[100 vip-at mė me ndikim nė botė
Tė pasurit dhe tė famshmit kanė pasur njė vit tė mrekullueshėm dhe tė tmerrshėm njėkohėsisht. Ndjekja e filmave ka rėnė me 8 pėr qind vitin e kaluar, pasi njerėzit kanė filluar t’i ndjekin filmat nga shtėpitė e tyre duke u ankuar mbi tė gjitha pėr ēmimin e lartė tė biletave nė kinema. Ndarjet, bebet dhe tradhtitė kanė monopolizuar dhe pothuajse eklipsuar karrierat e disa aktorėve siē ėshtė Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. Por shfaqja nė kopertina nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė pasur njė pozicion solid nė Hollivud. Njė ēek me shumė shifra nuk ėshtė i mjaftueshėm gjithashtu. Vetėm njė kombinim i fitimeve dhe prezencės nė media mund t’i japė mundėsinė njė aktori apo personaliteti tjetėr tė njohur nga biznesi i argėtimit qė tė jetė pjesė e listės me 100 emra tė revistės amerikane “Forbes”. Pėr tė kompozuar listėn revista “Forbes” ka llogaritur fitimet nga qershori i vitit 2005 deri nė qershor tė kėtij viti. Kėto fitime pėrfshijnė paratė qė vijnė nga “showbiz-i”. Renditja ėshtė bėrė duke kombinuar fitimet me faktorė tė tjerė siē ėshtė numri i klikimeve nė Google, prania nė shtyp, numri i herėve tė pėrmendura nga televizionet dhe radiot si dhe numri i herėve qė njė prej kėtyre personazheve tė famshme ėshtė shfaqur nė revistat mė tė shitura.
Tom Cruise
Tom Cruise ėshtė kthyer nė vendin e parė tė listės sė “Forbes 100”, post tė cilin e ka mbajtur para pesė vitesh. Ky rikthim i tij ka ardhur falė kombinimit tė tė ardhurave marramendėse nga “War of the Worlds” (Lufta e Botėve) dhe furisė sė mediave qė kanė ndjekur nė ēdo hap lidhjen e tij me aktoren Katie Holmes. Ai gjithashtu ėshtė kthyer nė objekt vėmendjeje dhe shkrimesh tė pafundme me shfaqjen e tij tė ēuditshme nė “Oprah Show”, kritikat e tij tė hapura ndaj industrisė farmaceutike dhe padyshim me vajzėn e tij tė lindur para pak kohėsh nga Katie Holmes, Surie.
Roling Stones
Banda e madhe e rokut, Rolling Stones, kishte nxjerrė 162 milionė dollarė nė fund tė vitit 2005 prej turneut “A Bigger Bang” duke tejkaluar kėshtu rekordin e mėparshėm prej 120 milionė dollarėsh nga turneu i vitit 1994 “Voodoo Lounge”. Nė shkurt, banda muzikore u shfaq pėrpara njė publiku prej 1.5 milionė personash nė Rio, Brazil, audienca mė e madhe qė ka ndjekur kėtė grup ndonjėherė. Tre muaj mė vonė grupi performoi pėr herė tė parė nė Kinė, ku zyrtarėt e ndaluan tė luante klasikėt provokativė si “Brown Sugar” dhe “Beast of Burden”.
Oprah Winfrey
Afrikano – amerikania mė e pasur e Amerikės vazhdon tė zgjerojė perandorinė e saj tė multimedias. Produksioni i saj nė Broadway “The Color Purple” mblodhi 11 nominime Tony. Oprah Winfrey gjithashtu po zhvillon njė show pėr yllin e Rrjetit tė Ushqimit Rachael Ray nė lidhje me njė program javor radiofonik “Oprah and Friends”. Njėkohėsisht zėri i Oprah do tė shfaqet nė variantin e animuar tė filmit “Charlotte’s Web” qė do tė dalė nė Krishtlindjet e ardhshme. Oprah pėsoi mjaft kritika vitin e kaluar kur u zbulua qė libri i promovuar nė emisionin e saj “A milion little peces” nga James Frey ishte falsifikuar.
U2
Kėngėtarėt irlandezė tė rokut nė vitin 2005 kanė fituar mė shumė para se ēdo muzikant tjetėr nė planet. Albumi i tyre “How to Dismantel an Atomic Bomb” u klasifikua si numri njė nė renditjet amerikane dhe britanike vitin e kaluar duke fituar dhe pesė ēmime “Grammy” duke pėrfshirė kėtu njė pėr “Albumi i Vitit”. Por pozicioni i spikatur i U2 nė kėtė listė ka ardhur si pasojė e ekspozimit mediatik tė liderit tė grupit, Bono-s, i cili ėshtė kthyer nė njė aktivist me mjaft influencė pėr ndėrgjegjėsimin ndaj AIDS dhe lehtėsimit tė borxhit ndaj Afrikės. Bono ėshtė nominuar edhe pėr ēmimin “Nobel” pėr paqe.
Tiger Woods
Woods, i cili ėshtė tek tė 30-at ka fituar nga turnetė e golfit 58 milionė dollarė, rreth 12 milionė dollarė mė shumė se konkurrenti i tij mė i fortė. Duke i shtuar kėsaj shume edhe marrėveshjet fitimprurėse me Nike, Accenture, General Motors dhe American Express nuk ėshtė ēudi qė princi i golfit mund t’i lejojė vetes mjaft tė mira materiale siē ėshtė dhe blerja e fundme e njė jahti prej 47 metrash dhe njė prone prej katėr hektarėsh pranė oqeanit nė ishullin Jupiter Island nė Florida. Shkolla e porsahapur prej tij “Tiger Woods Learning Center” nė Kaliforni ėshtė njė qendėr edukimi dhe praktike golfi pėr fėmijė.
Steven Spielberg
Fituesi i vendit tė parė tė listės tė 100 “vip”-ave mė tė pasur e tė spikatur i ka nxjerrė tė ardhurat e tij prej shitjes sė biznesit tė DreamWorks SKG tek Paramound. Kėsaj i shtohen edhe pėrfitimet prej “War of Worlds”, filmi i katėr me fitimet mė tė larta vitin e kaluar. Ndėrsa “Munich” i Spielberg pavarėsisht se fitoi lėvdatat e kritikėve, u shmang nga spektatorėt. Ky zhgėnjim mund tė shpjegojė se pse Spielberg ka vendosur t’u kthehet filmave qė zbavitin turmėn, duke pėrgatitur tė preferuarit e kinemasė “Indiana Jones” dhe “Jurassic Park”.
Howard Stern
Njė vit jashtėzakonisht fitues pėr personalitetin radiofonik dhe televiziv amerikan Howard Stern, i cili pėrfiton 100 milionė dollarė nė vit nga kontrata me Sirius Satelite Radio. Kompania gjithashtu i ka dhėnė atij njė bonus prej 225 milionė dollarėsh pėr arritjen e etapave tė abonimit. Kjo shkaktoi dhe thyerjen e njė kontrate me radion CBS, punėdhėnėsja e tij e vjetėr e cila e akuzoi atė se e kishte pėrdorur pėr t’i bėrė reklamė Sirius. I vetėquajtur “Mbreti i tė gjitha mediave” prezentatori renditet kėshtu nė vendin e shtatė tė listės sė VIP-ave mė tė pasur dhe mė tė rėndėsishėm.
50 Cent
Shitjet e albumit tė tij debutues tė vitit 2003 “Get Rich or Die Tryin” dhe ai i vitit tė kaluar “Massacre” kanė arritur nė 20 milionė kopje nė mbarė botėn . Por 50 Cent gjithashtu zotėron dhe G-unit, njė perandori e gjerė multimedia qė pėrfshin veshje, videogames, ringtones. Pavarėsisht njė performance modeste nė filmin “Get Rich” vitin e kaluar ish-pėrdoruesi i drogės i kthyer tashmė nė njė reper tė famshėm, 50 cent-it i ėshtė propozuar tė shfaqet dhe nė dy filma tė tjerė duke pėrfshirė kėtu filmin qė do tė dalė sė shpejti mbi Irakun “Home of the Brave”.
“Sopranot”
Familja kriminale qė shfaqet nė serialin televiz “Sopranot” ėshtė kthyer pas njė mungese tė stėrzgjatur pėr sezonin final. James Gandolfini, i cili sipas raportimeve ka nė dispozicion 1 milion dollarė pėr episod po ecėn pėrpara me projekte mė tė mėdha televizive dhe kinematografike duke pėrfshirė kėtu “Lonely Hearts” njė film me njė vrasje misterioze ku ėshtė protagonist John Travolta. Vitin e kaluar protagonistėt e serialit “Sopranot” janė shfaqur dhe nė impenjime tė tjera televizive. Michael Imperioli u shfaq nė shumė episode tė serialit “Law and Order”.
Dan Brown
Adaptimi i filmit tė kritikuar “Kodi i Da Vinēit” ka korrur 77 milionė dollarė nė SHBA, duke qėndruar duke u renditur kėshtu nė filmat rekordmenė. (Filmi mendohet se mund t’ia kalojė dhe filmit “Pasioni i Krishtit”). Dan Brown, romani i tė cilit me tė njėjtin titull ėshtė shitur nė 61 milionė kopje nė gjithė botėn dhe padyshim ka korrur fitime tė jashtėzakonshme, sė fundmi fitoi njė ēėshtje gjyqėsore ku e kishin akuzuar pėr plagjiaturė. Sipas zėrave nė Hollivud, shtėpia diskografike “Sony” po planifikon qė tė kthejė nė film edhe librin e mėparshėm tė Dan Brown, “Engjėj dhe Djaj”.
100 EMRAT
1. Tom Cruise - aktor
2. Rolling Stones - bandė muzikore
3. Oprah Winfrey - prezantuese e famshme
4. U2 - bandė muzikore
5. Tiger Woods - kampion golfi
6. Steven Spielberg - regjisor
7. Howard Stern - prezantues radiofonik dhe televiziv
8. 50 Cent - kėngėtar rrepi
9. Sopranot - trupa e serialit televiziv
10. Dan Brown - shkrimtari i “Kodi i Da Vinēit”
11. Bruce Springsteen - kėngėtar
12. Donald Trump - biznesmen
13. Muhammad Ali - ish-boksier
14. Paul Mcartney - ish pjesėtar i “Beatles”
15. George Lucas - regjisor
16. Elton John - kėngėtar
17. David Letterman - prezantues i famshėm
18. Phil Mickelson - lojtar i famshėm golfi
19. J.K. Rowling - shkrimtarja e “Harry Potter”
20. Brad Pitt - aktor
21. Peter Jackson - regjisori i “Lord of the Rings”
22. Dr. Phil McGraw - prezantues televiziv
23. Jay Leno – prezantues televiziv
24. Celine Dion - kėngėtare
25. Kobe Bryant - basketbollist
26. Michael Jordan - basketbollist
27. Johnny Depp - aktor
28. Jerry Seinfeld - prezantues, komedian
29. Simon Cowell - personazh televiziv
30. Michael Schumacher - pilot i “Formula 1”
31. Tom Hanks - aktor
32. Rush Limbaugh - prezantues radiofonik
33. Denzel Washington - aktore
34. “Shtėpiake tė dėshpėruara” - serial televiziv
35. Jennifer Aniston - aktore
36. Angelina Jolie - aktore
37. Binjaket Olsen - aktore
38. Nicole Kidman - aktore
39. The Eagles - grup muzikor
40. Rod Stewart - kėngėtar
41. Shaquille O’Neal - basketbollist
42. Jerry Bruckheimer - producent
43. David Beckham - futbollist
44. Jessica Simpson - kėngėtare
45. Andrew Lloyd Webber - njeri i spektakleve
46. LeBron James - basketbollist
47. Neil Diamond - kėngėtar
48. Alex Rodriguez - atlet
49. Will Smith - aktor, kėngėtar
50. Dick Wolf - regjisor dhe producent
51. Dave Matthews Band - bandė muzikore
52. Tom Brady - sportist
53. Ronaldinho - futbollist
54. Jodie Foster - aktore
55. Ray Romano - komedian
56. Paris Hilton – trashėgimtare e dinastisė Hilton
57. Adam Sandler - aktor
58. Derek Jeter – lojtar bejsbolli
59. Jennifer Lopez – kėngėtar, aktore
60. Rick Warren – shkrimtar
61. Scarlett Johansson - aktore
62. Katie Couric – personazh televiziv
63. Maria Sharapova - atlete
64. Valentino Rossi – ēiklist
65. Halle Berry - aktore
66. James Patterson - shkrimtar
67. Leonardo DiCaprio - aktore
68. Kiefer Sutherland - aktor
69. Jim Carrey - aktor
70. Cameron Diaz - aktore
71. Gisele Bundchen - modele
72. Renee Zellweger - aktore
73. Carson Palmer - futbollist
74. Michelle Wie - atlete
75. Reese Witherspoon - aktore
76. Bill O’Reilly – personazh televiziv
77. Kate Moss - modele
78. Diane Sawyer – personazh televiziv
79. Sean (Diddy) Combs - kėngėtar
80. John Grisham - shkrimtar
81. Rachael Ray – shefe kuzhine
82. Dave Chappelle - komedian
83. Larry the Cable Guy - komedian
84. Tyra Banks – modele
85. George Lopez - aktor
86. Regis Philbin – personazh televiziv
87. Serena Williams – teniste
88. Ryan Seacrest – trashėgimtar dhe personazh
89. Wolfgang Puck – shef kuzhine
90. Venus Williams – teniste
91. Annika Sorenstam - atlete
92. Matthew Broderick/Nathan Lane - aktorė
93. Mel Brooks – producent, regjisor
94. Emeril Lagasse - shef kuzhine
95. Nicole Richie – personazh
96. Heidi Klum - modele
97. Mario Batali – shef kuzhine
98. Eric Idle/ Mike Nichols – regjisorė, producentė
99. Adriana Lima - modele
100. Ty Pennington - personazh
Marrė nga revista amerikane “FORBES”
Krijoni Kontakt