Ambasadorja amerikane e ka vėnė theksin te konsensusi politik si njė kusht qė e kėrkojnė ndėrkombėtarėt nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė
Ambasadorja amerikane, Marcie Ris mbėshteti dje pasdite iniciativėn e fundit parlamentare pėr tė ngritur njė komision tė posaēėm pėr reformėn zgjedhore. Sipas saj, fillimi i konsensusit pėr zgjedhjet do tė jetė njė shenjė e mirė pėr tė gjitha proceset e mėtejshme nė Shqipėri. Marcie Ris e ka vlerėsuar angazhimin e palėve qė ky komision tė realizoj reformėn e re zgjedhore si dhe nė tė, tė marrin pjesė tė gjitha partitė politike shqiptare. Vlerėsoj propozimin pėr krijimin e njė komisioni parlamentar me pėrfaqėsues nga tė gjitha palėt. Kjo do ti bėnte gjėrat mė tė thjeshta, - tha Ris, nė takimin e parė zyrtar qė zhvilloi dje me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. Ambasadorja amerikane e ka vėnė theksin te konsensusi politik, pikėrisht nė takimin me ministren e Integrimit, pasi konsensusi pėr reformat nė Shqipėri ėshtė njė kusht qė e kėrkojnė ndėrkombėtarėt nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė organizma tė ndryshme evropiane dhe euroatlantikė. Sipas saj, nėse konsensusi do tė funksionojė nė kėtė komision, atėherė do tė bėhet mė e lehtė zgjedhja e Presidentit tė Republikės qė do tė bėhet nė qershor tė kėtij viti. Konsensusi vlen edhe pėr zgjedhjen e Presidentit, qė ngjan mė shumė me njė reaksion kimik, ku duhet tė jenė tė gjithė elementėt, nė mėnyrė qė ai tė realizohet, - deklaroi ajo mė tej nė kėtė takim. Ris lė tė kuptohet, qė i njėjti angazhim pėr konsensus kėrkohet nga tė gjitha palėt e politikės, tė cilat do tė jenė pjesė, si tė hartimit tė reformės zgjedhore, ashtu dhe tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės. Gjatė bisedės me Bregun, ambasadorja amerikane e siguroi ministren se do tė ketė mbėshtetjen e SHBA-sė nė proceset integruese tė Shqipėrisė. Sipas saj, edhe pse SHBA-ja nuk ėshtė pjesė e Bashkimit Evropian, ėshtė e gatshme ta ndihmojnė vendin tonė pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet qė rrjedhin nga proceset e integrimit. Njė nga kėto detyrime janė edhe arritja e standardeve evropiane nė mbajtjen dhe administrimin e zgjedhjeve. Ditėn e hėnė, nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, Kryeministri Berisha u kėrkoi deputetėve tė partisė sė tij, qė gjatė kėsaj jave tė mbėshtesnin idenė e Topit pėr krijimin e komisionit parlamentar tė reformės zgjedhore. Sipas tij, PD-ja mbetet e hapur pėr konsensus pėr reformėn zgjedhore, prandaj duhet qė palėt tė angazhohen nė kėtė komision. Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Topi e ka konsideruar si tepėr tė rėndėsishėm funksionimin e kėtij komisioni, i cili do tė arrijė qė me konsensusin e tė gjitha palėve, tė bėjė tė mundur ndryshimet qė kėrkohen edhe nė Kushtetutėn e Shqipėrisė.
BalkanWeb.
Krijoni Kontakt