Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Ēdo ditė luftė mes melaikeve dhe djallit



    Pėr ēdo natė kurdisi orėn
    Qė tė zgjohem nė mėngjes
    Me All-llahun tė takohem
    Ti kėrkoj falje e ndjesė

    Dhe mu atėherė lufta fillon
    Mes melaikeve edhe djallit
    Se kush do tė ngadhnjejė
    Tė fitojė titullin e fitimtarit

    Tek unė kėshtu dita fillon
    Nė kohė tė sabahut ora cingrron
    Unė nga shtrati ngrihem ngadalė
    Ndezi dritėn dhe abdest marr

    Por djalli afėr gati qėndron
    Dhe menjėherė shpejt vepron
    Thotė mos u ngut, gjumin vazhdo
    Se pėr sabahun ende ka kohė

    Unė sa dua qė tė shtrihem
    Melaiket menjėherė nė punė vihen
    Jo jo mė thonė mos u shtri
    Me ujė tė freskėt laj kėto sy

    Djallin e mallkuar dėshprimi e ka zėnė
    Hyn mė thotė nė banjo lai kėto dhėmbė
    Shfrytėzon mungesėn e melaikeve pėr pak
    Dhe mė thotė sa shumė tė qesin dhėmbėt gjak

    Unė nga meraku dal nė korridor
    Atėher melaiket e bėjnė djallin horė
    Dhe mua mė ofrohen nė vesh mė pėshpėrisin
    Fillo merr abdest , mos dėgjo iblisin

    Pasi marr abdestin nisem pėr nė xhami
    Prap vepron iblisi mė thotė falu nė shtėpi
    Koha ėshtė e keqe shi po bie shumė
    Fale thotė namazin dhe prap vazhdo me gjumė

    Melaiket e Allahut pėrgjigju mė thonė ezanit
    Ec shko nė xhami e lidhju imamit
    Fito sevapet e namazit me xhematė
    Dhe dil kėrko rriskun mos ubėn i ngratė

    Kur dal nga xhamia me plot energji
    Djallit tė mallkuar kėmba iu thy
    Melaiket e Allahut gjithnji triumfojnė
    Pėr besimtarin e sinqert duat i vazhdojnė.


    Adnan Ameti
    A known mistake is better than an unknown truth.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Shume e bukur kjo poezia e Burbuqes, qe titullohet "Robereshe e Krijuesit tim", me pelqeu jashtezakonisht shume. MashaAllah, urime........bravo......... selam

  3. #23
    luftėtare
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Selam Alejkum tė gjithėve
    shumė poezi tė bukura kam lexuar kėtu, Zoi ju shpėrbleftė
    po kyēem edhe unė me njė,


    QIELLI DHE SHPIRTI IM

    Njė ditė me tė madhe binte shi
    Trokiste fort nė xhamet e dritares sime
    Qielli ishte ngrysur e ish bėrė zi
    Me mjegulla tė turbullta e me plot gjėmime

    Disa kjo kohė i mundon
    U shkakton brengė dhe shqetėsim
    Por mua veē mė kujton
    Sa ngjan me qiellin nė ato ēaste shpirti im.

    Unė bėhem njė me qiellin mbi mua
    Ai derdh shi, unė ndjenja dhe lot,
    Ai duket i nxirė, i ngrysur e i fryrė
    Ashtu si shpirti im me mėkate plot.

    Me duar tė ngritura i drejtohem Zotit tim
    Si ēdo shpirt qė falje pret,
    O Zot mė lehtėso edhe mua si qielli qė lehtėsohet nga shiu
    Se edhe shpirti im gati sa s’pėlcet.

    Ma bėj mua shpirtin si qielli pas shiut,
    Tė ngrohtė, tė gjerė e tė lehtė si fletė
    Qė njė ditė, kur tė fluturojė nė gjerėsinė pafund
    T’i thonė krejt banorėt e tij:
    Mirė se vjen o shpirt i mirė, mirė se vjen...

  4. #24
    luftėtare
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Do tė doja ta di…


    Do tė doja tė mos harroj
    Se njė ditė s’do tė jem mė,
    Vazhdimisht ta kujtoj
    Se kjo botė nuk ėshtė asgjė.

    Njė ditė do jem edhe njė varr plus,
    ApO njė kujtim i zbehur nė zemrėn e dikujt,
    Do tė doja ta di unė dhe ta dini edhe ju
    Njė ditė s’do jemi sikur s’kemi qenė kurrė.
    .
    Po tė mė thotė dikush
    Se do tė vijė vdekja edhe pas teje njė ditė,
    Unė do tė pėrgjigjesha shumė sigurt:
    “e di, kjo do tė ndodhė padyshim.”

    E di?
    A thua vallė kėtė e di?
    I kthehem vetes sinqerisht,
    Ul kokėn e dėshpėruar nga e vėrteta
    Se unė e di, por e harroj njėkohėsisht,
    Apo mė mirė tė them
    E harroj vazhdimisht...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e shkodranja.1
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    209

    C'mendon kur sheh tek un?

    C'mendon kur sheh tek une?
    Dike te lire apo dike nen dhune?
    Shume njerez me sy te zgurdulluar
    habiten kur sme shohin me floke leshuar
    Disa mendojne se jam e shternguar e pa fat
    Disa me shohin si te cunguar e te paedukate
    Ata jane te lumtur qe nuk jane me ferexhe
    Sepse shijojne "lirine" e pafre
    Per mua liri nuk eshte fjala qe ata shqiptojne
    Duke pershkruar grate llafazane qe me to abozojne
    Ata mendojne se une nuk kam opinione,mendime
    Por besojne se mbi mua merren vendime
    Nen hijen e droges ata me shikojne
    Dhe mua lotet nga syte me pikojne
    Jo sepse ndihem e perqeshur,e ngrate
    Porse njerezit injorojne Zotin Famelarte
    Ne diten e gjykimit do te ndjehen te turperuar
    Sepse kan ndjekur epshin e shfrenuar
    Ndoshta djemt nuk mendojne se jam peri
    Por un posedoj te brendhmen bukuri
    Sepse nuk lejoj veten te jem marionete
    Qe djemte te bejne me mua ate qe duan vete
    Njerezit e vertete mendimet peshojne
    Ndersa njerezit e pavlere nga pas te veshtrojne
    Ndersa te tjere qetesia dhe lumturia ime i grishin
    Thelle ne mendjet e tyre si mua deshirojne te ishin
    Ne kemi fuqin te ndjekim te drejten
    Edhe sikur do te na duhet te luftojme gjth jeten
    Dhe kur njerezit tju pyesin c'eshte per ju shamia
    Thjeshte pergjigjuni
    Eshte per ne "shpetimi dhe lumturia"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Poezi per Pejgamberin a.s

    Poezi per Pejgamberin a.s

    Jetim ti linde dhe i tille u rrite edukove njerez, megjithese shkrim nuk dite.

    Tek ti merrnin mesime Qe kur ishe i ri, Tek ti linin thesaret Se kishe besnikeri.

    Kur arrite te dyzetat Dihet mire se cfare ndodhi Allahu i madheruar Pejgamber ty te zgjodhi

    Te ofruan ty pushetet Por kete e refuzove Te premtuan pasuri perseri ti se pranove.

    Me pas shume u torturove Nga vendlindja u largove Por edhe atje ku shkove Thirrjen tende se harrove.

    Ne Medine u vendose Nje xhami atje ndertove Thirre njerezit ne besim Edhe kurre nuk u dorezove

    Kurre nuk the se u lodha Gjithmone njerezit keshillove Ne Islam i vellazerove. Rrugen e drejte ju mesove

    Bere njerezit qe te njohin Allahun e Madheruar I bere ata qe te kuptonin Qellimin pse jane krijuar.

    I tregove mbare botes Se nje i bardhe dhe nje i zi Nuk kane asnje ndryshim Perveq se ne devotshmeri.

    Nuk ndertove grada?ela As organe te pajtimit Por ndertove per te tere Ndertesen e bukur te besimit.

    Kjo keshtjelle qe ti ndertove Sprishet prej shiut as prej dimrit Ajo do te jete ne kembe Deri ne diten e gjykimit.

    Keshtjella qe ti ndertove Nuk eshte prone e padishahut Por ne te do te valevitet Flamuri i njehsimit te Allahut."

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Jam dėshmitar!

    JAM DĖSHMITAR!

    Unė jam biri i Ademit qė vij nė tokė me amanetin qė s’e mbanė as toka.
    Dallohem nga katėrkėmbėshi, prandaj kam duar qė i ngris drejt qiellit,
    Por, nuk i lutem qiellit, sepse atė qė bartė gjoksi im, nuk e bartin shtatė qiejt.
    Nuk kėnaqem pse e shėtis bjeshkėn pėllėmbė pėr pėllėmbė,

    Sepse mė shumė mė joshė miniera qė gjendet nė bjeshkė.
    Nuk mė duhet tė arrij nė Hėnė, nėse nuk arrij nė zemrėn time.
    Nuk dua t’i gėzohem fatit as t’i pikėllohem fatkeqėsisė,
    Sepse tė dyja janė tė pėrkohshme dhe pėrfundojnė te i Pafundmi.

    Jam lėnduar pėr ta kuptuar se dhimbja ėshtė pėr tė gjallėt.
    Jam sėmurė pėr ta kuptuar se ilaēi nuk ka vlerė pa sėmundjen.
    Kam qarė pėr ta kuptuar se loti qė del nuk I kthehet kurrė mė syrit.
    Kam buzqeshur pėr ta kuptuar se shtazėve u mungon buzėqeshja.
    Kam folur pėr ta kuptuar se heshtja nuk ka kuptim pa fjalėt.
    Kam pyetur pėr ta kuptuar se nuk ka pyetje tė paarsyeshme, vetėm pėrgjigjet janė tė tilla.
    Prandaj, i kam dėbuar ata qė me pėrgjigjet e tyre m’i ndreqin vetullat e m’i vrasin sytė.
    Nė kėtė zemėr nuk ka vend pėr urrejtje ndaj tė paditurve, por ndaj paditurisė.
    Sepse, unė jam biri i Ademit qė mė janė mėsuar tė gjithė emrat.

    Shpirti im ka ēmimin e tė gjitha pėruljeve tė engjėjve.
    Ulja e ēmimit pėr shpirtin tim kushton mė shtrenjtė se toka dhe qiejt.
    Sepse toka dhe qiejt u krijuan pėr mua.
    Toka nuk hidhėrohet nėse njerėzit nuk mbjellin,
    por nėse nuk mbjellin, njerėzit do tė vdesin nga uria.
    Qielli nuk hidhėrohet nėse njerėzit nuk freskohen me ujin e zbritur,
    Por nėse nuk freskohen, njerėzit do tė digjen nga etja.
    Unė jam biri i Ademit qė nuk e krijova as urinė e as ushqimin, as ujin e as etjen,
    por jam dėshmitar i tė gjithave.

    Prandaj, jetoj pėr tė dėshmuar se gjithēka nuk ėshtė E vėrteta por E Vėrteta ėshtė Gjithēka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uvejsa : 27-12-2009 mė 13:08

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    ...U NDA HANA!

    Njė njeri vdes, shumė tė tjerė qajnė! Pse?! Jo pse vdiq, por pse u ndanė. Vdekja nuk do tė kishte dhimbje sikur tė mos ishte ndarja. E ēfarė ndarje mund tė jetė ajo qė njėkohėsisht ėshtė edhe takim?!

    Ata qė ecėn nė Rrugėn e tė Dashurit tė tyre, thanė se dashuria nuk shtohet me takimin, as nuk pakėsohet me ndarjen. Ata u ndanė pėr tė qenė tė bashkuar. Ata u vetmuan pėr tė mos e ndier vetminė. A ka njeri mė tė vetmuar se Ibrahimi i hedhur nė flakėt e zjarrit? A ka njeri mė tė vetmuar se Haxherja me Ismailin e vogėl nė mes tė shkretinės?

    A ka njeri mė tė vetmuar se Jusufi nė fund tė pusit? A ka njeri mė tė vetmuar se Musai i vogėl nė mes tė detit tė madh? A ka njeri mė tė vetmuar se Junusi nė gojėn e peshkut? A ka, mė thuaj, a ka njeri mė tė vetmuar se Merjemja e kapluar nga dhimbjet nėn trungun e thatė tė hurmės, duke pritur ardhjen e Isait?
    Nė qiellin e dynjasė nuk ka mė shumė se njė hanė. Ajo hanė u nda nė dy pjesė pėr njeriun mė tė vetmuar mes tokės dhe qiejve. Ai ėshtė mė i vetmuar se tė gjitha zemrat nė dynja, por kurrė vetminė nuk e ka ndier. S’ka as nanė, as babė! Ėshtė rritur pa pėrqafimin e tyre por vetė ėshtė mė i afėrt se pėrqafimi. Aty ku rri ai, s’ka dritė se ai ėshtė vetė Kandili Ndriēues. Nuk lexon libra se ai ėshtė vetė Libri i Gjallė i Jetės. Nuk zbulon fshehtėsitė e jetės se ai ėshtė vetė Roja e Fshehtėsive. Ai qė mėsohet njėherė me praninė e tij, nė mungesė tė tij, fjalėt i vdesin nė buzė e dynjaja i ngushtohet. Njė trung hurme njėherė pėrjetoi afėrsinė e tij dhe kur ai u largua, trungu lotoi. Po t’mos i afrohej pėrsėri, dynjaja do tė notonte nė lotė. Trungu qau, por jo edhe zemrat e vdekura nė trupat e gjallė. Zemrat qė nuk qajnė pėr ndarjen nuk mallėngjehen as pėr takimin.

    Zemrat e gjalla atė e duan edhe pa e parė. Ai ėshtė udhėtari i Hixhretit qė braktis vendlindjen e tij sepse gjaku nuk guxon tė pikojė aty ku buron uji i Zemzemit. Ai ėshtė luftėtari qė lufton kundėr luftės. Ai ėshtė udhėtari i Israsė qė niset nga toka. Ai ėshtė udhėtari i Miraxhit qė kthehet nga qiejt. Duke pėshpėritur fjalėt e tij, lutėsi bėhet lutje. Fjalėt e tij nuk janė nga kjo botė, por bota ėshtė krijuar pėr fjalėt e tij. Nė gjoksin e tij ėshtė shkruar fillimi dhe fundi sepse ai ėshtė udhėtari i Pafundėsisė. Ai i mbyllė sytė po zemra e tij nuk fle. Ai ėshtė Muhamedi nė shpellėn Hira. Nėse nuk e do errėsirėn, futu nė shpellėn e tij. Sa mė shumė tė vetmohesh nė shpellėn e tij, aq mė pak do ta ndjesh vetminė. Sa mė shumė tė hysh nė thellėsinė e shpellės sė tij, aq mė shumė do tė gjesh dritė. E kur zemra e gjen dritėn, e ndjen se errėsira ka qenė ekzistencė e rreme. Epo, si do tė ekzistonte errėsira sikur tė mos tė mos ishte Drita dhe si do ta gjenim Dritėn po tė mos ishte errėsira?!...
    Futu nė shpellėn e Muhamedit dhe lexo! Ēfarė tė lexosh? Lexoje veten! Lexoje mishin, gjakun dhe fymėmarrjen tėnde! Lexoje ujin e lumit qė derdhet nė det por nuk ia ndėrron shijen ujit tė detit. Atėherė, e kupton pse deti nuk e kthen mbrapsht asnjė lumė.
    Shpella nuk vjen tek ti, por ti shko tek ajo sepse ty tė ze shpella, e jo e kundėrta. Futu nė Hirėn e Muhamedit qė ta ndjesh se vdekja nuk ėshtė vetėm ndarje por edhe takim, qė vetmimi nuk ėshtė veē vetmi por edhe shoqėrim, qė fundi nuk ėshtė vetėm fund por edhe fillim.



    E kaluara ėshtė veē kujtesė, e ardhmja ėshtė veē pritje! E e tashmja? E tashmja ėshtė koha kur duhet tė vdesėsh para se tė vdesėsh. Kohėn nuk mund ta ndalėsh, por mund tė mos e humbasėsh! Futu nė shpellėn e tij, para se dielli tė ketė lindur nė perėndim! Hana u nda nė tė kaluarėn dhe kjo ėshtė veē kujtesė, dielli nė tė ardhmen do tė lindet nė perėndim, dhe kjo ėshtė veē pritje. E tash, hyr nė Hirėn e Muhamedit tonė, qė e kaluara dhe e ardhmja tė bėhen e tashmja jonė! Mirupafshim “Atė Ditė, kur Ne e palosim qiellin, sikur palosja e fletėve nė libėr. Ashtu siē e filluam krijimin e parė, do ta pėrsėrisim atė...” (Kuran 21/104).

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Bukur..........

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Ti, ata dhe Allahu



    Nėse je i dashur, njerėzit mund t’ju akuzojnė si egoist.
    Bėhu i dashur, sidoqoftė!

    Njerėzit janė shpesh tė paarsyeshėm, tė palogjikshėm dhe egocentrikė.
    Fali ata, sidoqoftė!

    Nėse je i suksesshėm, do t’i gjesh disa shokė jobesnikė dhe disa armiq tė vėrtetė.
    Arrij suksese, sidoqoftė!

    Nėse je i ndershėm dhe i sinqertė, njerėzit mund t’ju mashtrojnė.
    Bėhu i ndershėm dhe i sinqertė, sidoqoftė!

    Atė qė e ndėrton me vite, dikush mund ta shkatėrrojė brenda natės.
    Ndėrto, sidoqoftė!

    Nėse gjen paqe dhe lumturi, ata mund tė bėhen xhelozė.
    Bėhu i lumtur, sidoqoftė!

    Tė mirėn qė e bėn sot, njerėzit shpesh do ta harrojnė nesėr.
    Bėj tė mira, sidoqoftė!

    Jepi botės mė tė mirėn qė ke, edhe nėse kurrė nuk ėshtė mjaft.
    Jepi botės mė tė mirėn qė ke, sidoqoftė!

    Nė analizat pėrfundimtare ti e kupton se e tėra ėshtė mes teje dhe Allahut. Kurrė nuk ka qenė mes teje dhe atyre. S’ka rėndėsi nėse rezultati nuk ėshtė siē e keni pritur ose siē keni dėshiruar, sepse Allahu do ta sheh, gjykojė dhe shpėrblejė, inshaAllah! Ne ndihmojmė, japim, duam, kujdesemi, ndajmė, falim, etj., pėr hir tė Allahut. Qėllimet tona duhet gjithmonė tė jenė pėr hir tė Allahut dhe kėnaqėsisė sė Tij. InshaAllah!


    ... Pastaj, ēfarėdo qė bėjnė ose thonė ata nuk do t’ju pėrulė, inshaAllah, sepse ka qenė pėr Allahun sidoqoftė...

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kėrkoj shkrime nė anglisht tė Lion Feihtvanger
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18
  5. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •