Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Duble

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Duble

    Nje burre i moshuar rreth te 70-ve capitet ne bulevardin kryesor duke u lekundur sa majtas djathtas e duke u mbeshtetur mbi nje bastun.
    Ne te ecuren e tij ka klas.
    Ne gishtin tregues ka nje unaze te rende floriri, me nje gur te cmuar.
    Ne goje ka nje proteze te arte, e jaken e kemishes e ka te bardhe si floket.
    Fytyra e rruar shkelqen.
    Me pak fjale ne te gjithe qenien e tij te ngjall respekt.
    Po shkon ne varrimin e princeshes, por nuk eshte i trishtuar. Sec ka nje buzeqeshje te pakuptimte ne fytyren e tij, ashtu si veshtrimi i tij i perhumbur.
    Ai shikon sa majtas djathtas e nga gjithe ajo levizje qe zbehte rreflektohet ne syte e tij te turbullt, ai shkeput imazhe te cilat i perpunon ne mendjen e tij.
    Fytyra nuk i ndryshon asnje grime.
    Perpara tij kalon nje vajze e re, e bukur e hijshme. E flladit me parfumin e saj me rini e hijeshi.
    I dridhen gjunjet.
    Ajo doren vendos mbi bark dhe fytyres i jep nje shprehje qe tregon nje fare bezdie.
    Plaku i buzeqesh, edhe pse ajo nuk e ve re.
    I eshte fryre barku e i dhemb ngaqe i kane ardhur ato, mendon- dhe tund koken plot bindje.
    Pastaj peshtyn ne ane dhe peshperit dicka per mendjen e tij te mbrapshte.
    Rrugen vazhdon per tek Hotel Dajti, aty edhe ku zhvillohet ceremonia e Princeshes Suzane.
    E gjithe kjo levizje ne rruge nuk e shqeteson aspak ate. Vetem e shtyn te mbledh mendime per te kaluar naten e pagjume.
    Nje lyps i del papritur perpara, i kerkon lemoshe, dhe kur has ne indiferentizmin e tij fillon ti puth doren.
    Atehere ai ndalon, fut doren ne xhep dhe dic i jep.
    Hoxha po therret Ezanin.
    Dy te huaj shajne nder dhemb vapen , dhe pijne uje nga bidonat e medhenj.
    Ne nje kabine telefonike nje cift puthet, ndersa nje moshatar i tij mbledh ne rruge sikat qe kane rene nga pishat qe shtrihen ne te dyja anet e bulevardit.
    Ai ngazellehet.
    I shkelqejne syte, kur perballet me nje grua rreth 10 vjet me te re se vetja. Kthen koken dhe ben te thote dicka. Mbase ka deshire per ta thirrur me nje emer, por serish qesh, dhe vazhdon rrugen.
    Perpara Hotel dajti eshte mbledhur ajo qe mbahet per aristokracia e vendit. Gra te rregjuara qe nuk u ka mbetur asgje nga bukuria dikur teper e perfolur. Hankot e veshura me te zeza qe i kane gushet e mbuluar me gjerdane te rende ari, te dala jashte mode, qe kushedi nga c'sunduk i kane nxjerre. Ato flasin me njera tjetren, fshijne fytyrat e shukosura e te rrudhura me shamite e shukosura e te rrudhura, qe mbajne ne duart e shukosura e te rrudhura.
    Gjithcka identike.
    Plaku qendron ne hyrjen e hotelit. Pershendet zoterinjte me borsalina, me syze te arta e me fytyra te ngrira. Nuk ngjitet ne holl aty ku shtrihet trupi i princeshes, por qendron ne hyrjen e tij dhe vetem buzeqesh.
    Ai tund koken dhe shikon rrobat e grisura te lypsit, pastaj qiellin.
    Po nderojne princeshen, e shume nga ata nuk e dine si quhet.
    Syte e turbullt i perloten.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Stop, stop, degjohet nje ze nga studjo qendrore.
    Regjizori ecen drejt aktoreve.
    Mire kjo skene, me pelqen, kalojme ne skenen 368, thote ai, dhe hedh floket e gjate mbrapa.
    Aktoret vendosen neper vende.
    Grimieret bejne rregullimet e fundit, ndizen dritat, fillojne xhirimet.
    Po luhet historia.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk mund te thuash asnjehere dicka pa i shpetuar firove.
    Vetem nese je i cmendur mund ta besh nje gje te tille.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •