Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Mitrovicë: Serbët hyjnë dhunshëm në gjykatë

    Mitrovicë: Serbët hyjnë dhunshëm në Gjykatë
    enlarge

    Mitrovicë
    14.03.2008
    Arton Konushevci

    Rreth 150 protestues serbë kanë arritur sot në mëngjes të depërtojnë dhunshëm në ndërtesën e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë. Njoftohet se protestuesit kanë shfrytëzuar gjashtë autoambulanca për të demoluar dyert në oborrin e kësaj ndërtese, mbi të cilën tash valëvitet flamuri i Serbisë.


    Rreth 150 protestues serbë kanë arritur sot në mëngjes të depërtojnë dhunshëm në ndërtesën e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë. Njoftohet se protestuesit kanë shfrytëzuar gjashtë autoambulanca për të demoluar dyert në oborrin e kësaj ndërtese, mbi të cilën tash valëvitet flamuri i Serbisë.

    Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se protestuesit janë përplasur fillimisht me njësitet speciale të policisë, por në vijën e parë të turmës, sipas zotit Hoti, protestuesit kanë vënë kryesisht gratë.

    “Një grup protestuesish me pjesëmarrje prej 150 personash, kanë arritur që me forcë të demolojnë dy porta të rrethojave dhe më pas të futen në objektet e Gjykatës së Qarkut dhe asaj Komunale në Mitrovicë. Protestuesit e mbështetur nga punëtorët e qendrës spitalore, me së paku gjashtë vetura ambulatore, kanë arritur që fillimisht të demolojnë portën hyrëse që shpie në drejtim të rrugës për në oborrin e këtyre gjykatave. Njësitet e specializuara të policisë së UNMIK-ut kanë bërë përpjekjet e tyre maksimale për t’i ndaluar protestuesit e rebeluar, të cilët në linjë të parë kishin inkuadruar kryesisht gra dhe nga prapavija vazhdimisht po sulmonin forcat policore me mjetet forta të metalit dhe gurë”, bëri të ditur Hoti.

    Zëdhënësi i SHPK-së për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka sqaruar se ish-punonjësit serbë të gjykatave, në ndertesën e gjykatës kanë vendosur flamurin serb.

    “Një numër i protestuesve që konsiderohen të jenë ish-punëtorë të kësaj gjykate, kanë hyrë në objektet e gjykatave, duke zhvendosur flamurin e Kombeve të Bashkuara. Kjo është e tërë situata që është paraqitur deri në këto momente. Ndërsa, policia ka ftuar edhe përfaqësuesit rajonalë të UNMIK-ut”, tha Hoti.

    Nga ana tjetër, Miodrag Raliq, përfaqësues i protestuesve në Mitorvicë thotë se punëtorët serbë të gjykatave nuk kanë pasur kurrfarë kushtesh. Ata, madje, sipas tij, janë përzënë dhe nuk kanë mundur të marrin asnjë lëndë deri më tash, për dallim nga shqiptarët, të cilëve, siç tha zoti Ralic, UNMIK-u dhe komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë të paligjshme, ua ka mundësuar të punojnë gjatë gjithë kohës.

    “Ne do të mbetemi këtu dhe do të presim që arkiva e kësaj gjykate të bartet në jug të qytetit dhe që punonjësit serbë të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre”, tha Raliq.

    Ndryshe, përfaqësuesi rajonal i misionit ndërkombëtar, Gerard Galuci, ka pasur një një takim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Serb, ku, sipas zëdhënësit të UNMIK-ut për Mitrovicën, Gorgi Kaku, Galuci u ka thënë atyre se nuk e pranon këtë mënyrë të komunikimit dhe se veprimet e tilla janë të patolerueshme.

    Ndërsa në një takim të përbashkët në mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut dhe kryeministrit Hashim Thaçi, u diskutua situata në Mitrovicë pas ndërhyrjes së dhunshme të disa personave në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe heqjes së flamurit të OKB-së nga ky objekt.

    Ishte kërkesë e përbashkët për PSSP-në, z. Joachim Ruecker, që forcat e sigurisë të Policisë së UNMIK-ut dhe të KFOR-it të reagojnë urgjentisht për nxjerrjen e huliganëve jashtë objektit dhe mbrojtjen e tij të vazhdueshme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

  2. #2
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    hej pom vjen mire masi keni shkru per Mitrovicen se pom duket Mitrovica u harru prej shqiptareve e qe fatekeqesishte eshte gjendja shume e keqe atje,
    une jam i Mitrovices por nuk kam ndegjuar asgje per kete sepse une studioj ne Tetov, por seriozishte qitash serbet e kan tepru dhe i kane harru ato qka i kane bere para 1999 shqiptarevee dhe prap vazhdojne me te vjetren, kurse ne shqiptaret jemi ne pozite te pavolitshme pasi qe ne si viktim nuk mundemi te ndermarrim asgje duke u munduar qe ti knaqim nderkombearet kurse nderkombetaret nuk i intereson per neve ashtu si edhe ne te kaluaren perpos SHBA-se.
    po e mbylli kete koment me shprese qe nje dit te qetsohet gjendja ne Mitrovice

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hyrja e protestuesve në gjykatë paraqet dështim për UNMIK un, tha kreu i Mitrovicës Rexhepi

    Prishtinë, 14 mars - Çështja e gjykatave në veri të qytetit dhe hyrja e protestuesve serbë brenda tyre ka qenë tema kryesore për të cilën është biseduar të premten në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri në komunën e Mitrovicës. Kryetari i komunës Bajram Rexhepi tha se ka kërkuar që të merren veprime dhe sa më shpejt të merret situata nën kontroll në ato gjykata. "Nëse UNMIK u lejon një gjë të tillë dhe nuk ndërmerr masa për largimin e protestuesve nga objektet e gjykatave, ata këtë do ta konsiderojnë si fitore dhe do të vazhdojnë të bëjnë veprime të tilla. Kjo është edhe matje pulsit së autoriteteve, prandaj duhet treguar vendosmëri nga UNMIK u që është përgjegjës për atë pjesë të qytetit", tha Rexhepi. Rexhepi tha se kjo paraqet dështim për UNMIK un në këtë pjesë të Kosovës, prandaj edhe duhet të veprohet dhe të mos tolerohet një gjë e tillë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu dhe Thaçi kërkuan nga Rykeri kthimin e rendit në Gjykatën e qarkut në Mitrovicë

    Prishtinë, 14 mars - Në një takim të përbashkët në mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi u diskutua situata në Mitrovicë pas ndërhyrjes së dhunshme të disa personave në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe heqjes së flamurit të OKB së nga ky objekt. Ishte kërkesë e përbashkët për PSSP në, Joakim Ryker që forcat e sigurisë të Policisë së UNMIK ut dhe të KFOR it të reagojnë urgjentisht për nxjerrjen e huliganëve jashtë objektit dhe mbrojtjen e tij të vazhdueshme, thuhet në komunikatë nga Zyra e Presidentit Sejdiu.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ryker i jep urdhër policisë të vendosë rendin në Mitrovicë

    Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker përmes një komunikate për media e ka dënuar fuqishëm sulmin e sotëm mbi Gjykatën e Qarkut të UNMIK-ut në Mitrovicë."Një bandë e madhe ka shfrytëzuar forcën kundër Policisë së UNMIK-ut për të hyrë në ndërtesë. Ata, të cilët i janë kthyer dhunës në Mitrovicën e veriut, e kanë kaluar vijën e kuqe të UNMIK-ut", ka thënë duke e cilësuar këtë akt si tërësisht të papranueshëm.
    Shefi i UNMIK-ut e ka udhëzuar Policinë e UNMIK-ut që të rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe për të siguruar kontrollin e serishëm të Kombeve të Bashkuara mbi gjykatën. Në komunikatë gjithashtu thuhet se “UNMIK-u do të mbrojë mandatin e tij në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë përjashtim”.
    14 mars 2008 - 12:30:21
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    shkijet do ta ulin bishtin vetem kur te shohin se unmiku me te vertet do te punoj ne te mire te kosoves e kete nuk e ka bere deri tani e nuk do ta beje as ne te ardhmen.le te na i dorzojn kompetencat te policia e shpk-se ndryshe do te sillen shkijet.

  7. #7
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Keta dun te provokojne dhune policore qe gjoja te gjejne justifikim. U bone telef ene s'po i ecen qe s'po i ecen se s'po ia var njeri haha.

    Serbeve duhet t'i cojme nje fe te re nga ato qe predikojne vetevrasjen. Ia vlen ta bejme nje fe te tille vetem per shkiet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Nuke e besoja se nje gje e tille do te ndodhi nga UNMIKu qe ti lejoje nje grushte serbesh te pushtojne gjykaten e Mitrovices, per mua eshte siku ta kene pushtuar kuvendin e kosoves se pamvarun...
    Si ka mundesi te ndodhi nje gje e tillë ?
    Nga ana tjeter serbet trimerohen me mbeshtetjen ruse se gjoja ruset jane ne gjendje edhe kane planifikuar te bejne nje desant ajror me parashuta ne kosove e ne anen tjeter ushtaret e Natos vetem sillen rrotull pa bere asgjë.
    A thua kushe do ta mbroje kosoven ne raste te ketije rreziku ?

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Te dhjefsha europen...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Bac u krye!!me te drejt lind pyetja Cfare u krye???
    ku e ka pavarsine kosova??ne nje kohe kur pushtetin e kan nderkombetaret!!
    ku e ka sovranitetin apo itegritetin teritorial Kosova,ne nje kohe kur serbet e kosoves apo serb nga serbia pushtojne dhunojne me dhune institucionet kosovare madje nen hunden e Unmikut ngrijne flamurin shteteror serb!!!

    o vllezer!nje proteste paqesore demokratike u be nga levizja vetevendosja ne prishtine,pa cenuar dhe pa dhunuar institucione,dhe forcat e unmik kfor vrane Dy djem te ri ne mes te dites me plumba dhe as kush nuk mbajti pergjisi! !!
    perse unmiku nuk reagon ndaj serbve???
    kurse shqiptaret i vret ne protesta paqsore sikur te ishin pula !!
    te gjith jemi Gezuar,te gjith kemi derdh lot gezimi per kyte pamvarsi,por realisht nuk eshte pavarsi por thjesht hipokrizi e nderkombetarve dhe nje mashtrim ,qe si pas gjasave kosoven do e cojne drejt ndarjes!!

    prandaj mendoj se akoma kemi per te bere,qe te themi Bac U krye!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •