Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Vegjetarianizmi.

    SHĖNDETI DHE TĖ USHQYERIT VEGJETARIAN

    Sot, kur kemi mjaft fakte mbi rėndėsinė dhe ndikimin e ushqimit nė shėndet dhe jetėgjatėsi, ēdo ditė numri i madh i njerėzve po i kthehet kėsaj pyetje:

    A ėshtė trupi i njeriut mė i pėrshtatshėm pėr ushqim vegjetarian apo ushqim tė mishit?

    Nė kėrkesė pėr pėrgjigje duhet sqaruar dy gjėra – ndėrtimin anatomik tė njeriut dhe pasojat tė cilat mbesin mbi atė me konsumimin e mishit.

    Shumė nutricist, biologė dhe fiziologė ofrojnė fakte bindėse mbi atė se njerėzve nuk i ėshtė caktuar ushqimi me mish.

    Ata parashtojnė mendime se njerėzit fiziologjikisht nuk i pėrshtaten tė ushqyerit me mish, prandaj, mėlmesat i shtohen mishit pasi ai nuk ėshtė ushqimi i tyre natyral. Fiziologjikisht, njeriu ėshtė mė i afėrt me bimėngrėnės dhe pėrtypės, mė tepėr kafshėve tė cilat ushqehen me bimė se mishngrėnėsve sikur qeni, tigri apo luani.

    Pėr shembull, mishngrėnėsit nuk djersiten nėpėrmjet lėkurės; temperaturėn trupore e kontrollojnė me frymėmarrje tė shpejtė dhe qitjen e gjuhės jashtė.

    Nė anėn tjetėr, bimėngrėnėsit nė lėkurė kanė pore (vrima), me djerėsitje kontrollojnė temperaturėn trupore dhe eliminojnė toksinet.

    Mishngrėnėsit kanė dhėmbė tė gjatė dhe kthetra pėr nxėnjen dhe mbytjen e viktimės; bimėngrėnėsit dhėmbėt frontal nuk i kanė tė mprehėt pasi nuk kėpusin mish, e zakonshme pėr mishngrėnės.

    Pėshtyma e mishngrėnėsve nuk pėrmban ptijalinė, nė gojė nuk mund ta bėjnė tretjen e materieve nga skroki; pėshtyma e bimėngrėnėsve pėrmban ptijalinė dhe mund ta tretė skrobin.

    Mishngrėnėsit sekretojnė sasira tė mėdha kripėrash acidike tė cilat ndihmojnė tretjen e eshtrave; bimėngrėnėsit sekretojnė pak kripėra acidike.

    Nofulla e mishngrėnėsve lėviz poshtė-lartė, nofulla e bimėngrėnėsve lėviz edhe anash, kjo ėshtė shtesė nė pėrtypje.

    Mishngrėnėsit duhet ti marrin lėngjet me lėpirje (sikur maca); bimėngrėnėsit marrin lėngje me thithje nėpėr dhėmbė.

    Ka shumė krahasime tė ngjashme, sidoqoftė njeriu i pėrshtatet fiziologjisė bimėngrėnėse. Pra, nga pikėvėshtrimi i drejtė fiziologjik ekzistojnė argumentet se njeriut nuk i pėrshtatet mishi si ushqim.

    TRETJA E USHQIMIT

    Njėherit kur mishi gjendet nė lukth, pėr tretjen e tij nevojiten lėngjet tretėse me pėrqindje tė lartė tė kripėrave acidike.

    Lukthi i njeriut dhe bimėngrėnėsve prodhon thartėsirė e cila ėshtė njėzet herė mė e dobėt se ajo tė cilėn e prodhojnė mishngrėnėsit.

    Fakti vendimtar i dallimit midis mishngrėnėsve dhe bimėngrėnėsve mund tė vėrehet nė organet pėr tretje, ku bėhet tretja e mėtutjeshme e ushqimit ndėrsa pėrmbajtja ushqimore pėrcjellet nė gjak.

    Copa e mishit nuk ėshtė asgjė pėrpos pjesė e njė kufomeje, pėrderisa, gjatė procesit tė kalbjes sė mishit nė organizėm krijohen materiet helmuese.

    Prandaj, mishi duhet tė largohet shpejtė nga organizmi.

    Gjatėsia e organeve pėr tretje tek mishngrėnėsit nuk e kalon mė tepėr se tri herė gjatėsinė e trupit tė tyre.

    Ndėrsa te njeriu dhe bimėngrėnėsit kjo gjatėsi ėshtė dymbėdhjetė herė mė e madhe, pasi karakterizohet me kalbje tė shpejtė mishi do tė qėndrojė mė gjatė nė organizmin e tyre qė do tė thotė rritje tė pasojave toksike pėr organizėm.

    Veshkėt janė organe tė cilat mė sė tepėrmi preken nga kėto toksine.

    Si organe vitale pėr lirimin e materieve hudhėse nga gjaku, veshkėt ngarkohen me vėrshim tė helmeve tė ndryshme, madje, edhe tek mishngrėnėsit e shkallės mė tė lehtė, veshkėt duhet tė punojnė tri herė mė shumė se nė rastin e vegjetarianėve.

    Veshkėt e njeriut tė ri mund tė dalin nė krye me ngarkesėn e tillė, proporcionalisht me plakje njeriut i ngritet rreziku pėr sėmundje, gjegjėsisht dėmtimit tė veshkėve.

    SĖMUNDJET E ZEMRĖS

    Pa-aftėsia e organizmit tė njeriut pėr dalje nė krye me sasirat e larta tė yndyrėrave shtazore nė ushqim, tregon nė natyrėn e kundėrt nga nrėnia e mishit.

    Metabolizmi i mishngrėnėsve mund tė djeg sasira tė pakufizuara tė holesterinės dhe yndyrėrave pa kurrėfarė pasoja tė dėmshme.

    Nė eksperiment me qenėt, nė sasinė ditore tė ushqimit gjatė dy viteve i janė shtuar 200 gr gjalpė, me qė rast sasia e holesterinės nė organizmin e tyre ka mbetur pa ndryshim. Pėrkundrazi, krijesat tė cilat janė vegjetariane e kanė mjaft shumė tė kufizuar mundėsinė e kontrollimit tė nivelit tė holesterolit apo yndyrėrave tė ngopura nė gjak mbi nivelin e nevojshėm tė trupit.

    Pas grumbullimit shumėvjeēar tė materieve tė tilla, nė muret e brendshėm tė arterieve kemi deponim tė shtresave yndyrore, tė cilat janė shkaktare pėr sėmundjen e njohur si arterioskleroza, forcimi i arterieve.

    Pasi qė deponimi i tillė e vėshtirėson qarkullimin e gjakut nė zemėr, rreziku pėr infarkt dhe koagulim tė gjakut rritet.

    Nė vitin 1961 revista amerikane e "Shoqatės Mjekėsore" lajmėroi se 90-97% e sėmundjeve tė zemrės, tė cilat janė shkaktare tė mė se gjysmės sė rasteve tė vdekjes nė SHBA, mund tė ndėrpriten vetėm me kalim nė mėnyrėn vegjetariane tė tė ushqyerit.

    Ky konstatim pėrkrahet edhe nė raportin e shoqėrisė amerikane pėr sėmundjet e zemrės nė tė cilin thuhet: "Nė hulumtimet e raportit midis metodės standarde tė ushqimit dhe sėmundjeve kronare nė popullatė... faktet tregojnė se mishi si ushqimi me ngopje tė lartė ėshtė faktor themelor nė pėrhapjen e sėmundjeve koronare tė zemrės."

    Akademia Amerikane e Shkencės, gjithashtu ka deklaruar se niveli i lartė i holesterinės, i cili ėshtė konstatuar tek shumica e amerikanėve, ėshtė faktori kryesor i "epidemisė sė vėrtetė" tė sėmundjeve koronare nė SHBA.

    Sipas enciklopedisė britanike: "Pėr proteina tė fituara nga frytet nė trajtė arre, bishtajat, drithėrat dhe produktet e qumėshtit thuhet se janė relativisht tė pastėrta nė krahasim me mishin e lopės i cili nė vete pėrmban 56% tė ujėrave tė papastėr".

    Nė Amerikė, shtetin me konsumim mė tė lartė tė mishit nė botė, ēdo i dyti person vdes nga sėmundjet e zemrės apo enėve tė gjakut.

    KANCERI

    Faktet e tjera mbi atė se organeve tė njeriut nuk i pėrshtatet tretja e mishit janė konstatuar pas hulumtimeve tė shumta ku zbulohet se ekziston lidhja midis kancerit tė zorrės sė trashė dhe konsumimit tė mishit.

    Njėri shkak i pėrhapjes sė kancerit ėshtė pėrqindja e lartė e yndyrėrave, gjegjėsisht sasia e vogėl e fijeve nė ushqimin me mish.

    Kjo konsiston deri nė kalim tė ngadalshėm tė materieve hudhėse nėpėr zorrėn e trashė, kėshtu i lejohet toksineve qė tė veprojnė dėmshėm nė organizėm. Dr. Sheron Fleming nga instituti i ushqimit nė universitetin e Kalifornisė "Berkli" thotė: "Si duket fijet nė ushqim ndihmojnė nė parandalimin e kancerit tė zorrės sė trashė."

    Pėrveē kėsaj, pėr mishin dihet se gjatė tretjes krijohen metabolitet steroide tė cilat kanė veēori kancerogjene.

    Me vazhdimin e hulumtimeve faktet mbi lidhshmėrinė e ushqimit me mish dhe formave tė tjera tė kancerit kanė marrė karakter alarmues.

    Akademia amerikane e shkencės deklaroi nė vitin 1983 se: "Njerėzit mund ta parandalojnė krijimin e formave tė shumta tė kancerit me zvogėlim tė konsumimit tė mishit dhe rritjen e konsumimit tė perimeve dhe drithėrave."

    Nė librin "Shėnimet e shkaktarėve tė kancerit", Rol Rasel shkruan: "Kam konstatuar se prej 25 kombeve tė cilat e konsumojnė mishin me sasi tė lartė, 19 pėrqind kanė pėrqindje tė lartė tė sėmundjeve tė kancerit, ndėrsa vetėm te njė komb kjo dukuri ėshtė e ulėt.

    Nė anėn tjetėr, nga 35 kombe tė cilat ushqehen me pak mish apo nuk e konsumojnė aspak, asnjėra nuk ka pėrqindje tė lartė tė sėmundjes sė kancerit."

    Disa nga rezultatet mė inkurajuese nė hulumtime i pėrkasin nitroamineve.

    Nitroaminet krijohen kur amini sekondar, p.sh. dominon nė birrė, verė, ēaj dhe duhan, vie nė kontakt me konzervansat kimik nga mishi.

    Ministria amerikane pėr ushqim dhe barėra (FDA) i karakterizoi nitroaminet sikur "njėrėn nga grupet mė tė rrezikshme dhe mė tė dėmshme nė radhėn e grupeve kancerogjene tė zbuluar deri tani, pėrderisa, roli dhe etiologjia e kancerit tek njeriu ende nuk dihen, brengosja e shkencėtarėve po rritet".

    Dr. Villiam Liqinski nga laboratori amerikan i Oak Rigjit udhėheqi me eksperimentin nė tė cilin kafshėve ju dhanė nitroaminet.

    "Kanceri", thotė ai, "gjindet nė gjithė trupin: nė tru, mushkėri, pankreas, lukth, gjėndra dhe zorrė. Kafshėt janė vetėm njė grumbull tmerrues i mishit tė sėmurė.

    HEMIKALIET E RREZIKSHME NĖ MISH

    Nė mish dhe produkte tė mishit ekzistojnė edhe kemikaliet e tjera tė rrezikshme pėr shėndet, pėr tė cilat konsumuesit nuk janė tė vetėdijshėm.

    Nė librin e tij "Helmet nė trupin e juaj" Geri dhe Stiven Nal i ofrojnė lexuesit nė shqyrtim marifetet mė tė reja tė cilat po i pėrdorin korporacionet e prodhimit tė mishit dhe ushqimit tė tij.

    Ata shkruajnė: "Kafshėt mbahen nė jetė dhe majen me shtim tė pandėrprerė tė mjeteve pėr qetėsim, hormone, antibiotikė dhe 2700 barėra tė tjera.

    Procedura e tillė fillon madje para lindjes, ndėrsa vazhdon edhe pas vdekjes.

    Ndonėse, barėrat e tilla do tė mbesin nė mish kur do t’i ngrėni, ligji nuk kėrkon qė ato tė ceken pėr prodhim tė caktuar.

    Njėra nga kėto kemikalie ėshtė Dietilstilbestrol (DES), hormon i rritjes i cili nė SHBA shfrytėzohet 20 vjetėt e fundit, ndonėse hulumtimet kanė zbuluar se ėshtė materie kancerogjene.

    E ndaluar si e rrezikshme pėr shėndet kjo kemikalie ėshtė ndaluar nė 32 shtete, ajo ende shfrytėzohet nė SHBA, sipas FBA-sė ajo prodhuesve tė mishit ju kursen 500 milionė dollarė nė vit.

    Stimulansi tjetėr pėr rritje mjaft i njohur ėshtė arseniku. Seksioni i bujqėsisė nė SHBA (USDA), nė vitin 1972, zbuloi se sasia e kėtij helmi tė njohur tejkalon kufirin ligjor prej 15 % nga prodhimi i gjithėmbarshėm i mishit tė kafshėve.

    Shėndeti gjithashtu kėrcėnohet nga natrium-nitratet dhe natriumnitritet, kemikaliet tė cilat shfrytėzohen pėr konzervim si ngadalsues tė kalbjes sė mishit tė thatė dhe produkteve tė mishit sikur proshuta, sallama, suxhuku i tymosur dhe peshku.

    Kėto kemikalie i japin mishit pamjen e kuqe e shėndritshme pasi ndikon nė pigmentet e gjakut dhe muskujve.

    Pa kėto kemikalie ngjyra natyrale e mishit gėshtenjė e shėndritshme, do t’i largonte konsumuesit.

    Pėr fat tė keq, kėto kemikalie nuk bėjnė dallim midis gjakut tė ngordhėsirės dhe gjakut tė njeriut tė gjallė, prandaj, ka shumė raste tė vdekjes nga helmimi si shkak i dozės sė lartė. Madje edhe dozat e vogla mund tė tregohen si tė rrezikshme, posaqėrisht pėr fėmijėt dhe foshnjet.

    Mu pėr kėtė arsye ėshtė formuar komisioni i bashkuar i shkencėtarėve pėr shtesa nė ushqim nga organizata pėr ushqim dhe bujqėsi (FAO) dhe organizata botėrore pėr shėndet (WHO) e cila punoi nė kuadėr to Kombeve tė Bashkuara, proklamoi lajmėrimin: "Nitratet asesi nuk guxojnė tė pėrdoret nė ushqimin pėr foshnje."

    A. Xh. Leman nga reparti i bujqėsisė SHBA (USDA) thotė se "midis sasisė sė parrezikshme tė nitrateve dhe asaj tė rrezikshme ekziston njė vijė e ngushtė".

    Pėr shkak tė kushteve tė kėqia, papastėrtisė dhe sipėrfaqeve tė vogla, industria blegėtorale shfrytėzon sasi tė mėdha antibiotikėsh tė cilat ju jepen kafshėve.

    Shfrytėzimi i tillė masiv i antibiotikėve natyrisht se krijon bakterie tė cilat janė imune ndaj kėtyre antibiotikėve, bakteriet e tilla pastaj kalojnė nė konsumuesit e mishit tė tillė. FDA vlerėson se penicilini dhe tetraciklini industrisė sė mishit i kursejnė 1.9 milionė dollarė, duke i dhėnė arsye tė mjaftueshme qė tė mos kujdesen pėr rrezikun potencial pėr shėndet.

    Pėr arsye tė traumave nėpėr tė cilat kalojnė kafshėt para aktit tė mbytjes, vie deri te lirimi i "helmeve traumatike" nė mish (sikur tė jetė fjala pėr ndonjė stimulans tė fortė).

    Kjo shoqėrohet me mos lirimin e materieve hudhėse sikur urina dhe acidi urik tė cilėt e ndosin edhe mė tepėr mishin e pėrgatitur pėr pėrdorimin ushqimor.

    SĖMUNDJET E MISHIT

    Pėrveq kemikalieve tė rrezikshme, mishi shpesh nė vete pėrmban edhe sėmundjet e vetė kafshėve.

    Pasi jetojnė nė kushte mjaft tė kėqija, me dhunė tė ushqyera, tė traumatizuara, kafshėt e pėrcaktuara pėr therje edhe mė tepėr janė tė rrezikuara nga sėmundjet e ndryshme. Personat tė cilėt e bėjnė kontrollimin e mishit mundohen qė ta largojnė mishin e papėrdorueshėm, mirėpo pėr shkak tė presionit nga ana e industrisė dhe kohės sė shkurtė pėr kontroll detal, shumica e mishit e cila kalon kontrollin ėshtė shumė mė pak e shėndetshme se qė mund ta paramendojnė konsumuesit.

    Raporti i USDA-sė nė vitin 1972, thekson numrin e kafshėve tė cilat kaluan kontrollėn pasi ju janė larguar organet e sėmura. P.sh.: 100.000 lopė tė sėmura me kancer nė sy dhe 3,596,302 raste tė kallies sė qelbėzuar tė mėlqisė.

    Qeveria gjithashtu lejon shitjen e zogjėve me sakulitis ajror, sėmundje tė ngjajshme me sekretin e qelbėzuar nė mushkėri.

    Pėr hir tė kėnaqjes sė standardeve federative, zgavėrat nė mushkėritė e zogjve pastrohen me pistona thithėse ajrore.

    Mirėpo, gjatė procesit tė pastrimit qesėzat ajrore pėlcasin dhe qelbi depėrton nė mish.

    Ėshtė zbuluar se USDA ka qenė madje i pakujdeshėm nė pėrcjelljen e standardeve tė tyre sado tė ulėta.

    Nė rolin e organit i cili i vėzhgon resorset e ndryshme tė ministrisė shtetėrore, inspekcioni federal i Amerikės (USGAO) akuzoi USDA-nė pėr mbylljen e syve gjatė gabimeve tė bėra nė thertoret.

    Ngordhėsirat e kontaminuara me ndyrėsirat e minjėve, insekteve dhe korozionit janė gjetur nė kompanitė pėr prodhim tė mishit sikur SFIT, ARMOR, KARNEJT. Disa inspektorė i arsyetojnė lėshimet e tilla me fjalėn se nėse ata do t’i zbatonin rreptėsisht parimet ligjore atėherė asnjė nga fabrikat e mishit s’do tė punonte.

    Sot, jemi dėshmitarė tė sėmundjeve tė reja tė cilat po i kaplojnė kafshėt, sėmundja e lopėve tė ēmendura.

    A e pyesni ndonjėherė vehten se sa ėshtė i sigurtė mishi sikur ushqim?


    Marrė nga revista "ATMA" botuar nga:

    Shoqėria Vegjetariane Kosovare

    "ATMARAMA"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqimi pa mish

    Pėr shkak tė frikės nga mungesa e proteinave, shumė njerėz asnjėherė nuk e pranojnė ushqimin vegjetarian.

    Mendimi se mishi ka monopol mbi proteinat dhe sasi tė mėdha tė proteinave qė janė tė nevojshme pėr enegji dhe fuqi ėshtė shpifje.

    Njerėzit pyesin: "Vallė ushqimi vegjetarian mund t’i ofrojė njeriut proteina me cilėsi tė lartė dhe ato qė i nevojiten?"

    Para se t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetje, sė pari le ta definojmė proteinėn.

    Kimisti Holandez Gerit Jan Madler nė vitin 1838 ka izoluar njė substancė tė pėrbėrė nga karboni, hidrogjeni, oksigjeni dhe mikroelemente tė tjera.

    Ka treguar se ky bashkėdyzim kimik paraqet bazėn e mbarė jetės dhe e ka quajtur "proteinė", qė do tė thotė "e dorės sė parė".

    Mė vonė ėshtė vėrtetuar se proteinat biologjikisht kanė rėndėsi kyēe: ēdo organizėm i gjallė duhet t’i marrė nė sasi tė caktuar pėr tė mbijetuar.

    Ėshtė vėrtetuar se kjo ėshtė kėshtu pėr arsye se proteinat pėrbėhen nga amino acidet, "blloqet ndėrtuese tė jetės".

    Bimėt mund t’i sintetizojnė amino acidet nga ajri, toka dhe uji, ndėrkaq kafshėt nė kėtė pikėpamje krejtėsisht varen nga bimėt, qoftė drejtpėrdrejtė, duke i ngrėnė, qoftė jodrejtpėrdrejtė, duke ngrėnė mish shtazor.

    Njė nga shkaqet pėr harxhimin e madh tė kėtij tė dytit qėndron nė atė se kafsha ėshtė e detyruar tė hajė njė sasi enorme tė proteinave bimore pėr tė arritur peshėn e duhur pėr therje.

    Sipas kėsaj, mishi nuk pėrmban amino acide tė cilat fitohen nga bimėt, ose tė cilat njerėzit gjithashtu s’mund t’i marrin nga bimėt.

    Pėr mė tepėr, konsumimi i ushqimit nga mbretėria bimore ka pėrparėsi plotėsuese e cila pasqyrohet nė kombinimin e amino acideve me substancat e tjera tė domosdoshme pėr shfrytėzim korrekt: karbohidratet, vitaminat, mineralet, klorofilin dhe elementėt tjerė qė gjenden vetėm tek bimėt.

    Mirėpo, vegjetarianėt duhet tė njoftohen me teorinė e kombinimit tė ushqimit, pėr tė cilat disa shkencėtarė thonė se ka rėndėsi kyēe nėse dėshirojmė tė arrijmė deri te "tė gjitha proteinat".

    Mendimin e kėtillė, tė njohur si "komplementim i proteinave", e ka popullarizuar Frensis Mur Lap nė bestsellerin e saj "Ushqimi pėr planetin e vogėl", ku shpjegon se tek ushqimi i baraspeshuar vegjetarian, proteinat komplomentare bashkėdyzohen nė mėnyrė tė natyrshme, vetvetiu.

    Pėr shembull, nėse hamė gjalpė kikirikash, e lyejmė nė bukė; rėndom ashtu e hamė gjalpėn nga kikirikat.

    Po tė hanim bukė nga mielli i plotė, do tė kishim pėrplot proteina.

    Ja, nė kėtė pasqyrohet kjo ide. Kur hamė, trupi i zbėrthen proteinat nė amino acidet e tyre pėrbėrėse.

    Ato shfrytėzohen njė nga njė, ose pėrsėri bashkėdyzohen nė proteina tė reja tė nevojshme pėr trupin.

    Janė tė njohura njėzet e dy amino acide. Ndėr to, tetė janė tė quajtura "kyē". ("Kyē" kėtu thjesht do tė thotė se s’mund t’i krijojmė nė trup nė mėnyrė tė natyrshme, por duhet t’i marrim nėpėrmjet ushqimit.)

    Amino acidet kyē janė leucina, izoleucina, valina, lizina, triptofani, treonina, metionina dhe felilalanina.

    Sipas F. M. Lapovės, tė gjitha kėto duhet tė jenė tė pėrfshira nė ēdo racion, nė raport korrekt, qė tė kemi ushqim tė baraspeshuar.

    Prandaj deri nė gjysmėn e viteve tė 50-ta kėtij shekulli mendohej se mishi ėshtė burim i shkėlqyer i proteinave tė gjitha tetė amino acidet i pėrmban nė raport pėrkatės.

    Por, megjithatė, nutricionistėt sot pajtohen se nė pikėpamje tė pėrmbajtjes sė proteinave shumė ushqime vegjetariane janė baras me mishin, nėse jo edhe mė tė mira, meqė poashtu i pėrmbajnė tė gjitha tetė amino acidet.

    Kryesisht, qė nė njė racion tė fitohet ushqim i lartė proteinik duhet kombinuar drithėrat (bukė, brum...) dhe bishtajoret (sojė, thjerrėza, kikirika...) – sikur nė rastin e pėrmendur me sendviēin me gjalpė kikirikash.

    Frutet me trajtė arre dhe farat e kombinuara me bishtajoret madje edhe me drithėrat, poashtu japin ushqim tė lartė proteinik.

    Nėse krahas kėsaj marrim edhe prodhime tė qumėshtit, ende mė tė vogla janė gjasat pėr paraqitjen e problemeve me proteinat, meqė qumėshti pėrmban tė gjitha amino acidet kyēe.

    Gjithashtu ėshtė vėrtetuar se perimet e gjelbra me gjethe pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme tė proteinave tė plota.

    Njė gotė lėngu karrotash ka cilėsi tė njejtė sikur edhe njė vezė, ndėrsa nė djathė, kikirika dhe thjerrėza ka mė shumė proteina sesa nė hamburger, mish tė derrit ose nė njė shnicėl nga mishi i lopės.

    Dr. Xhon A. Mekdugal, docent i klinikės sė fakultetit pranė universitetit tė medicinės nė Havaje dhe drejtues medicinal i programit pėr kulturėn e jetesės dhe tė ushqimit nė spitalin Shėn Helena nė Parkun Dir, Kaliforni, thotė se tė kombinuarit e proteinave s’ėshtė i domosdoshėm.

    Ai konfirmon se nė ushqimin individual vegjetarian ka mė shumė se mjaft proteina.

    Me tė pajtohen edhe autoritete tė tjera, ashtu qė mendimi i F.M. Lapovės pėr kombinimin e proteinave, tė cilin atėherė fortė e kanė pėrkrahur ekspertėt e ushqimit, ėshtė sjellur nė pyetje.

    Por, megjithatė, pa marrė parasysh nėse dikush ndjen se i pėrgjigjet tė mos e kombinojė, ekzistojnė mjaft prova se vegjetarianizmi ėshtė i thjeshtė, i shėndoshė dhe i aftė pėr t’i siguruar sasitė e nevojshme tė proteinave.

    Tek shumė amerikanė proteinat pėrbėjnė mė shumė se 20% tė ushqimit tė tyre, gati sa dyfish mė tepėr se sasia qė rekomandon organizata botėrore e shėndetit.

    Edhe pse sasitė jopėrkatėse tė proteinave shkaktojnė humbje tė fuqisė, trupi s’mund t’i shfrytėzojė proteinat e tepėrta; pėrkundrazi ato shėndrrohen nė lėndė mbeturinore karbonike tė cilat i ngarkojnė veshkėt.

    Karbohidratet janė burimi kryesor i energjisė.

    Nė vargun e testeve paralele tė qėndrueshmėrisė, tė udhėhequra nga Dr. Irving Fisher pranė Universitetit Jejl, vegjetarianėt kanė qenė dyfish mė tė mirė se mishngrėnėsit.

    Pasi qė jovegjetarianėve ua ka zvogėluar konsumimin e proteinave pėr 20% Dr. Fisheri ka vėrtetuar se aftėsitė e tyre janė zmadhuar pėr 33%.

    Edhe shumė hulumtime tė tjera kanė treguar se ushqimi pėrkatės vegjetarian siguron mė shumė energji ushqyese se mishi. Pėr mė tepėr, hulumtimet e drejtuara nga Dr. J. Itokejo dhe V. Kipani pranė Universitetit tė Brukselit kanė treguar se vegjetarianėt janė nė gjendje tė kryejnė teste fizike dy ose tri herė mė gjatė se njerėzit qė hanė mish, para se tė dėrmohen, dhe pesė herė mė shpejtė kėndellen.

    Marrė nga revista "ATMA" botuar nga:

    Shoqėria Vegjetariane Kosovare

    "ATMARAMA"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    VEGJETARIANIZMI NĖ PRAKTIKĖ

    (RECETA)

    BURGERI VEGJETARIAN

    patate (3)

    kripė (1/3 lv)

    piper i zi (1/4 lv)

    arrė moskate (1/8 lv)

    kurkuma (1/4 lv)

    asafetida (1/4 lv)

    spec djegės (1/4 lv)

    gjethe majdanozi (2 lm)

    lėng limoni (1 lm)

    kikirika tė bluar (100 g)

    Nė njė tenxhere ziejnė patatet bashkė me lėvoren. Pasi qė zihen, shtypen dhe pėrzihen me pėrbėrėsit e tjerė. Formohen pogaēe tė rrumbullakta me trashėsi 1 cm dhe gjerėsi 6 cm. Piqen nė tavė tė lyer me gjalpė ose me vaj rreth 10 minuta derisa tė fitojnė ngjyrė ari.

    Pogaēet vihen mes dy copėve tė bukės me sallatė tė gjelbėr, domate, speca dhe tranguj.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    QOFTET VEGJETARIANE NĖ DOMATE OSE JOGURT

    djathė (1/2 kg)

    spinaq i pastruar dhe i zier (1/4 kg)

    miell nga qiqra ose miell i bardhė (1 lm)

    pluhur pėr fryerje (1/4 lv)

    asafetida (1/2 lv)

    piper i bluar (1/2 lv)

    kripė (1/3 lv)

    Spinaqi lahet, kullohet, prehet nė copa tė mėdha dhe zihet. Djathi shtypet dhe formohet pėrzierje e butė. Pėrzihet me pėrbėrėsit e tjerė dhe formohen toptha me madhėsi 2-3 cm. Nė njė tenxhere nxehet vaji dhe qoftet shtihen njė nga njė nė distancė prej 10 sekonda. Nėse thėrmohen, duhet tė fėrgohen nė zjarr mė tė fortė. Fėrgohen deri sa tė marrin ngjyrė tė kuqėrremtė-kafe. Nxirren dhe kullohen nė kullore ca minuta. Pasi qė tė ftohen shtihen nė salcė domatesh ose nė jogurt me gjeth majdanozi.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    DAL - SUPĖ NGA BIZELET OSE THJERRĖZAT

    Nė 2 litra ujė duhen 200 g bizele ose thjerrėza dhe dy lugė kripė.

    bizele (150 g)

    ujė (1.5 l)

    kurkuma (3/1 lv)

    vaj (1 lugė e madhe)

    domate (4-5)

    qimnon romak (1 lv)

    spec djegės (2)

    asafetida (1/3 lv)

    majdanoz (1)

    Nė ujin qė vlon shtihen bizelet, kurkuma, xhenshefili dhe gjalpa. Nė tenxhere tė mbuluar zihet njė orė. Pasi qė tė zihen bizelet shtohen domatet. Erėzat fėrgohen dhe i shtohen masės pak mė parė tė pėrgatitur dhe nė fund shtohet kripa.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    ORIZ

    oriz (1/2 kg)

    ujė (1 l)

    kripė (2 lv)

    Orizi lahet derisa uji tė bėhet i kthjellėt. Gjalpa shkrihet nė zjarr tė dobėt qė tė mos nxihet. Pasi qė tė shkrihet gjalpa zmadhohet zjarri dhe shtohet orizi. Vazhdimisht duhet tė pėrzihet derisa tė bėhet i tejdukshėm. Mė pas shtohen uji dhe kripa. Mbulohet uji dhe vihet nė zjarr mė tė fortė. Menjėherė pasi qė tė vlojė zvogėlohet zjarri dhe lihet qė tė ziejė dalėngadalė edhe 20 min.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    ĖMBĖLSIRA

    NARIAL (kokos toptha)

    miell kokosi (100 g)

    sheqer (30 g)

    qumėsht pluhur (50 g)

    ujė i ngrohtė

    Sheqeri pėrzihet me pak ujė deri sa tė fitohet shurup i trashė. Nė njė enė tjetėr pėrzihen qumėshti pluhur dhe kokosi dhe shtohet shurupi. Pastaj shtohet uji i ngrohtė derisa brumi bėhet i pėrshtatshėm pėr formimin e topthave. (Nėse brumi ėshtė tepėr i butė duhet shtier qumėsht nė pluhur, nėse ėshtė tepėr i ftohtė duhet shtier ujė tė ngrohtė.)

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    HALLVA

    ermik gruri (275 g0

    gjalpė 9250 g)

    ujė (0.7 l)

    sheqer (300 g)

    Sipas dėshirės mund tė shtohen: banane, kivi, manaferra, mjedra, kumbulla, lėvore limoni, arra, lajthia, kokos dhe sheqer-vanilje.

    Nė njė tenxhere shkrihet gjalpa, shtohet ermiku dhe nė zjarr tė dobėt fėrgohet duke e pėrzier vazhdimisht derisa tė marrė ngjyrė ari. Nė njė tenxhere tjetėr vlohet uji me sheqer. Kur tė fėrgohet ermiku me kujdes i shtohet uji dhe pėrbėrėsit e tjerė sipas dėshirės.

    Mirė pėrzihet, mbulohet dhe zihet deri sa tė mos trashet. Hallva shėrbehet e ngrohtė.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    TORTĖ PA VEZĖ

    3 shtresa

    miell i bardhė (3 gota nga 0.2 l)

    sheqer (1.5 gota)

    pluhur pėr fryerje (1 lv)

    jogurt ose qumėsht (2 gota)

    (piqet nė 180 C)

    Kremi nga bananet ose limoni:

    qumėsht (1 l)

    miell (0.3 l)

    sheqer (0.25 l)

    sheqer vanillje (2 pako)

    gjalpė (125 g)

    banane (2)

    Nė njė tenxhere zihet qumėshti, shtohen sheqeri dhe gjalpa. Nė njė enė tjetėr 0.5 l qumėsht tė ftohtė pėrzihen me miellin. Mė pas kjo masė shtohet me qumėshtin e zier vazhdimisht duke e pėrzier. Kremi duhet tė jetė i trashė: nėse nuk ėshtė i shtihet pak miell. Zihet 5-10 minuta. Pastaj nxirret nė enė tjetėr dhe ftohet.

    Pasi qė tė ftohet, masa ndahet nė dy pjesė. Njėri krem mund tė jetė mė i madh meqė nė tė shtihen bananet, ndėrsa nė tjetrin lėvorja e limonit.

    Krem arrash

    arra tė bluara (300 g)

    qumėsht aq sa tė mbulohen arrat

    sheqer (50 g)

    sheqer vanilje (1 pako)

    Arrat bluhen mirė, shtohen sheqeri dhe qumėshti dhe nė zjarr tė dobėt zihen disa minuta. Kremi duhet tė jetė si pastė qė tė mynd tė lyhet.

    Shtresa e parė sė pari stėrpiket me pak lėng portokalli dhe pasi qė ta pijė lyhet me kremin nga arrat.

    Shtresa e dytė – krem bananesh

    Shtresa e tretė – krem limoni

    Torta lyhet me kremin nga limoni e pastaj me krem tė tundur dhe stoliset sipas dėshirės.



    Marrė nga revista "ATMA" botuar nga:

    Shoqėria Vegjetariane Kosovare

    "ATMARAMA"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,045

    Pėr: Vegjetarianizmi.

    Tetė Arsye Pėr t’u Kthyer Vegjetarian

    Vegjetarianėt janė gjeni. Apo gjenitė janė vegjetarianė? Sidoqoftė, fakt ėshtė qė shkencėtarėt mė tė mėdhenj nė botė, matematicienė dhe shpikės ishin tė gjithė vegjetarianė.

    Babai i fizikės, Isaac Newton dhe Leonardo Da Vinci, ishin tė dy vegjetarianė.

    Njė emėr tjetėr me peshė ėshtė dhe Albert Einstein (1879-1955), njė nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė 20, i cili thoshte se “Asgjė nuk do ta ndihmojė shėndetin e njerėzve dhe rritjen e shanseve pėr mbijetesė nė tokė sesa evolucioni drejt njė ushqimi vegjetarian”.

    Tė gjithė kėto shkencėtarė iu kthyen vegjetarianizmit nė njė pikė tė jetės sė tyre, sepse i donin shumė kafshėt dhe nuk mund tė duronin dot qė tė ushqeheshim me to, e disa tė tjerė pėr arsye puro shėndetėsore.

    Padyshim kėta janė koka tė mėdha tė botės sė shkencės, por edhe ti mund tė bėhesh vegjetarian pa qenė nevoja tė jesh gjeni nė matematikė apo fizikė.

    Studime tė shumta kanė treguar tė mirat e tė ndjekurit njė dietė vegjetariane dhe sot nė tė gjithė botėn numėrohen rreth 375 milion vegjetarianė, ndėrkohė qė nė Evropė, vegjetarianėt pėrbėjnė 10 pėrqind tė popullsisė.

    Nė Shqipėri numri i njerėzve qė kanė lėnė mishin pėr tė gjelbrat ėshtė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme, edhe pse nuk ka njė statistikė tė saktė nga Instituti i Shėndetit Publik.

    Por fakt ėshtė qė nė vendin tonė, gjithnjė e mė shumė njerėz po zgjedhin tė jenė vegjetarianė ose veganė, duke bėrė qė numri i njerėzve qė nuk konsumojnė mish tė rritet.

    Tė jesh vegjetarian do tė thotė tė mos konsumosh tė gjitha llojet e mishit tė kafshėve, ku pėrfshihet dhe peshku dhe shpendėt.

    Por vegjetarianė konsiderohen dhe ata qė nuk kosumojnė mish, por hanė nėn produktet e tij si djathi, qumėshti dhe veza, ndėrsa veganė quhen ata tė cilėt ushqehen vetėm me produkte me bazė bimore.

    Studimet shkencore kanė treguar se tė mirat shėndetėsore janė mė tė larta, nėse ne ulim konsumimin e produkteve shtazore nė ushqimin tonė, duke e bėrė ushqyerjen vegane njė nga mė tė shėndetshmet.


    Lufton sėmundjet e zemrės dhe ul presionin e gjakut

    Ushqyerja vegjetariane ndihmon direkt nė sėmundjet e zemrės.

    Produktet shtazore janė burimi kryesor i yndyrnave tė ngopura dhe i vetmi burim i kolesterolit nė ushqim.

    Kur njerėzit nisin tė ndjekin njė ushqyerje me fibra tė larta dhe me pak yndyrna niveli i tyre i kolesterolit bie nė mėnyrė drastike.

    Askush nuk e di se pse ushqimi vegjetarian funksionon kaq mirė, por ka shumė gjasa qė heqja e mishit nga ushqimi dhe nėn produktet e tij ul viskozitetin e enėve tė gjakut qė pastaj nė reaksion zinxhir ul presionin e gjakut.

    Ndėrkohė qė produktet me bazė bimore kanė mė pak yndyrna dhe sodė dhe nuk kanė fare kolesterol.

    Perimet dhe frutat janė tė pasura me potas, qė ndihmon pėr tė ulur presionin e gjakut.


    Parandalon kancerin

    Tė ushqyerit vegjetarian duke qenė se ka shumė pak yndyrna tė ngopura dhe ėshtė i pasur me fibra dhe i mbushur me substance fitokimike ndihmon nė parandalimin e kancerit.

    Studime relativisht tė thella tė kryera nė Angli dhe Gjermani kanė treguar se vegjetarianėt kanė 40% mė pak mundėsi pėr t’u sėmurur nga kanceri nė krahasim me njerėzit qė konsumojnė mish.

    Po ashtu numri i femrave me kancer gjiri ėshtė mė i vogėl nė vende tė tilla si Kina, e cila ndjek njė dietė me bazė bimore.

    Eshtė shumė interesante gjithashtu tė vėrehet se femrat japoneze tė cilat ndjekin njė stil jetese mė perėndimor, pra duke konsumuar mė shumė mish kanė 8 herė mė shumė mundėsi pėr tė pasur kancerin e gjirit sesa femrat qė kanė njė ushqim me bazė bimore.

    Gjithashtu analizat e gjakut tė kryera tek vegjetarianėt kanė treguar pėr njė nivel mė tė lartė tė “Qelizave natyrale vrasėse”, qė janė qelizat e bardha qė sulmojnė qelizat kancerogjene.


    Parandalon dhe eleminon diabetin

    Diabeti (jo nė nivelin e marrjes sė insulinės) mund tė kontrollohet mė mirė dhe madje mund tė eleminohet pėrmes njė ushqimi vegjetarian me pak yndyrna i kombinuar me aktivitet fizik.

    Njė dietė e tillė, me pak yndyrna dhe me shumė fibra dhe karbohidrate komplekse bėn tė mundur qė insulina tė veprojė mė me efikasitet.

    Personi diabetik mund t’i reduktojė mė lehtė nivelet e glukozės.

    Tė ushqyerit vegjetarian nuk mund tė eleminojė nevojėn pėr insulinė tek njerėzit me diabet tė tipit 1 (qė janė tė varur nga insulina), por ama mund tė ulė sasisė e pėrdorimit tė insulinės.


    Gurėt nė tėmth, gurėt nė veshka, dhe Osteoporozėn

    Ushqimet vegjetariane kanė treguar se zvogėlojnė shanset pėr tė tė formuar gurė nė veshka dhe gurė nė tėmth.

    Dietat qė janė tė larta nė proteina, sidomos proteina shtazore, kanė tendencė tė shkaktojė nė trup reaksionin e nxjerrjes sė mė shumė kalcium, oksalate pėrmes urinės.

    Kėto substanca janė komponentėt kryesorė tė gurėve nė traktit urinar.

    Studiuesit britanikė kanė kėshilluar se personat me njė tendencė pėr tė formuar gurė nė veshka duhet tė ndjekin njė dietė vegjetariane.

    Nė mėnyrė tė ngjashme, produktet shtazore shkaktojnė dhe gurėt nė tėmth.

    Konsumi i ushqimeve me bazė shtazore, nė krahasim me dietat vegjetariane, flet pėr njė dyfishim tė rrezikut pėr gurėt nė tėmth tek femrat. Gjithashtu vegjetarianėt kanė dhe mė pak risk pėr t’u sėmurur nga ostoperoza.

    Duke qenė se produktet shtazore e nxjerrin kalciumin nga trupi, ngrėnia e mishit mund tė shaktojė dhe humje tė masės kockore.


    Azma

    Njė studim suedez i kryer nė vitin 1985 ka treguar se individėt qė vuanin nga azma dhe qė pėr njė vit u ushqyen me njė dietė vegane patėn njė ulje tė konsiderueshme nė marjen e medikamenteve dhe nė uljen e krizave tė azmės.

    22 nga nga 24 personat qė u morėn nė studim patėn pėrmirėsim deri nė fund tė vitit.


    Pėrgjigje ndaj dyshimeve

    Disa njerėz shqetėsohen nėse tė ushqyerit vegjetarian mund t’ju sigurojė tė gjithė ushqyesit e nevojshėm.

    Gjithsesi ėshtė shumė e lehtė pėr tė pasur njė dietė tė balancuar me ushqim vegjetarian, duke qenė se kėto ushqime janė shumė tė pasura me proteina.

    Ushqimet bimore sigurojnė proteinėn e nevojshme pėr tė cilėn ka aq shumė nevojė trupi i njeriut.

    Njė dietė e pasur me bishtajore, drithėra dhe perime pėrmban mjaftueshėm proteinė dhe nuk ėshtė e nevojshme pėr doza mishi.

    Kalciumi gjithashtu ėshtė shumė i lehtė pėr t’u gjetur nė dietėn vegjetariane.

    Shumė perime jeshile dhe bishtajoret janė tė pasura me kalcium, si tek lėngu i portokallit apo qumėshtit (jo ai shtazor) kanė kalcium tė pėrqėndruar.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/lajme/8-arsyet-p...r-vegjetarian/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •