Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Po Xhexho trimin ku ma late mo!

    Një zeshkane lëkurdritur
    Në High Park më rri karshi
    Me vështrimin pa ma shqitur
    C’ka me mua, s’po e di!

    C’më vështron me ata sy?
    Mos tek unë të vajti mëndja,
    Të kalojmë një natë të dy,
    Në një dhomë të mbyllur brënda?!

    Mos të dukem burrë i hijshëm
    Apo të ngjaj si kreshnik?
    Mos të dukem gjah i shijshëm
    Rritur në një vënd epik?

    Pse tek unë, jo tek një tjetër
    Hedh shikimin epshndjellës?
    Mos ke mbetur fare vetëm,
    Apo dukem zjarrpërcjellës?

    I tillë jam, është e vërtetë
    Prush, shpuzë dhe gur stralli,
    Ti e sheh, jam me një tjetër,
    Një lanetkë prej Opari.

    Hiqmi sytë, moj, të lutem
    Mos më shih me aq zjarr.
    Mos më ndill, se po të ngjitem,
    Nuk të shqitem aq kollaj.

    Eh ...Poet per te gjithe dhe origjinal
    To look life in the face....

  2. #32
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga whisper
    Cdo gje e ka nje cmim...
    Une
    jam cmimi i paguar...
    Une,
    qingji i pergjakur
    ne kembet e perendeshes
    se shenjteruar...
    Une,
    flija e merituar
    ne fronin e perendive
    qe kurre nuk kane mekatuar...
    Une
    jam mekati...
    mbi krenarine time
    flijuar.

    amico mio, ke harruar Melodine, Sang Real dhe Blue crystal...

    ciao tutta
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #33
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    nga marinI

    Kur fluturon shqiptari

    --------------------------------------------------------------------------------

    Rotullohet, rotullohet, rotullohet
    kėmbėt aty tė shpien, s'ka shpėtim
    ziles i bie sa mė dhėmb gishti
    kėrcasin dyer, shkallė, dyer
    njė ėngjėll mbuluar me jorgan
    erdhe ? po gruan ?
    nė krevat e lashė
    ēelėsin dy herė rotullova, shkallėve zbrita avash avash
    hajde, futu, zhvishu, fute
    avash avash
    mė dhėmb, sonte, 50 burra erdhėn
    e kam flakė

    Fluturon, fluturon, fluturon
    e pėrsėri aty pėrplasesh, s'ka shpėtim
    nėnė Tereza ėshtė shqiptare, e di
    njė serb mė rrahu pėr ē'do natė
    ishte jevg, unė jam bullgare, po ti ?
    unė jam shqiptar, Skėnderbeu
    shpatėn thellė e futi, mė dhėmb
    sonte 50 burra u ngjitėn shkallėve
    avash avash
    ēelėsin dy herė rotulluan, dhe ata
    tė lutem, hajde, shtrihu, zhvishu
    mos mė prek se e kam gjak

    50 burra, 50 euro, 50 xhama
    rruga plot pėr plot ē'do natė
    Tė lutem, hajde, shtrihu, futu, zhvishu, fute,
    mos
    Jam bullgare, po ti ?
    Unė ?
    Unė jam shqiptar !


    (kam pershtypjen qe ka kaluar pa u vene re nga lexuesit kjo poezi-skaner...)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #34
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Per ty... - Melankolia


    Per ty,
    Une nje Zhan d’Ark e pakuptimte
    Vec nje skelet qe digjej cdo dite ne turren e druve

    Per ty,
    Une nje putane e padenje ne haremin tend
    Atehere kur isha akoma e virgjer

    Per ty,
    Une mbaja thase me gur mekatesh mbi shpine
    Se Krishti kish vdekur e kush te me falte?

    Per ty,
    cdo dite duhej te ngrija nje mur kalaje honeve
    e Rozafe nuk do behesha kurre

    Per ty,
    Une nje fytyre-engjelli e braktisur
    Ku djalli ne udhekryq me kish dhene udhe

    Per ty,
    Une shpirtin e lashe jetim
    Nuk u bera asnjehere e jotja Muze!

  5. #35
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    (meqe kam gerrmuar neper faqet e vjetra te letersise keto dite)

    Luspat... - Pentesilea


    Si po thahet zeri yt, lekura po kthehet ne luspa
    Ne luspa gjigande, si pllanga gjaku te thare
    Ne barkun e vogel po rritet murgesha e radhes
    Mendimet rrjedhin lekures se shpirtit te ēare

    Beronje,ti, beronje, me murgeshen e ardhshme ne bark
    …Kam veshur kepucet me taka qe s’di ku me ēojne
    Ne dyer te huaja… tradhtare te vona, te ngrata
    Pellushi rreth qafes me zerin e dhelpres me shpon

    Ah, si po trashet ky ze kaq i embel dikur
    Ah, si kercasin asfaltit kepucet tradhtare
    Ah, si m’u fut kjo dhelper krahrorit tim
    Ah, barkut tim te vogel, eshte ngjizur nje fare…

    Beronje, ti, beronje, me murgeshen e radhes ne bark…

  6. #36
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Coordination - BenAlbani

    Me thua ti:
    ...te vijme te dy!

    Te dy ne mes te detit
    Nen diell te dy.
    Te nxehte.
    Nen qiell.
    Une nen ty.

    Me thua ti.
    Me flet me gjoksin tend si prush fjale te cmendura

    Te dy mbeshtjelle me eren
    Qe shket e cmendur, e cmendur ijeve te tua
    Buzeve te mia
    Nektari jot
    Une
    Brenda teje

    Me thua ti
    Gojemedha vithet e tua
    Zhurmojne mbi vale
    Mbi dallge lekunden
    Dhe ngrihen
    Si dy diej qe djegin
    Lakuriqe
    Dhe zbresin
    O Zot! O Zot!
    O Zot!
    Si zbresin!
    Fryre nga perqafimi i eres
    Ne qiell ngrihen
    Dhe keputen
    Dhe bien

    Mbi vale

    Mbi mua

    Shkumezojme si det...

    Dhe vijme


    Vijme!


    Te dy.

  7. #37
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Pa permendur poezite e tjera te Whisper ..........










    E mban mend...?

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne fillim ishte..vullkani
    nuk pashe flaket...as llaven,
    por nga hiri i tij
    kuptova grine time...

    me pas ishin...qiejt e tu...
    (ah qiejt e tu...!)
    te paster...te kthjellet...
    dhe grija nje mengjez
    kalteroi ne syte e mi...
    muzgjet e tua...
    ngjyre blu...

    me pas erdhen...tingujt
    e peshperimat veshtrimet i kthyen
    ne melodi...
    qe dritherueshem neteve
    kumbonte
    aty ku heshtje
    ti...
    .......................
    .......................

    Po me pas ?
    Hmmm...me pas?
    Oh..harrova...
    me pas eshte ...tani.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #38
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    CRAZY OLD BABY


    PRIVILEGJ I GËNJESHTËRT

    Të jesh i dashuruar dhe i lirë !
    C’gënjeshtër fatale , c’mashtrim ,
    midis dhjetra krahëve flokëgjatë
    të zgjedhësh një të vetëm përqafim…

    Të jesh i dashuruar dhe i lirë !
    C’lumturi dhe njëkohësisht c’tmerr ,
    tërë botën të falësh për një zemër ,
    për një zemër që tërë botën të merr…

    Të jesh i dashuruar dhe i lirë !
    më i rremi qiellori privilegj
    që diellin ta dhuron ndër duar
    e hënën nga duart ta heq…

    Të jesh i dashuruar dhe i lirë,
    dy ëndërra që s’bëhen kurrë një ,
    perëndim që bujshëm largohet
    e madhështinë një muzgu ia lë…
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #39
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    XHEXHO

    Ec, e gjej një tjetër botë!...


    C’po këndirrem nga një kërrn,
    Kërrn bezdisur i mërzisë,
    Një kërrc-mërrc shpirtin ta shëmb,
    Shëmb dhe trarin e shtëpisë.

    Dhe me kokën ulur poshtë,
    Vështroj poshtë i cemerritur,
    Ku më del para një botë,
    Një botë fare e fëlliqur.

    Ndaj vështrimin tim e tret,
    E tret në fundin e gotës
    Dhe kërkoj aty të gjej,
    Ëmbëlsinë e të gjithë botës.

    Fundi i gotës më përqesh,
    Përqeshja më cuk në zemër,
    Mirpo, ec edhe të gjesh,
    Botë tjetër, me tjetër emër!...

    Ku ta gjesh një tjetër botë,
    Botë tjetër, me tjetër emër,
    Jet’ pa dhimbje, sy pa lot,
    Sy pa lot, pa cërr në zemër!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  10. #40
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    nga Elna Durresi...

    poezi e denje per antologji...erotizem i mirefillte...

    Mes trëndafilëve të shtratit tim

    Në shtratin tim me shumë kujdes
    Trëndafila të kuq ngado janë hedhur
    Por trëndafili me i bukur , do të jem unë
    Kur në këtë shtrat të jem e zhveshur

    Dhe dalëngadalë, unë ty do të ftoja
    Të kundërmoje aromën e trupit tim
    Petalet e mia ngadalë ti t’i zbuloje
    Me puthjet të shumta, pa mbarim.

    Dhe pasi puthjet të më kishin mbuluar
    Petalet e mia do kërkoja në trupin tënd
    Do ti mblidhja me buzët e mia në heshtje
    Me puthje që të ta digjnin gjithë trupin tënd.

    Pasi të ishim dehur nga ndjenjë e shtratit
    Çërçafët mbi trupat tanë do ti ngrija
    Do strukesha diku në gjoksin tënd
    Dhe mes krahëve të tu, me endje do flija.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-01-2025, 07:16
  2. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  3. Shkrime nga Bahtir Hamza mbi ēeshtjen kombetare
    Nga Bahtir Hamza nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 16:59
  4. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •