Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Gruaja i thote burrit

    Urime burre !
    U bere perseri baba.
    Pse , mos ke blere gje qen tjeter .
    larguar forever

  2. #22
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Lum si ti qe ke besim tek njerezimi...Mjere une qe kam besim tek vlerat e popullit tim....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 13-03-2008 mė 13:10 Arsyeja: Shkruaj shqip dhe permbaju temes.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Gruaja i thote burrit

    Urime burre !
    U bere perseri baba.
    Pse , mos ke blere gje qen tjeter .
    E ekzagjeruar shume kjo.....Femija eshte tjeter dhe kurre nuk mund te krahasohet me dashurine qe mund ti japim nje kafshe shtepiake.
    Po te kishim arritur ketu,do kishim marre fund si njerez!
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Do ju kujtoja se temen jeni duke e diskutuar tek forumi i Psikologjise ndaj do te ishte mire te sillnit ndonje fakt shkencor dhe te diskutonit ngjashmerine ne sjellje midis njerzve dhe kafsheve. Atdhedashuria juaj eshte prekese por s'ka lidhje me temen.

    Sa per shembullin qe ka sjelle dardajan mendoj se eshte mese i vertete. Ne ditet tona shume njerez zgjedhin te mbajne kafshe shtepiake ne vend qe te kene femije. Por ky eshte nje problem qe duhet diskutuar ne teme tjeter, sepse ka shume arsye dhe faktore pro dhe kunder ne lidhje me kete zgjedhje. Gjithsesi kjo zgjedhje nuk shpjegon sjelljen psikologjike/sociologjike te ngjashme midis kafsheve te ndryshme dhe sjelljes se njerzve.


    Sic ju thashe tek pergjigja e pare mendoj se kjo teme lidhet me studimet qe kane lidhje me pyetjet 'Jane njerzit ne vetvete thjesht kafshe me llogjike?' dhe 'A kane kafshet gjithashtu llogjike?'.

    Problemi duhet diskutuar si ne faktorin fetar ashtu dhe ate shkencor sepse dy grupet kryesore qe mbrojne apo kundershtojne kete ngjashmeri midis njerzve (human) dhe kafsheve jane pikerisht keto dy grupe.

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Zotėrimi nga Shpirtrat apo Kafshėt



    Shumė nga ju mund tė kenė dėgjuar nė komunitetin e kultivuesve historira se si kafshė si dhelprat, nuselalet, fantazmat apo gjarpėrinjt kanė zotėruar trupa njerėzish. Ēfarė janė kėto? Disa njerėz flasin pėr zhvillimin e aftėsive supernormale nėpėrmjet praktikės sė qigongut. Nė fakt, aftėsitė supernormale nuk zhvillohen; pėrkundrazi ato janė aftėsi njerėzore tė lindura. Vetėm se me pėrparimin e shoqėrisė njerėzore, njerėzit pėrqendrohen mė shumė nė gjėrat e prekshme tė botės fizike, duke u bėrė kėshtu akoma mė tė varur nga mjetet moderne. Pėr rrjedhojė, aftėsitė tona tė lindura njerėzore po bėhen gjithnjė e mė tė atrofizuara e sė fundi kanė arritur pikėn e zhdukjes sė plotė.

    Nė mėnyrė qė tė ketė aftėsi supernormale, njeriu duhet t’i zhvillojė ato nėpėrmjet praktikės kultivuese dhe tė kthehet nė origjinė, nė veten e tij tė vėrtetė. Por njė kafshė nuk ka kėtė mėndje tė sofistikuar, kėshtu ajo lidhet me karakteristikėn e universit nėpėrmjet instinktit tė vet primordial. Disa njerėz pretendojnė se kafshėt mund tė praktikojnė kultivim, qė dhelprat dinė si tė kultivojnė dan, apo qė gjarpėrinjtė dinė si tė praktikojnė kultivim etj. Kėto kafshė nuk dinė si tė praktikojnė kultivim. Nė fillim, edhe ato nuk dinė aspak ēfarė ėshtė kultivimi. Ato vetėm kanė instinktin primordial. Mė pas, nė kushte dhe situata tė veēanta, aftėsitė e tyre tė lindura mund tė marrin efekt pas njė periudhe kohe tė gjatė. Ato mund tė marrin energji dhe zhvillojnė aftėsi supernormale.

    Nė kėtė mėnyrė, kjo kafshė do tė ketė disa aftėsi. Nė tė kaluarėn, thuhej se njė kafshė ishte bėrė shumė dinake dhe me disa aftėsi. Nė sytė e njerėzve, kafshėt janė kaq tė frikshme sa ato mund tė manipulojnė njerėzit me lehtėsi. Nė fakt, unė them qė ato nuk janė tė frikshme dhe nuk janė asgjė para njė praktikuesi tė vėrtetė. Megjithėse ti mund tė gjesh ndonjė qė ka praktikuar kultivim pėr se njė mijė vjet, edhe gishti i vogėl mjafton ta zhdukė atė. Ne kemi thėnė se kafshėt kanė kėtė instinkt primordial dhe ato mund tė kenė disa aftėsi. Megjithatė, ka njė parim nė universin tonė: Kafshėt nuk lejohen tė pėrfundojnė kultivim. Prandaj, tė gjithė juve mund tė lexoni nė libra tė vjetėr qė njė herė nė disa qindra vjet, kafshėt vriten nė njė katastrofė tė madhe apo nė ndonjė fatkeqėsi. Pas njė periudhė kohe, kafshėt do tė zhvillojnė energji dhe duhet tė vriten apo goditen nga rrufetė, etj. Atyre u ndalohet tė praktikojnė kultivim sepse ato nuk kanė natyrė njerėzore tė lindur; ato nuk mund tė praktikojnė kultivim si qėniet njerėzore sepse ato nuk kanė cilėsi njerėzore. Nėqoftėse ato arrijnė tė kultivojnė, ato pėrfundojnė nė djaj. Kėshtu ato nuk lejohen t’ja arrijnė nė kultivim. Pėrndryshe, ato do tė vriten nga Qielli. Edhe ato e dinė kėtė mirė. Por siē e kam thėnė, shoqėria njerėzore ėshtė tani nė degjenerim tė madh dhe disa njerėz kryejnė tė gjitha llojet e mėkateve. Nė kėtė fazė a nuk ėshtė shoqėria njerėzore nė rrezik?

    Gjėrat kanė pėr tė kthyer pėr mirė pasi kanė arritur kulmin! Ne kemi konstatuar se sa herė qė shoqėritė njerėzore shkatėrroheshin nė periudha tė ndryshme parahistorike, kjo ndodhte gjithmonė kur njerėzimi ishte korruptuar moralisht nė kulm. Nė kohėn tonė, dimensioni i banuar nga qėniet njerėzore si dhe shumė dimensione tė tjera janė tė gjitha nė njė situatė tė rrezikshme. E njejta gjė ėshtė e vėrtetė me dimensione tė tjera nė kėtė nivel; shpirtrat apo kafshėt zotėruese gjithashtu vrapojnė tė shpėtojnė dhe duan tė ngjiten nė nivele mė tė larta. Ato mendojnė se duke u ngjitur nė nivele mė tė larta ato mund tė shpėtojnė. Megjithatė si mund tė jetė kaq e lehtė? Nė mėnyrė qė tė praktikojė kultivim, dikush duhet tė ketė trup njeriu. Prandaj, kjo ėshtė njėra nga arėsyet pse disa praktikues qigongu janė zotėruar nga shpirtra dhe kafshė.

    Disa njerėz mund tė mendojnė, “Pėrderisa ka kaq shumė Qėnie tė Shumėlartėsuara dhe mjeshtėr tė niveleve tė larta, pse nuk e zgjidhin ata kėtė ēėshtje?” Ekziston njė parim tjetėr nė universin tonė: Nėqoftėse ti ndjek apo dėshiron diēka, tė tjerėt nuk duhet tė ndėrhyjnė. Kėtu, ne po ju mėsojmė tė gjithėve tė ndjekin rrugėn e virtytshme dhe nė tė njejtėn kohė ne po ju shpjegojmė Ligjin me themel qė t’ju lejojmė tė lartėsoheni shpirtėrisht vetė. Ėshtė puna juaj nė dėshironi ta mėsoni atė. Mjeshtri ju ēon deri tek porta dhe e keni nė dorė ju vetė tė praktikoni kultivim. Askush nuk do t’ju detyrojė tė praktikoni kultivim. Ėshtė puna juaj nė praktikoni kultivim. Me fjalė tė tjera, askush nuk do tė ndėrhyjė nė cilėn rrugė ti vetė merr, apo nė atė qė ti pėrpiqesh tė arrish. Ne vetėm mund t’i kėshillojmė njerėzit tė bėhen tė mirė.

    Megjithėse ju njihni disa njerėz qė praktikojnė qigong, energjia e tyre nė fakt vjen nga shpirtrat zotėrues dhe kafshėt. Si e merr dikush shpirtin apo kafshėn zotėruese? Sa praktikues qigongu nė gjithė vendin kanė shpirt apo kafshė zotėruese nė trupat e tyre? Po tė tregoja numrin, shumė njerėz do tė tmerroheshin aq shumė sa nuk do tė praktikonin qigong. Numri ėshtė tmerrėsisht i madh! Pra pse ndodh kjo situatė? Kėto gjėra po shkaktojnė shqetėsime dhe nė shoqėrinė njerėzore. Pse po bėhet ky kaq fenomen serioz? Kjo shkaktohet dhe nga vetė njerėzit pėrderisa njerėzimi ėshtė nė degjenerim dhe djajtė janė kudo. Veēanėrisht, tė gjithė ata mjeshtėr qigongu qė janė tė rremė kanė shpirtra dhe kafshė zotėruese nė trupat e tyre dhe po i transmetojnė ato me mėsimet e tyre. Gjatė gjithė historisė njerėzore, kafshėve ju ėshtė ndaluar tė zotėrojnė njerėzit. Kur e bėnin kėtė, ato vriteshin; kushdo qė e shihte kėtė nuk do e lejonte. Megjithatė, nė shoqėrinė tonė sot, disa njerėz u luten atyre pėr ndihmė, i duan ato dhe u falen atyre. Disa njerėz mund tė mendojnė. “Unė nuk po kėrkoja kėtė!” Ti nuk kėrkoje atė, por ti kėrkoje aftėsi supernormale. A do tė t’i jepte ty ato njė Qėnie e Shumėlartėsuar nga njė praktike e virtytshme kultivuese? Pėrndjekja e qėllimshme ėshtė njė dėshirė e njerėzve tė zakonshėm dhe kjo dėshirė duhet tė hiqet. Pra kush ti jep ty ato? Vetėm djajtė nga dimensione tė tjera dhe kafshėt e ndryshme mund tė t’i japin ty ato. A nuk ėshtė kjo njėsoj sikur ti tė kėrkosh zotėrim nga shpirtrat apo kafshėt? Pastaj, ato do tė vinė.

    Sa njerėz praktikojnė qigong me mendime tė mira? Praktika qigongut kėrkon qė personi tė vlerėsojė virtytin, tė kryejė vepra tė mira dhe tė jetė dashamirės. Ai duhet tė sillet nė kėtė mėnyrė nė ēdo gjė dhe nė tė gjitha llojet e rrethanave. Pamvarėsisht nė praktikojnė qigong nė park apo shtėpi, sa njerėz mendojnė nė kėtė mėnyrė? Askush nuk e di ēfarė lloj qigongu praktikojnė disa njerėz. Ndėrsa ėshtė duke praktikuar dhe duke pėrkulur trupin, personi mėrmėrit, “Oh, nusja ime nuk mė respekton.” “Vjehrra ime ėshtė kaq e keqe!” Disa njerėz madje komentojnė ēdo gjė—nga vendi punės deri tek punėt e qeverisė. Nuk ka gjė qė ata nuk do e pėrflasin dhe zemėrohen keqas kur diēka nuk u shkon me mėnyrėn e tyre tė mendimit. A do e quanit ju kėtė praktikė qigongu? Akoma mė keq, njė person i tillė praktikon njė ushtrim aty me kėmbėt qė i dridhen nga lodhja. Megjithatė mėndja e tij nuk ėshtė e qetė: “Sot gjėrat janė kaq tė shtrenjta dhe ēmimet po rriten. Ndėrmarrja nuk mė paguan dot mė. Pse nuk po zhvilloj dot disa aftėsi supernormale nga praktika qigongut? Po zhvillova aftėsi supernormale, edhe unė do tė bėhem mjeshtėr qigongu dhe do tė bėhem i pasur. Unė mund tė shihja pacientė dhe tė bėja para.” Sapo tė shikojė qė tė tjerėt kanė zhvilluar aftėsi supernormale, ai bėhet akoma mė me padurim. Ai do shkojė pas aftėsive supernormale duke ndjekur Syrin Qiellor dhe aftėsinė pėr tė shėruar sėmundje. Pa mendojeni tė gjithė: Sa larg ėshtė kjo nga Zhen-Shan-Ren (Ndershmėri-Mirėsi-Tolerancė), karakteristika e universit tonė! Kjo shkon plotėsisht nė drejtim tė kundėrt me tė. Qė ta themi seriozisht, ky person praktikon kultivim tė lig! Megjithatė ai e bėn kėtė pa e ditur. Sa mė shumė qė mendon ai nė kėtė mėnyrė, aq mė e keqe bėhet mėndja e tij. Ky person nuk e njeh Ligjin dhe nuk e njeh vlerėn e virtytit. Pastaj ai mendon se mund tė zhvillojė energji vetėm duke bėrė ushtrimet dhe se ai mund tė arrijė ēfarė tė dojė nėpėrmjet pėrndjekjes sė qėllimshme. Kėshtu mendon ky person.

    Ėshtė pikėrisht pėr shkak tė qėllimeve tė kėqija tė personit qė ai i sjell vetes gjėra tė kėqija. Por njė kafshė e sheh kėtė: “Ky person dėshiron tė bėjė pasuri nėpėrmjet praktikės sė qigongut. Ai tjetri don tė bėhet i famshėm dhe tė ketė aftėsi supernormale. Pėr be, trupi i tij nuk ka tė sharė dhe gjithashtu pėrmban shumė gjėra tė mira. Por mėndjen e ka me tė vėrtetė tė keqe dhe ndjek aftėsitė supernormale! Ai mund tė ketė njė mjeshtėr, por edhe sikur tė ketė mjeshtėr, unė nuk kam frikė.” Kafsha e din qė njė mjeshtėr nga njė praktikė kultivuese e vėrtetė nuk do t’i japė atij individi aftėsi supernormale kur tė shohė qė ai i ndjek ato nė atė mėnyrė. Sa mė shumė qė ai i ndjek ato, aq mė pak do t’i japė atij mjeshtri i tij, sepse ėshtė pikėrisht kjo dėshirė qė duhet tė hiqet. Sa mė shumė qė ai mendon nė kėtė mėnyrė, aq mė pak aftėsi supernormale ai merr dhe aq mė e pamundur bėhet qė ai ta kuptojė kėtė. Sa mė shumė qė ai i ndjek ato, aq mė e keqe bėhet mėndja e tij. Sė fundi, pasi tė shohė qė ky person nuk ka mė shpresė, mjeshtri i tij do e lėrė atė duke psherėtirė dhe nuk do kujdeset mė pėr tė. Disa njerėz nuk kanė mjeshtėr dhe me siguri qė kanė ndonjė mjeshtėr kalimtar qė kujdeset pėr ta, sepse ka plot Qėnie tė Shumėlartėsuara nė dimensione tė ndryshme. Njė Qėnie e Shumėlartėsuar mund tė tregojė interes pėr njė person dhe ta ndjekė atė pėr njė ditė. Mė pas qenia e lartė mund ta lėrė atė pasi tė shohė qė ai nuk ėshtė i mirė. Ditėn tjetėr njė qėnie tjetėr e lartė mund tė kalojė aty pranė dhe ai do tė largohet pasi tė zbulojė qė ky individ nuk ėshtė i mirė.

    Kafsha e din qė si tė jetė ndonjė mjeshtėr apo si tė jetė ndonjė mjeshtėr kalimtar, mjeshtri nuk do t’i japė atij ato qė ai ndjek. Meqenėse kafshėt nuk janė nė gjendje tė shohin dimensionet ku rrinė Qėniet e Shumėlartėsuara, ato nuk kanė frikė dhe ato pėrfitojnė nga njė hallkė e dobėt: ekziston njė parim nė universin tonė qė normalisht njerėzit e tjerė nuk mund tė ndėrhyjnė nė ēfarėdo qė personi ndjek dhe nė atė qė ai dėshiron pėr veten. Kafsha pėrfiton nga kjo hallkė e dobėt —“Nėqoftėse ai dėshiron diēka, unė do t’ja jap. Nuk ėshtė gabim pėr mua t’a ndihmoj atė, apo jo?” Kafsha do t’ja japė atij. Nė fillim, kafsha nuk guxon ta zotėrojė atė dhe do t’i japė nė fillim energji qė ta provojė. Njė ditė papritmas personi do tė ndjejė energjinė qė ka kėrkuar dhe po ashtu mund tė shėrojė sėmundje. Me tė parė qė kjo po funksionon, kafsha do e pėrdorė kėtė si prelud muzikor para se tė fillojė shfaqja e vėrtetė, “Pėrderisa ai e don kėtė, unė do t’i ngjitem nė trup. Nė kėtė mėnyrė unė mund t’i jap atij mė shumė gjėra dhe ta bėj kėtė mė me lehtėsi. A nuk dėshiron ai Syrin Qiellor? Tani unė do t’i jap atij ēdo gjė.” Kėshtu do e zotėrojė atė.

    Ndėrsa mėndja e kėtij person mendon pėr tė marrė gjėra, Syri i tij Qiellor hapet dhe ai gjithashtu mund tė lėshojė energji me disa aftėsi tė vogla supernormale. Ai gėzohet shumė dhe mendon se mė nė fund ai ka arritur atė qė kėrkonte nėpėrmjet praktikės. Nė fakt, ai nuk ka arritur asgjė nėpėrmjet praktikės sė tij. Ai mendon se mund tė shikojė pėrmes trupit tė njeriut dhe tė zbulojė ku qėndron sėmundja nė trupin e dikujt. Nė fakt, Syri i tij Qiellor nuk ėshtė hapur aspak; ėshtė ajo kafsha qė kontrollon mėndjen e tij. Kafsha reflekton ēfarė sheh me sytė e vet nė trurin e tij, kėshtu ai mendon se ėshtė hapur Syri i tij Qiellor. “Don tė lėshosh gong? Jepi.” Kur ai nxjerr dorėn pėr tė lėshuar energjinė, kafsha gjithashtu zgjat putrėn e vet nga mbrapa. Sapo ai lėshon energjinė, gjuha e mprehtė do dalė nga koka e gjarprit pėr tė lėpirė pjesėn e sėmurė apo pjesėn e enjtur tė pacientit. Ka plot raste tė tilla dhe kėta persona tė gjithė kanė marrė zotėrim shpirti apo kafshe nga pėrndjekjet e tyre.

    Kėshtu ky person i pėrndjek gjėrat, shkon pas pasurisė dhe famės dhe arriti aftėsi supernormale. Ai mund tė trajtojė sėmundje dhe Syri i tij Qiellor mund tė shikojė gjėra. Kjo e bėn atė shumė tė lumtur. Kafsha e shikon kėtė, “a nuk don ti tė bėsh pasuri? Shkėlqyeshėm, do tė tė lejoj tė bėsh para.” Ėshtė shumė e lehtė tė manipulosh mėndjen e njė personi tė zakonshėm. Kafsha mund tė bėjė shumė njerėz, plot prej tyre, tė vijnė tek ai pėr trajtim. Pėr be, ndėrsa ai trajton njė sėmundje kėtu, kafsha i bėn reporterėt e gazetave tė vėnė reklama nė gazeta atje. I manipulon njerėzit e zakonshėm tė bėjnė kėto gjėra. Nėqoftėse njė pacient nuk i paguan atij para sa duhet, nuk lejohet; kafsha do e bėjė pacientin me dhimbje koke. Pra njerėzit duhet t’i paguajnė atij shumė para. Ai ka arritur si famė ashtu dhe pasuri me paratė e bėra dhe famėn e rritur. Ai gjithashtu ėshtė bėrė tashmė mjeshtėr qigongu. Normalisht, njė person i tillė nuk vlerėson karakterin dhe guxon tė thotė ēdo gjė. Ai do e konsiderojė veten mė tė mirė se ēdo person nė Qiell, duke guxuar tė pretendojė se ai ėshtė Nėna Mbretėreshė[62] apo Perandori Gurēmuar[63] i ringjallur. Ai madje do tė guxojė ta quajė veten Buddhė. Ngaqė ai nuk ka kaluar nė kultivim karakteri, ai ndjek aftėsitė supernormale nė praktikė. Pėr pasojė, ai i sjell vetes zotėrim nga shpirtrat apo kafshėt.

    Disa njerėz mund tė mendojnė, “E ē’tė keqe ka kėtu? Ja vlen pėr aq kohė sa mund tė bėhen para dhe pasuri dhe tė rrisė famėn.” Shumė njerėz mendojnė nė kėtė mėnyrė. Mė lejoni t’ju them tė gjithėve se kafsha ka nė fakt qėllimin e vet dhe nuk do t’ju japė gjė pa ndonjė qėllim. Ky univers ka njė parim: “pa humbje nuk ka fitim”. Ēfarė merr ajo? A nuk e diskutova unė kėtė ēėshtje? Don tė marrė esencėn nė trupin tuaj kėshtu qė mund tė kultivojė njė formė njerėzore dhe mbledh esencėn njerėzore nga trupi personit. Trupi i njeriut ka vetėm kėtė masė esence. Nėqoftėse dikush dėshiron tė praktikojė kultivim, ekziston vetėm kjo masė. Po e lejove kafshėn qė ta marrė atė, harroje praktikėn kultivuese. Si do mund tė praktikosh kultivim ti? Ty nuk tė ka mbetur gjė dhe nuk mund tė praktikosh kultivim aspak. Disa njerėz mund tė pretendojnė: “Unė nuk dua tė praktikoj kultivim dhe vetėm dua tė bėj para. Pėr sa kohė tė kem para, jam nė rregull. Kush don t’ja dijė!” Po ju them se ju mund tė doni tė bėni pasuri, por nuk do tė mendoni kėshtu kur t’ju them arsyen. Pse? Nėqoftėse e lė trupin tuaj herėt, do t’i ndjeni gjymtyrėt tuaj shumė tė dobėt. Mė pas, do mbeteni kėshtu pėr gjithė jetėn sepse ka marrė shumė nga esenca juaj. Nėqoftėse e lė trupin tuaj vonė, ti do mbetesh i paralizuar dhe mbetesh nė shtrat pėr gjithė jetėn vetėm me njė fije frymė. Megjithėse ti ke para, a je nė gjendje t’i pėrdorėsh ato?Megjithėse ke famė, a e gėzon dot? A nuk ėshtė kjo e frikėshme?

    Kėto raste janė veēanėrisht tė dukshme tek praktikuesit sot dhe ato janė tė shumta. Njė kafshė jo vetėm mund tė magjepsė njė person, por gjithashtu mund tė vrasė Shpirtin Primordial tė personit dhe tė futet nė majėn niwan[64] dhe qėndrojė aty. Megjithėse personi duket si qėnie njerėzore, ai nuk ėshtė i tillė. Edhe gjėra tė tilla mund tė ndodhin nė kohėn e sotme. Kjo ndodh sepse vlerat morale tė njeriut kanė ndryshuar. Kur dikush bėn diēka tė keqe, ky person nuk do e besonte po t’i thoje se po bėn diēka tė keqe. Ai mendon se ėshtė e drejtė dhe e ndershme tė bėsh para, ndjekėsh paranė, apo tė bėsh pasuri dhe se kjo ėshtė sjellje korrekte. Kėshtu ai do lėndojė dhe dėmtojė tė tjerėt. Qė tė bėjė para ai do tė kryejė ēdo lloj mėkati dhe do guxojė tė bėjė ēdo gjė. Pa humbur diēka, kafsha nuk do tė marrė gjė. Si mund tė tė japė ty diēka pėr asgjė? Don tė marrė gjėra nga trupi jot. Sigurisht, ne e kemi thėnė se dikush ka kėto probleme sepse vlerat dhe mėndja e tij nuk janė tė drejta apo tė virtytshme.

    Ne po ju mėsojmė Falun Dafėn. Nė praktikėn kultivuese tė shkollės sonė, ju nuk do tė keni ndonjė problem pėr sa kohė qė ju silleni mirė sepse njė mėndje e virtytshme mund tė mundė njėqind tė liga. Nėqoftėse ju nuk mund tė silleni mirė dhe shkoni pas kėsaj apo asaj, ju me siguri keni pėr tė pasur probleme. Disa njerėz nuk mund tė heqin dorė nga ajo qė praktikonin mė parė. Ne kėrkojmė qė njerėzit tė praktikojnė vetėm njė mėnyrė kultivimi sepse nė praktikėn e vėrtetė kultivuese kjo ėshtė e domosdoshme. Megjithėse disa mjeshtėr qigongu kanė shkruar libra, po ju them se ato libra pėrmbajnė tė gjitha llojet e gjėrave dhe janė tė njejtat gjėra qė ata praktikojnė: ato janė gjarpėrinj, dhelpra dhe nuselale. Kur ti lexon ato libra, kėto gjėra do dalin nga fjalėt. Unė e kam thėnė qė mjeshtrit e rremė qigong i kalojnė nė numėr ata tė vėrtetėt shumė herė dhe ju nuk jeni tė aftė t’i dalloni ata. Prandaj, ju duhet tė dini ēfarė po bėni. Unė nuk them qė ju duhet tė praktikoni Falun Dafėn; ju mund tė praktikoni nė ēdo shkollė qė dėshironi. Por ka qėnė njė thėnie nė tė kaluarėn: “Dikush mė mirė do tė donte tė mos praktikonte njė mėnyrė tė vėrtetė pėr njė mijė vjet sesa tė kultivonte njė praktikė dhelpre vetėm pėr njė ditė.” Kėshtu, personi duhet tė sillet mirė dhe me tė tė vėrtetė tė praktikojė kultivim nė njė mėnyrė tė virtytshme. Mos e pėrzjeni atė me ndonjė gjė tjetėr nė kultivim, as dhe me ndonjė mendim. Falunėt e disa individėve janė shtrembėruar. Pse janė shtrembėruar ato? Ata pretendojnė se nuk kanė praktikuar qigong tjetėr. Megjithatė kurdo kur ata praktikojnė nė mėndjen e tyre ata shtojnė gjėra nga praktikat e tyre tė mėparshme. A nuk po ia shtoni ju ato praktikės? Kaq do tė themi pėr ēėshtjen e shpirtrave apo kafshėve zotėruese.

    Zhuan Falun
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i shėrbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Publikohet raporti vjetor mbi lirinė fetare nė botė
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  4. Raporti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave
    Nga RTP nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21
  5. Raporti i UNICEF-it pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •