Mėsimi i shtatėmbėdhjetė: Pėrgatitja e tė vdekurit, namazi dhe varrosja e tij.
Tani po e sqarojmė kėtė ēėshtje shkurtimisht:
1. Duhet qė kush ėshtė nė prag tė vdekjes tė shqiptojė fjalėn "LA ILAHE IL-LA ALLAH". Thotė profeti صلى الله عليه و سلم "U thoni tė vdekurve tuaj tė shqiptojnė "LA ILAHE IL-LA ALLAH" [Trans. Muslimi nė Sahih]
Fjala 'tė vdekur' nė kėtė hadith do tė thotė: kush ėshtė nė prag tė vdekjes, d.m.th ata tė cilėve u janė shfaqur shenjat e vdekjes.
2. Nėse dihet me siguri se ka ndėrruar jetė, atėherė i mbyllen sytė sepse kjo vepėr ėshtė prej sunetit.
3. I vdekuri musliman duhet tė lahet dhe pėrjashtohet nga kjo rasti nėse ėshtė shehid (dėshmor) nė rrugėn e Allahut, sepse shehidi nuk lahet dhe nuk i falet xhenazja, por varroset me rrobat e tij sepse profeti صلى الله عليه و سلم nuk i lau tė vrarėt nė luftėn e Uhudit dhe nuk ua fali xhenazet e tyre.
4. Forma e larjes sė tė vdekurit: Mbulimi i auretit (pjesės sė turpshme) tė tij, pastaj ngrihet pak dhe lidhet barku i tij me njė shtrėngim tė lehtė. Ai i cili do ta lajė e mbėshtjell dorėn e tij me njė rrobė dhe tė fillojė ta lajė me ujė e t’i japė njė abdes si pėr namaz. Mė pas ta lajė kokėn dhe mjekrrėn e tij me ujė e sidėr (gjethe tė njė lloj peme) ose me diēka tjetėr. Mė pas t’ia lajė krahun e djathtė e pastaj tė majtin. Mė pas le ta lajė po nė kėtė formė pėr herė tė dytė e tė tretė duke e pėrshkuar dorėn e tij mbi barkun e tė vdekurit. Nėse del diēka prej organeve tė tij, i lejohet tė vendosė nė dy vendet anale pambuk ose diēka tjetėr. Nesė nuk mbyllen me atė, i lejohet pėrdorimi i baltės sė njomė e tė ngrohtė, ose me mjete tė mjekėsisė moderne si likoplast, etj…
Ia pėrsėrit abdesin, e nėse nuk pastrohet me tri herė, atėherė e lan deri nė pesė ose shtatė herė. Pastaj e fshin me rrobė dhe i vendos parfum nė vendet qė kanė mė shumė nevojė pėr parfum, gjithashtu i vendos parfum edhe nė vendet me tė cilat bėnte sexhden. E nėse e parfumos tė gjithė trupin e tij, kjo ėshtė edhe mė e mirė. Gjithashtu i tymos qefinet e tij me temjan (rrėshirė qė nxirret nga disa bimė tė Afrikės Lindore qė lėshon tym me erė tė mirė kur digjet). Nėse mustaqet dhe thonjtė e tij janė tė gjata ia shkurton ato, por edhe nėse i lė ashtu si janė nuk ka problem. Nuk i krihen flokėt tė vdekurit e as nuk u jepet formė atyre, nuk ia pastron vendet e turpshme nga qimet dhe as nuk e bėn synet atė, sepse nuk ka ndonjė argument pėr kėto. Kurse pėrsa i pėrket gruas, i ndan flokėt e saja nė tre bishta dhe i lėshon pas trupit tė saj.
5. Qefinosja e tė vdekurit: Mė e mira ėshtė qė burri tė qefinoset nė tre pėlhura tė bardha, duke mos patur nė trup kėmishė apo qeleshe ose feste, ashtu siē u veprua me profetin صلى الله عليه و سلم, duke e mbuluar me pėlhura. Nėse qefinos me kėmishė, izar (copė me tė cilėn mbulohet pjesa e poshtme e trupit nga mesi e poshtė) dhe fashė nuk ka problem. Gruaja qefinoset me pesė rroba: mbulesė pėr trupin, mbulesė pėr kokėn, izar dhe dy fasha. Duhet ditur se detyrė pėr tė gjithė tė vdekurit (burra e gra), ėshtė mbulimi me njė rrobė qė e mbulon tė gjithė trupin e tė vdekurit. Por, nėse i vdekuri ėshtė muhrim (me ihram nė haxh), atėherė lahet me ujė e sidėr dhe qefinoset nė izarin dhe ridain e tij d.m.th me ihramin e tij ose me diēka tjetėr dhe nuk i mbulohet koka dhe fytyra e tij, gjithashtu nuk parfumoset, sepse do tė ringjallet ai nė ditėn e Kiametit duke thėnė telbijen siē ka argumentuar pėr kėtė hadithi I saktė I transmetuar nga profeti صلى الله عليه و سلم. Nėse muhrimi ėshtė grua, atėherė mbulohet si tė tjerat, por nuk parfumoset dhe nuk mbulohet fytyra e saj me perēe dhe as duart me dorashka, porse mbulohen fytyra dhe duart e saj me qefinin nė tė ēilin do tė qefinoset siē e sqaruam kėtė nė formėn e qefinosjes sė gruas.
Fėmija i vogėl djalė mund tė qefinoset nga njė deri nė tre pėlhura, kurse fėmija i vogėl vajzė mund tė qefinoset me njė kėmishė dhe dy fasha.
6. Ai qė i takon e drejta pėr larje ėshtė ai i cili pėr tė ka lėnė porosi i vdekuri e mė pas babai gjyshi, e pastaj mė i afėrmi i tij nga trashėgimtarėt dhe kjo pėrsa i pėrket burrit. Kurse pėrsa i pėrket gruas, mė sė pari i takon asaj gruaje pėr tė cilėn ajo ka lėnė prosi e mė pas nėna e saj, gjyshja e saj e mė pas mė e afėrmja prej grave tek ajo. Bashkėshortėt kanė tė drejtė ta lajnė njėri-tjetrin, sepse Ebu Bekr Es-Sidik – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij – lau gruan e tij Fatimen – Allahu qoftė i kėnaqur prej saj.
7. Forma e namazit tė xhenazes:
Namazi i xhenazes ka katėr tekbire. Pas tekbirit tė parė lexon suren el-fatiha, e nėse lexon pas saj njė sure tė shkurtėr ose njė a dy ajete ėshtė mė mirė, duke u bazuar nė hadithin e saktė qė ėshtė transmetuar nga Ibn Abbasi – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij. Pastaj thotė tekbirin e dytė dhe bėn salauat pėr profetin صلى الله عليه و سلم ashtu siē lexon nė teshehudin e namazit. Mė pas thotė tekbirin e tretė dhe thotė:
"Allahume gfirli hajjina ue mejjitina, ue shaahidina ue gaaibina, ue sagiirina ue kebiirina, ue dhekerina ue unthaana. Allahumme men ahjajtehu minna feahjihi alel Islam ue men teuefejtehu feteuffehu alel Iman. Allahumme gfirlehu uerhamhu ue a'fihi ue-'fu anhu, ue erim nuzulehu ue uessi mudkhelehu, ue gsilhu bil maai ueth-thelxhi uel beredi, ue nekkihi minel khataja kema kema juneka theubul ebjedu mined-denes, ue ebdilhu daaran hajran mik daarihi ue ehlen khajran min ehlihi, ue edkhilhu elxhennete, ue eidhhu min adhabil kabr ue adhabin nar, uefsah lehu fi kabrihi ue neuuir lehu fihi. Allahumme la tehrimma exhruhu ue la tedhilna ba'dehu."
Qė do tė thotė: "O Allah! Fale tė gjallin dhe tė vdekurin tonė, atė qė ėshtė prezent prej nesh dhe atė qė mungon. Tė voglin dhe tė madhin tonė, mashkullin dhe femrėn tonė. O Allah! Kujt t’i japėsh jetė prej nesh, jepi jetė me Islam dhe kė tė vdesėsh prej nesh vdise me Iman. O Allah! Fale atė, mėshiroje atė, jepi kėnaqėsi, fale, nderoje gradėn e tij, zgjeroje vendbanimin e tij, laje atė me ujė, borė dhe akull dhe pastroje atė nga gjynahet ashtu siē pastrohet rroba e bardhė prej njollave. Zėvendėsoje shtėpinė e tij me njė shtėpi mė tė mirė, dhe njė familje mė tė mirė se familja e tij. Fute atė nė xhennet dhe mbroje atė nga dėnimi i varrit dhe dėnimi i zjarrit! Zgjeroja varrin e tij dhe ndriēoje ate! O Allah, mos na e ndalo shpėrblimin e tij dhe mos na le tė hummbasim pas tij."
Mė pas merr tekbirin e katėrt dhe jep vetėm njė selam nga krahu i djathtė. Ėshtė e pėlqyeshme ngritja e duarve nė ēdo tekbir.
*Nėse i vdekuri ėshtė grua le tė thotė: "Allahumme gfir leha!" qė do tė thotė: O Allah, fale atė grua! Nėse xhenazja pėrbėhet nga dy tė vdekur, thuhet: Allahumme, gfir lehuma! Qė do tė thotė: O Allah, fali ata tė dy! Dhe nėse xhenazet janė shumė, atėherė themi: Allahumme, gfir lehum! O Allah, fali ata!
*Nėse xhenazja ėshtė fėmij, nė vend tė kėrkimit tė faljes pėr tė themi: "Allahumme, ixhalhu faratan ue dhekhran li ualidejhi, ue shefian muxhaaba. Allahumme thekkil bihi meuaziinehuma ue e'dhim bihi uxhuurahumae elhikhu bisalihil selsefil mu'minin ue xhealhu ue xhealhu fi kefaleti Ibrahime alejhi salatu ues-selam ue kihi birahmetike adhabel xhehim!" qė do tė thotė:
"O Allah! Bėje atė paraprirės e mbėshtetje dhe rezervim pėr prindėrit e tij! Bėje atė ndėrmjetės tė pranueshėm! O Allah! Rėndoji me anė tė tij peshoret e prindėrve tė tij, shtoji me anė tė tij shpėrblimet e tyre! Bėje tė mundur tė arrijė gjeneratat e para tė besimtarėve! Vendose atė nėn kujdesin e Ibrahimit, paqa dhe shpėtimi i Alahut qoftė mbi tė - dhe mbroje atė me mėshirėn tėnde nga dėnimi i zjarrit!"
* Nga suneti ėshtė qė imami tė qėndrojė nė drejtim tė kokės nėse i vdekuri ėshtė burrė dhe nė mes tė trupit nėse i vdekuri ėshtė grua. Nėse janė shumė xhenaze, atėherė para imamit tė jetė burrė, kurse gruaja tė qėndrojė nė anėn e kiblės. Nėse midis xhenazeve ka edhe fėmijė, atėherė fėmija i vogėl (djalė) vendoset para gruas. Koka e fėmijės sė vogėl vendoset nė drejtim tė kokės sė burrit dhe nė mes tė trupit tė gruas nė drejtim tė kokės sė burrit. Po kėshtu edhe nėse fėmija i vogėl ėshtė vajzė, koka e saj vendoset nė drejtim tė kokės sė gruas, kurse mesi i saj nė drejtim tė kokės sė burrit. I gjithė xhemati qė do tė falet duhet tė qėndrojė pas imamit dhe vetėm nėse ndonjėri nuk gjen vend, atėherė le tė qėndrojė nė krahun e djathtė tė imamit.
8. Forma e varrosjes sė tė vdekurit:
Tė hapet varri me thellėsi deri tek mesi i burrit dhe tė hapet brenda tij lahdi nė anėn e kiblės dhe tė vendoset i vdekuri nė lahd nė krahun e tij tė djathtė. Mė pas tė zgjidhet kordelja (me tė cilin u lidh qefini) e tė mos hiqet por tė lihet ashtu. Tė mos zbulohet fytyra e tij qoftė i vdekuri burrė apo grua. Mė pas vendosen mbi tė tulla tė shoqėruara me llucė me qėllim qė tė fiksohet e tė ruajė baltėn. Nėse nuk ka mundėsi tė gjenden tulla, le tė mbyllet me diēka tjetėr si beton gurė ose dėrrasė me qėllim qė tė ruajė baltėn. Mė pas le tė hidhet mbi tė dheu dhe kėtu ėshtė e pėlqyeshme tė thuhet: "Bismilah ue ala mileti rusulil-lah." Tė ngrihet varri sa njė pėllėmbė dhe nėse ka mundėsi le tė vendosen mbi tė gurė tė vegjėl e tė hidhet mbi tė pak ujė.
Ėshtė nga suneti i profetit صلى الله عليه و سلم qė ata tė cilėt e pėrcjellin xhenazen tė qėndrojnė tek varri dhe tė luten pėr tė vdekurin, sepse pejgamberi صلى الله عليه و سلم pasi varrosej plotėsisht i vdekuri qėndronte aty dhe thoshte: "Kėrkoni falje pėr vėllanė tuaj dhe kėrkoni pėr tė qėndrueshmėri, sepse ai tani pyetet."
9. Gjithashtu ėshtė nga suneti qė ai qė nuk e ka falur namazin e xhenazes, ta falė atė pas varrimit, sepse profeti صلى الله عليه و سلم e ka vepruar njė gjė tė tillė. Kjo gjė bėhet kur diferenca e kohės sė varrimit ėshtė mė pak se njė muaj dhe nėse diferenca kohore ėshtė mė e madhe se kaq, atėherė nuk ėshtė prej sunetit qė tė falet tek varri, sepse nuk ka ardhur ndonjė argument qė profeti صلى الله عليه و سلم ėshtė falur tek varri njė muaj pas varrimit tė tė vdekurit.
10. Nuk lejohet qė pjesėtarėt e familjes sė tė vdekurit tė pėrgatisin ushqim pėr njerėzit. Thotė sahabiu i nderuar Xherir bin Abdilah el-Bexheli: “Grumbullimin e njerėzve tek familja e tė vdekurit dhe pėrgatitjen e ushqimit ne e quanim prej vajtimit.” [Trans. Imam Ahmedi me zinxhir transmetimi tė mirė]
Nuk ka problem nėse pėrgatisin ushqim pėr veten e tyre dhe pėr miqtė, por ėshtė e pėlqyeshme qė tė afėrmit dhe fqinjėt e tyre tė pregatisin ushqim pėr ta, sepse profetit صلى الله عليه و سلم kur i erdhi lajmi pėr vdekjen e Xha’fer bin ebi Talibit - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - nė Sham urdhėroi familjen e tij qė tė pėrgatisin ushqim pėr familjen e Xha’ferit dhe tha: “Atyre u erdhi diēka qė i ngarkoi.”
Nuk ka problem pėr familjarėt e tė vdekurit nėse thėrrasin fqinjėt e tyre apo njerėz tė tjerė pėr tė ngrėnė nga ushqimi i cili u ėshtė dhuruar atyre dhe kjo gjė nuk ka ndonjė kohė tė caktuar nė bazė tė dijes qė kemi nga sheriati.
11. Nuk lejohet qė gruaja tė mbajė zi pėr tė vdekurin mė tepėr se tre ditė. Kėtu bėhet pėrjashtim nėse i vdekuri ėshtė burri i saj, ajo e ka detyrė tė mbajė zi pėr atė katėr muaj e dhjetė ditė, e nėse ėshtė shtatėzanė atėherė e zgjat kohėn e zisė e saj derisa tė lindė, sepse me kėtė gjė ka ardhur suneti i saktė nga pejgamberi صلى الله عليه و سلم.
*Kurse pėrsa i pėrket burrit, atij nuk i lejohet tė mbaj zi pėr asnjė nga tė afėrmit dhe pėr askėnd tjetėr.
12. Nga Suneti i profetit صلى الله عليه و سلم ėshtė qė burrat t’i vizitojnė varret herė pas here me qėllim qė tė bėjnė lutje pėr ta, tė kėrkojnė mėshirė pėr ta dhe pėr tė kujtuar vdekjen dhe ndodhitė pas saj. Pėr kėtė argumenton fjala e profetit صلى الله عليه و سلم ku thotė: “Vizitojini varret, sepse ato ju bėjnė tė kujtoni botėn tjetėr.” [Trans. Imam Muslimi nė Sahihun e tij]
Profeti صلى الله عليه و سلم i mėsonte shokėt e tij qė kur tė vizitonin varret tė thoshin: “Es-selamu alejkum ehle dijari minel mu’minine uel muslimine ue inna insheAllahu bikum laahiku. Nes’elu Allah lena ue lekumul aafijete, jerhamu Allahu el-mustekdimine minna uel muste’khirine.” Kuptimi i kėsaj lutje ėshtė: “Paqja e Allahut qoftė mbi ju, O banorėt e kėtij vendi besimtarė e muslimanė. Edhe ne me urdhėrin e Allahut, insheAllahu me ju do tė radhitemi. Lusim Allahun tė na japė shėndet ne dhe juve. Allahu i mėshiroftė tė parėt e tė mbramėt tanė.”
Pėrsa i pėrket grave, nuk lejohet qė ato t’i vizitojnė varret, sepse profeti صلى الله عليه و سلم i ka mallkuar ato gra qė vizitojnė varret, sepse vizita e tyre nė varre ėshtė mospėrmbajtje dhe vajtim. Gjithashtu nuk u lejohet atyre tė pėrcjellin xhenazet nė varre, sepse profeti صلى الله عليه و سلم i ka ndaluar ato nga kjo gjė. Kurse namazi i xhenazes nė xhami ose nė faltore ėshtė nga suneti tė kryhet nga burrat dhe gratė.
Kėtu u erdhi fundi kėtyre mėsimeve. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi pejgamberin tonė, Muhamedin صلى الله عليه و سلم, mbi familjen dhe shokėt e tij.
.
Krijoni Kontakt