Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Topi në Korçë: Ndërroni emrat sllavë dhe komunistë të fshatrave!

    Konflikti diplomatik për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka shqetësuar Presidentin Topi, duke e aktualizuar për zonën e Korçës.



    Gjatë vizitës së djeshme të kreut të shtetit drejt rajonit juglindor, ai ka konstatuar toponime të huaja, për të cilat ka kërkuar ndryshimet e shpejta, për të mos u përsëritur e njëjta situatë si te fqinjët. “Rajoni i Korçës është i infektuar nga toponime të huaja, të trashëguara apo të vendosura gjatë viteve të tranzicionit”, është shprehur ai gjatë takimit të zhvilluar me pushtetarët vendorë. Ai u ka tërhequr atyre vëmendjen në këtë aspekt që, sipas tij, të vret syrin e veshin, por dhe që tregon se duhet të jemi më patriotë në jetën e përditshme. Presidenti Bamir Topi kërkoi nga qeverisja vendore që të bëjë kujdes për emërtimet e përdorura në gjuhën apo vende që ekzistojnë tek fqinjët. Ndërkohë ai përmendi emrin e fshatit Podgorie, që është një toponim sllav dhe që i përket emërtimit të një fshati në rrethin e Korçës. Emra të tjerë si: Zvezdë, Dobërçan, Moglicë, Petrushë etj., ekzistojnë në qark, duke e bërë më të përhapur këtë fenomen. “Ju e dini polemikën për emrin e Maqedonisë. Kjo është çështje ekskluzive e tyre, në të cilën ne nuk ndërhyjmë. Po ne pse të mos vendosim për emërtimet tona fjalë e toponime të hershme të vendbanimeve ilire, apo të tjera që mund të sugjerohen edhe nga institucionet përkatëse që merren me ruajtjen e traditave dhe të kulturës sonë?”, është shprehur presidenti. Mandej ka nënvizuar se një gjë e tillë është në kompetencat e organeve të pushtetit vendor, duke u kërkuar zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi. Nga ana tjetër, Topi ka pohuar se në këtë listë duhet të hyjnë dhe emrat e vendosur para viteve ’90, siç janë Sheqeras, Mollas etj. Vizita e Topit dje në Korçë shërbeu dhe për nxitjen e projekteve të rëndësishme për qarkun, të cilat do të çojnë në zhvillimin e tij. “Një nga projektet e qeverisë, por që duhet të mbështetet edhe nga qeverisja lokale, është stimulimi i zhvillimit të turizmit. Për këtë qëllim në Korçë duhet të rihapet aerodromi, që ka funksionuar para çlirimit të vendit. Do të ishte fenomen paradoksal që ta kishim para çlirimit të vendit e mos ta kemi sot kur duam të zhvillojmë turizmin. Sot ka kompani turistike që nuk e kanë problem të vijnë me mjetet e tyre nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës apo nga vendet e tyre direkt në Korçë. Ndaj duhet ta stimulojmë këtë projekt”, u shpreh presidenti.


    © Jorgjeta Gjançi, Gazeta Panorama.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    ***“Rajoni i Korçës është i infektuar nga toponime të huaja, të trashëguara apo të vendosura gjatë viteve të tranzicionit”, është shprehur ai gjatë takimit të zhvilluar me pushtetarët vendorë. Ai u ka tërhequr atyre vëmendjen në këtë aspekt që, sipas tij, të vret syrin e veshin, por dhe që tregon se duhet të jemi më patriotë në jetën e përditshme. Presidenti Bamir Topi kërkoi nga qeverisja vendore që të bëjë kujdes për emërtimet e përdorura në gjuhën apo vende që ekzistojnë tek fqinjët. Ndërkohë ai përmendi emrin e fshatit Podgorie, që është një toponim sllav dhe që i përket emërtimit të një fshati në rrethin e Korçës. Emra të tjerë si: Zvezdë, Dobërçan, Moglicë, Petrushë etj., ekzistojnë në qark, duke e bërë më të përhapur këtë fenomen. ***
    Shume mire ka bere presidenti Topi dhe uroj qe te kete fuqine per ta dekretuar nje gje te tille me urdher presidencial. Dhe jo vetem ne Korce por te shkoje dhe ne Jug, aty ke ai Bollanoja qe t'i tregoje vendin atij.

    Ato toponime sllave duhen hequr menjehere dhe te zevendesohen me emra shqip.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mire ka thene, kur sheh harten ne disa zona te Shqiperise, thua me vete a jam ne Serbi a Bullgari?

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    “Rajoni i Korçës është i infektuar nga toponime të huaja, të trashëguara apo të vendosura gjatë viteve të tranzicionit”
    Ajde o tope hajde... emrat e atyre fshatrave ashtu kane qene gjithmone . Po meqenese po tregohet patriot le te ndryshoje dhe emrin e qytetit te Pogradecit, Corovodes, Bistrices, Tropojes,Hasit,Çermenikes,Librazhdit e keshtu me radhe.....dhe e fundit dhe me e bukura...presidenti yne nuk ka shume kohe kor pergezoi nje shtet te ri shqiptar me emertim sllav "Kosove".


    harrova Elbasanin lol....
    A...emrat ju ngelen juve.....
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Ajde o tope hajde... emrat e atyre fshatrave ashtu kane qene gjithmone . Po meqenese po tregohet patriot le te ndryshoje dhe emrin e qytetit te Pogradecit, Corovodes, Bistrices, Tropojes,Hasit,Çermenikes,Librazhdit e keshtu me radhe.....dhe e fundit dhe me e bukura...presidenti yne nuk ka shume kohe kor pergezoi nje shtet te ri shqiptar me emertim sllav "Kosove".


    harrova Elbasanin lol....
    A...emrat ju ngelen juve.....
    Do i vije radha dhe atyre. Ti c'pate, ku te dhembi?

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    i ka erdhur radha,te zhduken te gjithe emertimet e huaja,te vihen ato antike shqipe.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    ideja eshte per tu pergezuar,po eshte shume e veshtire te ndryshosh emrin e nje vendbanimi,duhet pune ,ndersa presidenti me duket hodhi llafin dje dhe e harroi sot....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    ideja eshte per tu pergezuar,po eshte shume e veshtire te ndryshosh emrin e nje vendbanimi,duhet pune ,ndersa presidenti me duket hodhi llafin dje dhe e harroi sot....
    Në Kosovë po ua ndërrojnë pa iu dridhur qerpiku fare, pse s'mund ta bëjmë edhe ne? Banorët mund të mësohen lehtë, në fund të fundit në shqiptim besoj se emërtimet e reja do të jenë me të lehta, do të përdoren në gjendjen civile, nëpër dokumente zyrtare, harta shkollore, nëpër lajme në TV e gazeta etj...nuk është punë që s'bëhet.

    Pyes veten se si ka mundësi që Enveri që s'la gur palëvizur, nuk i shqipëroi toponimet? Heeeh kur s'e bëri.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Ide e mire.

    Nuk e di nese vete presidenti ka gje ne dore, po besoj se eshte dicka qe duhet bere nga drejtuesit lokale.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Në Kosovë po ua ndërrojnë pa iu dridhur qerpiku fare, pse s'mund ta bëjmë edhe ne? Banorët mund të mësohen lehtë, në fund të fundit në shqiptim besoj se emërtimet e reja do të jenë me të lehta, do të përdoren në gjendjen civile, nëpër dokumente zyrtare, harta shkollore, nëpër lajme në TV e gazeta etj...nuk është punë që s'bëhet.

    Pyes veten se si ka mundësi që Enveri që s'la gur palëvizur, nuk i shqipëroi toponimet? Heeeh kur s'e bëri.
    duhet pune,shume pune se emertimi i vjeter ngelet krahas te riut...A ka njeri ne shqiperi qe ja ka qefi te punoje ne kete drejtim ? Pyete neser Presidentin,do te thote-pse e kam thene une kete?!

    Fakti qe nuk e beri enveri tregon se eshte pune e madhe,kolosale...Pastaj do njerez nacionaliste kjo pune,qe ta marrin me zell...

    Kam frike se nga ana e Topit ishte me shume nje reklame politike me ngjyra nacionaliste,meqe eshte edhe periudha tani kur njerezit me pavaresine e kosoves sikur po interesohen me shume per kombin....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  3. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •