    - Prit, o xhan, po ta them unė:
    Kushdo qė kryen njė punė,
    pa mbaruar, s’e lė kurrė.
    Mbaron punėt mirė e shpejt
    veē dikush qė ka vullnet.
    Kaq mė thotė xhaxhi Servet.
    E mė lė ta kuptoj vetė…


    17.
    FĖSH – FĖSH – FĖSH…

    Janė dy sende nė duart tona
    Qė tė dyja njė punė kanė.
    Ato duhen, s’janė lodra.
    Prandaj ne i mbajmė pranė
    Njė e mbajmė nė korridor;
    Pastaj del dhe nė oborr.
    Me vullnet e me durim
    e largon ēdo mbeturinė.
    Tjetra ėshtė e vogėl fare
    S’ ėshtė pėr korridore, oborre
    E mbaj shpesh pėrmbi fletore.
    E pėrdor e nuk bėn zhurmė.
    Fshin gabimet, nuk lė gjurmė.


    18.
    GABIMET

    Si nė kopsht, si nė shtėpi
    nuk shpėtoj pa u qortuar.
    Pyes veten, rri menduar…

    Ndonjėherė pėrplas derėn.
    Dhe kur ha lyhem me gjellė.
    Herėn tjetėr flas me fort.
    Ndodh qė kėput luleverdhėn.
    Ndodh qė dhe pėshtyj pėrtokė.

    Ja, pra, miq, kėto veprime
    S’janė gjė tjetėr… veē gabime…
    Gabimet e mia i di.
    Po tė tuat i njeh ti?
    Sa e pastėr do qe jeta,
    sikur unė, ti,ajo,
    ne dhe ju, ata, ato
    tė njihnim gabimet e veta…!


    19.
    AKULLORET E RRUGĖS

    Pranė kopshtit – njė shitore
    Ėmbėlsira, akullore.

    Por shitorja ėshtė nė rrugė
    Mblidhen mizat si moskurrė.
    Duke lėpirė akulloren,
    e njollos edhe gjoksoren

    Do duroj pa tė dhe ca.
    Nga kupa me lugė tė ha.

    20.
    DO PRES TĖ RRITEM

    Celular kanė tė mėdhenjtė.
    Dhe si mosha jonė disa.
    E kuptoj,
    Nė tė vėrtetė,
    S’e kemi moshėn, ala…!

    Do tė pres dhe ca tė rritem.
    Tė kuptoj mė tepėr.
    Pa do lidhem me Labiken,
    e do flas dhe me Luljetėn.


    21.
    MACE, MOJ, Ē’MĖ TURPĖRUAT!

    Macet ēamarroke,
    Ulur mbi kolltuk
    Njėra – tjetrėn lanin
    Me gjuhė urtė e butė.
    Gjyshja ime, sa i pa,
    “Shiko macet,
    lahen, - tha.

    Mandej mua mė vėshtroi.
    Hundėn e kisha me bojė.
    E kuptova
    shpejt e shpejt
    E pashė veten nė siklet.

    “Mjau!Mjau! – u larguat.
    Mace, moj,
    Ē’mė turpėruat!


    22.
    ZEMRA DHE SYTĖ

    E hapa zemrėn,
    mė doli kėnga.
    I mbylla sytė,
    mė hyri ėndrra.

    Me tė ėmblėn kėngėn time
    fort ju pėrshėndes.
    Tė bukurat ėndrra nė agime.
    Uroj t’ju vijnė mė shpesh.
    Nė zemėr e sy mė rrinė:
    Flamuri me Shqipėrinė.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •