Policia e Shkodrës ka prangosur tre persona, pasi para tri ditësh kanë goditur me mjete të forta imamin e xhamisë në lagjen "Kiras" të Shkodrës. Shkëlzen G., Ylli B. dhe Artan L., nga Shkodra kanë sulmuar imamin Dritan Rrahmani, kur ky i fundit ka qenë duke ecur rrugës. Tre personat, sipas policisë, e kanë goditur me grushte e me sende të forta imamin, pasi ky nuk i kishte lejuar disa ditë më parë të hynin të dehur në xhami.
G.Shqip
Krijoni Kontakt