ju falemnerit dikea
:-)
ju falemnerit dikea
:-)
. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
_____________________________
Ta edukosh njeriun eshte ta be
Kisha kohe qe nuk e vizitoja me kete forum, cmira e kishte permbytur po jo kjo teme e Ditit bajri sikur me gelltiti. Flm
Dita Ku ke humbur?
Ja po shtoj edhe nje une nga Che Guevara
Rebeli I Heshtur Postimi #2
REBELI I HESHTUR
Perpiqem t`u jap fund dhimbjeve
Dhimbjeve qe me nxoren gjalle
nga ky labirinth i pagezuar jete
e me futen ne kohe te humbura
te qendroja perballe meje
ne ca rruge te padukshme
perballe murit te gjalle
ku te munduarit bredhin zbathur
e une perseri desha t`u jap fund dhimbjeve
se s`ishte burg ai qiell dhimbjesh
derisa kohet e qeta kishin vdekur
duke u bere lutje hipikash vargonjve
qe mbajne vetem draftew ne duar te tyre
e une si t`ju rrefej valle me mire
kalbesirat do t`kendojne kengen time
pa turp dhe pa droje
aq embelsisht saqe
dhimbja e shkrete do te harohej per nje kohe
Ja dhe nje nga Sokoli
Foleja e milingonave Postimi #7
U lodha nga aktorėt Hollivudjanė qė shpėtojn gjithmonė,
planetin.
U lodhe me artistėt qė kėndojn' me brekė
nė skenė.
U lodh prej shpirtzbathurve qė ngatėrrojn shpėtimin
me profetin.
U lodhėm me ujkun e keq qė ngrėnka gjithmon
dhen.
Herkuli vdiq!Vaj o milet!
U kėput sė bėri pa e ndjerė njeri.
Heronj nuk ka mė,
u korruptuan
tė fundmin ua morėn
e bėn Perėndi.
Verbojn,
pėrfundimet e gatshme ndėr rreklama.
Qėrrojn,
qelqe e metale luksoze gjith shkėlqim.
Ngarkuar prezervativė,taka e tanga,
mes Sokratėsh tė kėnaqur rrėmojnė lumturinė.
Robėr,qė kėrkojn shpėtim mes paradoksesh lirie.
Tė bardhė a tė zinj qofshin,
tullecėr a mjekrroshė.
Kor blegėrimash nė vathė si tufė bagėtie.
U endkan tė lirė brenda nė kavanoz!
Mes pėrrallash mendjembyllurit pėrtace tė nxinė.
Nuk dinin ndryshe tė bindnin fėmijėt e vegjėlth.
Mjegullėn plakė gris e jotja ulėrimė.
Falna o ujk...falna,
se jemi njerėz...
E u lodhėt me mua qė ngjall fantazma pėr t'i vrarė
mė vonė.
U lodhėn me ne,
qė s'dimė asgjė e vetėm keqkuptojmė,
koklavisim ngatėrrojmė
e vėmė duart nė kokė pėr tė nxjerrė prapė mė pas
ca heronj...
© Sokol Nika
Athinė
__________________
Nga Macia Blu
-!-
Njeriu preku poshtersine
pangopshmerine
me krimin...
Per mua te gjithe e dine:
jam e cmendur
Nuk i ngop cmenduria ime!
per mua te gjiteh e dine
e varfer jam,
nuk i ngop varferia ime!
te gjithe e dine:
jam e shemtuar.
Nuk i kenaq shemtimi im!
Te gjithe e dine:
me fjalen luaj.
Poezine s'ma lexuan!
me shohin pergjakur
thika te tjera me ngulin
me shpojne damaret,
zemren...
si nuk i ze gjaku im
xhamen!...
Nga Dikeafajtore
Me ngjason me ato te Lasgushit Dikea.
Kur fjalet heshtin, heshtja flet... Postimi #1
Liqeni heshtte i brengosur
Si nje djalosh i zene ne faj
Ne drure ēirreshin ferraket
Qe me hutonin. Pasandaj
Nje heshtje e thelle si gjume i madh
M'u duk se erdhi pergjithnje
Ne gjoks nje ngricetire me theri
Ti shpirti im s'me doje me
Kur fjalet heshtin, heshtja flet
Si nje murgeshe e perdellyer
Minutat shkojne, por shpirti ndjen
Se koha keq eshte ngaterruar
Dhe krenaria e dikurshme
Si rrobe e vjeter hidhet shuk
Ne skuta ndjenjash te tmerruara
Me deshperim kerkon cfare humb
cfare iku, treti si ne mjegull
S'degjohet, s'ndjehet, s'shihet mire...
Ne dete lotesh mbytet dielli
Duke lene pas vec mugetire...
Ja nje nga nitROSHI
Eveniment
Tigani qe nxin mbi stuf
Mijra kilometra vetmi
Monologu i mengjesit
Dremitjet e drekes
Enderrat e darkes
Dhe perseri e perseri
Po ku dreqin i kam lene sot corapet???
Ja dhe disa poezi brilante nga Xhulia.
Sa larg jam....
Sa larg jam....
M'u merzit ky qiell
Gjithmone gri
Me ka marre malli
Sidomos per ty....
Kam nevoje sot
Te ve koken mbi prehrin tend
Per doren tende
Te me perkedhelesh floket ngadale
Kam nevoje sot
Pse jo dhe per nje perralle
Dhe kur te me zere gjumi
Dhe per nje puthje ne ball.....
***
Malli im...
Eshte i madh malli im
Nje jete teper e shkurter
Per t'a harruar....
Eshte i thelle malli im
As fjale as lot
Gjuhen e tij s'e flasin dot
Asgje s'eshte e imja
Sa c'eshte ky mall
Mik i beses.. mik i pandare
C'do mengjes ai mbytet tek une
C'do mbremje mbytem une tek ai....
***
Kujtime te lumtura....
....Nje dite pa diell
Xheloze..
Per nje dore te lemuar
Qe s'me perkedhel me mua
Nje nate pa hene
E pashpirt...
Te futet ne shtrat
Joshese e lozonjare
Poshte menges fsheh thiken
E pafuqie tende
Ndersa ne vesh te peshperit
S'jam me e jotja
***
Me pare nga Estella
Dita Ku ke humbur?
Estella, nuk paske degjuar akoma per bashkesite boshe?!![]()
Ketu tek letersia do me gjesh duke u clodhur. Per me shume premtoj email!!!!
--------------------------------------------------------------------------------
CHE GUEVARA
ELEGJI PER TRAGJEDITE QE S`DUKEN
Dhe ata te vdekurit tane
Na mbajne per krahu te gjoret
S`dine te hyjne ne kokat tona
Pas hekurave te burgut te hapur
Qe levizin si plaget e mija te haruara
Per profilin tuaj tash me te ndryshkur
E te denuar per lumturine e rrejshme
Zbukuruar nga gabimet tona
Duke sakrifikuar ne shekuj dicka me te shtrejte
Oh c`zgenjim provokues pa faj per kafkat
Mallkuese qe ecin aq larg me barren
Sikur shpirt i hapur qe zvaritet
Rrugeve te bukura te qytetit me tete hove
Ngjarjesh te ngurta qe hane ndere grash
Pastaj ikin dhe bashkohen per te nisur
Beteja te reja per ndonje fitore
Te mesjetes se vrare nga statujat
E mbushura me kriminele te kapur
Koridoreve te drunjve te kalbur qe treten
Varur pafund nga kembet e
Prostitutave lakuriq qe shetisin
Ne kohe tragjedish qe s`duken
Per te gozhduar ne kryq
Aty ku protestoj per nje gje te kote
Ngaqe s`thyej dot prangat shekullore
Dhe
Une hutohem dhe flas percarte si rrober i lire
O zot!!!
DIKEA FAJTORE
Shkruaj...
Shkruaj, qe fjalet mos ndryshken nga harresa
Mos myken dhe kalben nje dite
Si pleq te braktisur ne dyer azili
Qe shajne dhe nemin bijte
Shkruaj, qe mllefi te shkoje bashke me terrin
Dhe dhimbjet - me agun e ri
Dhe te besosh se kur vjen mengjesi
Foshnja qe lindi je ti
Shkruaj, por fjales bese mos i zer
Mos i thuaj: ku je, mike e shtrenjte
Vdis nen rrufete e dyshimit tend
Mos vajto per kuroren e gjelber
Shkruaj, pa vdekur dallga e gjirit
Ta zgjosh detin nga flirtet e rreme
Qofte dhe nje dite digju ne flaket e mallit
Qe shkrumbuan token tende
DETI BAJRI
DIGJI MEKATET
O Dielli im, ti digji mekatet,
Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
Shkterro guaskat, mermerin e ndershem
O Dielli im rrezebucites!
O Diell bablok pa rrudhe ne balle
Flaki dorezat, flake kapelen,
I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.
O Dielli im, po rrjedh agimi
Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.
O Dielli im, ti digji mekatet,
Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
Po i varin poetet ne shtyllat e gjata.
1989
StarCraft / NUK ĖSHTĖ JETĖ
Nuk ėshtė jetė vogėlushi im
Ėshtė ēizmė e rėndė vuatjeje
Nuk ėshtė bukė vogėlushi im
Ėshtė helm,ėndėrra e njė druajtjeje
Nuk ėshtė lodėr vogėlushi im
Ėshtė kundak I pushkės vrastare
Nuk ėshtė jete vogėlushi im
Ėshtė tragjedi e pėrditshmėrise Kosovare
("Kėnaqėsia e fluturimit", Prishtinė)
***
Nezir Myrta / NUK I KEMI LINDĖ ZOTIT ME ZOR
prejardhja e zjarrit nuk asht hini
po fėrkimi i fortė i zarrtė i ndjenjes me arsyen...
unė una bashkoj nė votėr...
e nėse arrijnė tė mė mbėrthejnė nė shkėmbinj...binji shkėmbit tė ēahet copa-copa - e tė rilindem pėrsėri
vėrtet, do tė jemi shumēka e re
bashkė tė ringjallur - promethe
unė me una ua tregoj nė sy zjarrin perėndive
nuk ua vjedhi asnji gacė -
se edhe Na duhet tė ngrohemi natėn edhe kur na fshehin diellin
ditėn - Kohėt e Nxime
nuk i kemi lindė zotit me zor
***
Salambo / E kapa diellin me dore
E kapa diellin me dore
Ftohtesine, ia dhashe une
a ma mori ai?!
Pastaj ne pellemben time te vockel
e shtrengova
Ja, tamam si tani...
Duke qeshur cmendueshem
Mbi te force ushtrova
E shtrydha, e cava derisa
rrodhi gjaku
Mbi gishterinjte e mi.
Dhe me vezen e thyer qendrova
krenare, si tani...
***
Kallmeti / Nė ėndėrr !..
Kur dielli u shtri te flerė
strukur nė gji te maleve
e hena permes reve shkonte
lozonjare
se kush vjen e troket nė dritaren-ėndėrr!..
Unė s'e kisha ndiere kur mė mbuloji nė gjume
si dikur kur zbulohesha nga ethet e matures
veē gjaku ia dha vrapit nė dejet e ngushtė,
e balli mori zjarr nga embelsia e puthjes !....
Ah pėr bese s'po rrej
Sonte nė Athine pashe nė enderr nėnen !..
***
Kulla / me nje fjale
ne maje te malit, fundi pusit nxin.
te etura per gjak, dy koka pijne.
kur thahet gjaku, njera tjetren hane
e qajne kur derdhet prape.
kur ndryshon vdekja,
a kur pergjunjur vdes rutina,
gjehet nje fasho e gjate
e lidhet vetja ne kryq.
te pakten te mos vdese harrimi.
dele pagane, pa bari e pa zot.
neser "diktatori", sot "rrofte!".
kur ujk nuk ka, veten tone hame
e qajme kur z'vdesim dot.
ndizet nje bisht cigare
e i shfryhet tymi ne tavan.
abazhuri shkund pardesyne e rende
e shfryn me duf nga inati.
prit t'a ve ne gjume.
***
SyntheticZero / Shikohu mbi pasqyre...
Ndoshta nuk na mbetet me kohe miku im,
mbase ke rene nga qiejt per te krijuar mrekulli.
ndjenja te ngjyrosura me ylbere pranveror,
mashtrime dhe fantazi...
Ne qofte se sendet qe na mbesin
jane thjeshte buzeqshje
atehere mos jeto nen pranga te hekurta...
Asnje detyrim ndaj vetmise,
asnje ze te te tregoje udhen...
pervec perjetesise se nje instikti.
Ja dhe ideologjite e fluturimeve,
ne qofte se ajo dora qe te rri pezull
do ishte meshirimi i faljes dhe dashurise,
atehere do te te kycnja ne ndonje re
derisa te te arrestonja frymemarrjen.
Por ne qofte se te njoh mjaftueshem
do te kercenja serisht si nje kale i cmendur,
plurosur ne fletore te vjetra qe mban nen sqetull.
Ndoshta kjo eshte e vetmja jete
qe me mbetet miku im,
dhe une nuk zoteroj as dashuri dhe as shprese,
asgje prej te cilave te me falej ndershmeri.
Je thjeshte nje shtellunge tymi
me perimeter te vogel,
njomur nga mekatet e mekatareve...
Mundohu te me kupetosh...
kjo eshte e vetmja bote ne te cilen mund te te flas,
ndersa e jotja eshte e vetmja
ku mund te kupetosh
se une nuk jam gje tjeter
vecse rrathe kujtimesh...
Shikohu mbi pasqyre....
***
Fiori / Perkatesi
(per te mos u trembur)
Pas mendimesh
te kam lidhur me kohe
tani te terheqin me vete
ngado qe shkojne
te lodhur te dy nga te thenat
te paurritur per cfare nuk u tha
te heshtur jashte e me zjarr brenda
kur goja flet, ti brenda qan.
Po...te mendoj shpesh
kur lot nxjerr i lodhur
me trupin hedhur
ne ngjarje jete
i vogel serish dhe i pambrojtur
une e shastisur shikoj
ne heshtje.
Po...te mendoj shpesh
kur hidhesh valle
dhe ke harruar qe jam ketu
te mendoj shpesh
tek ndjek pas vargun
menduar kapur
nuk di se ku.
Pas mendimesh
te kam lidhur me kohe
e vetmja skllaveri qe njoh.
Brar thankyou
per vlersimin!
Dhe pse me thene te drejten para poezive te tjera
sot poezite e mia m'u duken kot....
Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
K.G
Krijoni Kontakt