Luljeta Ndoka
Ishte vetem 15 vjec kur e vendosi: Do te dal partizan! E kishte shume te qarte qe ky vendim mund te ishte edhe fatal per te. E megjithate nuk u lekund. Sepse, si bir Peze qe ishte, Idriz Shehi nuk mund te bente sehir teksa gjermanet merrnin jete te pafajshme njerezish: Gra, femije, pleq. Edhe pse ishte ende femije, Idrizi nuk kishte frike. Fryma revolucionare qe kishte perfshire Tiranen (dhe jo vetem ate) ne vitet e luftes i jepte force, guxim dhe etje per liri. Dhimbja e Idrizit teksa shihte t’i vriteshin m’u para syve shoket e tij, ishte e madhe. Megjithate nuk e frikte, por i jepte me shume force qe pushka e tij te mos kursente asnje gjerman. Idriz Shehi, zv. kryetar i Komitetit Kombetar te LANC-it dhe kryetar per Tiranen, i cili tashme i ka kaluar te tetedhjetat, rrefen per gazeten momentet e luftes dhe te clirimit final te Shqiperise.
Ku ndodheshit me 17 nentor 1944, dite kur gjermanet u shpartalluan?
Megjithese doja shume qe te gjendesha ne vendin tim te lindjes, nuk arrita dot. Lufte kishte gjithandej dhe si rrjedhoje edhe ne, partizanet e atehershem, duhej te luftonim ne te gjithe Shqiperine. Ne ato dite, kur dukej qarte se armiqte po shpartalloheshin, une udhetova nga Peza ne Vishegrad. Cliruam Puken, Tuzin, Podgoricen, Shkodren.
A e mbani mend clirimin e Tiranes?
Sigurisht qe po. Mobilizimi filloi qe me 29 tetor te vitit 1944. Nen komanden e Mehmet Shehut, Tuk Jakoves, por edhe Gogo Nushit filluan luftimet. Brigadat luftuese koordinoheshin me njera-tjetren, derisa arriten te merrnin kazermat e xhenios dhe spitalin civil. Me pas, duke luftuar shtepi me shtepi, partizanet dolen te Pazari i Ri dhe ura e vjeter e Lanes. Ndersa Brigada e Katert sulmuese luftonte ne drejtim te Tiranes se Re, shpartalloheshin objektet e fortifikuara ne Sauk, te kisha e Shen Prokopit. Ne ditet e mevonshme, grupe te vecanta depertuan ne thellesi te mbrojtjes armike, ne pallatet e Moskatit dhe Banka Kombetare. Ne afersi te hotel “Dajtit”, lufta vazhdoi e ashper ne te dy krahet, ndersa nga dita ne dite lufta e armikut po dobesohej.
Kur ndodhi goditja e madhe e forcave gjermane?
Rreth 12 dite pasi nisi lufta per clirimin e Tiranes, ne krah te Brigades se Katert u vendos edhe Brigada e Tete me detyre sulmin ne sektorin Tirane-Vore. Ndersa Brigada e 24-t kishte detyre te sulmonte ne drejtim te Zogut te Zi, Poliklinikes dhe Maternitetit. Komanda gjermane filloi te dobesohej. Ajo ndertoi nje kolone me rreth 3 mije trupa, te shoqeruar me tanke e mjete te tjera te blinduara, me qellim levizjen Elbasan-Qafe Kerrabe-Tirane. Kjo behet qe ata t’u dilnin prapa shpine forcave partizane qe luftonin per clirimin e Tiranes. Forcat tona me ato armike luftuan 3 dite rresht trup me trup ne betejen qe njihet me emrin “Beteja e Mushqetas”.
Kur hoqen dore pushtuesit nga lufta?
Dy dite pas kesaj beteje. Pas goditjeve te gjithanshme nga forcat partizane, gjermanet i hoqen shpresat per rezistence te metejshme. Ata pesuan humbje te medha si njerezore, ashtu edhe materiale. Duke shfrytezuar erresiren e madhe dhe kohen me shi, me 16 nentor 1944 forcat armike dolen nga rrethimi, me drejtim fushen e Aviacionit dhe qe andej ne drejtim te rruges Vore-Shkoder. Mengjesin e 17 nentori,t populli i Tiranes doli ne rruget e kryeqytetit duke pershendetur fitimtaret qe per 19 dite cliruan perfundimisht kete qytet.
Idriz Shehi
“Nuk kisha frike se do te vritesha”
Pyetjes nese kishte frike se ne betejat me gjermanet do te humbiste jeten, veterani i pergjigjet se kurre s’e ka cuar neper mend kete gje. “Te gjithe ishin te mobilizuar per te cliruar vendin. Nuk donim gje tjeter vecse te fitonim lirine”, tregon ai. Ndersa pohon se jo rrallehere ka ndjere dhimbje, teksa i shihte shoket e tij te vrare m’u para syve. “Nuk kishte gje me te rende. Ishin te pajete dhe te shpartalluar nga plumbat. Ne njeren prej betejave me jane vrare 10 shoke. Megjithate, kjo me dha force per te vazhduar perpara dhe tani ja ku jam”, rrefen veterani.
Partizanet, 19 dite lufte per clirimin e Tiranes
Idriz Shehi e mban mend mire diten e pare te mobilizimit te tiranasve per ta cliruar njehere e mire kryeqytetin. “Ishte data 29 tetor 1944, kur forcat e Divizionit te Pare, nen komanden e Mehmet Shehut dhe Tuk Jakoves, u mobilizuan se bashku me forcat e tjera te Korparmates se Pare, drejtuar nga Dali Ndreu dhe Hysni Kapo”, kujton veterani Shehi. Sipas tij, ne bashkepunim me njesitet guerile dhe ne mbeshtetje nga populli i Tiranes, Gogo Nushi filloi sulmin kunder armiqve. “Forcat pushtuese ne Tirane perbeheshin nga 3500 ushtare dhe oficere gjermane”, tregon Shehi. Edhe pse kane kaluar 63 vjet nga ajo dite, veterani kujton me detaje luften e pergjakshme. “Ne fazen e pare te sulmit, disa brigada sulmuese godisnin forcat armike, qe leviznin ne rrugen Vore-Shkoder. Ndersa brigada te tjera pengonin hyrjen e kolonave armike qe i drejtoheshin Tiranes”, kujton Shehi. Qe diten e pare te sulmit, Brigada e Pare arriti te merrte kazermat e xhenios, spitalin civil dhe me vone arriten te dilnin te Pazari i Ri dhe Ura e Lanes. Bilanci ishte tragjik. Qindra partizane humben jeten ne menyre heroike, ndersa gjermanet pesuan humbje akoma me te medha ne njerez, te cilet u vrane gjate luftes. Gjithashtu, Shehi tregon se ka pasur edhe mjaft armiq te zene rob.
Clirimi i Tiranes “hengri” 227 koka partizanesh
Lufta e pergjakshme kishte bilanc tragjike. Plot 227 partizane rane ne beteja. Ata u “grine” nga makinacioni gjerman, i cili nuk kurseu jo vetem partizanet, por edhe pleqte, femijet dhe grate. Sipas Shehit, numri i forcave gjermane te vrara ka arritur ne 2 mije, ndersa 500 te tjere ishin rober, ushtare dhe oficere. Rreth 800 trupa te tjera perbeheshin nga xhandare dhe balliste, ndersa edhe numri i pajisjeve luftarake te “sekuestruara” ishte i jashtezakonshem. Idriz Shehi thekson se numri total i deshmoreve ka qene 28 mije, dhe cdo deklarate tjeter e historianeve eshte e shtrember. “Shume pseudo-historiane perpiqen te hedhin balte mbi vlerat dhe figurat e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, por e kane te kote. Sepse ne te vertete LANC solli lirine dhe pavaresine e atdheut”, deklaron zv. kryetari i Komitetit Kombetar te LANC-it dhe kryetari i veteraneve per Tiranen, Idriz Shehi. Sipas tij, Tirana eshte i vetmi kryeqytet i Evropes qe u clirua me forcat e veta. “Dita e 17 nentorit do te mbetet e pashlyeshme ne historine e vendit tone dhe do te kujtohet brez pas brezi, si epopeja me e lavdishme e Luftes Nacional-Clirimtare”, perfundon ai.
Krijoni Kontakt