Me metodė misterioze
Shkroi: Arsim JONUZI
Tanimė ėshtė mė ndryshe...! Bindja me dashuri trokiti pėr njė ēast nėpėr organe dhe pyeti pėr njė fund sa mė tė shpejtė tė mėnyrave tė sė kaluarės duke paraqitur njė mostėr mė tė rehatshme. Vetja tanimė e di se mendjehollėsia vėrtet po ekzistoka! Po cila mendjehollėsi? Ajo qė mė parė thuajse plotėsisht qe e ndryshkur nėn mbulesėn e mendimeve megalomane: Unė jam i kėtillė dhe njė tjetėr banon nė territorin e Brazilit, tė tjerė nuk ka!
Ėshtė, pra, njė dorė me plot margaritarė qė troket nė njė dhomė dhe aty gjen njė njeri duke qenė i ulur nė mes tė dhomės, i cili kishte derdhur shumė mund qė ta gjejė mu mesin e dhomės dhe aty tė qėndrojė... Ishte goja e artė qė e lėvizi prej vendi pa e prekur as edhe me gishtin e vogėl! U ēudit e tėrė dhoma nga ky akt! I tha vetėm njė fjalė: “Vallė, a s’ke turp?” dhe doli jashtė. Nė tė kthyer, i shqyer nga brengosja se nuk e takoi kur doli pėr ta thirrė, pa njė letėr qė ia kishte hedhur nga dritarja e murit tjetėr tė dhomės. Nė tė thuhej: “O i dashuri im! Ēėshtja e parė: Ka njerėz qė e masin veten me gramė, e ty tė ėshtė prishur edhe kategoria e kilogramit! E dyta: tė menēurit e kanė shkas ardhmėrinė pėr tė vepruar mirė e ti e ke shkak tė tashmen pėr tė bėrė ndonjė vockėlinė qė, sipas mendimit tėnd, ėshtė kolosale! Ēėshtja e fundit: Dituria dhe puna duhet tė tė ēojnė kah futja nė ombrellėn e shpėtimit, e jo kah perfeksionimi nė gjėra qė, nėser, nė Ditėn kur shumė flokė do tė shkulen, ti vetė do t’i shkulėsh flokėt tua me pendim pėr ato gjėra!”.
Pėr njė ēast, madje edhe gishtat kėrkonin leje pėr tė lėvizur nga frika se mos po “thyhen”... Nė atė ēast, edhe tavani i dhomės ishte puthur me dyshemenė, por s’kishte lidhje mė; copėzat largoheshin me buzėqeshje! Buzėqeshja veē e kishte marrė rolin e timonit nė rrugėtimet e dyrrotėshit... Ishte ajo buzėqeshje qė gjeneronte elan pėr tė pasur vetėbesim mė tė thellė, pėr tė qenė mė mendjehollė dhe pėr tė qenė mė elastik nė vetėdijėsimin e vetvetes. Mirėpo, ishte njė gjė nė tė cilėn u tregua jo e aftė sa duhet...sektori i vazhdimėsisė!!!
Postuar nga alb-muslimstudents
Krijoni Kontakt