Nje cast perpara pllenimit, kishim jete!? Keshtu do te ndodh edhe nje cast pas vdekjes. Do te rikthehemi ne gjendjen e meparshme, ne nje asgje.
Nje cast perpara pllenimit, kishim jete!? Keshtu do te ndodh edhe nje cast pas vdekjes. Do te rikthehemi ne gjendjen e meparshme, ne nje asgje.
- The rest is silence.
nuk besoj se ka jete ne ate dynja.jeta eshte shume e çmuar kur vdes mbaron gjithça.jemi sote nuk jemi neser çmoeni e gzoni jeten ne kete planet.
JETA PAS VDEKJES
Besimi në një jetë të ardhme, në një formë apo në një tjetër, është gjithashtu e përbashkët për të gjitha fetë e botës, dhe është neni i tretë themelor i besimit të muslimanit. Mirëpo misteri i jetës pas vdekjes askund nuk është zgjidhur aq qartë sa në Islam. Idea e jetës pas vdekjes ka qënë aq e errët deri vonë, deri në kohën e daljes së fesë çifute, sa që jo vetëm se nuk gjëndet shumë për këtë e shprehur në Testamentin e Vjetër, por një sekt i rëndësishëm çifut në fakt e mohonte fare ekzistencën e një gjëndjeje të tillë. Megjithate, kjo lidhet me faktin se në shfaqjet më të hershme nuk ishte hedhur shumë dritë mbi këtë. Besimi në ‘transmigracion’ (apo rimishërim i shpirtrave) kishte të bënte dhe me mendjen e pazhvilluar të njeriut që realitetet shpirtrore gabimisht i merrte për fakte fizike. Ne Islam, idea e jetës së përtejme arriti përsosmërinë e saj, siç ndodhi dhe me parime të tjera të rëndësishme e themelore të fesë. Besimi në një jetë të ardhshme nënkupton dhënien llogari të njeriut në një jetë tjetër për veprimet e bëra në këtë jetë. Besimi padyshim është një bazë shumë e vyer për ngritjen morale të botës në qoftë se kuptohet si duhet. Pikat e mëposhtëme theksohen në mënyrë të veçantë nga Kurani i Shenjtë.
Jeta pas vdekjes është vetëm një vazhdim i jetës këtu poshtë
Hendeku që përgjithësisht vihet ndërmjet kësaj jete dhe jetës pas vdekjes është pengesa më e madhe në zgjidhjen e misterit të jetës së përtejme. Islami bën që të zhduket fare ky hendek: ai bën që jeta e ardhshme të konsiderohet thjesht si vazhdim i jetës së tanishme. Për këtë pikë Kurani i Shenjtë shprehet fare qartë. Aty thuhet:
"Ne kemi bërë (pikërisht në këtë jetë) që pasojat e veprave të njeriut t’i ngjiten atij për qafe, dhe këto pasoja të fshehta Ne do t’i nxjerrim në shesh në Ditën e Ringjalljes në formën e një libri krejt të hapur" (17:13,14).
Dhe përsëri aty thuhet:
"Kushdo që është i verbër në këtë jetë, do të jetë i verbër edhe në botën e përtejme; po, dhe do të largohet gjithnjë e më shumë nga rruga e drejtë" (17:72).
Kurse në një vend tjetër kemi:
"O shpirt që je në prehje! Kthehu tek Zoti yt, se Ai është i kënaqur me ty dhe ti je i kënaqur me Atë. Pra hyr midis shërbyesve te Mi dhe hyr në Kopështin Tim" (89:27-30).
E para e këyre citimeve e bën të qartë se faktet e mëdha që do të dalin në dritë diten e Gjykimit nuk do të jenë diçka e re, por vetëm një manifestim i asaj që është fshehur këtu nga syri fizik. Prandaj jeta pas vdekjes nuk është një jetë e re, por vetëm një vazhdim i kësaj jete që nxjerr në dritë realitetet e saj të fshehura. Dy citimet tjera tregojnë se një jetë qiellore apo një jetë skëterre – të dyja fillojnë në këtë botë. Verbëria e jetës së ardhshme është skëterrë, por sipas vargjeve të cituara vetëm ata që janë të verbër këtu do të jenë të verbër dhe në jetën e përtejme, duke e bërë të qartë se verbëria shpirtrore e kësaj jete është skëterra e vërtetë, dhe që këtej ajo merret me vete në botën tjetër. Po ashtu, është pikërisht shpirti që ka gjetur paqe e prehje të përsosur ai që grishet për të hyrë në parajsë pas vdekjes, duke treguar kështu se parajsa e botës tjetër është vetëm një vazhdim i paqes e prehjes që njeriu gëzon shpirtrisht në këtë jetë. Kështu, është e qartë se, sipas Kuranit të Shenjtë, jeta e përtejme është një vazhdim i kësaj jete, dhe vdekja nuk është një ndërprerje por një hallkë lidhëse, një derë që hap realitetet e fshehura të kësaj jete.
Jeta pas vdekjes është një shembëllim i gjendjes shpirtrore në këtë jetë
Me Islamin është hedhur dritë e plotë mbi të vërtetën më kuptimplote përsa i përket jetës së përtejme. Në mësimet kristiane truporja dhe shpirtrorja shkrihen bashkë; për të qarat e vajtimet e kërcitjet e dhëmbëve dhe zjarrin e pashuar si ndëshkim për të liqtë flitet me të njejtën shtrirje si për mbretërinë e qiellit, thesaret e qiellit dhe jetën e përhershme si shpërblim për të drejtët; mirëpo nuk jepen tregues të qartë të burimeve të njerës apo të tjetrës. Nga ana tjetër, Kurani i Shenjtë e bën të qartë se gjendja pas vdekjes është një përfaqësim i plotë, një shembëllim i qartë e i plotë, i gjendjes sonë shpirtrore në këtë jetë. Këtu kushtet e mira ose të këqia të veprave ose besimeve të një njeriu janë latente (të pranishme por të padukshme) brenda tij; helmi apo ballsami i tyre lëshojnë ndikimin e vet mbi të vetëm në mënyrë të fshehtë, por në jetën e ardhshme ato do të bëhen të dukshme e të qarta si drita e diellit. Trajta që marrin veprat tona e pasojat e tyre në këtë jetë nuk është e kapshme nga syri i njeriut në këtë jetë, por në jetën e përtejme ajo do të shpaloset në tërë qartësinë e saj. Prandaj dhe kënaqësitë e vuajtjet në jetën e ardhshme, ndonëse shpirtrore në realitet, nuk do t’i fshihen syrit të zakonshëm siç ndodh me faktet shpirtrore në këtë jetë. Eshtë për këtë arsye që ndërsa, nga njëra anë, hiret e të mirat e jetës së përtejme përmenden me emra fizikë si dëshmi e shfaqjes së tyre të qartë përpara syve, nga ana tjetër ato përmenden si gjëra të cilat "syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar, as nuk ka arritur dot zemra e njeriut që t’i ndjejë a t’i provojë". Ky përshkrim i hireve e bekimeve të jetës së ardhshme është vërtet një shpjegim i dhënë nga vetë Profeti i Shenjtë për vargun e Kuranit ku thuhet se askush nuk i di hiret e gëzimet të cilat i janë mbajtur të fshehta (32:17).
Vargjet e mëposhtme të Kuranit të Shenjtë, të cilat rëndom mund të keqkuptohen, nuk i përshkruajnë fare hiret e kënaqësite qiellore si të njëllojta me gjërat e kësaj bote. Në to thuhet:
"Dhe jepi lajme të gëzuara atyre që besojnë e bëjnë vepra të lavdërueshme, se për ta janë kopështet nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet një sasi me fruta prej andej, ata do të thonë: ‘Ja nga këto na janë dhënë neve më parë,’ dhe atyre u jepen gjëra të ngjashme me ato" (2:25).
Tani frutat për të cilat të drejtët do të thonë se i kanë shijuar në këtë jetë nuk është e mundur që të jenë frutat e pemëve ose gjërat e kësaj jete. Këto vargje, në fakt, na thonë se ata që besojnë e bëjnë vepra të mira përgatisin një parajsë për vete me duart e tyre, ku frute do të jenë veprat e tyre të mira. Pikërisht nga frutet e këtij kopështi ata do të shijojnë shpirtërisht këtu, si dhe nga të njëjtat, vetëm se në një trajtë më të kapshme e të qartë, do të hanë ata në jetën tjetër. Mund të citojmë dhe një varg tjetër që vazhdon të njejtën ide: "Atë ditë ju do te shihni burrat e devotshëm dhe gratë e devotshme, me dritën që shkëlqen përpara tyre në krahun e tyre të djathtë" (57:12). Ky varg tregon se drita e besimit nga e cila ishin udhëhequr në këtë jetë burrat e gratë e drejtë e të moralshëm, dhe e cila mund të shihej këtu vetëm me syrin shpirtror, do të shihet qartë duke ndriçuar përpara besimtarëve në ditën e Ringjalljes.
Si në rastin e hirësive e kënaqësive të parajsës, edhe ndëshkimi i ferrit është një shembëllim i torturave shpirtrore të kësaj jete. Ferri thuhet se është një vend ku njeriu as nuk do të jetojë, as nuk do të vdesë (20:74).
Duhet të kujtojmë në lidhje me këtë se Kurani i përshkruan ata që bien në gabime e ligësi si të vdekur e pajetë, kurse të mirët i quan të gjallë. Sekreti i kësaj është se mjetet e jetës së atyre që e lënë pas dore Zotin, duke u dhënë vetëm pas të ngrënit e të pirit dhe kënaqjes së dëshirave të tyre fizike, do t’u ndërpriten me vdekjen e tyre. Ata nuk kanë pjesë në ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vërtetë, ata do të ngrihen përsëri për të shijuar pasojat e këqia të veprave të tyre të liga.
Përparimi i pakufishëm në jetën pas vdekjes
Islami na mëson se njeriu është i destinuar të bëjë përparime të pakufishme në jetën pas vdekjes. Ai që e nënvizon këtë është parimi se zhvillimi i aftësive të njeriut siç ndodhë në këtë jetë nuk quhet i mbyllur me kaq, por një horizont shumë më i gjërë zhvillimi shpaloset përpara tij pas vdekjes. Ferri ka për qëllim vetëm ta pastrojë njeriun nga ‘skorjet’, mbeturinat e padobishme, që ka grumbulluar me duart e veta, me qëllim që ta bëjë të përshtatshëm për përparim shpirtror në ate jetë. Vargjet 106 e 107 të kapitullit 11 të Kuranit tregojnë qartë se ndëshkimi i ferrit nuk është i përhershëm. Ka gjithasht Thënie të Profetit të Shenjtë dhe të Shokëve të tij të cilat nuk lënë pikë dyshimi se ferri është një vend i përkohshëm për mëkatarin, qoftë musliman apo jo-musliman, dhe se ndëshkimi i rreptë i ferrit është një ilaç për të shëruar sëmundjet e tij shpirtrore dhe për t’i dhënë mundësi atij që të hyjë sërish në rrugën drejt një jete më të lartë. As parajsa nuk është një vend për kënaqësi të rëndomta; ajo në thelb është një vend për t’u ngjitur në nivele gjithnjë e më të larta (39:20). Për ata që janë në parajsë thuhet se kanë një dëshirë të pashuar për të arritur shkallë gjithnjë e më të larta përsosmërie; prandaj dhe lutja e tyre është: "Zoti ynë, bëje të përsosur për ne dritën tonë" (66:8).
Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë
Sigurisht qe ekziston!
si ka mundsi qe dikush te flas aqq shum per jeten pas vdekjes kur din aqq pakk per jeten para vdekjes ???![]()
We are all Aliens
Ekzistojne 4 etapa te jetes se njeriut.
1) Etapa e pare eshte jeta ne miter, pra ne barkun e nenes.
2) Etapa e dyte eshte jeta e kesaj bote pra nga momenti i lindjes kur ne dalim nga jeta e mitres ne boten dhe jeten qe jemi sot.
3) Etapa e trete e jetes eshte, jeta ne varreza, pra nga momenti kur ne nderrojm jet shkojm nga kjo bot, ne jemi ne etapen e tret jeten ne varreza. dhe
4) Etapa e katert dhe e fundit eshte jeta e AHIRETIT, jeta e amshueshme, jeta e perjetshme. Kjo etap e jetes fillon pas ringjalljes, pas kijametit (kataklizmes) dhe ather te gjith do te dalim para ALLAHUT, ku sipas veprave dhe jetes qe kemi pasur ne kete bot ne do te gjykohemi dhe do te na caktohet se ku do te jemi, ne parajse apo ne ferr.
Keto etapa do ti kaloj cdo njeri pa perjashtim feje, race, kombi apo gjuhe.
_____________________________________
™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!
We are all Aliens
Per nje kendveshtrim nga ana shkencore mund te vizitoni faqen e meposhtme :
Shihni postimin tim Nr:178 ne forumin e paranormales (ne lidhje me pervojen afer vdekjes)
http://www.forumishqiptar.com/showth...t=41800&page=9
Ndryshuar për herë të fundit nga Pratolini : 17-11-2008 më 12:32 Arsyeja: Ishe zgjatur shume me referenca
I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung
ekziston edhe mirë bile edhe ma e mirë se sa kjo jetë, por ti nuk e sheh kurrë, e njeriu e sheh se nuk vdes kurrë!
Për persona religjioz është lehtë te përgjigjën me pohim ne këtë pyetje pasi qe atyre nuk i duhet asnjë dëshmi për këtë, për shkak se religjioni është dogme, pra një doktrinë qe proklamohet si e vërtet pa asnjë dëshmi. Si te shprehem, përgjigjja atyre i vie ne paket me religjionin e tyre!
Soren Kierkegaard: “Jane dy mënyra për tu mashtruar. Njëra është kur beson ne atë qe nuk është e vërtet; tjetra është kur refuzon te besosh ne atë qe është e vërtet.
Por për ne te tjerëve është vështirë te japim përgjigjeje te prerë – ka “fakte” edhe për “po ekziston” edhe për “jo nuk ekziston”, varet cilin argument dëshirojmë ta besojmë apo ta refuzojmë te besojmë; mendja e njeriut është e prirur te gjej “vetëm” sqarime te cilat i kërkon, duke i injoruar sqarimet alternative!
Nga këndvështrimi i shkencës: Ne ligjin e fizikes për konzevimin e energjisë thuhet qe energjia ne një sistem te mbyllur as nuk humbet as nuk gjenerohet, por vetëm mund te transformohet nga një forme ne formën tjetër!
Shkenca dine shumëçka për energjinë, dmth ka njësi matëse për te (kJ apo Kcal), relacionin e energjisë me fuqi si dhe sasinë e energjisë qe barte cilado fushe e njohur ne fizike, transformimet e energjisë psh nga nxehtësia ne atë elektrike (rasti i KEK apo KESH), prej asaj elektrike ne drite (psh poçi elektrik), energjia termike ne atë kinetike (psh veturat, raketa) etj etj por shkenca nuk ka sqarim se çka është energjia dhe askush nga shkencëtarët nuk mund ta sqaroj se si duket apo cka është, vetëm qe i perceptojmë me 5 shqisat tona manifestimet e saj ne forma te ndryshme, si nxehtësi, drite, lëvizje etj!! Çdo gjë ne këtë realitet fizik për te lëvizur i duhet energjia, pra edhe njeriut, por kur vdesë njeriu çfarë ndodh me atë energji? Sipas fizikes energjia nuk humbet, ku shkon pra ajo energji e vetëdijes sonë qe i “prodhon” këto mendime?
Përgjigje te “argumentuar” kane te dy palët –ata qe besojnë qe vetëdija e mbijeton vdekjen fizike ne një formë tjetër si dhe ata te cilët besojnë qe ajo energji humbet ne ambientin (po mendoj ajo termike –temp e trupit 37C) kurse tjetra (e përmbajtur ne përbërjet kimike, biologjike) riciklohet si ushqim i krijesave tjera te gjalla!
Si argument bindes për mbijetesën e një formë te vetëdijes është fenomeni i njohur si NDE, apo përvoja afër vdekjes - te cilin shkenca akademike tani nuk e mohon por as nuk ka sqarim bindes (ka tentime por deri tani janë hedhur poshtë me “fakte” ) se çfarë ndodh!
Për ata qe besojnë ne mbijetesën e vetëdijes apo shpirtit te njeriut si argumente shtesë janë fenomenet jo plotësisht te vërtetuara qe ekzistojnë, siç janë:
Fantazmat(kemi raportime nga te gjitha vendet e botes pa marrë parasysh kulturën apo religjionin), fenomeni i zërit elektronik (EVP), komunikimi me një forme te inteligjencës (shpirtra apo qenie te dimensioneve tjera) e njohur si transkomunikimi instrumental (ITC), regresioni hipnotik ne jetën ne mes jeterave (kujtesa e thirrur nen hipnozë ne lidhje me boten e shpirtrave), përvoja jashtë trupit (projektimi astral), komunikimi i mediumeve me shpirtra etj
Mirëpo ata qe nuk besojnë ne këto fenonomene gjithmonë kane edhe sqarime tjera, ti quaj ashtu skeptike si mashtrime, manipulime, gënjeshtra, imagjinate, kujtime te imponuara, halicunancione etj
Ndoshta kur shkenca te arrinë (nese mundet) ta japë sqarimin se çfarë ne te vërtet është vetëdija(prodhim i aktivitetit te trurit apo dic tjeter si shpirti?), atëherë edhe do te kuptojmë se a ka mundësi ajo te mbijetoj vdekjen fizike apo jo?
I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung
Krijoni Kontakt