Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 123
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Citim ABSOLUTE :1. Filmi eshte dashur te filloj, aty ku perfundon.
    Kurrfar peshe nuk qone Kometa dhe identifikimi i saj me kohen... Kush eshte mashtruar ne ket...?! Nejse po pe perpijme.., e ti themi dy fjal per filmin!

    Elementi i pare ne filme qe duhet te jete, absolutisht ne cdo filme, perveq atyre eksperimental eshte NDODHIA...ne filmin ne fjale gjithcka u sillke ne periferi te ndodhise dhe ndodhia nuk ndodhte.. ?!!!-deshtimi 1

    Gjithcka fillon me kuadro te shkurtera dhe dinamike, sikur regjisori mundehet ta fute brenda shikuesin me ate lloje dramtizimi te kuadrove, por jo nje shikues te filmit mesatar e mos te flasim mbi mesatar...., pastaj bie ajo lloje tempoje dhe filmi vazhdon me njetrajtesine e tij...
    oh Turp bre, per nder jam duke prituar edhe te shkruaj!

    Mungon Drama - konflikti - mungojne kthesat dramaturgjike, s'ka fare.

    5 veta - 'glupana' i bartin 5 pushke ne krahe te cilat kersasin vetem mbi nje pllak mbishkrumi... Turp, 5 veta bartin pushke, plagosen 2 nga ta dhe asnje plumb nuk e shkrepin kunder "armikut" -antagonistit/ve...

    kalimet ne kohe - TURP... jo reale vrehen thjesht.... prej Malit befas ne det, pa kalim te mirfillit RITMIK...

    Unitete e vendeve- TURP KATASTROFE...

    kostumografia, mund te them esht ok
    gjithashtu dhe skenografia


    Humori, qe del ne filme eshte humore si me dhune, ska kurrfar spontaniteti, homor sikur r pjellin me qyk te zorit, TURP.

    Atrimi, relativisht deri diku... gjithasshtu edhe muzika por e tepruar...

    ta ceku nje element qe sigurisht e keni vrejtur...kur takohen 5 trimat me burrin qe e qon qiken ne kishe... regjisori ia jep shume kjart informaten qe Shestani dashurohet ne ate vajzen dhe anasjelltas, bile me nje rast ia drejton pushken edhe babait te saj... dhe kur takohen keta, pasi ajo dhunohet dhe kurre s'ceket dhunimi i saj me...pra Ajo e lute, qe ky mos ta dergoj ne Kishe, por ky e qone ne Kishe, ne "burg".... u ē'dashurua a ē'ndodhi me te? mandje u dashurua ne distance kur ai dervishi ia permendi dhe befas e gjeti te gozhduar- si supermeni- dhe e shpetoi ate dhe ate psikopatin tjeter qe ishte i vorrosur...

    pra
    hyrja nen varr dhe gozhdimi ne kryq, Turpi i turpit..

    tANI ME LSHUAN DHE NERVAT dhe s'dua te vazhdoj me, filmin e kam par nje here dhe nese vendosi ta shikoj edhe njehere do ta bej nje shkrim edhe ne detaje...?!
    vetem per nje arsye, sepse filmi sa e di ka kushtuar me shume se 3 milon EURO...
    TURP!

    p.s
    ket e bera shpjet, sa mu kujtuan disa gjera themelore, qe 'filmit' i mungojne...
    huh cfar turpi!!!!!!!


    I bashkangjitem plotsisht keti mendimi. Film hajgare.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    bani gjk
    spaske lidhje me film
    ma mir te bjen lexoje librin viti i mbapsht

  4. #94
    Sot mbase e shikoj kete film qe i kane bere kaq shume rreklame.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #95
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    " Filmi qe ndryshoi kinematografine shqiptare"? A mund te shjegoheni me qarte kur shkruani o njerez?Per c'fare behet fjale,pse ndryshoi ky film kinematografine?Askush nuk shpjegohet,por gjithkush sipas menyres se vet shpreh kenaqesine qe i paska dhuruar ky film.Sinqerisht qe nuk e shoh se ku eshte e vecanta e ketij filmi?
    Sinqerisht,eshte nje film pa lidhje fare.Ku eshte e vecanta e ketij filmi?Kur njerez me theks verior tentojne me shume veshtiresi te flasin si toske?Apo eshte vecantia te personazhi i Kuz Babait qe na bie ne dashuri me nje djalosh te bukur nga jugu,por qe flet si nga veriu dhe emrin e ka Shestan,qe serbisht do te thote gjashte banesat,ose gjashte stanet?Bile elementi i "dylberllikut" eshte i pranishem gjate gjithe filmit,deri ne momentet e fundit kur Kuz Babai i dhuron kalin e tij "dashnorit" te tij platonik Shestan.Kuz Babai na del edhe katil qe pret koka njerezish,por edhe nje homoseksual i ndjeshem i cili vuan humbjen e Vasillaqit,te dashurit te tij( nga Athina gjoja ky),dhe ne nje fare menyre ngushellohet kur shikon Shestanin(ndoshta Shestani ngjante me Llaqin??)

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Thumbs up

    fotografit jan te bukura
    kompliment per kamermanin
    dialogjet jan COOL
    aktorėt jan profesionel
    kotsumet tė bukura
    po ashtu edhe muzika kompliment per mujovin( Elita 5 )

    ngjarja diqka shum e mir
    lufta e par botrore fillon ne fund tė filmit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 06-01-2009 mė 21:50

  7. #97
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Per mendimin tim filmi nuk shkon paralel me librin. Nese ne liber ke mundesi te perjetosh ate cka shkruan shkrimtari, ne film ke me shume mundesi per nje ndjenje emocionale me te larte. Po te shtosh lojen a aktoreve,muziken,fotografine etj mendoj se e perjeton me mire ate cka pershkruhet ne liber.
    Si fund fjale regjizori ishte shume i dobet per ta ekranizuar ket novele te Kadarese. Filmi zhvillohet ne nje shpejtesi te madhe.Thua se Kuz Babai po i ndiqte grupet e xhirimit me vrap.
    Me larte si aktore ishin Cun Lajci dhe Gentian Zenelaj. Muzika ishte elementi me i mire por edhe skenografia. Ndersa regjia pertoke. Me thene te drejten une e pashe vetem njehere dhe as qe me shtyn ta rishoh serisht. E kunderta me ndodhi me filmin e Anagnostit, Gjoleka,djali i Abazit. E rishosh shpesh kete film, ndersa Koha e kometes ishte thjesht nje zhgenjim.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe te behet nje film i mire.. duuhen ca gjera..

    si puna e byrekut.. apo comlekut..

    duhet dhe mish i mire.. dhe zarzavate te mira po dhe nje stuf e mire po dhe ene te mira e mbi te gjitha nje kuzhinjier i mire..

    dhe per filmin po keshtu.. duhen aparate te mira kinematografike telovizive.. duhen aktor te mire.. ambjente xhirimi te mira kuzhinjier i mire( regjisore) por dhe mish i mire..pra nje liber i mire nje skenar pra..(manus) nje lende e mire mbi cka do mbeshtetet filmi..

    po le te analizojme se a kemi liber te mire per film..

    jo nuku kemi..

    nuk di deri me tani te ket shkruar dikush nje liber te mire qe mbi te cilin te benej nje film i mire..

    prandaj dhe une nuku shikoj filma shqiptar..se e di qe jane plagjiatura e kodoshlleqe pa vlere..

    pra duhet nje liber qe trajton drama njerzore tronditese..
    skemi shkrimtar te tille.. pra dhe skemi deri tani libra te tille..

    por cfar kemi..

    kemi drama njerzore me shumice sa ska asnje vend tjeter ne bote..

    pse i kemi keto drama tronditese.. sepse ki popull kaloj nje 50 e ca vjecar.. nen nje regjim te felliqur e te djallezuar e barbar.. qe ne i themi regjim enveristo stalinist..ose kanibalo polpotist..sic i thot brari..

    ki popull mbas atij regjimi te felliqur po kalon nje periudh tjeter te veshtire.. gjithashtu me shum drama njerzore tronditse ..

    pra mall per film ka boll aq sa.. do na e kish zili hollivudi i cili eshte krejtesisht i varfer nga kjo ane e vetem sajon e stersajon.. mall filmik..

    mirpo ka nje gje..

    filmi do profesioniste..

    profesionistet i kemi te llojit enverist.. ose ramizo kicoblushist..ose dhimo shuterikisht.. ose pseudo demokratisht te llojit.. si keta qe jane.. cashkoist apo mu.tiste te tipeve laramanoist.. neshato tozoist.. a zhejo kodoshiste..
    edhe kosova te ketij lloji i ka filma beresit..

    pra un nuk shoh asnje profs ne fush te film berjes.. i cili vec profesionalizmit si film-beres te kete dhe dimensionet e tjera njerzore humanoiste..

    gati te gjithe filma-beresit jan te kapur.. nga merimanga ppsh.. e cila vazhdon ta kontrolloje kte sektor kaq te fuqishem ne bindje-formimin e karaktereve njerzore..
    kam pare nje film njihere dikur..
    luante iv montani..me te shoqen..
    fliste per cekosllovakine e viteve 50-ta.. pra per kohen kur vlonte stalinoizmi.. me ato barbarite e djallezite e veta..
    dhe film-beresat kishin ditur te kapin dramat njerzore e te zhveshnin saktesisht felliqesine stalinoiste..

    film-beresit tane nuk eshte se nuk i dine felliqesite e regjimit enverist.. por ata nuk duan ta zhveshin ate epok te felliqur sepse.. athere nuk do te kish me vota per mafien.. pra per ppsh-ne me nicka te tjere sot si ps a lsi a psd e tjera..

    ja kjo eshte..

    mjafton jeta e pader meshkalles qe te behet film.. dhe gjith bota do tronditej..
    mjafton jeta e shkurter e drita como belishoves.. te behej film.. dhe do tundej shoqeria..
    mjafton jeta e nje vajze gramshiote a lushnjareje.. a fush arrezase.. (te behet film) qe hyn ne ingranazhet e botes monstruoze tutoroiste.. barbare shqiptare.. drama e saj dhe e familjes se saje qe te tundej dheu..

    ja nje skenar filmi.. qe po e krijoj ne cast.. ne baze ngjarjesh te super verteta ..pra i pa sajuar.. orginall.. (sepse krejt filmat shqiptar qe nga te paret ne vitet 50-ta e deri keta te sotmit jane sajesa e stersajesa..pra hipokrizira e demagogjira e fallcitete..) ..
    tirane e viteve 80 ta..
    vajza e ministrit x (nje fanatik e sherbetor i padronit enver) e "dashuruar" me nje djal te seres se saje..pra me nje kodosh donzhuan po te familjeve bllokmene minstrore sekretaro pare komitet qendrorase kalojne muaj mjalti e shkuar mjaltit jeten e tyre te re pra plazheve bllokmene e orgjive blloko-iste.. e tek tuk dhe fiu si kiu ndonje rrug parisi e rome.. ahere kjo nje gje e rralle si kometat ne qiell.. cdo gje vaj.. cifti i ri nuku ka nevoj te punoje ne 17 pallate vullnetarishto detyrimisht me shpres te marre nje hyrje dhom e guzhine.. brenda dites komiteti ketyre u a gjente dy e tre dhomshen pa bere asnje or llaco beton neper parafabrikate.. dhe mistua i mames me porosi u a bente gjum-dhomen e komone e krevato buferat me rimeso arre.. pra cifti perjeton nje parajse te vertete jetesore..
    talloni e racioni nuk ku njihen nga cifti i ri.. se han vec.. pra furnizohen nga sherbimi bllokoro ministror i ushqimit.. mirpo.. plenumi po afronet.. dhe plenumi dihej kur po vjen po nuku dihej se kujt do ja haje koken..
    keto cfar brari po thote smund ti kuptojne 99% e forum-firaun-mistave..lol.. m ..po nejse le te jete ketu ne memorie te forumit..
    ne plenum.. e ha babai i vajzes.. sepse xhaxhai i vajzes funksionar i larte sigurimi dikur.. nuku na qenkish treguar vigjilent.. ndaj x grupi armiqesor dikure..
    mirpo soji i djalit.. mbetet i paprekur ne kete plenum..
    brenda nates prandryshojne gjerat..
    familja e re me nje engjell te sapo lindur.. nuk mund te vazhdoje me.. per standartet enveriste te familjes..
    vajza..pra gruaja e re.. pret me kot te kthenet i shoqi.. ne shtepi.. ajo nuk e di akoma sa eshte sahati.. jo sahati ne mur qe shenonte 10 pa dhjete..po sahati politik..
    pra ka rene gjėma mbi familjen e vajzes.. ajo tashme eshte mbesa e nje armiku dhe bija e nje armiku gjithashtu.. po e bija e tyre 2-3 muajshe c'eshte?..hmm.. le ta shohim..
    ora vate 12 e nates ne mur..
    gruaja e re qe nuk e di akoma sa eshte sahati enverit.. merr ne telefon.. sepse kta lloj ciftesh me perberje bllokore ministrore komitetqendrore kishin dhe telefona te vene urgjentisht nga ptt-ja (sot ka telefon dhe lopa e rremes ne baldushk..ahere as inxhinieri me i afte e mjeku e arsimtari 60 vjet ne zanat nuku kish telefon.. por ama kishte cdo terbaciot operativ dhe ne bilisht i punesuar apo ne kukes e tropoje..) aloooo.. aloooo.. nga ana e vjehrres asnjeri nuk e kap te flamosurin telefon..
    gruaja eshte bere merak per burrin kodoshin te cilit i kishte dashuruar baluket e kepucet e jashtme e pantallonat e jashtme e parfumin e jashtem.. e veturen e te jatit.. pra biografine.. pra pozicionin ne hierarkine politike te kohes.. e me ate pozicion e kishte mpleksur vaginen e saje.. e kishte nxjerr ne drit femijen.. se zemrat nuku u diheshin atyre m.uterve..
    me ne fund e ngre dikush telofonin nga ana tjater.. alo shoqja vjerre mo eshte te juve "beni" ..
    nje ulerime degjohet na krahu tjater.. (krahu me partishmeri) .. jooo nuk eshte ketu e mo merr me ne kete numer.. more vesh.. moj bija e armikut.. pergjigjet vjehrra e cila dje ne mengjez kishte qene vizit e e ishin puthur e perqafuar e kishin perkedhelur e lare b.ithen e femijes bashke..
    vajza.. apo gruaja e re mbetet e shokuar.. ajo nuk e dinte ta perkthente kete hata te padegjuar..
    po ku ta dinte e mjera se kjo qe po i ndodhte asaj ne 80- et e cane u kish ndodhur qindra te tjereve para saje.. qe nga dizet e pesa e der me ate nate te tmerrshme..
    me vrap merr mamane e gjora.. o ma ma ..cka ndodhur.. e cpiet moj bije..damllaja na ka rene .. po rri aty ne shpi e mo eja ketej se ketu sdim ku jemi..
    ne shpi te mamase kishte rene bomba e plenumit.. burri i saje minister i enverit ne 30 vjet.. brenda nates qe bere ..armiku i partise.. po jo vetem burri po dhe kunati..vellai i burrit ishte shpallur armik i eger i partise e i popullit i atij popullit qe ate nate kishte qene duke pare endrra me radh bylmeti qe kishin patur fat te merrnin nga 2 e 3 shishe koso qumeshti ..
    nejse..
    partia dergon kamionet.. pas-plenumoiste..
    c'ishin keto kamione..zakonisht zisa a zile te kohes stalinoisto maoiste..
    ishin dreqi vete.. ishin makina te vdekjes.. sepse pa gjyq.. familjet e armiqve te shpallur mbreme naten ne plenum.. do degdiseshin sipas tradites enveroiste beqir ballukoiste e manush myfti ramizoiste hysni kapo nexhmie vitoiste.. ne gulaget..
    nje kapterr i krekosur me nofulla katrore..se keshtu zakonisht i kishin nofullat kapterret e punve te vecanta.. me ca ushtaro police.. i lxojne nje pusulle te zoterve te shpise ..
    me vendim te komisionit te debim internimeve..lexon kapterri.. zakonisht me origjine cjapore cobanore.. do ngarkoni rraqet ju o armiq e do ju dergojme atje ku na thot partia..
    gruaja me femijen e vogel sapo ka ardhur te mamaja.. sic shkon gjithkush kur sheh zor te prindi.. tash e merr vesh sa eshte sahati ..jo ai i murit po ai i tmerrshmi i enver nexho ramizave..
    po me mua cdo benet o ma.. thot e gjora..
    edhe ti ulerin kapterri.. do hupē ne zis.. se dhe ti bij armiku je..
    ua pa dale thot e mekur e mjera se vajza ime vogel ka babane ketu me biografi te mire..
    nuku di gje per femijen une po hajde shpejto plackat ne kurriz e zbrisni poshte..
    bertet kapterri i partise se enver hoxhes.. qe i bejne 100 vjetor kosovaret e hysni milloshistet e nderime edvino paskalo miloistet.. e mejdano xhapaxhinjte e cerrikut.. ( e kini pare besoj ne foto.. 97 cerrikun..) dhe vajza vrapon neper shkalle me te bijen ne krah e yxhym tek vjehrra..aty prane.. (se blloko menoistet e nen-bllokomenoistet.. banonin afer e afer..
    tak tak tak deres.. e shkreta tek dera e familjes se burrit..
    e hap vjehrra e sheh te ngraten te lemerisur me femijen qe po i qan nga sikleti.. se femija qan kur nena eshte e lebetitur..e dini kete besoj..
    cdeshe ketu ti moj vrromė.. i thote e vjehrra e serte sic ishin te serta grate zakonisht shefe kuadri te sojit blloko e nen-blloko-ist..
    ne korridor gruaja sheh te shoqin.. i cili paskish qene te e jema kte nate te tmerrshme qe ajo kaloj e vetme.. qe duall i rruar e krruar si gjithmone i gatshem per flirtime si cdo dite neper zyrat me kolltuqe te shtetit me ku.rvicat me partishmeri qe punonin ahere ne ato saraje staliniste enveriste.. e me krem nivea te jashtem te lyera.. lol. qe nga guzhina cefesht kaloi pakthyer as koken nga e "dashura" nga e shoqja.. nga e jema e bebes se vet.. qe qendronte tek dera me te bijen e tij.. veē 3 muajshe si kulull engjell e pafajshme.. e vate pa care koken.. ne dhomen tjater te apartamentit shum-dhomesh bllokoist..
    beniiii..thirri e ngrata desha te flasim pak te lutem..
    asnje ze nuk erdhi nga andej..
    moj ti.. a merr vesh tinė apo jo apo te therras policine une.. ulerin nena e te shoqit..gjyshja e femijes.. qerrohu nga ketu e harroje kete dere.. se nuku jemi neve si juve..
    mama te lutem i thot e ngrata vjehrres shtrige.. qe deri dje e dinte ndryshe.. erdha se.. do na internojne.. mbas pak .. e per vajzen do ish mire ta mbani juve se kushedi nga do na cojne andej e gjynah kjo foshnje te vuaj me neve.. ne internim..
    uėee dashke ti te mbaj une kete mbese te armiqve te partise ketu.. ik moj mbushu.. ulerin vjehrra dhe ja perplas deren mu ne hunde..
    gruaja sdi cte beje.. te ik me femijen.. ku e pret kamioni i partise se punes.. se shokut enver.. qe do ta coje ne gulaget myzeqaro labo-re.. tepeleno gramshore..e belsh-ore mallakastrore.. kjo do te ishte .. asgje tjater vec te conte drejt vdekjes.. kete femije te pafajshem.. qe sdinte cjan plenumet e partise famemadhe te enverit qe e duan aq shume polpotistet kosovare.. e petrokocasit myzeqare e skelaret arapo-zabito luizo mendje thare e kanibalo katundare..e kelysheria tiranes re xhalatarė..
    dhe ajo merr vendim ne cast.. le femijen tek pragu i deres.. e vrapon si e cmendur ..ajo e di se si po iken.. e se ke po le aty.. ne cimenton e shkalleve.. e yxhym tek e jema ku po benej gati kamioni.. internimi.. ajo cka me mire kishin ditur te bejne partia e punes se enver ramizit i cili thote akoma se..kur e kthen koken prapa nuku sheh asgje per tu penduar..
    kamioni niset.. e mbi te.. armiqte e partise te bere sa nje grusht nen veshtrimin sadisto englendises te komshive qe qendrojne akomane pozita marksisto leniniste enveriste..
    vetem nje plake e gjore u hedh nje velenxe te vjeter.. na ta keni moj bije se nuku i dihet ben ftojte andej..
    familja armike ne karrocerine e pa mbuluar te ZIS-it.. pershkon me shpejtesi rruget e tiranes e merr ndej nga kombinati..
    ushtarpolic-shoferi i jep gaz e neper kthesa u thyhen dhe ato dy tri pjata e filxhane e u permbysen dhe ato dy tre karrike e dollape qe morren me vete fale meshires se kapterrit te ngrate qe zbaton urdherat e komitet qendrorit..

    armiqte lart ne karroceri po thajne nga era e ftohte e mengjezit.. por gruaja e re..bija e armikuit e ka nje "kenaqsi te vogel".. vertet e la zemren e saje..femijen 3 muajshe ne beton te shkalleve.. por mendimi se.. vjehrra do e degjoj te qarat e do hap deren e do ta fuse brenda ate engjell.. e ben me krahe te ngraten.. mir une le te vete ne ferr po te pakten vajza e vogel do kete nje shpi nje gjyshe e mbi te gjitha babane e nuku do vuaj ketejza nga ha pula m.ut e gure.. nga po na con maqina e partise..
    mbas disa ore rruge.. neper gerxhe e qafa.. e male e brigje..kamioni ndalon ne gulagun x..
    ekipi polico-ushtar qe i shoqeroj armiqte.. ja hedh plackat ne toke e ja mbath nga kishte ardhur..
    armiqte ( pra ish ministri me te shoqen e femijet ne mes te te cilve dhe personazhi kryesor..pra gruaja e re qe la femijen ne tirane ) jane tani ne mes te kater udheve.. ne pritje te autoriteve gulagore qe do tu a komunikojne.. se ku do rrine e cdo bejne etjetjj.... pra nis nje epoke e re.. te jetuarit si armiq te partise e xhaxhit enver..

    kalojne disa jave.. dhe vjen nje lajm..
    na moj korbe u thot dikush.. kemi marr vesh se tet bije nuku e ka mbajtur ish jot vjehrre asnje dite ne shtepi.. por sapo kan degjuar te qarat kan hapur deren dhe kur kan pare femijen aty ne cimento.. e kan marre dhe me vrap pa e thyer aspak besnikerine ndaj partise.. pra pa shkelur ne drras te kalbur.. kunder vendimeve jetedhenese te partise qe denon rende zbutjen e luftes se kllsave me armikun.. deri ne rreze e ku te jete.. e kan marre femijen dhe e kan plasur direkt ne befotrof te shtetit.. pra ne ate fare cerdhen ku liheshin femijet e lene ne rruge nga nenat fat keqe apo rastet tragjike..
    personazhi yne tmerrohet nga ky lajm..
    kazma neper kanale e gerxhet e asaj ane e buk misri e forte si celiku i partise.. nuk e kishin thyer akoma.. te ngraten.. sepse e mbante te forte mendimi se.. he se vajza e vogel e ka nje shtepi atje ne tirane pran lagjes bllok.. e ka nje gjyshe ne tiran qe nuku u mungon qumeshti e mami e peltja e syltjashi.. e lengu i zarzavateve apo supa e pules.. dhe e ka babane e vet biologjik qe do ti beje nina nina mbremjeve.. keshtu besonte e ngrata.. se nuku ja kish marre mendja se me c'soj e forte enveristesh kishte qene e dashurrruar e martuar..
    dhe niset nena.. pa leje te operativo gulagut.. rrug e pa rruge gerxhe mbas gerxhit qe te mo e shohin banoret vendas sypetrita e vigjilenta me partishmeri te larte.. proletare staliniste hysni envero ramizo zylyftaroiste manush mufiste.. lenko cukiste..lol.. nexhmijeiste.. qe nuku i zinte gjumi nga krenaria se.. aty ne fshatin e tyre partia kish besim te sillte armiqte e eger nga qe u besonte atyre se aty ata do te dinin tu a percellonin mire lakrat atyre armiqve te qelbur qe e kishin lodhur komandantin aq shume me kompllotet e tire revizioniste..
    dhe mbrrin e ngrata ne tirane ilegaloisht.. e drejte ne befatrof e rremben femijen e niset per ne gulag..

    me kaq mbaron seria e pare e ketij filmi.. ku ska asnje skene e muhabet e ndodhi te sajuar..krejt eshte origjinal.. pra ku brari ska asnje merite skenaroiste filmoiste..por thjesht merit e partise per ate kohe e ata njerez qe prodhoj..
    kete ngjarje ma ka treguar vajza e xhaxhait te kesaj vajzes..ne nje b.ith cadre plazhi nje dizaj ketu e 20 vjet me pare.. e ashtu e tregova.. kuptohet duke i bere ato komento sqarimet ala brar.. qe te kuptohen mire gjerat..

    vite me vone lexoj ne nje gazete te kohes demokratoike.. dicka shum interestorante.. tragjiko komike..

    ca shqiptare te mjere qe kishin len lesht e b.ithes duke shitur shpi e katandi per te marre nje vize franceze.. diku nga vitet 90 e pak.. e mezi kishin blere te ngratet buleta avioni.. e mezi kishin kaluar gardhet rino-iste te aeroportit e mezi kishin perballuar udhetimn e pare ne jete me avion.. zbresin ne de gol te frances..pra ne aeroport te parisit me endrren se.. i iken atij vendi te mallkuar qe.. kurre ska per tu bere sic thuhej ahere.. e ne rresht te zinjte duke kaluar nen veshtrim-kontrollin e policve franceze..

    me ne ne avion thoshte njeri nga keta..ishte dhe njeri i veshur shik e i pispillosur e kapardisur tahmėm si i jashtem.. ishte tha filani..
    kush ishte ki filani do thoni juve..
    ishte ai "beni" i filmit te brarit.. qe tregova me lart.. originalli.. ( i cili fill mbas plenumit..qe te nesermen sojerisht paturperisht.. qenerisht..enverisht.. kishin filluar te kerkojne nje nuse tjater..dhe e kishte gjetur brenda javes nje cupke marshallah te re e te pa kirė.. nga soji qe nuku e kishte denuar asnje plenum.. partie.. dhe qe martuar e shijuar jete te mire deri ne fund e regjimit..
    nejse..
    e tregonin keta qyqaret.. ne ate letren-ankese qe e kishin dergur ne nje nga gazetat post pluraliste.. se si.. policia franceze .. i kishte marre keta qyqaret.. i kishte mbledhur dhunerishto harbuterisht ne nje cep korridori te aeroportit.. e u kish pj.erdhur me pasaporta e me viza e i kishte kthyer prapa per ne atdheun e tyre te dathur.. kurse ki filani thoshin ankuesit.. pra ki beni..jone.. ( beni nuku eshte imagjionar ore.. eshte person i gjalle i njohur ne tirane qe me vone ka punuar dhe ambasador i shqiperise ne pikat me te rendesishme diplomatike.. ) kaloj tha para nesh tha me koken lart me kollaren qe i shendriste .. dhe policet franceze sa ja hodhen nje sy ne pasosh.. kaloni zoteri i thane.. ketej ju ltem..pra andej nga kalonin te integruarit ne eu.. kurse neve thoshte letershkrus-ankuesi na trajtuan si leprozė e na vidhisen.. nga keshem ardhur..

    edhe kjo ka vend per film..

    po prap keto sjan gje o shokeni.. lenga groshe..

    kur lexova nje dizaj.. e keni dhe ne forum te postuar nga une kte ngjarje.. te marre nga gazetat..
    na morren thoshte nje vajze mjerane nga keto fisefamilje katunde qytezat.. qe demokracia i gjeti te shkaterruar nga fukaralleku i gjate enverist.. e n cuan tha..ata tutoret ne ca ferra buz detit diku nga ishmi a rushkulli a semani a narta.. ska rendesi.. dhe na thane mo luani qe ketu se ju vrasim sa te duket skafi.. pastaj gjat pritjes.. na kinė mir e mire me radhe neve vajzave.. ishim nja 4 a 5-se cupa nga fshatrat.. e qytetet .. pastaj na rrahen venēe.. e na lan aty..
    erdhi skafi tha.. na hipen e ai bosi i skafit tha.. nuku merr me shume se dhjert vete..
    pra nje nga ne nuku do hypte..thoshte kjo vajza.. e krye tutori tha na pa nje her mire me kandil e veēoj njeren nga ne si me te dobet e me pak seks-ndjellese.. dhe e zbriti.. dhe coj prapa ferro-zhukave.. e mbasi e perdhinoj mir e mire..degjuam nje krisme.. e kishte vrare te shkreten.. dhe erdhi tha monstra hypi ne skaf e i tha skafistit..nisu..se nuku ka kush tregon gje nashti.. dhe ashtu ne ate tmerr perfunduam ne mes dallgeve e tere naten .. varrit do ja tregoj thoshte choqem.-. vamė ne itali..e atje na muarren ca te tjere etjetj.. e tmerre e poshtersi pa fund..

    shum ka hequr ki popull..

    po kosova.. nen bajoneten arkano-maxhupe c'hoqi..
    e ne 6 muilion shqiptare vec bem gam gam.. sehir e askush sqe ne gjendje tja ndale doren barbareve.. askush.. vec u tallen nje pjese tuj shit pallavra me uck.. e lpk ..

    desht zoti e duall nje klinton-bler-klarko d'alem-ollbrajt.. .. e i dha fund atyre tmerreve..por mijra mbeten nen varre e furra e mijra te sakatosur shpirterisht per jete..

    keto jan per brarin subjekte filmash.. jo keto budalleqet me kotlliqe e psikopatlliqe kinse moderno tabu-thyse.. tymuse-mu.tuse..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-01-2009 mė 06:18

  9. #99
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Me Sa Pash Ne Kete Film Nuk Ka Nje Pasqyrim Te Plote Te Ngjarjeve Qe Kan Ndodhur Ne Kete Periudhe.vete Mendoj Se Ky Film Ka Me Shume Minusa Se Sa Plusa Ne Kuptimin E Asaj Ca Tregon Filmi.

    Skena E Synetit= Balt Mbi Kombin Ton Nuk Edi Nga E Ka Origjinen KJO BALT
    Skena E Luftes=balt E Turp Per Shqiptaret Ter Filmin Keta Kerkuan Luften E Sa E Gjeten Ate Ia Futen Vrapit. Kete Kan Dashur Te Pasqyrojne Keta Qe Kan Bere Filmin Se Shqiptaret Ja Mbushin Vrapit Kur Shkojne Ne Lufte. Turp Turp Turp. Me Keq Nuk Ka Ku Te Veje Do Qeshin Bota Me Ne.me Keto Lloj Filmash Antishqiptar Shkojm Ne E Perfaqesohemi Ne Bote?? E Kure Keta Na Shajne E Na Injorojne Ne Ju A Lam Fajin Ketyre Qe Na Shajne Dhe Nuk Mund Te Kuptojm Se Fajtoret Jemi Vete Qe Nuk Dim Te Perfaqesohemi ASHTU SI DUHET Me Vlerat Qe Kemi Neper Kinemat Botrore.. Turp Dhe Nje Here .ky Film Me Vjen ere Serbo Sllave Kete Gjykim Kam Pere Vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sulioti : 07-01-2009 mė 07:28

  10. #100

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •