Mbas presidentit te Partizanit Albert Xhan Mafiozit duall hajdut dhe ki i Dinamos..
Ja c'thot ..
shekulli
-------
Biznesmeni i njohur ėshtė arrestuar dje nė Tiranė me akuzat e kontrabandės, falsifikimit dhe evazionit fiskal
Arrestohet presidenti i Dinamos
Firma e tij, “Pėrparimi Sh.A” akuzohet se i ka shkaktuar buxhetit tė shtetit rreth 1.2 milion dollarė dėme
Ened Janina dhe Llambi Kallēo
TIRANĖ- Arrestohet Mihal Delijorgji, njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė hekurit nė Shqipėri. Biznesmeni i njohur dhe njėkohėsisht presidenti i Sport Klub Dinamos ėshtė prangosur rreth orės 15.45 nė njė lokal nė mjediset e stadiumit Qemal Stafa nė kryeqytet. Arrestimi i tij ėshtė bėrė me urdhėr tė Prokurorisė sė rrethit Durrės pasi akuzohet pėr veprat penale tė shmangies sė detyrimeve doganore, evazion fiskal dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare. Presidenti i firmės “Pėrparimi Sh.A” pėr vite me radhė i ėshtė shmangur detyrimeve doganore pėr importin e hekurit si dhe nuk ka paguar taksat qė shteti ka vendosur pėr bizneset e mėdha. Dėmi i shkaktuar prej tij buxhetit tė shtetit ėshtė rreth 1.2 milion dollarė amerikanė. Madje kjo ēėshtje prej kohėsh ndodhet nė gjykim. Ēėshtja mė e fundit, qė solli edhe prangsojen e Miahl Delijorgjit ėshtė njė kallėzim i bėrė dy muaj mė parė nė prokurorinė e Durrėsit nga CAMALBANIA dhe Drejtoria e Doganave ku ai akuzohet pėr sgmangie tė detyrimeve doganore me vleftėn 27 milionė lekė. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė policisė dhe Prokurorisė sė rrethit Durrės. Sipas tyre, arrestimi i Delijorgjit nuk ėshtė aspak i rastėsishėm pasi ai prej kohėsh ka qenė person nė hetim nga Prokuroria e rrethit Durrės pėr akuzat e lartpėrmendura.
Arrestimi
Arrestimi i Mihal Delijorgjit ėshtė kryer dje rreth orės 15.45 nė njė lokal nė mjediset e stadiumit kombėtar Qemal Stafa. Delijorgji ndodhej aty nė pritje tė fillimit tė ndeshjes ndėrmjet ekipeve tė Dinamos dhe Partizanit. Ai ėshtė edhe presidenti i Sport Klub Dinamos dhe nė momentin e arrestimit po bėhej gati pėr tu ngjitur nė tribunėn vip tė stadiumit. Efektivat e policisė sė Durrėsit, nė bashkėpunim me kolegėt e tyre tė kryeqytetit, i janė prezantuar Delijorgjit dhe i kanė treguar njė urdhėr-arresti qė rėndonte mbi tė. Mė pas ata i kanė hedhur prangat nė duart ndėrkohė qė vetė Delijorgji nuk ka reaguar fare. Menjėherė i arrestuari ėshtė transportuar nė mjediset e Komisariatit tė Policisė sė Durrėsit pėr t’u marrė nė pyetje. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Durrėsit, nė operacionin pėr arrestimin e Delijorgjit kanė marrė pjesė disa nga efektivat e zgjedhur tė policisė. Operacioni ėshtė kryesuar nga komisar Milto Kordha dhe frika pėr dekonspirimin e tij i ka detyruar uniformat blu qė ta kryejnė nė sekret tė plotė. Urdhėr-arresti pėr Delijorgjin ishte firmosur nga prokuroria dy ditė mė parė dhe ka marrė miratimin nga gjykata por policia kishte ruajtur rastin qė ta kryente arrestimin pa krijuar ndonjė incident tė kotė.
Akuzat
Mihal Delijorgji ėshtė njė nga tregtarėt mė tė mėdhenj tė hekurit tė importuar nė vendin tonė. Firma e tij, “Pėrparimi Sh.A” e ka qendrėn e saj nė qytetin e Durrėsit dhe tregton hekur tė importuar nė tė gjithė Shqipėrinė. Aktiviteti i saj ėshtė kryer nga vitit 1997 e nė vazhdim. Nė vitin 1999 Prokuroria e rrethit Durrės ka zbuluar se kjo firmė gjatė aktivitetit tė saj kishte kryer disa shkelje qė pėrbėnin vepra penale. Pėr kėtė arsye kjo prokurori kishte filluar procedimin penal nė ngarkim tė firmės sė Delijorgjit. Sipas prokurorit tė rrethit Durrės, ka qenė prokuroria ajo qė ka kėrkuar arrestimin e Delijorgjit pėr akuzat e shmangies sė detyrimeve doganore, evazion fiskal dhe falsifikim dokumentesh zyrtare. Nga hetimi ka rezultuar se firma “Pėrparimi Sh.A” shpesh herė ka arritur tė fusė nga porti i Durrėsit sasi tė konsiderueshme hekuri duke iu shmangur detyrimeve doganore ose duke paguar njė vleftė mė tė vogėl se sa ajo realja. Rasti mė i fundit qė ėshtė dokumentuar nė dosjen penale nė ngarkim tė Delijorgjit ėshtė ai i kontrabandės sė hekurit qė i ka sjellė buxhetit tė shtetit shqiptar njė dėm prej 19 milionė lekėsh tė reja. Sipas prokurorit tė rrethit Durrės, nė hetim janė edhe shumė raste tė tjera ku ka dyshime tė bazuara nė prova se Delijorgji ka kryer kontrabandė tė hekurit me shuma tė konsiderueshme. Kjo kontrabandė ėshtė kryer nga ana e tij duke pėrdorur dokumente dhe praktika doganore tė falsifikuara dhe pėr kėtė arsye ėshtė ngritur edhe akuza e falsifikimit tė dokumenteve zyrtare. Ndėrkohė akuza e tretė, ajo e evazionit fiskal bėn fjalė pėr periudhėn 1999-2000. Nga hetimi i ēėshtjes ka rezultuar se firma “Pėrparimi Sh.A” gjatė kėsaj periudhe nuk ka paguar detyrimet fiskale pranė shtetit shqiptar. Ajo i ėshtė shmangur nė mėnyrė tė vazhdueshme atyre ose ka paguar shuma mė tė vogla se sa realja. Kjo firmė importonte hekur tė cilėsisė sė parė dhe deklaronte se do ta pėrdorte pėr tė ndėrtuar gozhdė e bullona. Mė pas hekuri pėrdorej pėr ndėrtim. Vlefta e doganės dhe e taksave qė njė biznes duhet ti paguajė shtetit shqiptar pėr hekurin e ndėrtimit ėshtė shumė e lartė ndėrsa pėr hekurin e gozhdė- bullonave mė e ulėt. Diferenca ndėrmjet asaj qė Delijorgji ka paguar dhe asaj qė duhet tė paguante kam shifrėn e 1.2 milionė dollarėve. Sipas burimeve zyrtare tė Prokurorisė sė rrethit Durrės, duke u bazuar nė kėto fakte, prokuroria ka ngritur edhe akuzėn e tretė, atė tė evazionit fiskal nė dėm tė buxhetit tė shtetit me shifrėn rreth 1.2 milion dollarė.
26/04/2004
Krijoni Kontakt