Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325

    "LUGINA E PRESHEVES" apo porti detar i Preshevės

    Shkruan :Arben Jahiu

    Ishin ditet e fundit ato qe mbushen tablloidet vendore e nderkombetare mbi ballafaqimin politik ne mes reprezentuesve politik Kosovar ne njeren ane te fushes politike dhe reprezentuesve politik Serb dhe atyre nderkombetar ne anen tjeter te fushes.
    Ishte pothuajse hera e par gjat ketyre viteve te pasluftes dhe fillimviteve te 90-ta qe bota nderkombetare dhe politika Serbe kaq unanimisht po qendronin ne te njejten anė te fushes duke luajtur lojen e njejt perballė nje kundershtari sa te vjeter po aq edhe te ri.

    Ishin ato deklarata te dhena shum shpejt me nje koordinim te kujdeseshem , ne menyr te nje pas njeshme qe dolen nga hirearkia udheheqese e BE-e dhe nga nivelet e larta te Qeveris ne Beogradin zyrtar ,qe artificialisht prodhuan enigmen e quajtur - vendosjen e misionit mbikqyres europian ne tere hapsiren territoriale te Rep.se Kosoves- duke krijuar nje rrethan paqartesie lidhur me kete proces shum te rendesishem per vet ekzistencen e shtetit te Kosoves.

    Kundershtimi Kosovar

    Edhe pse me nje vendosmeri dhe pergjgije kategorike Qeveria ne Prishtine pa hamendje e kundershtoi planin disa pikesh te propozuar muaj me heret nga shefi i OKB -se Ban Kim Mun qe edhe ishte skeleti i negociatave te ardheshme mes Prishtines edhe Beogradit , ata pos nje kundershtimi figurativ nuk ben gje tjeter ne vazhdimesi qe do te mbeshtete edhe me teper kete pozicionim te tyre , kundruall kerkeses se OKB-se per hapjen e biedimeve te reja dhe me kete edhe te marrveshjeve te reja me Serbėt. Deri sa plani i <ndarjes se bute> te veriut te Kosoves po zbulon fizionomin e tij te funksionuarit , duke fituar cdo dite avansin e tij perball pozicioneve shqiptare , ana Shqiptare kurrsesi te marr veten nga apatia e thell e te besuarit ne iluzionin e krijuar se ndryshimi i kufijeve eshte aq i pamundur sa qe nuk ekziston asnje shans serioz per realizimin e tij.
    Por gjitheherė duke pasur parasysh anatomin e natyres se problemit njeqind vjecar shqiptaro-serb , duke evidentuar cdo cep te evoluimit te tij dhe te mos evoluimit te tij , para syve gjithmon shfaqet vetem nje prolematik qe qendron ne nukleusin e zgjidhjes se kesaj ceshtje kaq shum kohe te pazgjidhur.Ajo eshte sic njihet ne disa shpjegime profesionale mbi doktrinen e luftes - lufta per territore.

    E gjithė longituda e mosmarrveshjes shqiptaro-serbe qendron mbi pretendimet territoriale ne mes dyja paleve.
    Duke qendruar larg kontaminimeve per palet ne konflikt dhe duke mos u zhytur ne faktizime te se drejtes per territoret e pretenduara(gjith e dimė se kush dhe sa ka te drejt te pretendoj per Kosoven duke u nis nga cdo baz historike edhe juridike) por duke u marr vetem me natyren se si po zhvillohet procesi i ri i negociatave te reja dhe ku po planifikohet te arrihet me keto bisedime te reja -vjetra.

    Vet diplomacia si e till funksionon edhe mbijeton ne mes dy zjarreve duke shendrruar konfrontimin nga nje form ne nje form krejt tjeter me luksoze dhe me njerzore , duke e ngrit luften nga rruget dhe armet, ne tavolina dhe sallone takimesh.
    Kjo metamorfoz e procesit te <zbujtes > se luftes dmth edhe zbutje qendrimesh qe detyrimisht cojn tek takimet e para fizike mes paleve ne konflikte dmth drejt miqėsimit te tyre cka pashmangėshėm mbjell edhe idenė e tolerances se ndrejsjellt ne bisedime.
    Pala kosovare ne kete grackė diplomatike ra qe ne fillimet e negociatave "te para" me Beogradin kur shqiptaret operonin me anen e Grupit te Unitetit.Atehere kur lejoi disa nga proceset ende mire te pasqaruara te decentralizimit (lexo-ndarjes se pushtetit me serbet lokal) dhe eksterritorialitetit(lexo-krijimit te super kantoneve religjioze serbe) neper pika mjaft strategjike neper Kosove. Zakonisht perpara ketyre intervenimeve te dhimbeshme , sikur tek trupi i njeriut edhe tek trupi i asaj shoqerie qe sakrifikohet aplikohet metoda e ansetezionit kolektiv me anen e mediave qe mbushin mendjen e njerezve te zakonshem se gjerat nuk jane ashtu si duken , aq te zeza (edhe pse ne rastin tone ato jan edhe me te zeza se sa qe duken) por se proceset po ecin ne te miren kolektive ne rastin tone ne te miren e procesit te famshem te shtetberjes se Kosoves qe realisht eshte kunder ketij procesi.
    Gjithcka , cdo gabim e cdo leshim arsyetohet me kete premis dhe nen kete doktrin kaq nebuloze , dhe shum te pamenduar nga ana e atyre qe e kan krijuar kete.Edhe nisja e ketyre negociatave te reja qe po pergaditet nga vet Beogradi zyrtar shum kohe me par edhe qe po aprovohet nga bota nderkombetare jane ne vazhdimesin e procesit te <ndarjes se bute> te Kosoves <Shqiptare> dhe asaj<Serbe>.
    Tash se me cfar niveli te ndarjes do te shkohet kjo mbetet te duket ne vazhdimesi por ajo qe mbetet edhe me shum delikate e paqart e pa sigurt eshte mjegulla politike e quajtur Presheve , Bujanoc edhe Medvegjė.

    <Lugina e Presheves> apo Porti "detar" i Presheves

    Shum kohe me pare me kishte ngacmuar ne vazhdimesi emėrimi amerikan per kete rajon me emėrtimin e cuditshem Lugina e Presheves.
    Cdo here dhe sa do qe kisha tentuar te jepja ndonje nga shpjegimet me logjike mbi kete emertim thjesht kisha deshtuar. Por ishte nje takim shum kohe me par diku aty kah muajt e par te pranveres se kaluar tek sa po hulumtoje mbi disa fakte mbi kete rajon ne internet dhe shoh nje shjegim ne enciklopedin Gjeografika , ishte ky takim me keto fakte mire te studiuara qe i kishin shtypur dhe publikuar ne internet analistet e gjeografis moderne mbi kete rajon.

    -Presheva nje qytet ne qender te lidhjes kryesore te Gadishullit Ballkanik ne lidhjen jug -veri eshte e lokalizuar ne mes te Lugines se Moravices dhe Lugines se Vardarit.Me nje hapesir relativisht te vogel territoriale ky qytet ndodhet ne piken me kyce te pengeses tokesore qe ndan Luginen e Moraves Jugore dhe Luginen e Vardarit te eperm... - dhe vazhdonte edhe me disa spjegime te tjera qe per mua edhe nuk ishin te panjohura.
    Por ajo qe me shum me ngjallte edhe me teper kuriozitet tashme ishte e qart.Amerikanet qe jane te njohur per zbulimet e ndryshme te pasurive nentoksore e mbi toksore heret e kishin nuhatur rendesin e gjer strategjike qe kishte ky rajon jo vetem per Ballkanin por edhe te nje rendesie me permasa kontinentale e me gjere.
    I gjith ai proces i gjer negociatash per nje ndarje te <bute> te Veriut te larget Kosovar dhe kembengulja serbe per mos kompenzimin me Presheven , Bujanocin dhe Medvegjen ka si synim dominimin mbi pikat me kyce te ketij rajoni sic jane Veriu i pasur me xehe nentoksore dhe Lugina e Presheves e pasur me <xehe mbi toksore>.

    Beogradi deshiron ti mbaj te dyat se sa do te arrij do te varet nga loja qe do luajne reprezentuesit e politikes shqiptare ne Ballkan.Sot shqiptaret e qajn humbjen de fakto te Veriut derisa nuk e qajn mundesin e humbjes perfundimtare ne nje nga pikat me strategjike te rrugeve kryesore toksore e ujore te arteries kryesore te Gadishullit Ballkanik dhe arteries kryesore te lidhjes se detrave te Mesdheut dhe detrave te Veriut qe do te jete per shum vite ne vazhdim.Jo rastesisht amerikanet kete vend e kishin pare nga kendVESHTRIMI gjeografik duke i shmangur cdo here emertimet politike apo nacional romantike qe i bėnin serbet ose shqiptaret.
    Veshtrimi amerikan per rajonin si nje lugine mes kodrinave dhe mes dy lumenjeve te lundrueshem me rendesin e madhe strategjike qe lidhet me rruget e lashta qe dikur lidhnin dhe lidhin detrat e mesdheut me ato te Veriut dhe token e Perendimit me token dhe tregtin e Lindjes.
    Nje zone tregtare e gjendur ne mes te nje gadishulli qe gjendet ne mes tre kontinenteve kryesore boterore , Presheva ne kete rast shfaqet si udhkqyri kryesor i Ballkanit i cili vete eshte udhekqryqi kryesor i Europes per lidhjet tokesore me tri Lindjet ...aferme , mesme dhe te larget.

    Andaj nga keto vleresime reale shum leht eshte te kuptohet edhe procesi i fundit qe po ndodh ne rajon.
    Beogradi natyrisht nuk done qe te hjek dore nga ky rajon per shkakun e xehes mbi toksore te tij, sikur nuk deshiron te hjek dore nga Veriu i Kosove per shkakun e xehev nen toksore te saj.
    Me mos humbjen e Presheves apo cepit me jugor te Lugines se Moraves , Serbia deshiron qe te mos humbas edhe shansin e fundit te daljes ne det me rrug ujore.Sepse idea per hapjen e nje kanali( projekt qe pritet te realizohet ne nje te ardhme jo te larget) per lidhjen e deges se Moraves e jugut me Vardarin eperm dhe neprmjet kesaj te krijimit te nje rruge lundruese nga Danubi deri ne portin e Selanikut me cka do te shkurtohej shum trafiku ujor per mallrat qe si destinacion kane Europen qendrore dhe Veriore .Realizimi i ketij projekti do te zhvlersonte peshen e sotme te porteve shqiptare , malazeze e sidomos atyrte italiane e kroate.

    Sot dhe cdo here politika mbahet mbi interesat ekonomike dhe transforimi i ketij rajoni ne nje rajon te ketyre permasave dhe nen kontrollin e Beogradit , shtetin Serb do ta rikthente perseri ne epiqendren e interesave kryesore te super fuqive ekonomike boterore.Duke ofruar te gjitha te mirat qe mbart mbi vete ky pozicion ( leshimet ne favorin serb , forcimin e marrdhenieve me serbin ne kurriz te vendeve fqinje etj..) qendror ne rajonin e Europes Juglindore.
    Sod kush e kontrollon Suezin e mban ne duar ekonomin e lindjes se mesme , kush e mban ne duar Gjibraltarin e ruan porten hyrėse te Mesdheut dhe forca e Turqis sod mbahet mbi kontrollin qe e kanė tek Bosfori , ani pse Rusia ka dalje me shum se ajo ne Detin e Zi .Edhe Serbia e din fare mire se kush do ta ruaj kontrollin mbi Luginen e Presheves (nga ku do te kaloj jo vetem trafiku tokesor por edhe kanali qe planifikohet te ndertohet ) do ta kete xhokerin kryesor ne Ballkan ne te ardhėmen dhe forcen politike qe mbart ne vete ky xhoker.

    Koha per tu kycur ne lojė.

    Shqipėtarėt autokton duhet te veprojn me syceltėsi dhe me mjaft pergjegjesi ne proceset e rendesishme politike qe po zhvillohen me shpjetesin e madhe. Politikanet e Lugines se Presheves duhet te thyejn inferioritetin ndaj ketyre proceseve me anen e hapave politik unanim qe duhet ndėrrmarė .Jo hapave deklarativ por atyre praktik ne fushen politike duke ju bashkuar ekipit politik shqiptar , tamam sikur ne lojen e futbollit qe ndodh kur ne rrethanat e lodhjes ekipi freskohet me lojtar te rinj qe te ruaj balancin dhe rrit shanset per fitore.
    Ka ardhur koha qe lojtaret politik shqiptar te Presheves , Bujanocit dhe Medvegjes te kycen ne lojė.

    20 nentor 2008

    (Toulon / Francė)


    Marre nga Presheva.com

  2. #2
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    e kam ditur qe esht nje vend strategjik po per far arsye jo wetem se disha si trekendeshi qe lidh 3 shtete

  3. #3
    ybes
    Anėtarėsuar
    30-12-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    13

    Te shkembejme Mitrovicen me Kosoven Lindore?

    A DUHET SHQIPTARET TE LEJOJNE NDERRIMIN E MITROVICES ME KOSOVEN LINDORE (PRESHEVEN ,MEDVEGJEN DHE BUJANOCIN)

  4. #4
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    ska shanca me jav jap mitrovicen per medvegjen ,,,, ky opsion duhet te hjeken prej mendjes mmmmmmmmmmmm ishalla kurr o ZOT
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e v3t0n
    Anėtarėsuar
    02-07-2008
    Postime
    117
    po kshtu osht ka shkon...
    mo mitrovica thujj se mo asht e serbeve atje as eulexi nuk funksionon e as qeveria e kosoves.. dmth serbia..
    bile qeshtu qysh po thot autori i temes mir osht mos po na japin ma pak.. se kjo mvaret prej nderkombetarve
    edhe sipas mendimit tim kjo nuk behet pa pasur edhe ndonje trazire tjeter ne ballkan...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga Rinory Lexo Postimin
    A DUHET SHQIPTARET TE LEJOJNE NDERRIMIN E MITROVICES ME KOSOVEN LINDORE (PRESHEVEN ,MEDVEGJEN DHE BUJANOCIN)
    mos rri shum naper shitore , pilara ,,,(po edhe nese rri bile llafe te shitorev , qajtorev mos naj bjer ketu).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    mua me e arsyeshme me duket me e shkemby Leposaviqin dhe Zveqanin me Presheven e Bujanocin .
    A Mitrovicen "Veriore" me Nishin !!!???

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Si mund te behet nderrimi me Nishin, kur ne Nish nuk ka fare Shqipetare???

  9. #9
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    E pse t'i shkembejme kur mund t'i kemi te dyja?

    Politika nuk behet asnjehere shpejt e shpejt, ky eshte rregull baze. Kush nxiton, gabon.
    As qe du me dit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    i ka marue koha e shembimit e ka do vjet qi moda ka kthy e duhet mendue vetem me marre pra nuk duhet me ndru por me marre e me marre kena boll ndac ne lindje, veri e jug, vec me i rujt ato kallasha e o burra ........

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Letėr e hapur nga Shoqata e tė Shpėrngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 11:11
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kosova Lindore nuk duhet tė harrohet dhe as tė sakrifikohet
    Nga iliria e para nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •