Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 123
  1. #31
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mesazhi ne vazhdim u dergua ne adrese te forumit nga Andi Deliana ...

    Rastesisht pata bere nje kerkim mbi komentet qe kane shkruar bashkeatdhetaret lidhur me filim Koha e Kometes
    ( Time of the Comet) te regjizorit Fatmir Koci.

    Lexova me kureshtje pershtypjet mbi librin e me pas mbi trailer te ketij filmi.

    Duke qene pjese e ekipit ne kete film, do desha te them dy fjale.

    Pikesepari filmi eshte nje medium tjeter. Ndersa proza nderton historine dhe tregon ngjarjet bazuar ne elementa virtuale, filmi eshte i detyruar te flase me gjuhen e shenjave dhe referencave vizuale.
    Ne roman, pavaresisht se mund te jepen detaje qe nxisin fantazine e lexuesit per te imagjinuar situatat apo personazhet, lexuesi, ne mendjen e tij, i nderton dhe i imagjinon sipas eksperiencave te tija personale dhe shijeve te tij lidhur me bagazhin e tij jetesor e kulturor.
    Kadareja ka aftesine te tregoje ngjarjet duke pershkruar situatat ne menyre te tille qe gjuha virtuale e perdorur ne fakt ti pergjigjet nje zeri te brendshem dhe subjektivitetit te personazheve ( gjithmone shume te arrire). Ky aspekt i narracionit te Kadarese e ben dhe me te veshtire adaptimin ne film te vepres se tij, meqe ne film subjektiviteti, monologu i brendshem nuk eshte element paresor, bile merret si nje element primitiv, nese perdoret. Ne film ka rendesi paraqitja e aksionit, qe nga ai me i thjeshti ( psh, ne film, nese tregohet dikush/deshmitar qe heq kapelen kur shikon nje trup pa jete, ne kete menyre shprehet me aksionin brenda imazhit, ai subjektivitet qe ne roman do ishte dhene me paragrafe te tera, sesi ndjehet ky deshmitar, sesa keq i vjen , apo sa i befasuar eshte ai ngaqe ne jeten e tij ska pare kurre nje dicka te tille, e cfare mendon ai ti thote policise apo familjes se tij per kete eksperience, etj). Longazhi i perdorur ne film i permbahet imazhit, art!
    i!
    kulacionit te tij, levizjeve ne ekran e midis imazheve e skenave , e me shume sensit te krijuar nga tere kjo larmi linjash, ngjyrash, zerash, levizjesh ( prandaj dhe filmi ben pjese ne ate qe quhet Motion Picture), gjera qe ne roman vetem mund te merren me mend ( nuk shihen).

    Me keto fjale duhet ti them lexuesve qe nese do shkojne te shohin kete film, Koha e Kometes, duhet te mos mendojne per romanin e Ismail Kadarese, sepse behet fjale per nje veper filmike, ku historia eshte rishkruar dhe dizenjuar me estetiken e regjizorit.

    Ky film ka pasur impenjimin me te madh qe mund te kete pasur ndonje film i xhiruar ne trojet shqipfolese, deri me sot, (bej fjale per periudhen post-diktatures).

    Ne shesh te xhirimit fliteshin gjashte gjuhe te ndryshme. Backgroundi i aktoreve ishte teper i ndryshem gjithashtu ( disa vinin nga teatri, disa nga spektakli, disa nga televizioni e pak te tjere nga filmi). Nuk ka qene e lehte puna ne unison e te gjithe elementeve qe gjeneruan produksionin e ketij filmi.
    Megjithate qellimi u arrit, vepra filmike u krye.

    A do ndryshoje ky film kinematografine shqipetare? Une besoj se dicka ai do sjelle, por per ta ndryshuar duhet tere nje revolucion ne estetike e ne shume aspekte te tjera te filmit.

    Breza te tere jane formuar nen nje tradite te filmit te shkolles lindore e asaj franceze ( por te viteve 60-dhjete).
    Sot filmi ka provuar shume ndryshime, dhe ka kerkesa te tjera ndaj regjizoreve qe kerkojne te punojne me te per te pasur sukses.
    Jetojme periudhen e webmovies, e filmave te influencuar nga publiciteti, lojrat elekronike, teatri eksperimental, e mbi te gjtiha nga revolucioni teknologjik qe ka prekur Motion Picture.
    Per te qene sa me up-dated duhet shume lexim, adaptim, pune e madhe me tekniken ( qe ka ndryshuar), krijimtari bazuar mbi ate cka po ndodh tani me kinemane apo me ate cka audienca pret prej filmit.
    Ka ikur koha e luftes se ftohte, e metaforave te medha, e deshires per te bere film d'art me nje longazh te koduar, etj.
    Audienca shqipetare kerkon te shohe vetveten, sac dhe te kerkoje ta njohe ate me ngjyra me te gezueshme, me zera me te kendshem, me fytyra me interesante,etj.

    Uroj qe brezi i ri i kineasteve te kuptoje cpo ndodh ne mendjen e shikuesit shqipetar, por dhe te reflektoje ne origjinalitetin e tregimtarise e te tematikave qe do zgjedhin.

    Lexim te mbare

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Filmi ne fjale ka qene inicuar ne nje atelier pune ne Kanė (CINEFOUNDATION) qė ne vitin 2005 (link ne anglisht: http://www.festival-cannes.fr/en/cin...heProject.html dhe http://www.festival-cannes.fr/en/cin...heAtelier.html ). Asokohe, filmi mbante titullin "Man and woman".

    Pyete nje ēike kete Andin se si shpjegohet qe sot, 3 vjet pas 2005-ės, filmi nuk ben pjese ne asnje prej kategorive te konkurimit te Festivalit 2008 (qe ne total jane rreth 110 filma) nderkohe qe pothuaj te gjithe filmat e tjere te listes, ose kane qene tashmė prezantuar ne 2007 (dhe nje pjese i kam pare personalisht) nderkohe qe nje pjese tjeter po prezantohen keto dite ne festival.

  3. #33
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    I vuri tapen kinemase ky lali!
    Pale pale por po na meson dhe se si behet pershtatja nga letersia ne kinematografi (na qenka rishkrim dhe dizenjim i regjizorit ; ahh ē'vaj halli) ... Po mire o trim pse s'thua qe regjizori nuk ja ka arritur pershtatjes dhe kaq mbaron muhabeti? Megjithese se nuk e kam pare filmin jam 100 % i sigurt se pershtatja e librit ne film nuk eshte e arritur. Bile kush e di se sa e ka syrgjynosur, regjizori, materialin e librit te Kadarese. (Jo se njerezit qe punojne nate e dite per te bere pershtatje te mira, nga letersia ne kinema, ja futin keshtu kot se nuk kane ēfare te bejne... Thuaj me mire, veprat e Kadarese jane me fame tek e tuk, dhe se regjizori dhe producentet i rane mendjes te pershtatin nje veper te tij sepse eshte argumet shitjeje, por jo se ju dogj shpirti per vepren e Kadarese... apo per pershtatjen e mire nga letersi qe eshte ne kinema!)

    Jo qe filmi nuk do te sjelle gje ne kinematografine shqiptare, por dhe ate pak identitet qe kishte kinemaja shqiptare e kohes se Xha Hoxhes, do t'ja humbe. Apo harxhuat 2 miliona Euro kot ju dhe tani hajde si ti bejme publicitet filmit se ju duhen mbushur qeskat me pare...

    prandaj dhe filmi ben pjese ne ate qe quhet Motion Picture
    Si more trim keshtu?!! Bo bo...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Po ti benim edhe filmat aqe te bukur s'iē eshte ky shkrimi i Andit atehere ne do kishim kolekcionuar shperblime e shperblime por shifet se fjalet e medha po ama rezultat fare...

  5. #35
    A ka konkurruar filmi; "Koha e Kometes", ne festivalin e Kanes, per ket vit dhe cka ka ndodhur...?!
    Nese e din dikush me sakt te tregoj plz!
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    A ka konkurruar filmi; "Koha e Kometes", ne festivalin e Kanes, per ket vit dhe cka ka ndodhur...?!
    Nese e din dikush me sakt te tregoj plz!
    Po te mos i lexoje mesazhet me rregull treshi (3 jo, nje po), do ta kishe gjetur pergjigjen pak mė lart ( http://forumishqiptar.com/showpost.p...3&postcount=32 )

  7. #37
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    "Koha e kometės" pėruron Festivalin veror tė Filmit Artistik

    Filmi i regjisorit Fatmir Koēi dhe Festivali Ndėrkombėtar i Filmit Artistik nė Durrės, pėr herė tė parė vijnė nė Shqipėri

    Tė dyja janė ngjarje qė vijnė pėr herė tė parė. Festivali Ndėrkombėtar i Filmit Artistik, qė do tė zhvillohet nė Durrės nga data 23 gusht deri mė 4 shtator, vjen pėr tė parėn herė nė Shqipėri, po ashtu edhe filmi "Koha e kometės". Ai do tė shfaqet premierė gjatė kėtij festivali, pas mė shumė se njė viti nga koha e fillimit tė xhirimeve tė tij. Filmi i regjisorit Fatmir Koēi, bazuar nė librin e Ismail Kadaresė, "Viti i mbrapshtė", do tė vijė premierė pėr publikun, duke qenė njėkohėsisht edhe filmi qė ēel festivalin veror ndėrkombėtar. Nė Festivalin e Ndėrkombėtar tė Filmit Artistik do tė marrin pjesė 11 filma tė huaj artistikė dhe 3 shqiptarė (pėrveē "Koha e kometės"). Kėta filma, prodhime tė pas 2005-s, do tė konkurrojnė pėr ēmimin "Gladiatori i artė" pėr filmin mė tė mirė artistik. "Trishtimi i znj. Shnajder" i Piro Milkanit, "Mao Ce Duni" i Besnik Bishės dhe "Sekretet" e Spartak Pecanit, janė filmat qė do tė na pėrfaqėsojnė nė tė parin edicion tė kėtij festivali. Porse nė kėtė festival nuk do tė mungojė edhe kinematografia gjermane, ēeke, estoneze, kroate, maqedonase apo irakiane. I organizuar nga bashkia e qytetit nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė, pėr pjesėmarrėsit do tė ndahen edhe ēmime tė tjera, si ai i jurisė, njė ēmim pėr filmin mė tė mirė shqiptar, apo ēmime pėr aktorin dhe aktoren mė tė mirė tė festivalit. I ftuar special nė festival do tė jetė producenti dhe regjisori Jan Harlan, por nuk do tė mungojnė dhe tė ftuar tė tjerė, si aktori italian Mikele Plaēido dhe regjisori, skenaristi e aktori ēek, Jiri Menzel. Pikėrisht kėta tė ftuar, sė bashku me Dimitris Kernikos, analist ballkanas i "Thessaloniki Film Festival", dhe Elena Giufrida, zv/president e Festivalit tė Filmit tė Triestes, janė dhe anėtarėt e jurisė sė kėtij festivali.

    Pėr aktorin italian, Michele Placido, kjo ėshtė njė vizitė e dytė nė lidhje me kinematografinė shqiptare. Pas vizitės disa muaj mė parė pėr premierėn e filmit "Trishtimi i Zonjės Shnajder", i regjisorit Milkani, aktori i njohur italian do tė vijė edhe njė herė si i ftuar special nė Festivalin veror tė Filmit Artistik 2008. Aktiviteti organizohet pėr herė tė parė nga Bashkia e Durrėsit dhe Qendra e Filmit. Filmat do tė shfaqen brenda teatrit "Aleksandėr Moisiu" tė qytetit bregdetar.

    "Koha e kometės"

    Ky film, ndryshe nga libri i Kadaresė, e vendos fillin e ngjarjeve jo nė Jug tė Shqipėrisė, por nė njė fshat tė Shqipėrisė Lindore. Qė kėtu, pesė fshatarėt ndėrmarrin udhėtimin e tyre nė veri dhe deri nė Shqipėrinė Qendrore. Ėshtė koha kur nė Shqipėri mirėpritet ardhja e mbretit, edhe pse gjerman. Tė veshur me kostume tradicionale dhe me armė nė krah, Shestan Verdha, Cute Benja, Tod Allamani, Alush Gjati, Doska, udhėtojnė pėr tė gjetur luftėn, ndėrsa nė qiell shfaqet kometa Halley, e cila zhduket pas pak javėve… Dhe ajo qė nuk gjejnė ėshtė pikėrisht lufta. Kurse ajo me tė cilėn "pėrqafohen" ėshtė absurditeti i saj, nė njė kohė kur personazhi kryesor, Shestani (Blerim Destani), takon njė vajzė katolike, Agnen, me tė cilėn dashurohet. "Koha e kometės" ėshtė njė realizim shqiptaro-gjerman-maqedonaso-francez. Nė stafin e tij ka njė sėrė emrash tė njohur dhe me pėrvojė nė fushėn e kinematografisė. Drejtor i fotografisė sė filmit ėshtė irlandezi Donal Gilian, i cili ka punuar nė filmin e Stiven Spilbergut, "Shpėtoni ushtarin Rajan", si asistent i parė i drejtorit tė fotografisė, si dhe nė klipe tė shumta muzikore me grupin e njohur "U2". Njė tjetėr emėr qė ia vlen tė pėrmendet ėshtė ai i Ralf Muler, i cili ka marrė pjesė nė produksionin e filmit tė njohur "Gladiatori", artisti gjerman Tomas Haince, nė rolin e princ Vidit. Muzika ėshtė realizuar nga kompozitori shqiptar qė jeton nė Hollivud, Aldo Shllaku, ndėrsa marrin pjesė aktorėt nga Maqedonia, Vllado Jovanovski, aktorja Naomi Valeska (mbretėresha Sofi), Ēun Lajēi apo Masiela Lusha dhe Blerim Destani nė rolin e Shestanit, ky i fundit edhe producent i filmit.

  8. #38


    e pashėė me ne fund edhe kete 'film....' !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 05-09-2008 mė 04:38
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  9. #39
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin

    e pashėė me ne fund edhe kete 'film....' !
    Dhe?!

    Po shkruaj une pra disa fjale, meqe kam te fresketa akoma pershtypjet e mia. Dhe jam e bindur se shume shpejte do ta harroj, sepse nuk me ka prekur aq thelle emocionalisht, ashtu sic pres nga filmat e mirefillte. Une mund te flas nga kendi i preferncave te mia, dhe aspak me profesionalizem sepse nuk eshte lemia ime.
    Me aq sa kuptoj, teknikisht ishte bukur i realizuar, por i mungonin emocionet dhe kishte disa devijime historike. E cuditshme, gjithe ai buxhet dhe mos konsultohen me nje historian te mirefillte. Filmi te hutonte ne kete aspekt, shume konfuze. Filmat historik fillimisht duhet te njoftojne shikuesit me vitet e ngjarjes, territoret...injorancen.
    Kryepersonazhet, ky i birri i Destanit vertet dukej shume 'hot' por i mungonte fonia dhe akcenti. Me bukur aktronte ne heshtje, ndonese nuk percillte asnje emocion. Ndersa kjo vogelushja, ishte shume e fuqishme por gjuhen shqipe e kishte copa-copa.
    Jashtezakonisht me pelqeu kostumografia, sidomos skena e fundit e dasmes (nje dite do te doja te vishesha si ajo ) gjithashtu dhe porosia e percjelur ne fund per cmendurite fetare.
    Ngjarja ishte e zbehte, ka mundur te jete dhe me ndryshe, nje rrjedhshmeri me te gjalle...

    Megjithate, uroj te vazhdojne dhe te shikojme filma akoma me te mire!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    • The rest is silence.


  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anėtarėsuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Dhe?!

    Po shkruaj une pra disa fjale, meqe kam te fresketa akoma pershtypjet e mia. Dhe jam e bindur se shume shpejte do ta harroj, sepse nuk me ka prekur aq thelle emocionalisht, ashtu sic pres nga filmat e mirefillte. Une mund te flas nga kendi i preferncave te mia, dhe aspak me profesionalizem sepse nuk eshte lemia ime.
    Me aq sa kuptoj, teknikisht ishte bukur i realizuar, por i mungonin emocionet dhe kishte disa devijime historike. E cuditshme, gjithe ai buxhet dhe mos konsultohen me nje historian te mirefillte. Filmi te hutonte ne kete aspekt, shume konfuze. Filmat historik fillimisht duhet te njoftojne shikuesit me vitet e ngjarjes, territoret...injorancen.
    Kryepersonazhet, ky i birri i Destanit vertet dukej shume 'hot' por i mungonte fonia dhe akcenti. Me bukur aktronte ne heshtje, ndonese nuk percillte asnje emocion. Ndersa kjo vogelushja, ishte shume e fuqishme por gjuhen shqipe e kishte copa-copa.
    Jashtezakonisht me pelqeu kostumografia, sidomos skena e fundit e dasmes (nje dite do te doja te vishesha si ajo ) gjithashtu dhe porosia e percjelur ne fund per cmendurite fetare.
    Ngjarja ishte e zbehte, ka mundur te jete dhe me ndryshe, nje rrjedhshmeri me te gjalle...

    Megjithate, uroj te vazhdojne dhe te shikojme filma akoma me te mire!
    Po shoh se verejtet e mia lidhur me filmin, vec me i paska cekur me shpejt dikush qe ka pare filmin (nuk kishte si mos te verehen edhe pse ndoshta jemi laik ne kete fushe). Edhe Blerimi, por edhe ai floke gjati (curlexhia - nuk di a eshte tetovar) afer tij (si nje fare kopje e zbehte e tij) poashtu edhe hoxha (Muzaferi), kane nje akcent artificial dhe te diktueshem tetovar (e kam verejtur te shumica e aktoreve tetovar), thjesht nuk i japin emocione zerit, thuajse e kane per detyre ta recitojne skenarin. Ndryshe prej tyre, Ēun Lajci (Kus babai) kur flet i teri zhytet ne ngjarje, apo nena e Shestanit. Madje edhe Adem Karaga, kishte ze shume te mire.
    Po ngjarja dicka zhvillohej shume shpejt, aty ne det, aty ne mal, dicka joreale per dimensionin kohor.
    Vritet njeri prej pese protagonisteve kryesore (Ademi) dhe "kerkush nuk ja ben muhabetin" - thjesht sikur u vra nje statist.
    Po valle harte e vitit 1914 e Shqiperia kufizohet me Maqedonine??? Eh c'do u behet qejfi maqedonasve, ku di, ndoshta do ta perdorin si fakt historik kunder grekeve ne negociatat per emrin ???
    Masiela Lusha ndoshta eshte aktore e mire, mirepo t'ja kishin gjetur ndonje rol tjeter, ndoshta te mbretereshes qe din ka pak shqip ( e ekishin zhvilluar skenarin ndryshe atehere), e jo te nje vajzes "puro" shqiptare. (shume gabime per nje film me buxhet te tille)
    Jo qe kemi patur film me te mire, viteve te fundit, por me nje buxhet te tille shpresoja nje film se paku te tipit te "Before the rain" te Minco Malcevskit, dhe nje perfaqesim me te denje te kultures shqiptare ne bote.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •