Paraqet,Sabri Selmani
E Premte, 14 Mars 2008
Ende per pa u mbushur nje muaj nga shpallja dhe me pas njohja e shtetit te Kosoves nga vendet kryesore, shtetet fqinje ende nuk e kane bere te njejten gje. Perjashto Serbine, shtetet tjera kufitare me Kosoven, pervec Shqiperise, po hezitojne ta bejne njohjen. Mali i Zi tashme eshte deklaruar se do te veproje ne perputhje me interesat kombetare te shtetit, duke dhene sinjale te qarta se njohja do te ndodhe. Ndersa Maqedonia, shteti tjeter fqinje perkunder faktit se aty jetojne mbi 30% e popullsise me etni shqiptare, po kushtezon padrejtesisht dhe perkunder parimeve te fqinjesise se mire, njohjen e pavaresise se Kosoves me percaktimin e vijes kufitare ne mes shtetit te Kosoves dhe Maqedonise.
Pengesa paraprake per fillimin e caktimit te vijes kufitare eshte qasja e ndryshme e qeverive perkatese.
Kosova kerkon fillimisht njohjen e shtetit te Kosoves pastaj ne frymen e planit Ahtisari te zgjidhet problemi i kufirit, si subjekte te barabarta. Kurse, Maqedonia kerkon te kunderten. Sipas planit Ahtisari: "Territori i Kosoves do te definohet nga vija kufitare e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves brenda Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ashtu sic kane qene keto vija kufitare me 31 dhjetor 1988, pervec ndryshimit te vijes kufitare nga marreveshja e demarkacionit ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise me 23 shkurt 2001.
Duke respektuar kerkesat dhe frymen e planit nderkombetar, Kosova ka marre pergjegjesite, perkunder mos kalimit ne KS te OKB-se te pakos per status. Ndersa, pervec pjeseve tjera te planit Ahtisari, edhe per vijen kufitare jane deklaruar te gatshem per bisedime. Se fundi edhe Presidenti i Maqedonise eshte deklaruar per kete problem, duke kritikuar autoritetet e Kosoves "per fillim jo te mire te marredhenieve ne mes dy vendeve".
Po te shikohet problemi ne retrospektive dhe veprimet e tashme te Maqedonise, realiteti eshte i kundert me ate qe ka deklaruar presidenti. Sepse, edhe pse formalisht Rezoluta 1244 e njeh sovranitetin formal te Serbise mbi Kosoven, Maqedonia, perkunder realitetit te ri te krijuar jo vetem ne Kosove, por edhe ne Maqedoni, nuk ka deshiruar dhe si duket ende nuk deshiron ta kuptoj, duke vepruar me logjiken e mehershme. Kjo mosperfillje e realiteteve ka ndodhur edhe kur ne vitin 2001 ne menyre arbitrare, pa interes afatgjate edhe per vete ata dhe konfiguracionin e brendshem politike, nenshkruan marreveshje me Serbine, e cila qe nga qershori 1999 faktikisht e ka humbur sovranitetin mbi Kosoven. Ndersa formalisht ka arritur ta mbaj si rezultat i kompromisit ne leter te arritur ne mes te forcave te Keshillit te Sigurimit. Me kete veprim eshte bere cedimi i nje pjese te territorit te Kosoves nen administrimin nderkombetar dhe kunder vullnetit te popullit te saj, si Sovran i territorit te Kosoves, nga dy shtete te cilat nuk e shtrijne sovranitetin real mbi ate pjese.
Nder tjerash, ne planin Ahtisari parashihet deklarata e kryesuesit te Keshillit te Sigurimit te 7 marsit 2001, ku permendet se "Keshilli i Sigurimit ben thirrje per nevojen e respektimit te sovranitetit dhe integritetit territorial te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise. Ne kete kontekst thekson se marreveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nenshkruar ne Shkup me 23 shkurt 2001 duhet te respektohet nga te gjithe." Bazuar ne kete deklarate krijohet bindja se gjithcka eshte e perfunduar,n por nder tjerash aty parashihet se: "Kosova do te angazhohet me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise per themelimin e nje komisioni te perbashket teknik brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje, per te perkufizuar vijen fizike te kufirit dhe per adresimin e ceshtjeve tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise. Puna e komisionit teknik do te perfundoje brenda nje viti nga data e themelimit te tij. PCN dhe PUN do te perfaqesohen ne kete komision per te lehtesuar diskutimet ne mes te dy paleve, ata mund te marrin pjese ne procesin e demarkacionit te kufirit me kerkese te cilesdo pale." Ne baze te kesaj eshte e qarte gjithcka ku nder tjerash kerkohet adresimi i problemit te kufirit gjate bisedimeve. Kurse, nuk eshte e rastesishme shtyrja e definimit te vijes kufitare pas statusit, sidomos pas kerkeses se pales kosovare me qellimin qe ne frymen mirekuptuese dhe te fqinjesise se mire, si subjekte te barabarta, te qartesohet gjithcka, duke marre parasysh edhe pronesine private te atij territori, fakt te cilin pala maqedonase deshiron ta anashkaloj.
Sjelljet e autoriteteve maqedonase nuk sherben aspak ne ofrimin dhe forcimin e marredhenieve ne nivel ndershteteror, duke vepruar me logjiken e raporteve jo te barabarta. Kjo pengon, jo vetem krijimin e raporteve te reja ne nivel shteterore te fqinjesise se mire, por anashkalohet edhe faktori shqiptare atje, shume i rendesishem per stabilitetin e brendshem te Maqedonise.
Ne gjithe kete proces, pa pergjegjesi nuk mbetet edhe partia ne pushtet e shqiptareve PDSH, e cila duhet ta luaj rolin e vete me ndikues dhe lobues, ne perputhje me interesat e shqiptareve, jo vetem ne Maqedoni, por edhe me gjere, perkunder politikes se partive maqedonase, veprimet e te cileve shpesh here behen ne perputhje fatkeqesisht me kerkesat te cilat rrisin popullaritetin tek maqedonasit, duke injoruar interesin rajonal dhe mbietnik, ne sherbim te marredhenieve bilaterale te fqinjesise se mire.
Krijoni Kontakt