Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Reforma, Ndoka: Pazar i ulėt politik, PS do tė mbetet sėrish nė opozitė

    TIRANĖ Pėrmbajtja e reformės zgjedhore e miratuar dy ditė mė parė mes dy partive tė mėdha, pėr Partinė Demokristiane ėshtė vetėm njė pazar politik nė dėm tė transparencės zgjedhore. Kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka deklaron nė njė intervistė pėr gazetėn “Mapo” se me kėtė reformė, PS-ja sėrish do tė mbetet nė opozitė, ndėrkohė qė thekson se do tė rishikojė koalicionin me kėtė tė fundit, nė rast se PS-ja nuk do tė mbrojė pėrmirėsimet nė sistemin zgjedhor.

    Z.Ndoka, a keni ndonjė koment pėr marrėveshjen mes dy partive kryesore nė vend pėr reformėn zgjedhore; a garanton kjo pėrmbajtje transparencė zgjedhore dhe garanci pėr zgjedhje tė lira?

    Fjala qė i shkon mė pėrshtat kėsaj marrėveshjeje ėshtė “pazar politik”, madje njė pazar i ndyrė nė kurriz tė standardeve, nė dėm tė transparencės dhe problematik pėr sistemin nė tėrėsi. Sė pari, nuk kemi njė reformė zgjedhore tė pranuar nga tė gjithė aktorėt politikė, por vetėm nga dy forca politike. Sė dyti, kemi njė marrėveshje jotransparente, tė pakonsultuar, tė padebatuar, tė palogjikshme dhe pa asnjė standard dhe shpresė pėr zgjedhjet nė tėrėsi. Sė treti, ne do zhvillojmė zgjedhje sėrish me militantė tė dy partive nė tė gjitha nivelet e komisioneve, me njė KQZ thellėsisht politike tė varur prej palėve. Sė katėrti, PD e PS treguan se kėrkojnė tė mbeten parti tė mėdha vetėm nėpėrmjet akrobacive dhe pazareve politike, ku nėpėrmjet “ligjit”, nė kėtė rast, kėtij palo kodi tė vjedhin “ligjėrisht” e tinėzisht votat dhe pėrfaqėsimin e qytetarėve shqiptarė.

    Nė draftin pėrfundimtar nuk u mor parasysh kėrkesa kryesore e partive tė vogla pėr ndėrhyrje nė sistemin zgjedhor. Cilėt janė hapat qė do tė ndėrmarrė PDK, nė njė kohė kur jeni deklaruar se keni lėnė njė derė gjysmė tė hapur edhe pėr PD nė zgjedhjet e ardhshme?

    Kėrkesat e tė gjitha partive ishin; pėr ndėrhyrje nė sistem, pėr kthimin e sistemit zgjedhor nė parametrat e pranuar kushtetues, madje firmosėn nė mėnyrė demagogjike edhe dy partitė e vjetra, PS e PD. Ne patėm kėrkesa qė zgjedhjet tė administrohen nga njė trupė zgjedhore profesionale, jo nga militantėt e partive. Ne kėrkuam qė KQZ-ja tė ishte njė institucion thjesht administrativ pėr organizimin e zgjedhjeve, ndėrsa institucioni garantues pėr standardet dhe vlerėsimet pėr zgjedhjet tė ishin Gjykata e Lartė dhe ajo Kushtetuese. Ne kėrkuam qė numėrimi i votave tė ishte elektronik, qė kartat e identitetit tė kontrolloheshin nė mėnyrė elektronike, ne kėrkuam qė votat qė marrin partitė politike tė pėrfaqėsohen nė Kuvend, ne kėrkuam qė vota tė jetė e barabartė pėr ēdo qytetar. Ne kėrkuam qė tė miratonim njė Kod Zgjedhor tė pranuar nga tė gjitha partitė politike qė garojnė njė projekt-kod zgjedhor, qė tė diskutohej gjatė nga mediat, analistėt, politikanėt, shoqėria civile, ndėrkombėtarėt etj. Sot kemi njė Kod Zgjedhor tė miratuar vetėm nga dy parti politike, kemi njė bekim nga OSBE-ODIHR, tė cilėt janė tė sigurt se sa herė ka pazar mes palėve, do ketė krizė tė vazhdueshme dhe sa te ketė krizė, misioni i tyre do vazhdojė nė Shqipėri. Partia Demokristiane e Shqipėrisė ėshtė shprehur qartė dhe publikisht se, nėse PS-ja nuk do tė mbrojė pėrmirėsimet nė sistemin zgjedhor, pėr tė cilat kemi rėnė dakord, ne nuk mund tė jemi pjesė e njė koalicioni me tė. PS-ja ėshtė dy herė pėrgjegjėse pėr dėshtimet nė reformėn zgjedhore dhe ndryshimet nė Kushtetutė. Njė forcė politike qėgabonrėndė dhe me pasoja pėr demokracinė e pluralizmin, si pa tė keq, pranon qė ka gabuar, por i pėrsėrit gabimet. Ėshtė njėsoj sikur njė pilot tė pranojė gabimet njerėzore, por pėr shkak tė kėtij gabimi tė humbin jetėn qindra qytetarė. PS ka gabuar rėndė me sistemin zgjedhor dhe Kushtetutėn, kanė humbur pavarėsinė e tyre institucioni i Presidentit tė Republikės, Prokurori i Pėrgjithshėm, Shėrbimi Informativ Kombėtar, pra ėshtė rrėzuar Kushtetuta nga gabimet njerėzore dhe politike tė dy “pilotėve” tė papėrgjegjshėm Rama-Berisha. Kjo marrėveshje politike ngushton akoma mė shumė hapėsirat pėr pluralizėm politik, legalizon kapjen e shtetit nga pushteti, asfikson tė gjitha institucionet qė dalin nga vota e qytetarėve shqiptarė dhe nga Kuvendi. Pra kemi bėrė hapa prapa, sinjalet janė tė qarta. PS-ja sėrish nė opozitė dhe PD-ja, parti qė do tė kontrollojė gjithēka, edhe ajrin qė thithim, na tha Presidenti para pak ditėsh.

    Nė kėto kushte, nuk do ketė koalicione programore, morale apo grupime spektri politik, por pragmatizėm nga tė gjithė, nė kurriz tė standardeve tė votės, tė institucioneve dhe tė ardhmes sonė demokratike dhe integruese.

    Zoti e ruajttė kėtė vend tė mirė!


    Intervistoi: Nevila Perndoj

    MAPO

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Meidani: PS e zeroi brenda pak ditėsh rezistencėn pėr Kodin, ka garanci sa nė ’09

    Ish-presidenti reagon ndaj Kodit Zgjedhor.
    Meidani: S’patėm reformė zgjedhore, por retushim tė Kodit.
    “PD qėndroi nė istikamin e vet, kurse PS zeroi brenda pak ditėsh rezistencėn e saj”
    Meidani komenton moskandidimin e ish-kreut tė PS pėr kreun e shtetit: “PS e votat e LSI mund ta
    zgjidhnin Nanon President”
    Ish-presidenti Meidani, nė njė analizė tė plotė pėr reformėn zgjedhore, shprehet se nė fakt u bė vetėm njė retushim nė Kodin aktual. Sipas tij, PS u tėrhoq nga kėrkesat e saj parimore, ndėrsa u qėndroi deri nė fund kushteve tė saj. I pyetur rreth kandidimit tė Fatos Nanos pėr President, Meidani shprehet se PS nuk i kishte votat, por, nėse do t’i kishte dhėnė firmat dhe Nano do tė gjente mbėshtetje edhe nga LSI, mund tė shpresohej nė raundin e pestė. Ish-kreu i shtetit mbėshtet ēdo lėvizje brenda sė majtės qė do ta gjallėronte atė si nga ana organizative, ashtu dhe strukturore.
    Zoti Meidani, nga reforma zgjedhore e cila mori konsensusin e dy partive tė mėdha, mendoni se Partia Socialiste mori ato garanci qė do ta bėjnė atė tė sigurt nė zgjedhjet e 2013-s dhe mbrojtėse tė votės sė shqiptarėve?
    Njihen dy rrugė nė kryerjen e njė ndryshimi; nuk po them njė reforme, sepse ajo nėnkupton shumė mė shumė. Njėra ėshtė rruga pėr realizimin e njė ideje tė rėndėsishme, bazuar mbi disa shtylla bazė tė mirėkonceptuara dhe qartėsisht tė deklaruara brenda njė projekti tė madh politik. Ajo ėshtė, pra, rruga e deklarimit parimor e qėndrimit konsekuent, e pozicionimit tė qartė dhe tė prerė ndaj kėrkesave aspak parimore (deri abuzive), tė brendshme apo tė jashtme, pėr lėshime tė llojllojshme mbi vetė kėto shtylla ose parime bazė, publikisht tė shpalosura qė nė fillim. Natyrisht, edhe duke ofruar tė gjithė gatishmėrinė e nevojshme nė pėrafrimin e zgjidhjes brenda kėtyre parimeve bazė! Rruga e dytė ėshtė ajo e paqartėsisė, konfuzionit dhe e hezitimit. Ajo ėshtė rruga, mė saktė gjarpėrimi politik-ligjor, nė mungesė tė njė “rezistence” tė mjaftueshme kohore e politike, rruga e paqėndrueshmėrisė ndaj parimeve bazė. Nuk ka rėndėsi se nė ēfarė poze ekspozohet (kombėtare ose europiane, bizantine ose demokratike)! Sepse ajo qė flirtohet aty janė vetė parimet bazė, tė bėra publike me vite e muaj tė tėrė, janė lėshimet e njėpasnjėshme, me merakun e vetėm tė njė teatraliteti tė gjoja “fitores”. Nisur nga ky klasifikim, mund tė pohohet se PD-ja rezistoi e qėndroi nė istikamin e vet, kurse PS-ja e “zeroi” brenda pak ditėsh rezistencėn e saj parimore.
    Pas kėtij “klasifikimi” dhe ilustrimit pėrkatės, nuk mund duket e vėshtirė qė pėrgjigjen e pyetjes suaj ta japė mė mirė vetė lexuesi. Sepse, nė fakt, me sa kuptohet nga shtypi, nė materialin e pėrbashkėt tė miratuar nga pėrfaqėsuesit e dy partive kryesore janė bėrė vetėm disa retushime pa peshė, pa arritur nė diēka thelbėsore qė tė lejonte pagėzimin e veprimtarisė sė kėtij komisioni parlamentar si reformė zgjedhore!… Dhe tani t’i kthehemi konkretisht pyetjes suaj. Nė gjykimin tim, me pak ndryshime tė vogla, PS-ja, nė zgjedhjet e vitit 2013 ka po ato garanci qė ajo kishte edhe nė zgjedhjet e vitit 2009. Madje dhe deklarimet pėrkatėse, me njė diferencė kohore gati 4-vjeēare, janė tė njėvlershme…
    Pas shtatė muajsh negocime pėr reformėn zgjedhore mes dy palėve, personalisht si qytetar, ndiheni mė i garantuar nė votėn tuaj dhe a pati ky proces transparencėn e duhur, e cila mungoi katėr vjet mė parė nė reformėn e shkuar?
    Pyetja juaj flet mė “bukur” se pėrgjigjja ime. Siē ka ndodhur edhe mė parė, ėshtė pretenduar pėr njė periudhė intensive angazhimesh e negociatash nė Komisionin pėr Reformėn Zgjedhore. Nė tė vėrtetė, tė dhimbset gjithė ajo kohė, energji dhe nerva thjesht pėr disa retushime. Aq mė tepėr, gjithė ato intervista, emisione, panele, vizita e takime nė selitė e partive kryesore, lloj-lloj deklarimesh e rekomandimesh nga pėrfaqėsues ndėrkombėtarė nė Shqipėri apo jashtė saj. Dhe tė jeni tė sigurt qė pas zgjedhjeve do tė pėrsėritet e njėjta histori e mėparshme me termin “reformė zgjedhore”, ndoshta edhe me emra e protagonistė tė tjerė. Ndėrkohė qė konsensusi apo njė energji bipartizane ėshtė bėrė mė se e domosdoshme nė rrafshin ekonomik, nė kushte krize apo recensioni teknik…
    Siē e kam theksuar disa ditė mė parė po nė gazetėn tuaj, pėr qytetarėt e thjeshtė mund tė jetė krijuar pėrshtypja se anėtarėt e kėtij komisioni janė “bėrė telef” duke punuar “pa pushim” pėr reformėn zgjedhore. Nė fakt, nuk ėshtė fare ashtu. Vonesa ėshtė fare tjetėr. Herė duke sajuar lloj-lloj “hilesh”, herė duke u “mirėkuptuar” nė shtyrjen apo diskutimin e korrigjimeve tė rekomanduara! Problemi do tė rezultonte krejtėsisht i thjeshtė po tė kishte vullnet politik pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Pėrfaqėsuesit kryesorė politikė nė Komision apo ekspertėt bashkėshoqėrues tė tyre, po tė liheshin tė lirė, tė gjitha korrigjimet e rregullimet ligjore do tė arrinin t’i mishėronin, t’i formulonin dhe pėrfshinin nė Kod brenda pak ditėsh (nė fakt, retushimet ligjore i arritėn brenda disa orėve!)…
    Pėr t’iu pėrgjigjur nė mėnyrė mė tė detajuar pyetjes suaj nėse do ta kem mė tė garantuar votėn time nė zgjedhjet e ardhshme, mė duhet tė ripėrsėris kėtu disa ēėshtje qė, nė gjykimin tim, duhet tė kishin gjetur zgjidhje tė plotė nė kuadrin e njė reforme zgjedhore demokratike e gjithėpėrfshirėse, por jo nė kushte retushimi. Ato janė:
    Reduktimi i pabarazisė sė votės kėrkonte si rregullimin e aspektit administrativ zgjedhor (nė nivel prefekture) pėr mėnjanimin e diferencave tė mėdha nė lidhje me pėrqindjen e nevojshme pėr marrjen e njė mandati parlamentar (kjo mund tė realizohej nėpėrmjet bashkimit tė disa qarqeve), ashtu dhe korrektimin kombėtar pėr vlerėsimin e votės kombėtare, sidomos pėr partitė e vogla. Por, kėtij korrektimi iu tremb PD-ja, ndėrkohė qė as PS-ja nuk u imponua nė mbrojtje tė kėsaj kėrkese. Me sa duket, edhe interesi i LSI-sė, nė thelb, nuk ishte pėr kėtė korrigjim, thjesht me arsyetimin e humbjes sė pozicionit ēelės nė qeverisjen pas zgjedhjeve!…
    Garantimi i votės mund tė arrihej me anė tė votimit dhe numėrimit elektronik. Kėshtu, votimi elektronik nė qytete mund tė realizohej “online”, si nė rastin e shėrbimit bankar, ndėrkohė qė nė zonat rurale, nė pamundėsi tė shtrirjes sė shėrbimit “online”, mund tė aplikohej sistemi “offline”. Po aq i rėndėsishėm ėshtė dhe numėrimi elektronik (nė nivel qarku), pse jo dhe i shoqėruar edhe me mbikėqyrje vizive. Nė fakt, ajo qė u vendos ishte sa pėr tė mbyllur “gojėt e kėqija”, pra ishte thjesht diēka minimale, me projekte pilot pėrkatėsisht nė Tiranė dhe nė Fier!…
    Besueshmėria e procesit lidhet ngushtėsisht me infrastrukturėn zgjedhore, p.sh. me pėrfaqėsimin nė komisionet e qendrave tė votimit, zonave zgjedhore deri nė nivelin e KQZ-sė. Konkretisht, ndryshe nga formula e dikurshme kushtetuese e KQZ-sė (2 anėtarė nga Kuvendi, 3 nga KLD-ja dhe 2 nga Presidenti) e propozuar nė vitin 1998 nga specialistė amerikanė, apo ndonjė model tjetėr me origjinė gjyqėsore, te pseudo-reforma e fundit u la ajo bipartizane si nė zgjedhjet e mėparshme (qė refuzohet sot edhe nė mjaft vende afrikane!). Bile, me njė “pėrrallė” konkursi nė pėrcaktimin e kryetarit tė KQZ-sė (qė, nė thelb, mbyllet me zgjedhje tė tij nga PD-ja, si nė rastin e ndryshimeve kushtetuese tė 2008-s, pėr zgjedhjen e Presidentit nė raundin e katėrt apo tė pestė me 50%+1 vota!). Meqė sistemin zgjedhor proporcional rajonal e kemi huazuar nga Spanja, mund tė kujtoj se atje, komisionet, deri nė nivelin e qendrės sė votimit, hidhen me short nė njė listė tė pėrzgjedhur qytetarėsh.
    Nė kuadėr tė transparencės sė votės, njė ēėshtje po aq e rėndėsishme ėshtė hapja e kutive me kėrkesė tė 2 anėtarė tė KQZ-sė dhe vendimmarrja pėrkatėse. Njė gjė e tillė ekzistonte edhe nė Kodin e mėparshėm, por tani pretendohet se kjo ėshtė fiksuar mė mirė me retushimet e fundit. Nuk ėshtė pėrmirėsuar ndonjė gjė e veēantė nė sistemin e ankimimit apo procedimin partiak e individual pėr shkeljet financiare, abuzimet mediatike apo tė kodit tė etikės, procedimin ligjor ndaj anėtarėve tė komisioneve tė niveleve tė ndryshme (tė votimit, numėrimit apo ankimit) etj.
    Tani, ju apo lexuesi, pasi t’i analizoni kėto radhė, besoj se e keni nė majė tė gjuhės dhe pėrgjigjen time…
    Partitė e vogla, aleate tė dy partive tė mėdha, ndihen tė tradhtuara prej tyre dhe nga fakti se vetė zoti Berisha dhe Rama kishin firmosur kėrkesėn dėrguar Komisionit tė Reformės, ku angazhoheshin pėr ta diskutuar. Ata kanė paralajmėruar krijimin e njė poli tė ri brenda opozitės pėr tė garantuar votat e tyre. A janė tė justifikuar nė kėtė qėndrim?
    Them se po, nė tė dy krahėt e politikės. Nė fund tė fundit, kėrkesa e tyre pėr korrektim kombėtar u miratua nga mbledhja e pėrfaqėsueseve tė 26 partive politike, pėrfshirė dhe dy partitė pėrgjegjėse pėr reformėn zgjedhore: PD dhe PS. Pėrfaqėsuesi i PS-sė e firmosi kėrkesėn menjėherė, kurse pėrfaqėsuesi i PD-sė, i ndodhur nė takime tė rėndėsishme nė SHBA, e miratoi atė i detyruar, pas disa orėsh, nė mėnyrė elektronike. Pėr mua, situata tė tilla josinqeriteti, demagogjie dhe teatraliteti, vazhdojnė ta mbajė “nė hekura” ēėshtjen e besueshmėrisė sė ndėrsjellė nė gjirin e politikės shqiptare, ndėrveprimin real midis partive politike. Nė gjykimin tim (por dhe nga deklaratat nė media tė partive tė vogla tė dy krahėve tė politikės), pakėnaqėsia ėshtė po aq e madhe nė tė dy kampet. Pėr partitė e vogla tė koalicionit qeveritar (si PR, PDIU), prania nė qeverisje i bėn ato mė pak “agresive”, por ama, qartėsisht goditėse. Tė tjerat nuk janė ndjerė qoftė dhe pėr tė mbijetuar. Ndėrkohė qė pakėnaqėsia e partive tė vogla nė opozitė (si PSD, PDS etj.) ėshtė shpalosur nė formė shumė mė “kėrcėnuese”. Nė fakt, tė dyja palėt kanė tė drejtė, jo vetėm pėr shkak tė cungimit tė theksuar tė pėrfaqėsimit, por sepse ato po pėrjetojnė dhe njė situatė tė rėnduar financiare; ato ose kanė mbėshtetje minimale ose nuk kanė fare mbėshtetje nga shteti, ndėrkohė qė nga votat e qytetarėve pėr partitė e tyre, nė koalicionin me PS-nė apo me PD-nė kanė pėrfituar pėrfaqėsuesit e tyre. Meqė jemi nė kėtė pikė, sipas meje, pėr koalicionet duhet parė dhe mėnyra e shpėrndarjes sė parave tė buxhetit tė shtetit, pikėrisht nė pėrputhje me pėrqindjet e votave tė fituara brenda koalicionit, jo mandateve parlamentare tė fituara.
    Po ashtu, pėr mendimin tim, ēdo pol i partive tė vogla, majtas apo djathtas, mund ta emancipojė e stabilizojė politikėn shqiptare, mund tė reduktojė apo shmangė autoritarizmin dhe arrogancėn qeveritare, dhe, mbi tė gjitha, t’iu kundėrvihet prirjes sė dy partive kryesore nė vend pėr ndėrtimin e njė sistemi dypartiak, qė nė kushtet e brishtėsisė sė demokracisė shqiptare ėshtė jo vetėm i pajustifikueshėm, por dhe mjaft i rrezikshėm.
    Sidoqoftė, ajo qė unė do tė sugjeroja, pėr tė dy krahėt e politikės, nė vend tė polit si koalicion partish tė vogla, mund tė ishte njė listė apo lėvizje me emrin e vet, e miratuar nė gjykatė. Natyrisht, edhe me propagandėn e nevojshme pėr kompozimin konkret tė partive pėrbėrėse. Nė kėtė mėnyrė, nga njėra anė, me njė kombinim tė menēur mund tė ulej deri diku niveli i pabarazisė sė votės pėr kėto parti dhe, nga ana tjetėr, ēdo lėvizje e tillė ka mundėsinė e pėrfshirjes nė koalicionin pėrkatės me partinė e madhe tė krahut tė vet, gjė qė bėn tė mundur dhe korrektimin tjetėr tė votės (dhėnie-marrjen e saj) brenda koalicionit…
    Partia Socialiste, nė procesin e zgjedhjes sė Presidentit tė ri nuk arriti tė artikulonte njė kandidat tė saj. A duhet ta kishte kandiduar Fatos Nanon, i cili, nga ana e tij, tė pėrballej nė njė garė me kandidatin demokrat?
    PS-ja nuk i kishte numrat! Tri raundet e para ishin thjesht tė pakuptimta pėr tė. Madje, edhe PD-ja, pėr tė mos pasur probleme kuorumi apo shqetėsime tė tjera kushtetuese qė mund tė shoqėroheshin deri me ankime nė Gjykatėn Kushtetuese, i shmangu tė tria kėto raunde, duke mos paraqitur asnjė kandidat. Deri duke luajtur padrejtėsisht me emrat e bėrė publikė! Nė kėto tri raunde mund tė arrihej tė zgjidhej Presidenti vetėm po tė pranohej ideja e propozimeve tė PS-sė dhe e miratimit tė tyre prej PD-sė (si nė zgjedhjen e Presidentit mė 2002-shin, me propozimin e PD-sė dhe miratimin e PS-sė), apo ajo e njė dinamike tė pėrbashkėt PD-PS (qė nuk dha ndonjė rezultat). Kėshtu qė, F. Nano, duke mos gjetur mbėshtetjen e PD-sė, edhe sikur tė kishte firmat pėr tė kandiduar, nuk mund tė ishte kandidat nė kėto tri raunde. Problemi mund tė ishte ndryshe, nė raundin e katėrt apo tė pestė, por pėr kėtė duhet tė ishin ēelės 4 deputetėt e LSI-sė. Me sa duket, nė thelb, ata nuk ishin dakord, ose, tė paktėn, ata nuk bėnė ndonjė veprim konkret pėr tė mbėshtetur kandidaturėn e F. Nanos. Sepse ata, po tė mos jepnin tė katra votat e tyre (nė fakt, vetėm tre prej tyre), zgjedhja e Presidentit do tė kalohej nė raundin e pestė…
    Tani, le t’i kthehemi dhe thelbit tė pyetjes suaj. Nė njė vend realisht demokratik, deputetėt, nė zgjedhjen e individėve tė ndryshėm nė poste kryesore, kanė votėn e pavarur, mendimin dhe personalitetin e tyre; nė rastin aktual shqiptar, vota e deputetit, me ndonjė pėrjashtim shumė tė rrallė nė historinė mbi 20-vjeēare tė Parlamentit, ėshtė votė partie apo, e thėnė mė thjeshtė, votė kryetari! Atėherė, po tė mos kesh atė votė kryetari (tė shumicės), a ka kuptim apo mundėsi kandidimi?! Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė dhe e qartė: “Jo”. Madje, po tė mendohet ndryshe, sidomos pėr rreshtimin brenda PD-sė, ajo ėshtė thjesht utopi!…
    Ish-kreu socialist ka fajėsuar Edi Ramėn pėr dėshtime tė njėpasnjėshme elektorale nė krye tė PS, madje ka ndėrmarrė njė nismė statusore mosbesimi. Si e vlerėsoni kėtė lėvizje brenda PS?
    Ēdo lėvizje emancipuese ėshtė gjithmonė e mirėpritur. Ndryshe ėshtė puna kur flitet pėr marifete dhe interesa thjesht ēasti, pėr pėrfitime ose pėrafrime individi. Pra, kushdoqoftė politikani konkret, angazhimi i tij me nismė statusore, nėpėrmjet njė lėvizje politike apo qytetare, qė kėrkon tė ndihmojė vendin e shoqėrinė nė pėrgjithėsi apo qė synon, p.sh., gjallėrimin organizativ e strukturor tė opozitės (p.sh., tė PS-sė), gjen pa dyshim mbėshtetjen time; por jo patjetėr duke qenė pjesė e saj. Aq mė tepėr qė njė veprim opozitar i fuqishėm brenda njė partie apo vetė politikės vetėm e ndihmon demokracinė dhe qeverisjen. Madje, nė njė vlerėsim intelektual, sot ajo qė nevojitet mė shumė nė funksionim tė zhvillimit tė vendit dhe integrimit tė tij europian, ėshtė rrotacioni partiak e politik, qoftė i plotė, qoftė dhe i pjesshėm, nė tė gjithė hallkat dhe nivelet e qeverisjes.
    Nėse kjo nismė referendare do tė dėshtojė, Nano ka deklaruar me aleatėt e PS se do tė pėrpiqet, pėrmes njė platforme, tė bashkojė tė gjithė tė majtėn, partitė aleate dhe tė gjithė socialistėt e pakėnaqur me kryetarin aktual tė saj. Do ta dėmtonte njė lėvizje e tillė PS nė zgjedhjet e 2013-s?
    Ka dallim midis sė thėnės dhe sė bėrės. Siē ka dallim edhe midis energjisė kinetike dhe asaj potenciale. Problemi ėshtė pikėrisht te transformimi i tyre, te kalimi prej njėrės formė te tjetra, suksesi i kėtij kalimi. Veēse unė preferoj tė respektoj me besnikėri proverbin kinez, sipas tė cilit “personi qė thotė se kjo gjė nuk mund tė bėhet, tė paktėn tė mos e ndėrpresė ose tė mos e pengojė personin qė po pėrpiqet ta bėjė atė”. Nga ana tjetėr, si nė ēdo aspekt tė jetės, edhe nė politikė, sidomos nė procesin zgjedhor e qeverisės, ēdo bashkim e rrit shansin e fitores apo tė suksesit…

    ARISTIR LUMEZI
    Panorama

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 08:00
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Privatizimet ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •