Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Fqinjesia dhe 2500 hektaret e kufirit*

    Paraqet,Sabri Selmani


    E Premte, 14 Mars 2008


    Ende per pa u mbushur nje muaj nga shpallja dhe me pas njohja e shtetit te Kosoves nga vendet kryesore, shtetet fqinje ende nuk e kane bere te njejten gje. Perjashto Serbine, shtetet tjera kufitare me Kosoven, pervec Shqiperise, po hezitojne ta bejne njohjen. Mali i Zi tashme eshte deklaruar se do te veproje ne perputhje me interesat kombetare te shtetit, duke dhene sinjale te qarta se njohja do te ndodhe. Ndersa Maqedonia, shteti tjeter fqinje perkunder faktit se aty jetojne mbi 30% e popullsise me etni shqiptare, po kushtezon padrejtesisht dhe perkunder parimeve te fqinjesise se mire, njohjen e pavaresise se Kosoves me percaktimin e vijes kufitare ne mes shtetit te Kosoves dhe Maqedonise.

    Pengesa paraprake per fillimin e caktimit te vijes kufitare eshte qasja e ndryshme e qeverive perkatese.

    Kosova kerkon fillimisht njohjen e shtetit te Kosoves pastaj ne frymen e planit Ahtisari te zgjidhet problemi i kufirit, si subjekte te barabarta. Kurse, Maqedonia kerkon te kunderten. Sipas planit Ahtisari: "Territori i Kosoves do te definohet nga vija kufitare e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves brenda Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ashtu sic kane qene keto vija kufitare me 31 dhjetor 1988, pervec ndryshimit te vijes kufitare nga marreveshja e demarkacionit ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise me 23 shkurt 2001.

    Duke respektuar kerkesat dhe frymen e planit nderkombetar, Kosova ka marre pergjegjesite, perkunder mos kalimit ne KS te OKB-se te pakos per status. Ndersa, pervec pjeseve tjera te planit Ahtisari, edhe per vijen kufitare jane deklaruar te gatshem per bisedime. Se fundi edhe Presidenti i Maqedonise eshte deklaruar per kete problem, duke kritikuar autoritetet e Kosoves "per fillim jo te mire te marredhenieve ne mes dy vendeve".

    Po te shikohet problemi ne retrospektive dhe veprimet e tashme te Maqedonise, realiteti eshte i kundert me ate qe ka deklaruar presidenti. Sepse, edhe pse formalisht Rezoluta 1244 e njeh sovranitetin formal te Serbise mbi Kosoven, Maqedonia, perkunder realitetit te ri te krijuar jo vetem ne Kosove, por edhe ne Maqedoni, nuk ka deshiruar dhe si duket ende nuk deshiron ta kuptoj, duke vepruar me logjiken e mehershme. Kjo mosperfillje e realiteteve ka ndodhur edhe kur ne vitin 2001 ne menyre arbitrare, pa interes afatgjate edhe per vete ata dhe konfiguracionin e brendshem politike, nenshkruan marreveshje me Serbine, e cila qe nga qershori 1999 faktikisht e ka humbur sovranitetin mbi Kosoven. Ndersa formalisht ka arritur ta mbaj si rezultat i kompromisit ne leter te arritur ne mes te forcave te Keshillit te Sigurimit. Me kete veprim eshte bere cedimi i nje pjese te territorit te Kosoves nen administrimin nderkombetar dhe kunder vullnetit te popullit te saj, si Sovran i territorit te Kosoves, nga dy shtete te cilat nuk e shtrijne sovranitetin real mbi ate pjese.

    Nder tjerash, ne planin Ahtisari parashihet deklarata e kryesuesit te Keshillit te Sigurimit te 7 marsit 2001, ku permendet se "Keshilli i Sigurimit ben thirrje per nevojen e respektimit te sovranitetit dhe integritetit territorial te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise. Ne kete kontekst thekson se marreveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nenshkruar ne Shkup me 23 shkurt 2001… duhet te respektohet nga te gjithe." Bazuar ne kete deklarate krijohet bindja se gjithcka eshte e perfunduar,n por nder tjerash aty parashihet se: "Kosova do te angazhohet me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise per themelimin e nje komisioni te perbashket teknik brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje, per te perkufizuar vijen fizike te kufirit dhe per adresimin e ceshtjeve tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish Republikes Jugosllave te Maqedonise. Puna e komisionit teknik do te perfundoje brenda nje viti nga data e themelimit te tij. PCN dhe PUN do te perfaqesohen ne kete komision per te lehtesuar diskutimet ne mes te dy paleve, ata mund te marrin pjese ne procesin e demarkacionit te kufirit me kerkese te cilesdo pale." Ne baze te kesaj eshte e qarte gjithcka ku nder tjerash kerkohet adresimi i problemit te kufirit gjate bisedimeve. Kurse, nuk eshte e rastesishme shtyrja e definimit te vijes kufitare pas statusit, sidomos pas kerkeses se pales kosovare me qellimin qe ne frymen mirekuptuese dhe te fqinjesise se mire, si subjekte te barabarta, te qartesohet gjithcka, duke marre parasysh edhe pronesine private te atij territori, fakt te cilin pala maqedonase deshiron ta anashkaloj.

    Sjelljet e autoriteteve maqedonase nuk sherben aspak ne ofrimin dhe forcimin e marredhenieve ne nivel ndershteteror, duke vepruar me logjiken e raporteve jo te barabarta. Kjo pengon, jo vetem krijimin e raporteve te reja ne nivel shteterore te fqinjesise se mire, por anashkalohet edhe faktori shqiptare atje, shume i rendesishem per stabilitetin e brendshem te Maqedonise.

    Ne gjithe kete proces, pa pergjegjesi nuk mbetet edhe partia ne pushtet e shqiptareve PDSH, e cila duhet ta luaj rolin e vete me ndikues dhe lobues, ne perputhje me interesat e shqiptareve, jo vetem ne Maqedoni, por edhe me gjere, perkunder politikes se partive maqedonase, veprimet e te cileve shpesh here behen ne perputhje fatkeqesisht me kerkesat te cilat rrisin popullaritetin tek maqedonasit, duke injoruar interesin rajonal dhe mbietnik, ne sherbim te marredhenieve bilaterale te fqinjesise se mire.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    BalkanWeb.com

    Shkup, neser nis demarkacioni i kufirit, pritet njohja e Kosoves
    (Dėrguar mė: 24/03/08)

    Nesėr do tė takohet komisioni pėr demarkacionin e kufirit”, ku dhe pritet qė qeveria e Shkupit te shpallė njohjen zyrtare tė shtetit tė Kosovės, si vend fqinj.

    Komisioni pėr shėnimin e vijės kufitare midis Kosovės dhe Maqedonisė zhvillon nesėr takimin e parė nė Shkup, ku pritet te behet edhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga autoritetet e Maqedonisė. Sipas zėdhėnėsit tė Qeverisė, Ivica Bocevski nesėr nė Qeverinė e Maqedonisė do tė mblidhet komisioni ndėrshtetėror pėr shėnimin e kufirit, ndėrsa si palė ndėrmjetėsuese do tė jetė NATO.
    “Nesėr do tė takohet komisioni pėr demarkacionin e kufirit”, konfirmoi zėdhėnėsi Ivica Bocevski. Por burime qeveritare bėjnė tė ditur pėr agjencitė e lajmeve maqedonase se me fillimin e punėve pėr demarkacionin, Qeveria e Shkupit menjėherė do te shpallė njohjen zyrtare tė shtetit tė Kosovės, si vend fqinj. Shkupi dhe Prishtina kanė formuar njė komision tė pėrbashkėt teknik i cili do tė bėjė shėnimin e kufirit ndėrmjet dy vendeve, dhe kjo ėshtė paraparė edhe nė planin e Ahtisarit. Pėr kėtė javė ishte paralajmėruar takimi i parė i kėtij komisioni edhe nga Shkupi, por edhe nga Prishtina.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Kush do ti filloj bisedimet kur kosova ende nuk ka percaktu ekipin e expertve qe do ti bejne keto bisedime.ne si qdoher vonohemi per gjithqka.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    BalkanWeb.com

    Formohet komisioni per kufirin Kosove-Maqedoni, Prishtina gati per bisedime


    (Dėrguar mė: 28/03/08)

    Qeveria e Kosoves formoi komisionin qe do te punoje per shenimin e vijes kufitare ndermjet Kosoves dhe Maqedonise.
    Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaēi deklaroi dje rreth kėsaj ceshtje se Prishtina ishte e gatshme qe te filloje me Shkupin bisedimet per kete ēeshtje.
    Sic bejne te ditur agjencite e lajmeve, Thaci mesohet se ka thene se problemi do te zgjidhet ne perputhje me planin e Ahtisarit.

    Ne kete plan, propozohej qe autoritetet e Kosoves dhe ato te Maqedonise te formojne komisionet e tyre, te cilat me ndermjetesimin e NATO-s, do te bejne pastaj pershkrimin e kufirit kontenstues.
    Maqedonia nga ana e saj e ka mirepritur formimin e komisionit kosovar per shenimin e vijes kufitare me Maqedonine.

    Prishtina nuk njeh nje marreveshje te arritur ne vitin 2001 ndermjet Beogradit dhe Shkupit, me te cilen Maqedonise i jepen 2500 hektare toke te Kosoves.

    Nderkaq Maqedonia e ka kushtezuar njohjen e pavaresise se Kosoves me shenimin e kufirit ndermjet dy shteteve.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2007
    Postime
    70
    Maqedonis nuk i mjaftojne tetova dhe njesi te tjera qe ia mori kosoves ne kohen e titos.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Para disa muajesh google earth e tregonte krejte ndryshe kufirine Kosove-Maqedoni kurse sot krejte ndryshe dhe duke e krahasuar me kufijt e para lufte shifet qarte se ku i mungone territor Kosoves e ku maqedonise qe e ndava ne dy Zona A dhe Zona B qe gjithesejt perfshijne nje perimeter prej 68 Km.
    Me se miri shifni keto imazhe qe i bera por ka mundesi qe kam gabuar andaj mos hesitoni te me korrigjoni...

    shendet


  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    ajt ajt se shpejt shpejt i shkojm ne shkup kti pisi 30 % i kemi atje shqiptar ja qojm edhe to uckombtare edhe ja marrmi gjysmen e shtetit
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Hilet rreth njė kufiri

    29 mars 2008

    Sabit Rrustemi



    Mes Republikės sė Kosovės dhe IRJM-sė pritet sė shpjeti vijėzimi i kufirit. Apo, siē thot populli vendosja e gurėve tė megjės.

    Kufiri apo guri i megjės pėrherė ka nxjerrė telashe. Qoftė kur ėshtė vėnė pėr herė tė parė, kur ėshtė luajtur apo edhe kur ėshtė prishur.

    Nė tė kaluarėn, kėto ngatėrresa pėr gurė megjėsh shpesh kanė pėrfunduar me tė shtėna pushkėsh por, nuk janė zgjidhur. Ėshtė dashur rishtas tė ulen odash apo nė tryezė, pleqnarė a zyrtarė, tė cilėt jo pak nėpėr tė kaluarėn tonė ia kanė mbajtur anėn tė fortit.

    Kontesti (nė gjuhėn juridike) apo ngatėrrimi pėr kufirin mes Kosovės dhe IRJM-sė, sidomos pėr pjesėn nga Hani I Elezit e deri nė gurin tremegjėsh nė Kodrėn e Madhe mbi fshatin Dunav qė tashmė de fakto dhe de jure ndan tri shtete, nis qė nga legjenda.

    Edhe sot e kėsaj dite nė Grykėn e Karadakut rrėfehet se si dy vėllezėr, (bij tė Kolės) kishin vendosur pėr ta ndarė nė dy pjesė hapėsirėn qė zotėronin mes Kumanovės dhe Gjilanit, hapėsirė kjo qė kryekėput bie kėndej e andej Grykės sė Karadakut.

    Dy vėllezėrit vendosin qė tė nisen me agun e parė tė diellit, njėri nga ana e Moravicės (pjesa e Kumanovės) e tjetri nga Ura e Moravės (pjesa e Gjilanit).Aty ku do bėheshin bashkė do ishte dhe guri i mugjės.

    Kur takohen diku mbi Zllakuqan (lagje e Stanēiqit), pak pa arritur nė Bellanofc, ngatėrrohen keqas me fjalė, duke u akuzuar mes vete se nuk janė nisur nė tė njejtėn kohė.

    Akuzat e vėllezėrve pėrfundojnė me gjakderdhje dhe sot e atė ditė ai vend quhet Te Ujt’ e Kuq .

    Megjithėse ky ėshtė vetėm njė variant i kėsaj legjende dhe kėtij toponimi qė thellė ėshtė ngulitur nė popull, deri nė ditėt e sotme nė kėtė pjesė qė ndanė tash kėto dy shtete, gurė megje apo kufi ende nuk ėshtė ngulur apo qartėsuar.

    Gjatė kohės sė Perandorisė osmane, kėto treva kanė qenė tė pandashme. Tė pandashme ishin edhe me ardhjen e Serbisė sė parė e cila i pushtoi qė tė dy pjesėt.

    Gjatė luftės sė dytė botėrore u bėnė dy orvatje pėr tė vendosur njė kufi. Fillimisht Italia fashiste dhe Bullgaria kėto hapėsira i ndan pėrmes rrjedhės sė lumit Morava. Madje ende nė popull ruhet toponimi “Udha e bugarit” e ngritur qė nga Kaēanaiku, nėpėr Viti dhe pėrgjatė gjithė lumit Morava deri nė Konēul.

    Si pėr ironi, njerėzit thonin se u dėnua ai vėllau qė u pat nisur para kohe prej Urės sė Moravės dhe, pikėrisht aty u pat vendosur kufiri, i cili pat marrė dhe jetėra njerėzish sepse nuk ishin mėsuar me kufij mes tokash tė tyre.

    Si kundėrpėrgjigje, pas kapitullimit tė bullgarėve, kufiri u zhvendos nga Ura e Moravės dhe u bart krej tė anėn tjetėr tė Moravicės, pėrgjatė Udhės sė frengit( hekurudhės) duke e ndarė tė njejtėn nė dysh, pėr njė periudhė tremujore qė nė popull ende njihet si “tri ditė Shipni”. Sepse, tre muaj luftėrash, derisa e morėn pėrfundimisht komunistėt e Titos, kaluan sit ė ishin tri ditė.

    Nė kėtė pjesė, sėrish nuk pati gurė tė ngulur. Ishte vetėm njė vijė e butė administrative qė ndante tokat pėrmes komunash kadastrale.

    Pas prishjes sė ish Jugosllavisė dhe mėvetėsimit tė IRJM-sė, deri mė 12 qershor 1999. serbėt patėn ngulur ēadrat nė njė lagje tė Stanēiqit qė quhet Toplanė, ndėrsa maqedonėt rrinin njė kilometėr mė larg.

    Pėrpjekjet e disa hershme sidomos gjatė viti 1997 mes ish RFJ-sė qė kishte ngelur vetėm me Serbinė dhe Malin e Zi (kuptohet edhe me Kosovėn qė mbahej me dhunė) dhe IRJM-sė, rezultuan tė pasuksesshme.

    Serbia dėshironte t’i kishte nė dorė majat e Karadakut dhe ta mbante gjithnjė nėn vėzhgim IRJM-nė e cila, natyrisht nuk pajtohej dhe kontesti mbeti i pazgjidhur deri nė shkurt 2001 kur, kėto dy shtet (Serbia dhe Maqedonia) krejtėsisht nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 e “zgjidhėn” kėtė lėmsh qė ishte nyjėzuar qė nga ajo legjendė. Madje, Serbia “ēuditėrisht” bėri koncesione ndaj IRJM-sė, koncensione kėto qė kėtij shteti, emri i tė cilit ende nuk ėshtė zyrtarizuar iu shpaguan si dhuratė me bartjen e konfliktit tė armatosur nga Lugina e Preshevės nė Tanushė (qė u pėrshkallėzua shumė shpejt deri nė Tetovė).



    Kontesti i tashėm – dhuratė e Serbisė



    Kėmbėt e Arushės i mbetėn nė dorė IRJM-sė si dhuratė, dhuratė tė cilėn tashmė kjo republikė po mundohet me ruajt me fanatizėm nė emėr tė 2500 hektarėve tokė qė pėrfitoi, madje duke kushtėzuar edhe njohjen e Republikės sė Kosovės.

    Protesta, reagime, madje edhe njė rezolutė e Kuvendit tė Kosovės (pavarėsisht se u zhvlerėsua brenda pesė minutash) shtynė vijėzimine kufirit dhe nguljen e gurėve deri mė sot, kur, dy shtetet tashmė kanė formuar komisionet dhe pritet tė dalin nė terren.

    Por, shumė gjėra megjithatė edhe mėtutje mbeten diskutabile.

    Do ta pranojė kaq lehtėsisht Republika e Kosovės humbjen e 2500 hektarėve nė emėr tė njė njohjeje nga njė shtet, i cili ende nuk ka njė emėr zyrtar dhe gjithashtu ėshtė i kontestuar. Apo do tė heq dorė IRJM nga ratifikimi i Marrėveshjes me ish RFJ-nė (Mali i zi& Serbi) rreth kėsaj pjese tė kufirit , ratifikim qė ndodhi me 23 shkurt 2001, madje qė pas dy javėsh nė njė mėnyrė u legjitimua edhe nga Kėshilli i Sigurimit?

    Apo, do gjendet njė kompromis nga arbitrimi i NATO-s, duke i trajtuar tek-tuk disa pjesė pronash (sidomos nė Debelldeh).

    Propozimi gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės i presidentit Marti Ahtisaari, lė pak shpresa pėr njė zgjidhje tė ndėrmjeme . Neni 3 qė ka pėr shtjellim kufirin nė Aneksin e VIII-tė thotė decidivisht:”Kosova do tė angazhohet me ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė pėr themelimin e njė komisioni tė pėrbashkėt teknik brenda 120 ditėve nga hyrja ne fuqi e kėsaj zgjidhjeje, pėr tė pėrkufizuar vijėn fizike tė kufirit dhe pėr trajtimin e ēėshtjeve tjera qė dalin nga zbatimi i marrėveshjes sė vitit 2001 nė mes Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. PNC dhe PUN do tė pėrfaqėsohen nė kėtė komision pėr tė lehtėsuar diskutimet nė mes tė dy palėve dhe ata mund tė marrin pjesė nė procesion e demarkacionit tė kufirit me kėrkesė tė cilėsdo palė” (3.3).

    Pavarėsisht se ky nen parasheh “trajtimin e ēėshtjeve” si dhe “lehtėsimin e diskutimeve”, qė nėnkupton se i ka parasysh reagimet e shprehura nga tė dy palėt e veēmas nga ajo kosovare, Propozimi zotit Ahtisaari, menjėhėrė nėn kėtė nen, rikujton deklaratėn e Kėshillit tė Sigurimit tė datės 7 mars 2001, ku bėhet “thirrje pėr nevojėn e respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial t ėish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Nė kėtė kontekst thekson se marrėveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nėnshkruar nė Shkup mė 23 shkurt 2001… duhet tė respektohet nga tė gjithė”.

    Shihet qartė se ajo hilja e shprehur qė nga kohėra mė tė largėta, ėshtė zhvendosur nga legjenda dhe nga Ujt’ e Kuq e nė Kėshillin e Sigurimit, pavarėsisht se Ish Republika Federative e Jugosllavisė, sipas Rezolutės 1244 nuk ka mundur atė kohė (23 shkurt 2001) tė bėj marrėveshje me IRJM-nė. Vetėm nėse UNMIK-u ka qenė atė kohė ndėrmjetėsues apo ka dhėnė pėlqim pa i pyeur fare udhėheqėsit dhe institucionet e pėrkoshme kosovare.

    Po, UNMIK-ut asnjėherė s’ka pranuar qė ėshtė konsultuar apo ka ndėrmjetėsuar nė emėr tė Kosovės rreth kėtij kontesti kufitar, pėrveē nėse e ka fshehur pjesmarrjen e vet nė krejt kėtė “ēorbė”, anise anulimi i menjėhershėm i Rezolutės sė Kuvendit tė Kosovės nga ana e PSSP-sė lė hapėsirė pėr tė dyshuar.

    Brenda periudhės njėveēare, aq sa parashihet puna e Komisionit tė pėrbashkėt ndėrshtetėror pėr ta bėrė vijėn fizike tė kufirit, mbetet shumė diskutabile mundėsia e “trajtimit tė ēėshtjeve” tė ngritura nga pala kosovare, pavarėsisht deklarimeve tė udhėheqėsve tanė.

    Bile kėto deklarime mė tepėr janė demagogjike dhe pak a shumė tė veshura me njė llojė patriotizmi, sepse gjithnjė mbėshtetje e kanė Propozimin gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės tė presidentit Ahtisaari. Sidmos ky propozim ėshtė bėrė thuaja shahadet pėr kryeministrin Thaēi.

    Udhėheqėsit tanė, gjatė kėsaj kohe mė tepėr do tė ishte nė interes t’ju ofrojnė argumente pėr pronat tona Pėrfaqėsuesit Civil ndėrkombėtar (Eulexit – Piter Fejtit) dhe pranisė ushtarake ndėrkombėtare (NATO-s) se sa palės maqedone.

    Qeveria e Kosovės, pėrkatėsisht kryeministri do duhej tė pėrqėndrohej te ēėshtjet qė duhet trajtuar e qė si nėpėr gishtėrinj i ka pėrbiruar Presidenti Ahtisaari dhe t’i grumbullojė argumentet, madje edhe duke u ngjitur sėpaku nganjėherė deri nė Debeldeh e Stanēiq, pikėrisht nė vendin e ngjarjeve e, jo vetėm nga konferencat e shtypit tė thirret gjithnjė nė Propozim.

    Korigjimi eventual i asaj Marrėveshjeje tė 23 shkurtit 2001 tė cilėn e patėn votuar edhe njė pjesė e deputetėve shqiptar nė Kuvendin e IRJM-sė (PDSH)mė tepėr do tė jetė nė duart e ndėrkombėtarėve sesa nė mundėsinė e kosovarėve apo nė vullnetin e fēinjėsisė sė mirė nga ana e palės maqedone.

    Pėrndryshe ajo hilja qė rrjedh prej legjendės ( nė njėrin nga variantet) dhe qė nuk u zhbė as pas derdhjes sė gjakut, fare lehtė mund tė mbijetojė edhe mėtutje sepse jorastėsisht nuk ėshtė lėnė dhuratė prej Serbisė.



    Gjilan, 28 Mars 2008

    Paraqet,Sabri Selmani
    Gjermani

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    ASNJĖ PĖLLĖMBĖ TOKĖ TĖ KOSOVĖS MAQEDONISĖ!

    Krijon pasurinė e juve demarkacion…
    A ka menduar Prishtina zyrtare, qė nuk ėshtė e domosdoshme njohja e shtetit tė Kosovės nga Maqedonia, apo janė tė vendosur qė ta bėjnė njė nėnshtrim tė tillė qė t’i pranojnė kushtet qė vijnė nga Shkupi zyrtar pėr njohjen e Republikės sė Kosovės. A ka ndonjė logjikė nė kėtė. Unė personalisht nuk shoh dhe nuk mund tė e gjej asnjė logjikė nė kėtė aspekt. Nėse Shkupi zyrtar ėshtė i interesuar tė ketė stabilitet nė rajon, dhe marrėdhėnie tė mira shtetėrore me Kosovėn, si pikė e parė duhet ta njohė zyrtarisht Republikėn e Kosovės, pastaj ndoshta do tė kishte ardhur nė radhė tė flitet pėr demarkacion, edhe pse nė tė vėrtetė aty nuk ka edhe ēka tė diskutohet, sepse Kosova ėshtė njohur ndėrkombėtarisht me kufijtė e vetė administrativ, dhe marrėveshjet qė ka bėrė Shkupi zyrtarė nė kohė lufte me Beogradin zyrtarė, thjesht ėshtė marrėveshje ilegale dhe e papranueshme. Mirėpo, mua mė dhemb se pėrse Prishtina ėshtė kaq e dhėnė pas njohjes nga Maqedonia, sepse pėr sa kohė Maqedonia nuk e njeh shtetin e Kosovės, s’ka stabilizim tė brendshėm, s’ka siguri tė brendshme dhe tė jashtme, sepse Maqedonia ėshtė e varur nga biznesmenėt e Kosovės, dhe nėse i bėhet njė bojkot Maqedonisė nga biznesmenėt kosovarė vetėm njė muaj, athua si do t’ia kalonte Maqedonia me ekonomi, kur dihet fakti se pėrfitimet qė ka Shkupi nga Kosova, nuk i ka nga asnjė vend tjetėr nė rajon por edhe mė larg.

    Shkruan: Gani Abazi

    Ēfarė tė diskutohet pėr demarkacion? Pėr ēfarė marrėveshje ėshtė fjala, dhe mes cilave qendra ėshtė bėrė ajo marrėveshje? A flet dhe vendosė Beogradi ende pėr Kosovė, apo fletė Prishtina zyrtare dhe vendosė pėr politikat e jashtme dhe tė brendshme tė Kosovės?
    Sipas mendimit tim, s’ka ēfarė tė diskutohet aspak rreth demarkacionit, sepse mes Prishtinė dhe Shkupit nuk ėshtė bėrė asnjė marrėveshje pėr demarkacion. Kufijtė e Kosovės dihen edhe botėrisht, dhe me kėta kufij edhe ėshtė njohur shteti i Kosovės, dhe nuk ka thjeshtė se ēfarė tė flitet. Ka shumė arsye qė nuk ka ēfarė tė diskutohet pėr demarkacion, dhe ato arsye edhe dihen. Por problemi qėndron nė atė se nga arrin Shkupi tė e merr atė fuqi qė tė vejė kushte pėr njohjen e shtetit tė Kosovės. Unė mendojė se Prishtina zyrtare nuk duhet aspak tė nxitojė qė tė e krijojė ndonjė grup punues qė do tė ulet dhe tė diskutohet rreth kėsaj teme, sepse thjesht nėse ēdo shtet qė e ka njohur dhe qė vazhdojnė tė e njohin Republikėn e Kosovės zyrtarisht tė fillojnė dhe tė kėrkojnė nga 2500 hektar, sa do tė kishte mbetur Kosova e vogėl, apo mė mirė tė pyes se a do tė kishte ekzistuar Kosova?


    Tigri i madh dhe tigri i vogėl nė tė dy anėt e Kosovės

    Pėr kėtė rast Prishtina zyrtare ėshtė dashur t’ i fletė shkurt dhe qartė Shkupit zyrtarė se: kjo marrėveshje qė ėshtė bėrė mes Shkupit dhe Beogradit ėshtė ilegale dhe nuk diskutohet, sepse asnjė vend nuk e ka tė drejtėn legjitime tė bėjė marrėveshje me shtetet tjera pėr njė shtet tjetėr. Dhe nė kėtė rast Shkupi do tė kishte mundur tė bėnte marrėveshje me Beogradin qė t’ ia falė Kragujevcin apo Kraleven Maqedonisė, por jo edhe asnjė pėllėmbė tokė Kosove, sepse ajo tokė ėshtė e larė me gjak shqiptarėsh, dhe se ajo tokė ėshtė e Dabėlldesėve e jo e Beogradit. Por si duket Shkupi zyrtar e ka parė se Prishtina ėshtė shumė e interesuar qė Maqedonia ta pranojė Republikėn e Kosovės se sa tė i thotė "Ti po mė ven kushte pėr tė mė njohur, atėherė mos me njih si shtet zyrtarisht dhe t’ i shikojmė hesapet se si na dalin". Prishtina nuk ėshtė e varur aspak nga Maqedonia, sepse ne nuk eksportojmė asgjė pėrmes Maqedonisė, por ėshtė e kundėrta se Maqedonia ėshtė e varur nga Kosova, dhe kjo ėshtė ma e keqja, por edhe e kushtėzon Kosovėn. Jam i bindur se sikurse Maqedonia tė e kushtėzonte Kosovėn se nėse doni njohje zyrtare nga ne duhet qė gjuha maqedone dhe flamuri maqedon tė jenė simbole shtetėkrijues tė Kosovės, Prishtina sigurisht do e pranonte edhe kėtė vetėm pėr tė pasur njė njohje zyrtare nga Maqedonia,dhe kjo ėshtė sinqerisht diē e pakapshme dhe trishtuese.

    Unė personalisht nuk pajtohem me idenė se Menduh Thaci me gjestin e tij po e vonon njohjen zyrtare nga Maqedonia pėr Republikėn e Kosovės, por ėshtė e kundėrta, sepse ai nė emėr tė partisė dhe atyre votuesve qė kanė votuar pėr tė i ven kushte qeveris Gruevski, dhe ėshtė krejt normale njė diē e tillė, dhe nė njėrėn mėnyrė ia ka bėrė tė qartė qeveris Gruevski se njė politikė tė tillė qė ėshtė duke e ndjekur sidomos ndaj shqiptarėve mundėt tė e sjellė njė krizė dhe njė situatė tensionuese qė shumė lehtė mund tė kalojė nė ekstremitet dhe tė pėrsėritet situata e krijuar nė fillimin e viteve 2001-2002, ku Maqedonia u fut nė njė konflikt tė armatosur, dhe nėse kjo politikė dhunuese vazhdon mbi shqiptarėt qė janė shtetėformues tė Maqedonisė, jam shumė i bindur se Maqedonia ėshtė nė rrugė tė mos ekzistimit si shtet, por tė futet nė pyetje nocioni ndarės i Maqedonisė. Sepse dikur edhe ish-Jugosllavia dhe pastaj vazhdoi edhe Serbia me njė politikė tė tillė dhunuese mbi shqiptarėt e Kosovės, dhe u pa rezultati, dhe njė gjė tė tillė e ndjek edhe Maqedoninė, dhe shumė letė mundėt tė mbetet Maqedonia vetėm me pashallėk sa njė treg i ushqimit.

    Njohja e Republikės sė Kosovės bėhet nė Shkup nga institucionet e Maqedonisė dhe jo nė Prishtinė, dhe kjo ēėshtje ėshtė mase e vėrtetė, dhe bile as nuk duhet diskutohet. Njohja duhet tė bėhet pa kushtėzime, nėse mendohet qė nė tė ardhmen tė ketė njė fqinjėsi tė mirė, edhe bashkėpunimi edhe tregtie, dhe tė sigurohet njė stabilitet rajonal, dhe tė frymėzoj fryma demokratike, por nėse mendohet se mundėt tė kushtėzohen gjėrat, atėherė vetvetiu del nė sipėrfaqe neglizhence, njė urrejtje e ulėt, njė tentativė pėrdhunimi, dhe shkelje njerėzore, dhe unė mendojė se Maqedonia nuk e ka atė forcė qė tė e bėjė njė gjė tė tillė, sepse nuk ka kapacitet as ekonomik e as politikė, sepse Maqedonia e dinė edhe vetė se si ėshtė krijuar " shtet fantazmė", shtet artificial, dhe se ish-udhėheqėsit e vetė tė dikurshėm tash jetojnė nė Bullgari dhe kanė nėnshtetėsi bullgare dhe ndjekin politikė antimaqedone nga atje, dhe nga kjo situatė Maqedonisė i nevojitet tė krijojė miqėsi me shtetet e rajonit, e aq ma shumė me shqiptarė sepse Maqedonia nuk duhet tė harrojė se shqiptarėt nė Maqedoni janė popull shtetformues, se Shqipėria ėshtė shteti i parė qė e ka njohur Maqedoninė, dhe se ekonomia e Maqedonisė varėt nga Kosova dhe rajoni, dhe shumė ma mirė ėshtė tė krijosh miq se sa armiq.

    Ndėrsa Prishtinės zyrtare, sipas mendimit tim nuk i duhet njohja nga Maqedonia, dhe se vjen dita kur Maqedonia do ta lutė Prishtinėn pėr ta pranuar njohjen e sajė, dhe Prishtina ka mundėsin e kushtėzimit pastaj, por ne kemi kohė dhe presim, dhe s’ jemi aspak tė nevojshėm pėr njė njohje nga Maqedonia, sepse megjithatė ne i dimė pretendimet e Maqedonasve, sepse siē thotė njė shprehje e vjetėr popullore " me ja fshi ballin del shtet herė ma shka se shkau", dhe te kėtillė janė maqedonėt.

    Shpresė se Prishtina zyrtare do ta refuzojė njohjen me kushtėzime nga Maqedonia, Jam shumė ma me shpresė se Qeveria e Kosovės nuk ia falė asnjė pėllėmbė tokė Kosovės Maqedonisė, se do tė ju del "mollė sherri", dhe do t’ju kushtojė shtrenjtė, por nėse edhe janė tė interesuar ata qė janė nė atė grup punues tė demarkacionit qė tė bėhen tė mirė ndaj maqedonasve, atėherė le t’ua falin pasurin e patundshme tė veten, dhe jo tokat e tė tjerėve. Dhe pėr fund, Qeverisė, mund t’ju them nėse ia falni njė milimetėr tokė Maqedonisė, nxirrni edhe njė ankand tjetėr pėr njė Flamur tė ri, sepse nuk e ka vlerė harta e Kosovės qė ėshtė nė flamurin shtetėror tė tashėm, sepse e humbė kuptimin… mos harroni falni patundshmėritė e juaja private, ndėrroni flamurin nėse doni tė jeni tė mirė me Maqedoninė, , por jo tokėn e gjakosur nga luftėtarėt shqiptarė, sepse ata nuk dhanė jetėn pėr t’i falė kujt tokėn e Kosovės, por duke i mbrojtur mu kėta kufi qė i kemi.

    28.03.2008

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Po pse more kosova duhet ti merr parasysh marrveshjet e fshehta Serbi-Macedoni qe jan bere dikur ,pa vullnetin e popullit te atij territori...

    Kjo marrveshje per nga ngjajshmeria eshte nje Mini Konferencė e Londres,per kosoven...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 29-03-2008 mė 13:03
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •