nga: Pluhur
Nga varri i saj veç dy brigje më ndajnë.
Dy brigjet e një lumi të egër,
mospërfillës ndaj lutjeve të mia.
Mbi varrin e saj, mes barit te gjelbër,
lule shumëgjyrëshe mbinë.
U rritën, jetuan, u thanë e mbinë persëri.
Trupi i saj i tretur
dhe shpirti i saj i lirë kujdesen për to.
Mbi varrin tim veç toka e zezë,
e ngurtë,
peshon.
Trupi im i patretur rënkon për të.
Shpirti im nuk guxon të lërë trupin
e të takojë të sajin,
në majën tjetër të malit.
Ka frikë!
Ajo nuk e di të vërtetën.
Ajo më mban fajtor.
Akoma!
Një mijë vjet kaluan që kur na varrosën të dyve
në dy majat më të larta të malit
ku brigjet e një lumi të egër
krijuan kufijtë e hapësirës ndarëse nga unë
që shpirti i saj i kërkoi zotit të lumit.
Një mijë vjet urrejtja për mua e bën të lumtur,
dhe lumin të egër ndaj lutjeve të trupit tim
që rënkon në këtë burg
të ngritur nga urrejtja e saj.
Nuk ka burg më të keq!
Prandaj jam betuar të dëboj shpirtin frikacak
një mijë vjetët e tjera.
Të ngrihem nga varri
dhe nga maja e malit tim
t’i bërtas të vërtetën.
Ti them që dashuria ime për të
bëri që fatet tona të përputhen.
Unë kurrë nuk u luta për vdekjen e saj.
U luta vetëm …..
Po shpirtin si ta largoj?
Ku mund te shkoje nje shpirt i urryer nga nje tjeter?
Krijoni Kontakt