C & C
(Coco Chanel ka qenė dhe mbetet njė nga simbolet mė tė njohura tė Francės. Grua e guximshme, rebele dhe e pasionuar, e ushqyer me njė vullnet tė flaktė emancipimi dhe lirie, ajo i imponoi shoqėrisė njė stil tė ri veshje. Tregim pėr njė grua tė jashtėzakonshme dhe me njė karriere tepėr tė rrallė )
GABRIELA BEHET KOKO ...
C & C - Dy iniciale tė njohura nė mbarė botėn. Sinonime tė elegancės dhe veshjeve tė modės ( haute-couture ). C - ja e parė shėnon germėn e parė tė mbiemrit tė saj Chanel dhe, C ja e dytė, atė tė emrit - Coco. Lindur nė Francė mė 1883, Jeanne Gabrielle Chanel, nė moshėn 12 vjeē u shtrėngua tė hyjė nė jetimoren e qytetit Brive e, ishte aty, ku do tė qėndronte gjersa mbushi 19 vjeē. Mė pas, ajo do tė fliste shpesh pėr jetimoren nė fjalė, jo vetėm si njė vend ku mėsoi se ē'do tė thoshte vetmi, por po ashtu sepse ishte aty qė pėrftoi forcėn e imagjinatės dhe tė vullnetit nė punė. Ishte vetėm 20 vjeē, kur ajo hyri nė punė nė njė dyqan ku bėheshin kapele pėr gra e, ishte pikėrisht aty qė ajo nisi tė krijojė plot pasion modelet e saj tė para. E, pėrveē kėsaj Gabriele kishte edhe njė pasion tjetėr : kėngėn. Kėndonte, si zė i dorės sė dytė, nė njė kafe koncertesh pėr ushtarakėt e garnizonit nė qytet. E, njė ndėr kėngėt qė i dha famė ishte ajo me titull: Kush e ka parė Kokonė nė Trokadero ( Qui a vu Coco dans le Trocadéro) - kėngė e cila fliste pėr aventurat e njė femre, e cila kishte humbur qenin e saj nė rrugė. Dhe, shikuesit, sa herė qė ajo dilte nė skenė, thėrrisnin nė kor : Co - Co ! Co - Co ! Ishin pikėrisht, kėto dy rrokje qė i mbeten pastaj si nofkė, duke zėvendėsuar kėshtu, vetė emrin e saj tė vėrtetė Gabriele.
... Prej kohėsh, Coco mbante njė ide fikse nė kokė e cila, shpejt, ju kthye nė njė obsesion tė vėrtetė ! Nuk donte kurrė qė tė varej e as t'i detyrohej askujt ! Profesioni si kėngėtare ? As mund tė behej fjalė pėr tė! Ajo nuk i sillte aspak atė lloj pavarėsie qė donte dhe, ajo, vendosi tė bėnte njė zgjedhje tjetėr: Tė bėhej modeliste ! Tė krijonte veshje pėr gra, tė vizatonte, tė qepte. Coco mendonte se moda e asaj kohe, ish shumė e ngarkuar dhe komplekse e, ajo do tė dėshironte tė bėnte diēka, pikėrisht ta thjeshtonte atė. Por qė tė punoje nė atė fushė, pra nė krijimin e modeleve pėr veshje, duhej tė instaloheshe patjetėr nė Paris. Por, Parisi, ishte tepėr i shtrenjtė e vrasės, me plot konkurrencė tė egėr ! E, ndėrkohė, rrugė tjetėr skish !
Fillimisht, Coco Chanel banoi te apartamenti i njė miku. Te Etienne Balsan, nė 160 boulevard Malesherbes. Duke kėrkuar qė tė ēante me ēdo kusht, Coco arriti tė bindė Lucienne Rabaté, njė modelist tė ri mjaft tė talentuar i cili punonte tek Lewis qė tė bashkoheshin e tė punonin si ortakė. Mė 1908, ajo u njoh me njė anglez tė quajtur Arthur Capel, me tė cilin jetoi edhe dashurinė mė tė madhe tė jetės. Dhe, ishte pikėrisht, Arthur Capel qė nė vjeshtėn e vitit 1910, i dha asaj njė kredi me anė tė sė cilės, ajo arriti tė merrte me qira njė apartament tė madh nė 21, rue Cambon. Pas njė viti Coco, ndjeu se ishte e domosdoshme qė tė hapte njė dyqan me emrin e saj. Pikėrisht, nė njė rrugė tė njohur tė Parisit, aty ku ndodheshin modelistet e krijuesit mė me emėr tė kryeqytetit francez. Dhe vendosi tė hapė dyqanin e saj, mes Rrugės Mbretėrore dhe asaj tė Operės. Nė tė djathtė tė portės, ajo vendosi njė pllakė me mbishkrimin e thjeshtė "Chanel modes".
Kėshtu, tė dy, bashkė me Etienne Balsan, filluan punėn si tė ēmendur e, pak nga pak, klientela nisi tė krijohej. Fillimisht ishin tė njohurat e saj, mikesha e shoqe, tė cilat vinin tek ajo pėr tė porositur kapele. E mė pas, vesh mė vesh, fjala morri dhenė e porositė nisėn tė shtohen aq shumė sa qė Coco, do t'i duhej tė merrte disa punėtore pėr t'i pėrballuar ato. Kureshtja dhe interesimi ndaj punės se modelistes sė re rritet me tej e, pėr tė behet fjalė edhe nė qarqe tė njohura tė Parisit. Dhe, ajo vazhdonte punėn me porosi tė tjera, tė cilat shtoheshin e shtoheshin, gjersa ajo merr si tė thuash shpėrblimin e parė tė famės. Gazeta e njohur MODA botoi njė artikull tė gjatė, ku ngrinte nė qiell talentin e modelistes se re Gabrielle Chanel. Shkrimi shoqėrohej edhe me njė seri fotografish me femra qė mbanin modelet e kapeleve tė saj. Por, megjithatė, do tė duheshin edhe 5 vjet tė tjera qė ajo tė dallohej nė mėnyrė tė padiskutueshme, nė rrethin e ngushtė tė modelisteve tė kryeqytetit francez.
KOKO BEHET MODHISTĖR
Gjatė verės sė vitit 1913, zonjusha Chanel dhe i dashuri i saj Arthur Capel, shkuan nė Deauville, qytet turistik nė zonėn e Calvados. Arthur, djalosh me sens tepėr tė hollė e tė ndieshėm prej krijuesi modelist, mendoi se kish ardhur momenti qė ata tė hidheshin nė sulm. Coco bleu njė boutique dhe nisi nga puna. Shpejt, arriti tė tėrheqė njė klientelė mjaft chic. Pėrveē kapelave, ajo vendosi nė vitrinėn e dyqanit edhe objekte e prodhime kozmetike, tė cilat ishin krijime tė saj si edhe rroba e veshje, tė cilat Coco i pat qepur pėr vete, vite mė parė. Por, metoda e saj krijuese ishte para se gjithash, eksperimentale. Ajo bėnte fustane e funde sipas fizikut tė saj, duke krijuar njė modė sipas nevojave tė saj specifike.
Coco, kish trup tė vockėl e krijoi fustane tė lehta, pak tė gjėra e tė lirshme, nė mėnyrė qė tė maskonte ato anė tė fizikut tė saj, tė cilat s'i pėlqente. Duke qenė kundėr stofrave tė renda, ajo preferonte copat e trikotuara. Tė buta e tė lehta, ato shkonin mjaft me stinėn e verės si edhe me qėndrimin shpenguar gjatė pushimeve. Coco mendonte se s'ishte normale qė gratė tė mos mbanin rrobe tė tilla tė pėrshtatshme, si pėr kohen lirė e po ashtu edhe gjatė argėtimeve. Ajo dėshironte ta ndryshonte mentalitetin nė fjalė e, pėr atė qellim, nisi tė ekspozonte nė boutique - ėn e saj modelet qė kish sajuar: fustane, funde, bluza, pallto tė lehta etj. Kėshtu, nga idetė, modelet dhe qepjet e kapelave, ajo kaloi nė qepjen e veshjeve, nė pėrgjithėsi.
Gjatė verės nė vijim, ajo shkoi pėrsėri nga Parisi nė Deauville. Por, nė gusht nisi lufta e I -rė botėrore e qyteti u boshatis. Megjithatė, miku i saj Arthur Capel e kėshilloi qė tė mos ta mbyllte boutique-ėn e saj, por tė priste e tė shihte se si do tė venin punėt. Ndėrkohė, pushtimi i njė pjese tė territorit francez, i shtrėngoi mjaft familje parisiene qė tė instalohen nė Deauville, pėr arsye se aty e ndjenin veten mė tė sigurtė se sa nė kryeqytet. Pjesa mė e madhe e tė ardhurve, ishin borgjezė e aristokratė, tė cilėt kishin aty edhe vilat e tyre pėr verim. Dhe, ishte pikėrisht nė atė kontekst ngjarjesh qė Coco Chanel, filloi tė bėjė famė e para tė madhe. Siē tregonte ajo vetė: Shume gra ishin tė detyruara qė jo vetėm tė jetonin, por edhe tė kalonin jetėn aty e, ato kishin nevojė qė jo vetėm tė bėnin flokėt, por edhe tė visheshin. Dhe Coco ishte aty, pikėrisht pėr atė gjė !
REVOLUCIONI KOKO
Coco Chanel, bėri njė revolucion tė vėrtetė nė mėnyrėn e veshjes, i cili nuk mjaftoi vetėm nė pėrzgjedhjen e materialeve ( trikotazhe leshi e xhersej ), por ju kundėrvu dhe modės sė epokės, pra veshjeve femėrore tė renduara nga ornamentet e shumta. Ajo mendonte se tek femra, ajo qė kish rendėsi tė veēantė, ishte silueta e saj e pėrgjithshme, e cila duhej te vinte ne dukje linjat e saj. Kish ardhur koha tė hiqej dorė prej teprimeve, pra ajo duhej qė tė zhvishej prej tyre. Pėr me tepėr, kish edhe diēka tjetėr qė e shtynte atė qė tė behej nismėtarja e lirisė fizike tė gruas, tė lėvizshmėrisė sė trupit tė saj.
Qysh nga nisja e luftės dhe shkuarjes nė front tė miliona burrave, gratė ishin tė shtrėnguara tė bėnin njė jete mė aktive e tu pėrshtateshin kushteve tė jetės, gjithmonė nė ndryshim. Dhe Coco pat idenė, vullnetin e talentin tė dinte t'i pėrshtatej asaj epoke tė re, tė krijonte veshje pėr njė grua tashmė nė evolucion kohor dhe shoqėror. Rrobat e lehta qė ajo krijoi, mungesa nė to e prerjes sipas masės, ishin nė pėrshtatje tė plotė me lirinė e trupit femėror. Unė i ktheva trupit tė femrės lirinė - do tė shprehej ajo - Ai trup jetonte nė rroba parade, nenė dantella, korsé, kėmisha e plot gjėra tė tjera tė panevojshme.
Mė 1926, Coco shpiku fustanin e thjeshtė e tė zi qė zuri vend shpejt nė tė gjithė gardėrobat e, ajo shkoi edhe mė tej duke i hequr asaj zymtėsinė e ngjyrės e duke e shoqėruar atė, me stoli te ndryshme plot fantazi. Ajo krijoi kėshtu njė seri modelesh, ku pėrziheshin forma te sofistikuara e njėkohėsisht tė thjeshta. Pas krizės sė vitit 1929, ajo krijoi rrobe edhe mė femėrore. Frymėzimi i saj merrte udhė edhe nga sugjerimet e miqve tė saj artistė, tė cilėt aso kohe, mendonin pėr njė veshje mė avangradiste. Coco, ndėrkohė krijoi mjaft edhe pėr boten e teatrit e kinemasė, duke dhėnė kontributin e saj nė pjesėt Treni blu (Le Train Bleu), 1924, Sonte ose kurrė (Tonight or Never), 1931, si edhe nė shumė filma tė Jean Renoir, tė tillė si Rregulla e Lojės ( La Rčgle du Jeu), 1939.
... Por, pėr shkak tė luftės sė II-tė botėrore, ajo e mbylli atelienė e saj tė modės e pėr shumė vite, nuk doli asnjė prodhim qė tė mbante emrin e saj. Ajo doli pėrsėri nė skenė mė 1954, ndėrkohė qė ishte 71 vjeē. Ishte, pikėrisht nė atė moshė qė ajo krijoi koleksionin e saj tė quajtur Chanel, nė tė cilin bėnte pjesė edhe i famshmi kostum (tailleur) femėror.
Influenca Chanel nė botėn e veshjeve, u bė aq e madhe sa qė ajo skish frikė se mos kopjohej. Ajo qe e para diseiner e cila kuptoi se riprodhimi i modeleve tė saj, nuk ishte veēse njė shans mė tepėr pėr tė, edhe pse s'i sillte asnjė pėrfitim financiar. Coco Chanel, jetonte qysh prej vitit 1934 nė Hōtel Ritz, nė Place Vendōme. Ky ishte hoteli - pallat, i cili do tė behej mė pas vendbanimi i pėrhershėm i saj, pėr mė se 30 vjet me radhė. Zonjusha Coco Chanel, vdiq po nė atė rezidencė, pikėrisht mė 11 janar 1971 nė moshėn 88 vjeē. Vdiq, duke lenė pas fjalėt e saj tė njohura: E shihni, mund tė vdesėsh edhe kėshtu si unė ! E, ajo vdiq duke lenė pas njė perandori tė tėrė. Ceremonia e varrimit u bė nė Kishėn La Madeleine e, pastaj, trupi u ēua nė Lausanne (Zvicėr) ku, sipas vullnetit tė saj tė fundit, ajo u varros.
PARFUMET SHANEL
... Por, le tė kthehemi pėrsėri mbrapa nė kohė. Chanel nuk pat krijuar vetėm modele, veshje e rroba por edhe parfume. Dhe, ja lista e parfumet qe ajo ka krijuar vetė:
1921: Chanel n°5
1922: Chanel n°22
1925: Gardénia
1926: Cuir de Russie et Bois des īles
1955: Pour Monsieur
1970: Chanel n°19
1974: Cristalle
1981: Antaeus
1984: Coco
1990: Égoļste et Égoļste Platinium
1996: Allure
... Ishte nė vitin 1921 qė Coco Chanel hodhi nė treg markėn e parfumit tė saj tė parė. Ai do tė quhej Chanel N°5 dhe do t'i besohej Ernest Beaux, krijues parfumesh pranė oborrit tė carėve tė Rusisė. Ernest Beaux do t'i paraqiste zonjushės Coco Chanel dy mostra tė ndryshme, ose mė mirė tė themi dy seri "kampionesh", tė cilėt mbanin numrat nga 1 deri 5 e nga 20 gjer nė 24. Coco Chanel zgjodhi "kampionin" N° 5. Kur, atė e pyetėn se si do ta quante atė lloj parfumi, ajo u pėrgjigj : "Unė do ta hedh atė nė treg mė 5 maj, pra nė muajin e pestė tė vitit e pėr mė tepėr kjo epruvete ka edhe numrin pesė. Atėherė le tė quhet parfumi N°5 e uroj qė ky emėr t"i sjellė atij shumė fat".
Pastaj, Coco, vizatoi formėn e shishes qė do tė mbante parfumin e saj tė ri e qė ishte mjaft i thjeshtė. Ajo u shpreh se ajo qė ish brenda saj, qe tepėr mė e rėndėsishme se shishja e vockėl ku do tė vendosej parfumi. ( Mė 1954, nė njė intervistė, njė gazetar pyeti Marilyn Monroe se ēfarė pėrdorte pėr tė bėrė gjumė tė qetė e tė mirė. Aktorja e njohur u pėrgjigj plot naivitet : Dy-tri pika Chanel 5 ). Dhe pse thėnė nė mėnyrė naive, ajo frazė u bė njė slogan i shquar publicitar pėr atė parfum. Dhe ēfarė shansi pėr Coco Chanel, pėr atė shprehje tė Marilyn e cila e bėri parfumin N°5 prodhimin mė tė shquar tė saj.
Coco Chanel ja besoi fabrikimin dhe shpėrndarjen e Chanel N°5, Pierre Wertheimer, aso kohe tregtar i njohur, pronar i "Société Bourjois". Pastaj, mes viteve '20 dhe '30, Coco Chanel hodhi ne qarkullim shume parfume te tjera te njohura, mes tė cilėve Chanel N° 22 mė 1922, "Cuir de Russie" mė 1924, "Gardenia" mė 1925, "Bois des iles" mė 1926. Chanel N°19 (Cuir de Russie) e mori emrin me rastin e pėrvjetorit tė lindjes sė Coco Chanel. Parfumi Chanel, nuk e ndėrpreu kurrė "karrierėn" e tij.
Mė 1974, Henri Robert krijoi parfumin "Cristalle". Mė pas, mė 1984, ishte Karl Lagerfeld, i cili morri pėrsipėr shpėrndarjen dhe menaxhimin e parfumit Chanel nėpėr botė. Pastaj, drejtimin e Chanel - Parfums e morri Jacques Polge, njė specialist i shquar ne parfumeri. Ai do tė prodhonte parfumin COCO, nė homazh tė Mademoiselle Chanel. Ndėrkohė, mė 1990 u hodh nė treg parfumi "Egoiste" e, nė vitin 2002 u krijua njė variant i ri parfumi i quajtur "Chance" i cili fillimisht u shpėrnda nė Shtetet e Bashkuara dhe Kanada e mė pas edhe nė Europe.
Me 1993 u paraqit njė tjetėr parfum : "Egoiste Platinum" i pasuar pastaj me 1996 nga parfumi "Allure". Pastaj do tė dalė, nė vitin 2002, parfumi i njohur nė mbarė botėn "Mademoiselle Coco". Sot, ėshtė familja Wertheimer e cila ka edhe pjesėn mė tė madhe nė shoqėrinė Chanel e cila, vetėm nė France ka tė punėsuar mbi 3 000 vetė. Pėrsa i preket publicitetit, shtėpia Chanel do tė pėrdorė pėr shumė kohė portretin e Catherine Deneuve, nė mėnyrė tė veēante pėr reklamėn e Chanel N°5 e, mė pas, artisten e shquar tė kinemasė franceze Carole Bouquet, e cila mishėron imazhin e francezes sė epokės sonė.
Krijoni Kontakt