Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Lightbulb Nëntoka e Kosovës, 200 mld euro pasuri

    Ja dhe arsyeja se perse serbeve u qan syri per Kosoven, "zemren" e Serbise, qe ka qene e populluar gjithmone me popullsi autoktone shqiptare. Po te jete e vertete dhe ajo puna e naftes ne shqiperi, i bie qe pas nja 50 vjetesh te kemi refugjate nga BE- ja ketu

    --------------------------------------------------------------------------

    Nëntoka e Kosovës, 200 mld euro pasuri


    11/03/2008 - balkanweb

    Nëntoka e Kosovës vlen para. Po të nxirreshin në sipërfaqe dhe të përpunoheshin mineralet, atëherë del se vendi ka rezerva të mëdha, të cilat arrijnë vlera astronomike kur shndërrohen në para. Pasuritë më të mëdha të vërtetuara janë në thëngjill dhe nikel. Kosova ka 14.7 miliardë ton thëngjill, të cilat kur shndërrohen në para, kalojnë vlerën e 120 miliardë eurove. Të eksploruara janë vetëm 2 për qind e rezervave, në kohën kur po përgatiten investime që shkojnë deri në 4 miliardë euro për kapacitetet energjetike. Ndërkohë, nikeli, të cilin tashmë po e shfrytëzon Alferoni, kap vlerën aktuale në treg prej 6.2 miliardë eurosh. Bashkë me mineralet e tjera përcjellëse, tri minierat e nikelit vlejnë mbi 7 miliardë euro. Kosova ka mbi 2.2 milionë ton rezerva të plumbit, vlera e të cilave është mbi 6 miliardë euro. Minierat e Trepçës vlerësohet të kenë edhe afro 2 milionë ton rezerva të zinkut, të cilat kushtojnë rreth 5 miliardë euro. Këto miniera kanë edhe rreth 2 milionë kilogramë argjend, vlera e të cilave shkon në mbi 1 miliard euro. Kjo nuk është e tëra. Gjatë shfrytëzimit të plumb - zinkut - argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana - Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionë ton hollojzit të shkallës së lartë Al2SiO5 (OH)4. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ky është vetëm një nga vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (140-450 dollarë toni). Katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA). Prodhimi botëror i sotëm është vlerësuar në 150.000 tonë/vit. Pasuritë nëntokësore të Kosovës janë të shpërndara nëpër tërë territorin. Vlera e mineraleve të vërtetuara shkon në mbi 150 miliardë euro. Por ende nuk janë bërë hulumtime të tërë territorit, kur ka indikacione të qarta se edhe shumë pasuri ekzistojnë. Pas vrojtimeve të fundit të bëra nga ajri prej JAC it, është vërejtur se ka edhe ar, krom, nikel, bakër e minerale të tjera. Kosova mund të ketë edhe naftë. "Nga informacionet e deritashme që posedojmë, punët hulumtuese që janë bërë në Kosovë në lidhje me naftën, nuk kanë përjashtuar, por as nuk kanë vërtetuar prezencën e hidrokarbureve", - tha Naser Peci, zëvendësdrejtor i KPMM-së. Nisur nga këto indikacione, del se vlera e përgjithshme e nëntokës kosovare shkon në më tepër se 200 miliardë euro. Ato mund ta bëjnë ekonominë e Kosovës shumë të fuqishme, por në të shumtën e rasteve resurset mbesin të pashfrytëzuara. Nuk duket gjithçka e errët. "Ka interesime nga kompani të ndryshme për shfrytëzimin e resurseve minerale në Kosovë," - tha Peci. Investimi në këto resurse nënkupton edhe punësimin e së paku 100 mijë punëtorëve. Ndërkohë, kur Kosova vuan nga deficiti i thellë tregtar, riaktivizimi i minierave ekzistuese dhe hapja e atyre të reja, do ta kthente komplet këtë bilanc. Kosova shumë lehtë mund të bëhet një fuqi eksportuese. Edhe ashtu për shkak të kërkesës për metale që është dukshëm më e lartë sesa oferta, çmimet botërore të metaleve kanë fluturuar. Si shembull mund të merret nikeli, i cili para 3 vitesh kushtonte 7.000 dollarë toni, ndërsa tashmë ka arritur në 32.000 dollarë. Është trefishuar gjatë kësaj edhe vlera e plumbit në 3.200 dollarë toni. Kosova është e pasur me të dyja këto metale.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Artikull I Vlefshem
    Urime

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kosova ka nentoke te pasur dhe bujqesi te fuqishme dhe pozite gjeografike mjaft te mire....Puna eshte a do e lejojne te jete 'toke e fuqishme' ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Në krahasim me nëntokën e Kosovës , si është ajo e Serbisë , pra sa e pasur me minerale? Kam dëgjuar se Serbia është e varfër në pasuri nëntokësore .

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •