Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Bakojanis, javen e ardhshme vjen ne nje vizite zyrtare ne Tirane

    Pale si e ka hallin Greqia!

    __________________________________________________ _______________

    Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani viziton Tiranen ne 20 Mars. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te ministrise se Jashtme greke. Duke iu referuar burimeve diplomatike greke mesohet se tema e bisedimeve do te jete gjithashtu edhe Kosova si dhe zhvillimet e tjera rajonale Version multimedial i ketij lajmi

    Sipas gazetarit tone ne kete vend Aleksander Marku Bakojanis do te jete ne Tirane ne nje vizite nje ditore, ku pritet te takoje autoritete me te larta te vendit, Nuk ka shume informacion mbi motivin e vizites e cilesuar si zyrtare kjo perkon me periudhen pak dite para Samiti te Bukureshtit ku tre vendet Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia presin ftesen per anetaresim, nderkohe qe Greqia ka kercenuar Maqedonine se do veje veton per anetaresim e saj ne NATO nese nuk arrihet konsesus per emrin. Pak dite me pare gazeta greke “Ta nea” kishte tre skenare te artikular nga Bakojani lidhur me zgjidhjen e problemit te emrit me Maqedonine. Nese nuk arrihet konsesusi –shprehej mes te tjerash shefja e diplomnacise greke, ateher Shqiperia dhe Kroacia hyjjne ne NATO, kurse Maqedonia mbetej jashte. Duke iu referuar burimeve diplomatike greke mesohet se teme e bisedimeve do te jete gjithashtu edhe Kosova si dhe zhvillimet e tjera rajonale.


    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17821
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Ministrja e jashtme e Greqisė Dora Bakojani

    Ministrja e jashtme e Greqisė Dora Bakojani nuk ėshtė thjesht njė emėr, njė ministre e Greqisė, ajo ėshtė njė nga politikanet mė tė fuqishme tė shtetit grek.
    Znj.Dora ėshtė vajza e ish-Kryeministrit Kostandin Miēotaqit, mbesa e ish-Kryeministrit tė njohur Elefteros Venizelos i cili ėshtė daja i babait tė saj. Ajo ėshtė ish-gruaja e deputetit Pavllo Bakojanis i vrarė mė 1989, po ashtu Dora Bakojani ka edhe vėllanė deputet nė Kuvendin e Greqisė Qiriako Miēotaqin. Pra me plotė gojė mund tė thuhet se kjo grua qė bėnė politikėn e jashtme tė Greqisė ka ndikim tė fuqishėm jo vetėm nė Greqi, por edhe mė gjerė. Familja Miēotaqi ka miqėsi tė ngushtė me familjen Bush qe kanė udhėhequr dhe udhėheqin Sh.B.A.
    Nė vitin 1953 Kostandin Miēotaqi do tė martohej me Marika Janukun dhe pas njė viti martese do tė lindte fėmija i tyre i parė Dora. Nga kjo martesė do tė vinin nė jetė edhe tre fėmijė tė tjerė Aleksia, Katerina dhe Qiriako. Me ardhjen nė pushtet tė diktaturės mė 1968 familja Miēotaqi emigroi nė Francė dhe u vendosėn nė Paris. Atje ajo ndoqi mėsimet nė Liceun gjerman dhe mė tej studioi nė Gjermani pėr shkencat politike dhe komunikim nė Universitetin e Mynihut. Pas rėnies sė diktaturės mė 1974 familja e saj u kthye nė Greqi ku vazhdoi studimet nė fakultetin juridik tė Athinės, dega e sė drejtės publike. Nė dhjetor tė vitit 1974 Dora do tė martohej me gazetarin e njohur Pavllo Bakojanis dhe nga kjo martesė lindėn dy fėmijė Aleksia dhe Kosta.
    Mė 26 shtator tė 1989 grupi terrorist grek i njohur me emrin 17 nėntori do tė vriste deputetin e patrisė Nea Demokratia (Demokracia e Re) Pavllo Bakojanin, bashkėshortin e Dora Bakojanit. Pas vrasjes sė bashkėshortit Dora Bakojani do tė konkurronte pėr deputetet pėr nė Kuvendin e Greqisė, dhe mė 5 nėntor 1989 u zgjodh pėr herė tė parė deputete nė zonėn ku kishte fituar edhe ish-bashkėshorti i saj tashmė i vdekur. Do tė zgjidhej edhe disa herė deputete. Nė tetor tė 1990 ishte zėvendėsministre pranė kryeministrit tė Greqisė dhe mė 1992 ministre e kulturės sė Greqisė. Pas nėntė vitesh nga vdekja e burrit tė parė Pavllo Bakojanit, Dora do tė martohet me Isidoro Kuvelo duke e ruajtur mbiemrin nga martesa e parė. Nė tetor tė vitit 2002 u zgjodh Kryetare e Bashkisė sė Athinės dhe ėshtė e para grua nė historinė e Athinės qė udhėheq kryeqytetin e Greqisė. Gjatė periudhės qė znj.Dora Bakojani ishte kryetare e Bashkisė sė Athinės, mė 8 dhjetor 2005 ajo i dha titullin “Qytetar Nderi” ish-ambasadorit shqiptar nė Athinė z.Bashkim Zeneli me motivacionin “Nė shenjė nderimi dhe afirmimi tė ndjenjave miqėsore”. Nė ēastet e dorzimit tė medaljes zonja Bakoja tha: “Ia japim kėtė medalje ambasadorit, qė ka jetuar kėto vjet me ne, me urimet mė tė mira pėr marrėdhėniet midis dy vendeve tona”.
    Me kėtė rastė nė Bashkinė e Athinės nė shenjė nderimi dhe respekti u ngrit edhe flamuri shqiptar pėrkrah flamurėve tė Greqisė dhe BE. Ish-ambasadori shqiptar ėshtė i pari diplomat i huaj qė nderohet me medaljen e artė tė kryeqytetit tė Greqisė dhe kjo nuk ėshtė njė rastėsi por njė vlersim i lartė pėr diplomatin shqiptar. Qė nga viti 2006 ėshtė ministre e jashtme e Greqisė duke qenė numri dy mė i fuqishėm i partisė nė pushtet Demokracia e Re. Dora Bakojani pėr sukseset e saj nė politikė ėshtė dekoruar dhe ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare si “InternationalLeadershipAward”, “FontanadiRoma, WorldMayor”, “CityMayors” Ka fituar gjithashtu edhe titullit tė Kryebashkiakut tė Botės pėr vitin 2005.
    Rreth origjinės shqiptare tė Dora Bakojanit Dora Bakojani nga nėna ka origjinė shqiptare sepse mėma e saj Marika Januku ėshtė arvanitase, gjithashtu ėshtė edhe kushėrirė me arvanitasin tjetėr Teodoros Pangallos, deputet i partisė socialiste PASOK i cili edhe ky arvanitas ka qenė ministėr i jashtėm i Greqisė. Por edhe babai i saj ish-Kryeministėr i Greqisė (1990-1993) Kostandin Miēotaqi ėshtė arvanitas duke e ditur faktin se daja i tij sh-kryeministėr i Greqisė Elefteros Venizelos ishte arvaniats. Po ashtu duhet tė themi se ministėr i jashtėm i Greqisė ka qenė edhe kryetari i sotėm i Greqisė Karolos Papuliasi qė ėshtė me origjinė ēame nga Voshtina e Janinės. Pra me plot gojė mundet tė thuhet se politika e jashtme e Greqisė ėshtė udhėhequr dhe udhėhiqet nga grekė me origjinė shqiptare prej disa vitesh. Ēdo kush qė ka parė nė TV takimet e ministres sė jashtme greke Dora Bakojani me ministrin e jashtėm shqiptar Lulzim Bashėn kanė vėnė re se ata kur takohen pėrqafohen ngrohtėsisht me njėri-tjetrin, gjė qė nuk ėshtė vėrejtur midis ministrave tė tjerė tė dy vendeve. Takimet e sotme midis dy shefave tė politikės sė jashtme janė mė shumė vėllazėrore se sa miqėsore.

    http://tonny-sat.livejournal.com/

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. E vrava burrin tim pasi mė keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •