Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD-PS, pranė numėrimit elektronik

    Sot, mbledhja e Komisionit tė posaēėm pėr Reformėn Zgjedhore, gati drafti konsensual.
    Sistemi do tė jetė gati 60 ditė para datės sė zgjedhjeve.
    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janė shumė pranė miratimit tė numėrimit elektronik tė votave. Komisioni i Reformės Zgjedhore, i cili do tė mblidhet sot, ka gati njė draft diskutimi rreth parimeve, por dhe kėrkesave qė do t’i drejtojnė kompanisė qė do tė marrė pėrsipėr aplikimin e sistemit elektronik tė numėrimit tė votave nė 2013-n.
    “Sistemi elektronik i numėrimit pėrbėhet nga tėrėsia e pajisjeve elektronike, kompjuterike dhe e programeve tė ndryshme informatike, nėpėrmjet tė cilave nė mėnyrė automatike e tė pavarur realizohet numėrimi dhe vlerėsimi fletėve tė votimit, si dhe nxjerrja e rezultatit zgjedhor”, thuhet nė draftin e pėrgatitur nga maxhoranca dhe opozita, i cili do tė hidhet sot pėr diskutim. Por, duket se palėt kanė pranuar nė parim se nė zgjedhjet e 2013-s numėrimi i votave do tė bėhet nė mėnyrė elektronike dhe jo manuale. Pak ditė mė parė, njė projekt i OSBE-sė solli nė Tiranė disa pėrvoja nga kompani prestigjioze ndėrkombėtare tė numėrimit elektronik. Njė nga ekspertėt e ODHIR-it ishte nė Tiranė, i cili u njoh me kapacitetet e aplikimit nė Shqipėri tė numėrimit elektronik. Ndėrsa dy bashkėkryetarėt e Komisionit tė Reformės Zgjedhore, Rusmali dhe Gjiknuri, ishin para disa javėsh nė Londėr pėr t’u njohur me teknologjinė. Nisur nga kjo pėrvojė, Komisioni i Reformės ka pėrcaktuar kėrkesa specifike ndaj kompanisė pėr numėrimin elektronik tė votave. Komisioni kėrkon qė sistemi elektronik tė provohet 60 ditė para zgjedhjeve dhe tė shihet mundėsia qė kompania tė kontraktohet edhe pėr zgjedhjet nė vijim. “Numėrim i ēdo flete tė votimit nė mėnyrė tė njėpasnjėshme dhe pa i dėmtuar ato; proces pėrpunimi tė fletės nga pajisja, tė mund tė vėzhgohet me sy tė lirė; nxjerrje e rezultatit tė zgjedhjeve pėr qendrėn e caktuar tė votimit dhe ZAZ-sė; ruajtje e imazhit tė ēdo flete tė votimit tė skanuar; ndarje fizike e fletėve tė vlefshme dhe tė pavlerėsuara; shfaqje e imazhit tė fletės sė pavlerėsuar qė kėrkon vlerėsim manual; prodhim i tabelės sė rezultatit pėr ēdo QV, ZAZ dhe rekordet e vendimmarrjes, tė hedhura nė sistemin elektronik tė numėrimit”, janė disa nga kėrkesat qė Komisioni i Reformės Zgjedhore i drejton KQZ-sė qė t’i pėrmbushė nė realizimin e numėrimit elektronik tė votave.

    Numėrimi elektronik i votave
    . Numėrimit i ēdo flete tė votimit nė mėnyrė tė njėpasnjėshme dhe pa i dėmtuar ato;
    . Procesi i pėrpunimit tė fletės nga pajisja tė mund tė vėzhgohet me sy tė lirė;
    . Nxjerrja e rezultatit tė zgjedhjeve pėr qendrėn e caktuar tė votimit dhe ZAZ-sė;
    . Ruajtjen e imazhit tė ēdo flete tė votimit tė skanuar;
    . Ndarjen fizike tė fletėve tė vlefshme dhe tė pavlerėsuara;
    . Shfaqjen e imazhit tė fletės sė pavlerėsuar qė kėrkon vlerėsim manual;
    . Prodhimin e tabelės sė rezultatit pėr ēdo QV, ZAZ dhe rekordet e vendimmarrjes, tė hedhura nė sistemin elektronik tė numėrimit;
    . Prova e numėrimit zhvillohet 60 ditė para zgjedhjeve, nė prani tė publikut;
    . Numėrimi manual, nė raste pėrjashtimore me vendim tė KQZ, kur nuk pėrdoret sistemi elektronik;

    ARISTIR LUMEZI
    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “Tė mbyllet kapitulli i zgjedhjeve tė deformuara”

    Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama i ėshtė pėrgjigjur radios Evropa e Lirė nė njė intervistė, ku ka folur pėr reformėn zgjedhore, marrėdhėniet me aleatėt, veēanėrisht me LSI-nė, zgjedhjen e presidentit dhe tema tė tjera tė aktualitetit. Njė prej ēėshtjeve qė ka marrė vėmendjen e Ramės ka qenė reforma zgjedhore, dhe vullneti pėr tė pėrmbyllur njė reforme tė plotė elektorale, qė sipas tij, Shqipėria me ketė do tė pėrmbyllė kapitullin e zgjedhjeve tė deformuara, e tė kontestuara dhe do tė hapė njė kapitull tė ri.
    Mė poshtė intervista e plote e marre nga Radio Evropa e Lirė
    Reforma elektorale ėshtė njė nga parakushtet e vendit pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian. Si e shihni ecurinė e procesit deri tani?
    Reforma elektorale ėshtė prioriteti i prioriteteve ndėr 12 prioritetet/ rekomandimet qė Bashkimi Evropian ka vendosur pėr Shqipėrinė, sepse pa zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ėshtė e kotė qė tė pretendojmė tė bashkohemi me familjen evropiane me tė drejta tė plota.
    Ky fakt, kjo e vėrtetė ėshtė njė e vėrtetė, tė cilėn vetė Komisioni Evropian e mbron, duke konstatuar nė vijimėsi probleme tė rėnda me zgjedhjet dhe duke kėrkuar qė pėrmes njė reforme tė plotė elektorale, Shqipėria tė pėrmbyllė kapitullin e zgjedhjeve tė deformuara, e tė kontestuara dhe tė hapė njė kapitull tė ri.
    Po shihni mjaftueshėm konsensus nė mėnyrėn se si po vepron Komisioni i Reformės Zgjedhore – herė pas here duket sikur ka ngecje dhe tė dyja forcat e mėdha politike fajėsojnė njėra-tjetrėn pėr kėto ngecje. A ka konsensus tė mjaftueshėm ky komision?
    E vėrteta ėshtė qė kemi njė mosdakordėsi tė plotė lidhur me qėndrimin ndaj sistemit zgjedhor. Ne duam njė pėrmirėsim tė sistemit zgjedhor nė funksion tė rritjes sė transparencės dhe tė pėrfaqėsimit tė tė gjithė votuesve pėrmes tė gjitha subjekteve elektorale. Ndėrsa, pala tjetėr ėshtė krejtėsisht e mbyllur nė kėtė pikė.
    Sa i pėrket aspektit tjetėr tė reformės qė ka tė bėjė me rregullat e lojės, qė ka tė bėjė me tė gjitha ato deformime dhe probleme tė konstatuara nga misioni i OSBE/ODIHR-it, dhe me rekomandimet e kėtij misioni, ka njė ecuri, tė cilėn unė nuk do tė doja ta gjykoja negativisht apo ta paragjykoja nė kėtė fazė.
    Ecet, dhe shpresoj qė tė mos jetė e nevojshme nė asnjė mėnyrė njė shtyrje tjetėr e afatit, pasi ka njė rėndėsi themelore qė reforma tė mbyllet nė kohė pėr t’i dhėnė mundėsi implementimit tė tė gjitha atyre masave qė ne synojmė tė pėrfshihen nė ligj dhe qė kėrkojnė edhe futjen e teknologjisė sė re nė procesin zgjedhor nė Shqipėri, siē ėshtė fjala pėr identifikimin apo pėr numėrimin elektronik.
    A ju vjen keq qė, ndoshta, pėr shkak tė mosndryshimit tė sistemit, apo tė paktėn, korrektimit tė tij, gjė qė e ka kėrkuar Partia Socialiste, mund tė humbisni disa nga aleatėt tuaj, p.sh PPDNJ-ja ka thėnė qė nėse sistemi nuk ndryshon, do tė kalojė nė polin e qendrės?
    Nuk ėshtė ēėshtje keqardhjeje, ėshtė ēėshtje parimi dhe siē e kemi thėnė, ashtu kemi bėrė. Nė Komisionin e Reformės Elektorale jemi zėdhėnės edhe tė tė gjitha partive tjera qė nuk janė tė pėrfaqėsuara nė kėtė komision, pasi ndajmė mendimin se pėrmirėsimi i sistemit nė funksion tė rritjes sė proporcionalitetit, do tė ishte hap i duhur pėr njė tė mirė tė pėrbashkėt dhe pėr interesin publik.
    Nuk ėshtė ēėshtje e interesit tė Pasrtisė Socialiste, ėshtė mė gjerė se kaq dhe ne jemi tė vendosur tė bėjmė gjithė ēka mundemi pėr tė gjetur dakordėsi nė kėtė pikė.
    Para pak ditėsh thatė se moszėvendėsimi i mandatit tė deputetes Rudina Seseri, mund tė prishė marrėveshjen politike. A nuk ju duket e arsyeshme logjika qė ka dhėnė mazhoranca se ka nevojė pėr njė interpretim kushtetues nė kėtė rast?
    Nė aspektin e demokracisė, ėshtė njė aspekt i programit tonė tė ri pėr njė rilindje shqiptare bashkė me ekonominė, shoqėrinė dhe Evropėn. Shqipėria jeton, pa asnjė ekzagjerim, nė njė grusht-shteti permanent me njė zinxhir qė vazhdon tė zgjatet hallkash, qė realisht pėrbėjnė akte antikushtetuese, antiligjore dhe antidemokratike. I tillė ėshtė edhe ky i fundit me mandatin e njė deputeti opozitar, pėr tė cilin nė asnjė mėnyrė dhe pėr asnjė arsye opozita nuk ka ēfarė kėrkon nė asnjė lloj gjykate, sepse ėshtė detyrim kushtetues dhe ligjor qė nė rast dorėheqjeje tė njė deputeti, tė njė tjetri e tė njė tjetri, zėvendėsimi tė bėhet nė mėnyrė automatike.
    Ai ėshtė njė mandat qė Partia Socialiste ia ka dhėnė populli dhe nuk mund t’ia marrė as Qeveria e as Gjykata.
    …sa do tė prisni pėr kėtė?
    Mė lejoni tė them se nuk kam thėnė rrezikohet prishja e njė marrėveshjeje – ne nuk kemi asnjė marrėveshje me Qeverinė. Ne kemi marrėveshje me publikun, me Bashkimin Evropian nė kuptimin qė nė rast se ne jemi nė rrugėn e njė politike, e cila kėrkon medoemos konsensus pėr ēėshtje tė mėdha qė lidhen me prioritetet e integrimit dhe me statusin e kandidatit – kjo ėshtė absolutisht bindje dhe vullnet politik i yni.
    Thėnė kjo dua tė nėnvizoj se ēka kam deklaruar ka qenė se nuk e dėshirojmė, do tė bėjmė ēmos pėr ta shmangur njė krizė tė re politike.
    A ėshtė i vėrtetė konstatimi i disa analistėve se ka njė shtendosje mes marrėdhėnieve tė Partisė Socialiste dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim – ēfarė ka hedhur dyshime ndoshta dhe pėr njė aleancė tė mundshme ndėrmjet jush mė 2013?
    LSI-ja ėshtė pjesė e koalicionit qeveritar dhe ne nuk shohim asnjė dallim qė tė na bėjė tė mendojmė ēfarėdo skenari tjetėr, pėrveē skenarit tė marrjes sė tė gjitha votave tė popullit shqiptar pėrmes zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme dhe tė mė shumė se 71 mandateve pėr tė qeverisur Shqipėrinė, si alternativė e kėtij koalicioni me njė ofertė shumė tė qartė – ose njė rilindje shqiptare ose njė rrėnim i mėtejshėm me kėtė koalicion, ku edhe LSI-ja ėshtė pjesė integrale.
    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Sė shpejti do tė jenė zgjedhjet presidenciale, ju keni kėmbėngulur pėr njė president konsensual, ndėrkohė qė mazhoranca thotė qė do ta zgjedhė presidentin sipas variantit kushtetues. A do tė jetė e vėshtirė tė gjendet njė president konsensual nėn kėtė frymė?
    EDI RAMA
    Ne kemi kėrkuar njė president sipas Kushtetutės, qė do tė thotė njė president qė tė plotėsojė atė kriter themelor qė ka Kushtetuta pėr figurėn e presidentit tė Republikės, qenien mbi palėt dhe pėrfaqėsues i unitetit kombėtar.
    Besoj se njė proces, nga ku njė president i pranuar nga palėt dhe mbi palėt ėshtė njė proces qė lidhet domosdoshmėrisht jo vetėm me garantimin e tė gjitha atyre institucioneve qė presidenti supozohet kushtetushmėrisht se garanton, por edhe me dhėnien e njė shansi tė madh tė statusit tė kandidatit, sepse zgjedhje e presidentit tė Republikės dhe mėnyra se si ai do tė zgjidhet, pranueshmėria qė ai ose ajo do tė kenė nga palėt, pėrbėn njė test pėrballė procesit dhe pėrballė Komisionit Evropian.
    RADIO EVROPA E LIRĖ
    …sa tė vėshtirė e shihni?
    EDI RAMA
    Asgjė nuk ėshtė e lehtė nė Shqipėri, asgjė nuk ėshtė e lehtė, edhe mė shumė, nė politikėn shqiptare dhe pėr mė tepėr, kjo ėshtė njė sfidė pėr gjithė politikėn shqiptare. Si e tillė, sigurisht ėshtė e vėshtirė si ēdo sfidė e madhe. Por, ama rėndėsi ka qė tė ketė vullnet politik dhe me vullnet politik kapėrcehet ēdo vėshtirėsi e kėsaj natyre.

    Panorama

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjiknuri: Reforma zgjedhore, brenda muajit

    TIRANE- “Reforma zgjedhore mund te mbyllet brenda ketij muaji”. Keshtu ka thene sot bashkekryetari socalist nė Komisionin e Reformės Zgjedhrore, Damian Gjiknuri.
    Deklarata eshte bere pas pėrfundimit tė mbledhjes me dyer tė mbyllura, gjate nje prononcimi te shkurter per mediat.
    Sipas tij, disa pika do te diskutohen ne nivel teknik, nderkohe qe punohet intensivisht qė nė zgjedhjet e 2013 tė pėrdoret sistemi elektronik i votave, miratuar me konsensus nga palet ne kete komison.

    Panorama

  4. #14
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Reforma, tė vegjlit ftojnė Ramėn dhe Berishėn nė njė tryezė

    TIRANĖ - Kur mbetet edhe pak kohė nė pėrfundimin e kohės limit (fundi i muajit) pėr reformėn zgjedhore, partitė e vogla do tė ndėrmarrin pėrpjekjen e tyre tė fundit me qėllim ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu, aleati i kryeministrit Berisha nė qeverisje dhe kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, nė aleancė me kryetarin e PS-sė, Edi Rama, kanė ndėrmarrė njė iniciativė tė pėrbashkėt pėr tė mbledhur tė gjitha partitė politike nė nivel kryetarėsh me qėllim rrahjen e mendimeve, por edhe marrjen e njė pėrgjigjeje pėrfundimtare nga dy partitė PD e PS lidhur me sistemin zgjedhor, pika qė tė vegjlit nė njė zė kanė kontestuar mė shumė se asgjė tjetėr nė pėrmbajtjen e reformės zgjedhore qė po hartohet nga ekspertė tė partive tė mėdha. Mėsohet se Milo dhe Mediu kanė propozuar mbajtjen e njė tryeze pikėrisht nė fillim tė javės, ditėn e hėnė, nga ku do tė paraqesin edhe propozimet e tyre pėr ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor. Iniciatorėt e kėsaj tryeze do tė tentojnė mbledhjen e opinioneve, hartimin dhe miratimin e pėrbashkėt tė ndryshimeve qė duhen pėrfshirė nė Kodin Zgjedhor. Propozimet do tė vijnė nga tė gjitha partitė e ftuara nė tryezė (23 tė tilla). Ftesa u ėshtė drejtuar kryetarėve tė partive, nė pėrpjekje qė ditėn e hėnė tė vegjlit tė ulin nė njė tryezė kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PS-sė, Edi Rama. Nė materialin pėr diskutim (tė shpėrndarė edhe dy partive tė mėdha) janė renditur tri propozime nga organizatorėt. Propozimi i parė ka tė bėjė me llogaritjen dhe shpėrndarjen e mandateve me qėllim korrektimin proporcionalisht tė votave pėr ēdo subjekt zgjedhor; propozimi i dytė lidhet me korrektimin pėr ndarjen e mandateve nė nivel kombėtar, ndėrsa propozimi i tretė lidhet me uljen e pragut elektoral nė 2% partive qė konkurrojnė mė vete dhe 4% pėr koalicionet. Pak ditė mė parė, nė njė takim elektoral kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu u deklarua kundėr dy partive tė mėdha, PD e PS pėr reformėn zgjedhore. Mediu u shpreh se qėllimi i dy partive tė mėdha ėshtė asgjėsimi i partive tė vogla, veprim qė sipas tij cenon barazinė elektorale. “Ka njė tendencė tė asgjėsimit tė forcave politike, qė do tė thotė, tė vullnetit tuaj politik pėr t’u organizuar si individė apo si grupe. Kjo do tė thotė qė karriera juaj dhe e ardhmja juaj tė mos pėrcaktohen nga meritat, por si rrjedhojė e servilizmit politik”, – deklaroi Mediu gjatė njė takimi tė zhvilluar me elektoratin republikan. Sipas Mediut, ndryshimet e fundit nė Kodin Zgjedhor do tė sjellin fuqizimin e mėtejshėm tė dy partive tė mėdha nė dėm tė atyre tė vogla.

    Mapo
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #15
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Reforma Parlamentare

    Qe ne nentorin e vitit te kaluar, kur dy partite kryesore zbuten tonet mes tyre dhe filluan bashkepunimin per reformat e vendit, per te plotesuar 12 pikat e rekomnadimeve te OSBE-ODHIR, nje nga reformat qe po diskutohej ishte dhe ajo Parlamentare.

    Pati shume diskutime, perplasje mendimesh, afrime, kundershtime, pajtime, miratime te dyanshme por dhe pika diametralisht te kunderta mes paleve. Shumica e amendamenteve te propozuara nga te dy palet u pranuan pa shume probleme. Por ka disa dite qe kjo reforme ka ngecur per shkak se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk kane arritur dakortesine mes tyre per dy propozime qe ka bere opozita per reformen parlamentare.

    A mendoni se partite jane te perfshira realisht ne keto reforma, apo keto reforma po behen vetem se keshtu po na thone te huajt?

    A mendoni se dy partite e medha do te arrijne ta ēojne deri ne fund me konsensus Reformen Parlamentare, apo do te deshtoje konsensusi?


    Le te shpresojme qe palet te jene angazhuar pa kulisa e prapaskena te shmetuara politike ne reformat e vendit dhe me ne fund te kene pak pergjegjesi politike per ta ēuar perpara kete vend. Shpresoj qe te pakten te kete filluar ndergjegjesimi nder politikanet Shqiptar per te bere mire punen e tyre.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #16
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kriset pakti PD-PS, dėshton reforma parlamentare

    Fejzi Braushi

    Dėshton puna pėr realizimin e reformės parlamentare. Edhe pse nė tejkalim tė afateve tė miratuara nga Konferenca e Kryetarėve, grupi i punės i ngritur pėr kėtė qėllim nuk ka mundur dot tė ezaurojė tė gjitha ēėshtjet e shtruara pėr diskutim, ndaj ka mbyllur dje pa konsensus punėn, duke lėnė pezull, pa mundur t’i jap njė zgjidhje, tashmė jo dy, por tri ēėshtjeve pėr tė cilat palėt kanė mbajtur qėndrime krejt tė ndryshme parimore. Bėhet fjalė pėr kėrkesėn e socialistėve qė kreut tė opozitės nė Kuvend t’i jepet e drejta tė flasė sa herė qė flet Kryeministri. Kėrkesa tjetėr ka tė bėjė me rikthimin nė Kuvend tė votimit tė fshehtė pėr dekretet e Presidentit pėr emėrimet nė gjykata. Ndėrkohė qė konsensusi nuk ėshtė gjetur dhe pėr njė kėrkesė tė re tė socialistėve, e dalė sė fundmi, si pasojė e seancės sė fundit qė lidhet me sanksionimin nė rregullore tė njė dispozite qė pėrcakton nė mėnyrė tė qartė se sa herė qė ka votim tė fshehtė pėr persona, ai bėhet me kuti dhe fletėt e votimit nuk firmosen.

    Demokratėt

    Grupi i punės i ngritur pėr tė realizuar reformėn parlamentare, i pėrbėrė nga Jemin Gjana dhe Viktor Gumi, si pėrfaqėsues tė PD dhe Namik Dokle dhe Ditmir Bushati, si pėrfaqėsues tė PS, kanė bėrė dje dhe njė pėrpjekje tė fundit pėr tė gjetur konsensusin pėr disa nga ēėshtjet pėr tė cilat nuk ishte bėrė e mundur gjetja e mirėkuptimit deri mė tani: koha e kreut tė opozitės dhe votimi i dekreteve. Por mė kot. As dje nuk ėshtė bėrė e mundur pėrafrimi i qėndrimeve tė palėve pėr kėto dy ēėshtje dhe kjo pėr shkak se demokratėt i konsiderojnė ato jashtė kompetencave tė kėtij grupi pune pėr arsye se, sipas tyre, ato vijnė nė kundėrshtim me pėrcaktimet kushtetuese. Por sikur tė mos mjaftonin kėto dy pika tė nxehta, dje socialistėt kanė paraqitur nė tryezė dhe njė kėrkesė tė re, dhe qė ka tė bėjė me pėrcaktimin nė mėnyrė tė qartė nė rregullore tė mėnyrės sesi votohet me kuti pėr tė cilėn duket se demokratėt nuk kanė qenė shumė tė gatshėm tė japin pėlqimin e tyre. Mbylljen e punės sė grupit tė punės e ka konfirmuar dje dhe Jemin Gjana, i cili ndėrmjet tė tjerave ka sqaruar dhe pozicionin e PD-sė lidhur me dy ēėshtjet e para; pėr kohėn e kryetarit tė opozitės nė Parlament dhe votimin e dekreteve. “Janė 2 ēėshtje jo nė pėrputhje me mandatin qė ka ky grup pune, sepse tė dyja kėto ēėshtje prekin ēėshtjet e interpretimit tė dispozitave kushtetuese, si ajo qė ka tė bėjė me votimin e dekreteve tė Presidentit dhe ajo qė ka tė bėjė me fjalėn e Kryeministrit nė seancė plenare. Tė gjitha ēėshtjet e tjera janė adresuar dhe janė pranuar dhe unė e konsideroj tė mbyllur pėrfundimisht aktivitetin e kėtij grupi pune. Nuk ka nevojė pėr shtyrje afati”, – tha Gjana.

    Socialistėt

    Por nuk kanė qenė nė tė njėjtėn linjė socialistėt, tė cilėt dje e kanė quajtur tė paplotė dhe tė papranueshme njė reformė tė tillė, nė rast se mazhoranca nuk pranon kėto tri ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ēėshtje parimore tė demokracisė nė Parlament. “Njė fund i papėrfunduar. Reforma nuk mund tė quhet e pėrfunduar pėr sa kohė mazhoranca dhe Sali Berisha nuk kanė vullnet tė pranojnė tri ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me demokracinė nė Parlament. Aq mė shumė qė pėr dy ēėshtjet e para, pra pėr kohėn e fjalės sė kreut tė opozitės nė Parlament dhe votimin e dekreteve dhe ekspertėt e huaj kanė mbėshtetur propozimet e bėra nga PS”, – tha nėnkryetari i Kuvendit, Namik Dokle, pėr MAPO-n. Ai mė tej, duke iu referuar asaj qė ėshtė arritur deri mė tani, ka theksuar se ato janė fare tė parėndėsishme po t’i krahasosh me kėto tri ēėshtjet pėr tė cilat nuk ėshtė gjetur konsensusi. Ndaj socialistėt vlerėsojnė se nė rast se mazhoranca nuk do japė konsensus pėr kėto tri ēėshtje, atėherė dhe votimi i tyre i draftit me ēėshtjet pėr tė cilat ėshtė rėnė dakord ėshtė i pamundur tė bėhet me konsensus. Nė total paketa e ndryshimeve nė rregullore pėrbėhet nga 10 amendamente pėr statusin e deputetit dhe 27 amendamente tė tjera pėr rregulloren e Kuvendit.

    Mapo
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #17
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    23 parti ‘tė vogla’ kundėr PD-PS: Pragu i hyrjes nė Kuvend tė jetė 2%

    Nga: DARINA TANUSHI

    TIRANE - Rreth 23 parti tė vogla, tė majta dhe tė djathta, priten qė ditėn e hėnė t’u parashtrojnė dy partive tė mėdha PD-sė dhe PS-sė propozimet e tyre mė tė fundit pėr reformėn zgjedhore.
    Nė tryezėn e sė hėnės nė mesditė janė tė ftuar edhe dy kryetarėt e partive tė mėdha, Edi Rama dhe Sali Berisha. PS ka konfirmuar pjesėmarrjen, por ende nuk dihet nėse aty do tė jetė vetė Rama apo ndonjė nga pėrfaqėsuesit e tij nė tryezėn e reformės zgjedhore.

    Nėse edhe kėtė herė, tė vegjėlit nuk dėgjohen nga tė mėdhenjtė, aleatėt e PS-sė paralajmėrojnė se do tė ndahen nga koalicioni me tė. Korrektimi i sistemit, ndryshimi i pragut elektoral dhe lejimi i grupimeve tė partive brenda koalicionit, pėrbėjnė thelbin e kėrkesave tė tė vegjėlve. “Ėshtė ajo qė ne kemi kėrkuar prej kohėsh. Jo ndryshimin e sistemit, por korrektimin e sistemit. Propozojmė qė tė ketė njė prag elektoral prej 2 % pėr forcat politike qė garojnė vetėm dhe 4 % pėr koalicionet”, - deklaroi dje pėr median, kreu i PDS Paskal Milo. Nė tryezė do tė jenė edhe kreu i LSI-sė dhe ai i PBDNJ-sė, Vangjel Dule. “Ne mendojmė qė, ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė fund tė muajit prill gjithēka tė ketė pėrfunduar”, - tha dje Meta. “Ne jemi pėr korrektimin e kėtij sistemi aktual pėr tė evituar diskriminimin dhe pėr tė barazuar sa mė shumė tė jetė e mundur votėn e shqiptarėve ashtu sikurse e kėrkon dhe e garanton edhe Kushtetuta”, - u shpreh Meta.

    BalkanWeb
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #18
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Partitė e vogla: Korrektim kombėtar deformimit tė votės



    TIRANE- Transparenca, gjithėpėrfshirja dhe barazia e votave janė kėrkesat thelbėsore qė 23 parti tė vogla i kėrkojnė partive tė mėdha pėr reformėn zgjedhore. Thelbėsore pėr partitė e vogla mbetet korrektimi kombėtari i kodit zgjedhor, si njė mėnyrė pėr tė mos lejuar mė deformimin e votave, sic thanė ata. Sipas tyre vota duhet tė pėrkthehet sa mė drejt nė mandate.Partitė e vogla gjithashtu kanė kėrkuar qė tė hiqet pragu 2 apo 3% pėr partitė e vogla. Ata e kanė pėrcaktur vendosjen e pragut pėr partitė e vogla si njė mėnyrė artificiale tė vendosur nga partitė e mėdha.

    PDS, Milo: Garė tė barabarte
    Kreu i PDS, Paskal Milo nė hapje tė tryezės sė partive tė vogla pėr reformėn zgjedhore deklaroi se gara e ardhshme elektorale duhet tė jetė e barabartė dhe tė plotėsojė standartet europiane.

    “Gara e ardhshme tė jetė e barabartė dhe tė plotėsojnė ashtu si na kėrkohet nga faktorėt ndėkombėtar tė gjitha standartet e duhura pėr tė plotėsuar kriteret e nevojshme pėr integrimin e Shqipėrisė. Shqetėsimi ynė ka qenė qė sė bashku tė realizojmė atė qė kemi menduar qė nė nisje, tranparenca dhe gjithėpėrfshirja. Ne kemi shpresė qė faktorėt politikė do dėgjojnė me vemėndje shqetėsimet tona qė vijnė nga ideja qė ne tė kontribuojmė tė gjithė sė bashku, tė hartojmė njė kod zgjedhor pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme”,- deklaroi Milo, njėri nga monitoruesit e tryezės.

    PR, Madhi: Gjithėpėrfshirja rėndėsi tė veēantė

    Kreu i grupit parlamentar tė PR-sė Arian Madhi gjatė fjalės sė tij nėnvizoi se barazia e votės ėshtė njė nga parimet themelore pėr standaarte demokratike.
    “Reformat janė kush i anėtarėsimit . Kjo nuk ėshtė hera e parė dhe as e fundit qė zgjidhim problemet me tranparencė dhe konsensus dhe kompromis. Nėse ne do bėjmė gabime disa ditė, do tė paguajmė pėr shumė gjatė. Ne nuk do lejojmė luksin te kemi qė kodi zgjedhor tė kalojė parimet Kushtetuese. Parimi themelor ėshtė barazia e votes ose zgjedhje tė barabarta”,- deklaroi Madhi, njėkohėsisht bashkėmonitorues i tryezės.

    Replika e Ngjelės: Mos vendosni kushte nė tryezė

    Spartak Ngjela duke replikuar me Arian Madhin, njė nga monitoruesit e tryezės i kėrkoi qė tė mos vendoset ksuhte nė tryezė.
    “Kemi ardhur pėr debat nuk mund tė mė vendosėsh kushte. Kemi bėrė gabim qė kemi ardhur nuk ishte gjė kaq e rėndėsishme. Jeni nė vetė apo jo, kėtu flet njeriu si tė dojė. Hajde tė bisedojmė na jepni projekte. E vetmja gjė ėshtė se na janė vjedhur votat. Kutė kam ardhur tė rregulloj kryeministrin qė vjedh votat. Jam pėr mazhoritar tė pastėr, jo pėr kėtė lojė. Manipuluesin e votave e kemi, por nuk do e lėmė kėtė radhė. Ju nuk ju ka ardhur kryesori. Jua jap unė zgjidhjen, republikanėt, LSI dhe tre katėr parti rrėzoni kryeministrin dhe shpėtoni gjendjen. Nėse na kini pėr tė tallur”,- theksoi Ngjela.
    Paskal Milo si pėrgjgje tha se tryeza ėshtė mbledhur pėr tė diskutuar pėr praimet dhe ksuhdo ka tė drejtė tė flasė.

    Petro Koci: Korrektimi i pamjaftueshėm pėr tė shėruar sistemin

    Kreu i PSV 91, Petro Koci e cilėsoi kėrkesėn pėr korrektim kombėtar si njė hap tė vogėl pėr ta korigjuar kodin zgjedhor.
    Sipas tij, “Sistemi aktual ėshtė i sėmurė, pasi kodi elektoral legalizon vjedhjen me ligj, qindėra qytetarė mbeten tė papėrfaqėsuar. Drafti i sotėm propozon njė korrigjim brenda koalicioneve, qė bėhet nė kushtet e dėshpėrimit, ėshtė njė hap i vogėl pėr tė korrigjur njė pjesė tė defekteve. Nė parim jam dakort por ėshtė e pamjaftueshme pėr ta shėruar sistemin”, tha ai.

    Koci nėnvizoi se, “ēėshtja ka lidhje me demokracinė, me qyetarėt qė mbeten jashtė pėrfaqėsimit. E ardhmja tė kėrkojė pėrpjekje tė tjera mė tė pastra, mė thelbėsore”.

    Partia Socialiste 91: Korrektim kombėtar pa prag

    Gjergj Koja, nė emėr tė partisė mė tė re opozitare, “Partia Socialiste 91” i dretjoi dy pyetje partive mė tė mėdha nė vend.
    “Nėse bėhet fjalė pėr propozime qė ndikojnė hyrjen nė Kushtetutė kot flasim. Ka paqartėsi nė draft. Nuk ėshtė e qartė qė mandatet ndahen mes koalicioneve apo partia hyn nė zgjedhje nėse ėshtė pjesė ose jo. Sė dyti po e ndėrlikojmė kot cėshtjen. Sistem korrektim kombėtar, korrektim kombėtar pa prag se po vendosėm pragje tjetėr gjė”,- theksoi Koja duke shtuar se mbetet pėr tu parė cėshtja e minigrupeve dhe koalicioneve.

    LSI, Haxhinasto: Barazi vote dhe korrektim kombėtar

    Edmond Haxhinasto, nė emėr tė LSI nėnvizoi se dy parimet kryesorė tė kėsaj partie janė barazia nė konkurim dhe barazia e votės.
    “Ne do dėshironim qė vullnetet politike tė tranferoheshin nė komisionin pėrkatės parlamentar. Pasi detyrimet tona ndaj sistemit demokratik duhen pėrfunduar sa mė parė. LSI ka qenė e qartė qė nė fillim tė saj, qė nga hyrja e saj nė skenėn politike shqiptare, parimet janė: Barazia nė konkurim, qė tė gjitha partitė politike tė kenė mundėsi tė barabarta pėr tė konkuruar. Parimi tjetėr themelor ėshtė barazia e votės, qė vota tė ketė vlerėn e saj tė njėjtė, qė zgjedhėsit tė kenė peshė tė njėjtė pavarėsisht ku e hedh votėn. Ky parim pėrkthehet kontretisht dhe me skenėm qė mund tė ralizohet”,- deklaroi Haxhinasto.

    Haxhinasto nėnvizoi se sipas LSI zgjidhja e problemit ėshtė korrektimit kombėtar dhe zvogėlimi i zonave zgjedhore.
    “E para duke amenduar sistemin zgjedhor. Mendoj qė mundt tė pėrfshihen nė diskutimin e sotėm. Nė rast se do ruhet sitemi aktual shohim rrugėt pėr zgjidhje. Pėr ne me rėndėsi qė tė zvogėlohet numri i zonave zgjedhore nė 6, si dhe tė kenė numėr tė barabartė zgjedhėsish, dhe e dyta korrrektimi kombėtar”,- theksoi Haxhinasto.

    Spartak Ngjela: Zgjidhje vjedhjes sė votave

    Kreu i Partisė ‘Ligj dhe Drejtėsi’ Spartak Ngjela vuri nė ukje mungesėn e njė formule e pėr pėr mospėrsėritjen e precedentit tė vjedhjes dhe manipulimit tė votave.
    “Kėtu nuk shoh njė formulė. Unė s’kam ardhur pėr tė lupyr. Kėtu voton populli, deri tani janė manipuluar zgjedhjet. Keni gjė pėr manipulimin dhe vjedhjen. Nėse s’keni gjė ai qė ka vjedhur do vjedhė prap. E dyta ėshtė tė dimė sa mandate do rrinė pezull dhe sa do kalojnė. Kėtu ka njė kontraditė ndaj nuk kuptoj pse jemi mbledhur”,- deklaroi Ngjela.

    Gjinushi: Korrektimi kombėtar heq deformimin e votave
    Kreu i Partisė Social Demokrate, Skėnder Gjinushi gjatė tryezės sė partive tė vogla, e vuri theksin edhe njėherė tek korrektimi kombėtar i kodit zgjedhor.
    Sipas tij, duke u adoptuar ky propozim nuk do tė mund tė deformohet mė vota.
    “Problemi qė ngrihet ėshtė problemi i deformimit tė votės, Realisht ne kemi adoptuar sistemin spanjoll dhe mund tė them qė ėshtė shumė e rrallė tė gjesh njė sistem spanjoll qė deformon votat si nė Shqipėri. Ne kėrkojmė qė tė hiqet deformimi i votave, duke futur njė metodė tė korrektimit kombėtar”, tha ai.

    Sipas Gjinushit, propozimet e tė vegjėlve do zbusin deformimin e votės, do i krijojnė parlamentit mė pak polarizim, si dhe do rrisin stabilitetin e qeverisė.

    Reforma zgjedhore, sot tryeza e 23 partive, mungon Meta-Berisha
    23 parti parlamentare ose jo, do tė mblidhen sot nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėr reformėn zgjedhore. Nisma pėr zhvillimin e kėsaj tryeze ėshtė marrė nga aleatėt e vegjėl tė socialistėve, tė cilėt mė shumė se sa aleatėt e PD-sė janė tė shqetėsuar nė lidhje me qėndrimin jo shumė tė vendosur tė PS-sė pėr tė ēuar deri nė fund porositė e tyre pėr korrigjim tė sistemit zgjedhor.

    Nė tryezė janė ftuar edhe kryetarėt e dy partive tė mėdha. Kryetari socialist, Edi Rama mėsohet se do tė jetė i pranishėm. Ndėrsa kryeministri Berisha bėri dje tė ditur se do tė mungojė pėr shkak se do tė marrė pjesė nė inagurimin e fillimit tė punimeve tė autostradės Tiranės-Elbasan. Ndėrkohė burime zyrtare tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim konfirmuan dje pėr “Gazeta Shqiptare” se nė kėsaj tryeze do t’i mungojė edhe kreu i LSI-sė, Ilir Meta.

    LAJMI VIJON

    BalkanWeb
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Dėshton tryeza e partive tė vogla pėr reformėn zgjedhore

    TIRANE- Dėshton tryeza e partive pėr reformėn zgjedhore. Ndryshimet nė kodin zgjedhor duhet tė nisin me korrektimin kombėtar tė kėtij sistemi, pasi ai aktual spanjoll ėshtė adaptuar me deformime. Ka qenė kjo kėrkesa e 23 partive tė vogla, tė mbledhura sot nė tryezen qė zhvillohet pėr reformėn nė sistemin zgjedhor. Duke bėrė propozimet e tyre pėrkatėse, pėrfaqesues tė kėtyre partive kanė bėrė thirrje pėr njė proces gjithėpėrfshirės ku tė garantohet parimi themelor, ai i barazisė sė votės.

    Kreu i PDS-sė, Paskal Milo dhe bashkėmonitoruesi i kėsaj tryeze Arian Madhi (i PR), nė hapje tė tryezės sė partive tė vogla pėr reformėn zgjedhore, deklaruan se gara e ardhshme elektorale duhet tė jetė e barabartė dhe tė plotėsojė standardet europiane. Ndėrkohė, diskutimet kanė degjeneruar nė debate dhe akuza tė ndėrsjellta mes kryesocialistit Edi Rama, pėrfaqėsuesve tė Ballit Kombėtar dhe Partisė Republikane.

    Rusmajli: Zbatojmė me pėrpikmėri rekomandimet e OSBE
    Pėrfaqėsuesi i Partisė Demokratike nė kėtė tryezė, Ilir Rusmajli deklaroi se forca politike qė ai pėrfaqėson ėshtė e gatshme tė zbatojė nė pėrmirėsim tė kodit zgjedhor tė gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
    “Erdhėm kėtu pėr tė dėgjuar shqetėsimet e partive tė vogla, pamė qė pikėpamjet e partive janė tė larmishme, dhe duhet qė tė paraqesim vizionet, na duhet tė pėrballim argumentet pėr cėshtjen", tha ai mė tej.
    Rusmajli deklaroi se PD ėshtė e gatshme tė pranojė propozimet e partive tė vogla.

    Rama: S’ka sistem antidemokratik, pro pėrmirėsimit
    Kreu i PS Edi Rama gjatė fjalės sė tij theksoi se partia e tij do tu pėrmbahet rekomandimeve dhe standradeve tė kėrkuara nga ndėrkombėtaret pėr sistemin zgjedhor, ndėrkohė nėnvizoi se PS nuk kushtėzon reformėn zgjedhore pėr pėrmirėsimin e sistemit.

    “Ėshtė rast unikal qė kėrkohet mbėshtetja e partive tė mėdha me tė shara. Unė i konsideroj tė shara dhe jo kritika. E pėrsėris kjo nuk ndryshon qėndrimin tonė nė parim jemi tė fokusuar tek standardet. Nė radhė tė parė besojmė se sistemi aktual. Dhe konsideroj se deri nė momentin qė flasim nuk ka asnjė arsye pėr tė mos bėrė progres nė procesin e reformės zgjedhore. Nuk jemi nė pėrfundmim pėr tė thėnė fjalėn e fundit por jemi tė bindur se me lista zgjedhore transparente dhe tė auditueshme para dhe pas zgjedhjeve dhe me identifikim tė votuesve me kartėn e identiteti dhe pėrmes teknologjisė sė re, me numėrim tė shpejtė dhe transparent e tė ndershėm, gjėra kėto qė janė diskutuar dhe mbeteten pėr tu artikuluar ligjėrisht, dhe me KQZ tė rifomatuar besoj se parimisht kemi njė reformė, e cila nuk i jep tė drejtė askujt qė tė thotė na i vodhėt, na i morėt.”,- deklaroi Rama.

    Lideri i PS-sė, duke iu drejtuar pėrfaqėsuesve tė partive tė vogla, ka nėnvizuar se PS ėshtė e hapur tė diskutojė nė lidhje me propozimet e tyre, por sic tha ai, nuk duhet folur pėr njė sistem antidemokratik.
    “Ju keni kėrkuar nga ne njė qendrim pėr korrektimin kombėtar, nuk besoj qė mund tė na korrektoni opinionet. Pėr korrektimin hajdeni diskutojmė, nuk mund tė shani sistemin nuk ėshtė e denjė. E pėrsėris, nėse ky sistem funksionoka demokratikisht diku tjetėr, tė flasim pėr faktin se cfarė e bėn tė mos funksionojė kėtu. Pra e bėn procesi i deformuar, tek listat, identifikimi, administrimi, numėrimi. Nuk ka sistem demokratik dhe antidemokratik njėkohėsisht. Nuk mendoj qė PS apo PD kur keni votuar pėr kėtė sistem kemi bėrė njė votim jo demokratik. I qendroj zgjedhjes, nuk ka lidhje me antidemokratik”, nėnvizoi ai.

    Rama replika dhe batuta me ‘ballistėt’

    Tryeza e politike pėr reformėn zgjedhore ka degjeneruar nė akuza dhe batuta mes kryesocialistit Edi Rama me pėrfaqėsuesit e Ballit Kombėtar dhe Partisė Republikane.
    Rama-Spahiut
    Ekrem ti e the dhe vetė se nė burg tė ka fuksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos mė ndėrprit. Po tė ishe kaq i fortė ndėrprisje Enver Hoxhėn jo mua. Kėshtu erdhi puna se edhe Balli Kombėtar kėrkoi ndihmė nga parti tė majta.
    Roshi:
    Mos trego pėrralla, keni marė vota me Kushtetute apo jo?
    Milo:
    Ju lutem mos replikoni
    Rama:
    Unė nuk ndėrpreva njeri. Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur nė bark.
    Roshi:
    Me kėto pseudo batuta nuk funksionon
    Alimadhi:
    Ju Rama keni nxjerrė njerėzit zvarrė nė burgje. Ty nuk tė shkon tė shprehesh kėshtu, lėri pulat. Se ju keni ngrėnė koka njerėzisht. Kėtu e gjete ti tė flasėsh pėr ballistėt.
    Rama:
    E kam pikė tė dobit Ballin Kombėtar.
    Alimadhi-Rames:
    Pse zgėrdhihesh.
    Rama – Milos:
    A mund t’i mbash nė rresht ti kėta? Se asaj pune s’keni ēfarė t’i bėni.
    Alimadhi:
    Mos u shpreh mė kėshtu se ėshtė hera e dyte qė merreni me pulat dhe ballistėt.
    Rama: I paske shėnuar?

    Replika e Ngjelės: Mos vendosni kushte nė tryezė
    Spartak Ngjela duke replikuar me Arian Madhin, njė nga monitoruesit e tryezės i kėrkoi qė tė mos vendoset kushte nė tryezė.
    “Kemi ardhur pėr debat nuk mund tė mė vendosėsh kushte. Kemi bėrė gabim qė kemi ardhur nuk ishte gjė kaq e rėndėsishme. Jeni nė vetė apo jo, kėtu flet njeriu si tė dojė. Hajde tė bisedojmė na jepni projekte. E vetmja gjė ėshtė se na janė vjedhur votat. Kėtu kam ardhur tė rregulloj kryeministrin qė vjedh votat. Jam pėr mazhoritar tė pastėr, jo pėr kėtė lojė. Manipuluesin e votave e kemi, por nuk do e lėmė kėtė radhė. Ju nuk ju ka ardhur kryesori. Jua jap unė zgjidhjen, republikanėt, LSI dhe tre katėr parti rrėzoni kryeministrin dhe shpėtoni gjendjen. Nėse na kini pėr tė tallur”,- theksoi Ngjela.
    Paskal Milo si pėrgjigje tha se tryeza ėshtė mbledhur pėr tė diskutuar pėr parimet dhe kushdo ka tė drejtė tė flasė.

    Petro Koci: Korrektimi i pamjaftueshėm pėr tė shėruar sistemin

    Kreu i PSV 91, Petro Koci e cilėsoi kėrkesėn pėr korrektim kombėtar si njė hap tė vogėl pėr ta korigjuar kodin zgjedhor.
    Sipas tij, “Sistemi aktual ėshtė i sėmurė, pasi kodi elektoral legalizon vjedhjen me ligj, qindėra qytetarė mbeten tė papėrfaqėsuar. Drafti i sotėm propozon njė korrigjim brenda koalicioneve, qė bėhet nė kushtet e dėshpėrimit, ėshtė njė hap i vogėl pėr tė korrigjur njė pjesė tė defekteve. Nė parim jam dakort por ėshtė e pamjaftueshme pėr ta shėruar sistemin”, tha ai.

    Koci nėnvizoi se, “ēėshtja ka lidhje me demokracinė, me qyetarėt qė mbeten jashtė pėrfaqėsimit. E ardhmja tė kėrkojė pėrpjekje tė tjera mė tė pastra, mė thelbėsore”.

    Partia Socialiste e Moderuar: Korrektim kombėtar pa prag
    Gjergj Koja, nė emėr tė partisė mė tė re opozitare, “Partia Socialiste e Moderuar” i drejtoi dy pyetje partive mė tė mėdha nė vend.
    “Nėse bėhet fjalė pėr propozime qė ndikojnė hyrjen nė Kushtetutė kot flasim. Ka paqartėsi nė draft. Nuk ėshtė e qartė qė mandatet ndahen mes koalicioneve apo partia hyn nė zgjedhje nėse ėshtė pjesė ose jo. Sė dyti po e ndėrlikojmė kot cėshtjen. Sistem korrektim kombėtar, korrektim kombėtar pa prag se po vendosėm pragje tjetėr gjė”,- theksoi Koja duke shtuar se mbetet pėr t'u parė cėshtja e minigrupeve dhe koalicioneve.

    LSI, Haxhinasto: Barazi vote dhe korrektim kombėtar

    Edmond Haxhinasto, nė emėr tė LSI nėnvizoi se dy parimet kryesorė tė kėsaj partie janė barazia nė konkurim dhe barazia e votės.
    “Ne do dėshironim qė vullnetet politike tė tranferoheshin nė komisionin pėrkatės parlamentar. Pasi detyrimet tona ndaj sistemit demokratik duhen pėrfunduar sa mė parė. LSI ka qenė e qartė qė nė fillim tė saj, qė nga hyrja e saj nė skenėn politike shqiptare, parimet janė: Barazia nė konkurim, qė tė gjitha partitė politike tė kenė mundėsi tė barabarta pėr tė konkuruar. Parimi tjetėr themelor ėshtė barazia e votės, qė vota tė ketė vlerėn e saj tė njėjtė, qė zgjedhėsit tė kenė peshė tė njėjtė pavarėsisht ku e hedh votėn. Ky parim pėrkthehet kontretisht dhe me skenėm qė mund tė ralizohet”,- deklaroi Haxhinasto.

    Haxhinasto nėnvizoi se sipas LSI zgjidhja e problemit ėshtė korrektimit kombėtar dhe zvogėlimi i zonave zgjedhore.
    “E para duke amenduar sistemin zgjedhor. Mendoj qė mundt tė pėrfshihen nė diskutimin e sotėm. Nė rast se do ruhet sitemi aktual shohim rrugėt pėr zgjidhje. Pėr ne me rėndėsi qė tė zvogėlohet numri i zonave zgjedhore nė 6, si dhe tė kenė numėr tė barabartė zgjedhėsish, dhe e dyta korrrektimi kombėtar”,- theksoi Haxhinasto.

    Spartak Ngjela: Zgjidhje vjedhjes sė votave

    Kreu i Partisė ‘Ligj dhe Drejtėsi’ Spartak Ngjela vuri nė ukje mungesėn e njė formule e pėr pėr mospėrsėritjen e precedentit tė vjedhjes dhe manipulimit tė votave.
    “Kėtu nuk shoh njė formulė. Unė s’kam ardhur pėr tė lupyr. Kėtu voton populli, deri tani janė manipuluar zgjedhjet. Keni gjė pėr manipulimin dhe vjedhjen. Nėse s’keni gjė ai qė ka vjedhur do vjedhė prap. E dyta ėshtė tė dimė sa mandate do rrinė pezull dhe sa do kalojnė. Kėtu ka njė kontraditė ndaj nuk kuptoj pse jemi mbledhur”,- deklaroi Ngjela.

    Gjinushi: Korrektimi kombėtar heq deformimin e votave

    Kreu i Partisė Social Demokrate, Skėnder Gjinushi gjatė tryezės sė partive tė vogla, e vuri theksin edhe njėherė tek korrektimi kombėtar i kodit zgjedhor.
    Sipas tij, duke u adoptuar ky propozim nuk do tė mund tė deformohet mė vota.
    “Problemi qė ngrihet ėshtė problemi i deformimit tė votės, Realisht ne kemi adoptuar sistemin spanjoll dhe mund tė them qė ėshtė shumė e rrallė tė gjesh njė sistem spanjoll qė deformon votat si nė Shqipėri. Ne kėrkojmė qė tė hiqet deformimi i votave, duke futur njė metodė tė korrektimit kombėtar”, tha ai.

    Sipas Gjinushit, propozimet e tė vegjėlve do zbusin deformimin e votės, do i krijojnė parlamentit mė pak polarizim, si dhe do rrisin stabilitetin e qeverisė.

    PDS, Milo: Garė tė barabarte

    Kreu i PDS, Paskal Milo nė hapje tė tryezės sė partive tė vogla pėr reformėn zgjedhore deklaroi se gara e ardhshme elektorale duhet tė jetė e barabartė dhe tė plotėsojė standartet europiane.

    “Gara e ardhshme tė jetė e barabartė dhe tė plotėsojnė ashtu si na kėrkohet nga faktorėt ndėkombėtar tė gjitha standartet e duhura pėr tė plotėsuar kriteret e nevojshme pėr integrimin e Shqipėrisė. Shqetėsimi ynė ka qenė qė sė bashku tė realizojmė atė qė kemi menduar qė nė nisje, tranparenca dhe gjithėpėrfshirja. Ne kemi shpresė qė faktorėt politikė do dėgjojnė me vemėndje shqetėsimet tona qė vijnė nga ideja qė ne tė kontribuojmė tė gjithė sė bashku, tė hartojmė njė kod zgjedhor pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme”,- deklaroi Milo, njėri nga monitoruesit e tryezės.

    PR, Madhi: Gjithėpėrfshirja rėndėsi tė veēantė
    Kreu i grupit parlamentar tė PR-sė Arian Madhi gjatė fjalės sė tij nėnvizoi se barazia e votės ėshtė njė nga parimet themelore pėr standaarte demokratike.
    “Reformat janė kush i anėtarėsimit . Kjo nuk ėshtė hera e parė dhe as e fundit qė zgjidhim problemet me tranparencė dhe konsensus dhe kompromis. Nėse ne do bėjmė gabime disa ditė, do tė paguajmė pėr shumė gjatė. Ne nuk do lejojmė luksin te kemi qė kodi zgjedhor tė kalojė parimet Kushtetuese. Parimi themelor ėshtė barazia e votes ose zgjedhje tė barabarta”,- deklaroi Madhi, njėkohėsisht bashkėmonitorues i tryezės.

    Reforma zgjedhore, sot tryeza e 23 partive, mungon Meta-Berisha
    23 parti parlamentare ose jo, do tė mblidhen sot nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėr reformėn zgjedhore. Nisma pėr zhvillimin e kėsaj tryeze ėshtė marrė nga aleatėt e vegjėl tė socialistėve, tė cilėt mė shumė se sa aleatėt e PD-sė janė tė shqetėsuar nė lidhje me qėndrimin jo shumė tė vendosur tė PS-sė pėr tė ēuar deri nė fund porositė e tyre pėr korrigjim tė sistemit zgjedhor.

    Nė tryezė janė ftuar edhe kryetarėt e dy partive tė mėdha. Kryetari socialist, Edi Rama mėsohet se do tė jetė i pranishėm. Ndėrsa kryeministri Berisha bėri dje tė ditur se do tė mungojė pėr shkak se do tė marrė pjesė nė inagurimin e fillimit tė punimeve tė autostradės Tiranės-Elbasan. Ndėrkohė burime zyrtare tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim konfirmuan dje pėr “Gazeta Shqiptare” se nė kėsaj tryeze do t’i mungojė edhe kreu i LSI-sė, Ilir Meta.

    (el.me/ma.ar/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #20
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Korrektimi i sistemit zgjedhor, PS nėnshkruan deklaratėn, pritet firma e PD

    TIRANĖ-
    Partia Socialiste ashtu sic edhe kishte paralajmėruar ka firmosur deklaratėn e partive tė vogla, tė cilat kėrkojnė qė ndryshimet nė kodin zgjedhor tė nisin me korrektimin kombėtar tė kėtij sistemi, pasi ai aktual spanjoll sipas tyre ėshtė adaptuar me deformime.

    Tashmė pritet njė pėrgjigje pėrfundimtare nga ana mazhorancės, pasi vetėm firma e tyre mungon, duke qėnė se LSI ka dhėnė konfirmimin e saj pro pėr kėtė cėshtje.

    Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama ka mbledhur mesditėn e sotme nė selinė rozė krerėt e partive pjesė tė koalicionit opozitar, pas tryezės sė djeshme tė partive tė vogla pėr reformėn zgjedhore, e cila dėshtoi. PS ka dhėnė konsensusin e saj pėr pretendimin e partive tė vogla sa i takon korrektimit tė sistemit dhe barazisė sė votave, pas debateve tė forta mes kryesocialistit Rama me aleatėt e saj, por edhe tė mazhorancės.

    “Tė vegjlit” nuk mundėn dje t’iu impononin propozimet e tyre dy partive tė mėdha, PD e PS. Kėtė pėrgjigje ata e morėn nga kryesocialisti, Edi Rama si dhe pėrfaqėsuesi i selisė blu, Ilir Rusmali, tė cilėt ishin tė pranishėm nė kėtė takim. Kreu i PS-sė, Edi Rama deklaroi se sistemi ėshtė demokratik. Rama tha se nuk do ta kushtėzojė hartimin e ligjit tė ri zgjedhor me ndryshimin e sistemit, duke lėnė tė kuptohet se mund tė mbėshtesė PD-nė nė rast kundėrshtimi. Diskutimet degjeneruan nė debate dhe akuza tė ndėrsjellta mes kryesocialistit Edi Rama, pėrfaqėsuesve tė Ballit Kombėtar dhe Partisė Republikane.
    (el.me/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 08:00
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Privatizimet ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •