Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Një shtet i vogël njerëzish të mëdhenj

    Një shtet i vogël njerëzish të mëdhenj


    ARDIAN MUHAJ


    Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e dha edhe rezultatin e vet të pritshëm. Shpresa e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për një bashkëjetesë në të njëjtin shtet u fundos përfundimisht, përjetësisht. Tashmë, Serbisë nuk i mbetet tjetër mundësi vetëm të shpresojë për një marrëveshje fqinjësie të mirë e bashkëpunimi të frytshëm mes dy shteteve. Është një fitore e merituar për një popull të tillë të sprovuar nga fati i historise.

    Në historinë e njerëzimit janë të rrallë popujt të cilët duke u gjendur në kushte të papërshtatshme, në rrethana jo të favorshme, dhe me pak burime natyrore e njerëzore, kanë arritur fitore të mëdha, kanë dalë mbi rrethanat e pavolitshme dhe kanë kthyer rrjedhën e ngjarjeve në favor të tyre. Kontributi i popujve në historinë e përbashkët të qytetërimit njerëzor, jo gjithmonë është matur me sipërfaqen e banuar prej tyre, apo me numrin e banorëve që kanë gjalluar mbi atë sipërfaqe. E dëshmon këtë historia e Greqisë së Lashtë, e Maqedonisë së Aleksandrit të Madh, e Romës së lashtë, e Arabëve të mesjetës, dhe para së gjithash historia e Evropës, e këtij gadishulli të Azisë së pamatë.

    Në mesin e popujve që kanë mundur të kthejnë në favor të tyre situatat krejtësisht të pavolitshme, historia njerëzore nuk ka pse të mos përfshijë edhe ne shqiptarët. Natyrisht kjo jo për meritat e shqiptarëve të Shqipërisë, por të shqiptarëve të Kosovës. Këta shqiptarë të mëdhenj, por jo shqiptaromëdhenj, po bëjnë përgatitjet e fundit për të shpallur botërisht një shtet të ri të vogël, shtetin e Kosovës.

    Është e pashpjegueshme se si shqiptarët e Kosovës kanë arritur në një stad të tillë të pranimit nga ana e politikës ndërkombëtare sa që të përgatiten së shpejti të jetësojnë një projekt të konsideruar si të papranueshëm jo vetëm nga ana e atyre shteteve që vazhdojnë akoma ta konsiderojnë si të tillë, por edhe prej shteteve të fuqishme që deri pak vite më parë i kundërviheshin me këmbëngulje këtij projekti: pavarësimit të shtetit të Kosovës.

    Akoma edhe më e pashjegueshme bëhet kjo po të kemi parasysh se akademikët tanë “të përjetshëm” dhe Akademia Shqiptare e Shkencave, ose më saktë institucioni më i lartë shkencor në vendin tonë, dhjetë vite më përpara, pra në 1997, botonte një platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, dhe që me shumë mundim e si me zori, e profetizonte të ardhmen e Kosovës me një autonomi brenda Jugosllavisë. Një profeci e tillë doli të ishte aq largpamëse sa që megjithëse në atë botim thuhej se ishte bërë një punë disavjeçare nga specialistët më të mirë, pa kaluar as dy vite, rezoluta 1244 e KS të OKB dhe forca ushtarake e NATO-s e bënë pluhur e hi djersën e mundin disavjeçar të akademikëve tanë, duke e vendosur Kosovën nën juridiksionin e OKB. Platforma e Akademisë sonë mbronte integritetin e Jugosllavisë, ashtu siç edhe e nënkuptonte rezoluta 1244, por në se shqiptarët më specialistë e mbronin këtë me gjithë mend, rezolutasit e OKB e kishin sa për sy e faqe.

    Prapseprapë habia nuk ka të sosur. Mendimin zyrtar shkencor e mbështeste edhe politika zyrtare e shtetit shqiptar. Kjo politikë zyrtare mbronte gjithnjë pikëpamjet kundërshqiptare të tilla si: “Shqiptarët e Kosovës duhet të kenë kryeqytet Beogradin” (F. Nano), ”Pavarësia nuk ka kuptim” (po ashtu F. Nano), etj. Për të mos përmendur lajthitjet më të lehta të krejt klasës politike shqiptare.

    Në se qëllimi ynë në këtë qasje të shkurtër është që të gjejmë të pashpjegueshmet e një ketij procesi, do t’i shtonim aq shumë të tilla sa që edhe sikur të mund ta gjenim shpjegimin, ky do të përbënte veçse një grimcë të vogël në mozaikun e fakteve të pashpjegueshme. Do të mund të shtonim në këtë varg të pashpjegueshmesh fakte të tilla si mungesa e interesave të mirëfillta ekonomike të fuqive që mbështesin pavarësinë e shtetit të ri. Dihet nga të gjithë se Kosova nuk është Kuvajti që noton në naftë, as Iraku. Po ashtu, Kosova në hartën e botës është aq e vockël sa që përballja botërore që çoi në çlirimin e saj, përbën një nga habitë më të mëdha të historisë botërore të shekullit XX.

    Nuk ka ekzistuar një fuqi me të cilën Kosova të ketë pasur lidhje të veçanta historike, siç rasti i freskët i Timorit Lindor që kishte si mbështetëse të pavarësimit nga Indonezia, Portugalinë. Shteti i ri që pritet të sjellë viti 2008, nuk ka pasur një shtet “amë” që ta mbështesë, siç e ka pasur Qiproja veriore, Turqinë. Shqiptarët nuk përfshihen në asnjë prej grupshteteve të cilat i përbashkon afria kulturore dhe etnike siç është rasti i shteteve sllave, neolatine, amerikanolatine, anglosaksone, arabe apo turke.

    Kosova nuk ka pasur institucione politike e as shkencore të tilla që të mendohet të kenë influencuar vendimmarrjen e shteteve më të fuqishme të botës. Kosova nuk ka pasur as ushtri e as luftëtarë të tillë që të detyrojnë shtetet e fuqishme të ndërhyjnë në konfliktin e fundshekullit XX në Ballkan, si aleatë. Nuk ka pasur as ambasada e as diplomaci të tillë që të arrijë të bëjë një bllok të tillë aleatësh dhe njëzëshmëri të tillë mbështetjeje në arenën ndërkombëtare, të cilën as edhe shteti më i fuqishëm i botës SHBA, megjithë përpjekjet e shumta nuk po ia arrin ta ketë. Të gjitha keto mospasje e bëjnë një mrekulli pasjen e shtetit të Kosovës.

    Proçesi i pavarësimit të Kosovës dhe i lindjes së një shteti të ri në 2008 duket se ka për të qenë një fakt pashpjegueshmërisht i kryer jo vetëm për ata që nuk e njohin Kosovën por për të gjithë, me përjashtim të atyre që njohin shqiptarët e Kosovës. Duhet të njohësh dashurinë e tyre për atdheun, lidhjen e pashkëputshme me dheun e të parëve, krenarinë e të qenit shqiptar, relacionin thuajse mistik me flamurin kuq e zi, atë që shumë shqiptarë të kësaj ane e kanë parë si një copë pëlhurë dyngjyreshe.


    21/12/2007 gazeta Standrad

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    sjam dakort plotesisht me kte shkrimin , sipas ketij shkrimi shqiptaret e shqiperise paska qen kunder pavarsise se kosoves nga serbia.............................

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shteti i ri që pritet të sjellë viti 2008, nuk ka pasur një shtet “amë” që ta mbështesë, siç e ka pasur Qiproja veriore, Turqinë

    Ky eshte gabim i madh... Ashtu sikunder shkruante famekeqi Cubrilovic ne 1937,vetem ekzistenca e nje shteti shqiptar e bente shume problematik ,zhdukjen e shqiptareve nga jugosllavia....Atehere shteti shqiptar kishte 1 milion banore,Jugosllavia 16 milione...

    Sado politika antishqiptare te ndjeke shteti shqiptar,vetem fakti qe popullohet nga shqiptare ne nivelin nderkombetar ,ky shtet merret gjithmone parasysh ne ceshtjen shqiptare...
    Armatosja e UCK-se nuk do kishte ndodhur kurre pa hapjen e depove shqiptare ne 1997 dhe pa trafikun e armeve nga portet shqiptare...

    Amerika e perdori gjeresisht shqiperine per te bere te mundur nderhyrjen e saj ne Kosove,nderhyrje qe ishte vene ne plan nga amerika qe prej 1995 e qe ka si qellim baze per ameriken nje territor ne Ballkan ku ne cdo moment ti kundervihet Rusit dhe vete Europes,ne luften diplomatike qe behet ne bote ,per shfrytezimin e saj...

    Bosnja pa dalje ne det nuk ishte e pershtatshme per Ameriken,Kosova e lidhur me shqiperine po....Atehere ndertojme bazen e dyte me te madhe ne Europe- tha Amerikani...U tha ,u be...ja perse kjo:
    Kosova në hartën e botës është aq e vockël sa që përballja botërore që çoi në çlirimin e saj, përbën një nga habitë më të mëdha të historisë botërore të shekullit XX
    nuk qendron....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Jam dakord ne thelb, me kete artikull. Nuk do shkoja aq larg sa te thoja se pavaresija e Kosoves nuk ishte natyrale, por mendoj se shqiptaret nuk jane pare ne drite me te favorshme ne gjithe historine se prej ktij momenti, dhe kjo me vete ka nje fare cilesie biblike. Me pika te vogla pastaj nuk eshte e rendesishme te merresh ne menyre per ti kundeshtuar (cherry picking).

Tema të Ngjashme

  1. Gjinjtë më të mëdhenj në botë
    Nga new-man në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 07:34
  2. Diktatorët më të mëdhenj të botës!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 14:54
  3. Skënderbeu mes strategëve të mëdhenj
    Nga D@mian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:33
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 23:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •