Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Une mendoj se korrektimi kombetar duhet te behet patjeter pasi vota duhet te shkoje atje ku ka dashur ta coje qytetari. Por, kurresesi nuk duhet ulur pragu. Mendoj qe pragu per te hyre ne palament duhet te jete patjeter minumimi 4% per partite qe konkurrojne me vete dhe 6% per koalicionet. Parlamenti nuk duhet kthyer kurresesi ne nje teater ku mund te mare pjese lloj lloj sharlatani. Duhet te kete perfaqesim dinjitoz dhe nga njerez me integritet. Po ashtu duhet rregulluar edhe menyra e hartimit te listave. Besoj se ato nuk duhet te jene te mbyllura dhe ne dore vetem te kryetarit te partise. Duhet te kete konsulta dhe te degjohet mendimi i forumeve. Vetem pas debateve dhe perplasjes se mendimeve do te ishte e mundur qe te zgjidheshin kandidatet me te mire.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #22
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nuk jam ne gjendje ta kuptoje kete, cfare e lidhe Ballin Kombetar me partit socialiste me rama,ngjela e taulant balla!
    Ata qe thirren ne emen dhe ideale te Ballit Komtar,per interesa tyne etje per pushtet e manovrime tjera percamese bejne marreveshje me komunista,Nuk jan Ballist dhe nuk i permbahen dekalogut Mithat Frasherit. Mire ua bene rama dhe komunistat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 24-04-2012 mė 17:49
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #23
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Edi Rama, ballistėt dhe pulat
    Nga : Redi GJUZI


    Dėshtimi i njė pakti formal mes partive tė vogla dhe PD-PS u eklipsua disi nga debati i zjarrtė mes Edi Ramės dhe pėrfaqėsuesve tė Partisė sė Ballit Kombėtar. Kryetari i socialistėve, nė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur ndėrprerjeve tė vazhdueshme qė iu bėnė pa tė drejtė gjatė ligjėratės sė tij, gjeti njė batutė partizane pėr tė atakuar pėrfaqėsuesit e paduruar tė Ballit Kombėtar. “Unė nuk ndėrpreva njeri. Zakonisht ju hanit pula…”. Atakimi i Ballit Kombėtar me kėtė fjali ėshtė marrė borxh nga propaganda kulturore qė pushteti komunist u pėrpoq tė impononte gjatė viteve tė diktaturės. Ballistėt qė hanė pula janė skena tė zakonshme, tė mbushura me batuta humoristike, pothuajse nė tė gjithė filmat e viteve 1970-1990. Pėrgjithėsisht, ballistėt paraqiteshin nė pjesė kryesore tė filmit si tradhtarė, si njerėz me pushtet, por grykės tė paparė, tė cilėt pavarėsisht luftės, kishin preokupim kryesor mė shumė tė mbushnin barkun me pulat e fshatarėve tė varfėr, sesa tė dilnin malit e tė luftonin. Edhe nė rast se dilnin, ata kapeshin rob ose vriteshin nga partizani trim. Pėrgjithėsisht ballistėt ishin pėrkrahės tė beut apo pėrkrahės tė ndonjė tregtari dhe, si tė tillė, ata vriteshin edhe nga ndonjė fshatar kėpucėgrisur e i varfėr qė nuk duronte dot dhunė. Do tė ishte e kotė analiza e tė gjitha skenave tė filmave apo edhe e tė vėrtetės sė historisė sė Ballit Kombėtar. Dihet botėrisht se preokupimi i regjisorėve dhe skenaristėve, shumė tė talentuar tė asaj kohe, ishte demaskimi i Ballit Kombėtar, legalitetit dhe atyre qė i pėrkrahnin. Kjo si pjesė e njė lufte tė hapur klasash qė duhet ta bindte popullit edhe nė spektrin e argėtimit, se ballistėt, legalistėt, pasanikėt e tregtarėt ishin njėsoj dhe se e vetmja zgjidhje e mirė ishin komunistėt. Ishte kjo arsyeja qė i nxiste skenaristėt e regjisorėt qė ta shikonin nė kėtė spektėr luftėn, partitė politike, opozitare tė komunistėve. Nė krahun tjetėr tė filmave ishin komunistėt dhe partizanėt. Pėrgjithėsisht fshatarė tė varfėr dhe ndonjė intelektual, i rrallė, qė i drejtonte fshatarėt. Partizanėt ishin nga baza e popullit dhe meqenėse propaganda kishte vendosur qė shumica e popullit nė kohėn e luftės ishte e varfėr nė beter, atėherė edhe partizanėt ishin pėrfaqėsues tė beterit tė shoqėrisė. Pavarėsisht se pėr ēfarė po punonin dhe kujt i shėrbenin, ata regjisorė e skenaristė kanė bėrė punė tė mirė. Na i kanė treguar tė dyja palėt njėsoj nė ekstremitetet qė donte partia, ballistėt duke ngrėnė pula e partizanėt fshatarė tė varfėr dhe punėtorė me mėditje.Problemi i filmave tė propagandės komuniste erdhi pas viteve 1990, ku u pa se kėta ballistėt, legalistėt dhe pasanikėt e tregtarėt nuk ishin ashtu siē tregohej nė skenat e filmave. (Pėr partizanėt nuk ka akoma njė kundėrshtim tė propagandės). Shqiptarėt e kuptuan, ose mė saktė e thanė me zė tė lartė se komunistėt e kishin mjeruar Shqipėrinė pas lufte dhe kishin vrarė e prerė ballistė e legalistė pa tė drejtė dhe pa gjyq. Nė kėto kushte, e gjithė propaganda e filmave apo edhe pikturave tė Realizimit Socialist ra. U rrėzua turpshėm dhe dhimbshėm pėr ata qė u vranė gjyqeve partizane apo postpartizane dhe qė ndenjėn burgjeve me dekada.

    Marrja e djeshme e batutės sė pulave nga filmat komunistė dhe pėrdorja pėr tė etiketuar ballė pėr ballė pėrfaqėsuesit politikė tė Ballit Kombėtar, ėshtė mė shumė se njė lajthitje nė tension debati. Vetėkėnaqėsia dhe qeshja me tė madhe me batutėn nė njė sallė tė habitur me pėrfaqėsues politikė, tregon se Edi Rama ka tė njėjtėn pikėpamje pėr Ballin Kombėtar, njėsoj si tė skenarėve qė firmoseshin nga pėrfaqėsuesit e Partisė sė Punės. Sidoqoftė, nė partinė qė pėrfaqėson Rama ka me mijėra votues qė pranojnė akoma se ballistėt dhe zengjinėt e asaj kohe hanin pulat e fshatarit tė varfėr. Sot ėshtė zgjedhje e lirė ta besosh edhe kėtė tezė, nuk shkon tė burg. Nė partinė e Edi Ramės ka shembuj jetikė se si demaskimi i ballistėve dhe zengjinėve qė hanin pulat e fshatarėve i ka rritur nė karrierė kėta tė fundit. Ka me dhjetėra shembuj tė gjallė se si partizani kėpucėgrisur, pasi ka varur a internuar ballistin qė ha pula, jo vetėm nuk ėshtė dėnuar, por ėshtė graduar dhe ngritur nė hierarki aq lart, sa edhe sot pėrfaqėson popullin. Po tė mos vriteshin ballistėt e legalistėt, po tė kishte Shqipėria njė sistem tjetėr pas lufte, sigurisht qė ai dhe opozitarėt e tij do tė ishin shumė larg nga pozicioni qė kanė sot. Nė atė kohė nuk kishte mundėsi zgjedhjeje tė kinematografisė apo artit, detyrimisht duhet tė shikoje filma me ballistė qė hanin pula. Kishte nga ata qė i qante zemra kur i shikonin, kishte nga ata qė e shijonin dhe pasqyroheshin nė ato skena. Sot ka mundėsi zgjedhjeje, dhe zgjedhja e Shqiptarėve ėshtė bėrė. Sot ėshtė turp t’u kujtosh pėrfaqėsuesve tė Ballit Kombėtar skenat e filmave komunistė kur kėta tė fundit i kanė vrarė dhe burgosur duke u pėrpjekur tė justifikohen pikėrisht nga ato skena.

    Edi Rama ka njė tė drejtė nė qeshjen dhe talljen e tij cinike. Ndoshta pėrfaqėsuesit e sotėm tė Ballit Kombėtar janė vėrtet nė nivele qesharake dhe nuk i ngjanė aspak Mit’hat Frashėrit dhe atdhetarėve tė tjerė si ai. Por njė gjė ėshtė e sigurt, Balli Kombėtar, PD, partitė e tjera, dhe vetė PS, do tė pėrfaqėsoheshin shumė mė mirė sot e gjithė ditėn po tė mos ekzistonin komunistėt dhe filmat e tyre. Produktet dhe pėrfaqėsimi politik sot ėshtė pjellė e atyre pulave tė filmave. Kush ka dashur ėshtė distancuar dhe ka pasur 20 vite kohė ta bėjė kėtė pa u kėrcėnuar me vrasje a burgim.

    Lajmi Shqip
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #24
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Reforma zgjedhore, nuk ka konsensus pėr numėrimin



    TIRANĖ- Komisioni pėr Reformėn Zgjedhore nuk arriti tė bjerė dakort pėr rolin e dy pėrfaqėsuesve tė forcave kryesore politike nė procesin e numėrimit tė votave. Nė draftin e hartuar nga PD dhe PS pėrcaktohet qė pėrfaqėsuesit e tyre do tė jenė ata qė do tė mbikqyrin procesin dhe jo partitė e vogla.

    Ndėrkohė, deputeti Vangjel Tavo ka kėrkuar qė LSI, tė ketė pėrfaqėsuesin e saj nė procesin e numėrimit tė votave.

    “Nė fakt e kontestova unė dhe ėshtė lėnė qė tė merren pėrsėri ekspertėt me kėtė cėshtje dhe tė na sjellin njė draft tė ri pėr ta diskutuar ditėn e premte paradite. Sot u mblodhėm dhe u vendos qė tė mos merret asnjė vendim”, deklaroi Vangjel Tavo.

    Nė draftin e hartuar nga ekspertėt e PD dhe PS pėrjashtohet mundėsia e hapjes sė kutive tė materialeve zgjedhore gjatė procesit tė numėrimit tė votave. Hapja e kėtyre kutive do tė bėhet vetėm nė rastet kur mungon procesverbali origjinal i mbylljes sė qendrės sė votimit, dhe kur ai nuk gjendet nė kutinė e qėndrės sė votimit.

    (el.me/news24/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #25
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    LSI-se i shkon per shtat ky sistem zgjedhor dhe te na i kurseje keto qurravitjet lart e poshte neper media..

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Reforma Zgjedhore, zbardhet pakti: PD merr kreun e KQZ, PS fiton hapjen e kutive

    PD e PS arrijnė marrėveshjen pėr reformėn zgjedhore, kreu i KQZ zgjidhet nga 4 kandidatė tė PD. Kutitė do hapen pa votim.

    Konkurs nga Komisioni i Ligjeve, votohet me 71 vota.

    Partia Demokratike pritet ta drejtojė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve edhe nė zgjedhjet e vitit 2013. Komisioni i Reformės Zgjedhore pėrfundoi dje paketėn e amendamenteve tė Kodit Zgjedhor, ku pika mė e rėndėsishme qė i mbante larg palėt nga njėra-tjetra ishte ajo e pėrbėrjes sė institucionit qė do tė organizojė zgjedhjet. Komunikimet e vazhdueshme tė ekspertėve tė tė dyja palėve deri nė orėn 02:00 tė ditės sė mėrkurė kanė dhėnė frytet e tyre, gjė qė bėri qė mbledhja e djeshme tė ishte vetėm njė formalitet sa i takon miratimit tė amendamenteve.

    Kryetari i KQZ
    Ekspertėt kanė parashikuar dy variante pėr zgjedhjen e kryetarit tė KQZ-sė. Ēdo qytetar mbi 35 vjeē dhe qė ka tė paktėn 10 vjet pėrvojė pune nė fushėn e drejtėsisė, administratėn publike dhe administrimin e zgjedhjeve, mund tė depozitojė nė Komisionin e Ligjeve kėrkesėn pėr tė kandiduar pėr kryetar. Nė fillim tė shtatorit pritet qė Ligjet tė hapin procedurat e shqyrtimit tė kandidaturave. Varianti i parė ėshtė qė Komisioni i Ligjeve me 25 anėtarė tė zgjedhė nė mėnyrė konsensuale (tė paktėn 17 anėtarė) dy kandidatė, tė cilėt i dėrgohen seancės ku do tė votohet njėri prej tyre. Varianti i dytė ėshtė ai sipas tė cilit, secili nga deputetėt e Komisionit pėrzgjedh katėr emra. Nėse shumicėn e cilėsuar (17 vota) nuk e kanė marrė tė paktėn dy kandidatė, Komisioni pėrzgjedh katėr emrat qė kanė marrė numrin mė tė madh tė votave. Sipas tė gjitha gjasave, katėr emrat qė do tė zgjedhė PD-ja do tė kenė 13 vota, ndėrsa katėr emrat qė do tė zgjedhė PS-ja do tė kenė 12 vota, aq sa ėshtė numri i deputetėve tė dy partive nė Parlament. “Nėse shumicėn e cilėsuar sipas germės ‘a’ nuk e gėzojnė sė paku dy kandidatė, Komisioni identifikon katėr kandidatėt qė kanė marrė mbėshtetjen mė tė madhe midis anėtarėve tė Komisionit pas zbatimit tė germės ‘a’”, thuhet nė germėn “b” tė nenit 15 tė Kodit Zgjedhor. Kjo dispozitė bėn qė nė Komision tė ngelen pėrfundimisht katėr emrat e zgjedhur nga PD-ja, nga tė cilėt PS-ja do tė heqė dy prej tyre. Nė fund, kryetari i ri i KQZ-sė zgjidhet me 71 vota. Nė nenin 13 tė Kodit thuhet se anėtarėt e KQZ-sė do tė kenė njė mandat 6-vjeēar me tė drejtė rizgjedhjeje, ndėrsa kryetari do ta ketė mandatin 4 vjet me tė drejtė rizgjedhjeje.

    Emėrimet Nė KZAZ
    Anėtarėt e KZAZ-ve qė do tė emėrohen nga KQZ nė rastet kur partitė nuk i ēojnė komisionerėt, do tė qėndrojnė nė detyrė deri nė momentin qė forcat politike do tė bėjnė propozimet. “Anėtarėt e emėruar kryesisht qėndrojnė nė detyrė deri nė emėrimin e anėtarėve tė propozuar nga partitė politike sipas kėtij neni. Zėvendėsimi duhet tė kryhet jo mė vonė se 30 ditė nga dita e zgjedhjeve. Nė rastin e zgjedhjeve tė parakohshme, zėvendėsimi kryhet jo mė vonė 5 ditė pėrpara zgjedhjeve. Procedurat pėr seleksionimin dhe trajnimin e personave qė mund tė emėrohen kryesisht pėrcaktohen nga KQZ me udhėzim tė veēantė”, thuhet nė Kod.

    Ripėrtėritja e KQZ-sė sė re
    “Me qėllim pėrtėritjen pjesore tė KQZ-sė, dy nga anėtarėt e zgjedhur sipas pikės 1 tė nenit 14 dhe nenit 181 tė kėtij Kodi e ushtrojnė mandatin e parė pėr 3 vjet me tė drejtė rizgjedhjeje. Njė anėtar, tė cilit i ndėrpritet mandati pėrpara kohe, pėrcaktohet me short mes tre anėtarėve tė propozuar nga shumica parlamentare dhe anėtari tjetėr mes tre anėtarėve tė propozuar nga opozita parlamentare, sipas pikės 1 tė nenit 14 tė kėtij Kodi. KQZ zhvillon hedhjen e shortit nė seancė publike jo mė vonė se 10 ditė nga mbledhja e parė”, thuhet nė Kodin e ndryshuar.

    Kodi Zgjedhor
    Neni 13

    Mandati dhe koha e punės e anėtarėve tė KQZ-sė
    1. Anėtari i KQZ-sė ka mandat 6-vjeēar me tė drejtė rizgjedhjeje. Kryetari i KQZ-zė ka mandat 4-vjeēar me tė drejtė rizgjedhjeje.

    Neni 15
    Zgjedhja e kryetarit tė KQZ-sė

    1. Anėtari i shtatė dhe njėkohėsisht kryetar i KQZ-sė, zgjidhet jo mė vonė se 10 ditė pasi tė ketė pėrfunduar procedura e zgjedhjes sė anėtarėve tė KQZ-sė, sipas nenit 14 tė kėtij Kodi.
    2. Jo mė vonė se 30 ditė nga afati i pėrcaktuar nė nenin 19 tė Kodit, Kuvendi Shqipėrisė publikon shpalljen pėr vendin vakant tė kryetarit tė KQZ-sė. Ēdo shtetas qė plotėson kushtet e nenit 12 tė kėtij Kodi mund tė paraqitet si kandidat pėr kryetar tė KQZ-sė. Kėrkesa paraqitet e shoqėruar me dokumentacionin pėrkatės qė provon pėrmbushjen e kritereve ligjore pėr anėtar tė KQZ-sė.
    3. Lista e kandidatėve i kalon komisionit tė Kuvendit qė mbulon ēėshtjet ligjore, pėr tė verifikuar pėrmbushjen e kritereve. Nė kėtė listė nuk mund tė pėrfshihen, ose nėse janė pėrfshirė pėrjashtohen, kandidatėt e propozuar sipas shkronjės “a” tė pikės 1 tė nenit 14 tė kėtij Kodi. Komisioni i shqyrton kandidaturat nė pėrputhje me Rregulloren e Kuvendit. Pas verifikimit tė kritereve zbatohet procedura si mė poshtė:
    a) Komisioni pėrzgjedh pėr t’iu paraqitur pėr votim Kuvendit dy kandidatėt qė gėzojnė mbėshtetjen mė tė madhe tė anėtarėve tė Komisionit, por jo mė pak se 2/3 e tė gjithė anėtarėve tė tij. Kur shumicėn e cilėsuar e gėzojnė mė shumė se dy kandidatė, nė votim paraqiten dy kandidatet qė gėzojnė mbėshtetjen mė tė madhe. Ēdo anėtar i Komisionit mund tė mbėshtesė deri nė katėr kandidatė;
    b) nėse shumicėn e cilėsuar sipas germės “a” nuk e gėzojnė sė paku dy kandidatė, Komisioni identifikon katėr kandidatėt qė kanė marrė mbėshtetjen mė tė madhe midis anėtarėve tė Komisionit pas zbatimit tė germės “a”;
    c) kur gjatė zbatimit tė germave “a” dhe “b” dy apo mė shumė kandidatė gėzojnė tė njėjtėn mbėshtetje, pėrzgjedhja e tyre bėhet me short;
    ē) pėrfaqėsuesit e pakicės parlamentare nė Komision pėrjashtojnė dy nga kandidatėt e pėrzgjedhur sipas germės “b”. Kandidatėt e mbetur i kalojnė Kuvendit pėr votim;
    d) Kryetar i KQZ-sė zgjidhet kandidati qė merr mė shumė se gjysmėn e votave tė deputetėve tė Kuvendit.


    PS fiton hapjen e kutive tė materialeve zgjedhore


    Socialistėt kanė garantuar me pėrcaktim ligjor transparencėn
    “Pranohet pa votim dhe debat kėrkesa e dy anėtarėve tė KQZ”


    Kodi i ri Zgjedhor duket se zgjidh pėrfundimisht debatin e vitit 2009 pėr hapjen e kutive tė materialeve zgjedhore me kėrkesė tė dy anė-tarėve tė KQZ-sė.
    Pėr socialistėt, njė pėrcaktim i tillė i shkruar nė nenin 136 tė kėtij Kodi, e detyron KQZ-nė qė sa herė dy anėtarė tė saj kėrkojnė provat qė gjenden brenda kutive tė materialeve zgjedhore, ta pranojė menjėherė kėtė kėrkesė pa debat dhe pa e hedhur nė votim. Tashmė, nė Kodin e ri, palėt e kanė tė sanksionuar kėtė ēėshtje, ndryshe nga Kodi aktual, kur KQZ u pėrfshi nė debate lidhur me “votat e cilėsuara” dhe “votat e kontestuara”. Shumica nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve hodhi poshtė kėrkesėn e dy anėtarėve tė saj pėr hapjen e kutive, duke bėrė interpretimin se ēfarė do tė quhet votė e cilėsuar dhe votė e kontestuar, duke mos e pranuar asnjėherė kėrkesėn e tyre. “Kėrkesa pėr marrjen e provave sipas germės ‘c’ tė pikės 1 tė kėtij neni, kur mbėshtetet nga dy anėtarė tė KQZ-sė dhe kur kėto prova administrohen vetėm nga KQZ, pranohet menjėherė pa iu nėnshtruar debatit apo votimit nė KQZ. KQZ ėshtė e detyruar tė procedojė menjėherė me marrjen dhe shqyrtimin e provave tė kėrkuara”, thuhen nė pikėn 3 tė nenit 136 tė Kodit tė ri Zgjedhor. Kjo pikė e nenit nė Kodin Zgjedhor i mbajti palėt pėr muaj larg miratimit tė ligjit tė ri zgjedhor, pasi Partia Socialiste, nė opozitė, kėrkonte njė element garancie qė do t’i kėnaqte kėrkesat e saj sa herė qė do tė kishte dyshime pėr parregullsi nė materialet zgjedhore. Por, rregullimi qė i ėshtė bėrė kėtij neni, nė frymėn e ligjit, nuk e bėn absolute kėrkesėn e dy anėtarėve tė KQZ, pasi nė tė pėrcaktohet se kur KQZ do tė pranojė kėrkesėn e dy anėtarėve tė saj. Kutitė e materialeve zgjedhore do tė hapen pėr “provat qė administron KQZ dhe qė nuk i kanė partitė”. Nė kutitė e materialeve zgjedhore, anėtarėt e KQZ-sė mund tė verifikojnė nė cilėsinė e provės listėn e zgjedhėsve, ku janė hedhur firmat e zgjedhėsve dhe janė shėnuar numrat e kartave tė identitetit, fletėt e papėrdorshme, libri i protokollit tė komisionit tė qendrės sė votimit e ku anėtarėt bėjnė vėrejtjet e tyre pėr ēdo moment tė procesit zgjedhor nė atė qendėr votimi.
    Por Kodi i ri i sapomiratuar nga Komisioni i posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, ka pėrcaktuar dhe hapėsira mė tė mėdha ankimimi nė KQZ nga subjektet politike sa herė dalin fakte dhe prova tė reja. “Kur gjatė hetimit administrativ kanė dalė fakte apo prova tė reja pėr tė cilat ankuesi nuk mund tė kishte dijeni pėrpara se tė paraqitej ankimi, objekti i ankimit mund tė shtohet apo ndryshohet pėrpara se KQZ t’i japė fund hetimit administrativ sipas pikės 2 tė kėtij neni. Kėrkesa mund tė pėrfshijė ndryshimin e tabelės sė rezultatit ose pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė QV tė caktuara. KQZ ėshtė e detyruar tė marrė nė shqyrtim pretendimin e ri dhe tė riēelė hetimin administrativ”, thuhet nė nenin 141 tė kėtij Kodi.

    Kodi: Asgjėsimi i materialeve, pas 6 muajsh
    Kodi i ri Zgjedhor ka bėrė njė riformulim edhe tė nenit qė pėrcakton se kur duhet tė depozitohet nė arkivat e shtetit materiali zgjedhor dhe kur asgjėsohen fletėt e votimit. “Gjashtė muaj pas shpalljes sė rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve, sipas kėtij Kodi, KQZ-ja hap tė gjitha kutitė e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalin e numrit tė fletėve tė votimit, dokumentacionin qė ndodhet nė kutitė e materialeve tė votimit dhe ia dėrgon ato Arkivit Qendror tė Shtetit nė mėnyrėn e caktuar prej tij. Tė gjitha fletėt e votimit asgjėsohen sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nga KQZ-sė”, thuhet nė Kodin e ri Zgjedhor.

    Korrektimi i sistemit zgjedhor
    Miratimi i Reformės Zgjedhore nė Komisionin e posaēėm, nuk solli njė rezultat pozitiv sa i takon korrektimit tė sistemit zgjedhor tė kėrkuar nga 24 parti parlamentare dhe joparlamentare, tė firmosur dhe nga kreu i PD-sė, Sali Berisha dhe kreu i PS, Edi Rama. Nė njė marrėveshje tė minutės sė fundit, palėt arritėn konsensus pėr ēėshtjet e nxehta si KQZ, transparenca e kutive dhe pėrdorimi elektronikės nė zgjedhje.

    Kodi i ri Zgjedhor duket se zgjidh pėrfundimisht debatin e vitit 2009 pėr hapjen e kutive tė materialeve zgjedhore me kėrkesė tė dy anė-tarėve tė KQZ-sė.
    Pėr socialistėt, njė pėrcaktim i tillė i shkruar nė nenin 136 tė kėtij Kodi, e detyron KQZ-nė qė sa herė dy anėtarė tė saj kėrkojnė provat qė gjenden brenda kutive tė materialeve zgjedhore, ta pranojė menjėherė kėtė kėrkesė pa debat dhe pa e hedhur nė votim. Tashmė, nė Kodin e ri, palėt e kanė tė sanksionuar kėtė ēėshtje, ndryshe nga Kodi aktual, kur KQZ u pėrfshi nė debate lidhur me “votat e cilėsuara” dhe “votat e kontestuara”. Shumica nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve hodhi poshtė kėrkesėn e dy anėtarėve tė saj pėr hapjen e kutive, duke bėrė interpretimin se ēfarė do tė quhet votė e cilėsuar dhe votė e kontestuar, duke mos e pranuar asnjėherė kėrkesėn e tyre. “Kėrkesa pėr marrjen e provave sipas germės ‘c’ tė pikės 1 tė kėtij neni, kur mbėshtetet nga dy anėtarė tė KQZ-sė dhe kur kėto prova administrohen vetėm nga KQZ, pranohet menjėherė pa iu nėnshtruar debatit apo votimit nė KQZ. KQZ ėshtė e detyruar tė procedojė menjėherė me marrjen dhe shqyrtimin e provave tė kėrkuara”, thuhen nė pikėn 3 tė nenit 136 tė Kodit tė ri Zgjedhor. Kjo pikė e nenit nė Kodin Zgjedhor i mbajti palėt pėr muaj larg miratimit tė ligjit tė ri zgjedhor, pasi Partia Socialiste, nė opozitė, kėrkonte njė element garancie qė do t’i kėnaqte kėrkesat e saj sa herė qė do tė kishte dyshime pėr parregullsi nė materialet zgjedhore. Por, rregullimi qė i ėshtė bėrė kėtij neni, nė frymėn e ligjit, nuk e bėn absolute kėrkesėn e dy anėtarėve tė KQZ, pasi nė tė pėrcaktohet se kur KQZ do tė pranojė kėrkesėn e dy anėtarėve tė saj. Kutitė e materialeve zgjedhore do tė hapen pėr “provat qė administron KQZ dhe qė nuk i kanė partitė”. Nė kutitė e materialeve zgjedhore, anėtarėt e KQZ-sė mund tė verifikojnė nė cilėsinė e provės listėn e zgjedhėsve, ku janė hedhur firmat e zgjedhėsve dhe janė shėnuar numrat e kartave tė identitetit, fletėt e papėrdorshme, libri i protokollit tė komisionit tė qendrės sė votimit e ku anėtarėt bėjnė vėrejtjet e tyre pėr ēdo moment tė procesit zgjedhor nė atė qendėr votimi.
    Por Kodi i ri i sapomiratuar nga Komisioni i posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, ka pėrcaktuar dhe hapėsira mė tė mėdha ankimimi nė KQZ nga subjektet politike sa herė dalin fakte dhe prova tė reja. “Kur gjatė hetimit administrativ kanė dalė fakte apo prova tė reja pėr tė cilat ankuesi nuk mund tė kishte dijeni pėrpara se tė paraqitej ankimi, objekti i ankimit mund tė shtohet apo ndryshohet pėrpara se KQZ t’i japė fund hetimit administrativ sipas pikės 2 tė kėtij neni. Kėrkesa mund tė pėrfshijė ndryshimin e tabelės sė rezultatit ose pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė QV tė caktuara. KQZ ėshtė e detyruar tė marrė nė shqyrtim pretendimin e ri dhe tė riēelė hetimin administrativ”, thuhet nė nenin 141 tė kėtij Kodi.

    Kodi: Asgjėsimi i materialeve, pas 6 muajsh

    Kodi i ri Zgjedhor ka bėrė njė riformulim edhe tė nenit qė pėrcakton se kur duhet tė depozitohet nė arkivat e shtetit materiali zgjedhor dhe kur asgjėsohen fletėt e votimit. “Gjashtė muaj pas shpalljes sė rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve, sipas kėtij Kodi, KQZ-ja hap tė gjitha kutitė e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalin e numrit tė fletėve tė votimit, dokumentacionin qė ndodhet nė kutitė e materialeve tė votimit dhe ia dėrgon ato Arkivit Qendror tė Shtetit nė mėnyrėn e caktuar prej tij. Tė gjitha fletėt e votimit asgjėsohen sipas mėnyrės sė pėrcaktuar nga KQZ-sė”, thuhet nė Kodin e ri Zgjedhor.

    Korrektimi i sistemit zgjedhor
    Miratimi i Reformės Zgjedhore nė Komisionin e posaēėm, nuk solli njė rezultat pozitiv sa i takon korrektimit tė sistemit zgjedhor tė kėrkuar nga 24 parti parlamentare dhe joparlamentare, tė firmosur dhe nga kreu i PD-sė, Sali Berisha dhe kreu i PS, Edi Rama. Nė njė marrėveshje tė minutės sė fundit, palėt arritėn konsensus pėr ēėshtjet e nxehta si KQZ, transparenca e kutive dhe pėrdorimi elektronikės nė zgjedhje.

    Neni 136
    Paraqitja e pretendimeve dhe kėrkimi i provave

    Si ishte formulimi
    3. Me kėrkesė tė dy anėtarėve tė saj, KQZ-ja ėshtė e detyruar tė marrė provat e kėrkuara nga dy anėtarėt qė kanė paraqitur kėrkesėn. Kėrkesa mund tė paraqitet me shkrim ose verbalisht nė seancėn publike tė shqyrtimit tė ankimit.

    Si bėhet
    3. Kėrkesa pėr marrjen e provave sipas germės “c” tė pikės 1 tė kėtij neni kur mbėshtetet nga dy anėtarė tė KQZ-sė dhe kur kėto prova administrohen vetėm nga KQZ, pranohet menjėherė pa iu nėnshtruar debatit apo votimit nė KQZ. KQZ ėshtė e detyruar tė procedojė menjėherė me marrjen dhe shqyrtimin e provave tė kėrkuara.

    Pėrkufizimi: Provė ėshtė mjeti ligjor qė shėrben pėr tė provuar ekzistencėn ose mosekzistencėn e faktit tė pretenduar nė shqyrtimin administrativ ose gjyqėsor dhe qė merret nė pėrputhje me kėtė Kod.


    Teknologjia nė zgjedhje do aplikohet nė dy qarqe
    Verifikim elektronik kartave nė Tiranė, numėrim elektronik nė Fier


    Me gjithė rekomandimin e OSBE/ODIHR-it qė teknologjia nė procesin e votimit tė aplikohet nė njė hapėsirė tė vogėl jo mė shumė se 10 pėr qind, maxhoranca ka bėrė njė tjetėr lėshim dhe ka pranuar shtrirjen e saj nė njė territor mė tė gjerė. Nė pikėn 1 tė nenit 179/2 thuhet se jo mė vonė se 30 ditė nga hyrja nė fuqi e Kodit Zgjedhor, pasi ta ketė dekretuar kreu i shtetit, KQZ duhet tė fillojė pėrgatitjen pėr ngritjen e sistemit elektronik tė verifikimit tė kartave tė zgjedhėsve (SEV) dhe sistemin elektronik tė numėrimit tė votave (SEN). Nė ngritjen e sistemit tė verifikimit tė kartave do tė jenė prezentė edhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Brendshme. “Kėshilli i Ministrave jep mbėshtetjen e nevojshme, pėrfshirė edhe atė financiare, pėr shėrbimin e konsulencės qė nevojitet pėr hartimin e kushteve tė projektit pėr SEV dhe SEN”, thuhet nė ndryshimet e Kodit. Ekspertėt kanė pėrcaktuar gjithashtu qė pajisja e identifikimit tė kartave tė identitetit tė pėrdoret si projekt pilot gjatė procesit tė votimit nė qarkun e Tiranės, i cili ka edhe numrin mė tė madh tė votuesve dhe nxjerr 32 deputetė. Ndėrsa numėrimi elektronik do tė aplikohet pėr herė tė parė nė Fier, qarku i dytė mė i madh nė vend, me 16 deputetė. “KQZ pėrcakton planin e veprimit pėr pėrmbushjen e projektit tė SEN nė tė gjithė qarkun e Fierit sipas pėrcaktimit tė KQZ, pėr zgjedhjet pėr Kuvend tė vitit 2013. KQZ pėrcakton planin e veprimit pėr pėrmbushjen e projektit tė SEV nė tė gjithė qarkun e Tiranės pėr zgjedhjet pėr Kuvendin tė vitit 2013. Me qėllim zbatimin e sistemit SEV, qendrat e votimit nuk mund tė kenė mė shumė se 700 zgjedhės. Kur nė njė zonė tė QV ka mė shumė se 700 zgjedhės, zbatohen tė njėjtat kritere pėr ndarjen e tyre sipas pikės 6 tė nenit 62 tė Kodit”, thuhet nė Kod.

    Kodi: Anėtarėt e KQZ, pagė deri mė 31 dhjetor
    Nė njė dispozitė tė veēantė, Komisioni i Reformės Zgjedhore ka pėrcaktuar se cili do tė jetė fati i anėtarėve aktualė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pasi tė hyjnė nė fuqi ndryshimet nė Kodin Zgjedhor. “Anėtarėt e KQZ-sė qė iu ndėrpritet mandati para kohe pėr shkak tė ndryshimeve nė kėtė Kod, qėndrojnė nė detyrė deri nė zėvendėsimin e tyre me anėtarėt e rinj tė zgjedhur sipas kėtij Kodi”, thuhet nė pikėn 1 tė dispozitave kalimtare. Kodi parashikon qė tė gjithė anėtarėt qė janė sot nė detyrė, mund tė rizgjidhen nė postin qė mbajnė. “Anėtari i KQZ-sė, tė cilit i ndėrpritet mandati pėr shkak tė nenit 181, e pėrfiton pagėn e funksionit deri mė 31 dhjetor 2012. Anėtari i KQZ-sė, tė cilit i ndėrpritet mandati, kthehet nė funksionin publik tė mėparshėm, ose emėrohet nė njė funksion ekuivalent me tė”, thuhet mė tej nė Kod.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Reforma Zgjedhore, BE pėrshėndet konsensusin PD-PS

    Sanino: Do presim arritjen e konfirmimit pėrfundimtar

    Pėrfaqėsuesit e BE-sė pėrshėndetėn dje arritjen e marrėveshjes mes PD-sė dhe PS-sė pėr reformėn zgjedhore. Lajmi i arritjes sė marrėveshjes sė reformės elektorale ka qenė nė qendėr tė vėmendjes tė tė gjithė pėrfaqėsuesve tė institucioneve mė tė rėndėsishme tė BE-sė qė kanė qenė prezentė nė takim. “Lajmi qė po dėgjojmė nga ministrja Bregu dhe nga zoti Beja janė sinjale pozitive qė mund tė na japin sensin e sigurisė sėrish. Do tė presim me shumė vėmendje arritjen e konfirmimit pėrfundimtar lidhur me reformėn zgjedhore”, u shpreh drejtori i Pėrgjithshėm nė Komisionin Europian, Stefano Sanino. “Po bėhen pėrpjekje tė shumta pėr pėrmbushjen e rekomandimeve para zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit tė ardhshėm. Ne po dėgjojmė njė progres shumė tė rėndėsishėm pėr reformėn elektorale. Ky ėshtė vėrtet njė lajm pozitiv. Ėshtė e njė rėndėsie shumė tė madhe dhe Kėshilli i Ministrave ka insistuar nė kėtė pikė mė shumė se njė herė nė konkluzionet e saj. U ėshtė pėrkushtuar njė vėmendje politike rekomandimeve tė tjera nė opinionin e Komisionit tė vitit 2010 dhe ne do t’i shohim me vėmendje pėrmbushjen e tyre”, vlerėsoi shefi i EEAS, Johan Johanson. Sipas eurodeputetit Eduard Kukan, BE-ja do t’i bashkėngjitet festimit tė 100-vjetorit tė pavarėsisė, por pėr kėtė nevojiten vetėm 3 fjalė nga pala shqiptare. “Neve na nevojitet njė mesazh shumė telegrafik nga ju pėr ftesėn: 12 rekomandimet u pėrmbushėn”, vuri nė dukje Kukan.

    ARISTIR LUMEZI & ADI SHKEMBI
    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Reforma Zgjedhore votohet tė enjten e ardhshme

    Kuvendi i Shqipėrisė ka nisur seancėn e sotme plenare nė tė cilėn janė parashikuar miratimi i disa projektligjeve. Nė rendin e ditės ėshtė pėrfshirė edhe kėrkesa e deputetit tė Qarkut tė Kukėsit, Asllan Dogjani pėr Interpelancė me ministrin e Punėve Publike dhe tė Transporteve, Sokol Olldashi.

    Ndėrkaq, Kuvendi ka vendosur qė Reforma Zgjedhore te votohet nė Parlament tė enjten e ardhshme. Kreu i grupit parlamentarė tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi kėrkoi zbardhjen sa mė shpejt tė draftit nė mėnyrė qė tė gjithė deputetet tė njihen me tė.

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ekspertėt tė cilėt do tė merren me zbardhjen e draftit kanė kėrkuar tė paktėn 3 ditė kohė pėr ta mbyllur.

    Unė do ti nxis, tha ajo, qė deputetėt tė kenė gati, duke shtuar se, pavarėsisht dėshirės pėr tė votuar sot, tė enjten e ardhshme do tė miratohet reforma zgjedhore.

    Rendi i ditės;

    2. Projektligj “Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndryshuese nr. 2 nė marrėveshjen e huasė ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe BankėsEuropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) pėr financimin e projektit tė ndėrtimit tė rrugės Levan – Vlorė”.

    3. Projektrezolutė “Pėr vlerėsimin e veprimtarisė sė KSHC pėr vitin 2011”.

    • Shprehet Komisioni pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut (pėrgjegjės)

    4. Projektrezolutė “Pėr vlerėsimin e veprimtarisė tė Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi pėr vitin 2011”.

    5. Interpelancė me Ministrin e Punėve Publike dhe tė Transporteve kėrkuar nga deputeti Asllan Dogjani.

    Pika e fundit i pėrket diskutimeve janė rendit tė ditės nė kohėn e 60 minutave.

    Panorama

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Aleatėt: PS dėshtoi me Kodin, gati poli i ri opozitar

    Krerėt e PSD e PDS tė zhgėnjyer, Milo: Komplot kundėr zgjedhjeve.
    Gjinushi: PS ka lėshuar deri nė nėnshtrim ndaj qeverisė.


    Aleatėt e Partisė Socialiste do tė punojnė pėr tė krijuar njė pol tė ri forcash politike brenda opozitės. Pas miratimit me konsensus tė Kodit tė ri zgjedhor mes PD dhe PS, dhe mospranimin e kėrkesės pėr korrektimin e sistemit zgjedhor, Skėnder Gjinushi dhe Paskal Milo folėn hapur dje pėr t’u shkėputur nga koalicioni me PS, pasi sipas tyre ky kod nuk u jep atyre asgjė. “PSD dhe parti tė tjera opozitare do tė grupohen pėr tė krijuar njė forcė opozitare komplementare qė do tė kompensojė deficitin qė krijohet nga Partia Socialiste. Ky grupim do tė mbrojė interesat e atyre qė nuk janė dakord me lėshimet e vazhdueshme deri nė nėnshtrim qė bėhen ndaj qeverisė sė Sali Berishės”, tha Gjinushi. Sipas tij, “gabimi i PS pėr tė hequr dorė nga korrektimi i sistemit zgjedhor, ėshtė njė gabim qė do tė ndikojė nė zgjedhjet e 2013”.
    Pėr kreun e Demokracisė Sociale, Paskal Milo, e ardhmja e koalicionit tė majtė nuk do tė jetė sipas konfigurimit aktual. “Opsionet nuk mungojnė. Ato do tė shqyrtohen nė momentin e duhur nė kohėn e duhur, kur ne tė kemi ezauruar takimin, bisedimet me PS. Nė rast se nuk do tė gjendet njė formulė bashkėpunimi me PS, ne do tė mund tė mendojmė dhe do tė mendojmė pėr alternativa tė tjera bashkėpunimi gjithnjė brenda kampit opozitar”, tha Milo.

    Reforma
    Duke folur pėr Kodin e ri Zgjedhor tė miratuar me konsensusin e dy partive tė mėdha, Milo tha se pėrmes kėtij kodi, po pėrgatitet njė komplot kundėr zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Sipas tij, “kodi ishte njė zgjidhje e ngutshme, e dėmshme, qė deformon Kushtetutėn dhe nuk lejon vullnetin e lirė tė zgjedhėsve”. “Pėr fat tė keq, Partia Socialiste hoqi dorė nga kėmbėngulja e saj pėr tė garantuar identifikimin elektronik tė zgjedhėsve nė tė 12 qarqet e Shqipėrisė, duke e reduktuar atė vetėm nė 1 qark, po kėshtu edhe pėr numėrimin elektronik. Ne po e ndjejmė qė ėshtė duke u pėrgatitur njė komplot tjetėr kundra zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme, por shprehim nė tė njėjtėn kohė edhe pezmatimin dhe pakėnaqėsinė tonė qė PS nuk arriti t’u qėndrojė vendimeve tė saj dhe tė opozitės pėr tė garantuar njė infrastrukturė zgjedhore, me njė proces administrimi zgjedhor, qė do tė ēonte nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme”, tha Milo. Duke komentuar nenin pėr riformatimin e KQZ-sė, kreu i Demokracisė Sociale shprehet se PS gaboi, pasi PD pėrsėri do tė ketė njeriun e saj nė krye tė KQZ-sė. “Ėshtė njė makiazh qė po u bėhet disa neneve tė Kodit Zgjedhor qė i jep maxhorancės nė pushtet avantazhe tė padiskutueshme, duke i garantuar pėrsėri qė tė zgjedhė ajo kryetarin e KQZ-sė pėrmes disa procedurave nė dukje demokratike e transparente, por nė fakt tė kontrollueshme nga PD”, tha Milo. Ndėrsa pėr socialdemokratin Gjinushi, procesi i zgjedhjes sė kreut tė KQZ-sė nuk sjell asgjė tė re. “Kanė qejf tė thonė qė edhe kur dėshtojnė tė thonė fituam, pėr tė treguar se nuk dolėm tė humbur. Ky kod nuk ka asnjė garanci, sepse ky farė Kuvendi do tė na nxirrka njė anėtar tė shtatė tė pavarur me njė formulė qė ėshtė bėrė absolutisht natėn, njė konkurs tė hapur, por me dosje tė mbyllura”, u shpreh Gjinushi. Njė tjetėr aleat i PS, Vangjel Dule, tha dje se kodi i ri nuk depolitizoi komisionet zgjedhore.
    “Ne ishim dhe insistojmė se njė strukturė e administrimit zgjedhor qė nga KQZ e deri te komisionet e nivelit tė dytė dhe tė tretė do tė ishte mė e pėrshtatshme qė tė mos bėheshin nga militantė partiakė, po nga pjesėtarė tė shoqėrisė civile apo sektorėve tė caktuar tė administratės, tė cilėt me mė shumė devotshmėri do i shėrbenin procesit, duke u krahasuar me militantėt partiakė”, tha Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-sė.

    Kuvendi do tė votojė pas njė jave reformėn zgjedhore

    Ruēi kėrkon draftin, Topalli: Pas tri ditėsh

    Reforma zgjedhore do tė votohet nė Parlament tė enjten e ardhshme. Seanca plenare e sė enjtes ka nisur me replika mes kreut tė Grupit tė PS, Gramoz Ruēi dhe kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Gramoz Ruēi ka kėrkuar dje qė ligjvėnėsit tė njihen me draftin e reformės zgjedhore, si dhe me kalendarin e kėshillit legjislativ dhe Komisionit tė Ligjeve pėr ndryshimet kushtetuese. “Sapo pėrfundoi mbledhja e Konferencės sė Kryetarėve dhe u vendos qė drafti pėr reformėn zgjedhore tė pėrfshihet nė axhendėn e ardhshme. Drafti duhet tė vijė nė Parlament nė mėnyrė qė deputetėt tė njihen me tė dhe mos tė ndodhė qė tė vijnė ditėn e enjte dhe mė pas tė diskutohet”, deklaroi Ruēi. Por, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se ekspertėt, tė cilėt do tė merren me zbardhjen e draftit, kanė kėrkuar tė paktėn 3 ditė kohė pėr ta zbardhur atė dhe pas do t’u paraqitet deputetėve pėr t`u miratuar nė seancėn e sė enjtes. Sipas Topallit, pavarėsisht dėshirės pėr ta votuar qė dje, drafti i reformės zgjedhore mund tė votohet vetėm seancėn e sė enjtes tjetėr. Dy ditė mė parė, anėtarėt e Komisionit tė posaēėm pėr Reformėn Zgjedhore miratuan me konsensus propozimet pėr riformatimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe procesin e ankimimeve, ēka do tė mundėsojė hapjen e kutive tė votimit nė rast tė dyshimeve pėr parregullsi nė procesin e numėrimit.

    Panorama

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Reforma, Islami: Shumė zhurmė pėr asgjė!

    Ish-deputeti i PS komenton nė Facebook pėrfundimin e reformės zgjedhore
    “PS tė shpjegojė pse u tėrhoq nga kėrkesat ekstreme”


    Ish-deputeti socialist, Kastriot Islami, njė nga bashkėkryetarėt e Komisionit tė Reformės Zgjedhore nė 2009, sa i takon ēėshtjes sė sistemit zgjedhor, u shpreh dje se zhurma pėr njė reformė tė thellė, nuk solli asnjė risi. Sipas tij, asgjė nuk ka ndryshuar nga reforma e katėr viteve mė parė, kur ai ishte bashkautor. “Shumė zhurmė pėr asgjė, pėr ēėshtjet themelore asgjė pėr tė shėnuar, mbeten nė thelb tė pandryshuara. Nė fakt, nuk kishte si tė ishte ndryshe, zhurma e opozitės ishte pa argumente dhe pa asnjė bazė. Natyrisht drejtuesit e opozitės qė mezi dolėn nga ky qorrsokak do t’ua shesin votuesve tė tyre qė janė tė gėzuar e tė kėnaqur me ndryshimet, sepse nuk kanė asnjė mėnyrė tjetėr qė t’u shpjegojnė atyre pėrse nga kėrkesat ekstreme dhe tė paarsyeshme pėr tre vjet, tani kthehen aty ku ishin nė 2008, pra aty ku duhet tė ishin normalisht. Votuesit do ta kuptojnė tė vėrtetėn e kėtyre ndryshimeve qė nuk ndryshojnė asgjė nė thelb, vetėm atėherė kur Kodi Zgjedhor tė zbatohet… Pra nė vitin 2013, katėr vjet pas humbjes nė vitin 2009…”, shprehet Islami nė adresėn e tij nė Facebook. Pėr ish-deputetin socialist, i cili ka qenė mjaft kritik ndaj qėndrimit tė bojkotit tė PS pas zgjedhjeve tė 2009-s, me draftin e ri pėr Kodin e ri Zgjedhor, selia rozė pėrmbyll dhe fazėn e qėndrimit radikal tė saj. “Pas radikalizimit banal (2009-2010), atij naiv (2010-2011), mesa duket po pėrmbyllet edhe faza e radikalizimit tė maskuar (2011-2012)”, shprehet Islami. Pėr ish-deputetin socialist, opozita hoqi dorė nga qėndrimi i saj radikal falė dhe presionit tė bėrė nga faktori ndėrkombėtar. “Veprimi ndėrkombėtar dha rezultatin e duhur, opozita hoqi dorė nga bllokimi i progresit qė do tė bllokonte fitimin e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE. Opozita hoqi dorė nga kėrkesat ekstreme pėr reformėn zgjedhore, dhe bėri shumė mirė, ndėrkohė qė maxhoranca u tregua inteligjente tė lėshonte diēka nė aspektin formal qė opozita tė ruante faqen pėr tė dalė nga ky qorrsokak. Rėndėsi ka qė tė merret statusi. Shqipėria fiton duke fituar statusin, shqiptarėt fitojnė duke fituar statusin…”, shprehet Islami nė adresėn e tij nė Facebook.


    Mediu: Reforma, proces absurd qė nuk e garanton votėn e lirė

    Partitė e djathta e shohin si dėshtim Kodin Zgjedhor tė miratuar me konsensusin e dy partive tė mėdha. Kreu i republikanėve, Fatmir Mediu, i cili priste nga Komisioni i posaēėm i Reformės trajtimin e korrektimit tė sistemit zgjedhor, shprehu votėn kundėr ndaj kėtij drafti. “Ėshtė njė proces absurd, tėrėsisht jo transparent, i cili nuk ka synuar njė reformė zgjedhore gjithėpėrfshirėse, komplekse qė shqetėson tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė tė jenė tė lirė tė votojnė dhe tė pėrfaqėsohen nė Kuvend sipas votės sė tyre, por ka tentuar vetėm tė zgjidhė mosmarrėveshjet mes dy partive kryesore. Unė e kam shprehur qėndrimin tim, qėndrimi im ėshtė kundėr kėsaj reforme zgjedhore”, tha Fatmir Mediu, kreu i PR-sė. Demokristiani Ndoka e cilėsoi reformėn zgjedhore njė pazar politik. “PS dhe Partia Demokratike vendosėn edhe kėsaj radhe pėrmes njė pazari politik, i cili kurrsesi nuk mund tė quhet konsensus, qė votat e partive tė tjera t’i marrin nėpėrmjet ligjit duke u pėrfaqėsuar nė Kuvendin e Shqipėrisė”, u shpreh Ndoka.

    Gratė, letėr Kuvendit
    Koalicioni pėr Nxitjen e Pjesėmarrjes sė Grave dhe tė Rinjve nė Politikė, njė ditė pas arritjes sė konsensusit pėr reformėn zgjedhore, i ėshtė drejtuar me njė letėr Kuvendit, ku shpreh shqetėsimin pėr diskriminimin e grave dhe vajzave nė politikė. “Koalicioni pėr Nxitjen e Pjesėmarrjes sė Grave dhe tė Rinjve nė Politikė po ndjek me shqetėsim punimet dhe rezultatet e Komisionit tė Reformės Zgjedhore, lidhur me kuotėn gjinore nė Kodin e ri Zgjedhor. Ne kemi pėrshėndetur tė gjitha arritjet qė Komisioni i posaēėm i Reformės Zgjedhore ka pasur nė muajt e fundit, por nuk mund tė rrimė pa pėrmendur me keqardhje zhgėnjimin tonė teksa shohim se po i njėjti komision po diskriminon haptazi politikisht gratė dhe vajzat nė Shqipėri”, shkruhet nė kėtė letėr drejtuar Kuvendit.

    Panorama

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 08:00
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Privatizimet ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •