Gjokset
Monologun e mėposhtėm udhėtari e zhvilloi para pasqyrės sė dhomės sė gjumit nė hotelin e vetėm tė qytetit ku ka zbritur prej disa ditėsh.
Mė duhen disa gjokse miq, se ju nuk e dini, po qė prej disa kohėsh jam vėnė nė qendėr tė vėmendjes. Sipas vendit do mė duhet tė bėj kuvendin. Ndaj sa mė shpejt tė jetė e mundur, mė duhet tė arrij tė pronėsoj disa gjokse.
Njė mė duhet tė josh miq, mė duhet tė jetė i gjerė, i mirėformuar, se mė duhet tė pėrfshij aty sa mė shumė prej tyre.
Njė tjetėr mė duhet i veshur me mburojė, i ngurtė apo i hekurt mundėsisht, gjoks tė cilit do ti duhet tė pėrballojė pushkatimet, goditjet, pickimet, gudulisjet.
Gudulisjet e ca milingonave me kanė shqetėsuar kohėt e fundit, edhe krruajtjet prej disa pleshtave, ca grera mė pickuan, por shpėtova nga sulmi duke u mbuluar me gjoksin e marrė hua nga njė miku im, ėshtė njė nga ata qė i kam bėrė pėr vete e tani po kėrkoj pėr gjoksin numėr njė ku ta pėrfshij njėherė e mirė.
Njė i tretė mė duhet pėr tė festuar arritjet. Vrimėn duke e goditur atij kam tė drejtė tia bėj vetėm unė.
Se harrova, mė duhet edhe njė i katėrt me formė akoma tė paplotėsuar, mundėsisht elastike. Kam frikė nga Don Kishotėt qė mund tė kthehen nė milingona e mė pas me shpatė fjalėsh tė luftojnė boshėsinė. Jo se janė tė shumtė, por kam dėgjuar se tė tillė qarkullojnė edhe nė mjediset qė unė frekuentoj. Kėto qėnie filozofike akoma nuk i kam zbėrthyer, ndaj pėr tu imunizuar mė duhet edhe ky gjoks i katėrt, njė orė e mė parė.
Pasi e mbaroi batarenė e mėngjesit para pasqyrės udhėtari vendosi tė zbresė nė sallėn e hotelit ku serviren vaktet e ngrėnies. Pasi u ngjesh me njė sėrė produktesh qė tė mos ketė nevojė tė ndalė nėpėr restorantet nė tė cilat ka frikė se mos merr ndonjė sėmundje, u nis me njė valixhe tė vogėl biznesmeni nė dorė, pėr ti dhėnė sa mė shumė hije kostumit tė errėt e pardesysė tė modės. I duhet tė informohet pėr gjokset e nėse mundet tė arrijė tė mbarojė punė. I kanė thėnė se nė kėtė qytet mund tė gjejė gjokset qė kėrkon e mbi tė gjitha nė pėrmasat ideale. Nė fund tė rrugės qė po shkel vė re re njė plak me flokė tė thinjur, tė mbėshtetur mbi njė shkop pleqėrie. Duke iu afruar arrin tė shquaje njė fytyrė tė lodhur, por tė mbajtur mirė. E pyet:
-Zotėri, a mund tė mė ndihmoni?
-Patjetėr. Ēfarė ju nevojitet?
-Oh, kėrkoj njė dyqan, butikė, njė mapo a diēka tė ngjashme pėr tė blerė disa gjokse. A mund tė mė tregoni ku e gjej njė tė tillė?
-Gjokse??? (Zotėria shpėrthen nė gaz)...Kėto mund ti gjeni nė njė klub nate, njė tjetėr vend nuk do tė dija...hahaha.
-Po dyqan armatimesh, municionesh e tė tjera produktesh lufte ku mundem tė gjej?
-Ah, qyteti ynė ėshtė shpallur me ligj si pacifist (pėr tė mos u ndeshur me sulme u vendos tė mos ishte as i majtė, as i djathtė). Por ne kemi dyqane pėr mjete tė tjera, mė tė shumtėn bujqėsore, megjithėse kėtu nuk gjen ndonjė copė fushė...Ja, shikoni, edhe shtėpitė e pallatet ngjajnė sikur janė duke rrėshkitur. Qė tė mos zgjatem, ju kėshilloj tė vizitoni dyqanin Kazma, lopata, pushka dhe eskavatori, aty do tė gjeni derman. Pushkėt duhen pėr tė mbrojtur pronat lum miku, se ne e kemi ēdo parcelė tokė me nga tre pronarė.
Udhėtari pėrkulet nė shenjė falenderimi dhe vazhdon rrugėn nė drejtimin qė i dha plaku thinjosh. Hapa tė rėndė nė qytetin pacifist deri kur tringėllin zilja tek porta e dyqanit nė fjalė.
-Mirdita!
-Mirdita zotėri! Si mundem tju shėrbej?
-Zonjushė, kam nevojė pėr disa gjokse.
Zonjusha, ēuditėrisht jo e habitur, i mbėrthen sytė dhe me zė gati lutės i pėrgjigjet:
-Urdhėroni brenda zotėri, urdhėroni nė botėn tonė tė gjokseve. Unė e di se ēfarė po kėrkoni, e kuptoj nga aroma e trupit tuaj, ju jeni nė qendėr tė vėmendjes.
Udhėtari buzėqesh dhe ia ndjek hapat e lehtė nėn kėmbėt imcake. Korridor pas korridori, tunel pas tuneli, (sikur ėshtė futur nė njė labirint i ngjan vetja), mė nė fund i afrohen njė dhome tė ndriēuar. Zonjusha zėashpėr e vėshtron ėmbėl dhe e fton tė hyjė brenda, duke mbajtur derėn gjysmėhapur e duke u lėkundur paksa poshtė veshjeve turbulluese. Poshtė ngushtėsisė sė rrobave gjoksi i zonjushėzės duket se po shpėrthen.
-Urdhėroni zotėri, - thotė e largohet ashtu imcake drejt sallonit tė pritjes sė dyqanit Kazma, lopata, pushka dhe ekskavatori.
-Po ju prisnim i drejtohen katėr burra, prej gjokseve tė tė cilėve i bėhet se buron e njėjta aromė qė po e ndjen nė hundė qė prej kohės kur ėshtė vėnė nė qendėr tė vėmendjes.
-Unė jam gjoksi i miqve, i dashuri.
-Unė i armiqve, i hekurti.
-Unė i vrimės sė grushtimit.
-Unė ai i paformi, demagogu.
-Mirėse ju gjeta miq, - vazhdon udhėtari, duke pėrkulur kryet nė shenjė respekti.
Tokje duarsh. Atmosferė e mbytur me tym cigareje, por udhėtari e ndjen si thellėsisht mikpritėse.
Pas disa orėsh bisedimesh, ndahen me premtimin se katėr gjokset do tė nisen me postė nė adresėn e tij nė njė kuti me mbishkrimin Kazma, lopata dhe njė ekskavator pėr hapjen e themeleve tė botės sė re. Brenda nė pėrmbajtje miqtė i garantojnė se do tė gjejė katėr pushkė nė formė gjoksesh, gjithashtu dhe njė udhėzues pėr pėrdorimin e tyre me vend.
Miqtė i vėnė re nė sy shqetėsimin nė lidhje me vonesėn e paketės, pėr arsye se gjoksi i demagogut do tė kushtojė kohė nė mbledhjen e tė gjitha copave qė i janė shpėrndarė lart e poshtė nė mashtrim e sipėr. Nė vend tė tij, pėr ti siguruar njė udhėtim e rikthim tė qetė nė vendin prej nga ėshtė shkulur e ka ardhur, i japin me vete njė gjoks tė pėrdorur diplomati, njė fjalor politikani e njė shirit me regjistrimin e tė gjithė bashkėsive bosh tė mundshme. Tė paktėn deri nė mbėrritjen e shpėtimit tė ketė mundėsinė tė mjaftohet me ndihmėn e shpejtė.
Tokje duarsh, pėrkulje kryesh nė formė respekti dhe pėrshėndoshjet e rastit.
Pasi miku largohet nga dyqani i qytetit pacifist, nė dhomėn e mbytur prej tymit tė duhanit nis njė diskutim i zjarrtė mbi gjokset, milingonat, Don Kishotėt, shtyllat kurrizore, diskutim qė degėzohet e stėrzgjatet, por katėr pjesmarrėsit lėvizin brenda njė emėruesi tė pėrbashkėt, tek domosdoshmėria e ekzistencės sė ca tipave si puna e kėtij tė ardhurit tė kėsaj dite. Mjaftonte tė mendoje pėr tė mirat qė sillte ai, pėrfshirjen e kushedi sesa miqve tė tjerė brenda gjoksit tė parė, eliminimin e sa tė padėshiruarve nė tė dytin, mashtrimin e sa tė tjerėve me tė katėrtin e festimin e gjithēkaje me tė tretin. Ata tė katėrt del se do tė shndėrrohen nė mbretėrit e njė nėnbote e ai miku i kėsaj dite nė njė vegėl tė tyre. Po sa tipa si ky i sotshmi ka bota, e sa nėnbotė pėrfshin bota qė njihet sot?! Pėrfitimi ekonomik del pėr tė gjithė, kushedi se sa vende tė reja pune, sa biznese e sa dyqane me tituj kazmash, lopatash, pushkėsh e eskavatorėsh.
Sa gjigande! Sidoqoftė tė fituarit e padiskutueshėm tė kėsaj dite dolėn ata tė katėrt, tė paktėn nė njėrėn prej kėtyre nėnbotėve arritėn tė shtijnė nė dorė parinė. E kjo ėshtė ajo qė ka rėndėsi.
26 nėntor 5 dhjetor 2002
Krijoni Kontakt