Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Apokalips

  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Apokalips

    Ninull per nje Enderr


    Pas hapave te kalimtareve
    Gjethet shumengjyreshe te vjeshtes bien duke u perdredhur nga era
    Dhe pikat e shiut ne asfalt
    Kompozojne
    Tinguj per nje Ninull
    Ninull per nje Enderr qe dy hemisferat e botes sime
    Ka pushtuar
    Nje enderr ne te cilen me shfaqesh pambarimisht
    Ne nje gjume
    Ne nje gjume qe ngjan sikur ska te mbaruar.

    Pas hapave te kalimtareve
    Ajri I elektrizuar I vjeshtes me gjethet e rena po luan
    Gjethet qe ne rrektete e ujrave mbi rruge pastaj notojne
    Dhe une dremitem me koke ne dritaren e nje urbani te humbur
    Dhe bubullimat e vjeshtes….
    Nga gjumi me kot kerkoj qe te me zgjojne.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Bukuri poetike, i nderuar Zeri i Mirdites. Suksese ne vazhdimesi!

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Pertej dyerve te mbyllura

    Pertej dyerve te mbyllura
    Gjera te quditshme ndodhin
    Njerzit grinden, shahen
    Njerezit dashurohen
    Njerzit lindin, rriten e vdesin
    Njerezit abuzohen

    Pertej dyereve te mbyllura
    Te quditshme jane gjerat
    Dhe shpirterat njerzore
    Transparente sa ska
    Aty njerezit thurin plane
    Aty njerzit enderrojne
    Dhe kur dalin jashte….kurresesi
    Qe te vene nje maske s’harrojne
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Kur te kem ftohte

    Kur te kem ftohte
    Dhe Gishterinjte te me kene ngrire
    Si Stilografe pa pike Boje ne mbrendesi
    Dhe floket te me jene shnderruar ne leshterike te mbuluar nga Bryma
    Lotet….
    Lotet te me kthehen ne Stalaknite
    E Gjaku te kete ngrire teresisht ne Zemren time
    Mos me godit....
    Se zemra me thyhet si Pasqyre
    E trupi me behet cope e therrime

    Kur te kem ftohte
    Dhe per rreth meje veq akull do kete
    Do kerkoj nga ty vec ngrohtesi
    Qe te me shkrije….
    Dhe trupin serisht te ma riktheje ne jete.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Pertej dyerve te mbyllura


    Pertej dyerve te mbyllura
    Gjera te cuditshme ndodhin!
    Njerzit grinden, shahen
    Njerezit dashurohen!
    Njerzit lindin, rriten e vdesin
    Njerezit abuzohen

    Pertej dyereve te mbyllura
    Te cuditshme jane ngjarjet
    dhe sendet!
    Shpirterat njerzore
    Transparente, sa... ska.
    Aty njerezit thurin plane
    Aty njerzit enderrojne
    Kur dalin jashte,
    kurresesi...
    te vene nje maske, s’harrojne!!!

    Megjithe dy te tjerat , kjo eshte poezia qe zgjodha une.
    Urime!
    macia_blu
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Yjet

    Te trishte, te distancuar dhe indiferente
    Si flake e zbehte kandilesh ne labirinthet e mykura, llamburijne
    Ne kolonite e galaksive jane endur Universit
    Per koherat qe kane shkuar dhe per koherat qe do vijne

    Shpesh here kur erresira bie ne Toke
    Nga kanate te hapura dritaresh te duket sikur pergjojne
    Ka qindra mijera vite qe nga preheri I gjithesise
    Neper lente teleskopesh buzeqeshjen e tyre dergojne

    Pa dyshim te bukura jane netet e veres
    Kur shembellimi I arte I Henes gradualisht perthyhet ne Dete
    Dhe ne pyje miliona yje ngjajne si te ngecur neper dege druresh
    Ashtu siq ngecin nganjehere peshqit e gjore ne rrjete

    Pa dyshim dhe Yjet vedesin, ashtu si gjithcka tjeter
    Pavdekshmeria e Yjeve eshte thjeshte nje Metafore
    Veq drita e tyre zjarrte perjetesisht do endet
    Ane e mbane ne pafundesi te Universit, kryq e terthore.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Puls

    Nje dite, do e ndaloj vershimin e harbuar te kesaj bote
    diku ne nje stacion te larget te Galaksise
    do zbres dhe do te kerkoj ne nje bote tjeter
    qe ti jap pulsin e ringjalljes dashurise.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Tema tė Ngjashme

  1. Apokalips
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 10:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •