Pas krijimit tė shtetit mė tė ri nė botė, emri i tij nė rrafshin ndėrkombėtar vazhdon tė jetė i ndryshėm. Disa e quajnė Kosova, tė tjerėt Kosovo. Madje, edhe institucionet e Kosovės, kur flasin pėr Kosovėn nė gjuhėn angleze, asaj i referohen me mbaresėn "O".
Pas krijimit tė shtetit mė tė ri nė botė, emri i tij nė rrafshin ndėrkombėtar vazhdon tė jetė i ndryshėm. Disa e quajnė Kosova, tė tjerėt Kosovo. Madje, edhe vetė institucionet e Kosovės, kur flasin pėr Kosovėn nė gjuhėn angleze, Kosovės i referohen me mbaresėn O nė fund.
Rasti i fundit ėshtė vendosja e tabelave zyrtare nė kufijtė e Kosovės, me mbishkrimin Mirė se vini - Republika e Kosovės. Nė gjuhėn angleze Kosova ėshtė emėruar Kosovo.
Pėrfaqėsuesit e institucioneve thonė se kjo ēėshtje ėshtė mė shumė linguistike dhe nuk duhet ti shqetėsojė qytetarėt e Kosovės.
Hajredin Kuēi, zėvendėskryeministėr i Kosovės, thotė se Kosova nga shqiptarėt do tė njihet me emrin Kosova, ndėrsa nga ndėrkombėtarėt Kosovo.
Nė gjuhėn angleze kėrkojmė qė tė njihet me emrin ēfarė ka qenė deri mė tani, Republic of Kosovo. Por, besoj se kjo ēėshtje do tė rregullohet me kohė, nė kohėn kur ne do ta marrim edhe prefiksin, edhe akronimin si shtet. Kjo nuk ėshtė ēėshtje qė e prek pėrmbajtjen e funksionimit tė shtetit e as tė njohjes, thotė Kuēi.
Sipas tij, Kosova ndodhet nė fazėn kur shumė shtete botėrore ende janė nė pritje tė njohjes sė Kosovės dhe pasi tė ketė pėrfunduar ky proces, do tė rregullohet edhe ēėshtja e emrit.
...atėherė do tė sqarohet ēdo gjė. Sido qė tė jetė, nė gjuhėn origjinale, nė gjuhėn shqipe, do tė jetė si ka qenė, ndėrsa tė tjerėt do ti adaptojmė, thotė Kuēi.
Madje, edhe nė letrat zyrtare qė presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi ua kanė dėrguar shteteve tė ndryshme botėrore, duke kėrkuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, nė gjuhėn angleze kanė shfrytėzuar emrin Kosovo, me O nė fund.
Kėtė e pohon edhe Xhavit Beqiri, zėdhėnės i presidentit tė Republikės sė Kosovės.
Republika e Kosovės, nga shtetet qė ėshtė njohur, nė letrat kredenciale qė kanė ardhur, njihet si Republic of Kosovo, do tė thotė me mbaresėn O. Ndėrsa, siē e dini, nė shqip do ta ketė mbaresėn A, thotė Beqiri.
Zoti Beqiri ka saktėsuar se edhe nė deklaratėn zyrtare, nėpėrmjet sė cilės ėshtė shpallur pavarėsia, nė versionin e shkruar nė gjuhėn angleze, ėshtė shkruar Kosovo.
Edhe nė kėrkesat zyrtare, po ashtu edhe nė deklaratėn kushtetuese ėshtė e shkruar Republic of Kosovo, nė versionin zyrtar tė anglishtes, thotė Beqiri.
Analisti politik, Muhamet Mavraj, thotė se ashtu siē ėshtė kėrkuar nga vetė institucionet e Kosovės, ashtu edhe ėshtė njohur emri i shtetit tė ri nė spektrin ndėrkombėtar. Sipas tij, politikanėt e Kosovės janė bazuar nė pakon e Martti Ahtisaarit.
As Qeveria e Kosovės qė e ka pranuar pakon e Ahtisaarit dhe as tė tjerėt qė e kanė pėrkrahur pakon Ahtisaarit, nuk do tė na njohin ndryshe pėrpos si Kosovo. Fatkeqėsisht, kjo ėshtė njė nga koncesionet themelore tė pakos sė Ahtisaarit. Qeveria jonė ėshtė bazuar nė pakon e Ahtisaarit, e cila Kosovėn nuk e njeh si Kosova, por si Kosovo, pra si toponim serb, njėjtė si toponimet tjera. Askush nuk do tė na njohė si Kosova, por si Kosovo. Edhe Shqipėria na ka njohur si Kosovo, tha Mavraj.
Zoti Kuēi, ndėrkaq, pohon se aktualisht ėshtė duke u respektuar versioni zyrtar dhe se kjo gjendje mund tė ndryshojė mė vonė.
Arton Konushevci, 24 ORE.
Krijoni Kontakt